Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Shqiptaret ne Angli
Anton Ashta

Postuar mė 28-7-2004 nė 08:16 Edit Post Reply With Quote
Shqiptaret ne Angli

Gjeta rastesisht link e nje gazete:

http://albanianmail.co.uk/sofra/sofra.php





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 22-8-2004 nė 00:51 Edit Post Reply With Quote
KUR KRIMINELET NJOLLOSIN NJE KOMB

'The Times': Në Angli shqiptarët të parët për Prostitucion



Grupet kriminale shqiptare kanë arritur të stabilizojnë kontrollin e tyre në tregëtinë e seksit në Britaninë e Madhe duke përdorur forcë ekstreme". Kështu e fillon shkrimin e saj disa ditë më parë prestigjozja angleze "The Times" duke rikthyer vëmendjen pas një kohe heshtje në shtypin anglez mbi çështjen e prostitucionit të kontrolluar nga shqiptarët.

Duke ju referuar oficerëve "Vice Squad" (skuadrës së prostitucionit) në policinë londineze gazeta shkuan se tani shqiptarët kontrollojnë më shumë se 75 përqind të shtëpive publike në Angli, ku nga operacioni i tyre kriminal vetëm në zonën e distriktit të dritave të kuqe në lagjen e qejfit "Soho" ata fitojnë 15 miljon paund në vit.

Prezenca e tyre në kontrollin e shtëpive piblike është e dukshme në qytete të tjera të mëdha si Glasgou, Liverpoli madje edhe në Kardif. Në të njëjtën kohë nuk mbetet jashtë vëmendjes së tyre zonat provinciale si Telford apo Lancaster. Sipas policies, e cila ka komentuar për "The Times" mësohet se shfrytëzuesit shqiptarë janë të armatosur, gjë e cila ka bërë që rivalët e tyre të frikësohen duke i lënë liri veprimi. Vajzat e trafikuara nga ata janë të frikësuara në kulm, si pasojë kur ndalohen nga policia në aksione anti-prostitucion nuk bashkëpunojnë me policinë. Një nga zyrtarët e lartë të policisë kriminale angleze Scotland Yard ka deklaruar për The Times se "shfrytëzuesit e prostitutave gjithmonë kanë përdorur violencë, por ata shqiptarë janë me të vërtetë të ashpër".

Gazeta nuk lë pa përmendur suksesin e tyre për të dominuar në kontrollin e shtëpive publike duke spostuar rivalët turq, kinezë apo xhamaikianë, përfshi shfrytëzuesit lokalë anglezë. "Shumica e kriminelëve shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe si refugjatë lufte gjatë konfliktit në Kosovë", shpjegon më tej gazeta. "Ata fillimisht ndërtuan një rrjet të gjerë trafiku që kalonte nga ish- Jugosllavia duke fshehur vajzat e trafikuar për prostitucion nga Moldavia, Lituania dhe Ukraina. Me të mbërritur në Angli ato janë mbajtur si skllave seksi. Sipas policisë në Angli punojnë më shumë se 12.000 prostituta nga Europa Lindore, shumica nën kontrollin e shqiptarëve. "Mbreti i prostitucionit në Angli" konsiderohet laçiani Luan Plakiçi (Artur Kroni). Sipas "The Times" nga trafikimi i 60 grave për prostitucion, pranuar nga vetë 26 vjecari shqiptar, ai arriti në një periudhë dy vjeçare të fistojë 1 milion paund dhe të blejë disa shtëpi në Europë.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 1-9-2004 nė 00:15 Edit Post Reply With Quote
Londėr, gjykata dėbon nėnė e bijė nga Shkodra

