Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Vera
Anton Ashta

Postuar mė 28-7-2004 nė 08:13 Edit Post Reply With Quote
Vera

Shqiperia dhe si po rikthehet tradita e prodhimit te veres ne ditet tona
E Merkure, 28 Korrik 2004
Si po rilind nje tradite e munguar e kultivuesve te veres dhe puna e Prof. Petraq Sotirit per te ringjallur dashurine e kultivuesve te veres per prodhimin vendas dhe per berjen e veres ne kantinat e ndryshme. Veshtiresite dhe rruga e teknologjise se veres, me shpjegimin e Profesorit te vjeter, qe enderron qe Shqiperia te kete degustatoret dhe shijuesit -"semonjeret" e saj

Ben Andoni

Askush nuk ka qene me i tensionuar se Prof. Petraq Sotiri pak dite me pare. Per here te pare, pas shume vitesh, ai dhe bashkepunetoret e tij, si perfaqesues te Institutit Tempus munden qe te sjellin ne Tirane shume nga prodhuesit aktuale te vererave shqiptare. Numri 12, qe emeronte konkursin e Institutit, ishte nje nderim per traditen e konkurseve te meparshme, por nderkohe dhe konkursi i pare privat i veres, ne vitet e fundit. Grumbullimi i madh i sasive te vererave, disiplinimi i tyre, e ka bere profesorin e vjeter dhe Institutin Privat, qe te kerkoje te realizoje nje konkurs per te pare realisht gjendjen ne Shqiperi . Ai u emerua i 12-ti, si konkurs, per te nderuar vijemesimin e tradites se veretarise shqiptare. Qellimi ishte i thjeshte: Duke pasur parasysh mesymjen e tregut me shume marka vere, Shoqata Kombetare vendosi qe te beje nje konkurs privat, e cila u mbeshtet dhe nga Fondacioni GTZ e Ministria shqiptare i Bujqesise dhe ushqimit. Konkursi u zhvillua, pavaresisht mungesave te pranueshme, ne kushte cilesore te krijuara ne Institutin, qe gjendet ne Qytetin e Nxenesve.

Historia e veres shqiptare

Referuar profesorit Sotiri, tradita fillestare ka humbur me shekujt e shkuar, kur Shqiperia mbeti nen pushtimin turk. Vetem studiuesit shume serioze, mund te kene referenca te sakta, per fillimin e perdorimit dhe kultivimit te veres ne Shqiperi, nje pije, e cila eshte njohur ne Lindje, qe nga shekujt e shkuar. Por, pushtimi i ashper dhe ndalimi i perdorimit te veres nga pushtuesit turq, beri qe shqiptaret ti largoheshin kesaj tradite, e cila kishte qene aq e vyer per menune e tyre. Nga artikullshkues te ndryshem eshte thene se nje tradite e paket e mbetur ne Shqiperi ka qene prej kryqtareve ne shekujt e shkuar, qe kane kaluar ne Shqiperi. Ata ne rrugen drejt Jeruzalemit e kane percjelle kete tradite tek vendasit dhe kane permiresuar traditen vendase. Por, kjo ka vend per diskutime, ndersa ajo qe duhet thene, eshte se luftrat e gjata, mungesa e infrastruktures, duket se e largoi shqiptarin nga vera. Ajo gjithsesi kultivohej ne jug, apo ne vendet e besimit ortodoks, por ne kushte teper te kufizuara. Ne nje fare menyre, fale presionit humbi dhe tradita e kultivimit. Renia e pushtimit otoman, ne fillimet e shekullit te shkuar dhe kohet deri pak para Luftes se Dyte Boterore, me varferine qe kishte pllakosur Shqiperine, si edhe zhvillimi i vreshtarise dhe vertarise, behej kryesisht mbi bazen e prones private shtepiake, me nje industri primitive, qe plotesonte vetem nevojat familjare. "Ndersa, prodhimi i vererave cilesore i ndermarrjeve tregtare, behej nga importi i vererave italiane", shton Prof. Sotiri, per kohen e paraluftes.

Pas Luftes

Duhet thene se zhvillimi i prodhimit te veres, ka marre nje impuls shume te madh pas Luftes se Dyte Boterore. Shteti komunist u duk teper i interesuar per modernizimin e vreshtarise, per rritjen e siperfaqeve me vreshta dhe krijimin e kantinave moderne.

