Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: Statusi i Kosoves
burimuji

Postuar mė 11-7-2002 nė 07:23 Edit Post Reply With Quote
Bildt per Statusin e Munguar te Kosoves

Te me falni, ne mungese te kohes per ta kthy ne Shqip, po sjell nje artikull te Karl Bildt (ish-kryeministrit suedez, perfaqsues i BE, e ma pas i derguar i posacem i OKB ne Ballkan), i cili, me 10 Korrik 2002, perqendrohet ndaj statusit te manget te Kosoves qysh prej mbarimit te luftes, tre vjet ma pare.

Lexim te kandshem:o

http://www.iht.com/ihtsearch.php?id=63938&owner=(IHT)&date=20020710154036

An unreal peace process
The Balkans
By Carl Bildt (IHT)
Wednesday, July 10, 2002


STOCKHOLM: As we struggle with the effects of collapse of the Oslo peace process in the Middle East, it is easy to overlook the challenges building up in the Balkans. The core issue of Kosovo was left open. It was too difficult to tackle.

NATO forces entered Kosovo three years ago and the province was put under a UN interim administration, but the war ended without a peace agreement. The UN Security Council, in Resolution 1244, reaffirmed the sovereignty of the Federal Republic of Yugoslavia over the province, but indirectly left the future status of it open.

The UN Interim Administration has had its successes and its failures. Close to a million Kosovo Albanians have come back; close to a quarter of a million of the minority population, mainly Serbs, left or were driven away. Elections have been held, and a nominal government for Kosovo is in place. But at the end of the day this is no more than a holding operation.

There was, three years ago, a belief that time would be a healing factor, that small steps would pave the way for the big jump to a peace agreement. Implicitly, one hoped for an Oslo-like process to start working. If there was democracy in Serbia, and some sort of self-government in Kosovo, the agreement that eluded us at Rambouillet would be possible, and the issue would go away. That was the belief.

But this simply hasn't happened. As long as the core issues are open, we see how expectations concerning a final settlement on one side fuel fear on the other. There is no issue too small not to be seen, by both parties, in this perspective, and to be fought over with this is mind.

The overwhelming majority of Kosovo Albanians want independence. An overwhelming majority in the minorities adamantly oppose it. And in the wider region the issue is equally contentious. Not infrequently, the open wound of Kosovo spreads its infection across its borders. But the issue of Kosovo's final status, and thus the structure of the region, cannot be avoided for long. The international community missed a window of opportunity after the fall of Slobodan Milosevic to deal with the issue. Now it must recognize the risk of an Oslo-like failure in the region.

In the Middle East, Security Council Resolutions 242 and 338 provide a general framework for a solution that, with different degrees of enthusiasm, is accepted by all sides. In the Balkans, the gulf separating the different positions is far wider, and the interpretation gradually given to Resolution 1244 has prevented a closing of the gap. It is accepted that the region must move toward integration with the rest of Europe, and that this will be a step-by-step process over a long period. But as things stand now this process can hardly even be started. States simply cannot be integrated if there is conflict over which states there are, which areas they cover and how they relate to each other.

Already the EU is in difficulty over its plans to conclude a Stabilization and Association Agreement with Serbia and Montenegro. Will this, in accordance with 1244, cover Kosovo as well? Or will Kosovo just be left out of the entire process? Or, perhaps, have its very own agreement?

More issues of this nature are coming up. To put the conflict in hibernation will not work, and would risk making everything far worse the day those will have to be tackled.

Essentially, the choice is between an attempt at integration or an acceptance of disintegration in the region.

The Balkans remain a bad place for good options. But we should have learned that the worst of options is to ignore the need to face the situation as it is. We should no longer believe that an Oslo-type avoidance of the final issues solves the problems. It could lead to tensions building up, and new explosions suddenly ripping everything apart.

Washington and increasingly also Moscow have turned their attention away from the Balkans and are starting to look at the European Union to give policy leadership in the region. But the EU still shies away from any serious attempt to tackle the core issues of the region. It clings to the illusion that an Oslo formula that didn't work in the Middle East for some reason will work in the Balkans.

I don't think it will. Instead of the wound healing, there is a serious risk of the infection spreading. Three years after the end of the Kosovo war, it is thus high time that we dare to address the issue of the Kosovo peace. We can't have another peace failure.

The writer, a former prime minister of Sweden, was EU special representative in the Balkans from 1995 to 1997 and special UN envoy there from 1999 to 2001. He contributed this comment to the International Herald Tribune.
______________________________

Theksimet jane te mijat - burimuji;)


[Edituar më 15-7-2002 nga acokaj]

burimuji ka atashuar kėtė imazh:

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 15-7-2002 nė 13:15 Edit Post Reply With Quote
BE dhe Vullneti i Kosoves

UE, qëndrim cinik ndaj Kosovës
Nga Patrick Moore*

Unë më parë kam cituar profesorin gjerman Stefën Trybst dhe ai thotë se, përderisa nuk e zgjidhni çështjen e statusit, ju (kosovarët) do të vazhdoni të keni krim, korrupsion dhe forma tjera të jostabilitetit. Pra, Trybst dhe Bilt thonë se duhet zgjidhur çështja e statusit para gjërave të tjera. Por, gjatë javëve të kaluara, Shtajner, tha të kundërtën - ai tha se nuk mund të shtrojmë çështjen e statusit dhe të pavarësisë, përderisa kosovarët nuk vendosin standarte ndërkombëtare dhe unë nuk e kam krejt të qartë se çdo të thotë kjo. Por, është evidente se askush nuk do t'u ofrojë kosovarëve pavarësinë nesër, së paku jo përderisa ata të dëshmojnë se mund të udhëheqin shtetin e vet pa krime dhe frikësim të pakicave. Por, në anën tjetër, gjithashtu përderisa njerëzit nuk e dinë se çfarë do të jetë statusi, stabilitet nuk do të ketë.

Unioni Evropian është i angazhuar në jetësimin e marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi. Duket se Kosova është lënë krejtësisht jashtë këtij procesi. Pse? Janë dy rrugë për të vështruar këtë çështje. Sipas të parës, Unioni Evropian i ka premtuar Beogradit se nëse Serbia dhe Mali i Zi ndahen pas tre vitesh, Serbia do të trashëgojë statusin e Jugosllavisë, pra Serbia do të trashëgonte Jugosllavinë edhe kur bëhet fjalë për Kosovën. Rrjedhimisht, Unioni Evropian ka negociuar me Beogradin dhe Podgoricën duke injoruar Prishtinën, thjesht për faktin që nuk e ka konsideruar Prishtinën të rëndësishme dhe për ta lënë Prishtinën nën kontrollin e Beogradit. Mendoj se kjo është një qasje cinike dhe aspak e urtë. Ata janë duke tentuar sa vijon: ata synojnë të përfitojnë diçka nga Serbia dhe Mali Zi, sepse e dinë shumë mirë se nëse do të ftonin shqiptarët, ata nuk do të shkonin në bisedime pa praninë e amerikanëve dhe nuk do të pranonin të uleshin bashkë me Serbinë, sepse të gjithë e dimë se shqiptarët nuk dëshirojnë të kenë asgjë të përbashkët me Serbinë.....

Milo Gjukanoviq këtë javë tha se kushdo që mendon se shqiptarët e Kosovës do të ndryshojnë qëndrimin e tyre lidhur me pavarësinë, varësisht nga ajo që bëjnë ose jo malazezët, nuk kanë lidhje me realitetin. Dhe jo vetëm Gjukanoviq, por edhe disa të tjerë thonë se konfederata e re serbo - malazeze synon të tërheqë kosovarët nga kërkesa për pavarësinë. Nuk mendoj se ky është opsion real. Siç thashë edhe Unionin Evropian është i vetëdijshëm se nuk mund të realizojë një gjë të tillë. Unioni Evropian pati sukses në Maqedoni, ndonëse me pjesëmarrjen e amerikanëve, edhe pse këtë nuk dëshirojnë ta pranojnë. Unioni Evropian është shumë krenar që ka arritur të frikësojë Malin e Zi që të mbetet në një shtet të përbashkët me Serbinë, pavarësisht që sipas anketimeve, madje as shumica e serbëve nuk e dëshirojnë një gjë të tillë.

Pas këtyre sukseseve ata mendojnë se nëse jo tani, atëherë pas një viti, dy vitesh mund të bindin kosovarët për të hequr dorë nga kërkesa për pavarësinë dhe t'i fusin në këtë marrëveshje me Serbinë dhe Malin e Zi. Jam duke folur për idenë e këshilltarit të Koshtunicës, Predrag Simiqit, për Eurosllavinë, që konsiston në synimin e Unionit Evropian për të bashkuar në një bashkësi të gjitha ish - republikat jugosllave minus Sllovenia, plus Shqipëria - në një lloj federate të dorës së dytë, që gjithmonë do të mbetej jashtë dyerve kryesore të Brukselit...Sa i përket prononcimit të Gjukanoviqit dëshiroj të theksoj dy gjëra. Para së gjithash, para konfliktit në Kosovë kur bisedohej rreth rikonfigurimit të Jugosllavisë së Milosheviqit, si shtet i tri republikave, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës s'duhet harruar se Gjukanoviq kundërshtonte barazimin e Kosovës si republikë me Malin e Zi. Së dyti, Gjukanoviqi për interesat shtetërore të Malit të Zi, gjithmonë e ka kundërshtuar ndërlidhjen e çështjes së Malit të Zi me atë të Kosovës. Dhe atë që ai e thotë tani është në tërësi në harmoni me formën tradicionale të botëkuptimit të tij.

Analist i radios "Europa e Lirë"

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Ajet Nuro

Postuar mė 16-7-2002 nė 10:59 Edit Post Reply With Quote
Edhe unë nuk mund të kuptoj një gjë, si është e mundur që Kosova nuk punon për atatusin e saj politik. Nëse NATO ndërhyri në Kosovë më 1999 ajo nuk do ta bënte një gjë të tillë sot. Ndryshimi i raporteve në botë dhe ndryshimi i qëndrimit tër Rusis ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të lejonte një gjë të tillë. Por ajo që ka arritur Kosova është ende larg të qenit sovranitet apo liri. Në çdo moment serbët mund të rikthehen në "vendin e tyre". Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë që kjo të mos ndodh kurr.
AN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Besnik

Postuar mė 16-7-2002 nė 15:15 Edit Post Reply With Quote
Une desha te bej vetem nje nderhyrje te vogel.
Kosova ka punuar dhe vazhdon te punoje per statusin e saj (pra pamvaresine). Ibrahim Rugova me shume zgjuaresi, qe ne fillimin e viteve 90-te ka kerkuar protektorat nderkombetar (administrimi aktual i Kosoves nga OKB-ja) si nje rruge kalimtare drejt pamvaresise .Kjo ka qene pak a shume edhe politika zyrtare e Tiranes gjate viteve 92-97. Çeshtja e Kosoves ka qene nje nga prioritetet e politikes se jashtme shqipetare. Fale punes se institucioneve paralele te Kosoves dhe te shtetit demokratik shqipetar dhe mbi te gjitha perputhja e interesave amerikane ne rajon me interesat tona kombetare me interesat amerikane ne rajon, u realizua nderhyrja e trupave te NATO-s ne Kosove.
Mund te themi qe nga ky moment , Kosova eshte shume afer pamvaresise. Ajo çfare shqipetaret duhet ti tregojne botes eshte se ne jemi nje komb me tradita dhe me kulture te vjeter qe jeton ne trojet e veta qe prej shekujsh dhe mbi te gjitha qe jemi nje komb qe dime te veteqeverisemi.
Ne kete drejtim, nje shembull shume negativ ishin ngjarjet e pranveres '97 ne Shqiperi te cilat jane munduar vazhdimisht ti perdorin qarqet europiane prosllave dhe organizimi i te cilave kishte nder te tjera edhe kete qellim.
Por nga ana tjeter zhvillimet pozitive ne Kosove si: zhvillimi i zgjedhjeve te lira, krijimi i institucioneve, zhvillimi ekonomik i Kosoves, futja e EURO-s, ndertimi i doganave, krijimi i systemit te taksave, krijimi i trupes per Mbrojtejen e Kosoves e shume fenomene te tjera jane hapa qe çojne drejt pamvaresise se Kosoves. Baza e nevojshme institucionale (Parlamenti, Presidenti, Qeveria, Pushteti Gjygjesore) dhe baza ekonomike te nevojsme per te hedhur bazat e nje shteti po krijohen dhe do te forcohen çdo dite.
U pelqen apo nuk u pelqen disa shteteve europiane, Amerika nuk ka per tu larguar nga Kosova deri ne pamvaresimin e saj nga Serbia, pasi i tille eshte edhe interesi amerikan ne rajon.
Vargjet e Naimit une do t'i shnderroja ne: "...Per Kosoven ditet e mira, pasketaj vijne shkoj erresira ..."
Po per Shqiperine ?!!!!!

