Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Maqedonia
Anton Ashta

Postuar mė 2-6-2004 nė 09:07 Edit Post Reply With Quote
Maqedonia

MAZEDONIEN: ANTRAG AUF EU-MITGLIEDSCHAFT


Mazedonien hat am 22. März 2004 offiziell einen Antrag auf EU-Mitgliedschaft gestellt.


Mazedonien hat am 22. März 2004 offiziell einen Antrag auf EU-Mitgliedschaft gestellt. Nach Slowenien, das jetzt der EU beitritt, und Kroatien, dessen Beitrittsantrag im Februar 2003 eingereicht wurde, ist Mazedonien damit das dritte Land des früheren Jugoslawiens, das sich um den EU-Beitritt beworben hat.
Die Europäische Kommission ist nun angehalten, den Beitrittsantrag zu prüfen und innerhalb von 12 Monaten Stellung zu beziehen.


04.05.04

http://www.ihk-bayern.de/newsletter2/out/p.php?a=659f7811510c2a2b265a09a56095c702384





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2005 nė 21:32 Edit Post Reply With Quote
Maqedonia do të dërgojë javën tjetër përgjigjet e pyetësorit të BE
09/02/2005

Maqedonia ka kompletuar 14,000 faqet e përgjigjeve për pyetësorin e Komisionit Europian, një mjet zyrtar përdorur nga BE për të gjykuar gadishmërinë e një vendi aplikant për të filluar procesin e pranimit.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup – 09/02/05


Ish presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi (majtas) i dha në 1 tetor 2004, në Shkup, pyetësorin e BE ish kryeministrit maqedonas Hari Kostov. [AFP]

Maqedonia do të dërgojë të hënën (14 shkurt) 14,000 faqe me përgjigje për në Komisionin Europian (KE), pas katër muajsh pune. Kryeministri Vlado Buçkovski do t'ja dorëzojë dokumentin presidentit të KE, Hoze Manuel Baroso, në një ceremoni zyrtare. Përgjigjet, tha Buçkovski, paraqesin një përfaqësim në thellësi të Maqedonisë duke përshkruar sfondin e vendit, politikat dhe planet.

Pyetësori është një mjet zyrtar i përsorur nga BE për të shqyrtuar gadishmërinë e vendit për të filluar procesin e pranimit. Ish presidenti Romano Prodi ja dha Maqedonisë pyetësorin që përmbante 1,921 pyetje dhe po kaq shumë nën-pyetje, në 1 tetor 2004.

Duke treguar dy CD me versionet në maqedonisht e anglisht të përgjigjeve, në një fjalim të tij në 31 janar, Buçkovski tha se ato pasqyrojnë punën intensive të bërë gjatë periudhës katër-mujore. "Ne kemi kompletuar punën për përgjigjet e pyetësorit dhe presim një mënyrë të rregullt, shansin dhe statusin e kandidatit nga partnerët dhe miqtë tanë në Europë," tha Buçkovski. "Garancia se do të jetë kështu, është bashkëpunimi ynë i mëparshëm. Maqedonia ka qenë një mik konstruktiv i BE në të mirë e në të keq."

Kryeministri tha se vendet e Ballkanit kishin nevojë për një shembull të mirë që demonstron tolerancën midis komuniteteve etnike kombinuar me mundimin, përpjekjen dhe reformën që shpie në anëtarësimin në BE.

"Ky është shembulli i Maqedonisë. Maqedonia mund dhe do të jetë vendi nëpër të cilin vendet e Ballkanit perëndimor do të shohin derën e hapur në BE. Kjo qeveri do ta provojë këtë jo vetëm për shkak të qytetarëve maqedonas por për shkak të stabilitetit dhe progresit rajonal,' tha Buçkovski.

Duke ju drejtuar komitetit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian në 28 janar, komisioneri i zgjerimit të BE, Olli Rehn tha se opinioni ndaj ofertës së Maqedonisë mund të miratohej më pas këtë vit, duke e lejuar atë të vihej në axhendën e Këshillit Europian të dhjetorit.

"Nëqoftë se zhvillimi politik në Maqedoni vazhdon pozitivisht, ne mund të kemi një tjetër vend kandidat dhe provë të shëndoshë për Ballkanin perëndimor," tha Rehn.

Deklarata e tij u përshëndet në Maqedoni. Nënkryeministrja Radmila Shekerinska, e cila është ngarkuar për procesin e integrimit europian, tha se vendi i saj është tani në një udhë të shpejtë për statusin e kandidatit.

Shekerinska tha se Maqedonia ka treguar në katër muajt e shkuar se mund të punojë në një mënyrë të përqëndruar edhe nën presion dhe në rrethana emergjente. Pyetësori mori përgjigje gjatë një periudhe tranzicioni midis dy qeverive dhe në një kohë kur u mbajt një referendum i madh mbi organizimin territorial.

