Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Bullgaria
Anton Ashta

Postuar mė 5-2-2003 nė 07:37 Edit Post Reply With Quote
Bullgaria

Bullgaria fillon projektin "Kthimi në Atdhe"
Nga Svetlla Dimitrova për Southeast European Times në Sofje - 04/02/03

Gjatë 12 viteve të kaluar, ndërmjet 300,000 dhe 900,000 njerëz vlerësohet të jenë larguar nga Bullgaria për në Europën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut. Shumë prej këtyre emigrantëve me aftësi të larta dhe të arsimuar mirë janë shfaqur të suksesshëm në karrierën profesionale të tyre. Megjithatë, një numër i madh besohet se janë të gatshëm të kthehen në atdhe, për të ndihmuar që vendi i tyre të shtrojë rrugën e tij drejt një të ardhme më të mirë. Por pak pritet t’a marrin atë vendim pa qënë të qartë në lidhje me mundësitë e punësimit në atdhe.

Duke e mbajtur parasysh këtë Ministria e Ekonomisë, Agjencia qeveritare për Bullgarët Jashtë Vendit (ABA) dhe Job Tiger OOD filluan projektin Kthimi në Atdhe më 21 janar, si pjesë e një programi kombëtar të këshillimit për karrierat që ata iniciuan vitin e kaluar. Nëpërmjet iniciativave të ndryshme të planifikuara, programi Endrra Bullgare kërkon të sigurojë mundësi për profesionistët e rinj bullgarë dhe ekonomistët e diplomuar për të përmirësuar aftësitë e kualifikimet e tyre dhe për të arritur realizimin profesional.

Qëllimi i projektit Kthimi në Atdhe është të sigurojë informacion të plotë dhe vazhdimisht të azhornuar në lidhje me tregun bullgar të punës, i cili do t’u nevojitet profesionistëve të rinj kur të konsiderojnë një kthim të mundshëm në atdhe. Duke përdorur një metodë profesionale dhe sistematike, bazën e përgjithshme më të mirë të vendeve të punës e mjetet perfshirese të informacionit dhe teknologjinë më të përparuar, të tre institucionet bashkërenduese të projektit shpresojnë të tërheqin më shumë të rinj bullgarë përsëri në atdhe.

Dy prej tre nënshkruesve të marrëveshjes së projektit, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë Nikolai Vasilev dhe kreu i ABA-s Anton Piralkov, janë vetë ndërmjet numrit të profesionistëve bullgarë, të cilët lanë një karrierë të suksesshme jashtë vendit për t’u kthyer në atdhe. Vasilev, për shembull, ishte Zëvendëspresident i Lartë dhe Drejtori për Studimet e Europës Qendrore dhe Lindore në Lazard Capital Markets në Londër përpara sesa të bashkohej me qeverinë më 2001. Kolegu i tij, Ministri i Financës Milen Velçev, gjithashtu la një punë po aq tërheqëse në Londër si Zëvendëspresident i Tregjeve në Zhvillim në Merrill Lynch për të marrë një funksion në qeveri. Këto nuk janë raste të veçuar. Shumica e këshilltarëve të Vasilev gjithashtu kishin karriera të ndërtuara mirë përpara kthimit në Bullgari. Ka shembuj të tjerë të ngjashëm si në administratën publike, ashtu edhe në sektorin privat.

Më shumë investime të huaja herët a vonë do të inkurajojnë kthimin e më shumë njerëzve, thotë Administratori i JobTiger Tomas Higins. Job Tiger, një ndërmarrje jofitimprurëse, zotërohet krejtësisht nga Fondi i Sipërmarrjeve Bullgaro-Amerikane. Ajo u krijua në fund të vitit 2000 për të siguruar zgjidhje të besueshme dhe të integruara punësimi të bazuara tek interneti. Me kalimin e kohës, ajo ka krijuar një bazë të madhe të dhënash, duke u shërbyer më shumë se 80,000 përdoruesve të rregjistruar dhe më shumë se 2,400 ndërmarrjeve të rregjistruara bullgare. Ndërmarrja mori çmimin vjetor bullgar si Faqja më e Mirë për Shërbimet Onlajn për vitin 2001 dhe u zgjodh nga një juri ndërkombëtare si Debutimi më i Suksesshëm i Vitit.

