Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Letėr pėr zotin Richard Boucher
Anton Ashta

Postuar mė 29-6-2004 nė 16:16 Edit Post Reply With Quote
Letėr pėr zotin Richard Boucher

Letër për zotin Richard Boucher, asistent sekretar në zyrën e marrëdhënieve me shtypin në Departamentin e Shtetit

“Departamenti i Shtetit demaskoi shovinistët grekë”

Më 23 qershor, në një koferencë për shtyp të Departamentit të Shtetit, një gazetar ju drejtoi juve një pyetje në lidhje me Shqipërinë, si vijon më poshtë:

Pyetje: Zoti Boucher, në raportin e qershorit, të publikuar nga zyra për Çështjet Europiane, ju pretendoni se 95 për qind e banorëve të Shqipërisë janë shqiptarë etnikë. A mund të bëni një ndarje të 5 përqindëshit tjetër?

Boucher: Jo

Pyetje: Pse?

Boucher: Sepse nuk e di

Pyetje: Nuk e dini. Të paktën a e dini se sa i madh është minoriteti grek në Shqipëri?

Boucher: Mendoj se për statistikat e regjistrimit të përgjithshëm në Shqipëri, ju mund t'i drejtoheni qeverisë shqiptare.

Pyetje: Por këtë po e përcaktoni ju dhe jo qeveria shqiptare?

Boucher: Jam i sigurt që kemi një burim për këtë, i cili nuk është një burim i pavarur i qeverisë amerikane. Nuk e di nëse ka ndonjë vërejtje apo jo për këtë, por mendoj se autoriteti më i përshtatshëm për këtë çeshtje është qeveria shqiptare dhe të dhënat e saj.

Pyetje: Po pse ju përmendni minoritetet e tjera dhe atë grek jo? Ky është shqetësimi im. Është një dokument dhe është nga Departamenti i Shtetit.

Boucher: Një dokument për Shqipërinë.

Pyetje: Për Shqipërinë nga Departamenti i Shtetit!?

Boucher: Po, është një dokument për Shqipërinë, jo për grekët që jetojnë në pjesë të ndryshme të botës.

***

Fillimisht dua t'ju falenderoj që keni verifikuar fakin që Shqipëria ka një shumicë dërrmuese shqiptarësh dhe që kundërshtuat gazetarin, i cili është një grek etnik, sipas informacioneve që janë shpërndarë nga zyra juaj e shtypit, pa iu dhënë shumë rëndësi pyetjeve të papërshtatshme dhe të diktuara të tij.

Gazetari grek kishte si qëllim të përpiqej të përhapte konfuzion në lidhje me faktet mbi demografinë e Shqipërisë. Fatkeqësisht kjo nuk është hera e parë që një agresor grek përpiqet që të përdorë këtë mënyrë për të sjellë në skenë çeshtjen e minoritetit grek.

Ju duhet të jeni i vetëdijshëm se në dhjetëra raste Departamenti i Shtetit ka lehtësuar përpjekjet e Nick Gage për të ndërhyrë në çeshtjen e minoritetit grek në Shqipëri. Zoti Gage është një greko-amerikan, ndoshta një nga shovinistët më të mëdhenj grekë, i cili është i lidhur më një organizatë terroriste greke MAVI. Është e kuptueshme se zyrat e senatorëve Paul Serbanes dhe Ted Kennedy kanë përkrahur zotin Gage në përpjekjet e tij, për të siguruar bashkëpunim me Departmentin e Shtetit.

Komuniteti shqiptaro-amerikan ishte mjaft i zemëruar më këto akte, siç tregohet dhe në një letër dërguar Sekretarit të Shtetit, Kolin Pauell më 9 janar të vitit 2003.

Unë shpresoj se përgjigjja juaj në konferencën për shtyp është një shenjë se Departamenti i Shtetit nuk do të tolerojë aktivitetet dashakeqe të shovinistëve grekë, të cilët me përpjekjet e tyre shpërdorojnë burimet e Departamentit të Shtetit dhe dollarët e taksave tona. Megjithatë ju duhet të dini se aksionet e tyre shërbejnë si një faktor destabiliteti në Ballkan dhe kjo është një nga pasojat më serioze të përpjekjeve të tyre.

Në të ardhmen nëse ju do të pyeteni për këtë çeshtje, për minoritetin grek në Shqipëri unë do t'ju sugjeroja këtë përgjigje:

-Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit, Këshillit të Europës, Komisionit Europian dhe të tjerave organizata të të drejtave të njeriut, çeshtja e minoritetit grek në Shqipëri nuk përbën ndonjë shqetësim. Faktet tregojnë se minoriteti grek jeton përkrah shqiptarëve, kanë shumë mundësi komunikimi dhe media që publikojnë vetëm në gjuhën greke, kanë një përqindje tre herë më të mirë, të shkollimit në krahasim me shqiptarët, një shkollim në gjuhën e tyre, si dhe përfaqësohen fort në mënyrë krejt disproporcionale në rangjet e larta të qeverisjes shqiptare.

Kjo është në kontradiktë të plotë me gjendjen e qindra mijëra shqiptarëve etnikë në Greqi, të cilët bëhen subjekte të dhunimit të përditshëm të të drejtave kryesore, vetëm për shkak të prejardhjes së tyre. Ky proces i helenizimit, s'është asgjë tjetër vetëm një formë e pastrimit etnik që përdoret nga grekët që t'u ndërrojnë identitetin e tyre etnik.

Thellë në origjinën e grekëve të lashtë qëndronte shpirti i bashkëpunimit ndërkombëtar, i cili ka si simbol dhe lojërat e ardhshme olimpike, ndaj për të ruajtur këtë traditë, grekët duhet të paralajmërohen që të parandalojnë përhapjen e flakëve etnike tek fqinjët.

Edhe njëherë ju falenderoj që keni shpërndarë informacionin se të paktën 95 përqind e banorëve të Shqipërisë, janë shqiptarë.

Sinqerisht

Gary Q. Kokalari

temA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0542700 sekonda, 25 pyetje