Kuvend-eDSH
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: RSH nuk eshte shtet!
DARDAN PEJA

Postuar mė 19-1-2006 nė 21:10 Edit Post Reply With Quote
Si u zhdukėn 2 milionė dollarėt e PNUD-it

Dy milionë dollarë nga projekti i PNUD-it për emergjencat civile rezultojnë të vjedhura ose në rastin më të lehtë të shpërdoruara pa asnjë mëshirë. Në vend që të bliheshin pajisje të reja, janë blerë disa kompjutera të shkatërruar. Dhe në fakt janë regjistruar si të reja. Çdo ditë vendi ynë po përballet me fatkeqësitë natyrore, si përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe rrënimin e shtëpive të fshatarëve, apo emergjencat e tjera të sezonit dimëror. Në këtë gjendje të vështirë ekonomike të vendit tonë, me mungesa të mëdha në infrastrukturë dhe mjete të pakta të komunikimit për të parandaluar dhe për të menaxhuar një emergjencë civile, Bujar Kapllani, aktualisht drejtor në Ministrinë e Brendshme, në periudhën 2002 -2005 përfitoi 2 milionë dollarë të Projektit të PNUD-it, projekt i quajtur “Mbi menaxhimin e emergjencave civile”. Kështu mund të konstatohet se si janë katandisur zyrat e Departamentit të Parandalimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile në bodrumet e errëta plot lagështirë, pa asnjë kusht minimal të ish-hotel Drinit, nga ku do të drejtohen operacionet për të paralajmëruar shqiptarët dhe për të përballuar emergjencat civile. Kështu nëpërmjet njohurive të GIS {geographical informacion system}në informatizimin e strukturave të emergjencave, u diskutua për stafin teknik që do të specializohej nga projekti me asistencë të huaj teknike dhe do të pajisej me aparaturat e nevojshme që do të krijonin sistemin e informimit dhe të komunikimit. Faktikisht, ish-oficerët në lirim që kanë pushtuar zyrat e emergjencave civile në prefekturat e qarqeve e kanë të vështirë të menaxhojnë një situatë me kompjutera të prishura, aparat-fax dhe aparatura të vjetëruara, me radio dore jashtë përdorimit, etj, por që të gjitha këto të parashikuara në projektin e PNUD-it, si pajisje të reja dhe profesionale. Personeli i Ministrisë dhe ai i prefekturave nuk arritën të trajnoheshin, as të realizonin testimet për planet në nivel lokal për fatin e keq se u zhdukën shumë shpejt lekët e projektit. Por, i çuditshëm është Plani Kombëtar i Emergjencave Civile i miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, nr. 835, datë 03.12.2004, i cili është dhe mbulesa apo justifikimi i shpërdorimit të Projektit prej 2 milionë dollarësh. Për fat të keq edhe PNUD, nëpërmjet koordinadorëve “të ndershëm”, diti si ta çonte dëm edhe një projekt që ishte në të mirë të shqiptarëve. Projekti dështoi se paratë u vodhën, ose u shpërdoruan. Do të habitej çdo qytetar shqiptar apo funksionar i Ministrisë së Brendshme po të mësojë se ekziston një Plan Kombëtar i Emergjencave Civile, apo se si është sensibiluzuar opinioni publik duke realizuar trajnime sidomos në ambientet e shkollave. Si është e mundur që këta individë të tallen me emergjencat civile, i cili është një problem i madh kombëtar dhe ndërkombëtar. Me këtë rast, z. Ferdinand Poni zëvendësministri i Brendshëm i vendit, i cili mbulon dhe emergjencat civile duhet t’i kërkojë organeve të Prokurorisë që të zbardhet misteri se ku vajtën dollarët aq të domosdoshëm për situatat emergjente që po kalojmë. Ai me siguri do të verifikojë si degjeneruan treguesit e projektit në zërat fiktiv dhe pajisjet ordinere.

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-2-2007 nė 16:13 Edit Post Reply With Quote
Tashme e di jo vetem nga jashte, por nga thelbi i shtetit qe RSH nuk eshte shtet.


Cfare duhet bere?


1. Te ndergjegjesohemi qe kjo eshte e verteta.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-3-2007 nė 08:17 Edit Post Reply With Quote
Poni: Kartat e identitetit, brenda 15 muajve


Shtetasit shqiptarë do të kenë kartat e tyre të identitetit brenda 15 muajsh, që nga fillimi i këtij projekti. Ministria e Brendshme tashmë ka hartuar projektin për regjistrin kombëtar të shtetasve dhe për Kartën e Identitetit, me asistencën e projektit CARDS dhe USAID. Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni deklaroi dje se puna për kartën e identitetit do të krijojë një bazë solide të dhënash. Ai theksoi se realizimi i kartave të identitetit mund të realizohet në një afat nga 12 deri në 15 muaj, që nga fillimi i projektit, por pohoi se kjo do të varet shumë edhe nga elementë teknikë të formave që do të marrin përsipër një gjë të tillë. "Kemi një kalendar si do të procedohet me sistemin e modernizimit të gjendjes civile dhe atë të adresave. Skenari është që ndoshta që në afatet kohore të 12-15 muajve, ne ta kemi të prodhuar kartën nga fillimi i projektit, por kjo mund të varet shumë edhe nga kompanitë që do të implementojnë kartën. Mund të jetë më e shpejtë, por, në çdo rast, nuk do të jetë më vonë se 15 muaj nga fillimi i projektit. Vetë projekti do të krijojë një bazë solide të dhënash, sepse çdo shtetas do të aplikojë për kartën", sqaron Poni, duke nënvizuar se projekti do të përmbushë edhe një nga kërkesat kyçe të ndërkombëtarëve për identifikimin e shtetasve që do të identifikohen me dokumenta të pakontestuara. Karta e Identitetit do të ketë të dhënat bazë të mbajtësit si dhe një numër identifikues i pandryshueshëm, deri në vdekje për qytetarin. Qeveria shqiptare ka nisur procedurat për pajisjen e të gjithë shtetasve me Kartën e Identitetit, e cila do të jetë sipas standardeve të BE-së. Kartat do të vlejnë jo vetëm për proceset e ardhshme zgjedhore, por do të jenë dhe si përmbushje e detyrimeve që ka Shqipëria në lidhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE, për dokumentet personale të shtetasve të saj. Drejtoria e Përgjithshme e Zyrave të Gjendjes Civile ka prezantuar modelin e kartës së re, e cila do të ketë të dhëna biometrike të mbajtësit të saj dhe elementë të lartë sigurie. Ajo do t'u shpërndahet qytetarëve mbi 16 vjeç, ndërkohë që për pjesën tjetër me moshë më të vogël do të jepet një certifikatë e posaçme, krejt e ndryshme nga ato që përdoren aktualisht. Në Kartën e re të Identitetit, qytetarët do të lënë dhe gjurmë të katër gishtave të tyre, si një element që e bën atë të sigurt dhe të mos përdoret dot nga persona të tjerë. Por pajisja e shtetasve me Kartë Identiteti kërkon dhe një regjistrim të ri të popullatës, si dhe mbledhjen e detyrueshme të të dhënave personale nga çdo qytetar shqiptar që jeton brenda dhe jashtë vendit.


Ylber Drazhi

RD

RSH akoma nuk e di sesi do te zgjidhe problemin e kartave te identitetit.

Qesharake dhe e turpshme.

Te kuptohemi nuk po flas per zgjidhjen, por sesi do te zgjidhet.

Nuk ka akoma nje plan konkret dhe te detajuar.

Qesharake, trishtuese, fyese.

Poni thote kemi,

ta publikoje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-3-2007 nė 07:30 Edit Post Reply With Quote
"Sot, 120-vjetori i çeljes së Shkollës së Parë Shqipe"
RD

AKOMA kjo genjeshter komuniste?

O ZOT per fat jam shume i dobet se minsitrin e arsimit te Shqypnise do ta kisha "gurezu"

http://www.edsh.org/histori/kureshtehapur.htm


1638

o shqiptare

1638

o shqiptare


Dhe kjo nuk do te jete e para, por kjo eshte e shkolla e pare per te cilen kemi dokumente.

Me siguri do te kete me te hershme!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-3-2007 nė 07:34 Edit Post Reply With Quote
"Prej vj. 1800 e deri në vj. 1861 çilen aty-ktu shkolla private me klasë fillore. Veç në Shkodër mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djelm e 4 per varza."


