Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Alarm:Familja shqiptare drejt shkaterrimit
burimuji

Postuar mė 9-10-2002 nė 14:34 Edit Post Reply With Quote
Familja Shqiptare perballe Kodit ne Projekt

"http://www.reportazh.com/TEXTET/sociale/sociale1.htm"

Familja Revolucioni me Kod: Kuvendi diskuton dokumentin qe percakton disa lloje martesash

Parlamenti mori përsipër që të bëjë një revolucion të vërtetë në familjen shqiptare. Kodi i Familjes quhet ligji që po kalon për diskutim dhe miratim. Në thelbin e tij ai prek martesën dhe familjen shqiptare. Në këtë ligj njihet tashmë kontrata martesore si dhe bashkëjetesa. Kjo e fundit ka nisur që të ekzistojë pas viteve '90 dhe po bëhet normale. Martesa me kontratë është praktikuar dhe njihet vetëm nga përvoja e huaj.

Shqipëria ka një Kod të vjetër të Familjes miratuar vite më parë dhe që ka disa koncepte të ngurta në lidhje me martesën, familjen dhe moralin. Gjithçka ka ndyshuar në këtë ligj të ri, i cili synon që t'i japë edhe një drejtim të ri familjes shqiptare. Një revolucion me ligj.

Kodi i Familjes prek çështjet që lidhen me krijimin e familjes, kryesisht të martesës si dhe rregullon marrëdhëniet që vijnë nga divorci i një familje. Një pjesë e mirë e tij përshkruan mënyrën e ndarjes së pasurisë së bashkëshortëve si dhe përgjegjësitë që kanë ata për fëmijët e tyre, pasi bëjnë divorc. Juristët thonë se ka ndryshime të mëdha në këtë ligj për çështjet që lidhen me pasurinë. Ligji i vjetër parashikonte vetëm pronësitë e vogla që mund të kishte një familje shqiptare në atë kohë, si shtëpia apo orenditë, ndërsa tani janë futur konceptet e kapitalit, bizneseve, llogarive bankare, të ardhurava të veçanta ose të përbashkëta.

Ligji i ri i Kodit të Familjes parashikon që bashkëshortët në momentin e lidhjes së martesës së tyre pyeten nëse duan që të lidhin një kontratë martesore. Kjo kontratë duhet që të përcaktojë qartë të drejtat dhe detyrimet e secilit, mënyrën e administrimit të të ardhurave të përbashkëta dhe personale, ndarjen e qartë të pasurive. Nëse këtë gjë nuk e bëjnë vetë bashkëshortët e bën Kodi i Familjes. Një seri e tërë nenesh të tij bën një rregullim të jetës në familje kryesisht për çështje që lidhen me pasurinë e familjes apo të secilit bashkëshort.

Martesa klasike që njohin shqiptarët sipas Kodit të Familjes quhet bashkësi ligjore. Ligji hyn vetëm në anën materiale të një martese dhe jo në anë të tjera. Në nenet e Bashkësisë ligjore rregullohen kryesisht problemet e pronësisë.

Ndryshimet e këtij ligji me legjislacionin e vjetër shqiptar në lidhje me familjen janë shumë të mëdha. Miratimi i këtij ligji do të prekë një pjesë të madhe të popullsisë për shkak se një pjesë e mirë e tyre do të kenë të bëjnë me këtë Kod të ri. Përcaktimi i martesës, mënyrat e divorcimit apo përcaktimi i rregjimit të pasurisë së përbashkët do të bëhen të njohura shumë shpejt për këdo që do të lidhë jetën me dikë apo do të kryejë divorc. Kodi i ri i Familjes, ndahet në disa kapituj ku rregullon marrëdhëniet e martesës, divorcit, detyrimet e secilit, detyrimet ndaj fëmijëve, birësimet dhe kujdestaria ndaj tyre. Hyrja në fuqi e këtij ligji të ri do të bëjë që të shfuqizohen të gjitha ligjet e tjera që bien në kundërshtim me të. Këto ligje janë të përcaktuara dhe i pari është Kodi i Familjes miratuar në vitin 1982 dhe me ndryshimet e bëra në 1992. Shfuqizohet ligji i shumëpërfolur i birësimit të të miturve nga shtetas të huaj miratuar në 1981 dhe me ndryshimet e vitit 1995. Hiqen edhe disa nene të Kodit të Procedurës civile që bien në kundërshtim me ligjin e ri për Kodin e Familjes.

Ligji i ri i Kodit të Familjes aktualisht ndodhet për diskutim në komisionet parlamentare. Pak ditë më parë ai është prezantuar në komisionin parlamentar të çështjeve sociale. Një diskutim të madh ky ligj pritet që të gjejë në komisionin e ligjeve dhe çështjeve kushtetuese si dhe në komisionin e të Drejtave të Njeriut. Çështjet që lidhen me birësimet, divorcin dhe ndarjen e pasurisë priten që të shqyrtohen gjatë.

Praktika ka treguar se ligjet e miratuara më parë dhe që prekin Kodin e Familjes kanë krijuar shumë probleme. Në radhë të parë qëndron ligji për birësimet. Ai akuzohet si shkaktari i zhdukjes së shumë fëmijëve të birësuar nga të huajt. Një pjesë e mirë e tyre nuk dihet se ku janë dhe drejtuesit e organizatave joqeveritare kanë dhënë alarmin se ata mund të kenë rënë pre e trafikimit të njerëzve ose të organeve të tyre.

