Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Zgjerimi i BE dhe Ballkani Perendimor
Olsi Baze

Postuar mė 12-5-2004 nė 21:46 Edit Post Reply With Quote
Zgjerimi i BE dhe Ballkani Perendimor

*
12 Maj 2004
* Zgjerimi i BE-se dhe Ballkani Perendimor
Nga Daniel Daianu

Historia e Europes pati nje moment te rendesishem me 1 maj. Ajo dite shenoi zgjerimin e pare drejt lindjes te BE-se, i cili tani perfshin tete vende ish-komuniste. Rendesia e kesaj ngjarje eshte e jashtezakonshme, si nga pikepamja politike, ashtu edhe ajo ekonomike. Republika Ceke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia tani kane perfunduar udhetimin e tyre te tranzicionit dhe jane ribashkuar me pjesen me te madhe te Europes. Per BE-ne, zgjerimi shenon nje bashkim institucional te Perendimit dhe Lindjes te epokes se luftes se ftohte.

Pritet qe kjo vale zgjerimi te kaloje pa probleme dhe BE i ri me 25 anetare do te jete ne gjendje te administroje kompleksitetin e tij ne rritje ne nje menyre te efektshme. Administrimi i kompleksitetit ne rritje te BE-se eshte i rendesishem ne vetvete, si nje mjet per t'a bere BE-ne me konkurrues dhe gjithashtu persa i perket afrimit te vendeve te tjera kandidate. Kjo e dyta ka lidhje me funksionimin e nje demokracie te plote, e cila kerkon pergjegjshmeri dhe pushtet te qytetareve.

Zgjerimi eshte i rendesishem gjithashtu nga pikepamja gjeografike. I gjithe rajoni i Europes qendrore ka hyre ne BE. Per me teper, i ashtuquajturi Ballkani Lindor - Bullgaria dhe Rumania - eshte parashikuar te bashkohet me BE-ne me 2007, me kusht qe reformat te vazhdojne me nje hap te pershtatshem. Ne te njejten kohe, Kroacia duket te jete duke ecur me hap te shpejte, pas deklarates se Komisionit Europian (KE) se vendi eshte duke permbushur kushtet politike dhe ekonomike qe kerkohen per te filluar bisedimet mbi pranimin. Kjo do te thote se Kroacia mund te ushqeje shpresa per t'u bashkuar me Bullgarine dhe Rumanine ne valen e ardhshme te zgjerimit.

Perparimi i Kroacise ne dialogun me Brukselin eshte nje sinjal per Ballkanin Perendimor ne pergjithesi. KE eshte duke sinjalizuar se dera eshte e hapur dhe ky eshte nje lajm shume i mire. Nderkohe, shenjat e perparimit ekonomik kane permiresuar shanset e rajonit. Inflacioni eshte mbajtur nen kontroll ne te gjithe rajonin dhe ka ndodhur njefare rimekembje ekonomike gjate ketyre viteve te fundit.

Megjithate, ka edhe lajme te keqija. Megjithese eshte arritur nje lloj stabiliteti nder-rajonal, si dhe njefare perparimi ekonomik, gjendja e pergjithshme ne Ballkanin Perendimor mbetet e nderlikuar. Gjeografia politike mbetet per t'u sqaruar; statusi perfundimtar i Kosoves eshte nje ceshtje mjaft polemike. Bosnje-Hercegovina eshte ende e perfshire ne paqartesi ne lidhje me ekzistencen e saj si nje njesi politike dhe eshte mjaft e brishte ekonomikisht per shkak te varesise se saj ekstreme prej ndihmes nga jashte. Pjesa me e madhe e rajonit vazhdon te vuaje prej papunesise se larte dhe "largimit te trurit". Niveli i krimeve eshte i larte dhe korrupsioni mbizoterues. Masat e kursimeve dhe investimet jane te ulta dhe rindertimi i infrastruktures eshte duke ecur ngadale.

Ne fund te fundit, BE duhet te jete me e perfshire ne "trainimin" dhe ndihmen per vendet e Ballkanit Perendimor, ndersa ata perpiqen te arrijne nje zhvillim ekonomik te vazhdueshem dhe te permiresojne institucionet e tyre. Per te qene te paanshem, duhet thene se BE tashme ka nje prani te shumanshme ne rajon, duke perfshire nje rol paqeruajtes. Bosnje-Hercegovina eshte duke siguruar testimin e aftesise se BE-se per te vepruar fuqishem dhe ne menyre te efektshme ne rast nevoje. Megjithate, disa mesime duhen patur parasysh ne menyre qe te arrihen rezultate me te mira.

Nje mesim eshte se spiranca e dukshme dhe e forte e BE-se eshte vendimtare per stabilitetin e rajonit dhe zhvillimin ekonomik te tij. Nje tjeter eshte se qendrimi i BE-se ndaj Ballkanit Perendimor nuk duhet bazuar mbi idene e nje fushe loje ekonomike. Dallimi qe permendet shpesh ndermjet tregtise "se drejte" dhe "te lire" eshte i zbatueshem ketu. Vendet e Ballkanit Perendimor kane nevoje per institucione te forta, te cilat do te sigurojne qeverisje te efektshme te sektorit privat dhe publik. Perpjekjet vendase kane nje rol te rendesishem ne lidhje me kete. Praktikisht, duhet bere me shume.

Rajoni ka nevoje per asistence nga BE, e cila do te ndihmoje qe te mposhten kurthet e papunesise se larte, perkeqesimi i lidhjes sociale dhe kriminaliteti ne rritje. Qe zhvillimi te rrenjoset, ndihma financiare e planifikuar mire duhet te shoqerohet me marreveshje tregtare te pershtatshme (marreveshje te preferences), projekte te infrastruktures rajonale (rruge, ura, rrjete te energjise elektrike dhe aeroporte) dhe masa per te stimuluar investimet e huaja te drejtperdrejta drejt vendit. Po keshtu, bashkepunimi i forte - nderrajonal dhe me autoritetet i BE-se - eshte i nevojshem per te luftuar kriminalitetin. Nuk ka nevoje te permendet se zhvillimi ekonomik i Ballkanit Perendimor do te forcoje gjithashtu luften kunder terrorizmit.

Rendi i dites i Europes eshte me shume plane dhe gjithnje e me teper perfshin dinamikat politike dhe ekonomike ne Ballkanin Perendimor. Prandaj, vala e pare e zgjerimit drejt lindjes gjithashtu na kujton sesa shume mbetet per t'u bere ne kontinentin Europian.

"Southeast European Times"

korrieri






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 26-6-2004 nė 02:21 Edit Post Reply With Quote
RFE/RL Balkan Report
Vol. 8, No. 22, 25 June 2004