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   Besnik 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 20-7-2002 nė 08:26 Edit Post Reply With Quote
Pavaresia e Kosoves

Kosova më afër
Më 15 korrik kryeadministratori i OKB-së për Kosovën, Shtajner, nënshkroi në Tiranë Memorandumin e Mirëkuptimit mes Ministrive të Ekonomisë të Kosovës e Shqipërisë(çdo dokument zyrtar në Kosovë duhet të kundërsiglohet edhe nga UNMIK-u), të njëjtin dokument që e kishte refuzuar dy javë më parë. Në komentet e rastit, ai theksoi se "…u kaluan problemet e vogla". Ndoshta Shtajner mund të dojë të minimizojë zërat e fortë brenda Bashkimit Evropian, të cilët të stresuar nga xhelozia serbe, e kishin detyruar të mos nënshkruante 15 ditë më parë në Prishtinë një marrëveshje të njohur prej tij prej mëse një muaji dhe për të cilën nuk kishte shfaqur deri atëhere asnjë vërejtje. Duket qartë se në dy javët e kaluara Shtajner nxori pengesa të formës së përfaqësimit në palët në marrëveshjen mes dy ministrive shqiptare këndej dhe andej kufirit, sa për sy e faqe, duke fshehur arsyen e vërtetë. Fakti që këto ditë ai vjen në Shqipëri dhe e nënshkruan marrëveshjen tregon se erërat në Bruksel po fryjnë në drejtime të mbara. Bashkimi Evropian nuk po i trembet më reagimit serb, ose ndoshta, nën shtytjen amerikane ka vendosur që Kosova të ndihmohet pa dorashka në ecjen drejt pavarësisë së vet ekonomike, që do të thotë edhe pavarësi reale politike. Sido që të jetë, Kosova me këtë nënshkrim ngjan më afër nesh. Qeveria shqiptare dhe ajo kosovare mund të ndihen të çliruara për të përshpejtuar procedurat e fillimit të bisedimeve për një marrëveshje të tregtisë së lirë. Kjo do të thotë që mallrat shqiptare nga këndej të kalojnë në tregun kosovar pa dogana shumë të larta (në nivel 40-60%) të zbatuara deri më sot nga administrata doganore kosovare. Kjo kur dihet se Kosova është një treg i uritur, me shumë kërkesa dhe mungesa. Nga ana tjetër, ulja në zero e tarifave tona doganore do të inkurajojë biznesin kosovar për të investuar masivisht këtu.
Marrëveshja e tregtisë së lirë me Kosovën do të përbënte mirëfilli një hap të jashtëzakonshëm drejt afrimit ekonomik të dy vendeve tona dhe do të kishte pasoja të mëdha dobiprurëse si për Shqipërinë dhe për Kosovën. Eksportet tona do të pësonin një bum të mirëfilltë me tregun e hapur e të etur kosovar, ndërsa Kosova do të gjente daljen aq të ëndërruar në det. Një depërtim reciprok i kapitalit shqiptar nga të dyja anët e kufirit nuk do të kishte asgjë të keqe, veç të mirave të përbashkëta e ndoshta nisjes së rregullimit përfundimtar të rrugës Durrës-Prishtinë. Forcimi i marrëdhënieve tona do të sillte edhe më shumë kontribut në paqen e rajonit, pse do të ndihmonte popullin kosovar në forcimin e institucioneve të tij të porsakrijuara demokratike, Parlamentit dhe qeverisë së re. Të stepesh nga xhelozia serbe e momentit do të thotë të mos shikosh në një plan afatgjatë dhe këtë diplomacia shqiptare duhet të rreket t'ia komunikojë komunitetit ndërkombëtar, në radhë të parë institucioneve financiare ndërkombëtare që aq shumë e mbështesin liberalizimin e vendit dhe hapjen e tregut. Prej këtej mund të vijnë natyrshëm edhe hapjet për rishikimin e Rezolutës së vjetëruar 1244 të OKB-së.
Me dhënien e dritës jeshile nga ana e UNMIK-ut për Memorandumin e Mirëkuptimit mes dy Ministrive shqiptare të Ekonomisë, tani mirëfilli strukturat tona të integrimit tregtar nuk duhet ta lënë zogun t'u shpëtojë nga dora. Është ecur mirë dhe shpejt me nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Maqedoninë dhe me përfundimin e bisedimeve teknike me Kroacinë. Me Kosovën nevojitet shpejtësi garash si në Formula 1, pse duhet shfrytëzuar konjuktura pozitive e krijuar pas miratimit të heshtur nga ana e Bashkimit Evropian të Memorandumit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Ministrisë sonë të Ekonomisë dhe Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës. Mundet që reagimi serb të vije i fortë dhe BE të nxjerrë nëpërmjet Shtajnerit të tjera yçkëla për të vonuar integrimin ekonomik mes Shqipërisë e Kosovës. Autoritetet serbe edhe pse në valë demokratizimesh të forta, njërin sy e mbajnë gjithnjë hapur dhe dëshirues për Kosovën. Tek e fundit, kërkesa që Kosova të ngelet e tyrja është edhe një investim i fuqishëm elektoral në Serbi, edhe pse kjo kërkesë është sot utopi e gjallë. Duhet vepruar tani sa është i ngrohtë nënshkrimi i memorandumit dhe do të jetë më i vështirë refuzimi i hapave të tjerë.
Fatos Çoçoli





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 31-7-2002 nė 06:29 Edit Post Reply With Quote
NJU-JORK (30 Korrik) - Kryeadministratori i Kosovës, Mikael Shtajner, gjatë raportimit që ka bërë sot përpara Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, ka deklaruar se administrata ndërkombëtare në Kosovë ende nuk e di se çfarë forme do të ketë statusi përfundimtar i Kosovës, por di se nuk do të ketë ndarje të saj, apo kthim prapa në gjendjen e para luftës së vitit 1999. "Porosia jonë është: standarde para statusit. Kosova ende nuk i ka përmbushur standardet që i kërkon bashkësia ndërkombëtare dhe populli i vet. Por mund të shohim se ka përparim. Objektivat na mundësojnë matjen e përparimit, bartjen e pushtetit dhe kur të vijë koha e duhur, të vendosi se kur do të fillojë procesi i përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës, në pajtim me paragrafin 11 të Rezolutës 1244", tha Shtajner. Ai u ka dhënë sqarime ambasadorëve të Këshillit lidhur me ndërtimin e institucioneve funksionale demokratike në Kosovë, ku është ndalur në marrëveshjen Shkup-Beograd për kufijtë. "Kuvendi i tejkaloi kompetencat e veta me një Rezolutë lidhur me kufirin me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, të cilën m'u desh ta anuloj. I kam nxitur institucionet që të përqëndrohen në detyrat urgjente brenda kompetencave të tyre, duke përfshirë shëndetësinë, ambientin dhe shërbimet publike", ka thënë Shtajner. Më pas ai ka folur për politikën e tij për "zero tolerancë" ndaj kriminalitetit dhe për çështjen e Mitrovicës. "Thelbi i strategisë tonë është mbajtja e rendit dhe qetësisë me anë të policisë, me përkrahje të plotë nga Komandanti i KFOR-it, Marcel Valentin. Policia e UNMIK-ut është e vendosur dhe mban rendin e qetësinë në Mitrovicën veriore. Së shpejti Shërbimi Policor i Kosovës do të jetë atje gjithashtu. Në veri, kemi marrë më shumë kërkesa nga serbët për t'iu bashkuar SHPK-së sesa kemi vende. Përparimi në Mitrovicë varet nga zëvendësimi i strukturave paralele me institucionet legjitime. Beogradi duhet të ndërpresë financimin e strukturave paralele, duke përfshirë Bandën e Urës. Ne, Policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i, jemi duke e vëzhguar urën", tha Shtajner. in/ko (Radio 21/BalkanWeb)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 1-8-2002 nė 15:11 Edit Post Reply With Quote
Per Statusin e Kosoves

"http://rferl.org/newsline/2002/07/4-SEE/see-310702.asp"

Shtajner Perjashton Ndarjen e Kosoves ose Kthimin e Sundimit Serb ...
Duke fole ne nje sesion te Keshillit te Sigurimit te OKB per Kosoven, Mikael Shajner, i cili kryeson administraten civile te OKB-se ne province, perjashtoi kthimin e sundimit serv apo konflikt etnik, njofton AP. Ai tha se " nderkohe qe ne nuk mund te themi tani se cili ... do te jete statusi perfundimtar (i Kosoves), ne mund te themi cfare nuk do te jete. Nuk do te kete ndarje, jo kantonizim, dhe jo kthim ne status quo" te para 1999. Ai shtoi se " rezultati nuk mund te jete mono-etnik por duhet multi-etnik. Duhet te jete nje Kosove demokratike, e siguruar, dhe e respektuar ne rrugen per Europe". Shtaner u shpreh se eshte shume heret per te diskutuar statusin perfundimtar. duke theksuar se institucione te qendrueshme, sundimi i ligjit, dhe siguria vetjake duheshin vendosur me pare. " Se kur do te ndodhe ajo ajo mvaret edhe nga vete Kosovaret", shtoi ai.

... Ndersa Bildt Thekson Nevojen e Finalizimit te Statusit te Kosoves
I derguari i OKB-se per Ballkanin, Karl Bildt, i tha BBC-se me 30 korrik se Kosova nuk mund te prese deri sa te vendosen institucione te qendrueshme para se te diskutohet e ardhmja e saj. Ai vuri theksin ne nje itenerar te qarte per te ardhmen politike te provinces si pjese perberese te procesit stabilizues me synim "per te levizur rajonin drejt Europes". Bildt tha se besonte ne "integrim mbi disintegrim", por nuk perjashtonte asnje zgjidhje per te ardhmen e provinces. Ne pergjigjen e tij, Shtajner i tha BBC-se se "miku im Karl Bildt (eshte) ... krejt gabim" per tu marre tani me ceshtjen e statusit.

