Zekeria Cana
Levizja kombetare Shqiptare ne Kosove 1908.1912, [1979]
Shpalime historike [1983]
Dimitrije Tucoviqi-Koha dhe vepra [1983]
Socialdemokracia serbe dhe ceshtja shqiptare 1903-1914, [1986]
Populli shqiptar ne kapercyell te shek. XX, [1990]
Kori i burrave [1995]
Familja Cana [1996]
Gjenocidi i Malit te Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913, [1997]
Shpalime historike [1998]
Ditari i Luftes [1999]
Ditari i Luftes [2000]
Marre nga:
Zekeria Cana: Ditari i luftes, 1999
E shtune, 8 maj
Mbrëmë u godit ambasada kineze në Beograd, hoteli Jugosllavia ku ishte shtabi i tigrave te Arkanit, godina e shtatmadhorisë
jugosllave dhe caqe të tjera.
Herët në mëngjes, si+ më tregon Longari (ai rri zgjuar gati deri në mëngjes), Televizioni i Podgoricës ka njoftuar
se Fehmi agani është gjetur pa jetë afër Lipjanit. Ai i referohej agjensisë Tanjug, e cila provoi ta mbulojë
këtë krim të policisë serbe duke ia veshur UCK-se. Lus zotin që ky lajm të mos jetë i vërtetë, po ashtu
si informata e Doj+e velles dhe e agjensive të tjera sa isha në Tophane të prishtinës. Ndërkohë, lajmin e zi e
konfirmojnë disa radiostacione të huaja. Stepem. Kalojnë dy-tri orë të mira derisa e marr veten. Hedh disa rreshta për
shokun e fëmijërisë, që të mbesin si një skicë in memoriam.
Familja agani, e njohur ne Gjakovë si Mullagani, vjen nga Plava. Dy vëllezërit qenë hoxhë. I ati i Fehmiut shërbeu si
imam në Rahovec dhe aty vdiq, kurse xhaxhai, Bajrami, ne Gjakovë. Pas perfundimit të Luftës se Dytë Botërore ai iu bind
regjimit komunist dh u bë kryetar i Bashkësisë isalme ne Prishtinë. Vëllezërit Sitki, hilmi dhe Fehmi mbeten jetimë
shumë herët bashkë me të dyja motrat. I rriti e ëma me dërrasën e vekut, si shumë nëna të tjera
skamnore, derisa sitkiu iu bë krah si nëpunës i vogël komune, pas luftës si mësues i gjuhes serbokroate dhe njëri
nga bashkëpunëtorët e parë te Rilindjes dhe te Radio Prishtinës. Ishte kryefamiljar shumë i përkushtueshëm,
njeri i tërhequr, pa shokë. Hilmiu ndoqi mësimet në Normalen e prishtinës. Më 1944 doli në mal, u rreshtua në
Brigadën IV partizane, te formuar ne Krumë të Hasit, por në çastin e përurimit të saj u ngrit flamuri jugosllav
dhe pastaj flamuri shqiptar. Këtë barrë ankthi e bajti tërë jetën. Ai i takon brezit të parë të
maturantëve të gjimnazit të Prishtineës të vitit 1948 dhe gjeneratës së parë të Degës së
Albanologjisë në beograd. U mor me tregime. Disa vite shërbeu si profesor në gjimnazin e Gjakovës dhe më pastaj në
Prishtinë. Iu kushtua studimeve në fushën e gjuhësisë, ligjëroi në Fakultetin Filozofik, pa u ngatërruar aspak
në politikë e pa lakmuar poste. Dukej shumë i mbyllur, por po të rrije me të me një gotë përpara, hapej ne
bisedë dhe e bënte ndejën të lezetshme me atë humorin e lehtë me një fije sarkazmë. Ankohej nga sëmundja
e zemreës nga e cila edhe vdiq.