Jemi 2007 e djathta eshte ne pushtet?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-3-2008 nė 17:07 Edit Post Reply With Quote
Zbardhet emri i fitusit të paracaktuar për kartat e identitetit
Printoje
Wednesday, 12 March 2008
ImageOdiseja e skandalit të tenderit për prodhimin e dokumenteve të identitetit e denoncuar disa herë radhazi nga gazeta “Sot” dje ishte në fokusin e kamerave të emisionit “Fiks Fare” në TOP CHANNEL. Nën stilin sarkastik të drejtuesve të këtij emisioni paraqiteshin me pamje televizive procedurat skandaloze të zhvillimit të një tenderi ndërkombëtar në Ministrinë e Brendshme të drejtuar pikërisht nga Zëvendësministri Ferdinand Pone. Kësaj radhe e gjithë ecuria e fillimit të këtij tenderi është paraqitur para publikut shqiptar me pamje të qarta ku aktori kryesor është pikërisht Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Pone.Në mënyrën më të shëmtuar është prezantuar para publikut, përfaqësuesve të biznesit dhe trupit diplomatik, një pamje e qartë e abuzimit nga strukturat qeveritare me një tender ndërkombëtar në sy të gjithë kamerave. Imagjinoni se si zhvillohen tenderët nga drejtuesit më të vegjël të administratës së drejtuar nga Sali Berisha. Mungesa e transparencës, zvarritjet e pakuptimta të qëllimshme, hartimi 3 herë radhazi i termave të referencës në 2 vjet, paaftësia kanë karakterizuar të gjithë këtë proces ku shfaqën interes 55 firma të mëdha botërore. Në fazën e parë të tenderit, atë të prezantimit të ofertave nga filmat që kanë hyrë në procedurën konkurruese për dhënie me koncesion të Projektit “Prodhimi dhe shpërndarja e dokumentit të identitetit dhe pasaportave elektronike” ndodh dhe shkelja e parë e dukshme. 6 firma deri në orarin e caktuar, pra në orën 14: 00 kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës në protokollin e Ministrisë së Brendshme. Por, firma që dyshohej si e favorizuara nga ana e qeverisë për ta fituar këtë tender, e ka dorëzuar dokumentacionin pas këtij afati në orën 14:20. Dispozitës 9, të Dokumentave Standarte të Procedurës së Konkurrimit, përcakton qartë se “ ofertat e paraqitura pas mbylljes së afatit kohor dhe të dhënat e paraqitura ose jo, në zotërim të Autoritetit Kontraktues në datën dhe orën e caktuar të mbylljes së afatit, nuk do të merren në konsideratë”.
Shkeljet e Ferdinant Ponit
Në tenderin e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, për prodhimin e dokumenteve të identitetit dhe pasaportave biometrike paraqitën ofertat e tyre 7 kompani të huaja: "Bundes-Druckerei", kompani gjermane, "Indra" nga Spanja, "Oberthur" dhe "Sagem" të dyja nga Franca, "Consorzio-R.I.E" kompani italiane, "Zetes" kompani belge, si dhe "Nadra" nga Pakistani. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i kryesuar nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, pranoi ofertat e shtatë kompanive të huaja të interesuara për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të identitetit dhe pasaportave biometrike. Kryetari i Komisionit, Poni, bëri të ditur për të pranishmit se i gjithë procesi i pranimit dhe vlerësimit të ofertave si dhe procesi i hapjes së zarfeve me ofertat përkatëse, u krye në transparencë të plotë dhe nën monitorimin on-line të kamerave. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave përbëhet nga 9 persona: Kryetari, zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, si dhe anëtarë: zv.ministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, Florian Nuri, Xhevdet Kopani, Andja Pustina, Edmond Gjoleka, Sokol Sheti e Etjon Kapidani. Por, Kryetari i Komisionit të tenderit, Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinant Poni, ka bërë pikërisht të kundërtën. Poni ka pranuar dokumentacionin e firmës “Zetes” pavarësisht se ajo i ka dorëzuar dokumentacionin 20 minuta më vonë se afati ligjor. Ndryshe nga gjithë firmat e tjera, ajo konsiderohet e favorizuar nga ana e strukturave të qeverisë së bashku me firmën “Sagem”, pjesëmarrëse në tender. Konsulenti holandez Fons Knopjes që ka hartuar termat e referencës për zhvillimin e këtij tenderi ka patur një bashkëpunim të hershëm me anë të një firme shtetërore holandeze, tashmë e privatizuar, me firmën belge gjatë kohës që ajo ka zhvilluar projekte të tilla të ngjashme në Belgjikë. Ndërsa firma tjetër “Sagem” njihet si e preferuara e Zëvendësministrit të Brëndshëm Ferdinant Poni prej kohësh. Të gjithë e mbajnë mënd vendimin e qeverisë Berisha për caktimin me prokurim të drejtëpërdrerjtë të firmës konsulentë “Smart Integratiors” për hartimin e termale të referencës. Kjo e fundit kishte të nënshkruar një marrëdhënie kontraktuale me firmën “Sagem”. Poni ka qenë në Paris dhe në ambientet e kësaj firme. Bile ka arritur që t’i bëjë dhe një prezantim tregues të punës së kësaj firme dhe kryeministrit Berisha në sajë të ndikimit të tij personal.

sot





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-3-2008 nė 17:31 Edit Post Reply With Quote
Qeveria amerikane lajmëroi rrezikun


Fshati Gerdec nje dite pas katastrofes
Helikopterët me rreze infra të kuqe zbuluan eksplozivin pranë autostradës. Ushtria e zhvendosi për pak ditë dhe e riktheu sërish
Flamur Vezaj
Hen, 17 Mars 2008




Helikopterët me rreze infra të kuqe zbuluan eksplozivin pranë autostradës. Ushtria e zhvendosi për pak ditë dhe e riktheu sërish



TIRANË- Një tragjedi e paralajmëruar jo vetëm nga banorët, por edhe nga marinsat amerikane. Ish-reparti ushtarak në Gërdec, i kthyer në një fabrikë demontimi ka shqetësuar 9 muaj më parë punonjësit e ushtrisë amerikane, që i paraprinë vizitës së presidentit Xhorxh Bush, qershorin e vitit të kaluar në Shqipëri. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se helikopterët e ardhur në Shqipëri, gjatë patrullimit mbi zonën ku ishte planifikuar të kalonte eskorta presidenciale zbuluan me ndihmën e rrezeve infra të kuqe sasinë e konsiderueshme të eksplozivit, të magazinuar në repartit të Gërdecit, vetëm pak kilometra larg autostradës dhe aeroportit "Nënë Tereza". " Marinsat amerikanë kërkuan heqjen e menjëhershme të eksplozivit dhe municioneve nga Gërdeci, pasi rrezikonte të bëhej shkak për dëmtime të mëdha që mund të vinin në rast shpërthimi, duke synuar kështu të siguronin vizitën e presidentit Bush",-pohuan dje burime nga grupi hetimor. Mesa duket, ky ka qenë edhe paralajmërimi i parë i marinsave amerikanë, të cilët i sugjeruan atë kohë ekspertëve të Ministrisë së Mbrojtjes që të tërheqin municionet nga ky repart dhe të mos i grumbullojnë më aty, pasi rreziku për banorët është shumë i lartë në rast shpërthimi.

***


Siç ndodh rëndom në këtë vend, alarmi për rrezikun e një shpërthimi zgjati për aq orë sa presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës qëndroi në Shqipëri. Të njëjtat burime bëjnë me dije se pas kërkesës së marinsave amerikane, Ministria e Mbrojtjes mobilizoi ushtarët e xhenios që të largonin brenda orëve të natës, të gjithë sasinë e municioneve që ndodhej aty. Gjithçka nga ky operacion u mbajt sekret ato ditë, për të ruajtur nivelin e sigurisë para vizitës së Presidentit Bush, por fill pas largimit të tij, kamionët e ushtrisë që transportonin municion janë parë të lëvizin sërish në zonë. Sipas dëshmive të punëtorëve, puna për çmontimin e municioneve ka filluar pikërisht në këtë kohë, rreth 9 muaj më parë, e mesa duket, paralajmërimet e amerikanëve për jetë banorësh në rrezik, nuk kanë shqetësuar askënd në Ministrinë e Mbrojtjes.


***

Të njëjtat burime bëjnë me dije për "Shekullin" se vetëm pak ditë nga mbarimi i vizitës së presidentit Bush në Shqipëri, këto municione u rikthyen në Gërdec, tashmë jo vetëm për magazinim, por edhe për çmontim, duke sjellë rrezikun e paralajmëruar që solli tragjedinë e vdekjes së 9 vetëve, zhdukjes së shumë të tjerëve dhe plagosjes së më shumë se 200 banorëve të zonës. Në atë kohë, helikopterët e SHBA-së evidentuan një nga tunelet e mbushura me eksploziv, predha, granata dhe fishekë, të cilët u larguan pa shumë bujë për t'u rikthyer aty vetëm pak ditë nga vizita. Paralajmërimit të marinsave amerikanë i shtohen edhe dëshmitë e banorëve të zonës, për denoncime të rrezikut, apo edhe të pushtetit lokal, shqetësime këto që kanë rënë në vesh të shurdhër deri dy ditë më parë, kur shpërthimi i depove shkaktoi një katastrofë të vërtetë njerëzore.


Asnjë masë sigurie, pas incidentit me shpërthimin e municioneve në fabrikë


Prokuroria: Tre muaj më parë, një tjetër shpërthim

TIRANË- Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se banorët e fshatit Gërdec, të cilët janë marrë në pyetje, kanë treguar edhe një rast tjetër shpërthimi, këtu e tre muaj më parë, ku pas një zjarri të ndezur brenda repartit për ngrohje, ka marrë flakë një arkë e mbushur me plumba automatiku të kalibrit 12.7 mlm. "Marrja në pyetje e banorëve të zonës dhe punëtorëve të kësaj fabrike kanë zbuluar edhe një rasttjetër shpërthimi, tre muaj më parë. Shpërthimi i një arke me fishekë, incident i cili nuk u denoncua dhe nuk u mor vesh nga askush, përveç personave që ndodheshin brenda dyerve të repartit nuk ka sjellë masa më të larta sigurie në fabrikën e demontimit",-bëjnë me dije burime nga prokuroria. Po sipas këtyre burimeve, ka rezultuar se në këtë repart çmontoheshin përveç predhave 60 mlm deri në 155 mlm, edhe fishekë të kalibrave të ndryshme, ku me ndihmën e punëtorëve të pakualifikuar nxirrej prej predhave baruti, i cili hidhej në një kontenier, ndahej veçmas siguresa dhe bronxi, bakri dhe çeliku të cilët transportoheshin për skrap, po nga firma "Alb-Demil". Megjithë përpjekjet e qeverisë për t'i cilësuar punëtorët e kësaj fabrike të specializuar, vetë punonjësit kanë rrëfyer për "Shekullin" se nuk janë trajnuar asnjëherë për punën dhe nuk ishin vënë në dijeni për rrezikun që u kanosej nga puna e vetme që mund të siguroje në atë zonë periferike të Tiranës, në fabrikën e çmontimit të municioneve.

shek


Nuk kam me asnje fjale.