"Sidomos nje bum sasior dhe cilesor, vreshtaria dhe veretaria cilesore e ka pesuar ne vitet 1960-1970, kur arritem qe te eksportojme cdo vit deri ne 80.000-90.000 hektolitra vere dhe 20.000 hektolitra konjak jashte. Siguruam dhe prodhimin e vererave te para ne vitet 1972 dhe 1973 ne Angli me voza, por mungesa e nje marketingu, mungesa e interesimit te shtetit per te kombinuar interesat e prodhuesve te rrushit dhe te veres, na demtoi". Per Prof. Sotirin, qe kujton kete kohe, duket se ajo eshte ende e larget ne kushtet e sotme. Duhet thene se eksportet nuk kishin ndonje efektivitet te madh. Megjithate, si shprehje e ketij lulezimi te prodhimit te madh te vererave te Shqiperise dhe ndaj 23 kantinave te medha me kapacitet 400.000-500.000 hektolitra ne vit, u bene konkurset e para kombetare, qe organizoheshin ne ate kohe nga Ministria e Industrise dhe me vone nga Ministria e Industrise ushqimore. Te tilla konkurse kane filluar qe nga viti 1966 dhe vazhduan deri ne vitin 1990. I pari u organizua ne vitin 1966 ne Kantinen e Tiranes dhe organizohej nga Ministria e Industrise ushqimore. Vite me vone, me shkaterrimin e vreshtarise dhe mosfunksionimin e ketyre kantinave, ne vitet 1992-1994 u prish kjo tradite dhe ishte e pamundur qe te organizoheshim konkurse, sepse mungonin dhe vererat shqiptare.

Prodhuesit e veres ne Shqiperi historikisht kane qene vreshtaret dhe me kalimin e kohes, kur industria e veres filloi qe ti bente balle disa kerkesave me te zgjedhura te nje konsumatori me cilesor, atehere u krijuan kantinat e para. Kantina e Leskovikut ishte e para qe u krijua ne vitin 1952, pastaj vijoi me ate te Tiranes, Shkodres, Librazhdit, Milotit etj. U krijuan pastaj dhe kantina e perpunimit te vererave ne Durres "Skenderbeu", qe mblidhte te gjithe llojet e vererave ne Shqiperi dhe i perpunonte per eksport. Perfundimisht, Shqiperia kishte 23 kantina dhe 47 punishte, te cilat i benin balle per kete prodhim shume te madh interesimit ne vend.

Ne ditet tona

Zhvillimi i veres ne ditet tona eshte disi konfuz. Ne panaire te ndryshme, shikon prodhues te ndryshem, qe reklamojme vazhdimisht arka vererash te panjohura. Ca me shume, ata te mashtrojne lehtesisht per perberjen e mallit te tyre. Ca me shume, seriozitetin, ti mund ta ndjesh dhe nga nje marketing i dobet dhe spekulativ, dhe nga nje amballazhim, gati primitiv. Kjo llogjike e beresve private, sipas profesionisteve te Tempus- ka bere qe aktualisht ne Shqiperi, mos te kete nje zhvillim normal te ketij procesi. Vete vreshtaria eshte mjaft e copezuar dhe fermeret mbjellin vreshta pa kontroll. Te gjitha behen "pa patur ndonje plan, qe mund te drejtohet nga Drejtorite e bujqesise dhe sipas strategjive, sepse mungon nje zonacion i percaktuar per origjinen e llojeve te rrushit dhe te veres. Ndersa, prodhuesit e vererave, jane krejtesisht te pakontrolluar nga organet shteterore, megjithese jane te licensuara gati rreth 30 fabrika ose kantina dhe 44 punishte. Ne Shqiperi prodhohet vera ne kushte shtepiake, ne menyra primitive dhe ne kushte higjenike te papranueshme", citohet Sotiri.

Duke vijuar arsyetimin e Profesorit, ne ditet e sotme, sasi te madhe te veres prodhohen nga pak kantina, qe kane pasur tradite dhe e kane shfrytezuar arsenalin dhe teknologjine e se shkuares, si eshte Kantina e vererave "Skenderbeu" ne Durres, Kantina "Rilindja" ne Korce, Kantina "Luani" ne Berat, Kantina e Librazhdit, kantina e Gjirokastres dhe disa me te vogla. Nje pjese e madhe e sasise se veres behet ne punishte private te sapokrijuara qe jane rreth 40 tashme, si eshte , Leskoviku, Permeti, Fieri, Vlora, Mallakastra, Tepelena dhe disa te tjera dhe me te vogla. Por, kryesisht, prodhimi maksimal dhe hedhja ne treg e sasive te medha vjen nga prodhues shtepiake te paidentifikuar, te cilet mbartin ne vetvete dhe teknologji te dyshimta, por edhe rreziqe per shendetin e njerezve.