Fehmiu ishte dy ose tre vjet para meje. Si fëmijë loznim me top dhe ai na fliste për fitoren e sigurtë të aleatëve mbi
boshtin Romë- Berlin Tokio. Pas çlirimit të vendit ishte shumë aktiv në organizatën e pionierëve dhe te
BURAJ-t, po me zgjuarsi dhe maturi. Shok më të dashur kishta Sami Bashotën (djalin e halles sime), qoftë ne gjimnazin e
Prishtinës, qoftë në Beograd, ku mbaroi studimet për filozofi. Jepte mësim në gjimnazin e Gjakovës dhe nuk ngjiti
asnjë shkallë të karrierës politike. Me daljen e Rilindjes si gazetë e përditshme, zuri të punonte në
rubrikën e jashtme të saj dh të jepte mësim me honorar në Normale. Kreu studimet pasuniversitare në beograd në
degën e shkencave politke dhe filloi të ligjërojë në Fakultetin filozofik të Prishtinës. Ngritja e tij filloi pas
Pleniumit IV të Brionëve (1966). Nga kjo kohë shoqërohet me ali Hadrin dhe u bënë miq të pandashëm. Fill pas
nxjerrjes së vendimit për rithemelimin e Institutit albanologjik (1967) u emërua drejtor i tij dhe punoi me përkushtim për
ngritje e kuadrit të ri shkencor. Ndërkohë përgatiti tezën e doktoratës mbi temën e marrëdhënieve
jugosllavo-shqiptare gjate Luftës së Dytë Botërore te cilën e mbrojti para ali Hadrit, po nuk e botoi kurrë. I
afërt me Gazmend Zajmin, sidomos pas hapjes së debatit publik rreth ndryshimeve kushtetuese dhe avancimit të statusit të
Kosovës. Treshja Hadri-Agani-Zajmi plotësonin njëri-tjetrin dhe konsideroheshin kreu i inteligjencës shqiptare shumë të
angazhuar, e cila si kryeobjektiv veprimi kishte pavarësimin e Kosovës.
Në qoftë se Fehmiu nuk u rreshtua menjëherë në lëvizjen politike të vjeshtës së vonë te vitit 1989,
pas formimit të LDK-se u be shtyllë e fortë e saj. Kryetari Rugova nuk kishte njeri më të aftë dhe më të
sigurtë se atë, por sot e kësaj dite nuk e kam të qartë përse nuk e afronte edhe më shumë duke i hapur
rrugë veprimi. Sikur e mabnte në distancë angleze. Kur e pyesnin Fehmiun çmendon dhe çbisedon Rugova me delegacione
të ndryshme nga bota e jashtme, ai përgjigje: më së miri e Adnani (Merovci) dhe nuk e çonte më tej. Komenti ishte i
tepërt.
I afërt me studentët dhe me brezin e ri te intelektualëve, prandaj edhe aq i adhururar prej tyre, shumë komunikues me këdo,
zemërgjerë dhe i tolerueshëm, i përzemërt dhe gojëëmbël, mbi të gjitha i stolisur me virtytin e bukur
të njerëzisë, modestisë dhe përvujtnisë. Janë këta veteëm ca rreshta për figurën e ndritshme
të Fehmiut, që po i shkruaj në gjendje pikëllimi të thellë, në strofullën tjetër që është
shtëpia e Enver Berishës, ku kalova sot paradite.
Tahçi deklaron se rugova mund të përfaqësojë vetëm partinë e tij dhe asgjë më shumë. Kryeministri
flet me respekt për personaliteti e Fehmi aganit, pastaj del në deklaratën e G-8. Pikat e saj per ruajtjen e integirtetit të
Jugosslavisë dhe për çarmatimin e UCK-se bien ndesh me konferencën e Rambujesë. Cernomërdini sot u takua në Bon
edhe me Rugovën.
Lajmi për luftimet e brigadës Gjakova me armikun në Cabrat dhe në lagjen e Hadumit, sado që të gëzon,
është thikë me dy presa. Trembem shumë se mos përsëritet drama a Rahovecit e verës së shkuar.
Luftëtarët tanë mund të tregojnë shembull trimërie dhe sakrifice të madhe, por nuk mund ta përballojnë
dot sulmin e forcave të mëdha të policisë dhe të ushtrisë serbe. Këeshtu ata do të shtrëngohen të
tërhiqen, kurse qytetarët duarthatë do të jenë pre e hakmarrjes së përgjakshme.
Ukshin Hoti e mbushi afatin e dënimit, po prapëseprapë mbahet në burg dhe transferohet në Dubravë të Istogut.
E hënë, 31 maj
Po rri me tre katër djem të një familjeje nga ana e Llapit, që janë vendosur në shtpinë e Munishëve.