Covic per zgjedhjet ne Luginene e Presheves
Ne New York, Covic tha me 30 Korrik: "Kushdo qe fiton zgjedhjet eshte qytetar i Serbise. Lereni komisionin (elektoral) te beje punen e vet dhe te shpalli fituesin (zyrtar)", njofton AP. Vezguesit vecojne se ne themel te luftrave te ish presidentit Slobodan Milloshevic kunder Kroacise, Bosnjes, e Kosoves ishte kundershtimi i shume serbeve per te jetuar ne nje shtet te cilin ata nuk e kontrollonin me".


[Edited on 1-8-2002 by burimuji]

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-8-2002 nė 15:26 Edit Post Reply With Quote
Sinqerisht nuk e kam idene sesi do te mund tia marrim Mitrovicen serbeve.

Nga faqja permbi te mesova se atje popullsia shqiptare ka qene me shume se 80%.

Nga sa me kane treguar disa kosovare ne veri nuk ka asnje kufi funksional te kontrolluar nga KFOR-i e keshtu serben futin cfare te duan.
Nuk e di sesa i vertete eshte ky pohim.

Pak i pabesueshem me duket, por nuk do te ishte keq te dinim dicka me shume.



[Edituar më 1-8-2002 nga Anton Ashta]





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 7-8-2002 nė 14:54 Edit Post Reply With Quote
Statusi i Kosoves

Kosova:raport mbi statusin
Ilir Ikonomi
6 gusht 2002





Intervistë me Daniel Serwer, ekspert i çështjeve të Ballkanit



Daniel Serwer, Drejtor i Nismës Ballkanike pranë Institutit Amerikan të Paqes, thotë se ka rëndësi që diskutimi për statusin përfundimtar të Kosovës të fillojë qysh tani. Për këtë qëllim, ky Institut ka botuar kohët e fundit një raport të gjatë ku shqyrton variantet e mundëshme për statusin përfundimtar, siç janë pavarësia me kushte, mundësia e një konfederate me Serbinë, mundësia e shkëputjes me ndarje e të tjera. Raporti përjashton dy variante: pavarësinë e menjëhershme për Kosovën dhe kthimin e saj nën Serbinë. Zoti Daniel Serwer u intervistua nga kolegu ynë Ilir Ikonomi.


VOA: Zoti Serwer, përse ka rëndësi që diskutimi për statusin përfundimtar të Kosovës të fillojë pikërisht tani?

DS: Pikpamja ime është se statusi do të duhet të vendoset brenda 3 deri 5 viteve të ardhshëm dhe është e pamundur që ai të vendoset brenda një periudhe të tillë pa e filluar diskutimin qysh tani. Ky do të jetë një diskutim i gjerë dhe i ndërlikuar për çështje nga më të ndryshmet dhe do të duhet të bëhen edhe disa negociata. Prandaj ka ardhur koha ta fillojmë diskutimin, të paktën midis ekspertëve, midis njerëzve që nuk kanë përgjegjësi zyrtare.

VOA: Përse zyrtarët amerikanë dhe evropianë e shikojnë kaq të vështirë problemin e statusit përfundimtar të Kosovës?

DS: Mendoj se ky është problem i vështirë. Fakt është se ai ka implikime në shkallë rajonale dhe globale që janë të vështira për tu zgjidhur. Të paktën në grupin tonë të punës, ku përfshiheshin njerëz me këndvështrime shumë të ndryshme, askush nuk ishte në gjendje të bindëte të gjithë pjesën tjetër të grupit se zgjidhja e tyre ishte më e mira. Pra, kemi të bëjmë me një çështje të komplikuar e cila do të kërkojë shumë diskutime, para se të zgjidhet. Nuk duhet të harrojmë se ajo duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe kjo është shumë më e vështirë se sa po të zgjidhet në rrugë të tjera.

VOA: Por, a mendoni se problemet në Lindjen e Mesme dhe lufta kundër terrorizmit e kanë shmangur pak vemendjen e zyrtarëve amerikanë nga çështja e statusit përfundimtar të Kosovës?

DS: Nuk ka dyshim se zyrtarët në nivelet më të larta të qeverisë amerikane nuk mendojnë për Kosovën çdo mëngjes por mendojnë për luftën kundër terrorizmit, mendojnë për Irakun dhe për Lindjen e Mesme. Kjo duhet parë jo si një problem por si një rast i mirë, si një rast për njerëzit në rajon dhe për ata që janë të interesuar rreth kësaj çështjeje në Shtetet e Bashkuara që t’i studiojnë gjërat në të gjitha aspektet e tyre e pastaj të angazhojmë zyrtarët e niveleve të larta kur të kemi dalë me disa ide të qarta.

VOA: Në raport ju përjashtoni variantin e pavarësisë së menjëhershme dhe variantin e kthimit të Kosovës nën administrimin e Serbisë. A mund të arrihet kështu në përfundimin se thelbi i statusit përfundimtar të Kosovës për të cilin ju flisni do të jetë pavarësia, por me disa kushte?

DS: Jo. Mendoj se thelbi i raportit është se midis këtyre dy ekstremeve, ekzistojnë shumë versione të tjera dhe këto versione përfshijnë një konfederatë me lidhje më të dobëta ose më të forta me Serbinë, përfshijnë versionin e ndarjes, përfshijnë një vendim që do të mund të merrej nga një ekip ndërkombëtar i cili do të vendoste se në cilën rrugë do të shkonte Kosova. Mendoj se do të ishte e gabuar po të lexohej raporti në atë mënyrë që përmendët ju. Ky nuk nuk duhet parë si një raport pro pavarësisë, por si një përpjekje për të studiuar të gjitha alternativat, me të mirat dhe të këqiat e tyre.

VOA: Cili është roli që ju u jepni Shteteve të Bashkuara në vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

DS: Kjo është një pyetje interesante. Mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol shumë të fuqishëm. Çështja nëse Shtetet e Bashkuara do t’i drejtojnë negociatat ndërkombëtare apo do të punojnë me disa nga partnerët e tyre si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian apo Rusia, për t’i drejtuar këto negociata, ende është e nevojshme të shqyrtohet dhe në fakt në një të ardhme të afërt ne do t’i studiojmë disa prej këtyre çështjeve. Por do të ishte gabim të mendohej se Shtetet e Bashkuara mund t’ua lenë këtë çështje të tjerëve. Në Ballkan ka shumë probleme për të cilat Shtetet e Bashkuara duhet të jenë aktive. Evropa po bën një punë gjithnjë e në të mirë në trajtimin e çështjeve të Ballkanit dhe në afrimin e vendeve ballkanike më pranë Evropës. Por ka disa çështje, midis tyre edhe statusi përfundimtar i Kosovës, që do të kërkojnë angazhimin amerikan.

VOA: Sa të gatshëm janë amerikanët t’i kundërshtojnë evropianët për çështjen e statusit nëse lindin mosmarrëveshje?

DS: Nuk mendoj se kjo është mënyra e drejtë e shtrimit të çështjes. Mendoj se amerikanët dhe evropianët është e nevojshme të punojnë së bashku për të formuluar një pozicion të përbashkët, së pari lidhur me procesin dhe më vonë ndoshta edhe me rezultatin. Shtetet e Bashkuara dhe Evropa megjithëse kanë disa interesa të ndryshme në rajon, më duket se kanë qenë mjaft të suksesshme gjatë vitit të fundit në konsolidimin e pozicioneve të tyre dhe për të garantuar se midis tyre nuk do të ketë ndryshime të mëdha.

VOA: Në raport ju shtroni çështjen që, meqenëse Kina dhe Rusia nuk janë të interesuara për pavarësinë e Kosovës, atëhere vetë Prishtina dhe Beogradi duhet të bien dakord për statusin me bisedime. Por deri tani ne kemi parë se është pothuajse e pamundur që të fillohen këto bisedime.

DS: Në të kaluarën kemi pasur një proces negociatash midis një regjimi jodemokratik në Beograd dhe një strukture institucionale jo të zhvilluar sa duhet në Kosovë. Por kjo nuk do të ndodhë më në të ardhmen. Në të ardhmen do të kemi të bëjmë me një demokraci pak a shumë të konsoliduar në Beograd, e cila është sidomos e interesuar për ta futur Serbinë në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër, do të kemi të bëjmë me një bazë institucionale shumë më të fortë në Kosovë sepse parlamenti, qeveria dhe institucionet e Kosovës do të shërbejnë si mbështetje për negociatorët.


Nga Zeri i Amerikes

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 7-8-2002 nė 15:06 Edit Post Reply With Quote
Para ca kohesh kam njohur nje faqe shume informative, eshte http://www.trepca.net


Brenda saj mund te gjenden linke per shume faqe te tjera qe kane te bejne me Mitrovicen dhe me Kosoven ne pergjithesi.

Nje prej tyre te con ne kete faqe:

http://www.trepca.net@www.mitrovica.org/mitrovica.htm

ku do te gjeni informacion mbi Mitrovicen.





Mitrovica me rrethinen e saj ka një të kaluar të lashtë dhe të begatshme historike.

Sipas gjetjeve arkeologjike dhe gjurmimeve të tjera, të bëra kohëve të fundit, del se kjo trevë ka qenë e banuar vazhdimisht që nga koha parahistorike (shekulli V para erës së re ), e deri në ditët tona.


Banorët e saj të parë të identifikuar si grup etnik, kanë qenë ilirët e fisit Dardan, të cilët shtriheshin edhe në tërë territorin e Kosovës e më gjërë.

Dihet se dardanët, pas luftërave të njëpasnjëshme, u mundën nga romakët dhe ranë nën pushtimin e tyre kah fundi i erës së vjetër gjer në shekullin IV të erës së re. Në shekujt vijues të erës së re pasardhësit e dardanëve, shqiptarët, përjetuan edhe pushtime të tjera si pushtimin bizantin e sllav ( shekulli IV – XIV ), pushtimin otoman ( shekulli XIV – XIX ) dhe përsëri prirjet pushtuese sllave nga fillimi i këtij shekulli e këndej.

Në burimet historike mësohet se toponimi Mitrovicë lidhet me një vendbanim të formuar rreth kishës së Shën Dhimitrit nën Zveçan që në fillim të shekullit XIV. Në atë qindvjetësh vendbanimi u bë i njohur me emrin Dhimitrovicë, kurse në shekullin XV, në kohën e sundimit otoman, ky vendbanim u ngrit në qendër urbane dhe mori trajtën toponimike Mitrovicë, emërtim ky që dominoi dhe që ruhet edhe sot e kësaj dite.

Në aspektin gjeografik Mitrovica shtrihet në një ultësirë të vogël në veri të luginës së Kosovës midis 42° 53’ të gjersisë gjeografike lindore, mu në vendin ku kjo luginë mbyllet me grykën pitoreske të Ibrit nën kupolën vullkanike të Zveçanit. Ultësira e vogël e Mitrovicës është e rrethuar me male pothuaj në të gjitha anët : në lindje ngriten pjesët e sistemit malor të Albanikut ( Kopaonikut ), në jug qyteti mbështetet në rrëzat e maleve të Qyqavicës, kuse në veriperëndim kufizohet me malet e Rogoznës.

Nëpër qytetin e Mitrovicës, si rrallë në ndonjë qendër tjetër urbane, rrjedhin dhe bashkohen në një shtrat katër lumeinj : Ibri, Sitnica, Lushta dhe lumi Trepça.