Lutem per te vraret e pafajshem e i perbuz deri ne pafundesi pergjegjesit qe duhet te dalin patjeter.

Nje gje duhet te kerkojne shqiptaret:

HETIM,

e hetim vetem nga AMERIKANET.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-3-2008 nė 16:16 Edit Post Reply With Quote
Puna dhe afera e zezë e skrapit të predhave, kanë autorë klanin Berisha-Mehdiu-Delijorgji Printoje
Tuesday, 18 March 2008
Ngjarja e rëndë e Gërdecit, nuk ishte një aksident, por një hapësirë e plotë abuzimi e klaneve ekonomike-financiare, që menaxhonin tregun e skrapit të predhave dhe municioneve të tjera, me synim përfitimesh kolosale, të dirigjuara nga grupe interesash brenda kupolës së qeverisjes shqiptare. Përballë kësaj tragjedie, që tronditi jo vetëm shqiptarët, por mbarë botën, i vetmi institucion që nuk e hapi gojën ishte ministria e Punës e drejtuar dhe e komanduar nga grekët. E themi këtë, mbasi kjo ministri ka përgjegjësi direkte në kontrollin e punësimit. Në rastin konkret të tragjedisë së Gërdecit, u zbulua se në firmën e çmomtim-asgjësimit të predhave, punonin 130 punonjës civilë, banorë të kësaj zone. Ka një Kod Pune në Shqipëri, që ndalon punësimin e grave dhe të miturve në punë me profesione të vështira, për më tepër në një aktivitet punësimi që ka lidhje me çmontimin e minave, predhave dhe asgjësimin e tyre. Mirëpo ky ligj pune, nuk u zbatua nga firma dhe nuk u kontrollua nga ministria e Punës. Janë disa probleme, që lidhen me paligjshëmrinë e këtij aktiviteti:

Ndalohet ngritja e fabrikave private në bazat ushtarake
Aktiviteti në sektorin ushtarak ka disa kushte, qoftë edhe kur ai ka natyrë civile. Dhe kushti bazë është ky: Në trajtimin e municioneve nuk lejohet të punojë asnjë punonjës civil, i pa trajnuar. Kjo në rastin e Gërdecit nuk është respektuar. Sipas ligjit, ndërmarrjet civile që ushtrojnë veprimtari ekonomike, ose shërbime të tjera publike, janë vetëm ato ndërmarrje që merren me aktivitete ndihmës. Mirëpo, në fakt, në mënyrë krejt të paligjëshme brenda bazës ushtarake të Gërdecit, u lejua aktivitet privat me një fabrikë krejt me natyrë civile, e cila ushtronte aktivitetin e çmontim-asgjësimit të predhave, me punonjës të pa kualifikuar.
Sipas bisedës me specialistë të ushtrisë, që njohin specialitetin e trajtimit dhe asgjësimit të predhave, ky proces është i detyrueshëm të bëhet në reparte speciale, nga ekipe speciale, të miratuar dhe të trajnuar nga NATO. Ky kusht garantues për këtë lloj shërbimi specifik, nuk u respektua nga qeveria shqiptare dhe për më tepër, nga ministria e Mbrojtjes. Qeveria shqiptare, nisur nga interesat private të “komandos” që ka në dorë pushtetin, i lidhur me fije të forta e të pastra korrupsioni, miratoi ngritjen e një fabrike primitive brenda një baze ushtarake municioni e armatimi, duke shpërfillur çdo ligj shqiptar dhe çdo udhëzim të NATOS.
Kujtojmë, që në vitin 2000, NATO i kërkoi Shqipërisë asgjësimin e lëndëve plasëse dhe municioneve, në kuadrin e projektit “Integrim 2000”. Sipas këtij projekti, qeveria shqiptare, nëpërmjet ministrisë së Mbrojtjes dhe ministrisë së Rendit, duhej të asgjësonte, ose më saktë, të pastronte depot e ushtrisë nga lëndët shpërthyese luftarake dhe nga disa mjete luftarake pa asnjë vlerë, siç ishin tanket, armët e rënda, topat e kalibrave të ndryshëm etj. Në kuadër të këtij projekti, që do të zgjaste 12 vjet, Banka Botërore akordoi 20 milion dollarë. Aksioni nisi në Mjekës të Elbasanit, me asgjësimin e lëndës plasëse dinamit dhe me predhat e kalibrave të larta. Gjatë këtij procesi, pati shpërthime dhe dëmtime njerëzish e banesash në fshatin Krye-Zjarr të Elbasanit. Procesi u bllokua, mbasi ekspertët e NATO, konstatuan se ky proces po bëhej me 200 punonjësit e Uzinës së Mjekësit, të cilët ishin prodhues lëndësh plasëse dhe municioni, por jo të specializuar për asgjësimin e tyre. Madje, atëherë u fol edhe për korrupsion me metalet e predhave, të cilat u bënë monopol i njerëzve të qeverisë dhe konkretisht, të dirigjuar nga ish-ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, lidhjet e të cilit me këtë aferë korruptive, shkonin deri në Greqi. Kjo procedurë, vazhdoi edhe në Poliçan, edhe në Gramsh. Po kështu edhe nga pushteti i Berishës, nën dirigjimin e ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mehdiu, i cili u konfirmua, se ka lidhur kontrata me firmat monopoliste të prodhimit të skrapit nëpërmjet asgjësimit të predhave, aferë kjo, që realizohej në mënyrë të fshehtë e të kundërligjëshme në Gërdec të Vorës, shumë afër Tiranës, aeroportit të Rinasit dhe brenda një qendre të madhe të banuar.
Asgjësimi i predhave duhet bërë nga specialistë të sektorit përkatës
Sipas specialistëve të ushtrisë, predhat duhen asgjësuar sipas një programi super teknik, nën mbikëqyrjen e specialistëve ndërkombëtarë dhe me ekipe pune të specializuar për këto procese. Asgjësimi dhe çmontimi i predhave, pra kthimi i tyre në inaktivitet shpëthyes, nuk është si të asgjësosh domate e tranguj. Këto janë lëndë shpërthyese me fuqi shkatërruese, aq më tepër, që në rastin konkret nuk flitej për fishekë karabine, por për predha artilerie topash, kundërajrori etj. E përfshirë në projektet e NATO, ushtria shqiptare kishte detyrimin për të asgjësuar gjithë municionin ekzistues. Por kjo procedurë nuk duhej bërë me fermerë, me barinj dhe fëmijë, por me specialistë. Ushtria shqiptare ka të tillë, por që nuk janë aktivizuar nga qeveria dhe nga Ministria e Mbrojtjes. Këtu nis dhe abuzimi, mbasi flitet për një aferë e cila nis tek puna e zezë, tek kryerja e procesit me kosto sa më të ulët dhe jashtë kontrollit.
Në këtë proces, firma e përzgjedhur nga klani Berisha-Mediu-Delijorgji, tërhoqi në këtë proces 130 punonjës civilë, të marrë nga fushat e prasit dhe mullarët e barit. Mirëpo ushtria e ka të ndaluar këtë aktivizim kontigjentesh punonjësish civilë, pa asnjë kualifikim, për më tepër të mitur, të cilët tashmë është konfirmuar, se kanë qënë punonjës që merreshin me asgjësimin dhe çmontimin e predhave. Në sektorin e ushtrisë janë 36 ndërmarrje të tilla, të cilat janë ngritur që përpara 50 vjetësh. Asnjera prej tyre nuk është miratuar me ligj, që të merret me asgjësim predhash. Ky proces është e drejtë ekskluzive vetëm e ekipeve të specializuar e të miratuar me vendim qeverie, propozuar nga ministria e Mbrojtjes, të miratuar me ligj parlamenti, të cilët duhet t’i nënshtroen më parë, një kualifikimi extra prej 5 muajsh pranë, ose në prezencë të institucioneve përkatëse të NATO. Kjo nuk është bërë dhe për këtë, përgjegjësinë direkte e ka qeveria, e ka parlamenti dhe në mënyrë të plotë e ka shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare, i cili ka lejuar, që të ngrihet një fabrikë private e pa specializuar për këto procese, brenda një baze ushtarake municionesh, që aktivizoi në këtë proces, punonjës të rëndomtë, kryesisht gra dhe fëmijë, sikur të ishte një baxho, apo linjë inertesh.
Ministria e Punës nuk ka bërë asnjë kontroll, ka lejuar aktivitetin e rrezikshëm
Në ish repartin e artilerisë së rëndë, të kthyer në bazë municionesh, u ngrit në mënyrë të kundraligjëshme një fabrikë me punonjës civilë, brenda të cilës punonin 130 punonjës, mes tyre gra dhe fëmijë, ligjërisht dhe faktikisht të mitur, mosha e të cilëve ishte dhe 14 vjeç. Kjo është e ndaluar me ligj, veçanërisht për punësimin e të miturve, sikur këta të ishin të punësuar edhe në lavazhe e jo më në një bazë të rrezikshme ushtarake, ku bëhej asgjësimi dhe çmontimi i predhave të artilerisë së rëndë. Në këtë skandal, të shoqëruar me krim njerëzor mbi një zonë të tejpopulluar, kemi të bëjmë me qëndrimin bashkëpunues të ministrisë së Punës. Në raste tilla, sipas ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar, duhet patjetër, që kontrata të tilla, me firma që merren me trajtimin e municioneve që asgjësohen, duhet të ketë një mbikqyrje të plotë dhe nga ministria e Punës. Ministria e Punës, nuk ka ushtruar asnjë kontroll në këtë fabrikë vrasëse, të ngritur brenda një baze ushtarake. Madje ende nuk po del të deklarohet, se përse janë lejuar të punësohen në këtë fabrikë jo vetëm punonjës të pa specializuar, por edhe të mitur! Këtë fakt, me vështirësi dhe i detyruar prej realitetit e pranoi edhe kryeministri Berisha në konferencë shtypi, por nuk e morri “për veshi” ministrin grek të qeverisë shqiptare dhe ta nxirrte përpara opinionit e përpara ligjit, për lejimin e kësaj katastrofe, që sipas ligjit, nis tek lejimi dhe mungesa e kontrollit mbi aktivitetin.
Dy muaj më parë, në firmën turke “Kurum” në Elbasan, në një nga furrat e shkrirjes plasi një predhë prej të cilës u vra një metalurg. Mund të ketë qënë edhe predhë e ardhur nga Gërdeci, bashkë me skrapin e fabrikës Delijorgji-Mediu-Berisha. Në këtë aksident, kreu i inspektoriatit të Punës, Thoma Miço, nxitoi dhe blloki aktivitetin e kësaj fabrike turke. Në rastin konkret, nuk po del të thotë një fjalë. Nuk shkoi as më parë të kontrollonte dhe të ndalte punën në fabrikën e predhave, mbasi në të ishte pronar jo një turk, por një bashkëkombës i tij, i quajtur Mihal Delijorgji, ortak i familjes (krye)ministrore shqiptare Berisha në këtë biznes. Ndaj dhe nuk flitet për të, ndaj dhe bëhet sikur nuk ka patur shkelje ligji të punësimit edhe pse aty të 130 punonjësit ishin të punësuar në të zezë, edhe pse aty punonin fëmijë të moshës 14-16 vjeç.