Veshtiresite dhe rruga e teknologjise se veres, me shpjegimin e Profesorit te vjeter, qe enderron qe Shqiperia te kete degustatoret dhe (somelier) semonjeret e saj eshte ende e gjate, por jo e pamundur. Shume shpejt nga rradhet e ketyre njerezve, do te dalin dhe specialistet e mirefillte te veres, qe do t'i japin veres shqiptar, vendin e munguar. Pak dite me pare, ne mjediset e tij, ai e rihapi traditen e munguar, e cila pret qe te marre hov ne vitet ne vazhdim.

Ju rrefej Degustatoret shqiptare
E Merkure, 28 Korrik 2004
Interviste me Profesor Petraq Sotirin, per vererat dhe vreshtarine shqiptare dhe kush jane njerezit qe e bejne kete. Pse jane kaq skeptike prodhuesit shqiptaret dhe pse prodhohet kaq keq ne ditet tona

Si u be konkursi i sivjetem i degustatoreve shqiptare?

"Ne konkurs u paraqiten 80 kampione nga te cilat 30 u eliminuan nga ne si komision. Duhet thene se nuk perfaqesohej e gjithe Shqiperia. Shume ndermarrje nuk moren pjese sepse ato ishin skeptike per konkluzionet e ketij konkursi, sepse nuk ishin te sigurte per cilesine e vererave te tyre. E dyta, sepse jane mesuar me fallsifikime dhe padrejtesi, ato menduan se konkursi do te favorizonte ndonje ndermarrje me te fuqishme. Por konkursi tregoi se ishte i paanshem, qofte nga ndertimi i komisionit, por edhe nga mekanizmi i vleresimit te kompiterizuar, ai nuk lejonte qe ne te fallsifikonim vleresimet reale. Megjithate, ndermarrje serioze me te medha u perfaqesuan. U perfaqesua Durresi, Kantina "Bukasi" ne Gjirokaster me 9 kampione, "Rilindja" e Korces, "Luani" i Beratit dhe shume kantina te tjera me te vogla. Moren pjese 80 subjekte, por nga keto ne gjysmat i menjanuam, sepse nuk paraqesin dhe kushtet minimale per nje konkurs, kryesisht nga ambalazhimi, apo perpunimi i veres eshte ne mjete primitive dhe ishin te pasigurta nga ana e analizave".

Kush ishin difektet kryesore te konkursit?

"Vererat qe dolen ne konkurs ishin 50 kampione. Fituan vererat nga ato kantina, qe perpunonin kryesisht rrushin e vendit. Kryesisht e Gjirokastres dhe disa kantina te vogla ng Sukthi, Leskovikut, e Beratit, te cilat me prodhimin modeste te tyre, por me shume pergjegjesi, paraqiten prodhime te pastra nga ana teknologjike dhe mikrobiologjike. Sigurisht ky konkurs nuk eshte i persosur. Edhe ai kishte difekte. P.sh., ne nuk mundem, qe te merrnim analizat direkt ne vaskat e prodhuesve dhe shume prodhues u treguan shume skeptike dhe i sollen ditet e fundit, ose me keq, vetem oret e fundit modelet e tyre. Prandaj, kjo do te na sherbeje per te ardhmen, kur konkursi i 13-te do te organizohet me te gjitha elementet. Pas nje viti, ne mendojme qe ta organizojme perseri, sepse ngjarjet po zhvillohen shpejt ne Shqiperi dhe ky konkurs beri nje buje te madhe dhe beri pershtypje. Pavaresisht se disa nuk u kenaqen sepse disa donin patjeter medalje te arta, gje qe ishte e pamundur. Ne dhame 4 medalje te arta, dhjete te argjenda dhe 20 te bronxta. Gjirokastra, Durresi, Berati merituan te artat , ndersa argjendin e merituan te voglat, qe kishin perpunuar vete rrushin e tyre. Luigj Frangaj, p.sh. meritoi te argjenden te pare ne kushtet e prodhimit ne nje kantine te vogel shtepiake ne Lezhe. Po keshtu Sukthi, Berati etj".

