Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Po e humbim folklorin tonė tė pasur shqiptar?!
burimuji

Postuar mė 23-7-2004 nė 17:41 Edit Post Reply With Quote
Po e humbim folklorin tonė tė pasur shqiptar?!

Kujdes, po e humbim folklorin tonë të pasur shqiptar

Fiqri Hasanaga u lind në Ulqin në vitin 1953. Shkollën fillore e filloi në vendlindje dhe e përfundoi në Podujevë, ndërsa atë të mesmen, të Muzikës e kreu me sukses të shkëlqyeshëm në Prishtinë. Ka punuar në tri shollat fillore të Ulqinit, kurse prej vitit 1987 punon si redaktor i muzikës në Radio Ulqin. Me muzikë ka filluar të merret që në moshën 10-vjeçare dhe e ka traditë. Është njëri ndër krijuesit e Grupit të Burrave "Ulqini". Ka marrë pjesë në festivale të ndryshme si “Akordet e Kosovës”, “Zambaku i Prizrenit”, festivalet mbarëkombëtare për fëmijë në Shkodër, festivalet e këngës popullore dhe për fëmijë në Gjakovë, festivalet popullore në Ferizaj dhe Pejë, festivalet e sazeve në Korçë etj. Sivjet ka botuar librin me këngë "Valët e Ulqinit", libri i parë i këtij lloji në hapësirën shqiptare në Mal të Zi.

Koha javore: Z. Hasanaga kur keni filluar të merreni me muzikë dhe kompozime muzikore?

F. Hasanaga: Me muzikë merrem që nga mosha dhjetëvjeçare. Isha adhurues i kitarës ashtu si dhe të gjithë të rinjtë. Mund të them lirisht që si kitarist isha ndër të parët e gjeneratës sime.
Ndërsa me kompozime kam filluar të merrem si nxënës i Shkollës së Mesme të Muzikës në Prishtinë, ku kisha edhe lëndën e kompozimit. Kompozimin e parë "O moj ulqinake" (Ke porta e Kalasë), me tekst të Asllan Bishës, e realizova në vitin 1979 për "Akordet e Kosovës", që kishin reputacion të madh në Kosovë.

Koha javore: Pse në krijimtarinë Tuaj vërehet një lloj fryme bregdetare?

F. Hasanaga: E vërtetë është se tek unë ka ndikuar një frymë bregdetare, mesdhetare, gjë që vërehet në kompozimet e mia. Kjo ndoshta për arsye sepse në Ulqin këngët vinin nga Korça dhe Shkodra, për ç`gjë ka shkruar edhe etnomuzikologu Dr. Rexhep Munishi. Me fjalë të tjera dëgjoja serenata korçare si dhe muzikë popullore - qytetare.

Koha javore: Me cilët kompozitorë dhe autorë bashkëpunoni për kompozimet Tuaja?

F. Hasanaga: Si kompozitor kam bashkëpunuar vetëm me prof. Tomor Berishën, për të cilin kam konsideratë të veçantë dhe të cilin etnomuzikologu shqiptar Dr. Rexhep Munishi e quan me plot të drejtë maestro. Ndërsa, sa i përket bashkëpunëtorëve të teksteve mund të përmend Asllan Bishën, Sabri Halilin, Fatime Kullin, Sari Resulbegun. Po ashtu për kompozimet e mia kam përdorur edhe tekstet e Asdrenit, prof. dr. Ruzhdi Ushakut, Hivzi Krasniqit, Aleksandër Gerës, shumicën e të cilëve i kam përpunuar për këngë katërzërash ose për Grupin e Burrave "Ulqini".

Koha javore: Pse për kompozimet Tuaja deri tani nuk keni përdorur tekste popullore?

F. Hasanaga: Është e vërtetë që nuk i kam përdorur deri më tani, por mendoj t`i përdorë në të ardhmen. Pra, t`i përpunoj për kompozime të reja, të cilat i parashikoj për librin e dytë.

Koha javore: Para disa kohe keni botuar librin me titull "Valët e Ulqinit", libri i parë me këngë në hapësirën shqiptare në Mal të Zi. Çfarë përmban më konkretisht ky libër?

F. Hasanaga: Libri është i përbërë prej katër zhanreve të muzikës: këngë për fëmijë, këngë të shkruara në frymën e melosit popullor, këngë të karakterit zbavitës ose argëtues dhe këngë të përpunuara, që janë vlerësuar nga recensentët Dr. Rexhep Munishi, Mr. Ahmet Dërguti dhe kompozitori Tomor Berisha.
Pra, në librin "Valët e Ulqinit", titulli i të cilit besoj është i qëlluar, është përfshirë tërë krijimtaria ime, pra këngët me të cilat kam marrë pjesë në festivale të ndryshme mbarëkombëtare nga viti 1979 deri më 2004.

Koha javore: Si e ka vlerësuar kritika këtë libër?

F. Hasanaga: Në mbrëmjen e promovimit të këtij libri, të mbajtur në Muzeun e Ulqinit në Kala, kanë qenë prezentë një numër i madh i njerëzve dhe kam vërejtur që libri është pritur mirë. Ndërsa, sa i përket kritikës profesionale në librin tim gjenden vetë kritikët e muzikës si Dr. Rexhep Munishi, Mr. Ahmet Dërguti, kompozitor Tomor Berisha dhe Sami Piraj, gjë që besoj dëshmon se libri është vlerësuar nga kritika.

Koha javore: Çfarë mendoni për muzikën shqipe që krijohet sot, veçanërisht te shqiptarët në Mal të Zi?