sot





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-3-2008 nė 18:24 Edit Post Reply With Quote
Ne rregjistrin tregetar, kompania "Alba Demil"
rezulton me dy ortake ku i arrestuari Mihal Delijorgji zoteron
75 perqind te aksioneve, ndersa Patrick Henri, drejtor i
"Sauthern Amonition 25 perqind. Kjo shoqeri e perbashket
eshte themeluar ne 28 dhjetor 2006 me seli edhe ne Gerdec,
me objektiv cmontimin, demilitarizimin dhe eksportin e
armatimeve te te gjitha llojeve te kalibrave. Dy kontratat me
Ministrine e Mbrojtjes per aktivitetin ne Gerdec kishin vleren e
rreth 2 milione e 200 mije dollareve.

top channel





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-3-2008 nė 12:16 Edit Post Reply With Quote
Trafiku i armëve , 10 bisedat e përgjuara

Përgjimi 1

TREBICKA: Ç'po bëhet me mikun tënd Pinari?

DIVEROLI: Nuk e di, ti mund të më thuash. Bëre ndonjë marrëveshje me të për kutitë?

K.T: Nuk dua të bëj marrëveshje me të, ti e di që ai është një plehra. Ti më the më parë se ai është një njeri i mafias, apo jo?

DIVEROLI: Mendoj se është, mendoj se është i mafias ose mafia po kontrollon atë. Në të dyja mënyrat ai është një problem. Problemi është se unë nuk kam zgjidhje. Duhet të bëj marrëveshje me të. Qeveria Amerikane pret produktet. Nuk kam asnjë vendim për të marrë. Ti ke një vendim për të marrë.

K.T: Ti do..unë mund të harroj për paratë e mia, ato që kam investuar atje..nuk kam asnjë problem.. nuk mund luftoj me këtë qeveri, nuk mund të luftoj me Pinarin. Sigurisht tani është në dorën tënde, nuk është në dorën time. Nëse Pinari do të vazhdojë të luajë me ty, nëse ai do të fusë njerëzit e mafias...


Përgjimi 2

DIVEROLI: Ç'po ndodh me të gjithë punën e mutit këtu... (pjesë e padeshifrueshme bisede rreth Pinarit). Ok K., kompania që po bën paketimin mund të dojë të blejë materialin tënd të paketimit.

K.T: OK shumë mirë, shumë mirë..

DIVEROLI: Unë do ta prish marrëveshjen...ajo që nuk është e mirë për ty nuk është e mirë për mua...

K.T: Cila kompani, është ende Delijorgji, Mihal Delijorgji? Është kjo kompania?

DIVEROLI: Nuk kam asnjë ide. Ne po presim për Pinarin që të na japë detajet e kompanisë. Unë do e shtyj këtë shitje shumë të fortë që ta shtyj deri sa ti të marrësh materialet e tua...

Përgjimi 3

DIVEROLI: (disa fjalë për ato që duhen bërë për Diverolin. Në lidhje me paratë që biznesmeni shqiptar i ka atij borxh dhe një ngarkesë malli që duhet të niset. Bëhet fjalë për një shifër prej 2.5 milionë dollarësh që

K.B i ka borxh Diverolit). Unë kam qenë 100% me ty. Unë nuk të largova nga kjo punë. E kupton? Nuk kam të bëj me këtë. Edhe pse Pinari ma kërkoi, dhe ai është duke më detyruar mua që ta bëj, unë nuk e kam mbështetur asnjëherë këtë vendim. Jam shumë, shumë i mërzitur. Jam shumë i shqetësuar.

K.T: Ai po punon ende me Henry Tomei?

DIVEROLI: Mendoj se po punon ende me Henrin. Unë po punoj ende me Henrin. Duhet të punoj me Henrin, jam duke punuar me Henrin.


Përgjimi 4

DIVEROLI: Është një gjë që duhet ta kuptojë Pinari: Unë nuk jam shok me Henrin...nuk mund të bëj biznes majmunësh me mafian dhe Delijorgjin dhe gjithë ata njerëz të dhjerë në Shqipëri... Unë jam një kompani direkte, unë punoj për qeverinë, të gjithë po më vëzhgojnë. Pinari do njerëz si Henri në mes që të "kujdesen" për të dhe njerëzit e tij, por kjo nuk është puna ime. Unë nuk dua të di për këtë gjë. Dua të di për biznesin e ligjshëm. Kjo është ndjesia ime për situatën. Kjo është ideja ime, opinioni im.

DIVEROLI: Si janë gjërat me ty për momentin

K.T: Gjërat janë OK, jam i qetë, e ke parasysh. Po punoj fort, kam biznese të tjera për të cilat duhet të kujdesem dhe biznesi im ditor është ok, nuk kam probleme Përgjimi 5 Disa biseda të shkurtra për vizitën e presidentit Bush në Shqipëri

K.T: Pinari është mirë për të, për presidentin tuaj. Aleks është i lumtur. Ai më tha se Pinari do të thotë ty për fluturimin e të mërkurës, nëse do të bëhet apo jo. Është në dorën tënde. Ti e di. Unë mund të të ndihmoj ty nëse has ndonjë problem tjetër. Më thuaj dhe do të të ndihmoj por mendoj se me Pinarin, njerëzit e tij të mafias, Delijorgjin dhe Henrin, do të jetë e vështirë për ty që të vazhdosh përpara sepse ata do të të hapin shumë probleme. Por ki parasysh, çfarëdo që të ndodhë , në çdo rast që do të të duhem më bëj një telefonatë. Ka shumë mundësi që unë do të thërritem në Uashington D.C nga njerëzit e CIA-s dhe miqtë e mi atje. Dy javë nga tani unë do të vij në Florida që të takohem me ty e të diskutojmë marrëveshjet e tjera.

DIVEROLI: Më pëlqen kjo. Le ta bëjmë këtë.


Përgjimi 6

DIVEROLI: Për momentin unë kam një marrëveshje shumë të mirë në Serbi për të cilën mund të kem nevojë për ca financime për ...

K.T. Kam një ide, ndoshta ti mund të mbarosh paketimin e municioneve të martën. Për shembull mund të mbarosh paketimin për dy milionë e gjysmë që më ke borxh.

K.T: Po. Po Diveroli: Pinari dhe Delijorgji do të shohin operacionin tënd që është duke lëvizur qetësisht dhe ata nuk do të duan ta përçajnë. Kështu ata do të blejnë material nga ty. Sepse ata nuk kanë përse të lëvizin atë që është aktualisht aty. Ata nuk kanë përse ti bien vërdallë, të udhëtojnë në Maqedoni dhe ti bien vërdallë. Ata mund të të japin ty paratë. Ndoshta kjo është një ide e mirë, besoj. Mendon se Pinari do ta bëjë këtë punë?

K.T: unë mund ta bëj, mund ta vazhdoj punën...

Përgjimi 7

K.T: Kam gjetur partnerë të mirë dhe mendoj se mund ta vazhdoj punën. Nuk e di për Pinarin, Delijorgjin dhe njerëzit e tyre të mafias.. nëse ata duan të punojnë ende me mua..por për mua është mirë..nuk dua të flas. Nuk do të hap gojën, do bëj gjithçka që më thua të bëj.