WHICH DIRECTION FOR THE BALKANS? The possibility of eventual EU
membership has had a tonic effect on promoting reforms in the
formerly communist countries in the Balkans. For now, at any
rate, it remains the best option for them.
After the fall of communism in Europe, most of the
ex-communist states sooner or later decided that their futures
lay with Euro-Atlantic integration, or membership in the EU
and NATO. Membership in the Atlantic alliance was seen as
the best guarantee of security, particularly by those countries
that had known precious little of it throughout their histories.
EU membership was a more complex option, which had at
least three incentives going for it. First, it psychologically
ended the post-1945 division of Europe, allowing the formerly
poor communist cousins to join the rich-man's club. Second, it
had the practical political and economic advantage of enabling
the Eastern Europeans to sit down at the table where decisions
affecting their futures would be made. Third, EU membership
promised a cornucopia of subsidies, aid projects, and other
tangible benefits that would soon be enjoyed by much of the
population, who were now also voters.
Had one asked in the mid-1980s which communist country
would be the most likely candidate for membership of what was
then known as the European Community, the answer certainly would
have been Yugoslavia. Today, after former Serbian President
Slobodan Milosevic destroyed his own country's economy and
institutions, forced the other republics to submit to his will
or leave the federation, and launched wars against Slovenia,
Croatia, Bosnia-Herzegovina, and Kosova, the picture looks
quite different.
Slovenia has joined both NATO and the EU. Croatia is in
their respective waiting rooms. And Macedonia -- together with
Albania -- at least has a road map for NATO membership. But
Albania and all former Yugoslav republics (except Slovenia) now
lag behind Romania and Bulgaria in Euro-Atlantic integration,
something that would have been unthinkable two decades ago
Albania and the former Yugoslav republics (except
Slovenia) have now been dubbed "the western Balkans," a phrase
-- like "Euro-Atlantic integration" itself -- that does not
exactly roll off the tongue. Indeed, at least one European
foreign ministry uses the term "eastern Adriatic" because it
supposedly has more positive connotations.
But whatever term is used, it will sound uncomfortable
because the situation in which those countries find themselves
is uncomfortable. Although Croatia has clearly turned a corner,
the others have not. Corruption, crime, shaky political
cultures and structures, economies that have barely emerged
from communism, and a host of associated problems characterize
most if not all of them.
Some observers feel that Serbia -- with up to 10 million
people and a central geographic location -- could become a
failed state, with all that implies for the security and
economies of the entire region and beyond. Montenegro's
government seeks independent statehood to rid itself of
the Serbian albatross, but the EU has strong-armed
Podgorica into a forced marriage with Belgrade that neither
of the two states really seems to want.
Until Kosova's status is settled -- and that can
realistically mean only independence based on the principles of
self-determination and majority rule -- it remains a time bomb
waiting to explode, as the March violence indicated (see "RFE/RL
Balkan Report," 2 and 16 April 2004). As for Bosnia, some
observers question whether it is or will ever be a state in
the generally accepted sense of the word.
Albania and Macedonia both seem to enjoy domestic peace
after some postcommunist turbulence, but they have a long way
to go before they can be considered serious candidates for EU
membership. Some observers wonder if they, Bosnia, and Kosova
should not be watched particularly carefully because, like
Serbia, they could end up as failed states.
These and other scenarios, bleak and rosy alike, were
discussed on 17 and 18 June at a Berlin conference sponsored
by the German Foreign Ministry, the Bertelsmann Foundation, and
the Munich-based Center for Applied Policy Research, titled
"Rethinking the Balkans." The off-the-record discussions included
a number of regional, German, and other EU political and media
figures, as well as policy analysts. As seems to be the case at
such Balkan conferences in Germany these days, there were few
Americans present, and the trans-Atlantic dimension was not
discussed, for whatever reason.
This may be at least in part because the conference was
focused on EU enlargement as a European project. The general
conclusion was that enlargement is the only way forward, both
for the countries of the western Balkans and for the EU itself.
But many specific points and recommendations emerged as well,
and a discussion of these will feature in a coming issue of
"Balkan Report."
(Patrick Moore)

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 18-7-2004 nė 18:22 Edit Post Reply With Quote
Koha Javore

PIKËPAMJE

Kthimi në Ballkan, nga Giuliano Amato


Tranzicioni nga një shtet i dobët në një shtet anëtar, është detyra kritike me të cilën përballen vendet e Ballkanit sot.



Një ditë përpara Samitit të NATO-s në Stamboll u mor vesh lajmi se Boris Tadiç, kandidati i Serbisë demokratike, kishte fituar bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kjo fitore dramatike ilustron në mënyrën më të mirë se kufiri midis suksesit dhe dështimit mbetet më delikati për Evropën. Ballkani Perëndimor akoma duket si një përzierje shpërthyese shtetesh të dobëta, para-shtetesh dhe protektoratesh të tashme apo të ardhshme që luftojnë me vështirësi të madhe për të ruajtur standarde dhe për të përparuar drejt stabilitetit dhe integrimit evropian. Për më tepër, ne nuk kemi një ide të qartë se sa quasi-shtete ekzistojnë në Ballkan dhe deri në çfarë mase funksionojnë. (Për shembull, Serbia dhe Mali i Zi, përbëjnë një shtet, ndërkohë që përdorin dy monedha të ndryshme në një sistem të brendshëm doganash dhe tarifash - një shtet apo dy?)

Shpërthimi i dhunës kohët e fundit në Kosovë bëri që shumë të mendojnë se rajoni përsëri po del jashtë kontrollit. Por fitorja e Tadiçit demonstron se situata nuk është aq e thjeshtë, dhe ndoshta jo aq e pashpresë. E vërteta është se beteja nuk ka përfunduar. Ekziston një nevojë e menjëhershme për ta kthyer vështrimin tek kjo situatë, por shikimi duhet bërë me sytë e popujve që jetojnë në rajon. Në vazhdën e angazhimit të tij në Evropën Juglindore, komuniteti ndërkombëtar është sjellë sikur të kishte "zgjidhjet e duhura" dhe është përballur me problemin duke imponuar këto zgjidhje. Me këtë qasje nuk mund të vazhdohet më tej. Kjo qasje krijon një krizë legjitimiteti dhe lehtëson rritjen e populizmit antiPerëndimor. Kjo është një formulë e dështuar. Rajoni nuk është në gjendje të arrijë prosperitet dhe stabilitet të qëndrueshëm pa mekanizmat e integrimit rajonal. Në të njëjtën kohë është e qartë se shtetet jofunksionale dhe protektoratet, që dominojnë rajonin, nuk janë në gjendje për integrimin e Ballkanit në rrjedhat evropiane. Tranzicioni nga një shtet i dobët në një shtet anëtar, është detyra kritike me të cilën përballen vendet e Ballkanit sot.

Organizimet e sotme kushtetuese as nuk funksionojnë, as nuk janë objekt i një vlerësimi të mirëfilltë kritik. Ato të çojnë në një gjendje fluksi, por jo në një tranzicion të suksesshëm. Këto marrëveshje u hartuan për tzi dhënë fund krizave - përgjithësisht konflikteve të armatosura - duke trajtuar pikërisht të drejtën e këtij apo atij shteti për të ekzistuar. Por këto organizime kushtetuese kanë mënjanuar dhe kanë lënë shumë çështje kritike të pazgjidhura që kanë të bëjnë me aftësinë e shteteve për administrim efikas, duke përfshirë edhe monopolin e tyre për ruajtjen e rendit dhe vjeljen e taksave. Për më tepër, ato, në një farë mase, janë imponuar nga komuniteti ndërkombëtar, dhe si pasojë, publiku i sheh ato me një farë dyshimi.

Kjo është më evidente në Bosnjë dhe Kosovë, ku aktorët ndërkombëtarë zotërojnë pushtetin ekzekutiv. Në Bosnjë, influenca e mbetur e aktorëve nacionalistë është një tipar i përhershëm. Në Kosovë, aftësia e autoriteteve qendrore nuk është provuar dhe nuk mund të provohet, përsa kohë aktorët ndërkombëtarë luajnë rolin përcaktues në vendimmarrje. Eshtë tepër e rëndësishme që përpjekjet ndërkombëtare për forcimin e strukturave qeverisëse në Ballkan, të intensifikojnë si angazhimin, dhe po ashtu të rrisin transparencën.

Perpektiva e integrimit në EU të kësaj pjese të kontinentit ishte një çështje tabu deri më 1999. Dhe vetëm në Samitin e Selanikut në qershor 2003 shteteve të Ballkanit Perëndimor iu ofrua një mundësi reale për tzu bërë anëtare. Eshtë tepër e rëndësishme që popujt e rajonit ta kuptojnë këtë fakt - që pavarësisht nga sa duket,- ata janë në tranzicion, jo në fluks.