Cfare tradite ka Shqiperia per sa i perket degustatoreve?

"Degustatoret dhe vleresuesit e pare te veres shqiptare ishin inxhinieret, teknologet dhe disa eksperte, te cilet ne ate kohe kishin nje pervoje fillestare por edhe nxjerres, qe kishin nje aftesi te madhe cilesore. Te tille, si inxhinieri i talentuar Thoma Nase, i specializuar ne France, para lufte dhe qe ishte pioneri i organizimit te enologjise moderne shqiptare.

Nje kontribut te madh ka dhene dhe inxhineri Islam Rusi, qe ishte nje njohes i mire i vererave dhe drejtori i pare i industrise se vererave, qe u krijua ne Tirane ne vitin 1962. Pas tyre, vazhdoi nje plejade e tere specialistesh te enologjise, duke filluar nga specialisti shquar Vangjel Zigori, i cili u nda ne nje vit me pare dhe nga shume specialiste te tjere, qe drejtuan per nje kohe te gjate kantinat tona, si Thoma Dhroso, Mihal Prifti, Dhimiter Bozaxhiu, Kostandin Ziu, Bashkim Laknori. Kurse, brezi i ketyre qe permendem dhe te tjere qe nuk me kujtohen , si Spiro Simaku, Flamur Hofo, Ludhim Misi, te cilet sot drejtojne kantina dhe sherbejne dhe japin asistence ne punishtet private. Une, elemente te rinj, degustatore qe jane nuk i shoh aktualisht. Ka shume amatore dhe ka shume pretendente, ndersa eshte krijuar nje kurs i Vitikultures dhe enologjise ne Institutin e Kamzes, por tani per tani ne nuk kemi te tille degustatore. Gjithsesi, me ndihmen e GTZ-se dhe me ndihmen e Doktor Helmut Renghangel, u instruktuan gati nje dyzine specialistesh ne Shqiperi, dhe ne konkursin e fundit futem gjashte prej tyre".

Po ne Bote, si behet vleresimi i tyre?

"Ne bote, ceshtja e organizimit dhe vleresimit te vererave behet nga komisione, te miratuara nga shoqata dhe institucione dhe bashkime profesionale te lira, te cilat permbledhin ne vetvete eksperte, qe kane kohe te gjate dhe nje eksperience te madhe per sa i perket vererave. Ata kane njohje jo vetem, per teknologjine e veres, por jane te familjarizuar dhe me te gjitha tipet e markave dhe tipeve te veres, te zonave te ndryshme. Degustatore te tille arrinjne qe te cmojne vererat edhe nga zonat, varietete, nga tipi nga vjetersia. Ata arrijne qe vetem nga perberese te vecante, ne disa raste, te arrijne ne vleresime, qe nuk i kap as analiza laboraterike. Se dyti, per vete degustatoret ekziston nje rrjet i tere semonjeret, ose shijuesish. Ata jane specialiste te shquar qe njohin vererat, dhe dine te bejne kombinime dhe familjarizime me tipe te ndryshme menuje. Ata mbahen ne hotele te medha me fame dhe keta jane njerez, qe instruktohen per nje kohe te gjate, ne shkolla te vecanta. Ka tradite te madhe Franca, Gjermania, Zvicra dhe Italia. Ku per cdo vit behen kurse, sepse ceshtja e semojerit, apo degustatorit, nuk eshte nje ceshtje thjesht zyrtare, apo nje ceshtje administrative, qe duhet mbledhur nje here ne vit per te vleresuar, por eshte nje gje e perditshme. Dhe, ashtu si trajnohet nje balerin per cdo vit, apo nje futbollist per cdo vit, ashtu edhe trajnohet nje semojer nje degustator dhe ai duhet te kaloje ne prove lloje te ndryshme vererash. Ne konceptin e degustaoterve dhe semonjereve te vertete, ne jemi shume larg ende. Tek ne semojeret nuk njihen. Ka semojere diletante, qe jane atashuar tek "Dajti", "Rogner", "Sheraton", "Tirana", por eshte e nevojshme, qe shoqata do te marre masa, qe te organizoje ne bashkepunim dhe me shoqata te tjera, italiane dhe gjermane, kurse kualifikimi per degustatoret tane".

Cfare perben shoqata juaj?