"Duke ju përgjigjur pyetësorit, Maqedonia ka rritur shanset e saj për anëtarësimin në BE dhe ka përshpejtuar tempin e procesit," tha Shekerinska.

I lumte





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-3-2005 nė 09:27 Edit Post Reply With Quote
Buçkovski: Maqedonia do të përpiqet për anëtarësimin në BE deri në 2010
18/02/2005

Duke paraqitur përgjigjet e Maqedonisë për pyetësorin e BE, kryeministri Vlado Buçkovski u zotua për "angazhim të plotë dhe përpjekje të vazhdueshme" teksa vendi i tij shkon përpara në rrugën e anëtarësimit në BE.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 18/02/05


Kryeministri maqedonas Vlado Buçkovski (majtas) i dha të hënën (14 shkurt) presidentit të Komisionit Europian Hoza Manuel Barroso një CD që përmban përgjigjet e Maqedonisë ndaj pyetësorit të BE. [AFP]

Më parë kësaj jave, kryeministri maqedonas Vlado Buçlovski, duke kryesuar një delegacion në Bruksel, i paraqiti përgjigjet ndaj pyetësorit të BE, presidentit të Komisionit Europian (KE), Hoze Manuel Barroso. Duke përfshirë 1,921 pyetje dhe po aq nënpyetje, dokumenti i BE ka për qëllim të vlerësojë gadishmërinë e vendit për të nisur procesin e pranimit.

Ndërsa dorëzoi përgjigjet që përbënin deri në 14 mijë faqe materiali të shtypur plus një CD-ROM, Buçkovski shprehu shpresën se KE do të lëshojë një pikpamje apo opinion zyrtar për statusin e kandidatit, në shtator.

Po të ndodhë kjo, vuri në dukje kryeministri, Këshilli Europian mund të vendoste rreth statusit të kandidatit deri në dhjetor.

"Ne besojmë se vendimi në opinion do të jetë pohues dhe Maqedonisë do t'i jepet statusi i kandidatit nga i cili negociatat për anëtarësimin mund të fillojnë në 2006," tha Buçkovski. "Ne gjithashtu besojmë se ky angazhim i plotë dhe përpjekje e vazhdueshme do ta shpjerë Maqedoninë të përfundojë bisedimet dhe ne do të punojmë për t'u bërë anëtare e BE në 2010."

Baroso tha se Maqedonia kishte bërë një punë të madhe në katër muajt e fundit dhe se opinioni i KE do të bazohej në këtë fakt. "Komisioni Europian është i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Ballkanin perëndimor me qëllimin përfundimtar të anëtarësimit të tij të plotë në BE nëqoftë se kushtet e domosdoshme përmbushem," tha Baroso.

Rruga për në BE nuk do të jetë e lehtë dhe do kohë, reforma e punë nëqoftë se Maqdonia do të shkojë më tej, tha Baroso, duke shtuar se është ende herët të flitet për data.

Komisioneri i zgjerimit të BE, Olli Rehn megjithatë, konfirmoi se KE ka në plan të paraqesë opinionin e vet gjatë vjeshtës, duke bërë të aftë Këshillin Europian ta diskutojë atë në dhjetor.

"Sot është një ditë e madhe për ju dhe do të ketë edhe ditë të tjera të mëdha," tha Rehn. Ai paralajmëroi megjithatë se Maqedonia duhet të vazhdojë të shkojë përpara me reformat gjyqësore, të kryejë me sukses zgjedhjet lokale të rregullta e demokratike, të planifikuara për në mars, dhe të përmirësojë klimën e biznesit për investitorët e huaj.

Pas ceremonisë, Buçkovski u takua me presidentin e Paralamentit Europian, Josep Borrell, shefin e sigurimit të BE, Havier Solana dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Shefer.

Në shenjë solidariteti politik, kreu i Partisë Liberale, Stojan Andov mori pjesë në takimet e Brukselit si përfaqësues i partive opozitare të Maqedonisë. Koalicioni qeverisës dhe opozita kanë ngritur një "Kolaicion për Europën", jozyrtar, për të demonstruar se të gjitha forcat politike të vendit janë të bashkuara për hyrjen në BE.