Me qëllim që kjo të ndodhë, vendet e rajonit duhet të mësojnë të ndihen direkt të angazhuar në tranformimet e shoqërisë. Ashtu siç kemi thënë më lart, kushtetutat post-Jugosllave dolën nga luftërat për të drejtën e ekzistencës së shteteve të Ballkanit. Tani është koha të përqendrohemi në proceset e reformave dhe në procesin e bindjes së qytetarit të thjeshtë për nevojën e këtyre reformave. Nga njëra anë, kjo do të thotë rindërtim i administratës publike dhe rregullime makro-ekonomike që do të bëjnë të mundur që shteti të ofrojë shërbimet e tij me efikasitet. Nga ana tjetër, ka një nevojë urgjente për të thelluar procesin e demokratizimit për të siguruar përmirësime në përfaqësimin politik.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duan që nesër të jenë anëtare të Bashkimit Evropian, por komuniteti ndërkombëtar sot e kësaj dite është akoma në rajon. Si efikasiteti, ashtu edhe legjitimiteti i prezencës së tij do të varen nga sa e suksesshme do të jetë BE-ja në kthimin e kësaj perspektive anëtarësie në një motivim të efektshëm për reforma politike dhe ekonomike. Procesi i anëtarësimit presupozon ekzistencën e shteteve funksionale dhe që kanë dëshirën e aftësinë për tzju përgjigjur mekanizmit të kondicionalitetit.

Kjo nuk është arritur akoma në Ballkanin Perëndimor. Kjo do të thotë se BE-ja ka përpara një dileme të madhe - nuk duhet të dekurajojë vendet e Ballkanit Perëndimor në aspiratat e tyre, por as nuk duhet të ulë kriteret e saj për anëtarësim. Kërkohet një strategji specifike për të tejkaluar këtë dilemë dhe Brukseli duhet ta diskutojë këtë si me qeveritë, ashtu edhe me komunitetet e rajonit. Në qoftë se do të gjejmë një strategji të zgjuar, më në fund ne do të mundim të gjejmë kufirin midis dështimit dhe suksesit në Evropë.

(Autori është kryetar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin)

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-8-2004 nė 09:32 Edit Post Reply With Quote
Treffen südosteuropäischer Premiers

Vlnr: Rumäniens Premier Adrian Nastase, sein albanischer Amtskollege Fatos Nano, Kanzler Wolfgang Schuessel und der bulgarische Ministerpräsident Simeon Sachsen-Cobourg-Gotha präsentierten sich in Salzburg vergnügt der Presse.
Salzburg - Er halte einen Beitritt der südosteuropäischen Staaten zur Europäischen Union innerhalb der nächsten zehn Jahre für möglich. Das erklärte Bundeskanzler Wolfgang Schüssel (ÖVP) am Mittwoch bei einer Pressekonferenz anlässlich eines Treffens der Ministerpräsidenten von Albanien, Bulgarien, Mazedonien, Montenegro und Rumänien in Salzburg. "Der größte Erfolg ist, dass diese Region aus den Schlagzeilen geraten ist", sagte Schüssel. Ein Beitritt sei auch eine "faszinierende Perspektive für Österreich". Das Thema des Treffens stand unter dem Motto "Stabilität in Südosteuropa im 21. Jahrhundert".

Slowenien sei seit drei Monaten Mitglied der EU, Rumänien und Bulgarien würden in den nächsten zweieinhalb Jahren folgen. Kroatien werde noch in der kommenden Funktionsperiode beitreten, resümierte der Kanzler. Er hoffe, dass die übrigen Länder in der darauf folgenden Periode aufgenommen werden. Wenn die Bedingungen stimmten, sei dies möglich.

Vorrang bei EU-Erweiterung

Auch der Koordinator für den Südosteuropa-Stabilitätspakt, Erhard Busek, betonte, dass die "europäische Perspektive" für die südosteuropäischen Länder klar gegeben sei. Südosteuropa solle Vorrang bei der EU-Erweiterung haben, sagte Busek. Er sprach sich dagegen aus, eine Art Beitrittswettkampf zwischen den Ländern Südosteuropas und der Türkei zu entfachen. Das wäre "völlig falsch".

Unterstützung für einen EU-Beitritt der Türkei kam vom bulgarischen Ministerpräsidenten Simeon Sakskoburggotski und dem rumänischen Regierungschef Adrian Nastase. Die Türkei sei seit mehr als 50 Jahren Mitglied der NATO. Es sei nicht verständlich, wenn man nun sage, dass die Türkei nicht zu Europa gehöre, meinte Sakskoburggotski sinngemäß. Ähnlich argumentierte Nastase: Die Zusammenarbeit sei wichtig. Die südosteuropäischen Länder sollten der Europäischen Union beitreten können, wenn sie die dafür nötigen Standards und Kriterien erfüllen. Das sollte auch für die Türkei gelten.

Ferrero sieht viele Fortschritte

Die designierte EU-Kommissarin, Außenministerin Benita Ferrero-Waldner, hob hervor, dass es in Südosteuropa in den vergangenen Jahren viele Fortschritte gegeben habe. Noch immer sei aber auch viel zu tun. Die Außenministerin betonte, wie wichtig der Dialog sowie interregionale Kooperationen und Netzwerke seien. Die Erfolge sollten aber auch nach außen sichtbar gemacht werden, um Investoren anzuziehen.



Artikel vom 28.07.2004 |apa |ron





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-10-2004 nė 10:40 Edit Post Reply With Quote
Pasi: OSBE do të reduktojë praninë në Ballkanin perëndimor
22/10/2004

TIRANË, Shqipëri -- Kryetari i rradhës i OSBE, Ministri i Jashtëm bullgar, Solomon Pasi, tha gjatë një vizite të enjten (21 tetor) në Tiranë se OSBE ka në plan të reduktojë hap pas hapi praninë e vet në Maqedoni, Kosovë dhe Serbi-Malin e Zi për shkak të pëmirësimeve në sistemin e tyre zgjedhor. Pasi u takua me Ministrin e Jashtëm Kastriot Islami, kryeministrin Fatos Nano dhe presidentin shqiptar Alfred Moisiu . Bisedimet u përqëndruan mbi ligjin zgjedhor të Shqipërisë, bashkëpunimin rajonal dhe përparimin e projekteve të përbashkët të infrastrukturës, të tillë si korridori i trasportiti 8 . (Albanian News, 24 Chasa, Trud - 22/10/04)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-2-2005 nė 14:24 Edit Post Reply With Quote
Komiteti i PE kërkon strategji më të qartë integrimi për Ballkanin perëndimor
03/02/2005

BRUKSEL, Belgjikë -- Gjatë një sesioni të mërkurën (2 shkurt), komiteti i çështjeve të jashtme të parlamentit Europian (PE) ngriti shqetësime serioze rreth situatës ekonomike e sociale në Ballkanin perëndimor dhe i bëri thirrje BE të miratojë një strategji më të qartë për integrimin. Në një projekt-rezolutë, komiteti u kërkoi gjithashtu vendeve të punonin së bashku për të përmirësuar infrastrukturën rajonale dhe në shumicën e rasteve, të bashkëpunojnë më mirë me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës. Paneli theksoi rëndësinë e zgjidhjes së krizës politike në Bosnjë dhe Herzegovinë dhe të kapjes së të paditurve Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç. Për Kroacinë, ai rekomandoi lidhje më të forta me gjykatën e Hagës dhe arrestimin e gjeneralit të kërkuar Ante Gotovina. Serbi-Malit të Zi ju kërkua të zgjidhë problemet e dala nga bashkimi federal dhe statusi i Kosovës. Rezoluta përmendte arritjen e stabilitetit më të madh politik, zbatimin e reformave administrative dhe rritjen e luftës kundër krimit e korrupsionit si përparësi kryesore për Shqipërinë, ndërsa i bënte thirrje Maqedonisë të zbatonte marrëveshjet kyçe të paqes dhe veçanërisht decentralizimin. (Utrinski Vesnik - 03/02/05; EP Web site, Tanjug - 02/02/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-4-2005 nė 06:39 Edit Post Reply With Quote
http://www.balkan-commission.org/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-4-2005 nė 21:02 Edit Post Reply With Quote
Rehn lë të kuptohet se pavarësia e Malit të Zi mund të ketë efekt të kundërt në ofertën e pranimit në BE
20/04/2005

