Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Disa aspekte historike tė raporteve shqiptaro-greke
Olsi Baze

Postuar mė 11-6-2004 nė 12:38 Edit Post Reply With Quote
Disa aspekte historike tė raporteve shqiptaro-greke

Qemal VELIJA

Disa aspekte historike të raporteve shqiptaro-greke

Shekulli i 19-të mund të vlerësohet pa mëdyshje si periudha vendimtare e konfigurimit të faktorëve shtetërorë ballkanikë në raportet e zhdrejta ku gjenden edhe sot e kësaj dite, -të zhdrejta krahasimisht me potencialet e tyre njerëzore, historike, ekonomike, kulturore e gjuhësore. Premisat që ky shekull të jetë i tillë duhen gjetur në: -procesin e kalbëzimit të pakthim të Perandorisë Osmane; -gjallërimin dhe orientimin e Fuqive Europiane në shtrirjen e ekspansionit të tyre drejt Lindjes; -në frymën dhe lëvizjen e popujve ballkanikë drejt konfigurimit të shteteve të tyre kombëtarë, nën shembullin dhe frymëzimin e prirjes europiane; -ndryshimin e raporteve të faktorëve ballkanikë që vepronin deri në atë kohë nën suazën perandorake.

Në lidhje me këtë premisë të fundit, duhet vënë në dukje se, deri në vitet '30 të këtij shekulli, faktori parësor në Ballkan (apo Gadishullin Ilir, siç njihet edhe nga historiografia) ishin shqiptarët, të cilët në kuadër të Pashallëqeve të Mëdha të Shkodrës dhe Janinës, përfaqësonin edhe organizimet shtetërore (gjithmonë në kuadër të perandorisë, pavarësisht prirjes së tyre autonomiste) më të mëdha dhe mbizotëruese në Ballkanin perëndimor dhe jugor. Kjo vërtetohet edhe nga diplomacia e Fuqive europiane e cila i vlerësonte si bashkëbiseduesit e vetëm dhe me peshë në këtë rajon. Ende nuk ishin shfaqur formacione greke dhe serbe të përfillëshme deri në rënien e këtyre Pashallëqeve, rënie që daton me thyerjen përfundimtare të pinjollit të fundit të dinastisë së Bushatlive, Mustafa Pashës, në vitin 1831.



Dhe kjo shënon dhe fillimin e përmbysjes së raporteve ballkanike, pasi faktori shqiptar goditet keqas prej humbjes së organizimeve shtetërore, e pse jo edhe pas masakrës së Manastirit ku u shfarosën një pjesë e mirë e parësisë dhe krerëve shqiptarë. Të mbetur pa prijës dhe të paorganizuar në bërthama kombëtare, shqiptarët ndjehen të suprimuar dhe nën trysninë e paskrupullt të fqinjëve të papeshë deri më atëhere, grekëve dhe serbëve. Duke pasur nevojë për faktorë vendas mbështetës për politikat e tyre në këtë rajon, Fuqitë e Mëdha inkurajuan dhe ndihmuan në krijimin e formacioneve shtetërore greke e serbe, të cilat deri në vitet '80 të këtij shekulli, mbeten në hapësira mjaft modeste në krahasim me shtrirjen e tyre të mëpasme. Ndërkohë, shqiptarët gjenden të kërcënuar dhe nën një agresion të përhershëm, deri në tkurrjen tyre përfundimtare të vitit 1913. Historiografia ka folur për këto zhvillime, por shpesh nëpër dhëmbë dhe pa dhënë një kuadër të plotë të lojës së madhe të këtij shekulli që përmbysi raportet e qënësishme ballkanike, ku padyshim shqiptarët përbënin dhe iu takonte roli parësor në to, për vetë potencialet tokësore dhe njerëzore që kishin.