DIVEROLI: Kuptoj...po të them se..unë mbroj ty, ti mbron gjërat e mia. Më lër që të flas me Pinarin. Pinari di ç'të bëjë me paketimin. Sepse ai po të largon ty nga pozicioni që ke. Nëse ai nuk e mbush atë pozicion në mënyrën e duhur do të jetë në një mal me telashe nga të gjithë. Kështu që ai mund të bëhet nervoz nga Delijorgji që nuk do të dijë të bëjë punën e tij, sidoqoftë... Ky është rasti më i mirë, kjo është ëndrra ime.

Përgjimi 8

DIVEROLI: Ne na duhet të shtyjmë shitjen e materialit.. kështu të paktën ti nuk je i ekspozuar dhe unë nuk jam i ekspozuar. Apo jo?

K.T: Ke shumë të drejtë. Ke 100% të drejtë

DIVEROLI: Është opsioni A dhe opsioni B në këtë kohë. Ne do shkojmë në një derë por thjesht nuk jemi të sigurt në cilën. Përse puth bythën Pinarit edhe një herë tani. Merre në telefon, lutju, puthe, çfarë do qoftë.. Dërgo një nga kurvat e tua që t'ia bëjë atij.. le ta bëjmë atë të lumtur. Ndoshta të jep një tjetër shans të bësh punën. jo?

K.T: OK. OK

DIVEROLI: Ndoshta ai nuk është i organizuar, ndoshta do bëhet nervoz. (Duke folur sikur ai është Pinari) "Oh, ti e di nëse unë nuk e punën atëherë do të humb biznesin tim të municioneve". Ndoshta do të bëhet nervoz dhe ne mund të luajmë me frikën e tij. "Pinari, jepi pra. Më jep një tjetër shans". Jepi atij ca para, jepi diçka për xhepin e tij. Dhe ai nuk do të marrë shumë. Do të marrë 20 mijë dollarë nga ty...

Përgjimi 9

DIVEROLI: Mund të jetoj me këtë. Më kupton?

K.T: Po të kuptoj.

Diveroli: Më njofto nesër. Le të flasim këtë darkë apo nesër dhe të vendosim nëse do të bëjmë variantin A apo B?. të flas me Pinarin, ti do të flasësh me Pinarin dhe do të marrim një vendim. Më pas kalojmë tek marrëveshja tjetër. di ndonjë zgjidhje tjetër.

Përgjimi 10

DIVEROLI: Më shumë, më shumë. Çështja shkoi më lart tek kryeministri dhe djali i tij. Kjo është..kjo mafia është shumë e fortë mua. Nuk mund ta luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët sapo dolën jashtë kontrollit. Shumë lojtarë...


shek


cfare shteti, ne fakt cfare dickaje se shtet nuk eshte.

Gazeta nuk jep burimin e pergjimeve, si te ishin thashetheme kafeje.

Pse duhet te jene te verteta kur nuk jepet burimi?!

Po sikur burimi te jete sherbimi shqiptar, atehere per nje sekonde duhet shkarkuar ai palla qe e drejton.

Po sikur burimi te jete nje sherbim i huaj, mbas nje sekonda duhet shkarkuar po ai palle dhe mbas dy sekondave duheti ti hiqen licencat shoqerive greke qe kontrollojne telefonine e levizshme ne RSH.

Asgje ka per te ndodhur ne ate qe po i thone shtet.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-3-2008 nė 16:49 Edit Post Reply With Quote
Po pyes veten:

Po sikur te mos kishte ndodhur shperthimi, cfare do te ishte bere ne ate gje qe po i thone shtet?

Gjithcka do te kishte vazhduar si me pare.

A e kuptojme me se fundi realitetin?


Depozitat ne durres jane te jashteligjshme dhe ne vend qe ti mbyllin ruli i con leter!?

A e kuptojme me se fundi realitetin?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-3-2008 nė 08:42 Edit Post Reply With Quote
http://www.shekulli.com.al/
Implikimi, ushtria punonte në Gërgec



Dëshmia më e fundit që sjell sot "Shekulli", tregon se Forcat e Armatosura punonin për llogari të biznesit privat të Mihal Delijorgjit dhe kishin urdhëruar njerëz që të punonin atje ku do të gjenin vdekjen.
Arben Rrozhani
Sht, 22 Mars 2008


Malçi, fadromisti i ushtrisë u urdhërua të shkonte në Gërdec




Ndonëse kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu prej ditës së katastrofës së Gërdecit kishin mbrojtur alibinë se biznesi ishte i një firme private dhe se qeveria nuk kishte gisht në atë biznes vrasës, të dhëna të përditshme po tregojnë se qeveria ishte bashkëpunëtore dhe bashkë-përfituese e tregtisë së municioneve. Dëshmia më e fundit që sjell sot "Shekulli", tregon se Forcat e Armatosura punonin për llogari të biznesit privat të Mihal Delijorgjit dhe kishin urdhëruar njerëz që të punonin atje ku do të gjenin vdekjen. Ilirian Malçi nuk do të ishte në mesin e atyre që gjetën vdekjen në shpërthimin apokaliptik të magazinës në Gërdec, nëse do të refuzonte urdhrin e dhënë nga shefat për të shkuar me fadromën e tij, që i përkiste Repartit Ushtarak të Xhenios. Pormegjithëse shefat kishin urdhëruar fadromistin të punonte për llogari të firmës private "Albademil", ai paguhej në repartin ushtarak. Dëshmia tronditëse është bërë nga Ardian Malçi, vëllai i vogël i Ilirjan Malçit, pesë ditë më parë, kur ndonëse kishin kaluar dy ditë nga tragjedia, Ilirjani nuk ishte në mesin e të zhdukurve. Më 17 mars 2008, Ardiani jep dëshminë e tij para Arsim Grudës, Oficer i Shërbimit të Policisë Gjyqësore në Seksionin e Policisë Ushtarake Tiranë: "Unë jam i punësuar në Repartin Ushtarak Nr.4501, Batalioni Xheniero-Ndërtues Tiranë dhe kam gradën Profesionist i Dytë.

Sot jam paraqitur për të dhënë këtë deklarim, për faktin se më datë 15.02.2008, në Gërdec ka shpërthyer një sasi e madhe municioni, ku atje ka qenë duke punuar me fadromë dhe vëllai im, i quajtur llirjan Malçi, i cili deri në këtë moment rezulton i zhdukur. Unë dua të deklaroj faktin se vëllai im ka qenë i punësuar si punonjës civil në Repartin Ushtarak Nr.4501 (1302), Batalioni Xheniero- Ndërtues, si manovrator dhe ka patur në përdorim një fadromë tip TC-1.35, prodhim italian, me të cilën ka qenë duke punuar në ish-repartin e Gërdecit mePreng Gjini". Gjatë dëshmisë së tij para oficerit të Policisë Gjyqësore, Ardiani kërkoi që nga ana e prokurorisë të bëheshin të gjitha verifikimet e nevojshme për dërgimin e vëllait në ishrepartin e Gërdecit, sepse ai ishte ende i zhdukur dhe trupi i tij ishte arritur të gjendej vetëm tre ditë më vonë, pas këmbënguljes së familjarëve në zonën e kraterit të shpërthimit. Ardiani deklaron para drejtësisë se me gjithë interesimin e tyre, ende nuk kishin marrë përgjigje që Ilirjani ishte punësuar me fadromë në objekt.

"Dua të deklaroj se me gjithë interesimin tim dhe të familjes së vëllait, nuk më është dhënë asnjë përgjigje që të vërtetoj faktin se vëllai im, Ilirjan Malçi, ka qenë i punësuar me fadromë në këtë objekt duke mbajtur predha për llogari të firmës. Pra, të vërtetohet se si ai ka shkuar në këtë objekt me urdhër të komandës. Për vajtjen e vëllait tim në këtë objekt, ka dijeni Komandanti i Regjimentit të Infrastrukturës Kolonel Sinan Bunguri, Zv.Komandanti i Batalionit, Major Vladimir Dushi, shefi i Personelit Artur Lala dhe manovratorët që kanë punuar me të në repart, Sabah Sula dhe Lek Lala. Ndonëse i ndjeri Ilirjan Malçi ishte urdhëruar që të shkonte me fadromë në Gërdec, në fillim të shkurtit, Ardiani thotë se të njëjtën punë më parë ka bërë manovratori tjetër, Lek Lala. "Dua të sqaroj se fillimisht në këtë objekt me një fadromë tjetër ka punuar manovratori Lek Lala dhe më pas ky manovrator është zëvendësuar dhe është dërguar vëllai im, Ilirjan Malçi me gjithë fadromë". Sipas Ardianit gjatë gjithë kohës që Ilirjani ka punuar në Gërdec, pagesën e ka marrë në Repartin Ushtarak Nr.4501, ku ka patur rreshtimin organik. A.Rr. Fjalët e fundit të Ilirjanit "Ka shpërthyer municioni. Gurët më kanë zënë poshtë këmbët...". Kjo ka qenë telefonata fundit e Ilirjan Malçit, me Ardianin, vëllain e vogël. Në çast, zëri është ndërprerë...