PODGORICË, Serbi-Mali i Zi -- Komisioneri i zgjerimit të BE Oli Rehn këshilloi të martën (19 prill) se pavarësia potenciale e Malit të Zi nuk do të përshpejtonte procesin e futjes në BE për republikën e vogël por ndoshta do të kishte efekt të kundërt në perspektivat e integrimit në BE si për Malin e Zi ashtu dhe për Serbinë. Sipas Rehn, që vizitoi Beogradin dhe Podgoricën këtë javë, largimi i Malit të Zi nga bashkimi federal kishte gjasa të komplikonte tempin e negociatave. Ai i kërkoi Podgoricës të rritë përpjekjet për të forcuar institucionet dhe gjyqësorin e vet dhe të reformojë administratën publike në përputhje me standardet e BE. Ai kërkoi gjithashtu më tepër përpjekje kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. (Beta, B92 - 19/04/05)


Marri europiane





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-10-2005 nė 02:28 Edit Post Reply With Quote
http://www.cap-lmu.de/aktuell/events/2002/integrating_the_balkans.php

Materiale te 3 viteve me pare, por interesante.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-12-2006 nė 17:37 Edit Post Reply With Quote
Na e kane kaluar Bullgaria, Kroacia dhe deri Maqedonia!!??


Ne mbetemi ne nje grup me Bosnjen, Serbine, Malin e Zi dhe Kosoven.

Duhet patjeter ti ikim ketij grupi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-2-2009 nė 10:04 Edit Post Reply With Quote
KE kërkon të përmirësojë shanset për në BE të Ballkanit Perëndimor

05/02/2009

Komisioni Europian botoi një dokument të martën që përshkruan veprimtaritë e BE dhe nismat më 2008 dhe 2009 të ndërmarra për të sjellë shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë anëtarësimit përfundimtar në bllokun 27-vendesh.

(European Commissions, New Europe, SNA, Focus News Agency, Radio Srbija - 03/02/09)
photo

"Unë përshëndes përparimin e arritur në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit të kaluar," tha të martën (3 shkurt) Komisioneri i Zgjerimit të BE, Olli Rehn. [Getty Images]

Komisioni Europian (KE) propozoi të martën (3 shkurt) të caktojë së paku 120 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar që shtatë vendet e rajonit të zbusin ndikimin e krizës globale ekonomike këtë vit.

Kjo paketë reagimi ndaj krizës "pritet të ndihmojë një sasi prej 500 milionë euro në kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare," tha BE në një dokument të ri që përshkruan veprimtaritë e rëndësishme rajonale të BE në Ballkanin Perëndimor për 2008-2009.

Gjysma e 120 milionë eurove të propozuara do të shkojë për investimet bashkiake në shtatë vendet. BE do të japë një hua prej 30 milionë euro për projektet që do të rrisin efektshmërinë energjitike. Pjesa tjetër prej 30 milionë euro do të ofrojë mikrokredi, posaçërisht kredi për ndërmarrjet e vogla e të mesme në një program për të zgjeruar aftësinë konkuruese të rajonit, si dhe për të forcuar bashkëpunimin midis rregullatorëve të sektorit financiar në rajon dhe BE.

Paketa e propozuar e reagimit ndaj krizës është vetëm një nga më shumë se 90 veprimtaritë dhe iniciativat e veçanta të mbështetura nga BE, që BE zbatoi vitin e kaluar apo ka në plan të kryejë këtë vit në tetë sektorë të ndryshëm.

"Unë përshëndes përparimin e arritur nga vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit të kaluar," tha të martën Komisioneri i Zgjerimit të BE Olli Rehn.

Një nga zhvillimet më të rëndësishme vitin e kaluar ishte hyrja në fuqi e marrëveshjeve të lehtësimit të vizave dhe ripranimeve që BE nënshkroi në 2007 me Shqipërinë, Bosnje dhe Herzegovinën (BiH), Maqedoninë, Malin e Zi e Serbinë dhe nisja e dialogut të lehtësimit të vizave me këto vende. Një regjim i përkohshëm pa viza është tashmë në fuqi për Kroacinë.

Përparimi rezultoi në zgjerimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në shumë fusha më 2008, kur Këshilli i sapokrijuar i Bashkëpunimit Rajonal u bë funksionues plotësisht.

Zhvillime të tjera të rëndësishme vitin e shkuar përfshinë rritjen e numrit të bursave në dispozicion të të rinjve nga Ballkani Perëndimor dhe rritjes së fondeve për zhvillimin e shoqërisë civile, krahasuar me vitet e mëparshëm.

"Unë e di se sa shumë nënkupton udhëtimi i lirë apo mundësitë për të studjuar jashtë në jetën e përditëshme të njerëzve," tha Rehn.

Më tepër të rinj nga Ballkani Perëndimor do të jenë në gjendje të studjojnë në BE këtë vit, pasi Brukseli vendosi të dyfishojë numrin e bursave për studentët nga rajoni për vitin akademik 2009-2010.

Nisma e KE për të krijuar një Shkollë Rajonale të Administratës Publike ka të ngjarë të shohë zbatimin e vet të plotë këtë vit. Projekti ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit rajonal në fushën e administratës publike, për të forcuar aftësitë administrative dhe për të zhvilluar burimet njerëzore.

Financimi i BE për zhvillimin e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor është përcaktuar për t'u pothuajse trefishuar më 2009.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-2-2009 nė 10:05 Edit Post Reply With Quote
Shqiperia, anetare e BE-se brenda 5 viteve
Fatjona Mejdini
E Hene, 09 Shkurt 2009

Shqiperia do te jete vend anetar me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian, brenda vitit 2014. deklarata eshte bere nga Presidenca e radhes se Bashkimit Evropian dhe u citua dje nga Ministri i Puneve te Jashtme, Lulezim Basha, gjate nje prononcimi per "Koha Jone", pak pas mberritjes nga Konferenca e Mynihut ne Gjermani. Ky Forum konsiderohet si Davosi i Sigurise. Sipas ministrit Basha, per here te pare publikisht ndonese ne formen e nje metafore diplomatike, ka pasur nje date te mundshme te permbylljes se procesit te integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor. Basha citoi ministrin e Jashtem te Cekise, Karel Shvarsenberg, i cili kishte theksuar ne fjalen e tij se ne vitin 2014, vendet e Ballkanit Perendimor do te jene anetare te Bashkimit Evropian. "Ministri i Jashtem i Cekise, theksoi se 100 vjet pas fillimit te konflikteve dhe Luftes Boterore ne Sarajeve ne 1914, i takon qe ky proces te permbyllet ne vitin 2014, pikerisht ne Sarajeve", citoi Basha.

Ministri pohoi dje se integrimi i vendeve te Ballkanit Perendimor, kishte qene tema kryesore e fjalimit te Karel Shvarsenberg. Ne kete kuader, Basha evidentoi dhe faktin se, ministri i Jashtem cek kishte kerkuar, qe Shqiperia te mos nguronte por te paraqiste menjehere kerkesen per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Po keshtu, Basha theksoi se ministri i Cekise, Shvarsenberg ne fjalen e tij, kishte theksuar se ky vit do te ishte vendimtar edhe per sa i perket liberalizimit te vizave te vendeve te Ballkanit Perendimor me ato te Bashkimit Evropian. Gjate konferences se Mynihut, u zhvilluan disa sesione, ne te cilat u trajtuan ceshtje te sigurise euroatlantike, bashkepunimit NATO-BE, ceshtje te energjise dhe situates globale makroekonomike, situates ne Afganistan, ne rajonin e Transkaukazit. Nje vemendje e vecante, ju kushtua procesit te integrimit evropian dhe euroatlantik te Ballkanit Perendimor si dhe zhvillimeve ne Kosove dhe perspektives evropiane te saj.

2 dite zgjati Konferenca e Sigurise, e mbajtur ne Mynih te Gjermanise. Ne kete konference, ku Shqiperia u perfaqesua nga ministri Basha, merrnin pjese kryetare shtetesh dhe qeverish, ministra te puneve te jashtme, zyrtare te larte te BE-se dhe me gjere.