Dhëndri i tyre jeton në Kolevicën e re. Ai e mbante familjen ne një kiosk të vogël në stacionin e trenit, e cila
është përmbysur e plaçkitur si të gjitha yqanet e tjera të shqiptarëve. Djalë shumë i kthjellët
në mendje. Në fillim flet me rrotulla dhe më pas me zemër te hapur: të gjitha partitë politike bashkë me drejtuesit
e tyre do ti kisah zier në kazan. Dhe nuk është i vetmi që shpreh zemërimin dhe dëshpërimin e madh. Ai habitet
shumë se pse nuk luaj nga Prishtina, kur shumica ua mbathi këmbëve larg e më larg. Po kush mbetën nga gjithë ai varg
intelektualësh, profesorësh universiteti, shkrimtarësh, gazetarësh, aktorësh dhe artistësh?
Emrat e tyre po i rreshtoj (aq sa jam në dijeni) më poshtë që të mbahen mend dhe të mbesin si dokument i kohës,
ndoshta edhe për shtjelluesit e hisotrisë së këtij fundshekulli që të japin gjykimin e tyre se cili ishte dhe sa ishte.
Le të filloj:
Idriz ajeti, vehap shita, adem Bllaca, Adem Demaçi, Jashar Rexhepagiq, Gani Luboteni, Hysen Ukmata, vëllezërit Minir dhe Haki Dushi,
Hajrulla Gorani, Pajazit Nushi, Feriz Krasniqi, Qerim gashi, Fuat dhe Fatmir Rizvanolli, Qerim Ujkani, vëllezërit Tadej dhe Engjëll
Rodiqi, Riza Smakaj, Zenun Celaj, Ibrahim Kadriu, vëllezërit Zeki dhe Rasim Bejtullahu, Veton Surroi, zef Lekaj, Agim Cavdërbasha,
Mazllum belegu, Gjergj Kaçinari, vëllezërit Sadri dhe Riza alaj, Ruzhdi Ushaku, Ditar Qamili, Shkëlzen Zhubi, Atdhe Gashi, Ramiz
Balaj, Eqrem basha, Rifat Kukaj, Partizan Shuperka, Agim Qena, Fatmir Jaka, Ramush Rama, abdulla Vokrri, Rexhep Zogaj, Asllan Pushka, Mehmet Halimi,
Nexhat Ibrahimi, Naim Ibrahimi, Ramdan Ibrahimi, Ukë Xheam, Ali Olloni, fatmir Jaka, Gani Xhafolli, Agim Qena, Abaz Dula, Rushit Ramabaja,
Xhemajl Mustafa, Sali Spahiu, Dush gashi, Hilmi Troni, Zaim Istrefi, Avni Ukmata, Ali Jakupi, Sedar Dida, Latif Krasniqi, Ali Jasiqi, Zeqe Shehu,
Istref begolli, Dibran Tahiri, Nehat Islami, Beqir Hundozi, Rexhep Vula, Tahir Aliu, Sabit Uka, Sami Bërlajolli dhe Bilbil Shehu.
Mund të ketë edhe burra të tjerë të fortë që nuk ia mbathën për të na dërguar
përshëndetjen: mirë u pafshim në Kosovën e lire! Por unë skam si ti di emrat e tyre.
Si mabhen burrat? Miku im Kadri preniqi jeton në Obiliq, mban lopë dhe më sjell qumësht tash e sa vite. Sot më tregon se para
një muaji ia vranë Enverin, djalin e martuar me katër fëmijë të vegjël. E ngushëlloj me fjalët: ti
shëndoshë, bëj gajret Kadri Preniqi dhe mos u mërzit! Ma kthen: si jo, kur me shkon mendja si janë shfarosë të
tëra familje me gra e me fëmijë, qe besa e zotit hiç nuk mërzitem! E marrim bisedën e zbrazjes së Kosovës.
Dua të di për njerëzit e Obiliqit dhe për fshatrat përreth, si edhe sa familje kane mbetur në shtëpitë e veta.