Ai është shuar aty poshtë rrënojave të fabrikës, ku bëhej demontimi i municioneve luftarake, që, as më shumë dhe as më pak, ngjante me një kasolle bagëtish. Por emri i Malçit mungonte në listën e të humburve. Familjarët kërkuan ndihmën e medias, që të paktën të bëhej publike se Ilirjani ndodhej mes viktimave. Dy vëllezërit gërmuan dy ditë më parë dhe nxorën nga rrënojat trupin e pajetë të vëllait të tyre. Familjarët deklaruan se kishin pritur 4 ditë për gjetjen e trupit të Ilirjanit. Sipas dëshmisë, xhenierët e gjetën trupin poshtë predhave dhe dheut. Reparti ushtarak: Dekoroni kolegun tonë, Ilirjan Malçi Dy ditë para se të gjendej nga familjarët trupi i pajetë i Ilirjan Malçit, Reparti Nr.4501, ku kishte punuar i ndjeri, u kërkoi autoriteteve shtetërore që atij t'i jepej dekorata më e lartë, për kontributin e shquar në kryerjen e detyrës.

Ilirjan Malçi, 45 vjeç, e kishte filluar punën në Repartin Ushtarak Nr.4501 në vitin 2003, si punonjës civil, me detyrë manovrator i mjeteve të rënda. Gjatë kësaj periudhe ai punoi me përkushtim të lartë, duke u bërë shembull për të gjithë efektivin e këtij reparti. Duke qenë një manovrator i shkëlqyer dhe një njeri i respektuar nga Komanda e repartit, atij i ishin besuar punime në objekte mjaft të vështira dhe të rëndë-sishme kombëtare dhe lokale, siç ka qenë puna për ndërtimin e aksit rrugor Milot- Rrëshen, pjesë e superstradës Durrës- Kukës, punimet e rëndësishme për zbatim të projektit të kompanisë amerikane "LOCHEDMARTlN", në Llogara -Vlorë, në ndërtimin "dhe sistemimin e rrugës në Martanesh, punimet për ndërtimin e argjinaturës në lumin Fan për mbrojtjen nga përmbytja të një pjese të zonës së Qytetit të Rubikut, në komunën Orosh të Mirditës, rrugën e Çeremit në grykën e Valbonës, që lidh komunitetin e kësaj zone edhe me Malin e Zi. Dhe kudo ku ka shërbyer ai ka marrë respektin dhe dashurinë e komunitetit.

shek


Nje ushtarak merrte rrogen ne ushtri dhe punonte per nje firme private me urdher ushtarak.

Si guxojne te dalin ne publik keta pisa qe i thone vetes nenpunesa te shtetit.

Kush e ka dhene kete urdher per mua eshte vrases. KAQ

Tragjedia eshte se akoma nuk jane arrestuar.

Ajo rama mos eshte gje me leje?

Po ai qe i thote vetes shef shtabi akoma shkon ne pune e merr rroge?

Po ai qe i thote vetes shef i shiu akoma shkon ne pune e merr rroge?

Po ai palla qe i thote vetes shef shish akoma merr rroge nga ne shqiptaret?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-3-2008 nė 16:04 Edit Post Reply With Quote
EKSKLUZIVE/ Superfirma amerikane e Gerdecit e specializuar ne bicikleta
( 23/03/08) Genc Kondi

Qeveria shqiptare ia kishte besuar zbatimin e programeve të saj për çmontimin e arsenalit gjigand të armatimeve një biznesi të vogël amerikan, që, si aktivitet të tij kryesor, ka shitjen me pakicë të biçikletave dhe artikujve sportivë.
Pas zbulimit të skemës së përdorimit të firmës fantazëm „EVDIN Ltd”, me bazë në Qipro, për të kryer ciklimin e parave të zeza për kontratën e shitjes së 100 milionë fishekëve Pentagonit për ushtrinë afgane, tashmë del qartë se, edhe përzgjedhja e kompanisë „Southern Ammunition Company Inc” (SAC), nga Karolina e Jugut (SHBA) nga zyrtarët e lartë qeveritarë (në interes të biznesmenit Mihal Delijorgji), ka qenë gjithnjë në linjën e realizimit të korrupsionit, evazionit dhe kontrabandës.
HISTORIA E SAC
Firma SAC është shoqëria e zgjedhur nga Qeveria për të çmontuar municionet në Gërdec, shperthimi i të cilës pikërisht një javë më parë shkaktoi një tragjedi të tmerrshme.
Sipas investigimit të bërë nga ‚’Gazeta Shqiptare’’ rezulton së kompania ‚’SAC’’ është e regjistruar me data të ndryshme në regjistrat amerikane të kompanive të biznesit, gjithnjë në shtetin e Karolinës së Jugut dhe për aktivitet të tij kryesor, ka shitjen me pakicë të biçikletave dhe artikujve sportivë. Për herë të parë, ajo e ka filluar aktivitetin në vitin 1975. Pas regjistrimit të parë, nuk ka asnjë të dhënë, ndërkohë që më 18 dhjetor 1986 firma rezulton të jetë regjistruar si kompani në Karolinën e Jugut, por ka falimentuar më 29 shtator 1989. Më pas, është regjistruar përsëri më 2 shkurt 1995.
BILANC QESHARAK
Sipas bilancit të deklaruar në zyrën e taksave, që Gazeta Shqiptare ka mundur ta sigurojë, ajo gjatë 12 muajve të fundit, deri në mars 2008, rezulton të ketë bërë pagesa të ndryshme, por në shifra tepër të ulta.
Sipas dokumenteve qeveritare amerikane, rezulton se pagesat janë 15.000 dollarë, nga të cilat me 2.500 USD janë paguar lëvizjet me makina, 750 dollarë për letër dhe 250 për komunikim telefonik.
Sipas vlerësimit të D&B (DUN & BRADSTREET), kompani e analizës së biznesit, ajo normalisht kryen me vonesë pagesat e saj për klientët.
SHTESE NE dhjetor te vitit 2007
Në rubrikën e „Operacioneve”, rezulton që në date 7/12/2007, të jetë shtuar zëri „specializuar në fushën e municioneve”. Pesë muaj më parë firma SAC nënshkruan kontratat e saj në Shqipëri për të shkatërruar municionet, por duke pasur që prej një viti një kuotë prej 25% të aksioneve në shoqërinë Alb-Demil të Mihal Delijorgjit
Por, aktiviteti i saj bazë rezulton të jetë shumë larg trajtimit të municionit luftarak, të paktën në atë formë, siç iu servir publikut shqiptar, që ditët e para të tragjedisë, nga kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Mbrojtjes Mediu.
“Lidhur me kompaninë, kjo është “Southern Ammunition Company” me bazë në Karolinën e Jugut, e liçensuar për zbërthim të municioneve, pra, është një kompani e këtij profili, e çertifikuar sipas rregullave të çertifikimit të tyre”, tha publikisht kryeministri shqiptar.
Nga dokumentat rezulton se presidenti i firmës, Patrick C. Henry III 52 vjec në të njëjtën periudhë vihet nën hetim nga autoritetet administrative amerikane.
ASNJE KONTROLL
Patrick C. Henry, rezulton të merret me çdo aktivitet, që i del përpara: të patundshme, magazinime, amballazhime. Është edhe president i Rotary Club në qytetin e tij, Lotta. Dy vjet më parë, kishte vënë në shitje një ndërtese me vlerë 400.000 dollarë në emër të një shoqërie “Waccamaw expo”, e zhdukur më pas.
Ai mundet një ndërmarrje e klasifikuar si “biznes i vogël” nga autoritetet fiskale amerikane (kjo do të thotë që ka një xhiro jo më të lartë se 3.5 milionë dollarë në vit) të fitojë një tender në Shqipëri në mënyrë të drejtpërdrejtë, në sektorin aq delikat të cmontimit të municioneve? Një firmë, ndaj të cilës, sic ndodhi dhe me firmën fantazmë ‚’EVDIN’’, autoritetet shqiptare nuk kanë bërë asnjë kontroll, pasi do të kishin zbuluar se po i besonin arsenalin e ushtrisë shqiptare një firme të vogël të specializuar në shitjen e biçikletave.
“Dokumenti” i vetëm në të cilin pohohet se SAC merret me municione, është faqja e saj në internet. Por mjafton ta kontrollosh pak më mirë për të zbuluar se edhe pse ofron shitje municionesh, në të vërtetë pranon se magazinat e saj “janë bosh” fare. Megjithatë, sipas dukumentacionit kontabël amerikan, shitjet online përbëjnë 20% të të ardhurave. Faqja në internet nuk përmban as edhe një referencë nga ndonjë shoqëri apo qeveri tjetër në botë, që ti jetë drejtuar SAC për shërbimet në fushën ushtarake: Shqipëria duket të ketë qenë e vetmja.

gsh


dhe keto informacione qe i gjen nje gazate shume thjeshte, nuk i kishte gjetur shteti shqiptar.

Harrova nuk ESHTE SHTET.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-3-2008 nė 09:26 Edit Post Reply With Quote
Në datën 28.12.2006, Mihal Delijorgji, një biznesmen i ri, i talentuar, i suksesshëm, i përfolur e i akuzuar dhe që kishte pasur lidhje të afërta me qarqet më të larta të politikës, majtas e djathtas, e veçanërisht me Ministrinë e Mbrojtjes, regjistron në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, QKR, shoqërinë "Albademil", me objekt "çmontim, demilitarizim, eksport të armatimeve të të gjitha llojeve e kalibrave etj.". "Albademil" saktëson në aktin e regjistrimit se selinë e ka në Gërdec, Vorë. Bashkaksioner në këtë sipërmarrje të re ishte edhe Patrick Cornelious Henry III, përfaqësues i një shoqërie amerikane, e përfshirë në biznesin e çmontimit të municioneve me Ministrinë e Mbrojtjes. Deri në këtë kohë nuk kishte asnjë ligj në Shqipëri që lejonte një shoqëri private të merrej me tregti apo çmontim municionesh. Regjistrimi në QKR nuk është gjithsesi zyrtarizëm i biznesit, por Delijorgji e dinte çdo të ndodhte.