Në ligj futet edhe koncepti i kujdestarisë në rastet e fëmijëve që mbeten jetim. Janë nene të tëra që rregullojnë marrëdhëniet e kujdestarit me fëmijën dhe me pasurinë e tij. Nga ana tjetër edhe kufizimet që u vendosen kujdestarit, i cili luan rolin e prindërit, por me të drejta të kufizuara në krahasim me të.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 8-6-2004 nė 15:05 Edit Post Reply With Quote
Alarm:Familja shqiptare drejt shkaterrimit

Vetem ne muaj e pare te ketij viti, rreth 300 femije mbeten jetime, per shkak te divorcit te realizuar mes 90 cifteve, nga qyteti me shkallen e larte te kerkesave per ndarje. Ne mbyllje e siper ne gjykate, edhe 90 procese te tjera. Flasin gjyqtaret: "Shkaqet kryesore, injoranca, varferia dhe grindjet ne familje, per tradheti te dyfishte bashkeshortore"

FIER - Rreth 300 femije ne qytetin e Fierit, prej pese muajsh kane mbetur jetime pasi prinderit e tyre, per shkaqe te ndryshme, kryesisht ekonomike dhe personale, i kane dhene fund martesave, duke shkelur "kuroren". Fakti pohohet per "Korrieri"-n, nga burime zyrtare te Gjykates se Shkalles se Pare te Fierit. Ata theksojne se vetem ne pese muajt e pare te vitit ne vazhdim, jane divorcuar perfundimisht, 90 cifte qytetare te Fierit. Kurse ne proces te konkludimit e siper te divorcit, jane edhe 90 cifte te tjera. Lamtumira ka ardhur sipas burimeve te mesiperme, ne pjesen me te madhe te rasteve, nga prinder qe gezojne nje deri ne kater femije.

Ne gjykaten e rrethit gjyqesor te Fierit, numri i ndarjeve te cifteve, pranohet se eshte teper problematik. Nderkohe shume ceshtje te kesaj natyre jane dorezuar ne sekretari ne pritje per t'u shqyrtuar. "Jo pak por plot 180 ceshtje per ndarje ciftesh jane depozituar prane sekretarise, vetem per 5 mujorin e pare te ketij viti. Nderkohe gjyqtaret e ceshtjeve civile kane perfunduar me zgjidhje martese 90 ceshtje", detajojne burime zyrtare. Sipas gjyqtarit Alfred Konomi, "dhjetra familje ndahen per arsye te ndryshme, si niveli ulet intelektual, ai ekonomik, etj.". sipas Konomit, "keto kontradikta midis tyre jane gjithmone ne rritje duke shkaktuar ftohjen e marredhenieve midis tyre". Jane grate ato qe kerkojne divorcin duke akuzuar burrat per tradheti bashkeshortore. Por edhe burrat, ne kerkesat drejtuar gjykates te lene te kuptosh se grate, nuk mbajne qendrim te mire ndaj jetes bashkeshortore. Ne keto kushte paditesi ose paditsja mbeshtesin kerkesen e tyre duke u shprehur ne fund: "Meqenese paditesja kerkon qe martesa te zgjidhet edhe une jam dakort se nuk mbaj grua ose burre me zor". Vlen te theksohet se 80 per qind e cifteve kane qene me femije. Sipas vendimit te gjykates, 60 per qind e rasteve femijet iu jane lene nenave dhe 20 per qind jane ndare femijet midis burrit dhe gruas. Ndersa gjyqtari Skender Damini i cili i referohet gjykimeve te zhvilluara ne proceset e tij, lidhur me kete problem shprehet: "Ndarjet kane ardhur dhe si pasoje e ndryshimeve te mentaliteteve te burrave dhe te grave te cilet marrin vendime per jeten e tyre kur shikojne qe dicka nuk shkon midis tyre". Ndersa gjyqtari Ergys Selmani shprehet se "ne disa raste, edhe vete cuditemi kur kerkohet pa shkak prishja e kurores, se gruaja nuk respekton njerezit e burrit". Me pas Selmani shton se shkaktar per ndarjen e cifteve eshte edhe emigracioni. "Shkeputja per nje kohe te gjate e burrave ose e grave kane ndikuar negativisht per nje bashkejetese te metejshme dhe ne keto raste ato jane te pashmangshme", shprehet gjyqtari. Megjithate nga ana e gjyqtareve fierake, permenden edhe raste ku si rezultat edhe i punes se tyre te ciftet, kane bere te mundur, ribashkimin e tyre pa u kryer zyrtarisht divorci ne gjykate. Xhemil Beharaj

STATISTIKAT

JANAR-MAJ 2004

Te divorcuar, 90 cifte

Ne proces mbylljeje, 90 cifte

Ne 80%, me femije

Mbeten jetime, 300 femije

Ne 60% te rasteve femijet

iu jane lene nenave

Ne 20% te rasteve, femijet

jane ndare midis burrit e gruas

"KORRIERI"

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
nji shkodran

Postuar mė 8-6-2004 nė 17:54 Edit Post Reply With Quote
Problemi asht i rande, por gazetaret shqiptare me duket se nuk dine shqip.
Nuk quhet jetim fmija me prind gjalle.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 9-6-2004 nė 01:14 Edit Post Reply With Quote
Ky loj jetimi eshte me fatkeq se atyre qe j'u mungojne prinderit realisht.Edhe vdekje ka dy lloje,reale dhe te vdesesh duke menduar se jeton.Kush eshte me e pranueshme...?
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
nji shkodran

Postuar mė 9-6-2004 nė 09:44 Edit Post Reply With Quote
"Ky loj jetimi eshte me fatkeq se atyre qe j'u mungojne prinderit realisht"
Sigurisht asnjena s'asht me u urue, por te qenunit gjalle presupozon shpresen dhe pranine e mundeshme, gja te cilen vdekja e perjashton.
Gjithsesi menyra ma rezultative per me hjeke kuptimin fjaleve asht me i perdore ku s'asht vendi i tyne.