VENDIMI/ Ana dhe Nikola Perashi kthehen në atdhe. Reagojnë londinezët


ANGLI- Home Office dhe gjykata injorojnë apelin e qytetarëve të Ipsëich. Shqiptarja kthehet në Tiranë. Ajo fliste tri gjuhë të huaja dhe kishte mbaruar studimet për infermiere. Të gjitha përpjekjet e shumta të një komuniteti të tërë për ta mbajtur në Britani të Madhe, Nikolën e vogël dhe nënën e saj shqiptare Ana Pareshi, kanë dështuar. Banorët e Ipswich dhe sidomos komunitetit katolik që e strehoi 32-vjeçaren për një kohë të gjatë dhe u përkujdesën për të pas braktisjes nga burri i saj anglez kanë mbetur të pezmatuar pas vendimit të gjykatës për ekstrdimin e të resë shqiptare. Duke refuzuar ekstradimin me forcë nga organet e ministrisë së punëve të brendëshme (Home Office), Ana bleu vetë biletën e udhëtimit dhe u nis dje, të dielën për në Tiranë. Ajo jetonte në Britani të Madhe që prej dy vjetësh. Ana kishte ardhur në këtë vend pas martesës me një anglez e cila solli edhe lindjen e një vajze, Nikola e cila tashmë ka qytetarinë britanike. Por kjo nuk mjaftoi që drejtësia ti jepte Anës të drejtën për të jetuar në këtë vend. Madje nuk mjaftuan as përpjekjet e një komunitetit të tërë përfshirë edhe ndërhyrjen personale të deputetit të zonës, Chris Mole. Çështja e Anës u bë publike në muajin prill të këtij viti kur ajo u ndalua nga oficerët e zyrës së emigracionit dhe u dërgua në kampin e refugjatëve, në Oakington të Cambridgeshire. Me ndërhyrjet e shumta të komunitetit të Ipswich, ajo u lirua dhe ju garantua e drejta për rigjykim të çeshtjes. Historia e Anës është trajtuar në atë kohë edhe nga Albanian Mail. At Haley Dossor i kishës së St. Mary u shpreh se ishte jashtëzakonisht i mërzitur nga vendimi i drejtësisë: “Është vërtetë për të të ardhur keq. Ana kishte aq shumë për të ofruar për këtë vend. Ajo fliste tri gjuhë të huaja dhe kishte mbaruar studimet për infermiere”. Ndërsa deputeti Chris Mole shprehet se kishte luftuar për ta mbajtur Anën këtu, por se ajo nuk kishte rrezik persekutimi në vendin e saj çfarë është i vetmi kriter që do t’i bindte gjykatësit.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 9-1-2006 nė 21:02 Edit Post Reply With Quote
Paparazzi shqiptar i Londrės

Nga Londra:Muhamed Veliu

Kush është shqiptari Jani Jançe që punon për agjencinë fotografike
Big Pictures? Eksluzivisht për Klan fotot me Sharon Stone,
fotografimi i Siena Miller me zinxhirin hapur të pantallonave dhe
incidenti mes tij e Hugh Grant.

Nëse ulesh dhe mednon për fotografinë shqiptare, padyshim emrat e
parë që do të vinë ndërmend janë ato të familjes Marubi, e mjeshtrit
të portretit të madhit Fadil Berisha. Ndërsa për zhanrin e fotovet
të lajmit në Shqipëri mund ti numërosh me gishta fotoreporterët si
përshembull, Armando Babanin, Gent Shkullakun, Arben Çelin, Hektor
Pustinën apo ndonjë tjetër.
Po për ata të cilët quhen paparazzi dhe ja nxinë jetën VIP-ave? Në
Shqipëri ka pak kohë që po kultivohet ky zhanër fotografije. Akullin
duket se e ka thyer gazeta Korrieri verën e shkuar me publikimin e
fotove rozë të Bleona Qerretit, në një pishinë në Golem duke u
puthur dhe përkedhelur për qejt të saj, me të dashurin amerikano-
shqiptar. Fotoreporterët shqiptarë shprehen se nuk ka treg për foto
të tilla, ndërkohë që në perëndim fotot e të "pashpirtëve" paparazzi
janë industri më vete.
Është një profesion i guximshëm që i do të githa.
Përkushtimin,durimin,nuhatjen dhe mbi të gjitha fatin.
Duket se këto cilësi që i duhen një paparazzi të vërtetë i
përmbushte një emigrant shqiptarë në Londër i quajtur Jani Jançe. Ai
është njeriu i cili hyri rastësisht në këtë biznes por tani pas 18
muaj punë në arshivën e agjencisë së tretë më të madhe në botë për
foto të personave famoz, BigPictures numërohen 1225 foto që mbajnë
firmën Jani Jançe. Ato janë publikuar në katër anët e globit madje
në Londër në disa raste kanë qënë foto të faqeve të para.
Takohemi me Janin, në veri të Londrës në një shopping centre. Ai
nxjerr nga çanta një laptop të tipit të fundit Mac. Pasi ka
instaluar një kartë e cila lidh komjutetin me internetin, hymë në
faqen e online të agjencisë BigPictures. Një e kërkuar e shpejtë në
arshivë me emrin e tij dhe papritur numri i fotovo të gjetura
shënon 1225.
Është me të vërtetë një galeri e vërtetë VIP-ash, aktorë, këngëtare,
sportistë, modele fotografur në pozicione nga më të ndryshet.
Aparati i tij fotografik Cannon ka fiksuar që nga Madona, Sharon
Stone, Victoiria e David Beckam, Ozi Osborn, Jud Law, Russel Crowe,
Siena Miller, Charlotte Church, Kate Moss, Frank Lampart, Mariah
Carey, Hugh Grant, Kate Winselt, Gay Ritchie, Quentin Tarantino, e
deri tek Goran Swen Erikson si dhe shumë të tjerë që Jançe nuk i
mban mend as vetë.
Tek sa ndez një cigare që e pin me të dredhur, zakon që i ka mbrtur
që kur ishte student 32 vjecari nga Fieri rrëfen ekluzivisht për
Klan gjithçka si arriti të behej parazz në Londër, kur dihet që si
ai ka me dhjetra të cilët orvaten papushim rrugëve për të
fiksuar "viktimën" e radhës.