Shumë pak, me thotë Kadriu dhe vazhdon: morën turr se kush më ia pari, pa u trokitur njeri në derë. Shqiptarët u
treguan shumë tucana ofshan miku im, i thyer në shpirt dhe në zemër. Shkau nuk do ta luante këmbën nga pragu i
shtëpisë pa ia hequr kokën, i vë Kadriu bisedës kapakun. Tek e percjell nga kopshti, ndalet nje trohë, më
vështron përmallshëm dhe më thotë: më beso se nuk më zë gjuni nga droja e madhe se mos po të vrasin ky
rod i magjypëve. I shtrëngoj doren, e marr ngryk, kurse atë e kaplon një ankth i madh dhe në faqe i rrokullisen dy kokrra
loti, të cilat nuk i dershi as për djalin e tij. Shtrihem në krevatin e palueshëm nën kajsi dhe i thërras vetes:
vetëm me këso burrash të dheut mund të gjallërojë dhe të mbijetojë gjysma e kombit këtej Drinit.
E hënë, 21 qershor
Shpejt u ngjall Prishtina. Qendra e qytetit është plot njerëz. Në çdo hap takoj të njohur, miq e dashamirë,
që kthehen nga Maqedonia dhe Shqipëria. I urojmë shoqi-shoqit lirinë. I përgëzoj që janë shëndoshë e
mirë bashkë me familjet dhe i nguc nga pak pa të keq. Një dore e pranon tutën, tjetra mundohet të lahet me do shpjegime
të paqena e qesharake. Ata i përshëndes me fjalët: Ku jeni patriotët e mëdhenj të Kosovës? Disa ulin
kokën, disa të tjerë më shikojë shtrembët. Ymer Jaka do të më thoshte: Pse kumbarë po krijon armiq?
Përgjigjen e kam të gatshme: Njeriu pa armiq nuk vlen gjë. Cmë duhen miqtë e dashamirët frikacakë,
oportunistë e konformistë? Hiç fare!
Në ëmbëltoren përballë Kosova-Turistit, e cila ishte e hapur gjatë gjithë kohës se luftës ska karrike
të lirë. Një djalosh ngrihet brrof në këmbë dhe më liron vendin. E falënderoj. Përpara më del Bujar
Bukoshi që kthehet në Kosovë pas aq vitesh. Kryeminsitri është me të vëllanë, Hysenin dhe me ministrin e
Arsimit e të Kulturës Muhamet Bicaj dhe me ministrin e Financave, Isa Mustafa. Pimë kafenë së bashku dhe i kthehem Bujarit:
Bashkë me gëzimin e madh të çlirimit vjen sihariqi edhe më i madh se u bënë tubë dy qeveritë, jotja
vetëm me disa minsitra dhe ajo e Thaçit me goxha shumë. Lum populli per ju! Nuk e ngas më shumë. Vetes i them: tashti prit
fërkimet, shtyrjet dhe kapërcekat ndërmjet dy kabineteve për legjitimitetin e tyre faqe popullit dhe faktorit
ndërkombëtar. Qeveria e parë, çështë e vërteta, u emërua fill pas zgjedhjeve të para të lira.
Edhe qeveria e dytë doli nga Konferenca e Rambujesë si qeveri koalicioni, por u formua shpejt e shpejt, pa konsultime e ujdi paraprake
të të gjitha subjekteve poltike, duke përfshirë edhe mendimin e Kuvendit të Kosovës, të dalë po nga zgjedhjet
e lira. Postin e minsitrit te Pushtetit Lokal e ka Ramë Buja i UCK-se, kështu që emërtimi i prefektëve dhe i kryetarëve
te bashkive dhe të komunave është në dorën e tij. Cili do të jetë kriteri kryesor për emërimin e tyre? Si
po duket, pjesmarrja ne UCK. Profesionalizmi dhe zotësia dalin në plan të dytë. Ndoshta kështu do të behet edhe për
drejtorët në fushë të ekonomisë, të arsimit, kulturës, shkencës etj. Atëherë do të ktheheshim
rrumbullak një gjsmë shekulli prapa, si në kohën partizane. Kjo do të jetë një gjendje shumë shqetësuese
dhe brengosëse.
E pyes Bujar Bukoshin si është puna a Rugovës që nuk kthehet në Kosovë? Ai ndërron temën e bisedës dhe
unë e kuptoj psenë.