Me bazën e saj të përgjithshme të të dhënave dhe kontakte të mirë me ambasadat bullgare jashtë vendit, klubet dhe shoqatat e bizneseve dhe emigrantëve, kishat dhe organizatat kulturore, ABA gjithashtu pritet të kontriubojë në mënyrë të konsiderueshme në këtë përpjekje të koordinuar afat-gjatë.




© 2002 Southeast European Times. Të gjitha të drejtat të rezervuara.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 5-2-2003 nė 21:17 Edit Post Reply With Quote
Shembull shum i mir.

Te mesoj dhe ne nga ky shembull,e te punojm ne ket drejtim.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-6-2004 nė 18:45 Edit Post Reply With Quote
Shembulli bullgar

Bullgaria kompleton bisedimet e hyrjes me BE

LUKSEMBURG, Luksemburg -- Bullgaria përfundoi të hënën (14 qershor) bisedimet e saj të pranimit me BE, pasi mbylli dy kapitujt e fundit në maratonën e negociatave. Ministrat e jashtëm të BE duhet të miratojnë vendimin në një takim të enjten. Bullgaria do të hyjë kështu në Bashkim, në 1 janar 2007. Ministri i jashtëm irlandez, Brajan Kouen, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës së BE, u tha gazetarëve se ministrat do t’i japin Komisionit Europian mundësinë e shtyrjes së pranimit të Sofjes me një vit nëqoftë se ai gjen se reformat që tashmë janë futur nuk janë zbatuar siç duhet. Ai u zotua gjithashtu të punojë për mbylljen e kapitujve të Rumanisë mbi energjinë dhe shërbimet, deri në fund të qershorit. (Sega - 15/06/04; AFP, Mediapool - 14/06/04)

Te them te drejten di shume pak permbi Bullgarine, aq me shume jam i cuditur nga suksesi i ketij vendi qe mendoj se i dedikohet shume ketij njeriu:

http://www.government.bg/English/PrimeMinister/Biography/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 7-8-2004 nė 02:15 Edit Post Reply With Quote
Mundesimi i nje Baze Amerikane ne Bullgari

Bulgaria, August 6, 2004

U.S. Discusses Possibility of Base in Bulgaria

Washington, D.C. - On a visit to Bulgaria that included discussions on the possible basing of U.S. forces in the country, Gen. Richard Meyers, the chairman of the U.S. Joint Chiefs of Staff, described Bulgaria as "a committed and valued partner of the United States and a stabilizing force" in the Balkans, Iraq, and Afghanistan. The people of Bulgaria and the country’s leadership, he stated, have the "resolve" to work toward defeating terrorism.
Bulgaria, which has deployed about 480 troops in the Iraqi city of Karbala under Polish command, will train some 20 Iraqi police officers at the police academy in Sofia under a $114,000 program. Bulgaria also has 65 troops in Afghanistan, 198 in Bosnia, and 42 in Kosovo.

Gen. Meyers stated that he and the Bulgarian Chief of the General Staff, Gen. Nikola Kolev, had conducted "pretty extensive discussions on potential [U.S.] military basing" in Bulgaria, noting that the "U.S.-Bulgarian security relationship" was "very strong." He added that the United States was "discussing its military posture around the world with many countries" through ongoing consultations, and any decisions concerning the basing issue were "a long way off." In 2003, Bulgaria’s parliament expressed support for the establishment of U.S. bases in the country.

On July 26, the U.S. and Bulgarian militaries began a joint exercise, "Bulwark 2004," at the Novo Selo military base near the Bulgarian town of Sliven. The exercise, which will end on August 22, involves the participation of 900 American troops and some 200 Bulgarian forces. The maneuver is the largest joint exercise conducted by the two countries since Bulgaria became a member of NATO in March 2004. It involves live-fire combat scenarios, including NATO small-unit tactics.

Gen. Meyers said the United States was providing assistance and equipment to the Bulgarian forces in Iraq, while also consulting with the Bulgarian Ministry of Defense concerning the reform of the Bulgarian military. Members of the Bulgarian military, he stated, are trained in the United States through the International Military Education and Training (IMET) program.


--------------------------------------------------------------------------------

July 23, 2004
Bulgaria Calls for Unified Conduct Against Hostage Takers
Washington, D.C. - Bulgarian Foreign Minister Solomon Passy, during discussions with officials in Washington in his capacity as both the current chairman-in-office of the OSCE and foreign minister, called for a unified "code of conduct" among countries whose military or civilian personnel are taken hostage in Iraq.
The code would stipulate that countries victimized by hostage incidents should agree not to negotiate with the abductors or change their policies in Iraq by withdrawing troops. Passy has presented his proposal to the U.N. Security Council and the North Atlantic Council.