Në datën 14.03.2007, pra dy muaj e gjysmë më vonë, Këshilli i Ministrave vendos që kompania shtetërore MEICO (e themeluar me qëllim eksport-importin e armëve e municioneve për llogari të shtetit) mund të lidhë kontrata me "subjekte të ndryshme" për shitjen e municioneve për çmontim e demilitarizim. Deri në këtë moment, MEICO, pra shteti, kishte zyrtarisht monopolin e tregtimit të çdo arme dhe fisheku që tregtohet për llogari të shtetit. Deri në këtë moment, çmontimi i municioneve ishte bërë vetëm nga uzinat ushtarake nën mbikëqyrjen e Forcave të Armatosura, përmes projekteve të financuara nga donatorë ndërkombëtarë. Po ashtu, deri në këtë kohë tregtia e armëve nuk kishte një ligj specifik dhe ajo rregullohej mbi bazën e vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM-ve).

Në datën 05.04.2007, pasi kishte kaluar në qeveri dhe komisionet parlamentare përkatëse, Parlamenti miraton me unanimitet të votave ligjin për "Kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import -eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave të teknologjisë me përdorim të dyfishtë".

Pas VKM-së së datës 14.03.2007, ky ligj i heq përfundimisht monopolin e tregtisë së armëve kompanisë shtetërore MEICO dhe u hap rrugën e futjes në këtë treg shoqërive private.

Në datën 17.04.2007, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, dekreton ligjin për tregtinë e armëve. Në të njëjtën ditë, 17.04.2007 "Albademil" regjistrohet në Gjykatën e Tiranës si subjekt privat me aktivitet "Tregti, brenda dhe jashtë vendit, të mallrave ushtarake dhe demontimin e municioneve".

Në datën 24.05.2007, "Albademil" regjistrohet në Drejtorinë e Tatim-Taksave dhe në të njëjtën datë merr certifikatën e regjistrimit, duke iu hapur zyrtarisht rruga për të nisur biznesin e tregtisë së armëve dhe çmontimit të municioneve. Një ditë më pas, më 25.04.2007, Drejtoria e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes, i dërgon për firmë ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, projektin "Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, për sa i përket shitjes për çmontim dhe çmilitarizim të një sasie municionesh". Në të njëjtën ditë, 25.04.2007, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nxjerr një urdhër për Komandën e Bashkuar që të vërë në dispozicion të demontimit të municioneve ambientet e ish-repartit ushtarak në Gërdec, Vorë. Vendi i çmontimit ishte vendosur pikërisht aty ku e kishte caktuar "Albademil" që në datën 28 dhjetor 2006, kur u regjistrua në QKR. Ushtarakët e lartë pretendojnë se urdhri ka shmangur Forcat e Armatosura nga mbikëqyrja e këtij procesi, edhe pse deri në atë kohë çmontimi ishte bërë vetëm prej tyre.

Ndërkohë, në Gërdec ishte ndërtuar kantieri dhe brenda pak ditësh atje nisi puna për çmontimin e predhave, e cila do të përfundonte më 15.03.2008.

shqip





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-3-2008 nė 10:19 Edit Post Reply With Quote
Kush ishte 28-30 vjeçari në takimin mes biznesmenëve amerikanë të municioneve dhe Pinarit e Delijorgjit. Afërsia e vendtakimit me shtëpinë e vjetër të kryeministrit Berisha. Kosta Trebicka: Hetuesit amerikanë e dinë mirë se ku u bë takimi e kush ishte aty, ka foto...
TIRANË - Pas intervistës së Kosta Trebickës, një nga njerëzit që pretendon se është në dijeni të skandalit të shit-blerjes së municioneve, ngelen ende disa pika të errëta, të cilat sjellin jo pak hije dyshimi. Nga përshkrimet e Trebickës, i cili për momentin nuk ndodhet në Shqipëri, ngelet për t’u verifikuar fakti se kush është identiteti i personit i cili përshkruhet rreth moshës 27-30 vjeç, e që pretendohet se i është paraqitur si “shefi” i drejtorit të ndërmarrjes “Meico”, e që më vonë nga Ylli Pinari është “servirur” si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, ndërkohë që e errët mbeti në intervistë dhe vendi ku është mbajtur takimi i shumëpërfolur. Në intervistën e dhënë dy ditë më parë, Kosta Trebicka, thotë “se pas ardhjes së Diverolit, ishte vet drejtori i “MEICO”, Ylli Pinari dhe Aleks Podriftin, i cili ishte përfaqësuesi i amerikan i “AEY”-së në Shqipëri dhe njëkohësisht punonjës i forcave aleate të NATO-s, që e pritën në aeroport. Pasi qëndrojnë për pak në hotel “Sheraton”, largohen të tre drejt një rruge që kalon midis Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Drejtësisë. Është një shkolle 8-vjeçare aty, nuk e di sesi e ka emrin kjo rrugë dhe aty shkojnë në një apartament, ku zotit Diveroli dhe zotit Aleks, i paraqitet zoti Delijorgji dhe një person tjetër në moshën 27-30-vjeçar”. Për të sqaruar këto dy detaje, “Korrieri” kontaktoi mbrëmjen e djeshme me z.Kosta Trebicka, i cili tha se “nuk kujtoj shumë detaje nga vendi ku është mbajtur takimi, por dhe nëse do dija diçka, nuk më takon mua ta them. Dihet shumë mirë se ku është bërë takimi. Për këtë strukturat e specializuara amerikane që kanë hetuar çështjen kam bindjen se kanë prova, që mund të jenë fotografime dhe filmime”. Ndërsa burime konfidenciale dhe jozyrtare të gazetës, duke u nisur nga përshkrimi i Trebickës dhe njohja e vendbanimeve të dy personave të tjerë që morën pjesë në takim, Ylli Pinarit dhe Mihal Delijorgjit, thanë se ky vend është në një nga rrugicat më të njohur të Tiranës. “Të gjitha përshkrimet e dhëna nga Kosta Trebicka të çojnë pranë, ose në rrugicën ku për vite me radhë ka banuar kryeministri Berisha”- citohen të kenë thënë burime të gazetës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, gazeta “Korrieri” bëri verifikimet në terren nga ku rezultoi se banesa e vjetër e kryeministrit ndodhet në pallatin nr.31 në rrugën “Fortuzi” në kryeqytet, fare pranë dy shkollave 9-vjeçare, asaj “Jeronim Derada” dhe “Migjeni”, në njërën prej rrugëve që ndan dy ministritë, atë të Drejtësisë dhe atë të Arsimit. Kjo banesë që ndodhet në katin e dytë të pallatit nr.31 nuk banohet prej disa vitesh. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga fqinjët që banojnë prej vitesh në këtë pallat, të cilët thonë se u bënë vite që nuk shohin të hyjë dhe të dali njeri nga ky apartament.

korrieri


akoma nuk ka urdher paraqitje ne prokurori per kete kosten?

Ka shume rendesi qe te dihet identiteti i personit te trete.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-6-2008 nė 09:35 Edit Post Reply With Quote
Presidenti Topi dekreton emërimin e zotit Zamir Poda anëtar të Gjykatës së Lartë.



D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS SË LARTË


Në mbështetje të nenit 136, pika 1, të Kushtetutës,


D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Zamir PODA, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.



Nr. Dekretit 5720
Tiranë, më 12.05.2008



PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-6-2008 nė 09:38 Edit Post Reply With Quote
Neni 135

1. Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj.

2. Kuvendi mund të krijojë me ligj gjykata për fusha të veçanta, por në asnjë rast gjykata të jashtëzakonshme.



Neni 136

1. Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.

2. Njëri nga anëtarët emërohet Kryetar sipas procedurës së parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni.

3. Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi.

4. Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

5. Gjyqtarë mund të jenë vetëm shtetasit me arsim të lartë juridik. Kushtet dhe procedura e zgjedhjes caktohen me ligj.

Kushtetuta

Dhe bufi e di ne RSH se zoti Zamir Poda ka qene nje here anetar i gjykates se larte!!??pa të drejtë riemërimi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-1-2009 nė 09:26 Edit Post Reply With Quote
Qeveria vendosi daten 12 janar, pra te henen e ardhshme, si diten e pare per nisjen e aplikimit te pajisjes se shtetasve shqiptare me leternjoftime.

Procesi i aplikimit do te zgjase deri me 30 prill, por ky eshte afati i fundit vetem per shtetasit qe trajtohen me perkrahje sociale.

Ne menyre qe procesi te ece, qeveria ka vendosur masa shtrenguese per te gjitha shtresat e shoqerise, duke nisur nga institucionet publike dhe pensionistet, te cilet nuk do te paguhen nese nuk shkojne per aplikim brenda afatit te caktuar.

E njejta shtrengese eshte edhe per nxenesit e studentet, te cilet nuk hyjne dot ne konkurse apo provime, nese nuk aplikojne brneda marsit.

Vendimi zgjidh edhe problemin e jobuxhetoreve te cilet nuk do te mund te perfitojne asnje sherbim publik, nese nuk aplikojne per leternjoftimin brenda muajit shkurt.