Ec drejt Komitetit te dikurshëm krahinor të Lidhjes Komuniste të Kosovës te kohës se Veli Devës, Mahmut Bakallit, Iljaz
Kurteshit dhe azem Vllasit. Si qenë, si dolën, si u mbajtën dhe di e mbyllën karrieren e tyre politke? Nxjerrja e portretit
të tyre politik sa më të plotë kërkon më shumë kohë, punë të perkushtuar dhe serioze. Për
të aprin, Veli Devën, kam dhënë gjykim të përgjithshëm në ditarin e përparshëm, i cili ka ngjallur
zemërimin e tij, aq sa kur shihemi rastësisht nëpër ngushëllime nuk bënë verë me gojë. Për të
dytin, Mahmut Bakallin, mund te thuhet hëpërhë pa vënë mëdyshje fare se është udhëheqësi politik
më i shkolluar, më i zoti nga mendja, goja dhe lapsi, që ka pasur Kosova ndonjëherë. I trti, Iljaz Kurteshi,
përgjithësisht është mbajtur shumë mirë. I katërti, Azem Vllasi, gjatë zhvillimeve të pranverës
së vitit 1981, demonstratat i cilësoi si kundërrevolucionare për tia bërë qejfin Beogradit, ndaj u bë i dashuri
dhe i përkëdheluri i përkohshëm i udhëheqjes shoviniste serbe dhe pati një ngjitje të shpejtë verbuese dhe
mashtruese. Ai e kuptoi si dhe sa ishte vetëm pasi Millosheviqi e mbylli në burg. Vetëm atëherë i shkrepën në
mendje fjalët udhërrëfyese të babait të sprovuar në jetë se cështë shkjau, por tashmë ishte
shumë vonë. Sikur të gjitha këto figura të dikurshme politike të uleshin të shkruanin kujtimet e veta me zemër
të hapur dhe me ndërgjegje të pastër, atëherë do të shkyenin një borxh të madh para popullit dhe
historisë. Në të kundërt do të dalë se ata nuk e kanë pasur dhe as nuk e kanë ndërgjegjen e pastër.
Kaloj përskaj godinës pak të vjetëruar, dikur më e bukur shtëpi-vilë në qendër të qytetit. Aty e
kalonte jetën e kokrrës së qefit dhe të ahengjeve Dushan Mugosha Duçi (kështu e quanin shqiptarët), sekretari i
tretë sipas radhës i komitetit krahinor. Paraardhësit e tij ishin Miladin Popoviqi dhe Gjoka Pajkoviqi, po malazias. Kur vështron
këtë shtëpi, doemos, shkëputesh nga e tashmja, tretesh në mendimet e së kaluarës nukur të largët. Në
mendje të vjen libri i Vlladimir Dedijerit: Marrëdhëniet jugosllavo-shqipatre (1939-1948) me faksimilet e letrave që
udhëheqësit e partisë Komuniste të Shqipërisë dhe të Luftës Antifashiste nacional-çlirimtare Enver
Hoxha, Fiqret Sanxhaktari (Shehu), Mehmet Shehu, Tuk Jakova, Bedri Spahiu dhe Hysni Kapo i dërgonin vëllait të tyre të madh,
Duçit, përkatësisht Sali Muratit në Jugosllavi pasi ishte kthyer nga Shqipëria. Secila letër është më e
përzemërt se tjetra dhe pershkohen nga dashuria e zjarrtë dhe mirënjohja e thelle. Ato janë të mbushura me lëvdata
të larta deri në qiell, të cilat dine ti bëjnë vetëm shqiptarët me përulje të mjerë prej skllavi.
Kurse Mugosha ishte njëri nga kuajt e shumtë te Trojës që futën në Shqipëri për të ndezur luftën
vëllavrasëse dhe për ta varrosur cështjen e Kosovës. Kur i rikujton ata puthadorë të gjakut tënd të
kaplon një zemërim i thellë që shkon deri në tërbim, një ndjenjë neveritjeje e pafundme sa të vjen
për të pështyrë në tokë. Nga kjo gjendje shpirtërore më nxjerr rrahja e krahut dhe e shpatullave, si edhe
fytyra e buzëqeshur e një motre, që më përthekon me të dy duart në qafë. Ajo më përgëzon
që dola gjallë dhe më uron lirinë. Kjo është një grua më e re se unë, që e kisha ndeshur në
ballë të të gjitha protestave tona. Skishte zot e perëndi qä ia ndalte asaj turrin. I rrinte policisë serbe karshi
më shumë se çdo mashkull tjetër. Bëjmë edhe një përqafim, shtrëngohemi si motra me vëllain, sepse
mbetëm gjallë. Vazhdoj rrugën.
