Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Pjetėr ARBNORI
Anton Ashta

Postuar mė 6-8-2002 nė 13:29 Edit Post Reply With Quote
Pjetėr ARBNORI

Pjetër ARBNORI u lind më 18 janar 1935,

në Durrës. Ndonëse mbaroi shkollën e mesme me medalje, nuk iu dha e drejta për të vazhduar studimet e larta. Më 1953 filloi punën si mësues dhe një vit më vonë pushohet nga puna për motive politike. Më 1956 filloi punë si punëtor krahu në bujqësi. Vetëm me dokumente të rreme mundi të fillojë studimet në Universitetin e Tiranës. Mbaroi në dy vjet e gjysëm, nga pesë vjet që ishte, studimet me korrespondencë në Fakultetin e Filologjisë dhe u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Më 1960 - ishte mësues letërsie. Që në moshën 14-vjeçare u përfshi në aktivitetet e grupeve ilegale kundër komunizmit. Shtypi e shpërndau trakte e së bashku me intelektualë të tjerë mori pjesë në themelimin e një organizate social-demokrate, programin e së cilës e hartoi vetë. Në pranverën e vitit 1961 u arrestua dhe mbas një procesi të gjatë, prej dy vjetësh, u dënua me vdekje. Mbas tre muajsh, dënimi iu kthye në 25 vjet burgim.Ai vazhdoi aktivitetin kundër diktaturës duke shkruar dhe organizuar të burgosurit kundër regjimit. Për këtë atij iu shtuan edhe dhjetë vjet të tjera burg për agjitacion e propagandë, si dhe për arsye të shkruarjes së një romani dhe tregimeve të ndryshme.

Mbasi kreu dënimin më tepër se 28 vjet, u lirua në gusht të 1989 dhe më pas punoi si punëtor në një zdrukthtari. Që në fillimet e lëvizjes demokratike mori pjesë aktivisht dhe në demonstratën e parë antikomuniste më 14 janar 1990 në qytetin e Shkodrës, për të rrëzuar bustin e Stalinit. Më 12 dhjetor 1990 në tribunën e mitingut themelues të Partisë Demokratike i dorëzoi Azem Hajdarit dhe Sali Berishës një mesazh nga Shkodra demokratike dhe antikomuniste. Më 13 Dhjetor 1990, qe njëri nga organizatorët e administratës antikomuniste në Shkodër, ku u hodh në erë busti i diktatorit Enver Hoxha. U zgjodh kryetar i Partisë Demokratike të Shkodrës dhe që nga zgjedhjet e para demokratike deri tani është zgjedhur katër herë rresht deputet i Partisë Demokratike me votë direkte. U zgjodh Kryetar i Parlamentit më 1992 dhe 1996. Ka marrë titullin e lartë "Mësues i poullit" dhe "Pishtar i Demokracisë". Ka shkruar shtatë romane, shumë novela dhe tregime të shkurtra dhe ditarin sekret me titullin "Lufta për të mbetur njeri", që ai ka mundur ta mbajë gjatë 28 viteve të burgut të jetës së tij. Ka përkthyer shumë libra nga anglishtja, frëngjishtja, italishtja dhe rusishtja. Asambleja Parlamentare e vendeve frengjishtfolëse i ka dhënë titullin "Oficer i madh i Urdhërit të Plejadës", si dhe Instituti Biografik i Kembrixhit ka futur biografinë e Pjetër Arbnorit në "Who is who" të intelektualëve dhe në Fjalorin Biografik Ndërkombëtar, botimi 26 dhe 27. Ka marrë Medaljen e Shekullit XX për Merita. Gjithashtu, nga viti 1992 deri 1997 ka botuar disa nga shkrimet e tij në burg, si romanet: "Mugujt e mesjetës", "E bardha dhe e zeza", "Shtëpia e mbetur përgjysmë" (për të cilin u dënua me dhjetë vjet burg), "Vorbulla" dhe novelat "Kur dynden Vikingët", "Bukuroshja me hijen", "E panjohura", "Vdekja e Gebelsit". Botoi gjithashtu "Letër nga burgu", "Nga jeta në burgjet komuniste", studime historike. Ka përkthyer nga frengjishtja "Historia e Anglisë" të Andre Morua. Në periudhën gusht-shtator 1997 bëri një grevë urie për 20 ditë në mbrojtje të të drejtave të opozitës për akses në masmedian elektronike. Në sajë të saj parlamenti shqiptar aprovoi "Amendamentin Arbnori". Eshtë i apasionuar pas letërsisë, muzikës dhe natyrës. I martuar, me dy fëmijë





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-4-2003 nė 10:14 Edit Post Reply With Quote
Lufta sipas Arbnorit

Ju ishit pro ndërhyrjes në Kosovë?

Bëja pjesë në delegacionin që shkoi tek Klintoni në vitin 1993 për t'i kërkuar të ndërhynte që kosova të mos kishte fundin e Bosnjes

Cili është mendimi juaj për luftën në Iraq?

Në anët tonë egziston një thënie: "Kur grinden atllarët shqelmat I hanë gomarët. Nuk marr guximin të jap këshilla"

MANDELA I BALLKANIT

28 vjet në Gulag në një qeli pa krevat dhe mbulesa. Persekutimet e atëhershme, vështirësitë e sotme. Intervistë me Pjetër Arbnorin, ish Kryetar I Parlamentit shqiptar

Në Shqipëri njerëzit që janë paksa të moshuar kanë lënë prapa krahëve histori nga kampet e internimit, dhe Komiteti për liri në Tiranë përmbledh në gjirin e tij shumë aktivistë demokratë dhe deputetë në Parlament që kanë një histori të gjatë persekutimi. Por Pjetër Arbnori, deputet dhe ish Kryetar I Parlamentit të Shqipërisë është ai që ndër të gjithë I ka letrat më në "rregull" : 28 vitet e tij të internimit I kanë dhënë emrin "Mandela I Ballkanit", dhe respektohet gjithkund për koherencën e papërkulur me të cilën përballoi një nga sistemet e burgjeve më të tmerrshme të komunizmit. Interesi për personazhin lind nga ky Curriculum, si dhe nga aktiviteti I pandërprerë edhe më pas, në Shqipërinë e sotme, ku ka gjetur mënyrën për të rrezikuar jetën për të protestuar kundër do shkeljeje të të drejtave nga regjimi.

Ju si pasojë e grevës së urisë në vitin 1997 u gjendët në koma, përse e bëtë?

Sipas ligjit kur në Parlament është një interpellancë, TV duhet të trasmetojë debatin. Unë prezantova një interpelancë, fola për dëmshpërblimin që I takon të burgosurve politikë të regjimit, por këtë herë telekamerat nuk ishin të pranishme. Ishte viti 1997 sapo kishim dalë në opozitë, pas manipulimeve elektorale të cilat ndoqën rrëzimin e qeverisë së Sali Berishës, dhe menjëherë po na tregonin sa tashmë muzika kishte ndryshuar. Kam protestuar. Ata dredhuan. Protestova përsëri. Mëpas deklarova grevën e urisë si kur isha në burg dhe rojet më rezervonin "kujdes të veçantë". Kam ndenjur pa ngrënë nga data 19 gusht 1997 deri më 9 shtator 1997. Nën presionin e të huajve nxorrën një amendament të Kushtetutës që jep garanci kundër cesurës. Njihet si "amendamenti Arbnori", por për një kohë të gjtë mbeti vetëm një teori.

Po sot?

Sot, (buzëqesh) ka truke të tjera.

Trasmetojnë gjithshka, por kur ka interpelanca tonat, kjo I shqetëson, atëherë ndërpresin dritat! Një javë më parë, pjesës më të madhe të Tiranës I ndërprenë dritat. Ishim në sallë dhe na telefonuan televizionet private për të nalajmëruar.

28 vjet burg nuk ju kanë nënshtruar?

Edhe në burg e mbaja gjallë protestën, në fakt mi shtuan edhe 10 vjet të tjera 25 vjetëve të fillimit për organizimim të protestës së të burgosuarve. Më degdisën në një qeli pa krevat, pa mbulesa, për t'u mbuluar nuk kasha as dhe pantollanat. Kujtoj që dritarja, lart, ishte plotësisht e hapur dhe hynte dëbora. Termometri shënonte 15 gradë nën zero.

Si është e mundur që nuk keni vdekur?

Besoj në Zot. Jam katolik. Ai më ka shpëtuar.

Për ata që nuk protestonin cili ishte trajtimi?

Një kapitull I kujtimeve të mia mban titullin "Banjoja në burg", dhe I referohet torturës fizike dhe psikologjike të mbylljes edhe 24 orë rresht pa mundur të shkosh në banjë. Zbulova se disa nga të burgosurit kishin studiuar teknikën e mbajtjes së ujit në gojë pa e gëlltitur, për të mos u dehidruar dhe në të njejtën kohë të mos shkonin shumë në banjë.

Po sot si është jeta në Shqipëri?

Problemet janë të shumta, duhen rrugë dhe centrale elektrike, ujë nuk ka gjithë ditën, ndërtesat akoma nuk kanë një system ngrohjeje, nuk ka system shpërndarje të naftës dhe gazit, spitalet janë në gjendje të mjerueshme dhe të prapambetur. Por mbi të gjitha mungon siguria, dhe kjo është arësyeja e përse nuk vijnë investimet e huaja.

A ka liri sot në Shqipëri?

