Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: KERKESA DREJTUAR PRESIDENTIT BUSH Karamanlis kundėr Kosovės sė pavarur Athina zyrtare
Olsi Baze

Postuar mė 22-5-2004 nė 17:59 Edit Post Reply With Quote
KERKESA DREJTUAR PRESIDENTIT BUSH Karamanlis kundėr Kosovės sė pavarur Athina zyrtare

KERKESA DREJTUAR PRESIDENTIT BUSH
Karamanlis kundër Kosovës së pavarur




Athina zyrtare kundërshton hapur pavarësinë e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar dje vetë kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, gjatë takimit që zhvilloi me presidentin amerikan Xhorxh W. Bush në Uashington lidhur me sigurinë e Lojërave Olimpike. Kreu i qeverisë së re greke është shprehur për mosndryshim të kufijve në Ballkan për shkak të çështjes së Kosovës. "Konsideroj se shqetësimi për shkak të Kosovës është i përbashkët, ndërsa qëndrimi ynë është se zhvillimi i situatës në asnjë mënyrë nuk duhet të rezultojë në ndryshimin e kufijve", tha Karamanlis në konferencën e djeshme për shtyp. Shefi i qeverisë greke është shprehur për përkrahje në mënyrë aktive për vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që këto vende ta përforcojnë më shumë demokracinë. Sipas tij, Ballkanit Perëndimor i nevojitet edhe një përkrahje më e madhe ekonomike se ajo që ka patur deri tani". Kryeministri grek u ka bërë të ditur zyrtarëve amerikanë se "duhet të mbetet e hapur perspektiva që të gjitha vendet në fund të përfshihen në familjen më të gjerë evropiane". "Për Bullgarinë dhe Rumaninë tashmë ka filluar proçesi i integrimit, por këtë e duam edhe për vendet tjera të Ballkanit, gjithsesi me kushtin e arsyeshëm që këto vende gradualisht t'i plotësojnë kriteret për këtë". Deklarata e Karamanlis bëhet në një kohë kur Kosova po përpiqet të përmbushë standartet e përcaktuara si kushte nga komuniteti ndërkombëtar me synim hapjen e bisedimeve për statusin. Liderët e Kosovës janë shprehur optimistë lidhur me këtë process pavarësisht faktit se progresi në Kosovë u rrezikua rëndë dy muaj më parë për shkak të dhunës ndëretnike.

gsh






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 23-5-2004 nė 00:02 Edit Post Reply With Quote
Nuk mund te pritet qe Greqia dhe Serbia te n'a japin te drejten qe n'a takon.Si Karamanlisi dhe Kushtunica jane ne te njejten gjatesi vale me Milloshevicin,persa i perket antishqiptarizmit.Tirana zyrtare mbyll veshet dhe syte perballe kesaj armiqesie te trasheguar,opozita hesht,pa ditur se cfare te beje ndersa shqiptaret e Kosoves ndihen serish te vetmuar.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2104919 sekonda, 26 pyetje