Emigrimi

Viti 1997 do ta gjente Jani Jançen emigrant në Londër. Atë kohë ai
sapo kishte mbushur 23 vjeç.Puna e parë që do të bënte ishte fillimi
i studimeve.
Dega që zgjedh ishte për film dhe fotografi në Kingsley Way College.
Me lekët e kyrsuera nga puna në vënd që tja çonte familjes, ai
vendos të prodhojë një film 8 minutësh, ku atorët ishin miq dhe
shokë të tij.
Plot katër vjet, paraditet do tja kushtonte teknikave të xhirimit
dhe fotografimit, ndërsa mbasditeve deri orëve të vona të natës do
të punonte ku të mundej. Studimet për djalin nga Fieri nuk do të
mbaronin me kaq. Ambicja për të shkëlqyer në botën e madhe të
imazheve filmike dhe fotografike do ta shtynin atë të specializohej
edhe për dy vite të tjera, duke ndjekur kursin "Film Television
Freelance Training". Gjithçka do të kurorëzohej me një dipllomë në
tre degë. Atë të fotografisë, filmit dhe editimit të filmit. Një
investrim i cili i ka kushtuar atij 30 mijë paund të marra borxh,
për të cilat asnjëherë nuk është bërë pishman.
Sadisfaksionin e studimeve Jani do ta shijonte kur ai bëntë disa
javë eksperiencë në sheshe xhirimi si në filmat "Vajzat e
Kalendarit" dhe një film tjetër me Guenith Paltrow "Silvia". Në këto
filma shqiptari ka patur rastin të punonte si kamaraman i dytë,
madje në këto filma apo në faqet e tyre online emri i Jani Jançesh
është shkruar si pjesë e prodoksionit të filmit.
Me një dipllomë në xhep, me nota maksimale shqiptari fillon kërkimin
e punës në zanatin e tij.
Vështirësitë ishin pafund. Por një ditë ai arrin të fillojë punë si
ndihmës kameraman në BBC pranë programit të mirnjohur Holby City për
9 muaj. Nga BBC Jançe do të kalonte si fotograf në studjo, duke
përgatitur katallogje me foto për modelet që reklamonin veshjet.
Kurrë ai nuk donte të bëhëj paparazzi. Një ditë një miku i tij
maqedonas që punonte për agjencinë Bigpictures e thëret për ta
ndihmuar, për tre ditë pasi ai kishte një punë me rëndësi.Kështu
lindi dëshira për të punuar si "Press photographer". Bosit të
agjencisë do ti pëlqenin fotot e Jançes të cilit që atë ditë i ofron
punë më një rrogë prej 16 mijë paindësh në vit. Tani pas 18 muaj ai
ka fituar statusin e fotografit kryesor të njërës nga agjencitë më
të mëdha për fotografime të personave që quhen celebrity, duke ju
besuar shërbime fotografike nga më të rëndësishmet. Ajo që është më
kryesirja ai ndjehet i vlerësuar.Paparazzi shqiptarë i Londrës falë
aftësive të tij tani paguhet me 22 mijë pund në vit. Megjithëse
asnjë ditë për të nuk është e ngjashme, pasi i duhet të udhëtojë në
të gjithë botën ai tenton për më shumë. Por ambicja e tij nuk mbarom
me kaq.Një ditë shqiptari tenton të ketë agjencinë e tij, pse jo me
një emër shqiptar.