Njerëzit janë të lirë të flasin, por televizionet dhe gazetat e marrin rrogën nga qeveria, gazetat e pavaruara janë vetëm dy apo tre. Zgjedhjet nuk mund të jenë të ndershme dhe të drejta, dhe ligji I jep të gjithë fuqinë për këtë problem komisionit electoral të formuar nga 5 anëtarë të së majtës dhe 2 që mund të ishin të së djathtës, por asnjë nuk është I Partisë Demokratike. Unë jam në krye të një forumi për të drejtat e njeriut, që lufton kundër padrejtesive dhe dhunës së policisë dhe kam edhe ndihmën e Amnesty International

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-5-2004 nė 07:45 Edit Post Reply With Quote
“Pse i shkrova tri letra Fatos Nanos”
Arbnori: Pse nuk ua dha paratë PD-ja kur ishte në pushtet


Elisabeta Ilnica

Eshtë i bindur se qeveria nuk dëshiron t´i dëmshpërblejë ish të përndjekurit. Pjetër Arbnori, ish i dënuar politik, hartues i projekligjit që pritet të diskutohet, e shikon deklaratën e socialistëve për “konsultimin me Venecian” si justifikim të radhës për të shmangur dëmshpërblimin.

Ndërkohë, në rolin e ish- kreut të Kuvendit në kohën e qeverisjes së PD-së, ai shpjegon të gjitha arsyet se përse nuk u realizua dëmshpërblimi. Ai thotë se i ka shkruar tri herë Nanos për këtë çështje, më 2002, 2003 dhe tani më 2004, por nuk ka marrë përgjigje lidhur me kërkesat e tij.

Njiheni si negociatori kryesor mes të përndjekurve politikë dhe qeverisë. Edhe sa kohë parashikoni se do t’ju duhet për ta zgjidhur këtë çështje?
Tashmë kanë kaluar dy vjet që kur kanë filluar protestat e ish të përndjekurve politikë, ose më saktë plot 27 muaj. Dhe dalja në shesh duke ngritur zërin, nuk është bërë se ata kanë qejf të bërtasin apo ngaqë nuk kanë se ku ta kalojnë kohën, por kanë hall. Së pari, ata kanë të drejtë me Kushtetutë dhe me ligj. Po të pretendosh për një shtet ligjor, ai duhet të plotësojë detyrimet e veta. Kuvendi i Shqipërisë i ka dhënë unanimisht pafajësinë kësaj shtrese në mënyrë solemne, ku janë bashkuar votat e forcave politike të majta dhe të djathta. Pas kësaj, duhej të fillonte dëmshpërblimi i të persekutuarve pak e nga pak. Por, duke kujtuar se si ka vajtur deri tani ky proces, kam bindjen se kjo qeveri do të vijojë ta zvarrisë ligjin edhe këtë vit. Për këtë majfton që të kujtoni se sa herë janë dhënë afate ligjore, asnjëherë nuk janë zbatuar. Të majtët, që kur kanë marrë pushtetin, kanë paravendosur fatin e ish të përndjekurve politikë për të mos u dhënë asgjë nga djersa e tyre e shpërdoruar në vite.

Pse nuk e realizuat faturën financiare gjatë qeverisjes demokratike, por këmbëngulni tani, që në pushtet janë të majtët?
Jo, qeveria jonë në atë kohë hapi dyert për ta integruar këtë shtresë, qoftë nga ana financiare, qoftë nga ajo shoqërore. Për të vërtetuar këtë, i kujtoj opinionit publik se nisi njëfarë dëmshpërblimi kur qeveriste PD-ja. Shumat më të mëdha u bënë për punën e papaguar dhe atë të dhunshme. Sigurisht, si dëmshpërblim nuk ishte i mjaftueshëm, por, sidoqoftë, ishte një shenjë se ekzistonte vullneti i mirë. Hartuam një sërë aktesh ligjore dhe ngritëm një institucion të posaçëm për zbatimin e tyre. Nuk duhet harruar që ne ishim një demokraci e brishtë në atë periudhë, ku sapo kishim lënë prapa diktaturën më të egër çnjerëzore. Ishte maksimumi që mund të jepnin për ish të përndjekurit dhe kishim vendosur që ta çonim deri në fund këtë proces.

Dhe pse nuk e çuat dot?
Shumë e thjeshtë. U ndërrua pushteti. Në vitin 1997, me ardhjen e qeverisë së re të majtë, çdo masë reale e dëmshpërblimit të përndjekurve pushoi. Veç kësaj, mund të them që nga 17 miliardë lekë të vjetra që u dhanë letra me vlerë nga qeverisja demokratike, rreth 7 miliardë e gjysmë, u këmbyen në plan të ndërmarrjeve ose të pasurive që shiti shteti. Rreth 8 miliardë të tjera, mbeten pa u shfrytëzuar, sepse nuk kishin se ku të shfrytëzoheshin.

Jeni akuzuar se keni përvetësuar shuma të mëdha nga procesi i dëmshpërblimit. Realisht, sa është vlera që keni marrë?
Unë kam qenë kryetar i Kuvendit Popullor. Në valixhen time kam vetëm 11 milion e gjysmë lekë dhe asgjë më tepër. Sado që mund të flasin mediat, kushdo dhe cilido gazetar, i majtë apo i djathtë, kushdo mund të vijë të shikojë librezën time dhe shumën e pakonsumuar. Jam totalisht i hapur ndaj çdo lloj investigimi, pasi nuk kam asgjë për të fshehur.

Gjatë kohë që keni mbikëqyrur këtë proces, jeni konsultuar në ndonjë rast me Komisionin e Venecias?
“Komisioni i Venecias” do të thotë “demokraci përmes ligjit”. Ky komision shikon rregullsinë e kushtetutave në kuptimin demokratik, rregullsinë e kodeve në kuptimin e të drejtave. Komisioni i Venecias e ka dhënë miratimin e plotë jo një herë, por disa herë që Kushtetuta jonë është demokratike, e pranueshme. Kësisoj, edhe neni 44, që parashikon dëmshpërblimin e atyre njerëzve që kanë pësuar tortura, përbuzje pa pasur faj, kanë të drejtë të dëmshpërblehen. Pra, ky komision, e di dhe e njeh nenin 57 të Kodit Penal, që thotë se ai që merr pafajësinë, duhet të marrë edhe dëmshpërblim për dëmin që i është bërë, për privimin e lirisë dhe të tjera. Prandaj, do të tërhiqja vëmendjen, se si nuk u kujtua ky shtet që të pyesë Komisionin e Venecias t’ia japim apo mos t’ia japim lekët e burgut, Fatos Nanos, Ramiz Alisë, ish-prokurorit të përgjithshëm, i cili ka dënuar dhe vrarë jo dhjetë, as njëzet, por qindra e qindra njerëz të pafajshëm. Ka edhe të tjerë, të cilët i kanë marrë paratë nëpërmjet mashtrimit. Duket se një pjesë e së majtës e ka bërë Kushtetutën dhe Kodin Penal për t’u hedhur hi syve të tjerëve, si dhe për të përfituar vetë e jo që ata që realisht vuajtën nëpër burgje dhe u persekutuan. Kjo është një e padrejtë që u bëhet të përndjekurve politikë. Ata janë me mijëra, por çdo ditë pakësohen, pasi po vdesin dhe po vuajnë për mungesë kushtesh jetësore. Pastaj, kush ecën më shpejt dhe kush më ngadalë, është punë tjetër, që varet nga aftësitë dhe zotësitë e njerëzve.

Keni kontaktuar personalisht me Komisionin e Venecias për të verifikuar pretendimin e PS-së?
Sigurisht, unë kam folur edhe më përpara me anëtarët e Komisionit të Venecias. I kam dërguar letër kreut të Këshillit të Evropës, kryetares së Evropës Juglindore për Shqipërinë, Doris Pack, si dhe personaliteteve të tjera më të larta ndërkombëtare. Nga këto kontakte, unë kam arritur në konkluzionin se kjo metodë konsultimi që thotë PS-ja, është një mjet për të fituar kohë dhe për të mos e dhënë kurrë dëmshpërblimin. Po të jetë vullneti i mirë, gjendet mënyra dhe paratë pa i kërkuar asnjeriu që të fusë dorën në xhep dhe pa i marrë djerësën e ballit askujt. Të përndjekurit nuk duan asgjë tjetër, veç asaj që u takon me ligj.

A besoni se do të mblidhet “Venecia” në qershor, afat ky i deklaruar nga të majtët?
Ky është një blof i socialistëve. Dihet që Komisioni i Venecias mblidhet dy herë në vit. Me këtë deklaratë, ata duan që të fitojnë verën. Më pas, shtatorin dhe tetorin e shtyjnë si e shtyjnë, ndërsa në nëntor do të nxjerrin si pretekst hartimin e buxhetit. Pra, një vrimë në ujë dhe asgjë tjetër. Kjo është sorrollatja e radhës.

Ia keni bërë të ditur këtë fakt kreut të qeverisë, Nano?
Unë tri herë i kam shkruar Fatos Nano. Para miratimit të buxhetit vjetor, për 2002, 2003, ndërsa tani për 2004-ën i kam thënë që si qeveri të vërë një përqindje sado të vogël për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve, në mënyrë që t’i hapet rruga këtij procesi.

ǒpërgjigje keni marrë nga kryeministri?
Asnjë lloj përgjigjigjeje, vetëm heshtje. Çdo vit është miratuar buxheti, pa planifikuar asnjë lek për të përndjekurit. Më pas, kanë lindur pretekstet që jo do të shesim këtë apo atë pasuri kombëtare. Këto gjithashtu janë mashtrime që bëhen kundër asaj pjese që ka pësuar pa faj.