"Shoqata Kombetare e vererave dhe vreshtave eshte krijuar ne vitin 2002 ne nje situate shume kritike, mjaft te turbullt dhe me shume shqetesime per sektorin perkates, pra per vertarine dhe vreshtarine, e cila po kalon periudhat me te veshtira dhe me te renda ne kohen e zhvillimit dhe te ekzistences se saj.

Shoqata eshte konceptuar si nje bashkim vullnetar i prodhuesve te veres dhe te rrushit. Ishte hapi i pare, qe duhet te benim ne, ne kundershtim me praktikat e meparshme per te krijuar nje bashkesi interesash, te atyre qe prodhojne lende te pare rrushin dhe te atyre qe e perpunojne dhe e nxjerrin produktin final, qe eshte vera. Kjo shoqate ka synuar qe te rikrijoje dhe te rivendose traditen e vjeter te bashkepunimit te prodhimit me produktin final, bashkepunim qe ka qene i nderprere per 50 vite me rradhe. Ky bashkepunim ishte kur ekzistonin dy dege te ndryshme: vreshtaria per bujqesine dhe vertaria per industrine, qe ishte ne kundershtim me praktikat, me traditat dhe me nevojat teknologjike. Si e tille, kjo shoqate sot eshte perpjekur dhe sot bashkon te gjithe ata qe mbjellin vreshta dhe duan te bejne vere dhe te gjithe ata qe duan te pine vere dhe qe mendojne te sigurojne lenden e pare. Kjo eshte Shoqata Kombetare e Vreshtave dhe e veres. Ajo synon qe te bashkoje interesat e prodhuesve te rrushit me veren, te informoje opinionin dhe konsumatorin ne Shqiperi per ekzistencen e vererave shqiptare; te ndihmoje fermeret, qe te ndertojne vreshta me parime moderne per te tashmen; per te siguruar keshtu lenden e pare bujqesore; qe te ndihmoje prodhuesit e veres per te njohur teknologjite moderne; te ndihmoje per rritjen e marketingut dhe te shperndarjes se vererave tona dhe se fundi te garantoje vera cilesore, si nje element i domosdoshem per te konkurruar ne tregjet nderkombetare dhe per te perballuar ndikimin e importeve, qe dominojne sot tregun shqiptar".

Cfare eshte Instituti Tempus, profesor?

"Instituti Tempus, qe merret me Konkursin e degustatoreve te vererave shqiptare eshte nje institut Privat i ngritur ne te njejten kohe me shoqaten kombetare. Eshte shprehje e nevojshme e emergjences, qe ka vendi yne per konsultime dhe projekte per t'i ardhur ne ndihme direkt prodhimit, qe tani eshte futur ne rruga pa krye, duke pare se vreshtat mbillen ne vend e pa vend, krejtesisht ne vende te pakontrolluara.Teknologet e rinj, nuk e njohin teknologjine reale dhe ata qe prodhojne vera, punojne shume here fare pa teknologe. Dhe, ne keshtu, menduam te krijonim nje institut te studimeve te pemetarise, i cili merr persiper, qe te grumbulloje, te marre dhe te ruaje germoplazmen shqiptare te hardhive dhe pemeve, si edhe te permiresoje gjenetikisht dhe te hedhe ne prodhim, nepermjet organizimit te rrjetit te fidanishtes tone FIDAL ne Zejmen, ato fidane te cilat do te sherbejne per ngritjen cilesore te vreshtarise dhe per pasoje per garantimin e vererave cilesore te vendit tone. Ne kete institucion jane te kualifikuar me tituj shkencore dhe perballojne probleme teknike rreth 5 punonjes, qe jane ne institute te tjera, por qe bashkohen ne nje pune te perbashket dhe ne kete institut. Filluam me Banken gjenetike, sepse he per he nuk kemi leke. Me teknologjine merrej Prof. Vangjeli dhe tani e zevendeson Renata Kongoli, Doktore e shkencave; me Certifikimin merret doktoresha Bianka Kashifi, po Doktore e Shkencave. Ne teknologjine veres kemi te atashuar dhe tre-kater eksperte te jashtem per mikrobiologji, per pemetari dhe inxhinieri ndertimi..." Bisedoi Ben Andoni

korrieri

Me se fundi lexova nje artikull per prodhim qe duhet te kishim filluar ta eksportonim me kohe.