Në lagjen e Muhaxhirëve, mbrapa shkollës fillore ishte konvikti i shkollave të mesme të Prishtinës. Menjëherë
pas demonstratave të vitit 1981, kur në Kosovë vërshuan policët nga të gjitha anët e Jugosllavisë,
koniktorët i nxorën në rrugë. Shtëpia e tyre e banimit u kthye hiç me pak se në postë policie. Në mars
të vitit 1990, kur isha sekretar i Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirirve te Njeriut, po bëhesha gati të shkoja në
Amerikë me ftesë te lobit shqiptar, për të dëshmuar para kongresit amerikan për shkallëzimin e terrorit
shtetëror në Kosovë. Në këtë postë policie më mbajtën tetë orë dhe ma morën
pasaportën. Ambasada jugosllave në Uashington u tregua e shurdhër kundrejt protestës së Departamentit të shtetit
amerikan. Ne Amerike vajtën Rugova, Qosja, Luljeta Pula dhe të tjerë. Liga qytetare shqiptaro-amerikane organizoi tryezën e
bisedës rreth gjendjes në Kosovë. Dioguardi nuk lejoi askënd që të ulej në karriken e rezervuar për mua. Ai e
hapi tryezën me këto fjalë: Autoritetet jugosllave penguan ardhjen e dr. Canës në SHBA që të zinte vendin në
këtë karrike, të ngrihej i pari në këtë foltore për të na folur me kompetencë, me gjuhën e fakteve
dhe të argumenteve të gjalla, për atë terror të paparë që policia jugosllave ushtron në Kosovë.
Megjithatë dr. Cana është i pranishëm ketu. Së shpejti do të shkojmë tek ai për ta uruar e përgëzuar
që mori guximin, që tregoi trimëri e vetësakrificë për të ushqyer botën e qytetëruar dhe demokratike me
informacione e materiale filmike që dëshmojnë shkeljen e të drejtave elemenatre të njeriut dhe terrorizimin e popullit
shqiptar në Kosovë. Nuk vonoi dhe Dioguardi, ky burrë amerikan me gjakun shqiptar të Arbëreshit të Kalabirse, erdhi
në kosovë tok me senatorin Tom Lantosh me prejardhje prej një familje hebreje të Hungarisë. Nga Prishtina ata do të
shkonin ne Shqipëri nëpër rrugën e Prizrenit. Ibrahim Rugova mu lut ti shoqëroja deri në pikën kufitare të
Morinës. Së pari i shpura në Gjakovë, u tregova vendpërleshjen e kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit te
shtatorit 1878 dhe u shtruam për drekë në restorantin e vëllezërve Jupa. Rreth restorantit populli u grumbullua shumë
shpejt, kurse policia e alarmuar nuk dinte çtë bënte. Jashtë degjohehin duartrokitje dhe brohoritje. Mysafirët e
mirëpritur dhe të nderuar drekonin duke dëgjuar meloditë e bukura dhe zërin e ëmbël të Muharrem Micit, të
shoqëruara me mandolinë e kitarë. Ngrita një gotë shëndeti për miqtë tanë. Në dollinë e tij
të shkurtër, po shumë domethënëse, Lantoshi tha se po jetonte bashkë me gruan e tij dhe me delegacionin amerikan
çastet e ngazëllimit më të madh në jetë. Duhej të vijonim rrugën për Prizren, por na u desh plot
një orë të kalonim me vetura nëpër Carshinë e Madhe e te mbushur me atë mal populli, të mëdhenj e të
vegjël. Lantoshi, zonja e tij dhe Dioguardi mbanin ne kokë lisat e bardhë të Kosovës.
Gjatë viteve që pasuan konvikti i dikurshëm në lagjen e Muhaxhirëve ishte një nga skëterrat e shumta të
torturimit më shtazarak të qindra e qindra shqiptarëve. Njerëzit e kësaj lagjeje i bishtëronin rrugës, që
të mos dëgjonin britmat e atyre që kishin rënë në duart e xhelatëve. Pas nëntë vjetësh gjendem
përsëri tashti me vullnetin tim para godinës së ferrit mesjetar, ku tashme është vendosur një pjesë e
forcave te KFOR-it. Më shoqërojnë dy çuna që flasin anglisht. I jap ushtarit kartëvizitën dhe i tregoj përse
kam ardhur. Ai thërret oficerin kujdestar, i cili bën nderimin, më prin drejt e në bodrumin e errët dhe më bën
dritë me llambën e dorës. Ctë shohësh? Në dyshemenë prej betoni janë të gjitha llojet e mjeteve
mesjetare të torturës derisa viktima të jepte shpirt ose të mbetej sakat për tërë jetën: dy tre topuza
druri, shkopi prej druri i mbështjellë me gomë, dy shufra hekuri, boksi prej hekuri i katër gishtërinjve me katër maja
të mprehta, kama e gjatë. Në skajin e tyre është karrikja prej druri ku viktima torturohej me rrymë elektirke, pak
më tej zinxhiri bukur i gjatë, me të cilin njerëzit e zhveshur i varnin në gypin horizontal të ngrohjes me avull.