Nuk mendoni se fatura financiare është aq e lartë, sa arka e shtetit nuk e përballon dot?
Është krejtësisht e përballueshme dhe unë do t’ju jap një shembull. Unë kam respekt për veteranët, por për ta janë vënë në dispozicion 10 miliardë për t’i dëmshpërblyer. Përderisa unë kam respekt për ta dhe luftën e tyre, mendoj që të shpërblehen. Por, çuditem se si ndodh që pas 60 vjetësh, veteranët, në vend që të pakësohen, siç është ligji i natyrës, jo se unë dua që ata të vdesin, ata sa vijnë e shtohen. Numri i tyre është shumë i madh se sa ka qenë. E habitshme, sepse kanë dalë disa veteranë të rinj, që në vitin 1944 kanë qenë 4 vjeç. Ata sot marrin rrogë të madhe si veteranë apo heronj të luftës, të cilën mund ta kenë bërë gjyshërit apo baballarët e tyre të nderuar, por kurrsesi këta njerëz. Kjo është një metodë për të mbajtur në këmbë një urdi falsifkatorësh për zgjedhjet, që marrin rrogë për të siguruar manipulimin e votave dhe për të siguruar jetëgjatësinë e kësaj qeverie.

Atëherë çfarë parashtroni si rrugëzgjidhje?
Të luftohet për të drejtën. Të përndjekurit politikë të mblidhen, të kërkojnë, të demostrojnë, të bëjnë peticione t’u shkruajnë figurave më të larta shqiptare dhe atyre të huaja. Pra, të përdorin çdo mjet legjitim për të protestuar për të drejtën e tyre. Historia është që të gjithë premtojnë se do të rregullohet kjo punë, por askush nuk saktëson rregullimin faktik të dëmshpërblimit. I bëj thirrje qeverisë të nxitojë, sepse këta njerëz të persekutuar po mjerohen çdo ditë dhe ngadalë po shkojnë drejt zhdukjes. Ata po vdesin. Janë pleq pa fuqi dhe është krim i ulët që të bësh luftë klasash sërish pas 50 vjetësh.



Pse s’iu përgjigj Moisiut
Arbnori: PD-ja s´më la të isha “I urtë”

Pjetër Arbnori, i ftuar nga presidenti për të qenë pjesë e Këshillit të “Të Urtëve”, është tërhequr me urdhër të Partisë Demokratike. Për herë të parë, deputeti demokrat ka pohuar për “Panoramën” se “unë bëj pjesë te një parti e caktuar, së cilës i kam qëndruar besnik nga themelimi i saj e deri më sot”. Sipas Arbnorit, përderisa PD-ja ka gjykuar që problemi i zgjedhjeve duhet të zgjidhet mes forcave politike, atëherë ai ka vendosur që të zbatojë vullnetin e partisë së tij. “Këshilli i një grupimi të tillë që nuk e parashikon ligji, por as nuk e ndalon, bie në kundërshtim me dëshirat e partisë sime dhe unë do zbatoj vetëm rregullat e Partisë Demokratike, së cilës i jam betuar”, sqaroi Arbnori, i cili nxjerr si pikë të parë të reformës zgjedhore, balancimin e KQZ-së. Sipas tij, formula e ofruar nga “Të urtët” e presidentit Moisiu nuk e zgjidh një problem të tillë dhe, për këtë arsye, Arbnori i konsideron propozimet e tyre si mashtrime. Ai thotë që “nëse KQZ-ja është 5 me 2 në favor të një partie të caktuar, dhe këta janë zgjedhur padrejtësisht e në kundërshtim me rekomandimet kombëtare apo ndërkombëtare, pjesa tjetër e zgjedhjeve është lodër për të zgjatur qëndrimin e disa njerëzve në pushtet, për shtimin e pasurive të tyre. Ata nuk i ha meraku, nëse do të futen në Evropë, apo jo”.

© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-11-2004 nė 14:43 Edit Post Reply With Quote
Politika më ka zënë derën, letërsisë ia kam kam zënë derën dhe nuk them se më ka dëbuar

Intervistë me shkrimtarin Pjetër Arbnori

"Dielli" - Në krahasim me politikën, vështirësitë, rrugët e rrugicat e saj, zhgënjimet e dështimet e saj, ju keni vlerësuar më shumë hapësirën e ndritshme të artit letrar, por në momente të caktuara e periudha të veçanta, epërsinë e ka pasë e para. Si e konceptoni shtysën e brendshme shpirtërore ndaj këtyre dy veprimtarive që kanë karakterizuar, më së shumti, jetën dhe personalitetin tuaj?



Pjetër Arbnori - Veprimtaria politike dhe letrare janë të ndërthurura në jetën time dhe nuk shkëputen dot nga njëra-tjetra. Që në fëmini kam pasur një jetë shumë të dendur me ngjarje dhe shumë të ngjeshur me mbresa të pashlyeshme, qofshin të mira, qofshin të dhimbshme! Vështirësitë e jetës dhe gëzimet e pakta më kujtojnë ditët e vranëta, kur dielli, për disa çaste, e nxjerr syrin e ndritshëm, të cilin e mbyll sapo fillon rrebeshi. Kryesorja në jetë ka qenë grumbullimi i përshtypjeve që shtresohej maj pas muaji, vit pas viti. Jo vetëm shikoja, ndieja, por edhe mbaja mend dhe nxirrja përfundime. Për natyrë, nuk kam qenë njeri agresiv, as ekspansiv, por jam përpjekur t'i bluaj ato që kam jetuar. Jo gjithmonë e kam shprehur atë që përjetoja, kështu që rruga më e mirë ka qenë në fillimet, poezia, ajo që më ndihmonte të shpreh shpirtin tim të ndjeshëm. Me mësime kam shkuar shumë mirë, kështu gjatë viteve, jo vetëm që kam dalë i pari i klasës, po më dukej krejt e natyrshme të isha i pari. Ambicja pozitive më ka shoqëruar gjithë jetën. "Kam luftuar të ndërtoj një strehë për vete, pa lënë tjetrin në shi; të siguroj një kafshatë bukë, pa ia hequr tjetrit kafshatën nga goja, të përpiqem të shkollohem, pa e lënë tjetrin në errësirë; të rropatem në pranga, për të ndriçuar robërinë time, pa ia rënduar jetën shokut pranë". Eshtë krejt e natyrshme që në këto rrethana, është letërsia ajo që do të më tërhiqte për të paraqitur gjithçka që kisha provuar dhe ndier. Që në fëmini, kam lexuar shumë. Babai më ka lënë një pasuri të madhe: një bibliotekë që e kam shfrytëzuar si duhet. Jam rritur me Fishtën, Lasgushin, Mjedën, Nolin, Konicën, Migjenin, Koliqin, Kutelin. Nuk e fsheh se kam dashur t'u ngjas sadopak këtyre. Po këtu hyn politika: tre prej tyre, isha i detyruar t'i lexoja fshehtas, se i quanin reaksionarë.

Veç kësaj, në fillim të vitit 1948, më futën motrën në burg, për arsye politike. Nënën dhe motrën tjetër m'i kanë pushuar disa herë nga puna, sado që ato bënin punë të rëndë krahu. Veç kësaj, pas vitit 1945, filluan kontrollet, arrestimet, gjyqet e pushkatimet në qytetin tim, Shkodrën, madje në gjithë Shqipërinë.

Të gjitha këto, që të përzihej politika me letërsinë dhe të pasqyroja mbresat dhe ndjenjat, duke shkruar ndonjë poezi apo duke mbajtur ndonjë ditar, që natyrisht shpesh grisej ose digjej nga frika e kontrolleve. Vuajtja më bëri të merrem me politikë, politika më çoi me ndërgjegje drejt burgut; burgu më pasuroi shpirtërisht dhe më bëri të njoh anë të paprovuara të jetës; në kushtet e një mbylljeje hermetike, iu drejtova letërsisë për të dytën herë, me dëshirën të pasqyroj të vërtetën.

Kur u arrestova, shumicën e shkrimeve të rinisë m'i konfiskuan dhe m'i zhdukën. Që kur munda të marr shënime në burg, nisa të mbaj një ditar të fshehtë me titullin e dukshëm: Pjetër Arbnori-Folklor (mbledhur nga goja e popullit ose vjelë nga shkrime të ndryshme) - Proverba - gjëegjëza - toponomastikë - gazmore - këngë popullore - grimca humoristike, etj, etj. Titulli i fshehtë ka qenë "Lufta për të mbetur njeri". Një pjesë të këtij ditari të fshehtë, të mbajtur për afër 28 vjet, e kam nxjerrë me shumë kujdes, sakrificë e rrezik dhe shpresoj që herët a vonë ta botoj, pas deshifrimit tepër të vështirë që i duhet bërë. Kush ka vizituar studion time papafingo, e ka parë, shfletuar dhe fotografuar.

Të gjitha këto i kam bërë i shtyrë nga lufta për ta bërë padrejtësinë, drejtësi. Kuptohet që kjo mbetet një përpjekje që nuk mund të realizohet kurrë plotësisht as në realitet, duke u marrë, qoftë me politikë, qoftë me letërsi. Në letërsi, je më i lirë se në politikë.



-Edhe pse pjesën më të mirë dhe më të bukur të jetës e keni kaluar në robërinë e errët të burgut, ju e keni ndjerë veten gjithnjë shpirtërisht të lirë. Cila do të ishte marrëdhënia mes lirisë shpirtërore dhe letërsisë artistike, si atribut shpirtëror, në kushtet e robërisë fizike, në veçanti dhe në kushtet e një jete normale, në përgjithësi?