Dëshira

Shumë gjëra në jetë lindin rastësisht. Por për Jani Jançen
fotografija nuk është diçka që lindi papritmas dhe e rrëmbeu atë në
rjedhën e saj. "Ka qënë ghithnjë dëshira ime të aktivizohem në
fushën e filmit dhe fotografisë" fillon së treguari ai duke e
ilustruar bisedën me një episod shumë domethënës. "Edhe tani sa herë
shkoj në Shqipëri me pushime ja kujtoj babait kërkesën time të
parealizuar që kur isha 10 vjeç për të më blerë një aparat
fotografik. Sa herë ja bëja këtë kërkesë, ai përgjigjej kështu: "Ti
kërkon të luash me paratë e mija, aparati kushton 45 mijë lekë".
Babai i tij dhe vetë Jani sot shprehet se nuk e dinin që
destinacioni i të ardhëmes që do ta priste ishte pikërisht puna me
aparatin të cilin si fëmijë spati kurrë mundësi ta prekte me dorë.
Dëshira e tij për të fotografuar kompesohej vakët sa herë që shkonte
të vizitonte dajon në një fshat afër Fierit, i cili kishte një
aparat me të cilin Jani e vendoste në sy dhe pa film brënda bënte
shrepje boshe. "Dajo me atë aparat nxirrte gjyshen kur lante rrobat
apo gjëra të tjera. Unë i rrija nga pas, dhe kështu fotografimi më
hyri në gjak" tregon ai. Jançe e quan habi përfsjirjen e tij në
fushën e artit pasi të dy prindërit ai i ka ekonomistë dhe dëshira e
tyre ishte që djali të bëhej një ekonomoist i zoti. Vitet do të
kaloni shpejt dhe Jani si shumë bashkëqytetar të tij do të largohej
në Greqi.
Fati e ndihmon të njihet me një gazetare greke e cila e angazhon si
fotoreporter të sajin. "Tek sa punoja me gazetaren greke, shumë
fotografë më thonin që Londra është vëndi më i mirë për të studjuar
dhe punuar si fotograf" tregon ai rreth shtytjes për të ardhur në
Angli.Dhe kështu bëri. La Greqinë me një qëllim të vetëm të
mbërrinte në Angli për të studjuar.

Fotgrafia e parë

Jani Jançe është i vetmi fotograf shqiptarë në Angli që ushtron këtë
zhanër fotografije. Madje ai mund të jetë i vetmi shqiptarë në Botë
që fotografon VIP-at si paparazz.
I pamësuar me terrenin, gjurmin e VIP-ave Jançe e kujton kështu
ditën e patë si paparazzi rrugëve të Londrës. "Personin e parë që
kam fotografuar ka qënë modelja Sophie Anderton. Mua më dridheshin
duart. Nuk dija si ti afrohesha, megjithëse ajo është një njeri që
është shumë e afrushme me fotografët. Ajo më priti shumë mirë,
pranoi të pozonte për mua dhe kjo më ngrohu dhe më ikurajoji për ta
bërë këtë punë." Kjo foto ishte ekskluzive në kohën kur të gjithë
gazetat dhe revistat kërkonin foton e Anderton e trubulluar atë kohë
nga efektet e drogës. Një fillim i mbarë për Jançen, të cilin ai e
tregon me shumë nostalgji.