2009 viti eshte koha kur qytetaret shqiptare presin te jene te lire per te shkuar pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtem, Lulezim Basha, theksoi se kishte marre premtime se ky proces do te ishte prioritar per vendet e BE-se.

kj

Kjo eshte nje deshire e vendeve te Ballkanit Perendimor.
E falenderoj shume zotin Minister te Jashtem te Cekise qe shpreh deshiren.

Do te ishte krejt e realizueshme sikur elitat e ketyre vendeve te kishin qene normale, por eshte krejt e kunderta.

Ndersa per ne Shqyptaret, une po e them hapur, po nuk ndodhi ndonje gje e jashtezakonshme Ne jemi absolutisht te paafte per te futur deri me 2020 ne BE.

Nuk duhet te genjejme veten, absolutisht jo.

Ne e patem mundesine keto 4 vjet dhe nuk ditem, nuk mundem, nuk na lane ti iknim grupit dhe te ecnim me nje hap te shpejte.

Tani grupit i iken vetem Kroacia.

Ne mbetemi me Maqedonine, qe eshte shume perpara nesh, Malin e Zi, Serbine, Bosnje-Hercegovinen, Kosoven.

E vetmja mundesi teorike qe te gjitha keto vende te futen ne BE me 2014 eshte qe te na fusi BE ne bllok e jo per merite tonen.

Kjo me duket sot me pak se e pamundur.

E them me plot bindjen se RSH i ka te gjitha mundesite ti ike grupit, por jo me zyrtare te neveritshem e me spiuna te sigurimit kudo.

ps


Eshte shume kuptimplote qe kafshet, injorantet shqiptare as emrin nuk dine tia shkruajne sakte zotit Minister:

http://de.wikipedia.org/wiki/Karl_zu_Schwarzenberg





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-5-2009 nė 07:41 Edit Post Reply With Quote
A do të jetë Ballkani Perëndimor ndonjëherë pjesë e Europës? Christophe Solioz shqyrton situatën nga Samiti i Selanikut i vitit 2003

A e ka lënë Europa Ballkanin?

Po sikur... Perdja e Hekurt të ekzistonte akoma? Mund të kujtojmë se, Jugosllavia qe ylli i ndritshëm i Europës Lindore në fillimet e viteve Tetëdhjetë, dhe në atë kohë kishte një marrëveshje bashkëpunimi me Komunitetin Europian. Siç kujton Judy Batt, jugosllavët ndjenin se tashmë qenë "pjesë e Europës" shumë kohë përpara se shtetet europianoqëndrore dhe lindore t'i hipnin "kthimit në Europë". Në atë kohë, nuk do të kishte qenë e vështirë të imagjinohej Jugosllavia si një vend i tërë dhe një shtet anëtar me të drejta të plota i Bashkimit Europian dhe mund të kishim diskutuar sesi ta transformonim Politikën e Fqinjësisë Europiane (ENP) në një "anëtarësim të lehtë" për vendet europianoqëndrore dhe lindore.... Por, 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit dhe 5 vjet pas zgjerimit lindor të Bashkimit Europian, historia duket ndryshe. Jo ëndrra, vetëm disa pikëpyetje.

Çfarë ka ndodhur me shpirtin europian të viteve Tetëdhjetë, kur vende të tilla si Greqia, Portugalia dhe Spanja, të cilat sapo kishin dalë nga diktatura dhe trazira civile, u mirëpritën në komunitetin evropian të shteteve demokratike, respektivisht në vitet 1981 dhe 1986? Çfarë ka ndodhur me entuziazmin e fundit të viteve Nëntëdhjetë pas rënies së Murit të Berlinit? Atëherw shikohej si një detyrim moral t'i bashkoheshe Europës, kështu që shtetet europianoqëndrore dhe lindore u bënë anëtare me të drejta të plota në periudhën 2004 - 2007. çfarë ka ndodhur me ndjenjën se brezi ynë po bën histori?

Vendimet politike të marra atëhere qenë më të mbushura me rrezik nga këto aktualisht në diskutim në Ballkan. Historitë e suksesshme të Greqisë, Gadishullit Iberik dhe Europës Qëndrore demonstrojnë urtësinë e vendimeve kurajoze të marrë në atë kohë. Sot, hyrja në Bashkimin Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor dukshëm që është më komplekse: sigurisht, kjo për shkak të specificitetit të procesit tranzitor paskonflikt dhe faktit se, politika e aderimit është bërë gjithnjë e më shumë teknike. Mbi të gjitha, kushtëzimi është bërë më strikt, ashtu si qe për vendet europianoqëndrore dhe lindore. Komisioni krijoi gjithashtu mjete monitoruese pasaderuese për dy anëtarët më të rinj, teksa ata kanë akoma progres për të bërë në fushën e reformimit të gjyqësorit, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për këtë arsye, Bullgaria dhe Rumania janë subjekt i mekanizmave të bashkëpunimit dhe verifikimit për vlerësimin e progresit të bërë në këto çështje. Ka pasur 4 raporte progresi në periudhën qershor 2007 - shkurt 2009. "Lodhje zgjerimi", "sfilitje ekspansioni", "aftësi thithjeje" dhe kriza e brendshme rreth Kushtetutës së Bashkimit Europian janë faktorët shtesë që shpjegojnë pavendosmërinë aktuale të Bashkimit Europian. Pavarësisht retorikës rreth thellimit dhe ekspansionit paralel të Bashkimit Europian, prioritetet dukshëm që janë përcaktuar: "Edhe skenari më i shpejtë për anëtarësimin e radhës të shteteve të reja anëtare, ka gjasa të jetë Kroacia, dukshëm që është më e ngadaltë se skenari më i ngadaltë i parashikuar për ratifikimin e Traktatit të Lisbonës". (Olli Rehn, fjalim në Berlin me datë 28 prill 2009). Kështu, për aq kohë sa Traktati i Lisbonës i Bashkimit Europian nuk është miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të tij, nuk ka asnjë hapësirë ligjore për vendet aplikuese - përjashto Kroacinë. Në kohën kur është shkruar, Traktati i Lisbonës duhet të miratohej në referendumin e përsëritur irlandez këtë vit dhe has skepticizëm të hapur në disa shtete anëtarë të Bashkimit Europian, si për shembull Republika Çeke. Mënyra katastrofike dhe e errët nuk është e re. Qysh në vitin 2003, International Crisis Group deklaronte: "Anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian është goxha larg për shumicën e shteteve ballkanike". Dy vjet më pas, raporti i International Commission of the Balkans vërente: "Një humbje shprese dhe perspektive është realiteti politik i Ballkanit Perëndimor". Sot, të dyja deklaratat fatkeqësisht vlejnë akoma. Duke u përpjekur të vlerësojmë "europianizimin e Ballkanit", ne duhet të konkludojmë se, sot (akoma më shumë se në vitin 2003) anëtarësimi në Bashkimin Europian duket në mos i paqartë, atëhere të paktën i bllokuar për momentin. Por sa gjatë? Aktualisht, Bashkimi Europian sot ka përvojën, instrumentet, konceptet dhe mjetet e duhura strategjike për të "ndihmuar" vendet e Ballkanit Perëndimor, por ku është vullneti politik? Nuk ka asnjë angazhim eksplicit politik nga ana e Bashkimit Europian, që premton anëtarësim eventual të plotë. Samiti i Selanikut në qershor të vitit 2003 deklaronte: "E ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Europian", por kjo nuk thotë asgjë të saktë rreth kuptimit të vërtetë të këtij angazhimi. Nga njëra anë, Bashkimi Europian përsërit gatishmërinë e tij për të marrë përgjegjësi për të mbështetur stabilitetin e progresin në rajon dhe të ndihmojë vendet që ecin në rrugën drejt kandidaturës për anëtarësim. Por, nga ana tjetër, ai në mënyrë të përsëritur mëshon se integrimi kërkon punë të madhe dhe vendime të vështira, me qëllim që të plotësohen standardet e kërkuara të Bashkimit Europian, duke theksuar se, "rrugën" sesa rezultatin e aderimit. Për të thënë diçka të ditur, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë akoma pjesë e hapësirës politike të Bashkimit Europian dhe janë në një pozicion të dobët ballë për ballë me të. Sigurisht, duhet të kujtohet se të mendosh për Ballkanin si një bllok të vetëm do të ishte gabim.