Kam shkruar në ligjëratën mbajtur në Universitetin e Romës "La Sapienza", "jeta është një përpjekje për të zgjeruar çdo ditë kufijtë e lirisë, për të hapur çdo ditë kufijtë e kontaktit me botën, me realitetin. Kur nuk mund t'i thyesh kufijtë që të rrethojnë, ka edhe një mënyrë tjetër për të hyrë në botën e lirisë, që është mjaft e mundimshme, por më efikase: zgjerimi i lirisë në veten tënde, në mendjen dhe ne shpirtin tënd. Kjo bëhet me anën e punës serioze intelektuale, me anë të mendimit, diskutimit dhe shkrimit".

Në burg, në diktaturë, mendimi nuk mund të ndalohet dot, përkundrazi, nxitet edhe më tepër, diskutimi është me shumë rreziqe, po jo i pamundur, ndërsa shkrimi është një provë materiale, në bazë të së cilës mund të dënohesh për të disa herë, siç më ka nddhur mua kur më shtuan 10 vjet për romanin "Shtëpia mbetur përgjysmë". Shkrimi në burg është shkrirja e përvojës tënde, e kujtimeve, e vëzhgimit të përditshëm, e diskutimeve. Mendja të ndihmon për të sajuar metoda që, realisht të bëjnë përherë e më të lirë, derisa i afrohesh lirisë absolute. Unë kisha gjetur një metodë që më dukej origjinale. Duke qenë se për çdo mendim të shprehur mund të gjendej shkaku për të të dënuar, shumicën e veprave të mia unë i kam quajtur të përkthyera nga anglishtja, nga frengjishtja, nga italishtja, nga rusishtja, apo nga gjermanishtja. Vija poshtë kopertinës "Përkthyer nga Pjetër Arbnori". Autorin e vija ose tepër të madh, ose të panjohur. Kisha edhe një metodë tjetër: ngjarjet, ose i ndërroja në kohë, ose vende. Ngjarjet apo personazhet ishin të ndodhura në Shqipëri dhe unë i kaloja në Gjermaninë naziste (1933-1939): "Kur dynden vikingët" ose në Bashkimin Jugafrikan (1960-1970), "E bardha dhe e zeza" ose në Irlandë e Angli, në kohën e luftës së irlandezëve për pavarësi, "Brighton-një vetëtimë e largët" ose ngjarjet e arrestimit të Grupit të Rezistencës (1950) i kaloja në ngjarjet tek "Vorbulla" e pas Lidhjes së Prizrenit 1878-1882, e kështu me radhë. Analogjia më ndihmonte për të përshkruar personazhe reale që i kisha njohur vetë, në liri apo në burgje, apo për të cilët kisha dëgjuar nga bashkëvuajtësit. Në këto rrethana "të sajuara", kam qenë krejtësisht i lirë në plazmimin e personazheve, të dialogeve, të ngjarjeve, aq sa tani që i kam shpëtuar, nxjerrë e botuar romanet, kur m'i lexojnë shokët e vuajtjes që kanë mbetur gjallë, më thonë "sa bukur e ke përshkruar Ndrekë Kakarriqin apo filanin e filanin", pra më thonë emra personazhesh të vërtetë dhe jo personazhesh të romanit.

Përshkrimi i burgut dhe i të burgosurve, hetuesve dhe policëve a gardianëve të romanit "Vorbulla", është identik me ato qe kam parë me sytë e mi ose dëgjuar prej shokëve të mi që njiheshin për besnikëri përshkrimi. Kur lexoja faqet e shkruara, emocionohesha vetë, po aq sa emocionoheshin shokët që i lexonin.



-Cilën arritje tuajën vlerësoni më shumë në fushën e politikës, të letërsisë artistike dhe të vetë jetës?



Kam luftuar për të drejtën, me anën e më të dobëtit; kur kam arritur të bëhem i fortë me fitimtarët, nuk i kam vënë këmbën në fyt kundërshtarit. Në letërsi kam përshkruar të vërtetën, pa e lustruar, kam dialog të gjallë dhe humor të shëndoshë, te romani "Shtëpia e mbetur përgjysmë". Në jetë nuk e kam humbur besimin, edhe kur isha në grykën e varrit; në të gjitha rrethanat, jam përpjekur të gjej anën gazmore, edhe në kushtet tragjike. Ndjek parimin: po të thuash mirë, bëhet mirë.



-Ku e ndjeni veten më të talentuar, në politikë a në letërsi dhe, cila ju ka dhënë më shumë kënaqësi?



Kam qenë i detyruar të merrem me politikë, megjithatë, gjithë jetën e kam bërë pa hile, qoftë ndaj shokëve, qoftë ndaj kundërshtarëve. Për natyrë, unë ia them cilitdo të vërtetën në sy (pa mendimin që ta denigroj ose që t'ia fus stërkëmbëshin). Krenohem që nuk kam tradhtuar miqtë në kushte të vështira. Si shembull talenti në politikë: një herë, duke folur në Kuvend, u thashë spontanisht kundërshtarëve: ju nuk jeni socialistë, por jeni "specialistë". Unë shpresoja t'i indinjoja, t'i bëja të bërtisnin, por të gjithë, djathtas e majtas, shpërthyen në gaz. Kanë kaluar vite dhe ende, qoftë njerëz të thjeshtë, qoftë me pozitë, të njohur e të panjohur, si me gojë, si me shkrim, ma përsërisin: "Pjetër, ia ke gjetur pikën: "nuk janë socialistë, por specialistë". Në letërsi, shkrimtari është si babai që ka shumë fëmijë dhe nuk dallon asnjërin veçanërisht, por unë kam më kanakar romanin "Shtëpia e mbetur përgjysmë" për realitetin e Shkodrës, në 1943-1944, për humorin në vuajtje dhe për dialogun e gjallë. Ajo është arritja ime. Në jetë, shokët më mbajnë mend që nuk kam bërë njëherë "uh!" as "oh!", as në prag të vdekjes, as në hekura, as gjatë 28 vjetëve në burg. Gjeta nënën gjallë dhe më pa të martuar, deputet të respektuar. Talenti im i madh është se kam një djalë e një vajzë si pëllumba, të bekuar nga Nënë Tereza vetë, siç më ka bekuar, edhe mua, edhe gruan time. A ka talent më të madh dhe arritje njëherësh...



-Letërsia e krijuar në burgje u bë e njohur mbas rënies së diktaturës. Cili është mendimi juaj për këtë letërsi: sa e si e dëshmon ajo veten si një kapitull i veçantë i historisë sël etërsisë sonë? Lidhur me këtë, kjo letërsi, përveç jush, njeh krijues të tillë të fuqishëm, si Trebeshina dhe Zhiti. Ka emra të tjerë që i bëjnë vetes një vend të merituar këtu?



Synimi i diktaturës ishte që të zhdukte çdo gjurmë të mendimit të lirë dhe çdo faqe artistike, të krijuar në kushtet e burgut, internimit ose fshehtësisë. Dihet se veprimi i parë që bëhej nga njerëzit e ndjekur kur kërcënoheshin nga arrestimi, ishte djegia e letrave të shkruara ose fshehja e tyre. Janë shumë të paktë krijuesit, qoftë dhe ata tepër të kujdesshëm, që nuk kanë pasur një fletë për të zhdukur, kur janë kërcënuar ose kanë pasur dyshim se do të kontrolloheshin. Unë vetë, megjithëse shumicën e kohës kam ndjenjur i izoluar ose me shoqëri të kufizuar burgu, mund të dëshmoj se kam njohur një numër njerëzish të talentuar që, në kushtet më të vështira kanë shkruar një faqe, dy faqe, dhjetë faqe, që i kanë qarkulluar në shokë tepër të besuar. Letërsia, përgjithësisht arti, nuk mund të gjallojë pa i lexuar njeri krijimet, pa i parë ose pa i dëgjuar kush. Në burgun e Burrelit qarkullonin poezi që u recitoheshin shokëve e miqve gjatë ajrosjes (kurrë nuk recitoheshin me zë në dhomë), këndoheshin këngë me zë të ulët në ajrosje (pasi kënga në dhomë ishte e ndaluar me kërcënimin e ndëshkimit). Nuk duhet harruar se, kontrollet e imta bëheshin çdo javë, duke nxjerrë dyshekët në oborr, ushqimet, librat, fletoret. Më e pakta, asgjësoheshin. Di që shkruheshin dhe kam lexuar prej tyre ese nga Mirash Ivanaj e Xhevat Korça, leksione juridike nga Engjëll Çoba, leksione estetike dhe logjike nga Koço Tasi, leksione filozofike nga At Pjetër Meshkalla. Kam dëgjuar këngë të bukura nga Gac Çuni dhe Tanush Kaso; kam lexuar poezi të ndjera nga Kudret Kokoshi, Jorgo Bllaci, Panto Taçi, proza poetike nga Astrit Delvina. Por mund të them se, secili autor i ruante krijimet e veta dhe mendonte si mund t'i kalonte jashtë, gjë që nuk ishte aspak e lehtë.

Edhe unë, si ju mendoj se, emri i Kasëm Trebeshinës dhe i Visar Zhitit, janë të spikatur, por i takon kritikës kompetente dhe të ndershme të thotë fjalën e vet për të tjerët.



-Vihet re rëndom në këtë periudhë të trysnisë së çoroditur politike, të kësaj gjendjeje shpirtërore traumatike dhe të këtij çorientimi të përgjithshëm kulturor, përveç mungesës së një kritike të shëndoshë letrare, edhe një përpjekje dashakeqe për ta lenë në heshtje këtë letërsi, mos edhe për ta përbuzur dhe bile, për t'i nxjerrë namin e keq.