Sa here qe shof ne supermarketet gjermane vere nga Maqedonia apo Greqija pyes veten, pse jo dhe nga Shqypnia?

Disa dite me pare piva nje vere nga Kosova qe shperndahej ne Gjermani.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-7-2005 nė 07:28 Edit Post Reply With Quote
Monika Cepa - 06/07/2005

Hereni: “Historia ime nga pjatalarës në menaxher”

Historia e pazakontë e 21-vjeçarit Erlis Hereni, menaxher i përgjithshëm i It Alba. Si e nisi profesionin si pjatalarës në SHBA, për t’u bërë më pas ekspert i vërtetë i verës


Çfarë nevojitet për t’u bërë menaxher i suksesshëm? Studim, punë, talent, eksperiencë, vetëbesim? Po sikur të pyesnim një menaxher vërtet të suksesshëm? Në fakt ai është vetëm 21 vjeç dhe ndonëse është menaxher i përgjithshëm i një kompanie serioze, ndryshe nga shumë kolegë të tij gjetiu, nuk shfaq as shenjën më të vogël të arrogancës. Menaxheri ynë, të cilin zakonisht e sheh buzagas, quhet Erlis Hereni, dhe mosha nuk është e vetmja e dhënë e pazakontë e tij. Vetë ngjitja e shkallëve të menaxhimit ka qenë një aventurë më vete për menaxherin e përgjithshëm të It Alba. Në moshën 14- vjeçare Hereni shpërngulet nga Kukësi, vendlindja e tij, për t’u vendosur familiarisht në Tiranë. Fillon studimet e shkollës së mesme te shkolla “Qemal Stafa”, ku ndjek vetëm dy vitet e para. Siç rrëfen vetë, në këtë kohë, me ëndrrën e madhe për të jetuar parajsën amerikane të parë në telenovela, vetëm 16 vjeç vendos të largohet nga Shqipëria me objektivia studimi.


Amerika në sytë e një 16-vjeçari
Vitin e tretë e të katërt e kryen në Nju-Xhersi, Cliffside Park High School. Duke u vendosur përballë një regjimi jetese së vështirë, dhe po ashtu të shtrenjtë, Erlisi ende i mitur fillon punë në një restorant luksoz si pjatalarës. Për fatin e tij të mirë pronari ishte me origjinë shqiptare dhe pas dy javësh djaloshi e gjen veten në detyrën e ndihmëskamarierit. Për një vit e gjysëm iu desh të privohej nga gjumi për të realizuar dy objektivat e tij: shkollën dhe punën. “Asnjërës prej tyre nuk mund t’i bëja bisht,” sqaron ai sot. Dhe këmbëngulja e tij nuk mbeti pa rënë në sy. Ditën kur Erlisi mbushi 18 vjeç pronari dhe menaxheri i lokalit menduan t’i bënin një dhuratë të veçantë, ngritje në detyrën e kamarierit. “Kjo ndoshta mund të tingëllojë çuditshëm, por në Amerikë, në bazë të rregullave nuk lejohet që një i punësuar nën moshën 18 vjeç të shërbejë alkool,” thotë Hereni, duke shtuar se ai tjetri, Erlisi i vogël, tashmë e kishte fituar këtë të drejtë.


Pasioni për verën
Një ditë menaxheri i restorantit i tregon Erlisit se atë javë në Nju-Xhersi do të organizohej një takim me somelierë dhe amatorë verërash. I interesuar për verën ai shkon në takim, ku rastësisht njihet nga afër me një ish-klient të restoranit ku punonte, i cili i tregon se pas tri ditësh do të fillonin regjistrimet për një trajnim pesëmujor për somelier. Edhe pse koha ishte e kufizuar, pasioni për verën (ndonëse paksa i jashtëligjshëm për moshën e tij në SHBA, pasi atje lejohet konsumi i alkoolit vetëm pas moshës 21 vjeç) e bind të regjistrohet në këtë kurs. “Kjo ka qenë shkolla ime më e vlefshme. Këtu unë mësova jo vetëm të shërbeja e të njihja llojet e verërave, por edhe të rekomandoja se me çfarë ushqimi mund të servirej një verë,” thotë Hereni. Duke qenë rastësia miku i tij më i mirë, nata e mbylljes së trajnimit u organizua te restoranti ku ai njëkohësisht punonte. Atë natë ata do të ishin degustatorë, pra do të provonin shtatë lloje ushqimesh të shoqëruara me shtatë lloje verërash.