Së pari, shtetet e shpërbërjes jugosllave janë ende të shënuara nga tensione paslufte midis ish-republikave jugosllave (tani shtete të pavarura).

Së dyti, procesi i integrimit në Bashkimin Europian - bazuar në meritat individuale - paradoksalisht ka kontribuar në një zgjerim të hendekut midis shteteve anëtare të Bashkimit Europian (Slloveni,Greqi), vendeve kandidate (Kroaci, Maqedoni) dhe vendeve kandidate potenciale (Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi dhe Serbi). Kjo mishërohet nga regjimi i vizave që ndërton mure midis shtetit anëtar të Bashkimit Europian dhe shteteve kandidate, nga njëra anë, dhe shteteve kandidate potenciale, nga ana tjetër.

Së treti, lufta e kohëve të fundit midis Sllovenisë dhe Kroacisë ilustron se problemet bilaterale mund ta çojnë një vend që të bllokojë një fqinjin e vet. Në fakt, Sllovenia po abuzon me të drejtën e vetos së saj në Bashkimin Europian për t'i bërë shantazh Kroacisë, motivuar nga frika se influenca e saj në Europën Juglindore mund të zhdukej me hyrjen e Kroacisë. Ky konflikt vë në rrezik jo vetëm perspektivat e aderimit në Bashkimin Europian të Kroacisë, por edhe reformën në shtete të tjera ballkanike, që me ngadalë po e humbin të gjithë shpresën e perspektivës së premtuar europiane. Probleme bilaterale të ngjashme ekzistojnë midis Greqisë e Maqedonisë dhe Kroacisë e Bosnje dhe Hercegovinës.

Prandaj do të ishte gabim të mendohej se, ballkani mund ta dyfishonte përvojën pozitive të Grupit të Vishegradit, që qe influencues në shpejtimin e proceseve të integrimit në Bashkimin Europian të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. Në këtë kuptim, negociatat e aderimit janë të papërcaktuara dhe nuk rezultojnë domosdoshmërisht në anëtarësim në Bashkimin Europian, që shpjegon se pse është e pamundur për këtë të fundit që të nënshkruajë një angazhim eksplicit në subjektin në fjalë. Për këtë arsye, mund të pyesim nëse është apo jo koha që të bëhen konsiderata konkrete për skenare anëtarësimi alternativ. Kundër sfondit të krizës aktuale financiare globale, disa anëtarë të Bashkimit Europian mund ta rikonsiderojnë "rriskun e dështimit" dhe të vlerësojnë se, pavarësisht magnitudës të përpjekjes asistenciale dhe larmisë së zyrave dhe agjencive "në terren", nuk do të ishte shumë e kushtueshme të ndalohej apo të përshtatej rrënjësisht procesi i zgjerimit. Pse jo? Këtu janë disa opsione rastesh shumë të këqija:

Një model i kufizuar anëtarësimi në Bashkimin Europian apo "anëtarësim i lehtë": Bashkimi Europian (përkohësisht) mund të rezervojë disa opsione dhe të vendosë disa kufizime të lidhura, për shembull, me aksesin në subvencionimet e drejtpërdrejta për fermerët apo për zonën e Shengenit të udhëtimit pa pashaporta; ose kufizim të lëvizjes së lirë të punës.

Një "partneritet special" brenda strukturës së Politikës së Fqinjësisë Europiane të Bashkimit Europian, me "plane veprimi" që i sjellin disa vende sa më afër të jetë e mundur me Bashkimin Europian. Sigurisht, kjo do të shikohej në rajon thjesht si një gjest fin politik për të paqtuar të përjashtuarit.

"Modeli zviceran", që kërkon kohë dhe konsiston në marrëveshje bilaterale shumë frustruese politikisht që duhet të azhornohem në mënyrë permanente dhe, për pasojë, të rinegociiohen. Ky model ndoshta do të prodhonte, në mos një vrimë të zezë, një enklavë rënieje në Ballkanin Perëndimor (të përjashtuar), por ka një meritë se është i pastër si kristali: ti je jashtë, por duhet të përmbushni dhe të adoptoni shumicën e standardeve të Bashkimit Europian pa pasur të drejtë të thoni sesi janë hartuar këto standarde. Pyetja këtu është: a i kanë vendet e Ballkanit Perëndimor mjetet financiare për të përballuar kostot e një opsioni të tillë?

Ka ardhur momenti për një diskutim të sinqertë të këtyre opsioneve. Kjo të paktën mund të bindte Bashkimin Europian dhe Ballkanin se duhet bërë një zgjedhje e pastër: për të qenë pjesë e Bashkimit Europian apo për të qenë pjesë e një getoje të marxhinalizuar. International Commission on the Balkans bëri një deklaratë të qartë lidhur me këtë aspekt (fq. 28 The Balkans in Europe's Future, Sofje 2005).

Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore duket se, gjithnjë e më shumë po largohen nga njëra-tjetra. Për këtë arsye, nga njëra anë, Bashkimi Europian duhet të vë në rregull shtëpinë e tij dhe, nga ana tjetër, të ofrojë një perspektivë politike të arsyeshme për Ballkanin. Kështu që, nëqoftëse Bashkimi Europian realisht do të donte ta shtrinte zgjerimin në vendet e Ballkanit Perëndimor, ai do të duhej të zgjidhte çështjen e aftësisë së tij për të thithur anëtarë të rinj, për të modifikuar të menduarin politik ndaj rajonit dhe të ofrojë një strategji të re të përshtatshme që është më bindëse. Projektimi i OJQ-ve apo inxhinieria e instituteve kërkimore nuk do ta bëjnë këtë gjë: ato mund të ndihmojnë, por jo më shumë se kaq. Mobilizimi politik është i kërkuar me qëllim që të rikarikohet perspektiva europiane dhe procesi i zgjerimit.

Le të kujtojmë disa prej raporteve - me që ra fjala, shumë të mira - të shkruara nga disa institute studimore në kohën e Samitit të Selanikut.

European Stability Initiative sugjeronte të zbatoheshin strategji - politikë kohezioni apo politikë strukturore - të bazuar në politikën e zhvillimit rajonal europian. International Crisis Group e përqendronte gjithashtu qëndrimin më energjik që sugjeronte në një grup mjetesh teknike që shkonin nga asistenca më e madhe financiare në marrëveshje efektive binjakëzimi dhe integrim rajonal. Raporti më i plotë i International Commission on the Balkans rekomandonte një strategji "ndërtimi shteti anëtar" që përqendrohej në nevojën për të përfshirë ndërtimin e institucioneve dhe, për pasojë, kapacitetin në strukturën negociiuese. Këto qenë të gjitha propozime të mrekullueshme, por veçmas nuk kontribuan në rigjallërimin e procesit politik. Një valë e re zgjerimi duhet që ta kthejë politikën në lojë. Tri iniciativa të Bashkimit Europian mund të jepnin sinjalin e duhur se Bashkimi Europian është në lojë.

Së pari, duke përdorur raportin teknik të Komisionit që do të nënshkruhet nga fundi i majit 2009, Bashkimi Europian mund ta konsiderojë azhurnimin e statusit të vendeve kandidate potenciale aktuale - Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi e Serbi - dhe të përshpejtojë ratifikimin e Marrëveshjeve të Stabilizimit dhe Asociimit për Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë. Kjo do t'u jepte një sinjal të qartë vendeve të interesuara se procesi i integrimit po ecën përpara dhe se bashkëpunimi rajonal duhet të përmirësohet, sepse Bashkimi Europian e favorizon një hyrje në bllok.