Përgjigja është e thjeshtë. Kritika e shëndoshë letrare është e mangët dhe ka qenë e dukshme përpjekja dashakeqe e një kategorie të caktuar, për ta lënë në heshtje këtë letërsi disidente, madje edhe është denigruar ajo, me qëllim. Sidomos për shkakun se, mijëra firma, miliona faqe e miliarda lekë të shpenzuar për të ngritur në qiell një ideologji të rreme, një letërsi të shpifur, një lavdi të fryrë si tollumbace, doli bosh. Ish-shkrimtarëve u dhimbset letra e shpenzuar kot dhe u vjen edhe më keq që nuk mund të krijojnë në liri vepra të reja për të qenë, prandaj janë dashakeqës ndaj të tjerëve.



-Letërsia rreh të zbulojë botën e brendshme të njeriut, në përpjekje për të depërtuar në thellësitë e saj më të panjohura dhe për ta humanizuar atë. Çfarë mendimi keni për letërsinë e realizmit socialist, që lulëzoi në vendin tonë, duke u nisur nga fakti që ajo pati një hero të rremë, pasqyroi një realitet të shpikur dhe jetësoi një mesazh të pamoralshëm?



Realizmin socialist unë e kam quajtur publikisht, rrenalizmi socialist dhe jo pa arsye.



-Në veprat më të arrira të realizmit socialist, u ngjiz një kontradiktë e fuqishme mes mjeshtërisë së larte artistike dhe mesazhit të saj negativ, gjë që dëmtoi së tepërmi formimin e breznive të reja. Si i gjykoni këto vepra?



Me gjithë përpjekjet për rrafshimin e mendjeve dhe talenteve, edhe diktatura kishte nevojë për disa mjeshtra të spikatur të fjalës artistike, të cilët përpiqej t'i kishte nën kontroll dhe të lavdërohej me ta nëpër botë. Këta mjeshtra, herë pas here goditeshin më rëndë ose më lehtë, sipas planifikimit. Ndodhte rrallë që ata i dilnin edhe nga kontrolli i diktaturës, siç ka ndodhur me shkrimtarin Ismail Kadare, i cili, në shumicën e rasteve i kapërcente kornizat. Ky shkrimtar i shquar, më kujton një thënie të Bedri Spahiut, ish-udhëheqës komunist, më vonë disident në burgjet e diktaturës, i cili më thoshte: "Unë jam i lirë në ujë, por nuk jam i lirë nga uji. Kur më vjen dëshira e madhe për pavarësi, kërcej disa herë si peshku mbi sipërfaqe, shikoj botën, po edhe më shikon bota siç jam dhe sa vlej..."



-Sado e egër që qe diktatura, tek ne pati një disidencë politike të hapur e të organizuar dhe ju keni qenë një ndër përfaqësuesit e saj më të mëdhenj. Si e shpjegoni që, nuk ndodhi një gjë e tillë në fushën e krijimtarisë artistike, ku, në këtë drejtim, pati vetëm përpjekje të veçuara të ndonjë personaliteti?



Jam i rezervuar për pohimin tuaj. Ka pasur përpjekje dhe tentativa serioze për disidencë politike të hapur dhe të organizuar që nga 1945 deri më 1990, por diktatura ka qenë e pamëshirshme, madje provokuese. Eshtë për t'u nderuar inteligjenca shqiptare dhe shtresat e ndryshme të popullsisë, për rezistencën që i bënë komunizmit. Këtë e vërtetojnë grupet e ndryshme të dënuara, mijëra njerëzit e pushkatuar, të burgosur, të internuar dhe të arratisur. Kjo tregon papajtueshmërinë e popullit tonë, me ideologjinë e kuqe. Nga ana tjetër, ka pasur edhe shumë gjyqe false, të cilat sajoheshin për t'i futur frikën pjesës tjetër të popullsisë.

Po kështu, ka ndodhur edhe në fushën e krijimtarisë artistike, ku shkrimtarë e afirmuar vdiqën në burg: Vinçenc Prennushi, Ethem Haxhiademi bënë burg: Mitrush Kuteli, Petro Marko, Kasëm Trebeshina, Visar Zhiti, Jorgo Bllaci, Pano Taçi, etj. Ata që nuk u burgosën, jetuan nën trysni, gjithmonë të kontrolluar: Lasgush Poradeci e të tjerë, të cilët dogjën vetë dorëshkrimet ose ia dogjën të afërmit e tyre nga frika. Sot është e kotë të vajtojmë për vlerat e humbura, por t'u japim vlerën e vërtetë atyre që kanë mbetur si relike, të një kohe që duhet pasqyruar medoemos me vërtetësi, në mënyrë që të mos përsëriten shëmtirat e një murtaje intelektuale, që brezi i ri duhet ta njohë.



-Prof.Gradilone i Institutit të Studimeve Shqiptare të Universitetit "La Sapienza" të Romës në monografinë për veprat tuaja, pasazhe të ndryshme të tyre i ka përqasur me emra të tillë botërorë, si Verga, Manxoni e deri te Homeri. Po ashtu, novela juaj "Kur dynden vikingët", në parathënien e Shefki Hysës është krahasuar me "Fatin e njeriut" të Shollohovit, "Shkretëtirën tatare" të Dino Buxatit, "Plakun e detin" të Heminguejt. Cilët nga autorët e letërsisë botërore ju pëlqejnë më shumë dhe, cili prej tyre mendoni se mund të ketë ndikuar në punën tuaj?



Profesor Giuseppe Gradilone, nxënës dhe pasues i Ernest Koliqit, ka shkruar një monografi me titullin "Pjetër Arbnori - Shkrimtar". E falenderoj për analizën serioze dhe dashamirëse me të cilën më ka paraqitur. Sa për përqasjen me emra botërorë, mua nuk më rritet lehtë mendja, vetëm se ia shtoj detyrën vetes për t'u përngjarë sadopak atyre titanëve dhe më duhet të mos e ndaj limën nga dora. Meqë më pyesni, unë do të them se adhuroj Shekspirin, edhe pse nuk kam mundësi të shkruaj asnjë tragjedi, dramë apo komedi; kam nderim për Tolstoin, sado që ky i fundit kishte mendim të gabuar për vlerat e Shekspirit. Ndër prozatorët, pëlqej në mënyrë të posaçme Çehovin, Sarojanin, O'Henrin, Heminguejn e Buxatin. Kam lexuar pa kufi, gjithmonë. Kur kisha kohë, nuk kisha libra, tani kam libra, nuk kam kohë. Lexoja çdo gjë që më binte në dorë, lexoja shpejt, në mënyrë diametrale. Po kur më bie në dorë një vepër e mirë, e lexoj dy herë, madje edhe dhjetë herë, kur është fjala për një autor si Shekspiri.

Shkrimtari i mirë nuk mund të kopjohet, se bëhesh qesharak, por mjeshtri i madh depërton me metodën e tij, sa të hyn në të gjitha qelizat e tua. Nuk e kam për turp të ndikohem nga veprat e mëdha botërore, por gjithmonë jam kujdesur që të kem të dallueshme firmën time.



-Po i drejtohem prapë Gradilones që ju ka cilësuar si shkrimtar që "i përket brezit të rritur nën regjimin komunist, por me kumtesë edhe parakomuniste". Sa e si është pesha e kësaj kujtese, në krijimtarinë tuaj?



Vërtetë, jam i rritur në regjimin komunist, por kujtesat e fëminisë i kam përherë të freskëta. Pa adhuruar asgjë të mykur, kam pëlqyer jetën e lirë e të pakomanduar. Po të jetë për të besuar, nuk kam dashur kurrë të adhuroj perënditë e tokës, por perëndinë në qiell, që është më i gjerë, më i lartë, më i pafund. Idetë komuniste nuk më kanë marrë kurrë mendjen.



-Pjesën më të madhe të veprave tuaja i keni shkruar në burg, ku kishit kohë, kushte jo. Tani që jeni i lirë, ndodh e kundërta. Mendoj që kohën më të madhe ia kushtoni politikës. A është e vërtetë?



Unë, çdo gjë e marr seriozisht në jetë, edhe politikën. Vazhdoj të punoj, edhe në letërsi. Nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe, po jo edhe pa vlerë. Politika më ka zënë derën, letërsisë ia kam zënë derën dhe nuk them se më ka dëbuar. Ngrihem çdo ditë mëngjes herët, shpesh në katër e gjysmë ose pesë. Gruaja dhe fëmijët flenë, unë lexoj ose shkruaj. E ndiej që gjithnjë kam shumë gjëra që duhen kryer, plotësuar. Në politikë, shpejt, njerëzit harrohen. Përpiqem që njerëzit mos të më kujtojnë për keq. Në letërsi, një pjesë e njerëzve kujtohen më gjatë. Dëshiroj që brezat e ardhshëm, nëse do të qëllojë që të më kujtojnë, të mos thonë se i kam gënjyer, mashtruar ose kam shkruar me mllef.



-Cili është mesazhi i jetës dhe i veprimtarisë suaj për breznitë e ardhshme?



Mos qaj, mos vajto, qëndro gjithmonë drejt, jo në gjunjë, po u rrëzove, ngrihu përsëri në këmbë dhe ec përpara! Thuaj dhe shkruaj gjithmonë të vërtetën dhe mbroje, në çdo rrethanë e me çdo kusht. Po besove gjithnjë, do ta kesh rrugën të hapur.



-Eshtë bërë zakon ndër intervista, të bëhen pyetje për planet e së ardhmes...



Kur të pushoj së punuari, së menduari, së shkruari, atëhere kam vdekur. Edhe në marrsha frymë pastaj, gjalloj më kot!