Passy stated that, when two Bulgarian civilian truck drivers were abducted in Iraq on July 8 by the Al-Tahid and Jihad Group, believed to be led by Jordanian militant Abu Musab al-Zarqawi, all Bulgarian institutions were united in their position that Sofia was not going to negotiate with the terrorists or alter its policy in Iraq, where 485 Bulgarian troops are deployed. He said this had been made clear through a July 14 joint statement by Bulgaria’s prime minister, president, and speaker of parliament, as well as a statement by the full parliament. One of the truck drivers has been killed, while the fate of the other driver is unknown. Six Bulgarian soldiers have also been killed in Iraq.

Secretary of State Colin Powell called Bulgaria’s reaction to the actions of the hostage takers "an example to all of the nations of the world, and especially the nations within the coalition" in Iraq, that kidnapping "cannot be found acceptable and cannot be negotiated with, and when you negotiate . . . all you do is encourage it." Powell said he and Passy had discussed whether coalition forces in Iraq, or perhaps NATO or the United Nations, "should speak out clearly on this subject, because it affects not just what is happening in Iraq, it affects the entire civilized world."

The foreign minister said the Bulgarian government had invited the United States to establish a military presence in Bulgaria, a matter that was discussed in meetings with National Security Advisor Condoleezza Rice, Powell, and other officials at the Department of State including Undersecretary of State for Political Affairs Marc Grossman and Assistant Secretary of State for Near Eastern Affairs William Burns. Passy said Bulgaria was waiting for a decision by the U.S. government on the issue, noting that both the Bulgarian parliament and the people of Bulgaria supported the basing of U.S. forces in the country.

Passy also met with Vice President Richard Cheney; Senator Richard Lugar (R-Indiana), chairman of the Senate Foreign Relations Committee; Representative Ben Nighthorse Campbell (R-Colorado), who is co-chairman of the U.S. Helsinki Commission, and other members of the House of Representatives; and Representative Alcee Hastings (D-Florida), who was elected the president of the OSCE Parliamentary Assembly in early July.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-11-2004 nė 09:50 Edit Post Reply With Quote
Fillojnë në parlamentin e BE përgatitjet për valën tjetër të zgjerimit të BE
14/11/2004

BRUKSEL, Belgjikë -- Kanë filluar në Parlamentin Europian (PE), sipas një raporti të premten (12 nëntor) në Observer të BE, përgatitjet për valën tjetër të zgjerimit të BE, që pritet të rezultojë me pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë. Byroja e PE pritet së shpejti të autorizojë një propozim zyrtar ndaj Sofjes dhe Bukureshtit për të caktuar përfaqësuesit në PE sapo të vulosin traktatin e pranimit me Bashkimin në 2005. (EU Observer; Rompres - 12/11/04)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-3-2005 nė 08:15 Edit Post Reply With Quote
Tre parti të qendrës së djathtë në Bullgari nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit para-zgjedhor
01/03/2005

SOFJE, Bullgari -- Tre parti të qendrës së djathtë në Bullgari, miratuan zyrtarisht të hënën (28 shkurt) një marrëveshje të koalicionit para-zgjedhor, përpara votimit parlamentar më vonë këtë vit. Koalicioni i ri përfshin Bashkimin e Demokratëve të Lirë, Partinë Bujqësore Bullgare - Bashkimi i Popullit dhe VMRO-BND nacionaliste. Javën e kaluar, tre parti të tjera të qendrës së djathtë nënshkruan një ujdi të ngjashme koalicioni: Bashkimi i Forcave Demokratike, Partia Demokratike dhe Dita e Shën Gjergjit.

Gjithashtu të hënën, Norvegjia njoftoi plane për të ndihmuar Bullgarinë për reformat gjyqësore. Zotimi erdhi gjatë një vizite nga Kryeministri norvegjez Kjell Magne Bondevik. (Dnevnik - 01/03/05; Mediapool, bTV - 28/02/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-6-2005 nė 07:56 Edit Post Reply With Quote
Vazhdon në Bullgari vendnumëroja rreth kryeministrit të ardhshëm
29/06/2005