I lumte maqedonasve dhe turp per Kombin Shqiptar.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-5-2005 nė 19:45 Edit Post Reply With Quote
Maqedonia merr pyetje shtesë nga Komisioni Evropian
02/05/2005

Komisioni Evropian u ka kërkuar institucioneve të Maqedonisë të dërgojnë përgjigje për 189 pyetje shtesë në vijim të përgjigjeve fillestare të qeverisë për pyetësorin e BE.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup – 02/05/05


Kryeministri Vlado Buçkovski tha se objektivi i Maqedonisë ishte të bëhej anëtar i BE më 2010. [AFP]

Qeverisë maqedonase e cila dorëzoi përgjigjet e saj ndaj pyetësorit të BE në shkurt ju dha një shtesë prej 189 pyetjesh nga Komisioni Evropian (KE). Të marra në 20 prill, ato pasojnë përgjigjet fillestare të Maqedonisë dhe janë menduar për të vlerësuar më tej gadishmërinë e vendit për t'u bërë kandidat zyrtar i BE.

Një letër shoqëronte pyetjet e reja duke shprehur mirënjohje për përgjigjet e duhura dhe tërësore që qeveria kishte dhënë ndaj rreth 3,000 pyetjeve.

"Ne jemi vërtet të kënaqur për shkak se nuk ka surprizë të posaçme, dhe ne besojmë se do ta përmbushim këtë detyrë në kohë dhe me cilësi të lartë siç bëmë edhe më parë," tha në një konferencë shtypi në 22 prill Nënkryeministrja Radmilla Shekerinska. "Përgjigjet, së bashku me dokumentet shoqëruese të një ligji apo një raporti shtesë që është kërkuar, do të dërgohen në KE deri në 10 maj," tha ajo.

Më tepër se 40 nga pyetjet shtesë përqëndrohen në ministrinë e bujqësisë, ndërsa 41 të tjera lidhen me çështje të brendshme e të drejtësisë. Ministria e punës dhe politikës sociale do t'i përgjigjet 26 pyetjeve shtesë dhe ministria e jashtme 15.

Shekerinska spjegoi se numri i pyetjeve nuk do të thotë se këto institucione nuk kanë dhënë përgjigje cilësore. Më tepër, tha ajo, disa çështje janë komplekse nga natyra e tyre dhe kërkojnë vëmendje më të madhe e përpunim tërësor.

Ajo tha se qeveria është e kënaqur që shumica e punës qe kompletuar në fazën e parë dhe tani kërkoheshin vetëm sqarime shtesë. Përgjigjet e reja do të bëheshin të hapura publikisht kur të kompletoheshin dhe dërgoheshin në Bruksel, tha ajo.

Përgjigjia e pyetjeve nga KE është një procedurë standarde që Brukseli përdor për të vendosur mbi një opinion lidhur me atë në se një vend është i përgatitur për statusin e kandidatit për anëtar. Sipas komisionerit të zgjerimit të BE, Oli Rehn, Brukseli do ta njoftojë opinionin në vjeshtë. Mbi bazën e kësaj, Këshilli Evropian do të marrë një vendim rreth statusit të kandidatit të Maqedonisë gjatë takimit të dhjetorit. Kur dorëzoi përgjigjet në shkurt, Kryeministri Vlado Buçkovski tha se objektivi i Maqedonisë ishte të bëhej anëtare e BE më 2010.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-5-2005 nė 09:38 Edit Post Reply With Quote
Shtetasit maqedonas do të kenë pasaporta dixhitale
16/05/2005

Si pjesë e nxitjes së qeverisë maqedonase për lehtësimin e regjimit të vizave të BE, po futen pasaportat e reja me teknologji të përparuar. Një tender për projektin u nis muajin e kaluar.
Nga Marija Lazarova për Southeast European Times në Shkup – 16/05/05


Shtetatsit maqedonas do të marrin vitin e ardhshëm pasaporta të reja dixhitale. [AFP]

Si pjesë e nxitjes së qeverisë maqedonase për lehtësimin e regjimit të vizave të BE, po futen pasaportat e reja me teknologji të përparuar. Një tender për projektin u nis muajin e kaluar.

Muajin e kaluar, qeveria maqedonase nisi një tender për një sistem të ri të pasaportave dixhitale që do të ketë teknologji të përparuar që përdoret aktualisht në BE dhe Shtetet e Bashkuara. Ofruesi i suksesshëm do të zgjidhet deri në gusht duke bërë të mundur që shtetasit të marrin pasaportat e tyre të reja vitin e ardhshëm.

Midis shumë masave të sigurisë menduar për të mbrojtur kundër vjedhjes së identitetit, pasaportat do të përfshijnë një kod dixhital që ka të regjistruar karaktaristikat biometrike të mbajtësit të tilla si ngjyra e syve. Autoritetet doganore do të jenë në gjendje të hyjnë në dosjen dixhitale pa ndihmë të posaçme nga policia.

Përmirësimi është pjesë e nxitjes së qeverisë për një lehtësim të regjimit Shengen të vizave për shtetasit maqedonas, diçka që ajo shpreson se do të ndodhë pasi vendi të marrë një opinion pozitiv prej Komisionit Evropian ndaj pyetësorit të BE dhe pasi t'i jepet statusi i kandidatit të BE. Kjo mund të ndodhë rreth fillimit të vitit të ardhshëm.