Intervistoi: Anton Çefa

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-4-2005 nė 09:50 Edit Post Reply With Quote
Për kompensimin e burgimit të padrejtë

Pjetër Arbnori


Ministria e Drejtësisë duhet të kishte përmbushur me kohë detyrimet, të cilat burojnë nga aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë tashmë aderon siç është Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe konkretisht neni 5 i saj. Tani pra, me shumë vonesë Ministria e Drejtësisë ka hartuar p/ligjin "Për kompensimin e burgimit të padrejtë". Me keqardhje vemë re se qëllimi i këtij p/ligji është shmangia e detyrimit të shtetit për të paguar kompensimin e burgimit të padrejtë të mijëra e mijëra viktimave të regjimit komunist, të cilët kanë fituar me ligjet e vitit 1991, 1992, 1993, të miratuar njëzëri nga krahu i majtë dhe krahu i djathtë. Projektligji i paraqitur kujdeset për kompensimin e burgimit të padrejtë të njerëzve që e kanë provuar burgun vonë dhe jo për akuzat e padrejta, për të cilat jemi dënuar neve. Këta njerëz derisa kanë fituar pafajësinë i respektoj dhe jam për kompensimin e tyre në bazë të ligjit dhe Kushtetutës, por nuk jam që ca njerëz të quhen të nënës dhe ca të njerkës.

Pas zgjedhjeve të para që ndihmuan në ndërtimin pluralist të Kuvendit të Shqipërisë u bë e mundur që në mënyrë paqësore të zgjidhej edhe çështja e pafajësisë së të përndjekurve politikë të dënuar pa të drejtë nga regjimi komunist.

Greva e urisë e ish të burgosurve politikë me 1991, rrëzimi i diktaturës me 1992, presioni për rehabilitimin e të pafajshmëve brenda Parlamentit, konsensusi i arritur mes grupeve politike të majta e të djathta, sollën miratimin e ligjit për pafajësinë dhe dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë me një sërë ligjesh ose plotësime ligjesh me 1991, 1992 dhe më 1993. Kuvendi Popullor si organi më i lartë legjislativ i vendit kishte të drejta dhe realizoi shkallë-shkallë zgjidhjen ligjore dhe pjesërisht materiale të njërit prej ligjeve më themelore që vërtetonte ndryshimin e sistemeve nga diktatura në demokraci.

Mungesa e përvojës legjislative dhe mungesa e mjeteve të plota materiale bëri që të mos plotësohej kuadri ligjor dhe kuadri financiar, por kjo nuk do të thotë që neni përkatës i Kushtetutës nr.44 ( pika 1 e kërkesës, pika 2 e kërkesës) janë argumentat e paraqitura në mbrojtje të ish-të përndjekurve politikë.

1. Sipas bindjes tonë çështja e parë që shtrohet është se mbi ç'kritere janë mbështetur qeveria dhe shumica në Kuvend, kur kanë caktuar përfitimin e së drejtës së "kompensimit financiar në mënyrë të përshkallëzuar mbi bazën e vuajtjes së dënimit", me një pagesë aq të papërfillshme, sa që mund të krahasohet me çmimin e një deri në dy kafe në ditë në lokalet e nivelit mesatar, për të burgosurit dhe diçka më tepër për të pushkatuarit. Vetëm ky fakt është tregues kuptimplotë jo vetëm i mosangazhimit, por edhtë i kundërshtimit të këyre organeve vendimmarrëse për të kompensuar e dëmshpërblyer në mënyrë të drejtë e reale ish-të burgosurit e të përndjekurit, për vuajtjet e privacionet e pashembullta dhe për punën e papaguar për ndërtimin e qindra veprave e objekteve me rëndësi kombëtare. Kjo bindje na përforcohet edhe nga krahasimi me ligjet e mëparshme për ish-të burgosurit e të përndjekurit politikë, për arsye se ligji që atakonte përbën një sprapsje të madhe e të pashembullt deri tani, lidhur me të drejtat e njohura me ligjet e mëparshme, përbën shkelje e të drejtave të njohura me Kushtetutë dhe me ligj. Të drejtat e njohura janë të drejta subjektive që bazohen në akte të përgjithshme normative ose individuale, të cilat nuk mund të hiqen apo të cungohen me norma të reja. Këtu nuk jemi para një pritshmërie të thjeshtë për njohjen e një të drejte, por para të drejtave të njohura me ligje të veçanta për kompensimin për burg e internim dhe për shpërblim për punën e kryer. Qëndrueshmëria e marrëdhënieve shoqërore dhe siguria juridike kërkojnë shmangien nga çdo cënim i të drejtave subjektive ekzistuese. Pra domosdoshmëria e ruajtjes së të drejtave të njohura është vetëm një postulat i politikës së shëndoshë juridike.

2. Neni 1 i ligjit që kërkojmë të shfuqizohet është në kundërshtim me nenet 4, 1, 18, 44 të Kushtetutës me nenin 14 në lidhje me nenin 1 të Konventës kundër torturës dhe dënimeve a trajtimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese me nenin 3 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, me nenin 3 të protokollit 7 të saj dhe nenin 14, 6 të Paktit Ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike. Kështu në nenin 4.1 të Kushtetutës është sanksionuar parimi themelor se, "E drejta përbën bazën dhe kufinjtë e veprimtarisë së shteitit". Nga detyrimi për të zbatuar këtë detyrim, nuk mund të përjashtohet askush, thuhet me të drejtë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese (shih vendimin nr.18.datë 14.5.2003) për t'u quajtur vendi ynë shteti i së drejtës nuk mjafton që ligjet të kenë epërsi mbi aktet e tjera të organeve shtetërore, madje as ku sigurohet zbatimi i tyre pa lëshime në qoftëse ligjet nuk janë në pajtim me parimet kushtetuese dhe normat e akteve juridike ndërkombëtare për të drejtat themelore të njeriut. Dhe e drejta e rehabilitimit dhe zhdëmtimit në përputhje me ligjin, është sanksionuar në nenin 44 të Kushtetutës në përputhje me ligjin, ka kuptimin e Ligjit që respekton të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut. Me shumicat e caktuara në nenin 1 të ligjit objekt kërkesë si kompensim financiar, nuk mund të bëhet fjalë për kurrfarë rehabilitim e zhdëmtim të ish-të burgosurve e të përndjekurve politike, pasi ato janë simbolike e krejt të papërfillshme.

Në nenin 14.1 të Konventës kundër torturës…Eshtë parashikuar detyrimi i çdo shteti palë, t'i garantojë viktimës se një veprimi torture të drejtën e reparacionit e dëmshpërblimit me drejtësi e në mënyrë të përshtatshme, ndërsa në nenin 1 të saj është dhënë kuptimi më i plotë i termit "torturë". Sipas nenin 3 të Protokollit 7 të Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Thmelore kur një dënim penal është anulluar, personi që ka patur dënim, për arsye të këtij dënimi zhdëmtohet sipas ligjit ose zakonit në fuqi në shtetin në fjalë. Sipas fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, fjala dëmshpërblim e zhdëmtim, janë sinonime dhe shprehin kuptimin e pagesës a shëprblimit që jepet për të vënë në vend një dëm ose një humbje të shkaktuar në nenin 1 të ligjit në fjalë as që bëhet fjalë për zhdëmtim ose dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar nga dënimi dhe puna e papaguar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 19-4-2005 nė 17:11 Edit Post Reply With Quote
NJE SHEMBULL QE MERITON VEMENDJE

Arbnori: Nuk ndryshoj parti për interes

Deputeti demokrat Pjetër Arbnori, ka reaguar ditën e djeshme pas përfoljeve të ditëve të fundit, mbi mundësinë e moskandidimit të tij për deputet nga ana e Partisë Demokratike. Kryetari i parë i Parlamentit pluralist shqiptar, njëherësh kreu i parë i degës së madhe demokrate të Shkodrës, Arbnori, deklaroi dje se nuk do të ndryshojë parti dhe se nuk do ketë asnjë reagim nga ana e tij, nëse Partia Demokratike vendos të mos e përfshijë në listat e saj për kandidatë. Arbnori vazhdoi në fjalën e tij se nuk kishte akoma dijeni në është ose jo në listat e kandidatëve, dhe se nuk ka kërkuar të dhëna lidhur me këtë çështje. Ai nuk shprehu në fjalën e tij as ndonjë preferencë me zonën e mundshme ku mund të kandidojë, gjithmonë nëse partia e tij e përfshin në listat e kandidatëve. Arbnori bëri të qartë se: “Kryesore është që unë me zonën time kam marrëdhënie të mira, dhe di që ata zgjedhës më kanë kërkuar, jo vetëm ata, por edhe zona të tjera”.I pyetur për veprimet e tij, nëse së shpejti bëhet fakt i kryer mospërfshirja e tij në këtë listë, deputeti demokrat u shpreh se nuk e kishte për zakon presionin apo të paraqiste para partisë së tij, ndonjë ftesë të mundshme nga parti të tjera. Anëtarësia prej një kohë shumë të gjatë në Partinë Demokratike dhe angazhimi ndaj idealit demokrat, dukej se e bën Arbnorin që të pranojë çdo vendim të saj lidhur me të. “Unë nuk jam nga ata persona që ndryshoj parti sipas interesave të mia personale dhe unë besoj që do t’i bindem vendimit të partisë sime”, theksoi ai. Ajo çka lideri i hershëm demokrat dëshironte, ishte përzgjedhja e një njeriu që të ishte më i mirë se vetë ai, ose që fiton më tepër vota. Egzistenca e njërëzve të tillë nuk mungon, sipas Arbnorit, por ai nuk do ta pranonte dot faktin e zgjedhjes së një kandidati shumë më pak të pëlqyer, apo të votuar se ai. Pas 4 mandateve të njëpasnjëshme, njëri ndër eksponentëve të vjetër demokratë, Arbnori u shfaq shumë i gatshëm të pranonte përjashtimin e mundshëm nga zgjedhjet e kësaj vere, në qoftë se një gjë e tillë do të ishte vullnet i partisë së tij. Ai e quajti shumë të parëndësishëm faktin e mospërfshirjes në listat për kandidatë të Partisë Demokratike, duke theksuar faktin se një gjë e tillë nuk do ta largonte nga partia e tij.