SOFJE, Bullgari -- Vendnumëroja pas zgjedhjeve parlamentare të fundjavës së shkuar vazhdoi të martën (28 qershor) kur Partia Socialiste Bullgare (BSP) kryesuese nguli këmbë në caktimin e kryeministrit të ardhshëm. Kryetari i BSP Sergei Stanishev tha se partia e tij do të hyjë në koalicion vetëm në se kontrollon kabinetin e ardhshëm. Lëvizja Kombëtare Simeon II doli e dyta të shtunën, sipas rezultateve përfundimtare të shpallura të martën. Zyrtarë të lartë të partisë u zotuan se nuk do të mbështesin asnjë qeveri që nuk i jep kryeministrit ekzistues Simeon Sakse-Koburg, një mandat të ri. BSP mund të mbështetet deri tani vetëm në Lëvizjen për të Drejta e Liri, kryesisht turke. Dështimi për të formuar një kabinet mund të çojë në caktimin e një kabineti kujdestar dhe zgjedhje të reja në vjeshtë, tamam kur Bullgaria nxiton të përfundojë reformat lidhur me pranimin në BE. (BBC, AP, Reuters, BNT, Nova TV, bTV - 28/06/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-7-2005 nė 17:55 Edit Post Reply With Quote
Kreu socialist bullgar përshkruan opsionet e koalicionit
04/07/2005

Kreu i Partisë Socialiste Bullgare e cila nuk ja doli të fitonte një shumicë absolute në zgjedhjet parlamentare të vendit në 25 qershor, ka përshkruar katër skenarë të mundshëm koalicioni.
Nga Svetla Dimitrova për Southeast European Times në Sofje – 04/07/05


Duke ju drejtuar një takimi të Koalicionit për Bullgarinë, të udhëhequr nga BSP, të dielën (3 korrik), kreu socialist Sergej Stanishev përshkroi katër skenarë të mundshëm për një koalicion qeveritar. []AFP]

Tetë ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, kompozimi i qeverisë së ardhëshme të vendit mbetet i paqartë. Pasi nuk fitoi një shumicë të drejtpërdrejtë, Partia Socialiste Bullgare (BSP) po konsultohet me partnerët e mundshëm rreth formimit të një qeverie koalicioni. Vetëm një parti, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (MRF) ka deklaruar gadismërinë e saj të jetë në ekip me socialistët.

Pas tetë vitesh në opozitë, BSP fitoi zgjedhjet me 31 përqind të votave apo 82 vende në legjislaturën 240 vendëshe të vendit. Lëvizja Kombëtare për Simeonin II (NMS-II) e cila ishte në pushtet, doli e dyta me 20 përqind ose 53 vende dhe MRF e treta me 13 përqind ose 34 vende. Katër formacione të tjera kaluan gjithashtu pragun e 4 përqind për të hyrë në parlament, duke marrë një total prej 50 vendesh, ndërsa një koalicion radikal erdhi i katërti duke fituar 21 vende.

Duke ju drejtuar një takimi të Koalicionit për Bullgarinë, të udhëhequr nga BSP, të dielën (3 korrik), Sergej Stanishev përshkroi katër skenare të mundëshme për një qeveri koalicioni.

I pari parashikon një koalicion që përfshin BSP, NMS-II dhe MRF. Një kabinet i tillë, sipas kreut të BSP do të ishte i qëndrueshëm dhe ka si ligjitimitetin evropian ashtu dhe atë të vendit. Nga ana tjetër, BSP mund të formonte një koalicion me NMS-II vetëm . Kjo megjithatë do të mud të ndizte një reagim negativ nga BE për mospërfshirjen e MRF e cila përfaqëson popullsinë etnike turke të Bullgarisë.

Të dy skenarët që përfshijnë NMS-II përbëjnë një pengesë të madhe: përpunimin e një kompromisi mbi postin e kryeministrit. NMS-II ka ngulmuar se duhet ta ketë ajo postin.

Një skenar i tretë i përshkruar ishte ai i koalicionit BSP-MRF mbështetur gjithashtu në ligjebërës të pavarur nga partitë e tjera parlamentare. Sipas pikpamjes së Stanishevit, kjo formulë ishte më përfituese për partinë e tij, duke e lejuar atë të ndiqte politikën e saj si edhe të emëronte kryeministrin. Megjithatë, ai është opsioni i fundit i qëndrueshëm në tryezë, tha ai.

Skenari i katërt i mundshëm që ai rreshtoi ishte për një koalicion më të gjerë, duke përfshirë BSP, NMS-II, MRF dhe Bashkimin Popullor Bullgar të krahut të djathtë, që fitoi më pak se 6 përqind e votave ose 13 vende parlamentare.