Së dyti, dialogut politik midis Bashkimit Europian dhe shteteve aplikuese duhet t'i jepet një dimension i ri: një konferencë Selaniku II duhet të organizohet nën presidencën suedeze të Bashkimit Europian. Kjo duhet të bëhet në partneritet të ngushtë me vendet nga rajoni. Në këtë strukturë, çështje bilaterale të hapura duhet të negociohen, një plan veprimi i përbashkët për të përballuar krizën financiare aktuale duhet të rakordohet dhe një road map pragmatike integrimi në Bashkimin Europian duhet të shpallet.

Së treti, një paketë bazike e shpejtë përpara anëtarësimit duhet të implementohet gjatë vitit 2009. Bashkimi Europian duhet t'u japë vendeve kandidate (potenciale) prerogativa anëtarësimi në zona kyçe të veçanta, për shembull çështja e vizave. Ndërsa, raporti i Komisionit - do të jetë gati në fund të majit 2009 - mund të hapë rrugën për një proces liberalizimi vizash që të hyjë në fuqi nga fundi i 2009 apo fillimi i 2010, Komisioni duhet të implementojë një plan urgjent për t'u siguruar viza studentëve për verën 2009. Njëlloj, Bashkimi Europian duhet të marrë në konsideratë iniciativa konkrete të ngjashme që do të demonstronin se Ballkani është në të vërtetë pjesë e Europës.

Ky tekst u paraqit në strukturën me takimin e ekspertëve të "zgjerimit të Bashkimit Europian dhe integrimit europianojuglindor" të organizuar nga më 27 prill 2009 në Berlin nga Friedrich Ebert Stiftung

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-7-2009 nė 08:49 Edit Post Reply With Quote
BE përsërit mbështetjen për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

29/07/2009

Ministrat e jashtëm të BE pranuan të hënën aplikimin e Islandës në bllok, duke lënë disa në Ballkan të vrasin mendjen rreth perspektivave të tyre.

(Euobserver, Wall Street Journal, Irish Times, B92, Emportal, Makfax - 29/07/09; AFP, Reuters, FT, BBC, Fena, Swedish EU presidency - 27/07/09; FT, Fena - 26/07/09)
photo

Aplikimi i Islandës ka ngritur disa shqetësime midis aspirantëve të BE në Evropën Juglindore. [Getty Images]

Duke përsëritur mbështetjen e tyre për perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t'u bashkuar me BE, ministrat e jashtëm të 27 vendeve të bllokut premtuan të hënën (27 korrik) të konsiderojnë aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim sa të jetë e mundur më parë.

BE shpreson "t'i japë një shtysë të re procesit të integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor" në muajt e ardhshëm, tha pas bisedimeve në Bruksel ministri i jashtëm suedez Karl Bildt, vendi i të cilit mban tani presidencën e rradhës së BE.

Vërejtjet e tij erdhën pasi kolegët e tij ministra ranë dakord të pranojnë aplikimin zyrtar të Islandës për anëtarësimin në bllok dhe t'ja kalojnë atë për vlerësim Komisionit Evropian (KE).

Ishulli i Atllantikut verior me rreth 300,000 banorë është tashmë një anëtar i Zonës Ekonomike Evropian, që do të thotë se ligjet e tij janë në përputhje me dy të tretat e legjislacionit të BE, tha të hënën komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn.

Ai vuri në dukje megjithatë se Islanda nuk do të vihet në një udhë më të shpejtë anëtarësimi; përkundrazi, oferta e saj "do të trajtohet sipas rregullave".

Analistët besojnë se në rast të një vlerësimi pozitiv nga BE të aplikimit të Islandës, Brukseli ka gjasa të nisë vitin tjetër bisedimet e pranimit me Rejkjavikun . Sipas këtij skenari, vendi mundet të bashkohet me bllokun në gjysmën e dytë të 2011 si më e shpejta.

Disa ministra të jashtëm të BE, përfshirë Bernard Kushner i Francës dhe Aleksander Stub i Finlandës, vunë në dukje se fakti që Islanda ndeshet me presion ekonomik pas falimentimit të saj vitin e kaluar, nuk është justifikim për një trajtim preferencial.

"Do të ishte një gabim politik të vije Islandën përpara vendeve të Ballkanit," tha Kushner në një konferencë shtypi në Bruksel.

Analistët kanë paralajmëruar rreth zhgënjimit të mundshëm midis shpresëtarëve për në BE në Ballkan, po qe se Islanda e sapofutur përparon drejt anëtarësimit në bllok.

Për shembull, bisedimet e anëtarësimit të Kroacisë, që duhen kompletuar deri në fund të këtij viti sipas udhëzuesit të BE për vendin, janë bllokuar që nga dhjetori për shkak të një mosmarrëveshjeje për jkufirin me Slloveninë.

Maqedonia po pret një datë nisjeje për negociatat e saj me Brukselin që nga dhjetori 2005, kur asaj ju dha njohja zyrtare si një vend kandidat i BE. Ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis tregoi të hënën se Athina do të vazhdojë të bllokojë hapjen e bisedimeve të pranimit me Shkupin deri sa të dy vendet të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre të gjatë për emrin.
Artikuj që kanë lidhje
KE propozon masa të reja për të shpejtuar përparimin e pranimit të Ballkanit Perëndimor

07/03/2008
Jeremiç: Serbia është e vendosur për bashkëpunimin me BE, ICTY

28/01/2009
Ministrat e BE-së premtojnë mbështetje për integrimin e vendeve të Ballkanit

29/03/2009
Takimi i Kroacisë bën thirrje për integrimin e Ballkanit Perëndimor

12/07/2009
Rehn i BE viziton Kroacinë

12/11/2008

Reformat e bllokuara kanë penguar Bosnjen dhe Herzegovinën për të bërë përpara në udhën e saj të integrimit evropian.

Mënjanë vështirësive të veta me Kosovën, Serbisë i duhet të arrestojë dhe dorëzojë ish komandantin serb boshnjak Ratko Mlladiç në gjykatën e OKB për krimet e luftës në Hagë për të përparuar në rrugën e vet të pranimit.

Aplikimi zyrtar i Malit të Zi për anëtarësim në BE, i cili u dërgua në dhjetor, u pranua dhe ju përcoll KE për shqyrtim në prill.

Po atë muaj, kryeministri Sali Berisha dorëzoi aplikimin zyrtar të vendit të tij gjatë një vizite në Pragë. BE kishte paralajmëruar se nuk do ta pranonte atë po qe se zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë në 28 qershor nuk gjykoheshin të lira e të rregullta.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-12-2009 nė 12:13 Edit Post Reply With Quote
Serbia në BE në vitin 2014. Shqipëria? Nuk do jetë gati para 2025-ës
Nga Christoph B. Schiltz, “Die Welt”

Evropa është përpara një raundi tjetër zgjerimi. Pas hyrjes së 12 shteteve në vitet 2004 dhe 2007, në vitet që vijnë pritet që të anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor me rreth 25 milionë banorë. BE ua ka premtuar anëtarësimin vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2003, në Selanik. Ata janë të bindur se do e mbajnë këtë angazhim. Serbia ishte vendi që dorëzoi së fundmi kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidenti serb, Boris Tadiç, dorëzoi kërkesën në Stokholm dhe premtoi se tanimë do kishte një pikë kthese dhe një periudhë reformash të thella, e ndoshta dhe të dhimbshme.

Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, tha se kjo ishte një lëvizje e re në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Kërkesa vjen nëntë vjet pas rrëzimit të presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, që duhej të përgjigjej për krimet e luftës para Gjykatës së Hagës.

Nivelet e larta të BE presin që Serbia të bëhet anëtare në fillim të vitit 2014.

Në rastin e Serbisë, ndryshe nga Turqia, nuk ekziston mundësia që të ketë një proces të gjatë dhe me shumë pengesa.