"Qeveria ka marrë një vendim për të shpallur një tender për pasaportat e reja sepse kjo është hallka e fundit që mungon dhe që duhet krijuar në qoftë se duam të zgjidhim regjimin e vizave Shengen deri në krye të 2006," tha Kryeministri Vlado Buçkovski pas njoftimit të tenderit.

Shuma prej 15 deri 20 milion e nevojshme për projektin do të vijë nga burime të ndryshme, duke përfshirë kompaninë e telekomunikacioneve Makedonski Telekomunikacii, si edhe nga fonde publike. "Forma më e përshtatshme e financimit të pasaportave të reja është nga dividenti i parave që Makedonski Telekomunikacii duhet t'i paguajë qeverisë," tha Buçkovski. "Pastaj mund të konsiderohen kreditet e mallrave, paratë për investime në segmente të tjera dhe paratë e parashikuara për kostot kapitale që nuk janë investuar normalisht."

Fondet publike do të përcaktohen në buxhetin e vitit 2006 dhe më pas do të rimbursohen me paratë e mbledhura nga çdo zotërues i pasaportës së re.

Dymbëdhjetë firma kaluan stadin parakualifikues duke i bërë ato të afta të marrin pjesë në tender, sipas ministrisë së brendshme. Ofertat e tyre do të hapen zyrtarisht në një takim në korrik.

Të tjera hapa që Maqedonisë i duhet të marrë përfshijnë nënshkrimin e një marrëveshje mbi ripranimin e njerëzve me BE deri në 2006 dhe kompletimin e kalimit kufitar nga ushtria maqedonase tek ministria e brendshme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-6-2005 nė 07:01 Edit Post Reply With Quote
Maqedonia përgatitet për statusin e kandidatit të BE
31/05/2005

Në vetëm tre vjet Maqedonia ka shkuar nga të qënit një vend që kërkonte ndërhyrjen evropiane, në atë që pret statusin e kandidatit, i tha presidneti Branko Crvenkovski një forumi të fundit mbi integrimin.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup – 31/05/05


"Vlerësimi im është se Maqedonia po përpiqet me sukses në rrugën e vet për t'u bashkuar me BE," tha presidenti Branko Crvenkovski. [AFP]

Pasi ju përgjigj pyetjeve shtesë në pyetësorin e BE, qeveria maqedonase po përgatitet për statusin e kandidatit të anëtarësimit në BE me opinionin e Komisionit Evropian (KE) që pritet këtë vjeshtë. Optimizmi ishte i dukshëm në forumin e tretë kombëtar për integrimin e përshpejtuar të Maqedonisë në BE, mbajtur në 25 maj nën përkujdesjen e presidentit Branko Crvenkovski. Temat e forumit ndryshonin shumë nga dy sesionet e mëparshme.

Në vitet e fundit forumi u përqëndrua në zgjidhjet post-konfliktuale dhe se si të procedohej me aplikimin për anëtarësimin në BE. Këtë vit, në ndryshim, pjesëmarrësit ju drejtuan tre çështjeve: si të arrihet tregu i brendshëm i BE, përgatitjet për bisedimet e pranimit dhe menazhimi i fondeve dhe instrumenteve të para-pranimit të BE. Temat pasqyrojnë axhendën e hedhur nga BE dhe sugjerojnë se vendi ka lëvizur në mënyrë të konsiderueshme në udhën e pranimit.

"Vlerësimi im është se Maqedonia po përpiqet me sukses në rrugën e vet për t'u bashkuar me BE," i tha Crvenkovski forumit. Në vetëm tre vjet, tha ai, Maqedonia ka shkuar nga një vend që kërkonte ndërhyrjen evropiane në atë që pret statusin e kandidatit të BE. "Kjo tregon se procesi që ishte hartuar si një objektiv thelbësor strategjik i vendit, është kryer me sukses," shtoi ai.

Nënkryeministrja Radmilla Shekerinska, e cila është e ngarkuar me integrimin evropian, foli rreth procesit të 'evropianizimit' të shoqërisë maqedonase duke thënë se kjo do të pasqyrohej në legjislacionin e vendit, partitë politike dhe institucionet. Ndryshime duheshin bërë gjithashtu në politikën e punësimit në Maqedoni, tha ajo.

Bisedimet midis Maqedonisë dhe KE qenë caktuar të vazhdonin në Bruksel të martën (31 maj). Në një takim me komisionerin e zgjerimit të BE Olli Rehn, Shekerinska do të bisedojë rreth proceseve aktuale të reformës në gjyqësor e polici, liberalizimin e tregut të telekomunikacioneve dhe dy detyrimeve të mbetura legjislative nga marrëveshja e Ohrit.