Nejse, se duket se po dalim prej temes qi asht shume serioze e ke ba shume mire qi e ke sjelle ketu.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 20-6-2004 nė 20:56 Edit Post Reply With Quote
Masaker ne familje, djali vret nenen e vet

SHKODER - Nje grua 50 vjecare eshte gjetur e vdekur ne qytetin e Shkodres paraditen e djeshme dhe policia dyshon se ajo eshte vrare nga djali i saj 22 vjecar, per motive te cilat jane ende nen hetim. Vila Guraleci, 50 vjece, lindur dhe banuese ne fshatin Toplan te komunes shllak, zone e thelle malore rreth 60 kilometra larg qytetit te Shkodres, u gjet e vdekur pasditen e djeshme, afersi te baneses se saj. Burime nga vendngjarja i thane "Korrieri"-t, se viktima ishte vrare me arme zjarri ne mengjes heret. Hetimet e para, identifikojne djalin e saj me te madh, 22 vjecarin Mark Guraleci, si autor te krimit. Policia tha se viktima ishte nene e tete femijeve jetime. Te shoqin e kishte humbur pak vite me pare nga nje semundje e rende. Hetimet zbardhen se djali 22 vjecar, nisur nga fakti se ishte me i madhi, ishte dhe me ndikim te thelle familjar. Megjithate motivet e vrasjes makabre ende nuk qartesohen. E ndjera u gjet e vdekur ne oborrin e shtepise ndersa nuk dihet nese i dyshuari i eshte dorezuar forcave policore qe ndodhen ende ne vendngjarje. Me 24 maj te vitit qe shkoi, ne te njejtin fshat, vellai ekzekutoi motren e tij dhe me pas u vetevra, per motive familjare.

KORRIERI

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 22-6-2004 nė 22:23 Edit Post Reply With Quote
Dhunon ish-gruan dhe vajzėn e tij, arrestohet

SHKODËR- Ishte divorcuar nga gruaja e tij, por ka shkuar vazhdimisht në banesën e saj dhe e ka kanosur atë për vrasje, ndërsa ka goditur me mjete të forta vajzën e tij. Kjo është akuza që rëndon mbi 49-vjeçarin Gj. Hasani, i cili është ndaluar dje nga uniformat blu të policisë së Shkodrës, pas denoncimit të depozituar në polici. Burimet thanë për gazetën se në datën 17 dhe 19 qershor, 49- vjeçari, banues në lagjen “Daniel Matlia”, në Shkodër, ka shkuar në banesën ku jetonte gruaja dhe fëmijët e tij pas divorcit. Policia që i referohet denoncimit saktësoi në 17 qershor se Hasani ka shkuar në banesën ku jetonte familja e tij dhe i ka kërcënuar se do t’i vriste, veçanarisht ish- gruan e tij. Dy ditë më pas, po sipas denoncimit, ai ka shkuar sërish aty dhe pasi ka debatuar ka goditur me sende të forta vajzën e tij, duke i shkaktuar asaj plagë, ndërsa ka kanosur me vdekje gruan e tij. Pas kësaj dhune, nënë e bijë kanë vendosur të bëjnë denoncim në policinë e Shkodrës. Sipas policisë që i referohet deklarimeve të gruas dhe vajzës së dhunuar nga babai i saj, nuk është hera e parë që 49- vjeçari kryen një veprim të tillë. Mësohet se ai vazhdimisht shkonte në banesën ku jetonte familja dhe kanoste gruan dhe vajzat, ndërsa nuk ngurronte të ushtronte dhunë mbi to. Më e shpeshtë kjo dhunë ka qënë pas divorcit të bashkëshortëve Hasani, thanë për gazetën burimet që i referohen denoncimit. Gjithsesi lidhur me këtë ngjarje grupi i hetimit të policisë së Shkodrës tregohet mjaft i rezervuar, pasi sipas tyre, kemi të bëjmë me një çështje familjare që kërkon shumë kujdes. Materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit.

Shekulli

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 22-6-2004 nė 22:27 Edit Post Reply With Quote
Dogji "rivalin", gjykata fut ne burg te dyshuarin

KURBIN - Burg pa afat, per te dyshuarin si vrases dhe djeges te Fran Laskes nga fshati Bushnesh i Krujes. Vendimi i dhene nga kryetari i trupi gjykues Alfred Gjoni, erdhi pasi dy dite me pare u vu ne pranga, Nikolle Dobrozi, i dyshuar i masakres se javes qe shkoi ne rrethinat e Kurbinit. Gjykata, mori ne shqyrtim provat e paraqitura nga prokuroria, qe perfaqesohej nga Aleksander Plepi, per te dyshuarin, Nikolle Dobrozi, banues ne te njejtin fshat me viktimen, Fran Laska. I pandehuri, nuk e ka pranuar akuzen, megjithese ne rrobat e tij, policia ne castin e ndalimit, kishte administruar disa njolla gjaku qe mendohet se i perkisnin viktimes. Trupi i Fran Laskes, eshte gjetur i masakruar dhe i djegur me 12 qershor te ketij viti, ne nje kanal me kallamishte, ne fshatin Paraqet te Lacit. Sipas akuzes, autori kishte goditur viktimen me mjetin e tij furgon, ndersa ecte me biciklete ne afersi te fshatit Zheje te Lacit, ku kishte shkuar per te kositur bar tek niperit e tij. Me pas viktima eshte derguar ne fshatin Paraqet te Lacit, ku ishte djegur nga i dyshuari. Policia ka mundur ta ndaloje Dobrozin, ne qytetin e Fushe-Krujes prane stacionit te furgonave te Lacit.