Në këtë kuadër, me një këndvështrim të ri dhe me informacione mjaft të reja e të vlefëshme, vjen libri Historia e Shqipërisë e At Zhan-Klod Faveirialit, prej të cilit kemi shkëputur edhe disa momente që i përkasin kësaj çështjeje. Padyshim që vepra e At Faveirialit është mjaft e gjerë dhe përfshin të gjithë rrjedhën e historisë së shqiptarëve, që në zanafillën e saj parahistorike e deri në vitet '90 të shekullit të 19-të, kohë të cilën e ka jetuar dhe prekur vetë autori duk jetuar për rreth 50 vjet në këto vise, e në mënyrë të veçantë në kryeqendrën e Rumelisë, Manastir. Të dhënat që vijnë në lidhje me veprimtarinë greke në kurriz të trojeve, popullsisë, ekonomisë, besimit, kulturës e arsimit shqiptar e vlleh, veçanërisht në gjysmën dytë të këtij shekulli, janë mjaft të freskëta dhe përmbajnë një referencë të gjallë të atyre kohëve. Në këtë hulli do të vërejmë dhe linjat kryesore në të cilat vepron mbretëria greke për zgjerimin e saj në kurriz të shqiptarëve, të cilat mund ti përmbledhim në: -veprimtarinë helenizuese të popullsive ortodokse si objekt aneksimi; -veprimtarinë dhe intrigat diplomatike me fuqitë e kohës; -lëvizjet ushtarake dhe diversioniste; -andartizmi dhe veprimtaria e klerit fanariot; -mënyrat korruptive dhe kontrolli mbi arsimin, klerin dhe gjuhën.

milosao






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 11-6-2004 nė 12:41 Edit Post Reply With Quote
Shkak pėr apostazinė e shqiptarėve

Shkak për apostazinë e shqiptarëve
At Zhan-Klod FAVEIRIAL
(nga kapitulli 86)

Edhe përpara kohës kur patriarku grek arriti të suprimojë metropolinë e Ohrit, aty ka patur apostazi mes të krishterëve që vareshin nga kjo metropoli. Por ato kishin qënë individuale. Më në fund, ato u bënë më të shumta, po në atë masë sa më tepër që Fanariotët, nëpërmjet intrigave të tyre, e bënin të paefektshëm proteksionin që sulltani iu njihte kryetarëve të krishterë mbi besimtarët që ishin nën përkatësinë e tyre....

Më së fundi, intrigat e Fanarit bënë që të nxirren iradetë perandorake, të cilat shkrinin primatitë e Pejës dhe të Ohrit, dhe zëvendësonin me peshkopë të huaj të gjithë peshkopët vendas . Por, pas kësaj, jo vetëm populli u lemeris prej peshkopëve të huaj se nuk dinin as gjuhën e as zakonet e vendit, por se me ata u bashkuan tagrambledhësit dhe spahinjtë, të cilëve patriarku grek nuk pranonte tu jepte shumat e larta të parave. Populli atëhere nuk kishte mundësi ose, pak a shumë, nuk donte të paguante një taksë të dyfishtë: atë të qeverisë civile dhe atë të patriarkatit bizantin. Apostazia u rrit në masë. Në këtë kohë shihet se tridhjetegjashtë fshatrat që përbënin ipeshkvinë e Pogonianit, të varur nga Berati, ndërruan fenë ditën e Pashkëve. Në Meglenë, në Nasilicë dhe gjetkë, ndodhi e njëjta gjë.

Ja, për shembull, çfarë ndodhi në Meglenë. Të mbështetur nga ipeshkvi i tyre, banorët e Nentës (Notini i lashtë) nuk donin ti nënshtroheshin patriarkut fanariot dhe i thonë: “Ne jemi Romanë dhe nuk duam të bëhemi Grek녔. I njoftuar për kundërshtimin e tyre, patriarku Samuel i akuzoi ata për rebelim pranë Portës së Lartë dhe kërkoi ushtarë për ti detyruar të binden, apo më mirë të ulnin kokën, nën zgjedhën e Fanarit....

Dhe atëhere, duke parapëlqyer muslimanizmin më tepër se kristianizmin grek, ipeshkvi ditën e Pashkëve zbriti nga froni ipeshkvnor, shkeli me këmbë Ungjillin, mori në dorë Kuranin, u shpall turk, dhe ftoi edhe të krishterët e tjerë të bënin të njëjtën gjë. Xhakoni i tij dhe banorët e Nentës ndoqën shembullin e tij. Por kthimi i fesë në shumë lokalitete fqinje ishte i mëvonshëm....

Krijimi i shtetit grek

në kurriz të shqiptarëve

(nga kapitulli 100)



...Më në fund, më 3 shkurt 1830, Kongresi i Londrës krijon një mbretëri të ashtuquajtur greke. Me këtë mbretëri në jug ndodhi njësoj si me atë të Malit të Zi në veri. Gjithmonë, si njëra dhe tjetra, kanë pretenduar të zmadhohen në kurriz të Shqipërisë, pasi Grekët dhe Malazezët janë më tepër armiq me racën shqiptaro-vllahe sesa me perandorinë Otomane.