Me gjasë deri në 10 qershor, do të mbahet gjithashtu në Bruksel një takim i Komitetit për Stabilizimin dhe Asocimin. Përfaqësuesit e Maqedonisë do të raportojnë mbi përparimin e vendit në bërjen e ndryshimeve dhe reformave të nevojshme për të përmbushur marrëveshjen e saj të stabilizimit dhe asocimit me Bashkimin.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-1-2007 nė 08:53 Edit Post Reply With Quote
Maqedonia fut taksën më të ulët të rrafshtë në Evropë

02/01/2007

SHKUP, Maqedoni -- Që nga e hëna (1 janar). Maqedonia futi një taksë të rrafshtë 12% për taksat e korporatave dhe për të ardhurat personale. Ligjet e reformës së taksave qenë miratuar nga parlamenti së bashku me ligjin e buxhetit të 2007, të premten. Deri tani, norma e taksës së fitimit qëndronte në 15% ndërsa shkalla dhe nivelet e taksave të të ardhurave personale qenë 15%, 18% dhe 24%. Taksa e re 12% është më e ulta në Evropë dhe kabineti thotë se mund ta reduktojë atë bile deri në 10%.

Në lajme të tjera, nënkryeministri Zoran Stavrevski tha të premten se përparësia në 2007do të ishte goditja e burokracisë dhe përmirësimi i punës së administratës publike. Pjesa kryesore e punës është ajo që ai e quajti projekti i "Gijotinës rregulluese" që parashikon shkurtimin e numrit të rregullave të panevojëshme lidhur me administratën publike dhe sektorin e korporatës. (Makfax, Telma TV - 01/01/07; Makfax - 29/12/06)

I lumte Maqedonise!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-5-2008 nė 09:01 Edit Post Reply With Quote
http://en.wikipedia.org/wiki/Elections_in_the_Republic_of_Macedonia





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-1-2009 nė 08:05 Edit Post Reply With Quote
Zgjedhjet e marsit të rëndësishme për Maqedoninë

14/01/2009

Zgjedhjet e ardhëshme lokale e presidenciale në Maqedoni mund të kenë një ndikim të madh në perspektivat e vendit në BE.

Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup -- 14/01/09
photo

Pjesëmarrja në votime duhet të arrijë vetëm 40% në zgjedhjet e marsit, sipas ligjit të ri. [Dosje]

Kur temperaturat nisin të ngrihen me pranverën, në Maqedoni do të ndizen gjithashtu luftrat politike. Vendi do të shkojë në zgjedhje në 22 mars për të zgjedhur një president të ri si dhe kryebashkiakët dhe këshillat e bashkive. Qeveria njoftoi të shtunën (10 janar) datën e zgjedhjeve lokale e të presidentit.

"Këto zgjedhje janë shumë vendimtare për shtetasit tanë," tha pas njoftimit kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski. "Sipas standardeve më të larta evropiane, zgjedhjet e rregullta e demokratike janë me rëndësinë më të madhe për përfshirjen tonë të mëtejshme në BE."

Ky raund zgjdhjesh do të shohë një ndryshim të rëndësishëm në kërkesat për pjesëmarrje. Në të kaluarën, duheshin së paku 50% e elektoratit të shkonte në votime me qëllim që votat të ishin të vlefshme. Kjo shifër ka rënë tani në 40%.

Parliamenti ra dakord me ndryshimin të premten. Ai miratoi gjithashtu një kërkesë për kandidatët për të paraqitur një deklarim të notarizuar në Komisionin e Lustrimit ku betohen se ai apo ajo nuk ka bashkëpunuar kurrë me policinë e fshehtë të regjimit të mëparshëm komunist.

Partitë politike, deri tani, po mbajnë të pashpalosura listat e tyre të kandidatëve. Si VMRO-DPMNE qeverisëse dhe opozita kryesore SDSM kanë zbuluar kandidatët e tyre bashkiakë vetëm në zonat ku kanë besim për fitorren.

VMRO-DPMNE thotë se në Bitola e Prilep, kandidatët e saj do të jenë ekzistuesit Marjan Ristevski dhe Vladimir Talevski. SDSM njoftoi se kryebashkiakët e saj ekzistues në Strumicë, Ohër dhe Kumanovë, respektivisht Zoran Zaev, Aleksander Petrevski dhe Zoran Damjanovski, do të konkurojnë përsëri.

Sa për garën presidenciale, ish ministri i brendshëm Ljube Boshkovski ishte i pari që hodhi në ring kapelen. Boshkovski qe për më shumë se tre vjet në paraburgim në Hagë lidhur me bastisjen nga policia në 2001 të një fshati etnik shqiptar që la shtatë të vdekur. Prokurorët po apelojnë lirimin e tij nga gjykata e OKB.