Dy anketa të ndryshme në fund të javës së shkuar sugjerojnë preferencën e gjerë publike për një kabinet koalicioni BSP-NMS-II. Kryer nga agjensia e anketimeve Aphis dhe gazeta e përditëshme 24 Chasa ., vëzhgimet gjetën se 27 përqind dhe 33 përqind respektivisht sipas anketave, favorizojnë këtë skenar. Formula më e gjerë e koalicionit që përfshin BSP, NMS-II dhe MRF ka 15 përqind të mbëshjtetjes sipas anketës së Aphis dhe 17 përqind sipas 24 Chasa. Rezultatet e botuar të hënën, janë të ndara kur vjen fjala për preferencat për kryeministrin. Sipas Aphis, 38.7 përqind preferojnë Stanishevin dhe 24.4 përqind Sakse-Koburg. Por anketa e 24 Chasa dha rezultatet të kundërta: 34.8 përqind për Sakse-Koburg dhe 24 përqind për Stanishev.

http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2005/07/04/feature-02





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-8-2005 nė 09:08 Edit Post Reply With Quote
Ujdia e koalicionit të madh i jep fund vendnumërosë politike në Bullgari
16/08/2005

Tre partitë kryesore të Bullgarisë mbrritën të hënën një marrëveshje koalicioni duke i dhënë fund shtatë javëve të vendnumërosë politike. Kreu socialist Sergej Stanishev do të jetë kryeministri i ri i vendit.
(Sofia News Agency, International Herald Tribune, Pari - 16/08/05; AP, AFP, Reuters, BBC, BNN, Sofia News Agency, Mediapool, Dnevnik, Vseki Den - 15/08/05)


Presidenti bullgar Georgi Parvanov (majtas) i jep mandatin për të formuar një qeveri të re kreut të Partisë Socialiste Bullgare Sergej Stanishev të hënën (15 gusht) në Sofje. ëAFP]

Gati dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, Bullgaria pritet të ketë një qeveri të re të martën (16 gusht), një ditë pasi tre partitë kryesore të vendit ranë dakord për një koalicion. Ujdia i dha fund një vendnumëroje politike që kërcënonte të ngadalësonte hyrjen e vendit në BE në 2007.

Kreu i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Sergej Stanishev, 39 vjeç, u propozua kryeministër i ngarkuar. Ai do të drejtojë një kabinet që përfshin përfaqësues nga Lëvizja Kombëtare Simeon II (NMS-II) e qendrës, e kryeministrit që largohet Simeon Sakse-Koburg, si edhe Lëvizjes për të Drejta e Liri kryesisht turke etnike (MRF). "Integrimi evropian, rritje ekonomike dhe përgjegjësia sociale" janë përparësitë e qarta të koalicionit, tha Stanishev. "Qëllimi ynë është të përmbushim shpresat e bullgarëve, t'i japim Bullgarisë mundësinë të bashkohet me BE dhe të përmirësojmë standardet e jetesës," shtoi ai.

Orvatjet për të arritur një ujdi të ngjashme dështuan muajin e kaluar kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve për atë se kush do të ishte kryeministër. Zgjidhja e së hënës u bë e mundur pasi të tre partitë ranë dakord se vendimet mbi ]ështjet e rëndësishme do të merreshin me konsensus, sipas Sakse-Koburg.

Si BSP e cila fitoi zgjedhjet e 25 qershorit ashtu dhe NMS-II e vendit të dytë, u provuan të paafta të formonin një qeveri pasi morën mandatet nga Presidenti Georgi Parvanov . Të hënën, pasi u arrit ujdia, ai i dha një mandat të ri MRF, e cila doli e treta. Ajo propozoi atëhere Stanishev si kryeministër. Parlamenti ndërkohë e zgjodhi atë në post në 27 korrik, për ta bërë të pavlefshme zgjedhjen e tij nga dështimi për miratimin e kabinetit të propozuar prej tij.

Koalicioni i ri tre-partiak kontrollon 169 nga 240 vendet në legjislaturën bullgare dhe pritet të kalojë me lehtësi votimin e besimit planifikuar për të martën pasdite.

Sipas ujdisë së të hënës, BSP do të ketë tetë ministra, NMS-II pesë dhe MRF tre. Partnerët e koalicionit do të kenë secili nga një zëvendësministër. I vetmi anëtar kabineti që nuk përfaqëson asnjë nga tre partitë është Plamen Oresharski i cili është propozuar si ministër i financave. Një ish anëtar i Bashkimit të Forcave Demokratike (UDF) të krahut të djathtë, ai shërbeu si zëvendësministër i financave në qeverinë e ish kryeministrit Ivan Kostov.