Përmes këtyre lumenjve, që e bëjnë ndër qendrat më atraktive, qyteti krijon edhe lidhje të natyrshme me pjesët tjera të Kosovës e më gjërë dhe me vendet fqinje. Pra relievi malor, që përfshin 2/3 e hapësirës me lartësi mbidetare 508-510 m, rrjet i pasur i lumenjve, me begati të shumta nënëtokësore dhe me bukuri natyrore, përbëjnë veçoritë dominuese morfologjike të territorit të Mitrovicës. Sipërfaqja e territorit të Mitrovicës me rrethinën e saj të afërt, sillet rreth 794 km2.

Pozita e përshtatshme gjeografike, kullosat e pasura , toka e pakët, por e plleshme bujqësore, bukuritë e rralla natyrore dhe begatitë e shumta të nëntokës kanë bërë që Mitrovica me rrethinë të jetë gjithnjë trevë tërheqëse për njerëzit. Për këtë arsye, në Mitrovicë dhe në rrethinën e saj, që nga lashtësia kanë gravituar dhe janë gërshetuar popuj e raca të ndryshme.

Në kohën e sotme, ndërkaq, në këtë qytet jetojnë së bashku : shqiptarë, serbë, malazezë, muslimanë, turq, romë dhe grupe të tjera më të vogëla etnike. Në treguesit e dinamikës lëvizëse të popullsisë nëpër kohë të ndryshme, shqiptarët dalin si etnitet shumicë në të gjitha periudhat.

Pozita mbizotëruese etnike e shqiptarëve në Mitrovicë, si në tërë Kosoven, vazhdon të jetë e dukshme edhe në kohën prej « Necertanjes » së Garashaninit, strategjia hegjemoniste e shtetit të ri serb institucionalizohet, përpunohet dhe thellohet edhe me një sërë projektesh të tjera pseudoshkencore që kishin për qëllim ndryshimin e strukturës etnike të Kosovës, do të thotë, dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga trojet e veta etnike të Kosovës, do të thotë, dëbimi me dhunë të shqiptarëve nga trohet e veta etnike.

Si të tilla janë të njohura për të keq shkrimet e akademikut Vasa Çubrilloviq, të nobelistit Ivo Andriq, « Memorandumi » i ASHA të Serbisë etj. Në planin praktik, këto projekte pseudoshkencore antishqiptare u shoqëruan edhe me një fushat të egër të aparatit ushtarako-policor të shtetit serb për dëbimin me dhunë të shqiptarëve, për asimilimin e tjetërsimin e tyre dhe për kolonizimin e Kosovës me serbë e malazezë.

Kjo politikë e « spastrimit etnik » të shqiptarëve nga vendi i vet po vazhdon edhe sot e kësaj dite, por tani e intensifikuar dhe e orjentuar si fushatë kundër tërë popullit me një vërsilje të tërbuar dhune e shkatërrimi nga ana e makinerisë policore, ushtarake e paramilitare serbe në kuptimin e sintagmës së njohur « kohë e djegur ».

Sidoqoftë, edhe përkundër kësaj fushate të shfrenuar, që solli aq shumë viktima njerëzish, rrënime, fatkeqësi dhe valë të pakontrolluara të të arrestuarish edhe jasht vendit, epërsia etnike e shqiptarëve në komunën e Mitrovicës, si kudo në Kosovë, vazhdon të jetë gjithnjë evidente dhe shumë e dukshme. Këtë pohim e vërteton tabela vijuese statistikore :

POPULLATA DHE STRUKTURA KOMBËTARE E MITROVICËS


Viti: 1998

Popullsia: 132.000

Struktura

Shqiptare: 103.884
Serbe e malazeze: 15.397
Te tjere: 12.719


Viti: 1981

Popullsia: 97.272

Struktura

Shqiptare: 66.845
Serbe e malazeze: 19.789
Te tjere: 10.604


Viti 1971

Popullsia: 81.452

Struktura

Shqiptare: 52.285
Serbe e malazeze: 23.121
Te tjere: 6.106

Burimi : Për vitet 1971 dhe 1981 sipas VSK 1988, faqe 494. Për vitin 1998 sipas normës mesatare të rritjes prej 2,1 %.

Vet qyteti i Mitrovicës në regjistrimin e vitit 1981 kishte 45.800 banorë (82% shqiptarë), kurse tani supozohet të ketë mbi 70.000 banorë.

Rëndësi të veçantë për Mitrovicën si qendër urbane ka edhe pozita e saj e përshtatshme për komunikacion transitor, sepse qyteti ndodhet në mes Beogradit në veri dhe Shkupit e Selanikut në jug ; Nishit e Sofjes në lindje dhe Podgoricës e Tivarit në Perëndim. Rrugët e rëndësishme me karakter regjional dhe interregjional, që kalojnë nëpër Mitrovicë, çojnë në brendi të Gadishullit Ballkanik dhe në bregdetin Adriatik dhe Egje.

Në vitin 1874 u ndërtua hekurudha që lidhte Mitrovicën me Shkupin dhe me Selanikun, si dy nga qendrat më të zhvilluara në rajon. Në deceniet e para të shekullit tonë, ndërkaq, ky qytet u lidh me vijë hekurudhore edhe me Beogradin dhe me Nishin.

Rrjeti i begatshëm i lidhjeve hekurudhore edhe me Beogradin dhe me Nishin. Rrjeti i begatshëm i lidhjeve hekurudhore dhe automobilistike për komunikacionin e gjërë tranzitor, bashkë me begatitë e mëdha xeherore, me bukuritë natyrore e të tjera, e bënë Mitrovicën pas Luftës së Dytë Botërore njërën nga qendrat më të zhvilluara tregtare, industriale dhe kulturore e arsimore të Kosovës.

Pas vitit 1989 kur vehet administrimi i dhunshëm në Kosovë, Mitrovica, si qendër e zhvilluar, shënon sërish trende të rënies në të gjitha drejtimet.



[Edited on 7-8-2002 by konservatore]

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 7-8-2002 nė 15:15 Edit Post Reply With Quote
Perseri nga mitrovica.org


EKONOMIA DHE INDUSTRIA

Prof. Latif BERISHA



Mitrovica me rrethinë është e njohur si qendra më e zhvilluar industriale në Kosovë. Kjo ka kushtëzuar edhe zhvillimin e saj mbizotërues monostruktural. Shikuar në përgjithësi, struktura e gjithëmbarshme e të ardhurave kombëtare të këtij mjedisi në vitin 1988 ishte si vijon :

Industria 43 %
Bujqësia. Pylltaria dhe ekonomia e ujërave 10 %
Tregtia dhe hoteleria 27 %
Veprimtaritë tjera 20 %

Edhe në aspektin e punësimit, industria përfshinte mëse 40% të të punësuarve në sektorin shoqëror, apo gati gjysmën e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në komunë.

Kur flitet për Mitrovicën si qendër industriale, duhet të kihet parasysh në rend të parë « Trepça », që është prodhues gjigant i njohur edhe në përmasa ndërkombëtare.

Trepça ka identitet ilir. Emri i saj rrjedh nga fisi ilir Trepça. Sipas dokumenteve mesjetare ishte e njohur me emrat : Trepza, Trepice, Tripiza, Tepza, kurse më 1455 del edhe me emrat Triebdchia e Triepza Turcha (Trepça Turke).

Kombinati « Trepça » ishte prodhuesi më i madh i plumbit, zinkut dhe i akumulatorëve në ish-Jugosllavi e në të njejtën kohë ishte edhe eksportuesi i tyre më i madh në Kosovë dhe njëri ndër më të mëdhenjtë në ish-Jugosllavi.

Kombinati « Trepça » merrte pjesë me 50 – 60 % në prodhimin e tërsishëm të Pb në ish-Jugosllavi, në prodhimin botëror merrte pjesë me 1.35 %, kurse me prodhimin e zinkut merrte pjesë me 0,75 % (periudha 1981 – 1988).

Bruto prodhimi i këtij sistemi ekonomik para vitit 1989 kapte vlerën prej afër 500.000.000 $ SHBA, kurse neto fitimi arrinte në 80.000.000 $ SHBA (pagat, konsumi, akumulimi).

Me suprimimin e autonomisë së Kosovës, u vunë masat e dhunshme edhe në këtë Kombinat (1990 – 1992), kur u larguan nga puna mbi 12.000 punëtorë shqiptarë, u shkatërruan fizikisht linjat prodhuese, ra në mënyrë drastike prodhimi material dhe u paralizuan pothuajse plotësisht rrjedhat ekonomike në komunë.

Pasojat e rënda negative, që solli akti i masave të dhunshme në këtë gjigant industrial dhe dëbimi nga puna i punëtorëve shqiptarë, ishin evidente dhe të dukshme, sepse ekzistenca materiale e popullsisë së këtij mesi varej kryesisht nga puna e Kombinatit « Trepça »

Në aspektin ekologjik, Mitrovicën me rrethinë, si qendër e zhvilliaz indusrriale , e rëndon tej mase ndotja e ambientit.
Intensiteti i ndotjes në vitet e fundit (1990 – 1998) shënon trendin e rritjes së vazhdueshme për shkak të emitimit të pakontrolluar të ndotësve të dëmshëm, si janë : oksidi i sulfurit, plumbi, fluori, metalet e tjera të rënda, etj. Deri në Vitin 1988 janë bërë matjet e rregullta të ndotjes nga institucionet e ndryshme të vendit dhe ndërkombëtare, duke konstatuar një gjendje alarmante.

Emitimi i dioksidit të sulfurit është 98 deri 280 g/m3 . Emitimi i Pb ishte 94 gm3 (e lejuar 7 g/m3 ), koncentrimi i fluorit në ajër 7 g/m3 , etj.

Pas dëbimit të punëtorëve shqiptarë nga fabrikat dhe institucionet shkencore, kjo situatë është keqësuar dhe ka marrë përmasa, me rëndësi të një katastrofe të madhe ekolgjike, për pengimin e së cilës do të duhej të ndërmirren masa konkrete.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-8-2002 nė 06:37 Edit Post Reply With Quote
Pese arsye per nje Kosove te pavarur