KORRIERI

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 10-8-2004 nė 23:57 Edit Post Reply With Quote
Masakrohet nėna e tre fėmijėve

MISTERI/ 45-vjeçarja Pavlina Bili gjendet e qëlluar me mjete të forta, në magazinën ku punonte bashkëshorti



Dëshmia: E gjeta të zhveshur lakuriq, me sy të nxjerrë, me njërën anë të gjoksit të prerë dhe me zverkun, gjithashtu të prerë”

KOLONJË-Një 45-vjeçare është gjetur e masakruar dje në periferi të qytetit të Ersekës. Trupi i Pavlina Bilit, nënë e tre fëmijëve, sipas policisë, ishte goditur me mjete të forta. Dyshohet që krimi ka ndodhur dy netë më parë. Ndërkohë nuk dihet asgjë për shkaqet dhe autorët e këtij krimi makabër. Sipas burimeve zyrtare të policisë, kanë filluar hetimet për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e autorëve të këtij krimi të rëndë.

Ngjarja

Vrasja e 45-vjeçares Pavlina Bili dy ditë më parë, është një nga ngjarjet më makabre të ndodhura në rrethin e Kolonjës. Nëna e tre fëmijëve është gjendur e masakruar, dy kilometra larg qytetit të Ersekës, e mbytur në gjak, në një magazinë disa metra larg rezervuarit të fshatit Taç. Në atë magazinë punonte samarët e kafshëve bashkëshorti i viktimës, ndërsa ajo e ndihmonte shpesh, pasi puna e saj ishte si magaziniere pranë bashkisë së Ersekës. Një dëshmitare ka treguar momentet e para kur ka parë trupin e pajetë të viktimës. “Një rrjedhë gjaku vinte nga një grumbull kashte. U afrova dhe dallova trupin e dikujt që i rridhte gjak pa pushim. Aty pashë Pavlinën të zhveshur lakuriq, me sy të nxjerrë, me njërën anë të gjoksit të prerë, me zverkun gjithashtu të prerë dhe me dhjetëra plagë në trup”, ka treguar ajo, duke dashur të mbetet anonime. Më pas, gruaja e tmerruar u ka treguar të tjerëve gjithçka që kishte parë, duke njoftuar më pas edhe policinë lokale. Trupi i pajetë i gruas është çuar menjëherë në spitalin e Ersekës, ku i është bërë autopsia. Sipas kësaj të fundit, vdekja e 45-vjeçares është shkaktuar nga goditjet me mjete të forta dhe të mprehta. “Çdo gjë në trupin e viktimës ishte e shpërfytuaruar”, tha një mga mjekët ligjorë.

Hetimet

Nga hetimet paraprake u konstatua se rrobat e viktimës nuk ishin të grisura. Sipas ekspertëve, ky fakt tregon se dhuna ndaj saj ka ndodhur pasi ajo ka qenë e zhveshur. Policia tha se nuk është përqendruar në asnjë pistë të veçantë. Pavlina ishte larguar nga bashkia, rreth mesditës për të shkuar te magazina e të shoqit. Gjatë hetimeve ka qenë i pranishëm edhe bashkëshorti i viktimës, i cili ka treguar të gjithë itinerarin që dinte për lëvizjet e të shoqes. Ai nuk ka pasur as idenë më të vogël se kush mund të ketë masakruar atë. Ndërsa në shtëpinë e viktimës kanë filluar përgatitjet për përcjelljen e saj në banesën e fundit, policia thotë se ekzekutimi makabër i 45-vjeçares është i mbuluar me një vello misteri.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 25-8-2004 nė 23:33 Edit Post Reply With Quote
Divorcet “pushtojnė” kryeqytetin

STATISTIKAT/ Që prej fillimit të këtij viti, Gjykata e Tiranës ka shpallur ndarjen e 414 çifteve bashkëshortore



Psikologët: Gratë sigurojnë pavarësi ekonomike përmes punësimit. E kanë më të lehtë të përballojnë problemet

TIRANË-Divorci është një dukuri shqetësuese për shoqërinë shqiptare. Në Gjykatën e Faktit të Tiranës, vetëm për 6-mujorin e parë të vitit, rezultojnë të divorcuar më shumë se 414 çifte, ndërsa nuk është regjistruar ndonjë rast ku të jetë bërë i mundur pajtimi i ndonjë çifti. Satistikat tregojnë se në divorc nuk ndikon shumë numri i fëmijëve që kanë çiftet e divorcuara. Të dhënat e 6-mujorit të parë të vitit tregojnë se çiftet e divorcuara, në shumicën e rasteve, kanë qenë pa fëmijë, me një dhe dy fëmijë. Ndërsa numri i çifteve të divorcuara që kanë mbi dy fëmijë është më i ulët.

“Infektohen” moshat e pjekura

Kryesisht, çiftet që divorcohen janë në moshe të re, ndërsa njihen raste kur fenomeni prek dhe moshat e pjekura. Kështu, numërohen rreth 30 çifte nga kryeqyteti, të cilët janë divorcuar pas 17 vjet deri në 20 vjet martesë. Gjatë këtij viti është regjistruar një rast hakmarrjeje midis dy bashkëshortëve menjëherë pas divorcit. I tillë ishte rasti, kur shtetasi Roland Cama, ish-efektiv i repartit 711 në Tiranë, vetëm disa orë pas divorcit, qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten, babnë e saj, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas vrau edhe veten. Sociologët mendojnë se në shoqëritë industriale shumë të zhvilluara, familja ekzistuese po përjeton një krizë të thellë, veçanërisht që nga fillimi i viteve '60.