Të tjerë anëtarë të rëndësishëm të kabinetit të propozuar përfshijnë ministrin e brendshëm që largohet, Georgi Petkanov, i cili është propozuar për ministër i drejtësisë. Ai do të zëvendësohet në ministrinë e brendshme nga Rumen Petkov i BSP. Meglena Kuneva do të mbajë postin e saj si ministre e çështjeve evropiane.

Një nga ndryshimet më të mëdha strukturore është shkrirja e ministrive të ekonomisë dhe energjisë në një të vetme me në krye nënkryetarin e BSP, Rumen Ov]arov.

Shumica e mjaftueshme parlamentare e koalicionit shtron udhën për miratimin e shpejtë të një numri masash legjislative duke përfshirë një kod të ri penal të kërkuar për hyrjen e Bullgarisë në BE më 2007. Në se vendi nuk ja del të përmbushë angazhimet e reformës anëtarësimi i tij do të shtyhet më së fundi me një vit. Komisioni Evropian do të botojë këtë vjeshtë një raport kyç mbi gadishmërinë e Bullgarisë për anëtarësim.

"Ky është një sinjal pozitiv për Evropën dhe unë mendoj e shpresoj se me një përpjekje të përbashkët ne mund të arrijmë integrimin (në BE), qëllimi për të cilin po punojmë me vite," tha të hënën Sakse-Koburg pasi u arrit ujdia e koalicionit.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-12-2006 nė 17:34 Edit Post Reply With Quote
Urime Bullgarise!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-7-2009 nė 09:33 Edit Post Reply With Quote
BULLGARI- Bojko Borisov, partia e qendrës së djathtë (GERB) e të cilit fitoi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 5 korrikut në Bullgari ra dakord sot të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit ballkanik duke premtuar dhënien fund të një periudhe pandëshkueshmërie të zyrtarëve të korruptuar si edhe parandalimin e një recesioni të gjatë ekonomik.
Presidenti bullgar, Georgi Parvanov i dha Borisovit, ish-truprojë dhe ish-kryetar i bashkisë së Sofjes, një mandat për të formuar qeverinë e re të vendit anëtar të Bashkimit Evropian brenda shtatë ditëve.
GERB-i mori 40 për qind të votave, por i mungojnë pesë deputetë për krijimin e një mazhorance të pastër në parlamentin me 240 vende.
Borisovi konfirmoi se partia e tij do të formojë një qeveri të minorancës me mbështetjen e partive të tjera të djathta, por pa u dhënë atyre poste ministrore.
"Ne do të formojmë qeverinë tonë", tha Borisov pas marrjes së mandatit. "Ne do të formojmë një kabinet që do të nxjerrë Bullgarinë nga kriza'', theksoi ai.
Borisovi ka marrë përshëndetje për planet për afrimin në kabinetin e tij të ekonomistëve dhe reformistëve të arsimuar në Perëndim.
Simeon Gjankov, ekonomist në Bankën Botërore, ndoshta do të jetë ministri i ri i Financave.
Por, analistët kanë thënë se një qeveri në minorancë mund të rrisë rrezikun e destabilitetit dhe dëmtojë axhendën e GERB-it për reforma radikale për vendosjen e shtetit ligjor dhe ndalimin e recesionit.
Një grup partish të djathta, të njohura si Koalicioni Blu, partia e ekstremit të djathtë ''Sulmi'' dhe populistja ''Rregull, Ligj dhe Drejtësi'', thanë dje se do të mbështetnin qeverinë e GERB-it edhe nëse nuk do të merrnin poste ministrore.
GERB-i u ofroi tre grupimeve një memorandum për bashkëpunim politik, ku prioritetet do të jenë rivendosja e besimit nga ana e Bashkimit Evropian, dënimi i zyrtarëve të korruptuar dhe marrja e masave antikrizë.
Bullgaria, vendi më i varfër i Bashkimit Evropian, është shndërruar në ''delen e zezë' të bllokut pasi Brukseli i ndërpreu mbi 500 milionë euro ndihmë vitin e kaluar për shkak të mospërmbushjes së angazhimeve nga ana e Sofjes në luftën kundër korrupsionit. (Reuters/ATSH)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2218220 sekonda, 35 pyetje