Stabiliteti, demokracia, bashkepunimi rajonal, zhvillimi dhe siguria, keto jane argumentat qe vete kosovaret duhet t'i servirin Uashingtonit per ta bindur ate te perkrahe pavaresine e tyre. Hapi i pare eshte hedhur ne Kongresin amerikan

nga Janusz Bugajski

Per Kosoven dhe popullin e saj, ceshtja kryesore, qe le ne hije te gjitha ceshtjet e tjera, eshte njohja nderkombetare si nje shtet i pavarur. Vetem nje shtet i tille do te jete i afte qe vullnetarisht te integrohet ne NATO, BE dhe institucionet e tjera te vlefshme. Por arritja e ketyre qellimeve kerkon nje strategji sikunder edhe nje vizion, nderkohe qe kosovaret nuk mund te mbeshteten vetem tek aktoret nderkombetare duke pritur qe t'ua sjellin pavaresine ne pjate argjendi.
Nje detyre madhore per lideret politike dhe shoqerore te Kosoves eshte nxjerrja e argumentave bindes, impresive dhe pozitive se pavaresia eshte opcioni i duhur. Njekohesisht, keto argumenta do te jete e nevojshme t'u prezentohen ne menyre efektive lojtareve kyc nderkombetare, posacerisht atyre ne Washington. Ne kete kontekst, rezoluta e paradokohshme e dorezuar ne Kongresin amerikan nga dy anetaret e tij eshte nje hap gjigand perpara ne kete proces.
Disa argumenta me rendesi jane prezantuar ne rezoluten kongresiste, por ato do te duhet te zgjerohen dhe te elaborohen me tej. Ne permbledhje, pese jane qendrimet themelore qe duhet t'i serviren administrates se SHBA-ve dhe lidershipit te BE-se, por ato duhet te proklamohen me mjeshteri dhe vendosmeri te vecante: Stabiliteti, demokracia, bashkepunimi rajonal, zhvillimi dhe siguria.
Se pari, stabiliteti vendor ne Kosove do te forcohet ne mase shume te madhe, kur territori me ne fund te arrije shtetesine e vet. Jane disa arsye racionale per kete vleresim. Qeveria e zgjedhur lirshem do te fitoje legjitmitet edhe me te madh si nje organ sovran dhe jo thjesht si nje mjet ne duart e lojtareve nderkombetare. Autoriteti dhe pergjegjesia e saj ndaj elektoratit do te rritet permes permbylljes se suksesshme te shtetesise. Kjo do te parandalonte cdo tentative per te rrezuar apo anashkaluar autoritetet legjitime kosovare.
Ne anen tjeter, gjasat per nje shperthim social te provokuar nga kushtet e renda ekonomike do te ulen. Disiplina publike do te rritet me kuptimin e faktit se pavaresia eshte e arritshme, e menjehershme, afatgjate dhe vitale per t'u ruajtur. Konfliktet sociale do te shihen ne mase te gjere si kunderproduktive dhe destabilizuese, pa marre parasysh tranzicionin e veshtire ekonomik, te cilin Kosova duhet ta kaloje per te hyre ne ekonomine garuese globale.


Se dyti, vete demokracia do te promovohet permes shtetesise se pavarur. Institucionet vendore mund te fitojne besueshmeri me te madhe si brenda ashtu edhe jashte vendit, ndersa vete politika do te shihet si ndermarrje perfituese. Njerezit e dhunes do te humbin pjesen me te madhe te shkelqimit te tyre, ndersa njerezit e rinj mund te terhiqen ne nje sistem politik qe mund t'u jape fryt aspiratave te tyre.
Me pavaresine, qeveria dhe Parlamenti i Kosoves do te behen pergjegjese kundrejt komunitetit nderkombetar per zhvillimin e nje demokracie gjitheperfshirese, ne te cilen te gjithe qytetaret, pa marre parasysh kombesine, do te kene te drejta te plota njerezore dhe civile. Prishtina po ashtu do te behet plotesisht e perkushtuar ne kthimin e te gjithe refugjateve qe nuk jane kriminele. Nje politike e tille nuk do te shihet me si nje imponim i huaj, por si nje domosdoshmeri vendore dhe nje kriter i rendesishem per integrimin nderkombetar.

Se treti, bashkepunimi rajonal do te jete i inkurajuar ne mase te rendesishme, kur nje administrate sovrane kosovare te mund te negocioje nje seri marreveshjesh bilaterale dhe multiraterale me fqinjet e saj. Beogradi do te perfitoje shume nga nje marredhenie e barabarte me Prishtinen: tundimi per riabsorbim do te eliminohet dhe Serbia do te mund te perqendroje vemendjen e vet ne trajtimin e sfidave te brendshme pa ngaterrim te vemendjes.
Me nenshkrimin e traktateve te plota ndershteterore, edhe Maqedonia edhe Mali i Zi do te risigurohen se lideret legjitime te Kosoves dhe institucionet e saj perfaqesuese nuk kane kurrfare pretendimesh ne territoret apo popullatat e tyre. Vecanerisht Maqedonia ka nevoje per ndertimin e besimit dhe bashkepunimit me te gjithe fqinjet e saj, posacerisht me Kosoven, ne menyre qe te siguroje stabilitet vendor. Prandaj, shtetesia per Kosoven mund te forcoje vertet shtetet fqinje dhe te promovoje stabilitetin rajonal.
Ne kete baze, iniciativat lokale dhe evropiane ne Ballkan do te kene gjasa me te medha per sukses, meqe dyshimet rreth motiveve te skajshme te fqinjeve do te fillojne te avullohen. Resurset e futura ne rajon do te mund te kene me pas nje dimension me konkret dhe esencialisht nderkombetar.

Se katerti, pavaresia e Kosoves do te inkurajoje nje zhvillim afatgjate ekonomik. Vonesat e shtuara ne zgjidhjen e statusit final te Kosoves demtojne qendrueshmerine ekonomike te vendit dhe potencialin per angazhim ekonomik dhe investime. Ne vend te kesaj, ajo nxit varesine dhe inercine duke e mbytur iniciativen private. Shume pak investitore te huaj, nese ka te tille, ka gjasa te hyjne ne nje territor, statusi i te cilit eshte i paqarte dhe e ardhmja e te cilit eshte e mjegulluar.
Po keshtu, cfare shprese do te kishte per njerezit e rinj pa kurrfare perspektive apo perparimi ekonomik? Te vetmet shtete te suksesshme ne Evropen Lindore jane ato qe jane te sigurta ne pavaresine e tyre, ne operacionet e tyre demokratike, perfshirese ne perberjen e tyre dhe liberale ne politikat ekonomike. Perndryshe, nje perzierje e burokratizmit dhe arbitraritetit e ngulfat iniciativen dhe angazhimin ekonomik.
Investimet e rendesishme dhe vendet e reja te punes do te pengojne gjithashtu zgjerimin e rrjeteve rajonale te krimit dhe do te largojne te rinjte nga perfshirja ne ekonomine ilegale apo thjesht edhe nga emigrimi. Krijimi i vendeve te punes mund te ndihmohet me kalimin dhe implementimin e ligjeve te pershtatshme, zhdukjen e perteses e korrupsionit dhe me nje qeveri legjitime e sovrane qe mund te jape garanci si per bizneset vendase ashtu edhe per ato te huaja.

Dhe se pesti, shtetesia e Kosoves do te ndihmoje ne arritjen e nje sigurie me te qendrueshme ne Ballkan, nje te tille qe nuk eshte e bazuar kryesisht ne prezencen e forcave te jashtme. Me zhvillimin e nje force te brendshme policore dhe te nje ushtrie kredibile kosovare, kercenimet mund te shmangen e te largohen, por gjithashtu mund te kontribuohet edhe ne perpjekjen nderkombetare kunder terrorizmit dhe kriminalitetit te organizuar.
Atehere, Washingtoni do te mund te ndjeke nje axhende te vertete reale per terheqjen, derisa NATO-ja te vazhdoje te garantoje sigurine e shtetit te ri nga cfaredo sulmesh te jashtme. Ne fakt, sikunder specifikon rezoluta kongresiste, Kombet e Bashkuara, NATO-ja, BE-ja dhe organizatat e tjera multiraterale mund t'i sherbejne me mire kauzes se sigurise duke ndihmuar nje tranzicion te rregullt drejt pavaresise per Kosoven.
Administrata e SHBA-se mund dhe duhet te bindet se shtetesia eshte e vetmja alternative. Mohimi i pavaresise per Kosoven duhet te shihet si e kunderta e vlerave amerikane, te shprehura vazhdimisht, per liri, demokraci, vetevendosje, fryme ekonomike, tregti te lire, bashkepunim nderkombetar dhe siguri transatlantike. Keto argumente vitale duhet t'i serviren Washingtonit nga vete kosovaret.
(Autori eshte drejtor per Ballkanin prane Institutit per Studime Strategjike ne Washington)

Shqiptaret po nuk kuptuan dhe kaq, por une kam shume frige se krimi i organizuar ka fut kthetrat shume thelle dhe forcat ekstremiste serbe mundohen ta shfrytezojne kete fakt sa me shume.

Tani e kemi me plot gojen fatin tone vete ne dore.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-8-2002 nė 07:09 Edit Post Reply With Quote
Institucionalizimi i kufijve të Kosovës


--------------------------------------------------------------------------------

DIPLOMATICUS

KFOR-i ndërmori më 8 gusht një hap tepër të rëndësishëm në drejtim të kristalizimit të identitetit shteteror të Kosovës, duke nisur kontrollin e përbashkët të kufijve të Kosovës nga forcat e KFOR-it dhe Shërbimi Policor i Kosovës. Përfaqësuesit e KFOR-it deklaruan se e morën këtë hap, të nisur së pari nga nevoja e përballimit nga ana e vetë kosovarëve të ruajtjes së kufijve të tyre për shkak të një pakësimi numerik, që kanë pësuar forcat paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë dhe së dyti për të zbatuar mandatet e KFOR-it dhe të UNMIK-ut, të cilat përfshijnë detyrimin e transferimit të kompetencave nga këto dy institucione ushtarake dhe politike ndërkombëtare tek strukturat kosovare politike dhe të sigurisë.

* * *

Pse është i rëndësishëm ky hap i KFOR-it?

Së pari, sepse bën subjekt të ruajtjes së kufijve të Kosovës vetë forcat policore të Kosovës.

Së dyti, sepse sanksionon një masë të re legale, juridike, politike dhe diplomatike, si pjesë e procesit të subjektivizimit ndërkombëtar të Kosovës.

Së treti, sepse ndërmirret nga KFOR-i, komandën e të cilit e ka Aleanca Atllantike dhe masa e mësipërme shpreh qëndrimin dhe politikën e Aleancës Atllantike në çështjen e Kosovës.

Së katërti, ndihmon në forcimin e demokracisë multietnike dhe të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, sepse Shërbimi Policor i Kosovës ka në përbërje të tij përveç shqiptarëve, edhe përfaqësues të minoritetit serb në Kosovë.

Rrethanat politike e diplomatike, rajonale e ndërkombëtare, në të cilat ndërmerret ky hap i KFOR-it, bartin gjithashtu rëndësine e tyre. Eshtë koha kur në qarqet diplomatike vendimmarrëse ndërkombëtare, sidomos perëndimore, ka dalë tashmë në publik nevoja e diskutimit të çështjes së statusit të Kosovës. Tre vjet që kanë kaluar nga çlirimi i Kosovës nga forcat e NATO-s dhe tre vjet të administrimit ndërkombëtar, që çoi në krijimin për herë të parë të institucioneve qeverisëse të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe të njohura nga bashkësia ndërkombëtare, kanë vënë në rend të ditës legalizimin e procesit të diskutimit të statusit të Kosovës. Nuk janë më vetëm think-tanke prestigjioze si Instituti Amerikan i Paqes apo Grupi Ndërkombëtar i Krizave, nuk janë vetëm diplomatë kalibri si Morton Abramovitz apo Karl Bildti, që sugjerojnë jo vetëm vënien në rend të ditës, por edhe organizimin e një Konference Ndërkombëtare për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës nën kujdesin e SHBA, BE-së dhe Rusisë. Tashmë në Kongresin e SHBA mund të thuhet se është krijuar jo thjesht një llob, por një rrymë e fuqishme, e cila përgatitet t'i paraqesë presidentit të SHBA kërkesën për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Këshilltari diplomatik i presidentit të RFJ-së, Predrag Simiç, i njohur për qëndrimet e tij nacionaliste dhe antiamerikane, jepte alarmin më 5 gusht se po shtohen presionet ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe sillte si dëshmi të këtyre presioneve kushtet që Kongresi i SHBA i ka vënë Beogradit për akordimin e ndihmave amerikane.