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
shqipo

Postuar mė 31-8-2005 nė 15:28 Edit Post Reply With Quote
Duke qene se jam larg Shqiperise, lexova ne media qe z. Arbnori abstenoi kur u votua projekt-ligji per hapjen e dosjeve.

Jam kurjoz te di pse ky "Mandela" i persekutuar nga diktatura komuniste, beri kete veprim qe coi ne deshtimin e ketij projekt-ligji...

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-8-2005 nė 19:14 Edit Post Reply With Quote
Me siguri nuk ka qene abstenimi i Pjeter Arbnorit qe ka sjelle mos miratimin e atij ligji.

Une nuk e di kete fakt dhe me duket shume i cuditshem, por shpresoj qe javen tjeter te takoj zotni Pjetrin dhe ta pyes personalisht.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 4-9-2005 nė 11:23 Edit Post Reply With Quote
Zonja e zezė

Zonja e zezë Nexhmija Hoxha” e Fahri Balliut na futi në kujtime të zymta

Arbnori: Ju rrëfej si e njoh unë diktatoren Nexhmije Hoxha

Pjetër Arbnori

Libri i Fahri Balliut i botuar së fundi me shumë sukses dhe i ribotuar disa herë brenda dy muajve, plotëson një mungesë të dhimbshme për rikujtimin e atyre viteve kur kishe frikë të thoje të vërtetën, kur të dënonin se ankoheshe që buka është e papjekur, kur të mbyllnin në burg për dhjetëra vjet, po të dëgjoje radiot e huaja, po të rikujtoje ngjarjet që duheshin futur shtatë pashë nën dhe, kur doli moda të ridënoheshe dy, tri, katër herë për të njëjtin faj verbal, pa dalë akoma nga burgu i parë. Asokohe mbaheshin gjallë njerëz që kishin detyrë të loznin rolin e ciceronit. “Në këtë karrige ka drejtuar mbledhjen shoku Enver” pa pasë ndenjur kurrë në atë shtëpi; “këtu drejtoi demonstratën e madhe shoku Enver”, kur dihet që fotografia e kohës është retushuar dhe falsifikuar, ndërsa i vërteti që drejtoi dhe mbajti fjalimin u detyrua të arratiset, sepse e ndoqën shokët për ta vrarë.
Libri i Fahri Ballit plotëson një mungesë letërsie faktike dhe analitike, në një kohë kur kanë vështruar me dhjetëra “memuarë” dhe shkrime apologjetike të atyre figurave që janë përgjegjëse për prapambetjen e ndërgjegjshme pesëdhjetë vjeçare që e shkëput Shqipërinë nga Qytetërimi Perëndimor.
Pasi e lexova librin, mora një kopje tjetër me dedikimin e autorit dhe ia dorëzova nënës së një shoku tim të burgut e vuajtur si nëna ime.
I shkëlqyen sytë kur pa dhuratën, por edhe iu shpeshtuan rrudhat e vuajtjes plakës mëse tetëdhjetëvjeçare, e cila kishte parë, dëgjuar e provuar shumë halle në këtë botë. “E kam pasur shoqe shkolle Nexhmijen. Si ndihej zëri i gojës, e urtë. Nuk shquhej kurrsesi, nuk ka qënë nxënëse e keqe, diku mbi mesataren”, kujton plaka e mirë për ditët që kanë rrjedhur 60-70 vite më parë.
“Paskësh qënë shtijake, thëngjill i mbuluar. Nuk mbahet mend për mëse gjysmë shekulli asnjë rast, qoftë edhe një rast i vetëm që të ketë ndërhyrë te bashkëshorti fuqiplotë që t’i lehtësonte të keqen e pamerituar një hallexheshe të panjohur, një të njohure, një kushërire apo një shoqeje të shkollës”, nisi të shfrynte nëna e nderuar e shokut tim. E pra, dihet që vajza shumë të mira, të kulturuara, shumë të zonjat, kanë dalë nga Instituti Kyrias, nga Instituti Nëna Mbretëreshë. A nuk ju duket çudi juve që jeni pak më të rinj, që nga një grumbull shoqesh e të njohurash si Shejnaze Juka, Fiqret Sanxhaktari, Shyret Turkeshi, Drita Kosturi, Naxhije Dume, Ramize Gjebrea, Musine Kokalari, Liri Belishova, Nermin Vlora dhe Nexhmije Xhuglini, të ketë tepruar pa u cënuar vetëm kjo e fundit, ndërsa pjesa më e madhe vdiqën nga plumbi, nga helmi, nga uria e mundimet e burgut apo internimet dhe mërgimi, nga sëmundjet e shërueshme apo të pashërueshme. Le ta zemë që disa shoqe, teorikisht mund të kenë pasur “lajthitje”, por si ka mundësi që të gjitha këto paskëshin qënë “tradhtare” ashtu siç paska ndodhur që të gjithë shokët dhe bashkëluftëtarët e Enver Hoxhës të kenë qenë pa përjashtim “spiunë tradhtarë”.
Nuk u gjet kjo “delikate” të ndërhynte një herë, qoftë një herë të vetme për shoqet e veta të ngushta që t’ua lehtësonte vuajtjen? Kaq të liga paskan qenë shoqet e saja, kaq mërira dhe urrejtje qenkej mbledhur në zemrat e tyre?
Dikur, shoqja e shkollës e Nexhmije Xhuglinit nuk pati më durim dhe shfren atë që kishte mbajtur në zemër. “Di një gjë më tepër: Nexhmija ka qënë gjithmonë e fshehur. “Sëmundje e butë”, po unë kam njohur dikë tjetër, nënën e saj Hanëme Xhuglinin, një zonjë e rëndë në dukje, po që ka luajtur një rol të veçantë në qarqet e familjeve të mëdha, të nëpunësve të regjimit të kaluar, apo të tregtarëve, borgjezëve dhe ish oficerëve. Në vitet e para të komunizmit, kur njerëzit flisnin më lirshëm, shfrynin e ankoheshin meqë kishte oda pritjeje akoma të paprishura, të pashpartalluara po gjysmë të goditura. Hanëme Xhuglini, mjaft muhabetqare, por më tepër e aftë për të ngjallur muhabete, nxiste tema që të bënin të shpreheshe për tatimet, konfiskimet, të mërguarit, shpresat dhe kthehej e ngarkuar me hallet e “miqve” po edhe mllefet e grumbulluara, të cilat i zbraste te e bija “fjalëpakë” dhe dhëndri “buzagaz”, po që jo rrallë kthehej në gjëmëmadh.
Edhe sot, plakat dikur zonja pa eksperiencë me regjimin e ri, kujtojnë se në vitet e para, kudo në shtëpiat në zë ku kish ndodhur ndonjë fatkeqësi dhe vizitonte muhabetqarja Hanëne Xhuglini ndodhte një gjëmë e dytë, edhe më e madhe se e para.
Të dënuarit, për këtë mallkonin zotin e parë të vendit. Më vonë u kujtuan se nuk ishte pa faj edhe zonja e parë e vendit me t’ëmën e saj.
Unë kisha në mend të bëja një recension për librin shumë të çmueshëm të Fahri Balliut për “Panterën e zezë” dhe befas harrova e u futa në zgjerimin e temës për këtë “sëmundje të butë” që me kalimin e viteve u kthye në murtajë për të gjithë, për të huajt dhe për shoqet e veta, për rrethin edhe për familjen e vet.
Nëna e vuajtur e shokut tim, jo që nuk pa asnjë lehtësim nga shoqja e shkollës Nexhmije Xhuglini (Hoxha) për fëmijët e vegjël të rrethuar nga uria, nga papunësia dhe kërcënimi i heqjes së pasaportizimit nga Tirana por: “Me dhjetëra vite kam ndenjur me zemër të ngrirë për burrin patriot (i dekoruar nga Presidenti i Republikës) të quajtur “tradhëtar” në arrati që ndiqej për tu vrarë edhe në mërgim. Kam ndenjur me zemër të ngrirë për djalin që po rritej dhe nuk i shpëtoi dot burgut politik, për vajzën dhe për vete dhe gjithnjë porositja kë mundja nga të afërmit që besoja: “Mos e përmendni emrin e Nexhmijes po ju pyetën, as për keq, as për të mirë. Po ju qëlloi që ta shikoni shmanguni, po ju pyetën thoni se nuk e njihni, sepse ajo të bën të zezën më keq se e ëma e saj”.
“Sa shoqe të mira kemi pasur, sa shoqe të dashura kemi shtrënguar në zemër, sa shoqe idealiste kemi adhuruar, sa shoqe trimëresha kemi marrë shembull në institutin Nëna Mbretëreshë!”
“Tani kujtoj mëse 70 vjet: cilën shoqe shkolle mbajti afër vetes Nexhmije Hoxha? Asnjërën! Disa ajo i ka ngritur në qiell vetëm mbasi vdisnin nga plumbi, helmi ose tradhëtia, po kurrë nuk ka dhënë hollësira që të mbushnin mendjen për marrëdhëniet e saj të vërteta, vetëm ka përmendur shkarazi kur i kishte mbuluar dheu e nuk mund të flisnin më”.