Shkaqet e krizës

Një krizë e tillë reflektohet në rritjen e numrit të divorceve. Edhe në shoqërinë shqiptare, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore është rritur ndjeshëm numri dhe pesha specifike e divorceve. Sipas statistikave zyrtare të publikuara në vitin 1990, numri i divorceve ishte rreth 3,14 herë me i lartë se ai i vitit 1960. Sociologët mendojnë se një faktor i rëndësishëm për rritjen e numrit të divorceve është punësimi i grave. Është një fakt për t'u pranuar se gratë, duke siguruar pavarësinë ekonomike përmes punësimit, e kanë më të lehtë të kërkojnë divorcin dhe të përballojnë problemet ekonomike pa ndikimin e bashkëshortëve të tyre, shprehen sociologët. Ndërsa në Shqipëri, duke qenë se gratë punojnë më shumë brenda ekonomisë shtëpiake, rrjedhimisht nuk mund ta krijojnë një pavarësi të tillë. "Dhe në jo pak raste, varësia ekonomike u dikton grave të bashkëjetojnë me burrat, edhe kur mosmarrëveshjet mes tyre janë acaruar në atë masë sa që, përveç aspektit ekonomik, jetesa bashkëshortore i ka humbur pothuajse të gjitha funksionet e tjera sociale", thekson sociologu Zyhdi Dervishi.

Personaliteti i grave

Një tjetër faktor që ndikon në rritjen e numrit të divorceve është dhe rritja e nivelit të arsimimit dhe personalitetit të grave në shoqëri. Kështu në auditoret e Universitetit të Tiranës, numri i femrave që ndjekin studimet e larta është më i lartë në krahasim me meshkujt dhe për rrjedhojë, në një të ardhme jo të largët, në Shqipëri do të ketë më shumë femra te arsimuara se sa meshkuj. Ndryshimet në statuset e bashkëshortëve janë një faktor tjetër që ndikon në numrin e divorceve. "Dinamika e ndryshimeve në statuset e bashkëshortëve përcakton në një masë të konsiderueshme ecurinë e divorceve dhe të rimartesave edhe në shoqërinë demokratike shqiptare", shprehen sociologët.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 3-11-2004 nė 20:01 Edit Post Reply With Quote
Divorcet, aventura me 300 ēifte nė krizė