Mirëpo është e qartë se çdo diskutim i statusit përfundimtar të Kosovës nuk do të fillojë atje ku e la Konferenca e Rambujesë apo atje ku e ka lënë Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. Kosova ka pësuar metamorfozën e vet demokratike dhe juridike si rezultat i akteve dhe pranisë ndërkombëtare dhe ajo do të shkojë në një konferencë të mundëshme ndërkombëtare me një realitet dhe kuadër të ndryshëm nga ai që kishte kur u hartua rezoluta 1244. Kosova, siç e ka përcaktuar saktë ish komandanti i NATO-s, Uesli Klark, paraqet tashmë një gjeopolitikë të re të rajonit. Dhe kjo gjeopolitikë konsiston në rradhë të parë në sanksionimin e një identiteti dhe subjektiviteti të ri ndërkombëtar, ku alfa e imazhit janë kufijt. Ndaj dhe përgjegjësia që KFOR-i po u jep vetë forcave policore të Kosovës për ruajtjen e kufijve është një zhvillim i ri i rëndësishëm në drejtimin e duhur.

* * *

Rrethana tjetër e rëndësishme është se rezoluta 1244 e KS të OKB-së për Kosovën përmban si kusht ndër kryesoret transferimin e përgjegjësive dhe të kompetencave tek organet e zgjedhura demokratike të Kosovës. Përgjegjësia dhe kompetencat përfshijnë prerogativat që i takojnë një entiteti shtetëror dhe Kosovës si subjekt shtetëror ndërkombëtar. Kosova ka një parlament, ka një qeveri, një kryeministër dhe një president, ka trupat e saj mbrojtëse dhe shërbimin e saj policor. Përgjegjësia bazë e organeve policore dhe ushtarake të një entiteti shtetëror është pikërisht ruajtja e kufijve të Kosovës dhe në këtë kuadër hapi i KFOR-it më 8 gusht për patrullim të përbashkët të kufijve është procesi i transferimit të kësaj përgjegjësie të ruajtjes së kufijve të Kosoves tek vetë kosovarët. Dhe ky proces natyrshëm do të shkojë duke anuar çdo ditë e më shumë përgjegjësinë tek forcat policore të vetë e Kosovës për kufijt.

Gjëja e parë që do të pyesë çdo lexues është se si do të reagojë Serbia? Por ajo që e bën më intriguese dhe tejet interesante çështjen për të cilën po flasim është një fakt apo hap zyrtar i ndërmarrë më 27 korrik nga vetë Beogradi, hap i cili u kalua pothuaj në heshtje dhe si pa u vënë re nga qarqet diplomatike, sepse vetë Serbia nuk ishte e interesuar për publicitet ndaj këtij hapi, por edhe faktori ndërkombëtar gjithashtu nuk ishte i interesuar për publicitet. Fjala është për vendimin e marrë para disa ditësh nga qeveria e RFJ-së për të vendosur një regjim të veçantë dhe status të veçantë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Duke analizuar dekretin e qeverisë së Beogradit bien në sy këto elemente:

* * *

- Vendosja e kushteve për kalimin e këtij kufiri nga personat në të dy kahet: si nga Serbia në Kosovë, ashtu dhe nga Kosova në Serbi.

- Vendosja e lejeve të posaçme nga ana e Ministrisë së Brendëshme të Serbisë për personat që duan të kalojnë kufirin me Kosovën.

- Ndërmarrja e sanksioneve penale me burgim për personat që kalojnë kufirin pa lejen e posaçme të Ministrisë së Brendëshme të Serbisë.

- Detyrimi për kalimin e kufirit në pika të caktuara hyrje-dalje kufitare vetëm në zonën e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, ku për shkeljen e këtij kushti ka gjithashtu ka sanksione penale.

Po t'i shohësh këto nene kryesore të dekretit të qeverisë së RFJ-së nuk është vështirë të konstatosh se kemi të bëjmë me një konturim të një kufiri mes dy shteteve. Në realitet vendoset regjimi i vizave për kalimin e kufirit, caktohen pika kufitare hyrje-daljeje dhe ka sanksione të rrepta për shkeljen e kufirit, gjëra këto që i japin formen e një regjim kufitar mes dy shteteve. Sigurisht në dekretin qeveritar të Beogradit kufiri quhet "administrativ", sepse qeveria nuk është ende në pozitën për ta ndërmarrë hapin e fundit dhe për ta quajtur kufi politik. Por ky element nuk përbën ndonjë objeksion themelor, sepse të gjitha ish republikat jugosllave, që dolën pas shembjes së ish RSFJ-së, ruajtën të njëjtët kufij administrativë, që kishin në federatën e mëparëshme. Madje edhe pasi shtetet, që dolën nga ish RSFJ-ja, u shpallën zyrtarisht të pavarura dhe u njohën ndërkombëtarisht, në shumë prej tyre vazhdoi për një kohë të gjatë që kufijt mes shteteve të cilësoheshin si kufij administrativë, siç është rasti mes RFJ-së dhe FYROM-it.

Qarqet diplomatike në Beograd ende nuk janë të qarta për balancën brenda qeverisë së RFJ-së lidhur me përplasjen mes forcave që duan të lirohen sa më parë nga hipoteka Kosovë, të cilat e dinë se nuk e mbajnë dhe nuk e marrin më, dhe forcave që e dinë se hipoteka "Kosovë" është e humbur, por që duan të luajnë me emocionet nacionaliste të shtresave të ulta të popullsisë serbe për qëllime elektorale.

Mesazhi i rëndësishëm, që vjen nga aktet e mësipërme të KFOR-it dhe të qeverisë së Beogradit për kufijt me Kosovën, është pozitiv dhe shpie në qetësimin e ujrave dhe të shpirtrave në gjithë rajonin, dhe sidomos në Serbi e Kosovë.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 8-9-2002 nė 16:55 Edit Post Reply With Quote
Mareveshja serbo-malazeze

"http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm"
Faqja 6 - OPINION Shtator 8, 2002
kriptofaks
Marrëveshja e fshehtë Serbi-Mali i Zi në dëm të Kosovës
--------------------------------------------------------------------------------
DIPLOMATICUS

Burime tepër të besuara diplomatike nga Beogradi bëjnë të ditur se në bisedimet në prapaskenë mes udhë-heqësve të Beogradit dhe atyre të Podgoricës për miratimin e Kushtetutës së përbashkët të shtetit te ri Serbia dhe Mali i Zi, është arritur edhe një marrëveshje e fshehtë që ka të bëjë me Kosovën. Thelbi i kësaj marrëveshje të fshehtë është se Serbia kërkon, dhe Mali i Zi bie dakord, që prerogativat e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, t'i kalojnë Serbisë. Kjo do të thotë që në planin juridik, nenet e kësaj rezolute, të cilat përmbajnë një njohje të sovranitetit të RFJ-së mbi Kosovën, t'i kalojnë në përkatësi juridike Republikës së Serbisë.
* * *
Në kohën që miratimi i kësaj Kushtetute, pas aprovimit nga ana e qeverive të Serbisë dhe të Malit të Zi po i afrohet fundit, sidomos pas vizites së komisionerit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, H.Solana më 6 shtator në Beograd, është e kuptueshme se edhe komplikacionet politike, diplomatike e juridike që sjell kjo marrëveshje e fshehte Serbi-Mali i Zi për çështjen e Kosovës, do të jenë tepër të mëdha. Gjasat janë që kjo Kushtetutë të miratohet brenda muajit shtator, sepse Këshilli i Evropës e ka bërë të ditur se nuk do ta pranojë RFJ-në si anëtare më 24 shtator, nëse nuk miratohet kjo Kushtetutë e shtetit te ri Serbi-Mali i Zi. Deri tani nuk është ende e qartë nëse Beogradi dhe Podgorica do ta zyrtarizojnë edhe në këtë kushtetutë të re këtë qëndrim të tyre për çështjen e Kosovës apo ajo do të mbetet edhe pas saj, marrëveshje e fshehtë e tyre për t'u realizuar në qëndrimet diplomatike që këto kryeqytete do të mbajnë në forumet ndërkombëtare. Eshtë tepër interesante, por në gjithë ecurinë e vështirë dhe plot përplasje të procesit të miratimit të Kartës së re Kushtetuese të të dy republikave që përbëjnë atë që ende quhet RFJ-së, e vetmja çështje që nuk është paraqitur publikisht, është raporti i tyre me Kosovën. Po të përjashtosh sugjerimin allajugosllav të bërë nga DOS-i për të shtuar në preambulën e Kushtetutës së re formulimin për Kosovën dhe Vojvodinën si dy provinca të Serbisë, nuk ka dalë në publik se si do të paraqitet përfundimisht qëndrimi i Serbisë dhe i Malit të Zi për Kosovën. Kjo është ruajtur e fshehtë dhe të gjithë protagonistët po bëjnë sikur e kanë harruar Kosovën në procesin kushtetues.

Nuk janë shprehur publikisht udhëheqësit e Beogradit, që mendojnë se me heshtjen e tyre i shërbejnë më mirë politikës së faktit të kryer të pretendimit të tyre mbi Kosovën. Nuk janë shprehur publikisht udhëheqësit e Podgoricës që mendojnë se halli dhe interesi i tyre vijnë para Kosovës.Nuk janë shprehur publikisht udhëheqësit e Kosovës, të cilët mendojnë se ajo që diskutojnë Serbia dhe Mali i Zi për ta nuk ka ndonjë efekt juridik.Nuk janë shprehur as udhëheqësit e Bashkimit Evropian, që mendojnë se me qëndrimin e njohur ambig mund ti kënaqin të gjithë palët e të pakënaqurve të përjetshëm ballkanikë.
* * *
Në të vërtetë marrëveshja e fshehtë e Serbisë dhe Malit të Zi për ti kaluar në pronësi juridike nga RFJ-ja tek Serbia rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, përbën një alarm për zhvillime tepër të pakëndëshme në Kosovë dhe në rajon. Në të vërtetë jemi përpara një shkelje flagrante të rezolutës 1244 të KS të OKB-së, e cila në asnjë gërmë të saj nuk e përmend Serbinë. Rezoluta 1244 është një akt i rëndësishëm juridik ndërkombëtar, i hartuar dhe miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i cili është subjekti i vetëm që ka kompetencën juridike ta ndryshojë atë. Me mandatin e OKB-së forcat e NATO-s dëbuan në qershor 1999 ushtrinë dhe policinë serbe nga Kosova dhe tani ajo ndodhet nën administrimin ndërkombëtar të OKB-së. Kështu as Serbia dhe as Mali i Zi nuk kanë aftësinë dhe të drejtën juridike ndërkombëtare për të ndryshuar aktet dhe rezolutat ndërkombëtare të Këshillit të Sigurimit. Rezoluta 1244 përmban nene që flasin për sovranitetin e RFJ-së, siç përmban edhe nene që flasin për konferencën e Rambujesë që ka kërkesën e referendumit dhe vullnetit të popullit të Kosovës për statusin e saj të ardhshëm. As në planin juridik dhe as në planin politik, Serbia nuk ka asnjë të drejtë të rivendikojë të drejtat që rrjedhin nga rezoluta, sepse ajo nuk është objekt i rezolutës1244. Serbia është vetëm një pjesë përbërëse e asaj, që quhet RFJ dhe sipas vendimeve ndërkombëtare të OKB-së nuk është trashëguesja e RFJ-së.