Në mur shihen pika gjaku, në qoshen e bodrumit ka këpucë, pantallona, çorapë, brekë, fanella e këmisha
të mbytura e gjak. Stepesh dhe dridhesh di thupër nga kjo pamje e llahtarshme. I duhet thënë qeverisë së Bukoshit apo
Thaçit që në korridorin e konviktit të vihet pllaka: Muzeu i ferrit.
Vehap Shita, Pajazit Nushi dhe Zejnulla Gruda të Këshillit vijnë nga e pamja për Sami Pejën. Më gjejnë si të
vrarë. U tregoj çpashë para një ore në konviktin e shkollave të mesme.
E enjte, 1 korrik
Në ditarin tim kam shkruar edhe për masakrën në fshatin kufitar Goden të hasit, më 25 mars, në ditën e
dytë të bombardimeve te NATO-s. Tshti dalin në dritë edhe hollësitë e kësaj loje të ndyrë. Ushtarët
serbë i rreshtuan të gjithë fshatarët me forcën e tytave të automatikëve dhe të mitralozëve. Një
pjesë i vunë përpara në një drejtim të caktuar, kurse 20 burra të zgjedhur i detyruan të futeshin në
një stallë dh të shkonin me duart mbi kokë. Të gjithë i qëlluan dh i vranë me mitraloza. Midis të
vrarëve ishin dhe pese arsimtarë të shkollës fillore të Godenit nëmoshën më të mirë. U shuan
meshkujt e tri familjeve. Tetë ishin me mbiemrin Osmanaj, po aq Feraj dhe kaër Morina. Të gjithë ishin nga mosha 20-60 vjeç
dhe kufomat e tyre u dogjën. Si gjurmë e këtij krimi të përbindshëm kanë mbetur hiri, copat e eshtrave, rrobat e
djegura dhe një kuti e shkrumbuar duhani.
Një popull që edhe fëmijët e vegjël i mëson dhe i edukon që të bëhen kriminelë, nuk mund të
shëmbëllejë veçse me bishat e egra, të cilat do të zhduken nga faqja e dheut herët o vonë. Ushtarët
britanikë, që e vendosën bazën e tyre në një shkollë fillore, nuk mund ta merrnin dot me mend se si kjo
ndërtesë e diturisë ishte shndërruar në mësonjëtore krimi për nxënësit serbë nga mosha 12
vjeç e sipër që ata të përvetësonin zanatin e njohjes dhe të vendosjes së të gjitha llojeve të
minave, përfshirë edhe minat befasuese, si edhe të përdorimit të granatave. Ushtarët britanikë panë me
sytë e tyre minat dhe raketat artificiale të renditura në vitrinat me xhama të shkollës. Ata gjetën aty dhe libra,
sllajde dhe video që shërbenin si mjete konkretizimi që fëmijët serbë të mësonin të vrisnin e masakronin
shqiptarët edhe me mina.