Sipas psikoanalistit të njohur Çlirim Kokonozi, kriza e familjes shqiptare dhe, në këtë kuadër, divorcet, paraprihen nga mbivendosjet psiqike, moskuptimi i raporteve reale midis burrit dhe gruas, të cilat çojnë në komplekse dhe devijime arkitipale deri tek tradhtia.
Shoqëria shqiptare është fleksibël ndaj vlerave të familjes së shëndetshme, e cila ka në fokus të saj një partneritet të fortë midis burrit dhe gruas për mirërritjen e fëmijëve dhe kryerjen e funksioneve të tjera gjenetike dhe sociale, prandaj devijimet e çifteve nga kjo strukturë morale dhe shoqërore pasohet me krizë dhe divorce. Tradhtia, sipas psikosociologjisë moderne, ka në themel të vet mosfunksionimin e marrëdhënieve institucuionale të familjes, shprishjen e arketipit tradicional të martesës, devijimin deri në patolgji të saj. Vendi ynë, tanimë i hapur dhe pa barriera artificiale të moralit dhe derivateve të tij, është ekspozuar në mënyrë të shpejtë ndaj këtyre komponentëve psiqikë dhe socialë, duke mbartur me vete të gjitha rrisqet e këqija të tranzicionit, siç ka përcjellë dhe mbartur edhe shanset e tij. Në krahasim me disa vite përpara, ku divorcet janë shfaqur si veti kryesisht e zonave urbane, kohët e fundit, ato po vërshojnë si një dukuri edhe në zonat ruale.
Divorce “moderne”
Mjafton të sjellim një fakt që vetëm gjatë dy viteve të fundit, në zonat Verilindore të vendit, zona ku kanë qenë më pak të pranishme divorcet, ato janë rritur në masën 40 për qind, duke shembur sinoret e traditës konservatore në këto treva në lidhje me familjen. Punojësit socialë të prefekturave në këto rrethe e lidhin këtë dukuri me sforcimin e familjes tradicionale në kushtet e ekonomisë së tregut, me papunësinë dhe plagë të tjera sociale që vazhdojnë të thellohen në raport me thellimin e reformave ekonomike dhe sociale që përjeton shoqëria shqiptare. Por ka dhe një realitet tjetër që stimulon dhe iu jep trajtë të re divorceve: mirëqënia, krijimi i premisave të së cilës e vë familjen shqiptare në kushtet e krijimit të hapësirave që nuk janë në përputhje me konstitucionin tradicional të familjes në vendin tonë. Mirqënia ka çuar në konflikte pronësie dhe në të tjera konflikte partnerët e martesës tradicionale, duke vënë në rrezik bashkëjetesën e familjes, duke krijuar premisa për ndarjen e çifteve, veçanërisht të atyre që kanë nën dhjetë vjet martesë. Psikoseksologu i shquar amerikan Xhon Grej, në librin e tij të famshëm “Meshkujt vijnë nga Venusi, femrat nga Afërdita”, tregon tipologjinë botërore të divorcit, duke e paraqitur atë si krizë të moskuptimit midis dy partnerëve të lidhur në martesë. Ai ndërmori aty nga fundi i viteve ’90, një aventurë me rreth 300 çifte në krizë (të sapo divorcuar, apo në divorc e sipër), të cilët i vendosi në jahtin e tij luksoz përgjatë një udhëtimi disa mujor anembanë botës. Kur u kthyen në shtëpi, nga 300 çiftet e jahtit aventuroz, vetëm 30 prej tyre akoma ishin të pozicionuar në skajet e krizës dhe nuk shikonin mundësinë e rifunksiomit të lidhjes së tyre, pasi pjesa tjetër, ose ishin ribashkuar që në bord, ose kishin marrë jahtin tjetër për të vazhduar një muaj të ri mjalti. Psikoseksologu amerikan konstatoi se në themel të një krize martesore është moskuptimi, përjashtimi psiqik i dy planeteve të ndryshëm, Marsit dhe Venusit, të cilët nuk gjejnë konkordancat shpirtërore midis tyre. Ai merr një shembull të tillë: kur një çift diskuton për ndërtim e një shtëpie të re, zakonisht bisedën e fillon gruaja, e cila sapo fillon të arsyetojë për një sipërmarrje të tillë, thotë: “Qylimin parizien do ta vendosim në holl”, a thua se puna ka ngecur pikërisht tek pozicioni i vendosjes së këtij qylimi, etj. Kriza e moskuptimit, megjithëse buron nga kriza e mirëqënies, ka në themel të saj, sipas Grejit, një piramidë psiqike, pasi partnerët kërkojnë tek njëri - tjetri veten e tyre dhe, në këtë mënyrë, zhgënjehen dhe shkojnë drejt ndarjes.
Gjendja në Shqipëri
Në Shqipëri, vetëm brenda këtij viti në gjykatat shqiptare janë paraqitur rreth tetëqind raste divorci, nga të cilat gjashtëqind kanë përfunduar me zgjidhje të martesës. “Me përjashtim të tradhtisë, e cila është një akt i papranueshëm për psikologjinë e familjes shqiptare, të gjitha dukuritë e tjera, varfëria, stresi psiqik, moskuptimet e pozicioneve sociale të partnerëve, pabarazia shoqërore dhe ajo e raporteve intelektuale janë të rikuperushme, por duhet ndihma e psikologut, seksologut, psikoanalistit, mjekut të familjes, ndihma e punonjësit social, duhen struktura si në Perendim për të kufizuar numrin e divorceve”, thekson psikoanalisti Kokonozi.
Pasojat
Një punonjës i kriminalistikës në drejtorinë e policisë së Tiranës, thekson se në pesë raste divorci, një pasohet me konflikte penale, qoftë në lidhje me ndarjen e pasurisë, me të qënit e fëmijëve me njërin apo tjetrin partner, qoftë me sindroma dhe fiksime që zakonisht manifestohen tek burrat dhe që kthehen në arketipe të një sjellje të dhunshme nga ana e tyre, në raport me ish-bashkëshortet. Probleme ka veçanërisht me të ardhurit nga zonat periferike të vendit, qoftë nga Veriu apo nga Jugu, familjet e të cilëve, duke qënë nën trysninë e një konservatorizmi të epërm, kur ndryshojnë rrethanat, ndeshen në probleme të marrëdhënieve bashkëshortore. Kështu, si rezultat i këtyre keqvendosjeve dhe konfrontimeve, ka patur raste që kriza e familjes është pasuar me akte të dhunshme, deri edhe krime, që jo një herë janë bërë objekt i kronikave të zeza dhe i vëzhgimeve të opinionsitëve. Mjafton të kujtojmë disa vrasje mafioze në Berat, Vlorë, Mirditë, Shkodër, Librazhd e gjetkë, ku gratë e kapura në flagrancë kanë paguar me jetën e tyre peshën e tradhtisë bashkëshortore, për të kuptuar përmasat e mizorisë dhe tragjizmin e këtyre marrëdhënieve në Shqipëri. Bie fjala, 29 vrasjet e kryera midis dy fiseve në një zonë të Beratit, në themel të së cilave ishte një histori e keqpërdorur dashurie dhe tradhtie, janë një ilustrim i tragjizmit që mbart, në disa raste, psigjika fondamentaliste shqiptare, në lidhje me vendin e gruas në shoqëri. Kanuni, kryedokumenti i të Drejtës Shqiptare, megjithëse i tejkaluar në kohë, është më liberal se psiqika aktuale e shoqërisë shqiptare, në lidhje me tradhtinë e gruas: në Kanun, në asnjë rast nuk ligjërohet vrasja e gruas, me përjashtim të rastit të vetëm, “kur me një plumb të vetëm, gjakësi mund të shpojë dy trupa të zënë në flagrancë në shtratin bashkëshortor”. Në një kuptim të tillë, tejkalimi i Kanunit, për më tepër, devijimi dhe përshtatja e tij për interesa të grupeve kriminale, trafikantëve, burrave të sëmurë mendërisht që kanë komplekse horrore ndaj seksit tjetër, vijnë si rezultat i një faze të ashpër që po kalon shoqëria shqiptare, në prag të lindjes dhe konsolidimit të mafies, e cila e shikon gruan thjesht si një objekt qejfi. Raste të tilla kanë ndodhur me qindra në vendin tonë, kur në krizë e sipër, për shkak të kompeksve frenetike të hakmarrjes, si rezultat i verbërisë dhe xhelozisë, burrat kanë ndërmarrë veprime barabare kundër bashkëshorteve të tyre, edhe pse zyrtarisht njiheshin si të divorcuar. Aventura të tilla të përgjakura janë ndërmarrë në emër të “nderit”, “kanunit”, ndërkohë që as nderi dhe sa kanuni nuk kanë pika takimi me akte të tilla sindromike, të denja për personazhe horrorë.


BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-11-2004 nė 21:19 Edit Post Reply With Quote
Psikoanalisti?

Do te isha shume kurioz te dija se cfare shkolle ka mbaruar?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 25-3-2005 nė 18:17 Edit Post Reply With Quote
MODERNIZEM APO SHKATERRIM........?

Tirane, femrat ne gjykate me shume kerkesa per divorc

Shprehjet "femra qenie e brishte" apo "femra seksi i dobet" duket se ne realitetin e kryeqytetit zene pak vend. Statistikat ne gjykaten e Tiranes tregojne se shumica e kerkesave per divorc ka ardhur nga femrat. Permbysja e raportit te kerkesave dhe shkaqet e tyre, jane kryesisht ekonomike, por nuk mungon dhe ndryshimi i pozicionit te femres ne shoqeri


Jane me te sigurta se kurre. Shekulli i ri u ka dhene energji dhe forca per te perballuar jeten edhe pse vetem. Femrat shqiptare tashme dine te menaxhojne jeten e tyre me se miri pa patur nevojen e nje mashkulli ne krah. Statistikat ne gjykaten e Tiranes flasin per nje permbysje te raporti te kerkesave per divorce, shumicat te kerkuar nga vete femrat. Te para dikur si "femra e brishte" apo "seksi i dobet", sot ato perballojne veshtiresite e jetes, madje shkojne deri aty sa te barazohen me meshkujt ne pune e karriere. Gjyqtarja Kace Agolli ne gjykaten e Tiranes konfirmon lajmin se ne krahasim me vitet e kaluara, 2004 shenoi nje rritje te kerkesave nga vete femrat per divorce. "Me rritjen e kerkesave nga vete femrat kane ndryshuar dhe shkaqet e zgjidhjeve te martesave. Tashme jo vetem nje gjendje e dobet ekonomike con familjen ne divorc. Ka dhe nga ato femra qe megjithese mire ekonomikisht, kerkojne me shume nga bashkeshortet e tyre dhe kur nuk e gjejne ate, zgjidhja mbetet divorci"-tha gjyqtarja Agolli.

Gruaja jo me e mbyllur si dikur

Sipas gjyqtares nje nga shkaqet kryesore eshte gjendja ekonomike e familjes. Shume prej familjeve te ardhura ne kryeqytet kane nje gjendje te dobet ekonomike, cka detyron gruan te punoje dhe te ndihmoje familjen. Perballja me nje jete ndryshe, me variacion, e ben me te sigurt ne vetvete nje femer qe dikur ka qene e mbyllur. Duke mos duruar me dhunen e burrit, ajo tashme eshte e zonja te perballoje jeten edhe vetem dhe gjen force per tu drejtuar vete ne gjykate.

Familjet e pasura, femrat duan barazi

Ana tjeter e medaljes sipas gjyqtares ne gjykaten e Tiranes, jane dhe rastet e divorceve ne familjet me gjendje te mire ekonomike, mireqenie kjo e fituar me ritme te shpejta. Tashme nuk eshte me nje orendi, apo nje bizhu, tregues i vemendjes se burrave te pasur ndaj grave, por ato kerkojne barazi, gje qe s'u pelqen aspak burrave te tyre.

Emigracioni, femrat te lodhura nga pritja

"Nje nga shkaqet kryesore te divorceve eshte largesia qe krijohet mes ciftit nga emigracioni. Grate lodhen nga pritja e gjate deri sa bashkeshorti te beje gati dokumentacionin e duhur per te bashkuar familjen. Femrat preferojne me mire ta marrin persiper perballimin e jetes sesa te rrijne ne pritje pafund"-tha gjyqtarja Agolli. Por sipas saj ka dhe raste kur dy te rinje shkojne te jetojne jashte shtetit, por nuk e perballojne realitetin e jashtem. Shpejtesia me te cilen ecen jeta atje, pavaresia e femres e gjen mashkullin te papergatitur dhe mjaft prej cifteve ndahen per te nisur secili nje jete te re me vete.

STATISTIKA

Vitet Divorce

2003 862

2004 850

3-mujori i 2005- 132

KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 22-11-2005 nė 22:04 Edit Post Reply With Quote
Familja shqiptare nė amulli