Takimi me Sharon Stone

Për fotografin shqiptarë momenti më i bukur gjatë këtyre muajve
punë, sipas tij ka qënë kur ai u takua me Sharon Stone në Londër të
cilën e fotografoj dhe ajo e pyeti për emrin."E kuptoi nga aksenti
që nuk isha anglez. Më pyeti nga isha me origjinë. I tregova që isha
shqiptarë. Më tha që njihte dikë nga Shqipëria dhe kishte përshtypje
të mira. Nuk ma tha emrin e personit që njihte. U ndjeva mirë, pasi
ne shqiptarëve fatkeqësisht na dëgjohet emri për keq". Ndërsa është
ndjerë keq kur aktori Hugh Grant i vodhi çelsat nga makina për tja
hedhur më pas në oborrin e pasëm të një shtëpije.

Sherri me Hugh Grant

Jani Jançe nuk e mendonte që atë ditë ai do të bëhej objekt
fotografimi dhe lajmi i ditës për tablloidët anglezë madje edhe për
revistat në Itali. Nis një ditë të zakonshe për të fotografuar
aktorin e njohur anglez Hugh Grant.Ishte data 22 Qershor 2005. Vëndi
më i mirë për ta fotografuar shtëpija e tij. Pasi Jançe e ka daluar
që po vinte del nga makina të cilën e ndezur, dhe vazhdon ta
fotografojë aktorin e filimit "Nottinghill". Grant xhindoset. Ai më
pas i farohet makinës heq çelsat nga kuadri i makinës së Jançes dhe
i hedh në kopshtin e një fqinji të tij. Grant fotografohet gjatë
kryerjes së këtij akti, ndërsa Jançe do të fotografohej nga një
koleg i mbërritur atje duke folur me policinë për incidentin.

Siena Miller fotografuar në avion

Fotografija më fantastike e aktoteres së Siena Milerr mban firmën e
shqiptarit Jani Jance. Një skoop i vërtetë, të cilën agjencia
BigPictures për çdo publikim e shet 1500 paund."Nisemi për në New
York ku kishim informacion të saktë se ku do të ishte aktorja Siena
Miller. E fotografoj për disa ditë me radhë. Duke u kthyer për në
Londër qëllon që ajo ishte po me të njëjtin avion me mua" tregon
Jani historinë e fotografimit të Miller. "Nuk mund të nxirrja nga
çanta aparatin e madh. Gjithmonë mbaj me vete një të vogë. Gjej një
moment dhe i bëj vetëm një shkrepje. Siena se priste një gjë të
tillë. U mërzit, po kujt i bëhej vonë. Kur mberrij në Londër e kaloj
foton në laptop dhe çtë shikoje. Siena e kishte harruar zinxhirin e
xhinsave hapur. Kur ja nisa agencisë bosit tim ju bë shumë qejfi.
Ajo foto është shitur shumë dhe është një ndër nga fotot më të
shtrenjta që ne kemi në agjenci".

Scoopet e paparazzit shqiptar.

Edhe paparacët që kanë vite në këtë punë do t'i kishin patur zili
arritjet e shqiptarit Jani Jançe. Në 18 muaj punë ai ka mundur të
realizoj disa foto scoop një ndër to të Sharon Stone tek sapo
xhironte në Londër skena nga Basic Instikt 2. Kështu arritja e tij
më e madhe është fotografimi Siena Miller në avion. Një foto
profesionalisht e vështirë për tu realizuar e cila ka bërë xhiro në
të gjitha revistat në botë. Një tjetër foto ajo e aktores Kate
Winselt fotografuar duke ndezur cigaren me cigare dy orë pas
fotografimit do të zinte faqen e parë të gazetës Evening Standard.
Ndersa një set prej 10 fotosh erotike ku ai ka fotografuar
këngëtaren Charlotte Churchnë Ibiza me të dashurin Gavin Henson në
një pozicion që duket sikur po i bëntë seksoral do të shitej 120
mijë paund. Ato do të publikoheshin në të gjitha gazetat angleze. Po
ashtu edhe fotot e sherrit me Hugh Grant do të kishin shumë bujë në
media. Ky fund vit për fierakun Jançe do të shënonte një sërë fotosh
scoop ku më të fundit janë ato të këngëtareve të grupit Miss
Robisnosn duke bërë plazh Topless në Barbeido.

KLAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1439710 sekonda, 28 pyetje