F. Hasanaga: Pasi që muzikën e kam profesion, nuk do të ishte e udhës dhe korrekte që muzikën që krijohet sot (shumicën e këngëve), pa marrë parasysh argëtuese apo popullore, ta përkrahë, sepse ajo nuk ka kurrfarë vlere as muzikore e as tekstuale. Pra, rrallë dëgjohet ndonjë këngë e mirëfilltë. Me plot guxim mund të them se në këngët e sotme nuk dëgjohet pothuajse asnjë motiv që i përket folklorit të pasur shqiptar.
Ndodhë diçka edhe më e keqe, që këngët shumë të njohura sot bastardhohen, aq sa pothuajse nuk mund të njihen versionet origjinale. Ato mund të pasurohen me një harmoni të bukur, por është fatkeqësi që me këtë merren njerëz joprofesionistë.
Po ashtu dukuri tjetër e muzikës shqipe që krijohet sot është se te shumë këngëtarë vërehet këndimi jo i pastër, nuk dëgjohet dyzëshmëria, nuk ka orkestrim të nivelit, dëgjohet një harmoni shabllonike, përcjellja e njëjtë, nuk e di se sa këta këngëtarë janë të sigurtë në këndimin live, hyrjet (introduksionet) nuk janë të pasura me elemente të folklorit shqip. Me fjalë të tjera, te mjaft nga këto këngë nuk ka asgjë që ka të bëjë me folklorin shqiptar dhe si përfundim nuk mund të hyjnë në konkurrim të ndonjë festivali.
Pra, duhet të kemi kujdes të madh, sepse jemi duke e humbur folklorin tonë të pasur shqiptar.

Koha javore: Çfarë duhet bërë që këto fenomene të ndalohen ose të paktën të zvogëlohen dhe cili është roli i mediave në përhapjen e tyre?

F. Hasanaga: Në fillim duhet kuptuar që këto përbëjnë probleme muzikore në të gjithë hapësirën shqiptare. Për t`iu shmangur këtyre problemeve duhet të ekzistojë një censurë. Çfarë do të thotë kjo? Mos të regjistrohen kompozime pa një kontroll të kompozitorëve dhe autorëve të teksteve, të cilët janë kompetentë. Pra, së pari duhet të bëhet verifikimi i tyre. Kjo mund të bëhet vetëm përmes shoqatave të kompozitorëve, të cilat do të kishin një autorizim. Në këtë mënyrë nuk do të transmetoheshin as nëpër media.

Koha javore: Përveç që merreni me kompozime, jeni edhe udhëheqës artistik i Grupit të Burrave "Ulqini". Cili është qëllimi i ekzistimit të këtij grupi?

F. Hasanaga: Puna ime më e vështirë muzikore është me këtë grup, sepse këtu punohen këngët e përpunuara katërzërash. Punojmë nga viti 1980. Jam krenar si udhëheqës artistik i këtij grupi, sepse kam pasur fatin që të gjithë anëtarët e tij janë talentë, kështu që ma lehtësojnë punën.
Jemi pjesëmarrës gati në çdo manifestim me karakter kombëtar. Qëllimi i ekzistencës së këtij grupi është që të kultivojmë dhe ta ruajmë këngën e mirëfilltë qytetare. Një karakteristikë që është më me rëndësi është se ne nuk përdorim instrumente me rrymë.

Koha javore: Një ndër punët që bëni është edhe ushtrimi i nxënësve dhe talentëve të rinj muzikorë. Çfarë përparësie ka nxënësi që ushtron te Ju?

F. Hasanaga: Ushtroj fëmijët që 27 vjet në piano, fizarmonikë dhe kitarë. Fatkeqësisht nuk kam mundur të bindë ndonjë prind që fëmija i tij të ushtrojë edhe mandolinën, që është një instrument shumë i mirë tingëllues dhe me ngjyrë të bukur tingëllimi. Nxënësve të cilët tregojnë afinitet për muzikë u mundësohet që të japin provimet për Shkollën e Ulët të Muzikës. Po ashtu përgatis edhe nxënës për shkolla të mesme të muzikës dhe akademi, gjë që e dëshmon prezenca e tyre në këto institucione.
Përparësia e nxënësve është se tek unë ushtrojnë edhe vepra të kompozitorëve shqiptarë, të cilat nuk e di se a janë në planprogram në shkollat tjera. Pra, secili fiton njohuritë e para muzikore.

Koha javore: Çfarë vlerësoni si suksesin më të madh në karrierën Tuaj?

F. Hasanaga: Sukseset më të mëdha në karrierën time muzikore janë udhëheqja e Korit të Fëmijëve të Shkollës Fillore "Mareshali Tito", pjesëmarrja në festivalet e ndryshme mbarëkombëtare dhe puna me Grupin e Burrave "Ulqini".

Koha javore: Për 25-vjetorin e veprimtarisë suaj muzikore me rastin e Ditës së Ulqinit jeni shpërblyer nga Komuna me lëvdatë. Çfarë ndien artisti kur shpërblehet për punën e tij?

F. Hasanaga: Dhënia e këtij shpërblimi më jep edhe më tepër vullnet që të punoj dhe të kultivoj në fushën e krijimtarisë muzikore. Në të njëjtën kohë ky përbën edhe një lloj sadisfaksioni për mua.

Koha javore: Dhe në fund, cilat janë planet Tuaja për të ardhmen?

F. Hasanaga: Jam borxh që të vazhdoj me publikimin e një libri tjetër, ku siç e thashë edhe më parë do të përfshihen këngët e përpunuara katërzërash me tekste të autorëve të njohur vendas dhe tekste popullore. Besoj që kjo do të ndodhë së shpejti pasi që veç i kam gati 36 këngë.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0425222 sekonda, 24 pyetje