Nga Shqipëria vijne shumë miq e të njohur, kryesisht kosovarë të dalur atje bukur moti, më shumë nga zori i madh,
po edhe ata që u shtrënguan të marrin në sy botën dhe mund të shkelin tokën e Kosovës vetëm pas shporrjes
së okupatorit serb. Disa prej tyre i takoj në qytet, dis të tjerë më vijnë në shtëpi. Në qendër
të qytetit u poqa me Leonidhë Mertirin (i pari konsull i shqipërisë ne shkup) dhe Esat Myftarin nga Peja, të cilët
punojnë në Ministrinë e Jashtme të Tiranës. Në prishtinë erdhi për të parën herë edhe Murat
Gjonbalaj nga Vuthaj, që si djalë i ri e shkeli kufirin dhe doli në Shqipëri, kreu atje shkollën, zuri një punë dhe
tashti drejton Shoqatën patriotike Kosova, e cila ka disa vjet që nxjerrë gazetën e saj po me këtë emër. Në
shtëpinë time të vogël më erdhi edhe Xhafer Vokshi (i vëllai me i vogël i Asimit), pjesmarrës i
Konferencës se Bujanit, pas luftës udhëheqës i rinise së Kosovës. Pas shpalljes së Rezolutës së Byrose
Informative 81948) u detyrua të ikte në Shqipëri bashkë me hallën e tij, Bijen. Punoi një kohë në gazetën
bashkimi, por më pastaj e morën me sy të keq si shumë kosovarë të tjerë - dhe i kaloi do vite të mira
në internim. Xhaferi erdhi bashkë me enver Dajçin, shokun e tij të luftës. Më gëzoi shumë edhe takimi me
shokun e dashur të studimeve Ibrahim Gashi (nga Kotorri i Drenicës), i cili u dëbua në Shqipëri po si Agim Gjakova. Atje
ushtroi detyrën e profesorit shumë të aftë të matematikës në do shkolla fillore të fshatit edhe pse e kishte
vendin në Universitetin e Tiranës, por aty nuk mund të ligjëronte dot pa u bërë vegël e Sigrurimit. Tevona, pas
fitores së demokracisë u emërua sekretar i pare në ambasadën shqiptare në Lubjanë. Me sa di, beri shumë
që shqiptarët në slloveni të trajtoheshin si qytetarë të barabartë.
E premte, 2 korrik
Eshtë nëntëvjetori i Kuvendit historik të Kaçanikut. Trupi do një trohë puhim pas bukës së drekës.
Por smë lënë, sepse sa shtrihem më vijnë disa djem e vajza, më rrëmbejnë nga shtrati dhe më
çojnë me nxitim në qendrën e qytetit. Cte shohesh? I madh e i vogël është këtu. Ska vend ku të
hedhësh gjilpërën. Buritë e makinave, që lëvizin rreth e rrotull me flamuj të shpalosur, nuk kanë të
ndalur. Mbi një veturë dy të rinj i binë tupanit dhe surlës. Djemtë dhe vajzat heqin përpara vallen. Me ta
bashkohet edhe vargu i pakëputur i grave dhe i burrave. Një vajzë studente dikton lodhjen time. I bën shokut të saj një
shenjë dhe ai më rrok para duarsh dhe më vë kapakun e mototrit të veturës. Më mbështjellin me flamur dhe
më vënë në kokë plisin e bardhë. Jemi në kryqin e madh të rrugës. Një djalosh më afrohet dhe
më pyet si do të bëjmë që ta fetojmë më tej kremten e madhe. Zbrez dhe thërras të gjithe të
vijnë pas meje. Drejtimi: Fakulteti Filozofik. Ska nevojë tu tregoj djemve dhe vajzave se pse iu prij këtu. Djemtë më
të fortë dhe më të shkathët ngjiten ne shtatoren e Vuk Karaxhiqit, i japin asaj një shtyrje të fortë dhe ajo
shembet për tokë. Aty do të kthehet përsëri monumenti i përdhosur i viktimave të kampit gjerman të
përqendrimit. Radhën e ka shtatorja e Njegoshit në krahun tjetër të fakultetit. Masa e madhe e rinisë ia mësyen
shtatores tjetër para Rektoratit, por ushtarët e alarmuar të KFOR-it e rrethijnë atë me një gardh telash me gjemba. Dy
tanke vehen në gjendje gatishmërie.
Ora 20. festa e madhe e këtij fundshekulli nuk do të ndërpritet gjithë natën. Dy çuna më marrin për duarsh,
më ngjisin në tarracän e ndërtesës katerkateshe, më venë përsëri plisin në kokë dhe më
japin flamurin në dorë, që ta lëviz me tërë fuqinë. Poshtë ai mal populli brohorit pa u ndalur.
Më është lodhur këmba dhe gjithë atë mal populli nuk e ndjek dot. Ndalem, ulem në tryezën sakj derës, rri
e mendoj: nën dhe prehet vargu i paprerë i njerëzve pa jete i viktimave të plojës shfarosëse serbe dhe i
dëshmorëve të kombit, kurse mbi dhe jeta gjallëron përsëri më shumë se kurrë.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|