Vetë Anglia, qysh më l830, nuk donte që ...mbretëria e re të kapërcente malin Parnas. Kjo, -thoshte ajo -pasi nuk ka Grekë më përtej. Nga Parnasi në Pind, banorët janë pothuaj të gjithë Shqiptarë dhe Vllehë. Meqë raca greke, ose e greqizuar, nuk i kalonte 350 mijët, u pa e udhës që kjo mbretëri e vogël të shtrihej deri në Pind, domethënë, deri në gjirin e Prevezës dhe të Lamisë. Edhe e zmadhuar kaq shumë në kurriz të Shqiptaro-Vllehëve, mbretëria e re me 45 ishujt e vegjël të saj, kishte në vitin 1836, me afërsi vetëm 700 mijë banorë, -thotë Kantu (vëll. 18, fq. 168).

Më 1840, thuhet se kishte pak më shumë, dhe më në fund Anglia i dha asaj (v. 1864) ishujt Jonianë, ishuj të populluar asokohe nga rreth 250 mijë banorë, por që emigracioni dhe zia e bukës kishte bërë që të humbnin më shumë se 50 mijë frymë.

Megjithatë, ç'nuk bëri Greqia për të rrëmbyer këta ishuj? Më pas, çfarë nuk bëri ajo për ti marrë perandorisë Otomane Thesalinë dhe Agrafën. Pa folur për banditizmin politik që ajo e kishte ushqyer qysh më 1830, shohim që të përfitojë nga lufta e Krimesë (v. 1853) për të pushtuar këto zona, dhe u desh të pushtohej ushtarakisht Pireu që të detyrohej kabineti i Athinës të tërheqë prej andej banditët e saj.

Qysh prej atëhere, sa e sa herë ka dërguar aty banditë të tjerë? Për çfarë janë përdorur banditët e dërguar gjithherët nga Athina? Për të kompromentuar rajatë në sytë e qeverisë turke.

Kështu, më 1867, të dëbuar nga të shtënat e topave, kusarët e mbretërucit Gjergj (mbret i Greqisë, shën. i red.), shtyjnë masa të mëdha popullsie matanë kufirit me qëllim që, duke i ngatërruar me rebelët, autoritetet turke të bënin kërdinë mbi ta, dhe ti ndalonin të kalonin në Greqi.

Si dëshmi e pohimit tonë, do të riprodhojmë këtu një pjesë të peticionit drejtuar pushtetit të Janinës nga banorët e Agrafës, të cilën konsulli i Francës, z. Shampizo, dhe doktor Tupa e kishin dërguar në Turqi. Ky peticion ishte i datës 27 qershor 1867.

“Bandat e kusarëve, të organizuara në mbretërinë helenike dhe të mbrojtura nga autoritetet kufitare të kësaj mbretërie, kanë pushtuar fshatrat tona dhe me forcë kanë dashur që ne të shpallim revoltën kundër qeverisë sonë legjitime, dhe pasi ne kundërshtuam propozimet e tyre, këto banda kanë djegur shtëpitë tona dhe na kanë marrë gjithë gjënë e gjallë, gjithë mallin dhe gjithë zahiretë. Ata prej njerëzve tanë që nuk ia dolën mbanë t'ia mbathnin në brendësi të perandorisë, me anë të torturave u dërguan nga këto banda në mbretërinë helenike. Pasi vuajtën aty për ca kohë nga uria dhe mungesa të tjera, ata ia mbathën fshehtazi dhe u kthyen në fshatrat e tyre pothuaj lakuriq, në një varfëri të tejskajëshme, pa shtëpi banimi dhe pa mjetet më të nevojshme...” Shënim:-mbretëria greke... -e pranuar në Kongresin e Londrës, shteti i ri grek me 350 mijë banorë pra nuk përfshinte brenda kufijve të tij Akarnaninë, Etolinë, Fokidën, Ftiotidën, Thesalinë, Epirin, të cilat nuk kishin popullsi greke dhe as të greqizuar. Linja e mëpastajme Prevezë-Lamia, që kishte shtuar në këtë mbretëri shqiptarët dhe vllehët (duke dyfishuar popullsinë) gjithsesi nuk përfshinte Epirin, Fokidën, Thesalinë, të cilat konsideroheshin krejt të huaja për një shtet grek.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 11-6-2004 nė 12:42 Edit Post Reply With Quote
Zgjerimi i Greqisė nė kurriz tė shqiptaro-vllehėve

Zgjerimi i Greqisë në kurriz të shqiptaro-vllehëve



(nga kapitulli 105)