Sondazhet i kryeson megjithatë ish ministri i jashtëm Srgjan Kerim. Të martën, SDSM e paraqiti Kerim si një kandidat që mund të merrte mbështetjen e të dy partive.

"Ne paraqitëm një propozim për VMRO-DPMNE dhe presidentin e partisë Nikola Gruevski, që të dy partitë më të mëdha të vendit të mbështesin një kandidat të vetëm jopartizan për kreun e ardhshëm të shtetit," tha kreu i SDSM Zoran Zaev. Ne e konsiderojmë...Kerim të jetë personi më i përshtatshëm për një post të tillë."

Zgjedhjet janë vendimtare për shanset e Maqedonisë për t'u bashkuar me BE. Brukseli e ka bërë të qartë se do që të shohë zgjedhje të ndershme e demokratike, ndryshe nga zgjedhjet parlamentare të qershorit të kaluar të prishura nga dhuna dhe mashtrimi i votave. Sipas kryeministrit Nikola Gruevski, qeveria ka miratuar një plan për zgjedhjet e marsit për të parandaluar çdo incident të mundshëm.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-1-2009 nė 09:49 Edit Post Reply With Quote
Maqedonia mund të shpërbëhet si shtet
Nga Spiros Pajiataqis, “Kathimerini”

Unë dhe Marina shkëmbyem vështrime dyshuese. Këta ishin pasardhësit e famshëm të ushtarëve të Aleksandrit të Madh, çuditeshim ne, të cilët mbetën në thellësitë e Azisë dhe që nuk mundën ta ndiqnin gjeneralin e madh në pushtimet e tij të reja?

Pak vite më parë ne vizituam kalashët, një grup etnik hindush në vargmalin Kush, që jetojnë në qarkun Chitral, në zonën kufitare në veri-perëndim të Pakistanit.

Marina Karagatsi, një arkeologe me përvojë, nuk u besoi shenjave që pa – dhe më bindi në lidhje me mosbesimin e saj. Megjithëse ekzistonin ca copëza të shpërndara “faktesh”, pretendimi për lidhje direkte me Ushtarin e Madh nuk është konfirmuar kurrë në mënyrë shkencore. Sidoqoftë, në Greqi ka ende disa grupe që këmbëngulin se kalashët ndihmojnë për “çështjen maqedonase”. Si? Nuk e di.

Gjatë Festivalit të Filmit Dokumentar në Selanik, u shfaq një film i Nikos Vezirgiannis për kalashët, i cili linte shumë pak vend për dyshim që “këta” ishin fëmijët e vërtetë të ushtrisë maqedonase.

Disa vite të shkuara, në 2005, një tjetër film, këtë herë nga një gazetar udhëtimesh me qendër në Shkup, Marina Dojcinovska, i titulluar “Hunza” na shfaqi specie të tjera të pasardhësve maqedonas.

Sipas versionit të vetë atyre, këta njerëz me lëkurë të verdhë dhe sy të kaltër, që jetojnë në rrëzë të Himalajave, kanë ndjekur pemën e familjeve së tyre, e cila i ka çuar te trupat e këmbësorisë së Aleksandrit, që mbërritën në Pakistanin verior 23 shekuj më parë.

Qartësisht shumë më mirë të organizuar se kalashët, banorët e Luginës Hunza ruajnë ende një pallat mbretëror dhe një princ, Ghazanfar Ali Khan, i cili para disa muajsh u ftua të vizitonte vendin e paraardhësve të tij – Shkupi, me sa duket – bashkë me bashkëshorten, princeshën Rani Atiqa.

Në aeroportin “Aleksandri i Madh” të Maqedonisë në muajin korrik, ky delegacion tejet i pazakonshëm, u prit nga kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe u bekua nga kryepeshkopi ortodoks “maqedonas”.

Por jo të gjithë i pritën me të njëjtin entuziazëm. Buzëqeshjet sarkastike dhe kritikat e forta brenda vendit e injoruan vizitën e të ftuarve nga Hunza si populizëm të pacipë. Më e rëndësishmja, pas talljeve në gazetat vendase, Agjencia e Rinisë dhe Sporteve anuloi daljen e planifikuar të vitit në sheshin kryesor të Shkupit. Duke mitologjizuar kulturën e saj, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë është përpjekur të rritë legjitimitetin e saj ndërkombëtar. Dhe kjo nuk është e vetmja gjë që ka bërë qeveria e sotme, pavarësisht “fakteve” historike tejet të diskutueshme se Aleksandri i Madh është stërgjyshi i shtetit të sotëm. Kohët e fundit, zëdhënësi i qeverisë, Shefik Duraku, i tha televizionit lokal “Alfa” se autostrada kryesore e vendit, që nis në veri me Serbinë dhe mbaron në jug te kufiri grek, do të quhet “Aleksandri i Maqedonisë”, si pjesë e korridorit 10.