Votimi me kete dokument eshte vleresuar si nje kusht thelbesor per cilesine e standartit te zgjedhjeve parlamentare te veres ne Shqiperi.

“Ju bej nje apel te gjithe shqiptareve mbi moshen 18 vjec, qe te shkojne te aplikojne per kartat e identitetit. Ne 12 janar fillon procesi”, eshte shprehur kryeministri Berisha.

Meqe ne zgjedhje, pervec leternjoftimit do te lejohet edhe votimi me pasaporte, Drejtoria e pergjithshme e policise eshte e detyruar qe brenda 31 marsit te dergoje ne cdo njesi te qeverisjes vendore listen e personave qe jane te pajisur me pasaporte.

Sa per emigrantet, kurdo qe ata te vijne ne Shqiperi, nuk do te mund te kalojne me kufirin shqiptar nese nuk pajisen me leternjoftim. Autoritetet sigurojne se shtetasi pajiset me leternjoftim brenda tete diteve nga momenti i aplikimit.

top


Me se fundi, ama si cdo gje e bejne me idiotsine komuniste.

Si ore nuk me le mua te kaloj kufirin?!

Ma bej per 1 dite e jo te rri une te pres 8 dite.Mua me mjafton te vertetoj se kam bere aplikimin!

Komuniste te neveritshem.

Cfare dokumentesh duhen per leternjoftimin?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-1-2009 nė 09:20 Edit Post Reply With Quote
Sa me shume po lexoj per kete aq me shume me neveritet idotsia e zyrtareve krimba te RSH.

Ore ,

nuk behen punet me dhune se nuk jeni te zot ju te mbaroni punen ne kohe.



Nesje si gjithmone zgjidhja do te jete korrupsioni.

Keta idiotet kujtojne se duke detyruar shqiptaret do te rrisin pjesmarrjen ne zgjedhje.

Jo ore jepni

lirine shqiptareve dhe shqiptaret do dine ta perdorin.


Nuk po me del koha qe te shkruaj per pervojen e mrekullueshme qe pata ne ambasaden amerikane ne Tirane, kur shkova te kerkoj vize.

Nuk jam trajtuar KURRE ne menyre me dinjitoze dhe njerezore.

Eshte e papershkrueshme ndenja e lirise qe pata kur dola prej atje.

Ai shtet e meriton absolutisht ate qe i thuhet:

Tempull i lirise





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-1-2009 nė 09:36 Edit Post Reply With Quote
Kush ka qene ai idiot qe ka formuluar keto?


"Shtetasit, të cilët janë të detyruar të pajisen me letërnjoftim dhe që mbushin moshën 18 vjeç, më 28 qershor 2009, që nuk aplikojnë per t'u paisur me leteërnjoftim, nuk do të përfitojnë shërbimet e mëposhtme :

-pagesa ose shpërblime për të gjithë personat fizike të punësuar në administratën dhe institucionet publike, si dhe personat e punësuar në shoqëri, agjensi apo ente shtetërore, qendrore apo vendore, nese nuk kane aplikuar deri me 25 shkurt 2009;

-pagesa apo shpërblime për pensionistët nëse nuk kanë aplikuar deri në 25 mars 2009;

-pagesa për ndihmë, përkrahje sociale apo çdo lloj ndihme tjetër ofruar nga institucionet publike, qendrore dhe vendore, nëse nuk kanë aplikuar deri më 30 prill 2009;

-pranimin në provimet e fundvitit dhe regjistrimin në vitin shkollor/akademik pasardhës për të gjithë ata që ndjekin studimet në shkollat e mesme dhe të larta, pjesëmarrësit në konkurse apo gara të ndryshme të organizuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nese nuk kane aplikuar deri me 30 mars 2009;

-pajisja me pasaportë për jashtë shtetit;

-shërbimin në zyrat e gjendjes civile;

-lëshim ose rinovim të lejeve, autorizimeve, licensave nga organet e pushtetit qendror/vendor;

-nuk do të lejohen të dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;

-aplikimi dhe pajisja me çertifikatë pronësie nga ana e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme;

-aplikimin dhe lëshimin e dokumentit ''Leje drejtimi automjeti'' dhe kolaudimin e tyre;

-lëshimi i vërtetimeve dhe dokumenteve të tjera të ngjashme me to, nga administrata gjyqësore;

-shërbimet noteriale;

-shpërndarja e karburantit pa akcizë për fermerët;

-shërbimi nga zyrat e Alba-Postës;

-për shërbimet e parashikuara nga pikat 5 e në vazhdim, afatet fillojnë të zbatohen nga 1 shkurt 2009.

Vendimi i Këshillit të Ministrave i ka rekomanduar institucioneve të pavarura, Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike që të ndjekin të njëjtat procedura për shërbimet që ato ofrojnë, normojnë me afat deri në 15 prill/30 prill 2009"


Imagjinoni te lesh nje pensionist pa buke se nuk ka aplikuar?!



Ose imagjinoni nje emigrant biznesmen qe ka vetem dy dite kohe te rrije ne Shqypni qe nuk e lene te dali nga kufiri?!

Si nuk e kuptojne qe me dhune nuk qeveriset. Qeveri e sherbimit qe ushtron dhune elementare.

Ore njerez sherbejini qytetareve shqiptare mos i dhunoni se do t'ju dhunojne.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-1-2009 nė 09:43 Edit Post Reply With Quote
Ne vend qe te publikojne menyren e aplikimit qe njeriu te mos sorrollatet, por te mbaroje aplikimin pa probleme shkruajne keto shkelje elementare te te drejtave te njeriut.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-1-2009 nė 09:50 Edit Post Reply With Quote
Ligji:

"LIGJ

Nr. 8952, datë 10.10.2002



PËR DOKUMENTIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE SHQIPTARË


Neni 7



1. Shkelja e afateve të përcaktuara në pikën 2 të nenit 3 të këtij ligji përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë në masën 5 000 lekë. Të drejtën për vendosjen e gjobës e ka shërbimi i gjendjes civile.

2. Mënyra e vendosjes së gjobës dhe ankimi në gjykatë bëhen sipas ligjit nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, i ndryshuar."

Keto jane sanksionet e vendosura me ligj e nuk ka as minister te brendshem as vkm qe del mbi ligjin!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-1-2009 nė 11:42 Edit Post Reply With Quote
Ca mu desh te lexoj sot shqip!

"Procedurat e aplikimit

Pagesa prej 1200 lekësh në Zyrat (filialet) e Postës Shqiptare në të gjithë Shqipërinë.

Pas pagesës merr kuponin me vete dhe dorëzon në zyrat e aplikimit që ndodhen pranë bashkive, komunave apo njësive bashkiake

Konsultohet me zyrat e regjistrave civilë nëse të dhënat janë të sakta ose jo

Aty plotëson formularin e posaçëm dhe bën fotografinë dhe marrjen e shenjave të gishtave, retinën e syrit dhe firmos formularin.

Pas dy javëve kthehet pranë zyrës civile për të tërhequr kartën e identitetit."

panorama


me mire te mos komentoj

deri mbas zgjedhjeve asnje emigrant nuk shkon ne ate vend dhe shumica e emigranteve jane te djathte

rrofte sigurimi i shtetit





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-1-2009 nė 15:18 Edit Post Reply With Quote
Trashsia e nje zyrtari dallkauk shqiptar.

Thote

"Koncensionari në Tiranë ka vendosur rreth 70 stacione aplikimi, që për çdo 10 mijë banorë ka 1 stacion aplikimi dhe po ta shtrish këtë në një kohë 4-5 mujore i bie më pak se 100 aplikime në ditë, që është krejtësisht e aplikueshme."

Nje aplikim e pakta do 10 min se do besh fofo, do japish shenjat e gishtave, do plotesosh formularin. Reale do jene 30 min se do kete dhe pensionise ne moshe te thyer dhe do ikin dritat etj.

100 here 10 =1000 min pjestim per 60 pra 16,6 ore ne dite duhet te jene te hapura keto pika!?

Ca ti thuash ketij?

Ti thuash i trashe i ben nder.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-1-2009 nė 19:47 Edit Post Reply With Quote
Probleme ne diten e pare te aplikimeve per pajisjen me karta identiteti. Radha te gjate qytetaresh jane formuar neper filialet e postave per te bere pagesat.

Sipas informacioneve te fundit, problemet nisin qe me mungesen e kuponave per te bere pagesen prej 1200 lekesh ne poste.

Drejtoresha e Filialit te Postes, Pranvera Lalaj njoftoi se ne te gjitha deget jane shperndare 4 mije kupona per pagesat dhe pritet furnizimi me kupona te tjere shtese, per shkak te fluksit te njerezve.

Procesi i aplikimit per nje person, sipas deklaratave te nje dite me pare, nuk do te zgjaste me shume se 5 minuta, qe nga paraqitja e kuponit, verifikimi i identitetit nepermjet regjistrit elektronik te Gjendjes Civile, marrja e shenjes se 10 gishtave, fotografise dhe firmes elektronike.

Pas kesaj qytetari kthehet pas dy javesh per te marre leternjotimin ne vendin qe ka aplikuar, pasi dokumenti aktivizohet dhe funksionon vetem me shenjen e gishtave te personit qe i perket.

Qeveria nuk nderhyri me masa lehtesuese per kategori si pensionistet, te papunet, studentet apo invalidet.

top

Ku eshte ai kafsha i 5 minuteshit?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1288300 sekonda, 49 pyetje