Të mira apo të këqia, Rusia i parashtroi arsyet për ti shpallur luftë Turqisë, ndërsa Greqia nuk formuloi as edhe një. Vetëm se, kur pa në luftë Rusët me Turqit, ajo u hodh me egërsi mbi Thesalinë, me një ushtri të rregullt dhe me bashibozukë të rekrutuar ngado. U bë luftë në Makrinica mbi kodrat e Volosit, në Platano dhe në Litohori në jug të Katerinës. Luftohej dhe në Santa Kuaranta (Saranda, shën i red.) në Shqipëri. Meqë popullsia nuk u ngrit në masë, në të kundërt të premtimeve të klerit ortodoks dhe të agjentëve helenë, Sancos iu desh të braktiste Thesalinë. Gjithsesi ky largim pati një rezultat. Anglia ndërhyri, e bindi Greqinë të tërhiqte trupat e saj, dhe i premtoi ta marrë në rregullimin e çështjes ruso-turke më mirë se të ndërmerrte aventura të krisura. Të mundur në Thesali dhe në Shqipëri, Grekët u lumturuan që patën këtë shkas për të lënë vendet e pushtuara, dhe për të hequr dorë nga invazione të reja.

Mbërrin ora e rregullimit përfundimtar në Berlin (v. 1878). Sipas premtimeve të saj, Anglia kërkon dhe arrin që Greqia të përfaqësohet aty. Franca u akuzua se kishte marrë iniciativën për këtë. Por Bartelemi Sant Hileri e përgënjështroi zyrtarisht këtë pohim kompromentues, dhe për këtë akuzoi Anglinë. Tashmë në Berlin komisarët grekë, Rangabi dhe Delijani, kërkuan Thesalinë, Epirin dhe Kretën, duke pritur çastin e duhur për të kërkuar më shumë. Bikonsfildi u tërhoq përpara një pretendimi kaq të stërmadh, që bëhej nga një shtet që s'kishte marrë kurrë armët në dorë dhe që, e parë hollë-hollë, nuk meritonte as të merrte pjesë në gostinë e ndarjes. Por vegla e Gambetës, -që kishte marrë nga Grekët nëpërmjet një farë Kokinasi nuk dimë më tepër veç kryqit...

...të nderit ose ndonjë titull të qytetarit atik, -Vadingtoni, bëhet instrumenti i pretendimeve helene. Kongresi i Berlinit programoi atë që vijoi në seancën e 1 korrikut.

“Kongresi fton Portën e Lartë të merret vesh me Greqinë për një ratifikim të kufijve në Thesali dhe në Epir, dhe është i mendimit që ky ratifikim të mund të ndiqte Salamvrinë (Peneu i lashtë) mbi anën e detit Egje, dhe atë të Kalamës nga ana e detit Jon. Kongresi shpreh besimin se të dy palët e interesuara do të arrijnë të bien në marrëveshje. Gjithsesi, ato (Fuqitë pjesëmarrëse në Kongres, shën. i red.) janë të gatëshme të ofrojnë ndërmjetësimin e tyre të drejtpërdrejtë pranë dy palëve, dhe për rrjedhojë, nga artikulli 24 i traktatit, ato rezervojnë të drejtën për të ofruar ndërmjetësimin e tyre ndaj dy palëve, për të lehtësuar bisedimet”.



Makinacionet për

zgjerimin e Greqisë

(nga kapitulli 106)



Meqë Kongresi i Berlinit kishte qenë i mendimit se një korigjim i kufijve midis Greqisë dhe Turqisë ishte me vend, takimet u bënë, në fillim në Prevezë (shkurt dhe mars 1879), pastaj në Kostandinopojë në fund të vitit 1880 dhe fillim të 1881.

Në Prevezë përfaqësuesi otoman i komisionit ishte Gazi Muhtar Pasha. Emrin e përfaqësuesit grek nuk e mësuam. Me mbërritjen e përfaqësuesve, Shqiptarët u shqetësuan. Ata nuk donin kurrsesi ti aneksoheshin Greqisë, ndaj nxituan të emëronin dhe të dërgonin një delegacion pranë oborreve europiane.

Mustafa Beu, i biri i Ahmet Pashës, dhe Abdyl Bej Frashëri, u nisën sakaq për në Romë, Paris dhe Londër. Nëse ishin më pas edhe në Berlin dhe Vjenë, këtë s'mund ta pohojmë, por është e mundur.