Por as Mali i Zi nuk ka asnjë të drejtë të delegojë tek Serbia të drejta dhe kompetenca që i takojnë RFJ-së. Mali i Zi është vetë një pjesë e asaj që quhet RFJ dhe nuk është trashëgimtari i RFJ-së, as në statusin që ka tani dhe në asnjë lloj statusi që mund të marrë edhe pas tre vjetësh. Në fakt Mali i Zi po bën një llogari të gabuar, që e bënë dikur disa republika ish jugosllave më 1989 kur kujtuan se ofensiva e regjimit të Milosheviçit kundër Kosovës dhe për heqien e statusit të krahinës autonome drejtohej vetëm kundër Kosovës. Dhe vetëm kur Milosheviçi dërgoi tanket dhe ushtarët kundër tyre reflektuan që ambicjet e Serbisë së Madhe nuk kishin të bënin vetëm me Kosovën. Tani Podgorica mendon se duke dhënë Kosovën, asaj nuk i kushton asgjë dhe mund të marrë me të mirë Beogradin, gjë që përbën një llogari të gabuar shtetërore dhe gjeopolitike.
* * *
Si Serbia, ashtu dhe Mali i Zi, inkurajohen nga fakti që tashmë komuniteti ndërkombëtar është i angazhuar me përcaktimin e marrëdhënieve në bashkimin e ri Serbia dhe Mali i Zi. Sipas tyre në këtë situatë të vëmendjes së madhe që Bashkimi Evropian po i kushton formulimit të marrëdhënieve të shtetit te ri dhe kur disa nga shtetet kryesore të BE-së janë tepër të prirur të ruajnë me çdo kusht një Serbi të Madhe, me një Mal të Zi ngjitur me të në një mënyrë apo tjetër, janë kushtet për të luajtur edhe me Kosovën. Eshtë për të ardhur keq, por është fakt se disa gabime të bashkësisë ndërkombëtare ose disa tolerime të qëllimëshme e kanë nxitur oreksin e udhëheqjes së Beogradit për të ringritur në këmbë Serbinë e madhe. Gabimi që bëri ish shefi i UNMIK-ut H.Hakerup, duke nënshkruar më 5 nëntor të vitit të kaluar me zëvendëskryeministrin serb N.Çoviç një marrëveshje që shkelte në mënyrë flagrante rezolutën 1244 dhe që tentonte të fuste kontrabandë Serbinë në vend të RFJ-së, hapi një precedent të rrezikshëm në devijimin e ecurisë së proceseve normale për Kosovën.

Beogradi po tenton ta kodifikojë këtë raport të shtrembëruar edhe në Kushtetutën e re të shtetit "Serbia dhe Mali i Zi". Madje në vijim të kësaj Beogradi po u paraqet ndërkombëtarëve kërkesën absurde që Kosova të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të 29 shtatorit në Serbi, siç deklaroi më 5 shtator kryeministri serb Z.Xhinxhiç. Këto janë veprime që shkojnë kundër rrymës së logjikshme të ngjarjeve, të nisura më 1999 me çlirimin e Kosovës nga aleanca e 19 shteteve anetare të NATO-s. Këto janë veprime që i komplikojnë më shumë lëmshin dhe trazirat ballkanike. Ky parashikim duhet ta ketë shtyrë Bashkimin Evropian që më 7 shtator nëpërmjet zëdhënëses së Solanës, Kristina Galak, të deklaronte se Kosova është një çështje shumë e qartë për bashkësinë ndërkombëtare dhe udhëhiqet nga rezoluta 1244 e KS të OKB-së që është vendimtare. Leximi i parë i kësaj deklarate është se as Serbia dhe as Mali i Zi nuk mund të marrin atributet që i takojnë rezolutës. Leximi i dytë është se as Serbia dhe as Mali i Zi nuk mund të zëvendësojnë administrimin dhe protektoratin ndërkombëtar të Kosovës, që buron nga rezoluta.
* * *
Marrëveshja e fshehtë mes Serbisë dhe Malit të Zi mendojmë se duhet të ndezë disa drita alarmi në udhëheqjen e Kosovës, që nga qeveria, parlamenti e presidenti i saj. Në diplomaci dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk kalohen problemet me mendimin se "unë nuk e njoh e s'ka ç'më duhet mua". Udhëheqja e Kosovës duhet të jetë më e përgatitur ndaj sfidave që i gatuhen të ardhmes së saj, që nga Beogradi e deri tek kryeqytetet e tjera pro Beogradit. Paralajmërimi që bëri këto ditë kryeministri i Kosovës, B.Rexhepi, në Vienë, lidhur me një radikalizim të situatës, nëse bashkësia ndërkombëtare nuk vendos për statusin e Kosovës, ishte një hap i mençur diplomatik, i cili duhet të pasohet nga shumë hapa të tjera të kësaj natyre.

"http://www.voanews.com/Albanian/article.cfm?objectID=ADA42399-399A-417D-828973B22E4B8528&Title=UNMIK%20nuk%20organizon%2C%20as%20nuk%20pengo n%20zgjedhjet%20e%20Serbis%EB%20n%EB%20Kosov%EB"
UNMIK nuk organizon, as nuk pengon zgjedhjet e Serbisë në Kosovë
Shefki Morina
8 shtator 2002
Misioni i Kombeve të Bashkuara nuk do t’i organizojë, përkrahë apo legjitimojë, por as nuk do t’i pengojë zgjedhjet presidenciale të Serbisë në Kosovë, theksoi shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner. Ndërkohë, zyrtarët më të lartë të institucioneve të Kosovës, këto zgjedhje i kanë cilësuar si zgjedhje të një shteti-fqinj me dëshirë që ato dhe të tjerat në rajon të zhvillohen të qeta. //ze


[Edituar më 8-9-2002 nga burimuji]

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 12-9-2002 nė 21:00 Edit Post Reply With Quote
Server: SHBA tani do angazhohet vetëm për pavarësinë e Kosovës

UASHINGTON (12 Shtator) - Drejtori për Iniciativën Ballkanike në Institutin Amerikane për Paqe me seli në Uashington Daniel Server, tha se qetësia në Kosovë është rritur dhe tani ajo paraqet një prioritet më të vogël nga ana e administratës amerikane.

" Ballkani gjithnjë e më tepër do t'i kalojë Bashkimit Evropian dhe Kosova do të përfishihet në këtë proces", u shpreh Server. Sipas tij çështja kryesore ku SHBA duhet të mbetet e angazhuar në Kosovë është çështja e statusit final. Server tha se tashmë ka ardhur momenti për të diskutuar edhe rreth çështjes së pavarësisë së vendit. dxh/ko (QIK/BalkanWeb)

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 13-9-2002 nė 13:42 Edit Post Reply With Quote
Koshtunica nė OKB: Kosova faktor destabiliteti

"http://www.balkanweb.com/"
Koshtunica në OKB: Kosova faktor destabiliteti

NEW YORK (13 Shtator) -Presidenti jugosllav Vojisllav Koshtunica, në një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, deklaroi se "Kosova ka mbetur faktor i destabilitetit politik dhe qendër e rrjetit të krimit të organizuar". Sipas Koshtunicës, ky krim kapërcen "rajonin tonë dhe shtrihet që nga Azia e deri në Amerikën Jugore". Koshtunica foli edhe për atë që e cilësoi "pozitë të mjerë të 250 mijë serbëve e malazezëve e popullsisë tjetër joshqiptare të shpërngulur në Serbi e që duan të kthehen në Kosovë". Stastistikat zyrtare serbe tregojnë se në Kosovë kanë jetuar deri në prag të luftës rreth 200 mijë serbë, kurse pas luftës në Kosovë vazhdojnë të jetojnë mbi 100 mijë serbë. anjo/mr (QIK/BalkanWeb)

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 20-9-2002 nė 00:30 Edit Post Reply With Quote
Integrimi ne Kosove

"http://www.bbc.co.uk/albanian/020918182210.shtml"
.9.2002 19:09 (CET)

Rugova bën thirrje për integrim në Kosovë

Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ka marrë pjesë në një ceremoni simbolike në urën që ndan komunitet serbe dhe shqiptare në qytetin verior të Mitrovicës në përpjekje për të nxitur bashkëpunimin ndëretnik.

Zoti Rugova tha gjatë ndërrimit të komandës së sektorit verior të KFOR-i se integrimi i qytetit të ndarë të Mitrovicës ka shënuar përparim në tri vitet e pasluftës.

"Mitrovica duhet të integrohet dhe kjo është në të mirë të të gjithëve në Kosovë," tha presidenti Rugova.

"Ne po punojmë bashkë me UNMIK-un e KFOR-in për integrimin e Mitrovicës dhe jam optimist," tha ai.

"Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët e Mitrovicës që të tregojnë vullnet të mirë," tha presidenti i Kosovës duke shtuar se shenjat e përparimit të japin shpresë për një zhvillim ekonomik dhe administrativ të Mitrovicës.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të të gjitha përkatësive etnike që të marrin pjesë në masë sa më të madhe në zgjedhjet lokale të 26 tetorit.

"Ne shpresojmë se të gjitha bashkësitë etnike në Mitrovicë do të marrin pjesë në zgjedhje dhe ne i ofrojmë bashkësisë serbe garanca për mbrojtjen e tyre dhe integrimin e qytetit," tha zoti Rugova.

Ai tha se përfaqësimi i serbëve në asamblenë dhe qeverinë komunale të Mitrovicës do të përshpejtonte bashkimin e qytetit të ndarë.

Shpresë

Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë ka qenë tri vitet e fundit arenë dhune dhe tensionesh ndërtenike duke qëndruar si simbol i ndarjes në mes të komuniteteve në Kosovë.

Por komandati i trupave paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjenerali Marsel Valenten, kishte besim se ajo do të konsiderohet si simbol shprese dhe forcë bashkuese për popullatën e Mitrovicës.

"Unë qëndroj sot mbi këtë urë dhe e shoh shpresën," tha ai.

"Kjo është një urë që shpie nga e ardhmja, urë që për çdo ditë mbledh gjithnjë e më shumë njerëz të vullnetit të mirë në Mitrovicë," tha ai.

Detyra e komandantit të sektorit verior të KFOR-it për katër muajt e ardhshëm i kalon gjeneralit francez Alain Bidard, i cili në këtë detyrë zëvendeson gjeneralin Yves De Kermabon.

Brigada Shumëkombëshe e Veriut përbëhet nga kontigjente ushtarake të vendeve të ndryshme të NATO-s, por komandohet nga francezët.

Trazirat e vazhdueshme mes shqiptarëve e serbëve në kryeqendrën e veriut të Kosovës, Mitrovicë, në tri vitete e fundit e kanë vënë këtë brigadë para sfidave më të mëdha krahas brigadave të tjera shumëkombëshe në Kosovë.

Megjithatë, sipas komandatit të përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralit Marsel Valenten, sfida e Mitrovicës nuk është vetëm sfidë e francezëve, "ajo është sfidë për tërë komunitetin ndërkombëtar".

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-9-2002 nė 06:29 Edit Post Reply With Quote
E ke shume gabim Leke,

mjafton te te kujtoj se te gjithe te vraret politike nga komunistet e serbet ne kosove jane njerez te Rugoves.