Edhe më, Duraku shtoi se stadiumi i futbollit në Shkup do të riemërtohet “Arena Filipi i Dytë”, sipas babait të Aleksandrit. I njëjti emër u zgjodh për aeroportin e planifikuar për mallra pranë qyteti Stip, në Maqedoninë qendrore.

Themeluesi i Maqedonisë së sotme, ish-presidenti Kiro Gligorov, tha: “Ne jemi sllavë që kemi ardhur në këtë rajon në shekullin e gjashtë... nuk jemi pasardhës të maqedonasve të lashtë” (Foreign Broadcast Information Service Daily Report, Eastern Europe, February 26, 1992, p. 35).

Gligorov deklaroi gjithashtu: “Ne jemi maqedonas, por sllavo-maqedonas. Këta jemi! Ne s’kemi lidhje me Aleksandrin e Madh dhe Maqedoninë e tij... Paraardhësit tanë erdhën këtu në shekullin e pestë dhe të gjashtë.” (Toronto Star, March 15, 1992).

Citime të tilla ka plot. Më 22 janar 1999, ambasadori i Maqedonisë në SHBA, Ljubica Achevska, mbajti një fjalim për situatën e tanishme në Ballkan. Në përgjigje të pyetjeve të saj në fund të fjalimit, zonja Achevska deklaroi: “Ne nuk pretendojmë të jemi pasardhësit e Aleksandrit të Madh... Greqia është partneri i dytë tregtar më i madh i Maqedonisë dhe investitori i saj më i madh. Në vend të luftës, ne kemi zgjedhur ndërmjetësimin e OKB, me bisedime në nivel ambasadorësh me ndërmjetës z. Vance dhe z. Nimetz. Në përgjigje të një tjetër pyetjeje për origjinën e popullit të Maqedonisë së sotme, ambasadorja deklaroi me realizëm se “ne jemi sllavë dhe flasim një gjuhë sllave”.

Megjithatë, duke ndjerë rrezikun nga të gjitha anët, patriotët maqedonas janë bërë më kokëfortë për identitetin, duke e quajtur veten “pasardhës të Aleksandrit”, megjithëse pushtuesi i lashtë nuk kishte fëmijë të deklaruar.

Javën e kaluar, kryeministri grek Kostas Karamanlis, duke folur në parlament, e ngriti retorikën në lidhje me këtë çështje. Në një mesazh me fjalë të forta për Shkupin, ai e bëri fare të qartë që rruga e Maqedonisë drejt BE dhe NATO-s do të jetë e bllokuar, po qe se nuk arrihet marrëveshje për emrin – një emër me cilësorë gjeografikë. Ky ishte si një ultimatum për Shkupin.

Megjithatë, pavarësisht armiqësisë në lidhje me akronimin e çuditshëm, biznesi mes fqinjëve vazhdon të lulëzojë. Biznese të mëdha greke janë dominuese në naftë, banka, telekom dhe ndërtim në Maqedoni.

Mëmëdheu helen është shfaqur si investitori kryesor në Maqedoni, me investime direkte afër një miliard euro gjatë dekadës së fundit. Rreth 300 kompani greke kanë punësuar rreth 20 mijë persona në Maqedoni, ndërsa tregtia mes dy vendeve u rrit me 15 për qind vitin e kaluar në të dy vendet, me balancë dypalëshe në favor të Greqisë me rreth 140 milionë euro.

Megjithatë, që të fitojë një investim 50 milionë euro për infrastrukturë, fqinji ynë duhet të heqë dorë nga sjellja konfrontuese.

“Le të jemi të qartë: për sa kohë që kultivohet klima e provokimit, nacionalizmit dhe mos-tolerancës, nuk do të disbursohet asnjë euro e vetme”, - tha Karamanlis në parlament.

Maqedonia, e cila shpreson të anëtarësohet në BE, do të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe lokale më 22 mars, zgjedhjet e katërta që prej pavarësisë në vitin 1991.

Ndërkohë, kur të gjithë i kanë sytë te presidenti Obama, Shkupi tregoi qëllimin e tij të mirë duke dërguar 150 trupa në Afganistan.

Për të huajt, kundërshtimi grek për emrin është vështirë të kuptohet, mirëpo, po të përballemi me problemin në mënyrë cinike, mosmarrëveshja mund të marrë fund me gëlltitjen e Maqedonisë nga fqinjët e saj. Të paktën kjo ishte pikëpamja e shprehur nga Antonis Samaras në një intervistë, mars 2008, për televizionin shtetëror grek (ERT) – e ri-transmetuar disa ditë më parë, para se ai të caktohej ministër kohët e fundit.