Vendi është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit dhe shtrihet mu në derë të BE.

Por, nga ana tjetër, dhe disa shtete të BE, si Holanda dhe Belgjika, kanë pasur rezerva në lidhje me aplikimin e Serbisë në këtë moment. Edhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, paralajmëroi që aplikimi të mos vinte kaq shpejt.

Skeptikët argumentojnë para së gjithash se Serbia nuk ka arritur që të arrestojë të kërkuar të rëndësishëm për krime lufte si Ratko Mlladiç.

Për më tepër, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, e detyrueshme për negociatat e pranimit, nuk është ratifikuar plotësisht.

Me gjithë rezervat, shumë shtete kanë kërkuar që gjërat të përshpejtohen për Serbinë dhe ajo të dorëzojë aplikimin.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos, tha se do të bëjë gjithçka të jetë e mundur që Serbia të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat. Ky është një kusht për negociata konkrete.

Kandidat bëhet një vend, kur 27 vendet kanë vendosur, pasi i jepet përgjigje një pyetësori të gjatë. Kjo mund të zgjasë shumë, si në rastin e Malit të Zi. Vendi ka bërë një aplikim në dhjetor të vitit 2008 e nuk është ende vend kandidat. Dhe Shqipëria duhet të presë për statusin e kandidatit. Qeveria në Tiranë ka dorëzuar në prill të këtij viti aplikimin për anëtarësim.

Komisioni Evropian i ka dhënë vendit dhe pyetësorin me 2280 pyetje. Ato përqendrohen kryesisht në sistemin e drejtësisë dhe ekonominë e vendit.

Krahas Turqisë, për momentin edhe Kroacia dhe Maqedonia janë kandidatë zyrtarë për anëtarësim në BE. Kroacia - pavarësisht përplasjeve me Slloveninë për kufirin - pritet që të anëtarësohet në janar të vitit 2011. Në 17 nga 35 fusha, negociatat kanë përfunduar.

Pranimi i Kroacisë do të rrisë presionin që edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor të hyjnë sa më shpejt në Bashkimin Evropian. Kjo do i jepte vrull procesit të negociatave të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Por unioni ndodhet përpara debateve të forta. Disa vende shumë të varfra dhe të rrënuara nga korrupsioni, si Shqipëria, Bosnja dhe Kosova, ka të ngjarë të mos jenë gati përpara vitit 2025.

Nga ana tjetër kjo mund të bëjë që Ballkani Perëndimor të ndahet në dy klasa shoqërore me diferenca të theksuara në rrugën e tyre drejt BE, çka do të sillte një rrezik të madh politik dhe destabilitet. Këtë nuk e do askush në Bruksel.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-11-2010 nė 07:03 Edit Post Reply With Quote
10.11.2010
Fidalgo: Situata politike, rol kyç në vlerësimin e Komisionit Evropian për Shqipërinë
Pamje simbolike
Për Malin e Zi u propozua statusi i vendit kandidat nga Komisioni, për Shqipërinë jo. Ekskluzivisht për Deutsche Welle-n, shefja e njësisë për Shqipërinë dhe Malin e Zi në Komisionin Evropian, Marta-Garcia Fidalgo.

Në vlerësimin vjetor që Komisioni Evropian i bëri stadit aktual të përgatitjeve të vendeve kandidate për në BE dhe atyre aspirante për këtë status, përmenden arritjet por edhe sfidat që këto vende kanë përpara. Për Malin e Zi u propozua statusi i vendit kandidat, për Shqipërinë jo. Për Shqipërinë vendimi të enjten u shty.

Shefja e njësisë për Shqipërinë dhe Malin e Zi në Komisionin Evropian z. Marta-Garcia Fidalgo menjëherë pas publikimit të raportit i vlerëson kështu opinionet e Komisionit: "Mendoj se opinionet për të dyja vendet reflektojnë realitetin në vend, dhe realiteti në këto dy vende është i ndryshëm. Ka një dallim të vërtetë mes situatës politike në Shqipëri dhe në Malin e Zi. Komisioni është vërtet i shqetësuar për gjendjen politike në Shqipëri që pas përfundimit të zgjedhjeve të qershorit 2009. Ne e kemi biseduar me autoritetet dhe me opozitën në Shqipëri që kjo gjendje politike pengon funksionimin e duhur të institucioneve demokratike dhe reformat e nevojshme për integrimin.Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Stefan Füle paraqiti të enjten raportin vjetor të KE-së për zgjeriminBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Stefan Füle paraqiti të enjten raportin vjetor të KE-së për zgjerimin

Opinioni i Komisionit dhe rekomandimet e rij definitivisht reflektojnë gjendjen në të dyja vendet, por ne shpresojmë që ai do të ketë një efekt pozitiv dhe do të inkurajojë politikën shqiptare, të gjejë një zgjidhje duke respektuar kushtetutën shqiptare, duke respektuar transparencën, por mbi të gjitha në interes të vendit dhe qytetarëve shqiptarë, thotë zonja Fidalgo.

Gjendja politike ka efektin e vet në stabilitetin e institucioneve demokratike

Përsa i përket çështjes, nëse opinionin e KE-së për Shqipërinë e influencoi vetëm gjendja aktuale politike, Fidalgo thotë: "Mendoj se ajo ka luajtur një rol kyç. Sigurisht që nuk është vetëm kjo. Kjo është një analizë dhe mbulon disa fusha, politike dhe ekonomike, do të ishte shumë e thjeshtëzuar ta thoje shkurt, por definitivisht luajti një rol kyç. Komisioneri i BE-së për zgjerimin, (Stefan Füle) në konferencën e tij për shtyp theksoi në mënyrë të veçantë për Shqipërinë stabilitetin e institucioneve dhe gjendja politike ka efektin e vet në këtë stabilitet."ParlamentiBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Parlamenti

Shqipëria e ka vetë në dorë integrimin e mëtejshëm në BE

Se kur mund të shpresojë Shqipëria marrjen e statusit të vendit kandidat, shefja e njësisë për Shqipërinë dhe Malin e Zi në Komision thotë: "Kjo varet nga vetë Shqipëria. Nuk varet nga ne. Për çdo rast të jemi të qartë. Vendimi përfundimtar për statusin e vendit kandidat do të merret nga Këshilli, Komisioni bën vetëm vlerësime dhe propozime. Pra varet nga progresi i Shqipërisë, zgjerimi bazohet mbi merita. Është e e qartë dhe shumë e rëndësishmse se kur të përmirësohet situata politike, të ketë një dialog konstruktiv, mirëfunksionim të parlamentit - atëherë ky është një hap i qartë drejt statusit të vendit kandidat." Sipas Fidalgos është e rëndësishme të vazhdojë progresi në të gjitha fushat, në marrëveshjet që janë nënshkruar me BE-në, në shtetin ligjor dhe juridik luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Autor: Lindita Arapi

Redaktoi: Auron Dodi

DW-WORLD.DE | Printoni

| www.dw-world.de | © Deutsche Welle.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-11-2010 nė 07:08 Edit Post Reply With Quote
Parashikimi i im eshte qe do te futet dhe Kroacia dhe pastaj do te kete nje stop deri te pakten 2020.

Per mendimin tim Europa e ka shume gabim qe nuk merret seriozisht me vendet e tjera.

Tashme eshte e qarte qe keto vende nuk kane ku shkojne pervec se anetare te BE. Me e mira eshte ti bejne sa me shpejt.

Te gjitha mundesite e kontrollit i kane.
Pervec Serbise qe eshte relativisht e madhe, vendet e tjera jane qesharake.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-11-2010 nė 07:17 Edit Post Reply With Quote
http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2010/11/101110_fule_interview_enlargement.shtml

"katër vitet e ardhshme dhe shpresoj se do të shoh jo vetëm një, por të paktën dy anëtarë të rinj gjatë kësaj periudhe."

Kroacia dhe Mal i Zi, them un.

Eh i shenjti Adriatik!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.8687479 sekonda, 42 pyetje