Dhe vazhdon plaka e nderuar: “Erdhën e më kërcënuan të vetme, me dy fëmijë të vegjël. Do të largohesh nga Tirana e do të vesh në Gramsh, Tepelenë ose Ballsh. Kujt t’i drejtohesha? M’u kujtua që kam patur dikur të njohur Liri Belishovën. Ajo komuniste, unë e shoqja e “armikut”. Iu drejtova asaj. Atë nuk e kisha frikë si Nexhmijen. Ajo dikur ndërhyri e ma fshiu emrin nga lista e zezë e dëbimit. S’e kam parë ka dhjetëra vite, por nuk ia harroj nderin shoqes së hershme.”
Jeta e solli që të njoh e të bisedoj gjatë me Drita Kosturin komuniste e vjetër e fejuara e Qemal Stafës dënuar më 1946 si agjentë anglezë. Motra ime Antoneta ka jetuar vite të tëra me të në Burgun e Shkodrës. Puntorin e Artizanatit të MPM Tiranë, në kampin e Kamzës. Më në fund i zbritën pak vite dënim me ndërhyrjen e Liri Belishovës, por nuk e lanë të takonte familjen, e morën nga burgu dhe e dërguan në internim në Shtyllas ku qëndroi derisa erdhi demokracia dhe e liroi.
E përmenda Dritën, sepse kur dolëm të dy nga burgu, na qëlloi të takoheshim më shpesh e më lirshëm e të bisedonim për të gjitha vuajtjet tona. Kryesorja është që e fejuaja e Qemal Stafës bashkëluftëtare e pandarë deri ditën e vdekjes së tij, Drita më ka përsëritur vrasjen e tij me tradhëti kur bazën e dinte vetëm Enver Hoxha dhe Nexhmije Xhuglini. Kur ia përmendja Panterën e Zezë, Drita sadoqë trimëreshë, vetvetiu ulte zërin edhe në liri më thosh “Është akoma gjallë!”
Unë jam takuar disa herë me Nermin Vlorën, mbesën e Ismail Qemalit. Ajo ishte shoqja e Nexhmijes dhe më ka përsëritur disa herë me duf. “Ishte hipokrite. Ma la nënën të vdiste pa e parë, i shkrova disa herë e nuk mu përgjigj. Tani që e takova Nexhmijen ma mohoi: Nuk di gjë se më ke shkruar”.
Bedri Spahiu në ditët e burgut ma përshkuante: “Pa qënë kurrë anëtare e Byrosë politike të Komitetit Qëndror, pa qenë e ngarkuar për të mbajtur procesverbalet unë dhe disa anëtarë të Byrosë vinim re se si Nexhmija i rrinte të shoqit ngjitur, si e shtynte me brryl apo e tërhiqte sipas situatës, madje edhe e pickonte në situata të veçanta”.
Libri i Fahri Balliut “Zonja e Zezë” me parathënien analitike të Ismail Kadaresë paraqet veçoritë e marrjes, ruajtjes kriminale të pushtetit si dhe arritjen e trashëgiminë familjare me anë të grave që arrijnë të bëhen të barabarta me burrat e tyre në dinakëri, mizore dhe buzëqeshje derisa më në fund disa ia arrijnë t’ua tejkalojnë edhe bashkëshortëve të tyre tiranë duke eleminuar konkurrentët e rrezikshëm e duke emëruar njerëz si Ramiz Alia. Shkodra që kurrë nuk e ka quajtur të vetin e ka cilësuar Ramizin “çamçakëz” sepse për dyzet vjet 1941-81 e kanë përtypur atë dhe ai nuk bënte dot zë para Mehmetit, Hysniut dhe Kadriut. Për dhjetë vjet 1981-91, u përtyp vetë pa qënë i zoti as ta kapërdinin as ta përshtynin atë që kishin mbllaçitur bashkë me Nexhmijen dhe në 10-15 vjetët e fundit vazhdojnë të mbllaçitin veç e veç pa u bashkuar kurrë dhe pa u ndarë dot kurrë.
Pa dashur të plotësoj shkrimtarin dhe gazetarin Fahri Balliu do të ve në dukje diçka që vërteton dyfytyrësinë e Panterës së Zezë Nexhmije Hoxha. Me vite të tëra kam vëzhguar fotografitë e dhëna në shtyp si dhe kronikat e dokumentarët filmikë e televizivë të Enver Hoxhës dhe bashkëshortes së tij me synimin e analistit që i kishte burimet tepër të pakta e të dyshimta. Në shumicën e tyre imazhet e Nexhmijes janë të shkëlqyeshme sa edhe kundërshtari naiv nuk u urren dot. E bukur, e matur, me veshje shumë të rregullt, kurrë me teprime, xhingla e xhevahire, kurrë poza për tu dukur, tualet tepër të lehtë që pothuajse nuk duket fare, e folur tepër e rrallë, dinjitet zonje. Të gjitha këto të thëna me sinqeritet e drejtësi. Ndër mijëra fotografi apo filma unë kam vënë re një rrëshqitje tepër të rrallë që me siguri edhe vetë Nexhmija do ta ketë vënë re me keqardhje dhe do jetë munduar menjëherë ta zhdukte. Kur harronte të kontrollonte buzëqeshjen e vet prej “delikateje” që i përshtatej për bukuri, buzëqeshja e hirshme i kthehej në qeshje të shfrenuar dhe goja i kthehej në një “zgurdhë” të shëmtuar te mishrat e dhëmbëve të dalë, në mënyrë të pakontrolluar zhduknin buzët dhe vijonin një shëmtirë që të kujton panterën pasi kullufit viktimat dhe shpërvlej buzët me copëra mishërash të mbetur nëpër dhëmbë.
Në pastë fotografë ose operatorë koleksionistë që mund të gjejnë katër a pesë episode mishëra dhëmbësh të zgërlaqur me buzë të zhdukura, cilido që ta lexojë këtë vërejtje timen, do ta kuptojë neverinë që do të ngjallte Nexhmija kur ishte e pakujdesshme.
Vërejtja e dytë është zëri i saj i çuditshëm i hollë, i hollë si fishkëllimë gjarpërinjsh, si vajtim kukuvajke. Kjo është arsyeja përse ka mbajtur aq pak fjalime publike të cilat i recitonte vetëm kur kishte tepër nevojë dhe që të kallnin datën qoftë nga tingulli, qoftë nga trajtimi mizor i luftës së klasave. E mbaj mend që dëgjova në burg të Burrelit fjalimin e saj në një Kongres Gruaje a Fronti Demokratik në vitet 70-80 dhe e marr me mend se në çfarë sikleti ndihej Ismail Kadare, zëvendësi i saj, që megjithatë pati guximin t’i kundërvihej. Masa e kundërshtimit që shprehu ai duhet barazpeshuar me trysninë e diktaturës prandaj duhet vlerësuar kuraja e tij kur shumica e vlerësonte e pakkush e priste.
Në shtatëdhjetë vjetët e mi, njëherë e kam parë diktatorin e dy herë diktatoren. Enver Hoxha erdhi në klasën tonë në gjimnazin e Shkodrës më 1949. Prisja të fliste ndonjë fjalë, të shkëlqente dhe u zhgënjeva. Kur i nxirrnin në gazeta, fjalët e Enverit dukeshin më të lidhura. Nexhmije Hoxha erdhi në rrethin e shkrimtarëve të rinj në Shtëpinë e Kulturës në Shkodër më 1952 dhe ia dëgjova zërin tmerrësisht të hollë dhe pashë zgurdhat e mishit të dhëmbëve të zhveshura nga buzët kur qeshi pasi diskutova unë “jo këndshëm”. Ishte një kërcënim, pasi nuk më thirrën më nëpër mbledhje letrarësh, as nuk më lanë të flisja më. Herën e fundit e takova në burgun e Tiranës ku u përpoqa të jem korrekt ndaj saj po dhe me të drejtat e njeriut. Atëherë konstatova se dhëmbët i kishin rënë, por helm kishte me bollëk.
U bë shkak Fahri Balliu me librin e tij që më shtyu të shprehja edhe unë ndonjë përshtypje qoftë timen, qoftë të shoqeve e “shokëve” të saj në momentet kruciale të përgatitjes, vendosjes dhe rënies së diktaturës.
Bedri Spahiu, Prokuror i Përgjithshëm anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qëndror, ministër i Arsimit, u dënua me 20 vjet burg se guxoi ta quante ballas Enver Hoxhën në Pleniumin e KQ “pusht pa princip”. Në izolim ku jetonim bashkë ai shkroi testamentin e tij. Pasi e lexova i bëra vërejtjen përse ia dërgonte Mehmetit dhe jo Enverit.
Bedriut sytë i nxorën shkëndija. “Unë gjithmonë e kam quajtur “bashton”. Mehmeti vërtet është kriminel, por e ka një “burrëri”. Ndërsa Enveri nuk ëhstë vetëm ai, është edhe ajo nepërka që kurrë nuk i ndahet.”






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
shqipo

Postuar mė 6-9-2005 nė 00:46 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga Anton Ashta
Me siguri nuk ka qene abstenimi i Pjeter Arbnorit qe ka sjelle mos miratimin e atij ligji.

Une nuk e di kete fakt dhe me duket shume i cuditshem, por shpresoj qe javen tjeter te takoj zotni Pjetrin dhe ta pyes personalisht.




Jam kurjoz te di si shkoi takimi

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2049398 sekonda, 34 pyetje