“Koha është në favorin tonë”, - tha Samaras. “Besoj se Shkupi nuk do të mbijetojë si shtet i vetëm dhe Greqia nuk ka pse trembet nga krijimi i Shqipërisë apo Bullgarisë së Madhe.” Kushedi, ndoshta na presin surpriza spektakolare.


* Titulli është redaksional





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-2-2010 nė 09:55 Edit Post Reply With Quote
Partitë opozitare në Maqedoni bashkojnë forcat

08/02/2010

Partitë e bashkuara të opozitës, që e quajnë veten "Fronti", duan ndryshime të ndjeshme në Maqedoni duke filluar me një qeveri të re.

Nga Zoran Nikolovski nga Southeast European Times në Shkup -- 08/02/10
photo

Bashkimi shumë-partiak dëshiron të vendosë një qeveri të re. [Tomislav Georgiev/SETimes]

Dymbëdhjetë parti politike në Maqedoni nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi javën e shkuar me qëllimin e përbashkët rrëzimin e Kryeministrit Nikola Gruevski dhe koalicionin që përbën qeverinë e tij në pushtet të VMRO-DPMNE-së.

"Qëllimi ynë përfundimtar është të mundim koalicionin e kryesuar nga VMRO-DPMNE," tha udhëheqësi i koalicionit Branko Cërvenkovski, ndërsa blloku i ri u njoftua më 1 shkurt në Shkup. Cërvenkovski, një ish-president i Maqedonisë, tha se spektri i gjerë i partive ka lënë mënjanë dallimet për të mirën e vendit në një kohë kritike.

Simbolikisht i quajtur Fronti, bashkimi shumë-partiak udhëhiqet nga Bashkimi Social Demokratik për Maqedoninë (SDSM) i Cërvenkovskit. Koalicioni përbëhet nga një spektër i gjerë aleatësh dhe rivalësh të mëparshëm, nga e majta, ultra e majta dhe komunistët deri në mbizotërimin e qendrës.

Qëllimi i vetëm i tyre është të rrëzojnë koalicionin qendrës së djathtë në pushtet, që ka qenë në qeverisje që nga zgjedhjet parlamentare të korrikut 2006. Vëzhguesit janë përgjithësisht skeptikë se Fronti do të arrijë qëllimin e tij së shpejti, duke treguar sondazhet që sugjerojnë se qeveria e Gruevskit mbetet shumë popullore në publik.

Liberal Demokratët, që kritikojnë me vrull Gruevskin ndërsa vazhdojnë sfidat e tyre ndaj Cërvenkovskit, nuk u bashkuan me Frontin. Gjithashtu refuzuese ishte dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve, e udhëhequr nga Menduh Thaçi.

Ljube Boshkovski, 49 vjeç, është një ish-ministër i brendshëm në qeverinë e kryesuar nga Gruevski. Shfajësuar për krime të luftës lidhur me torturat dhe vrasjet e shqiptarëve etnikë në fshatin Ljuboten më 2001, Boshkovski është tani një kritik i rreptë i Gruevskit.

Udhëheqësi i Alternativës së Re, Gjorgi Orovcanec i foli turmës në nënshkrimin e marëveshjes shumë-partiake, duke thënë se qeveria e Gruevskit nuk kishte mbajtur asnjë nga premtimet e saj.
Artikuj që kanë lidhje
Australianët shkojnë në raundin tjetër pas një fundi rrëqethës me kroatët

23/06/2006
E djathta bullgare akoma në mospërputhje mbi kandidatin presidencial

02/08/2006
Aktori Riçard Gir në film, gjurmon për Karaxhiçin

08/09/2006
Aksionerët të kënaqur ndërsa Barr merr Plivën

17/10/2006
Serbia dhe Bosnje dhe Herzegovina bllokojnë marrëveshjen e CEFTA

22/11/2006
Telekom Serbia hyn në tregun e BiH

28/12/2006

"Nuk kemi asnjë investim, nuk kemi asnjë para, nuk kemi asnjë prodhim, nuk kemi asnjë mik."

Gruevski nuk do të komentojë mbi sfidën që tani po grupohet kundër tij, duke thënë se nuk ka frikë për humbjen e pushtetit.

Analistët kanë treguar se vetëm një numër i vogël votuesish priren ndaj shumicës së partive që kanë nënshkruar për Frontin.

Profesori Jove Kekenovski thotë se ndikimi i opozitës është më së shumti psikologjik, ndërsa eksperti politik Albert Musliu duartroket opozitën si një korigjuese të qeverisë së tanishme.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3047481 sekonda, 35 pyetje