Nga: Albert Zholi

Rituali i okupimeve të grave në gjithë botën është i ngjashëm. Ato janë më të angazhuarat, më të lodhurat, edhe pse modelet e zhvillimit janë të niveleve të ndryshme në vende diferente. Nga një studim i fundit i shoqatës “Yjet shqiptare”, që kooperon me disa shoqata të ngjashme mbarëbotërore, rezulton se niveli i zhvillimit në familjet shqiptare ka moderime të dukshme si në lirinë e të shprehurit, mosndrojtjen për të bërë publike problemet dhe mendimet brenda familjes dhe në analizën e së ardhmes së individit, familjes dhe shoqërisë. Rezulton se gratë kanë evoluar shumë në mentalitetin e tyre, nuk kanë frikë nga reagimet dhe protestojnë më hapur se meshkujt për politikën, diferencimet dhe korrupsionin. Ato e shfrytëzojnë kohën në mënyrë efikase mes amvisërisë, familjes dhe punës.
Sondazhi u krye në 500 familje në qytetet e mëdha të Shqipërisë dhe në zonat rurale të saj. Me gjithë ndryshimet e mëdha dhe modelet e reja të civilizimit, në 88 % të familjeve burri konsiderohet akoma si kreu i shtëpisë, dhe është ai që vendos fjalën e fundit. Gratë 6 deri në 7 orë në ditë merren me punët e shtëpisë (gatim, pastrim, menaxhim familjar). Gratë merren më shumë me mirërritjen e fëmijëve, ushqimin dhe kryerjen e detyrave shtëpiake, ndërsa burrat punojnë më shumë jashtë shtëpisë. Gratë në përgjithësi i frekuentojnë më pak lokalet, ndërsa burrat kalojnë të paktën një orë në pijetore dhe më shumë se një orë në bilardo ose në fjalosje me miq e shokë. Burrat janë të angazhuar me leximin e gazetës, ndërsa gratë në telenovelat e panumërta. Një nga okupimet e meshkujve është sporti: futbolli dhe lotot.
Një pjesë e burrave bëjnë pazarin dhe bashkë me gratë e tyre i adhurojnë vizitat e përbashkëta familjare.
Por ndryshimet e këtyre viteve të fundit kanë sjellë dhe luhatje në ligjet e përhershme të sistemit familjar: disa bashkëshortë i kanë të ndara punët, gruaja bën gjithçka brenda shtëpisë, duke mos ndihmuar në buxhetin ekonomik të familjes dhe burri jashtë saj duke siguruar anën financiare.
Sipas sondazhit të kryer, burrat mendojnë se u lënë shumë hapësirë grave të tyre në administrimin e të ardhurave familjare, kryesisht burrat mbajnë qesenë, por shumë herë ua lënë dhe grave. Burrat respektojnë si tipar të rëndësishëm te bashkëshortja kursimin dhe ekonominë dhe urrejnë shkëmbimet e opinioneve për familjet e tyre të origjinës. Shumë herë bishtat për familjet respektive bëhen objekt sherri mes tyre. Nuset që kanë shkuar mirë me vjehrrat janë më të respektuara nga burrat e tyre. Gjithashtu, ato familje ku pinjollët e tyre kanë dalë të shkolluar dhe të zotët në punë e konsiderojnë veten si familje të qeta dhe pa probleme.
Krejt ndryshe është situata në familjet ku burrat kanë vesin e përtacisë, të dehjes nga alkoolet dhe bixhozit. Ata janë të destinuar vetvetiu për vetëshkatërrim.
Sipas sondazhit të kryer nga shoqata “Yjet shqiptare” në 500 familje, marrëdhëniet mes burrit dhe gruas konsiderohen të shenjta dhe parimi kryesor është ndershmëria dhe respekti për njëri-tjetrin.
Për sa i përket komunikimit mes dy sekseve rezulton se meshkujt jo gjithnjë thonë atë që mendojnë, ndërsa femrat janë të drejtpërsëdrejta në mendimin e tyre. Keqinterpretimet mes bashkëshortëve kanë ndodhur në fillimet e njohjes dhe të jetës së përbashkët. Atëherë, fjalët e partnerit bashkuar me imagjinatën dhe arrihej në përfundime krejt të ndryshme nga realiteti.
Kontradiktat mes partnerëve mund të vijnë në fillim të njohjes, por dhe pas vitesh të tëra aq sa thuhet: se kemi 20 vjet që flemë në të njëjtin shtrat dhe nuk kemi arritur në njohjen e plotë të tjetrit.
Me kalimin e viteve një pjesë e madhe e partnerëve e shohin veten të ndryshëm. Humbet komunikimi dhe dashuria kthehet në afeksion dhe gjymtyrë familjare. Mbetet respekti dhe dashuria transferohet te fëmijët dhe më të vegjlit. Gjithsesi, ata vazhdojnë ta mbajnë të unifikuar familjen, edhe pse zhgënjimi ka zënë vend dukshëm në jetën e tyre dhe ata ndihen të zhgënjyer nga njëri-tjetri dhe nga fati.
Pjesa më e madhe e të intervistuarve shprehen se raportet me fëmijët janë normale, afektive me një reciprocitet të madh mes njëri-tjetrit. Në përgjithësi prindërit ndikojnë shumë në formimin e fëmijëve. Preferojnë që ata të mbarojnë universitetet dhe të specializohen.
20 % e familjeve të intervistuata kanë burime të konsiderueshme jetese, 60 % ende nuk kanë të ardhme të sigurt dhe 20 % jetojnë nën nivelin e jetesës normale. Burrat janë më optimistë, ndërsa gratë shpresën kryesisht më shumë se për veten e kanë tek fëmijët e tyre.
Në familjet shqiptare, argumenti kryesor është paraja dhe politika. Fëmijët edukohen që të jenë të moralshëm, dhe pse amoraliteti i mbijetesës dhe politikës është një stërkëmbësh ndaj rregullatorit normal të jetesës.
Nuk u pëlqen të flasin për seksin, duke e cilësuar si një tabu, ndonjëherë si argument personal dhe shumë herë sepse ndihen të turpëruar.
“Familjet shqiptare kanë nevojë për bukë dhe dinjitet”. Kjo është një frazë e stërthënë nga të intervistuarit. Familjet shqiptare e urrejnë politikën, por e dinë që varen krejtësisht prej saj. Akoma e ndiejnë veten të largët dhe orbitë të amullt të një politike të shthurur, egoiste dhe shumë larg familjes.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4199190 sekonda, 38 pyetje