Papritur menaxher
Gjatë degustimit Erli tregon se nuk i pëlqeu pjata e dytë, e shoqëruar me verë pikante të zbutur me akull. Ai vendosi ta ndërrojë pjatën, veprim i cili i ra në sy përfaqësuesit të Castello Banfit, një prej kantinave më prestigjioze në Itali. Ai i afrohet 18-vjeçarit duke e pyetur për arsyen e ndërrimit të ushqimit. Kështu fillon debati mbi verën. Pas një diskutimi mes tyre, përfaqësuesi i Castello Banfit del para mikrofonit dhe e fton djaloshin për të shpjeguar para të ftuarve arsyen se pse vera pikante nuk shoqërohet me pana. Pas duartrokitjeve, në fund të ligjëratës së tij, pronari i restorantit i befasuar prej përgatitjes që Erlisi kishte marrë gjatë pesë muajve trajnim, del para mikrofonit duke e prezantuar vartësin e tij jo më si kamarier, por si menaxherin aktual të restorantit. “Ky ishte titulli im i parë i menaxherit të mirëfilltë,” thotë ai, duke theksuar se ajo që e bën një menaxher të suksesshëm është se para së gjithash ai duhet të jetë një punëtor i mirë. Për dhjetë muaj Erlisi, tashmë 19 vjeç, menaxhoi në mënyrë të suksesshme restorantin me katër yje “Lejardin”.


I zhgënjyer në Itali
Por vizës po i vinte fundi, ndaj Erlisit i duhej të kthehej në Shqipëri. Siç thotë, edhe pse atëherë nuk e dëshironte kthimin, ai u kushtëzua nga parimi se rregulli është rregull, ndaj edhe duhet respektuar. Kthimi në atdhe u shoqërua me katër muaj pushime, por njëkohësisht edhe me stresin se duhej patjetër të bënte diçka të re. Vendosi të japë konkursin e gjuhës italiane pranë ambasadës italiane në Shqipëri. Merr vizën dhe i drejtohet universitetit Milano Biccoca, ku klasifikohet i pari në degën e Drejtësisë Ndërkombëtare. I lumtur për rezultatin e arritur i drejtohet sekretarisë së universitetit për t’u regjistruar. Por zbulon se ligji italian citonte se nuk njihet asnjë titull i shkollave të mesme amerikane (high school) për t’u regjistruar në universitetet italiane, me përjashtim të rastit kur ato ishin të shoqëruara nga dy vjet kolegj komunitar. Duke qenë se ambasada italiane në Shqipëri nuk e kishte idenë e këtij ligji, Erlisi rikthehet në Shqipëri pasi kishte humbur 5 000 euro dhe një vit akademik shkollor. Për të mos e shpenzuar kohën kot ai fillon një kurs dymujor mbi punën sociale me emigrantët dhe refugjatët.


“Si u bëra menaxher i It Alba”
“Më 28 prill të këtij viti isha duke pirë kafe me një mikun tim dizenjator. Ai po më fliste se kishte bërë një punim për një vinotekë, e cila do të promovohej të nesërmen,” tregon Hereni. I shtyrë nga kureshtja për vinotekën shkon bashkë me mikun e tij. Hyn në lokal dhe sytë i shkojnë te shishja e verës Castello Banfi. I afrohet shishes, e rrutullon nga të katër anët për të parë nëse ishte origjinale apo jo, dhe pasi sigurohet thotë i mahnitur “Uuuaaauu, Castello Banfi!”, i përmbytur nga kujtimet e një kontinenti tjetër (sigurisht Amerika). Kjo shprehje i tërheq vëmendjen një vajze të re që ishte ulur në banak, me të cilën fillon të diskutojë për verën dhe kantinat më të mira. Pasi ajo e kupton se djaloshi që kishte përballë ishte me të vërtetë një njohës vere, e pyet nëse do të pranonte të punonte aty me 15 000 lekë në muaj. Në atë çast Erlisi e kuptoi se ishte duke biseduar me pronaren e vinotekës. Ai pranon të vijë vetëm për natën e promovimit të vinotekës, duke u justifikuar se ishte duke pritur vizën për në SHBA. Nata e hapjes së vinotekës ishte një festë e madhe, dhe Erlisi, përveç punës së kamarierit kreu edhe atë të këshilluesit të verës, degustatorit, madje në përfundim të mbrëmjes edhe detyrën fisnike të pastrimit të dyshemesë “sepse kur bëhet fjalë për verën, gjithçka duhet të jetë e përsosur”. Të habitur nga puna pa përtesë e Herenit, si edhe nga aftësia e tij për të njohur verën, pronarët e vinotekës i propozojnë të punonte si somelier me 30 000 lekë. Hereni e pranon ftesën, sepse parashikoi që shumë shpejt ai do t’i nxirrte në pah aftësitë e tij të degustatorit. Për një muaj e gjysëm ai arriti të bëhej krahu i djathtë i pronarëve të kompanisë importuese të verës. Shumë shpejt erdhi propozimi i ri për ngritje në detyrë, si menaxher i përgjithshëm i kompanisë It Alba.