Me të marrë lajmin e nisjes së tyre, Janiniotët, ithtarët e aneksimit, dolën nga vrimat ku ishin futur. Edhe ata hartuan një peticion për mbretin e Greqisë dhe ngarkuan Spiro Manarin dhe Dimitër Kasiotin të shkonin të mbronin në Europë kauzën e greqizantëve. Manari dhe Kasioti janë, si njëri dhe tjetri, renegatë, domethënë nënshtetas otomanë të pajisur me pasaporta false. I lindur në Zagori, matanë Kalamës, Kasioti nuk ishte as me prejardhje nga vendet e përcaktuara në Berlin që mund ti aneksoheshin Greqisë.

Në dokumentin e delegimit në favor të Manarit dhe Kasiotit, ata i luteshin Fuqive të Mëdha të këmbëngulnin në vendimin e tyre në mbështetje të aspiratave të drejta dhe të ligjëshme të të gjithë Epirotëve “që territori i tyre ti bashkangjitej Greqisë”. Dhe ashtu si në lutjen për mbretin Gjergj, ata thone se “Epiri është një tokë mëse helenike”, dhe i kërkojnë ndihmë trupës së lartë Europiane.

Është e tepërt të shtojmë se me firmat e delegimit ishte vepruar ashtu si me ato të lutjes. Të vërteta apo false, si të parat dhe të dytat, ishin vënë në mënyrë të fshehtë prapa ikonostasit të kishave të Janinës, ku frymëzuesit e Idesë së Madhe (Megaloidesë, platformës greke, shën i red.) manipulonin firmat siç ua donte qejfi....

...Në lidhje me to, vëmë në dukje vetëm se komisionerët athinjotë kërkuan të gjithë Epirin deri në Kalama, ndërkohë që komisionerët otomanë pranuan një ratifikim vetëm në Thesali, ratifikim që ia linte Volosin Turqisë, dhe i jepte Greqisë veç jugun e një vije të drejtë që niste nga një fshat në jug të Volosit dhe përfundonte në gjirin e Artës....

...Meqë takimet e Prevezës nuk arritën asnjë marrëveshje, u mbajtën të tjera në Kostandinopojë, më 1879 dhe në fillim të vitit 1880. Në seancën e shtatë të mbajtur në Kostandinopojë, Safet Pasha shpalli një përkujtesë në lidhje me Shqipërinë, ku lexojmë:

“Ajo që propozohet ti hiqet Turqisë në Epir, nëpërmjet adoptimit të luginës së Kalamës, është fushë, ndërsa atë që duan ti lënë janë malet. Por, banorët e këtyre krahinave janë malësorët, të cilët nuk kanë mjeshtri tjetër veç rritjes së bagëtisë, apo pasuri të tjera veç kopeve të tyre. Këto kope, ata i ruajnë në dimër në fushat që shtrihen midis luginës së Kalamës dhe gjirit të Artës. Ditën kur hyrja në këto fusha do tu mbyllet, fati i këtyre popullatave do të jetë më i mjerueshmi....

Këto të këqija, që dy vendet duhet ti parandalojnë, do të ishin rënduar edhe më tepër nëse do të adoptohej kufiri i Kalamës, për shkak të neverisë së thellë dhe të pafund që ndjejnë Toskët ndaj çfarëdolloj ideje aneksimi me Greqinë. Ditën kur këto popullata, të cilat arrijnë afro 660 mijë frymë, do të jenë të bindura se duan t'iu heqin pjesën më të bukur të vendit, ku mbështeten interesat më jetike të tyre, dhe do të shohin se po u marrin kullotat e tyre, portet e tyre, se do të jenë të kufizuar në malet e tyre, dhe të dënuar gjithashtu që të heqin dorë nga të gjitha shpresat për qytetërim dhe begati, -ata do të ngriheshin në një revoltë të përgjithshme, jo vetëm kundër atyre që duan t'iu bashkangjitet vendi në fjalë në kundërshtim me vullnetin e tyre, por edhe kundër atyre që ata do ti akuzojnë se i kanë sakrifikuar.

Ata do të ngrihen në masë dhe do të jenë të mbështetur nga Gegët, të cilët arrijnë një popullsi prej 1(një) milionë banorësh, në mënyrë të atillë që, në vend të qetësisë që shihet, një flakërimë lufte me pasoja të paparashikueshme kërcënon të shpërthejë në gadishullin e Ballkanit” (Courrier d'Orient, 15 nëntor 1879).






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2790279 sekonda, 27 pyetje