Sfidat e një menaxheri
“Të jesh menxher verërash në Shqipëri sfida e parë që të del përpara është se njerëzit janë mosbesues ndaj origjinalitetit të produktit,” thotë Hereni. “Shpesh më duhet të shpjegoj se etiketa e shkruar në shqip nuk do të thotë se është produkt paralel, por produkt i importuar sipas rregullave dhe ligjeve,” sqaron ai, duke shtuar se me këtë kërkon të thotë se shqiptarët nuk kanë kulturë për verën, por janë thjesht mosbesues. Për të futur kulturën e verës dhe mënyrën e veçantë të shërbimit të saj shpesh atij i duhet të trajnojë kamarierë të lokaleve që janë klientë të kompanisë. “Kjo është një mënyrë e mirë për ta rritur klientelën. Por kjo zgjidhje ka edhe një sfidë tjetër, pasi brenda 24 orëve e gjej veten nga njëri skaj i Shqipërisë te një tjetër,” shprehet ai. Sipas menaxherit 21-vjeçar, nuk është e lehtë të menaxhosh produktet e shtatë kantinave më të mira italiana, por kur objektivi i menaxherit është i njëjtë me objektivin e kompanisë, atëhere puna ka produktivitet. “Objektivi ynë është të jemi distributori kryesor i këtyre kantinave në Ballkan, dhe për ta arritur këtë objektiv do të vazhdoj të punoj me moton time “Një menaxher i mirë duhet të jetë një punëtor i mirë,” përfundon Erlis Hereni, menaxheri riosh i It Alba.

biznesi

Me behet shume qefi per kete djalosh


Une per vete jam i interesuar per veren e prodhuar ne RSH.

Kush ka interes qe te bashkepunojme per exportimin e saj ne Europe te me kontaktoje:

anton1as@web.de

Eshte nje treg shume i veshtire, por me pasion do ta fitojme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-1-2009 nė 18:01 Edit Post Reply With Quote
Shembulli perfekt per prodhimin e veres

http://www.pressetext.de/pte.mc?pte=090120016


Mendimi im eshte qe Shqypnia ka nje potencial te mire dhe potencial te vetem konkurues ne prodhimin e veres biologjike.

Po me ke me fole?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-6-2009 nė 14:18 Edit Post Reply With Quote
http://www.vinum.info/de/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-11-2009 nė 19:08 Edit Post Reply With Quote
http://www.coulee-de-serrant.com/index-en.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-1-2010 nė 09:47 Edit Post Reply With Quote
http://www.voanews.com/albanian/2009-12-30-voa27.cfm


Une e ndjek me vemendje zhvillimin e prodhimit te veres ne Shqypni.

Akoma nuk ka zhvillime te sakta, faktkeqesisht.


Ne Shqypni akoma nuk prodhohet vere, por dicka e ngjashme.
Sigurisht qe ne duhet te prodhojme vere nga rrushi kallmet, por ne nuk kemi me fidane kallmeti.

Ne RSH ka nje rremuje totale ne lloje rrushi sic eshte rremuja kudo.

Se cfare ben universiteti bujqesor une nuk e di.

Te isha une ne vend te Rulit do te themeloja urgjentisht nje institut per veren, nje institut per ullirin.

Dhe do te subvencionoja vetem bujqesine biologjike ne RSH.

Shembull do te kisha:

http://www.demeter.de/

Dhe vere une ne Shqypni do te prodhoja vetem bio:

http://www.ecowein.de/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-1-2010 nė 09:51 Edit Post Reply With Quote
http://www.ecovin.de/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4427829 sekonda, 31 pyetje