Per Rugoven e veprimtarine e tij do te hapim nje pike te vecante.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-9-2002 nė 07:06 Edit Post Reply With Quote
Meta ne OKB: Si duhet te jete statusi i Kosoves

Meta ne OKB: Si duhet te jete statusi i Kosoves



Shefi i diplomacise shqiptare, Ilir Meta, ka deklaruar para Kombet e Bashkuara se statusi i ardhshem i Kosoves duhet te vendoset nga vete qytetaret e saj pa dallime etnike. Ne fjalen e tij gjate punimeve te sesionit te 57-te Asamblese se OKB, Meta ka nenvizuar se politika e fqinjesise se mire dhe bashkepunimit, stabilitetit dhe integrimit nderrrajonal, jane prioritete te politikes se jashtme te Shqiperise ne Ballkan. Ne kete kuader, ai ka kerkuar hapjen e Kosoves edhe kundrejt vendeve te tjera te rajonit. "Shqiperia, - tha Meta, - nxit dhe mbeshtet nje Kosove te qendrueshme, e cila perben nje element konstruktiv ne procesin e stabilitetit dhe integrimit rajonal. Kjo do te thjote qe Kosova duhet te hapet ne marredheniet e saj, jo vetem me Shqiperine, por gjithashtu edhe me Serbine dhe te gjitha vendet e tjera te rajonit". E ardhmja e Kosoves, sipas kryediplomatit shqiptar, kerkon institucione demokratike, d.mth. konsolidimin e tyre, forcimin e ligjit, kthimin e serbeve dhe funksionimin normal te shoqerise multietnike. Para shefave te diplomacise se rreth 194 shteteve, Meta ka dhene qendrimin shqiptar per statusin e ardhshem te Kosoves. Sipas tij, ky status duhet te kenaqe nje numer elementesh dhe parimesh ne te njejten kohe, si te drejten e qytetareve per t'u shprehur per kete ceshtje, pavaresisht origjines se tyre etnike; vullnetin e komunitetit nderkombetar dhe te garantoje stabilitetin e Kosoves dhe te rajonit ne teresi. "Statusi i Kosoves duhet te lidhet me statusin e saj te qendrueshmerise", ka theksuar ai. Duke konfirmuar mbeshtetjen per rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit, Meta ka deklaruar mbeshtetjen e fuqishme te qeverise shqiptare per aktivitetin, perpjekjet e perfaqesuesit special te Sekretarit te Pergjithshem te KB ne Kosove, Mikael Shtainer.



Forcimi i marredhenieve me Beogradin; bashkepunimi me Shkupin; lufta kunder terrorizmit, ishin pika te tjera te fjales se Metes. Persa i perket marerdhenieve dypaleshe me RFJ, ai vuri ne dukje se "rritja e nivelit te perfaqesimit, si dhe nismat e ndermarra nga Shqiperia per nje numer marreveshjes dypaleshe, jane shembuj konkrete te ketyre arritjeve". Po ashtu, qeveria shqiptare eshte e interesuar te zhvilloje marerdhenie te bashkepunimit dhe te fqinjesise se mire me ish Republiken Jugosllave te Maqedonise. "Mirepritem zgjedhjet e fundit demokratike ne kete vend dhe presim te shohim se shpejti nje qeveri afatgjate e te qendrueshme, e cila te kete si objektiv paresor implementimin e plote te marerveshjes se Ohrit, e cila do te jete kusht thmelor per ruajtjen e paqes, stabilitetit, demokracise dhe vazhdimit te reformave ne Republiken fqinj". Ndersa lufta kunder terrorizmit mbeten nje tjeter prioritet i qeverise shqiptare, sipas Metes, ku Shqiperia tashme ka dhene kontributin e saj konkret qe me themelimin e koalicionit boteror antiterrorizem. Gjithashtu zevendeskryeministri i Shqiperise eshte ndalur edhe ne disa ceshtje qe shqetesojne sot diplomacine nderkombetare, vecanerisht ne konfliktin izraelito-palestinez dhe perplasjen me Irakun.



Al.My




--------------------------------------------------------------------------------
Korrieri, 09/22/2002


Po mire, nuk e ka shprehur populli i Kosoves vullnetin e tij?

Po ky shtangis cfare pret?

A nuk do te ishte rasti i mrekullueshem qe RSH te argumentonte para gjithe Botes, domosdoshmerine e Pavaresise se Kosoves?

Nejse, une nuk pres gje prej shtangistit.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Besnik

Postuar mė 23-9-2002 nė 08:03 Edit Post Reply With Quote
Me vjen shume keq qe ne kete forum te djathte i lejojme vetes te flasim ne menyre te tille per njeriun, i cili qe prej 12 vjetesh i dha me shume se çdokush tjeter Kosoves. Rugova eshte ne radhe te pare nje intelektual me te cilin duhet te krenohet kombi shqipetar dhe ne radhe te dyte eshte nje politikan i radhe, nje diplomat i vertete dhe nje largpames i i shkelqyer.

Politika e zgjuar e tij dhe e institucioneve paralele te Kosoves qe ai krijoi, qe nga shpallja e pamvaresise se Kosoves ne koorik te 90, si dhe ndihma qe shtetit demokratik i dha ketyre institucioneve, bene te mundur nderkombetarizimin e çeshtjes se Kosoves dhe nderhyrjen e trupave aleate per çlirimin e Kosoves nga pushtimi i gjate serb.
Sot Kosova eshte nje protektorat nderkombetar si nje faze kalimtare drejt pamvaresise se plote te saj. Ne fakt kjo eshte ajo çfare Rugova ka kerkuar qe prej 12 vjetesh ne takimet e shumta nderkombetare qe ka patur. Te gjithe ne duam qe Kosova te fitoje pamvaresine sa me shpejt te jete e mundur, por keto gjera nuk varen vetem nga ne shqipetaret, prandaj duhet qe interesat tona ti prezantojme si interesa qe jo vetem nuk demtojne interesat e aleateve perendimore, por si interesa qe jane ne te njejten gjatesi vale me interesat kombetare amerikane apo te shteteve europiane perendimore. Kete gje e beri dhe po e ben me se miri Dr. Rugova.
Pikerisht per kete arsye ai ka qene ne qender te sulmeve te Millosheviçit dhe vazhdon te jete ne qender te sulmeve te Beogradit, pasi duke demtuar Rugoven demtohet mjaft rende rruga e pamvaresise se plote.

Ju lutem te mos biem viktime e mediave dhe propagandes proserbe te se majtes shqipetare qofte ne Kosove qofte ne Shqiperi.


Une jam dakord qe te hapet nje dikutim ne nje forum te veçante mbi: "Pamvaresia e Kosoves dhe roli i Rugoves dhe politikane te tjere kosovare".

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   Besnik 's ICQ status
Ajet Nuro

Postuar mė 23-9-2002 nė 21:24 Edit Post Reply With Quote
Keni te drejte

Edhe une kur ishte lufta ne Kosove fillova te vija ne dyshim lidershipin e Rugoves. Por duke e menduar me gjakftohtesi por dhe nga fakti qe ai gjate luftes nuk e la Kosovën dhe të ikte si të tjerët, preferoi të rrezikoj dhe te qendroj prane popullit te vete të benë te mendosh se Rugova ngelet lideri i pakontestueshem i Kosovës. Sigurisht ai u detyrua edhe te deklaronte qe "fluturon gomari" kur jepte intervista me kallash tek koka por koha i sqaron gjerat. Keshtu vertet ai humbi ne disa raunde ne Parlamentin e Kosoves por partia e tij fitoi zgjedhjet. Dhe kete duhet ta theksojme. Per te mos folur per ate qe ai beri qe nga 90 e ketj per kosoven dhe popullin shqiptar aty.
Por dhe fakti qe bashkepunetoret e tij me te ngushte jane bere pre e plumbave serbo-komuniste flete vete.
Ajet

[Edituar më 23-9-2002 nga Ajet Nuro]

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-9-2002 nė 07:25 Edit Post Reply With Quote
"Integrimi sjell statusin e Kosovës"
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka vendosur që Jugosllavia (Serbia dhe Mali i Zi) të pranohet në Këshillin e Europës, me kusht (krijimi i Kushtetutës së Përbashkët). Vendimi përfundimtar për pranimin e Jugosllavisë do të merret vetëm nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës. "Pranimi i kondicionuar në Këshillin e Evropës i Republikës Federale të Jugosllavisë ose i "Serbisë e Malit të Zi" në fazën e rindërtimit konstitucional të këtij të vendi justifikohet vetëm me vendosmërinë e organizatës sonë për të siguruar dominimin e demokracisë, respektimit të dretjave të njeriut dhe sundimit të ligjit në këtë pjesë të rajonit", u tha dje nga drejtuesit e mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të KE-së. Ndërkohë që në këtë mbledhje kanë folur edhe Petro Koçi dhe Sali Berisha. "Jugosllavia ka shënuar progres substancial drejt demokracisë që nga rënia e regjimit të Milosheviçit, por mbeten akoma probleme si të të drejtave të njeriut, të reformës legjislative, të krimeve të luftës dhe të bashkëpunimit me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Kurajo e KE për pranimin e Jugosllavisë në të duhet të shoqërohet nga procesi i monitorimit. Autoritetet jugosllave duhet të ndërmarrin angazhime të rëndësishme në lidhje me Kosovën megjithëse çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës është një çështje më vete sepse ajo është nën administrimin e OKB", është shprehur Koçi. "Përcaktimi i integrimit evropian si prioriteti nr.1 në Prishtinë, Tiranë, Beograd, Shkup dhe Potdogicë e bën më të lehtë diskutimin dhe vendimmarrjen e Komunitetit Ndërkombëtar si dhe respektimin e parimit të vetëvendosjes përsa i përket statusit të ardhshëm të Kosovës", ka hedhur idenë më të re Koçi në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare. Ndërkohë Sali Berisha në fjalën e tij, ka përmendur krimet e bëra mbi popullsinë e Kosovës, dhe gjithashtu ka kërkuar që Jugosllavia t'i kërkojë falje popullisë së Kosovës.


kj

Cudia eshte se ne RD nuk jepet lajm per fjalen e Berishes?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 26-9-2002 nė 12:39 Edit Post Reply With Quote
Provova sot te kerkoja ne internet informacion me teme: Resolution on the independence of Kosovo.

Dola ne nje faqe qe i kushtohet nje aktiviteti te zhvilluar ne Prishtine ne fillim te ketij viti. Me poshte artikulli ne anglisht.

Interesant brenda tij eshte nderhyrja e Noel Malcolm. Gjendet ne fund te artikullit.
"http://www.rferl.org/nca/features/2002/03/26032002101256.asp"



Balkans: Politicians Reject Greater Albania, Call For Resolution Of Kosovo Status, EU and NATO Integration
By Jolyon Naegele


Albanian politicians from Kosovo, Macedonia, Albania, and neighboring states held a three-day conference on Euro-Atlantic integration in Pristina over the weekend. As RFE/RL correspondent Jolyon Naegele reports, the participants stressed the need to resolve the question of a final status for Kosovo.

Prague, 26 March 2002 (RFE/RL) -- The participants concluded the Pristina conference on "Albanian Societies and Euro-Atlantic Integration" with a rejection of calls for a Greater Albania or Greater Kosovo. Instead, they say the path to integration into European and North Atlantic structures should be carried out "through the separate identities of each Albanian society in Southeastern Europe."

Domestic and foreign participants at the Pristina conference also said accelerating the resolution of Kosovo's final status would contribute to regional stability and would facilitate the integration of Albanians into Euro-Atlantic structures.

Germany's Friedrich Ebert Foundation and the Pristina daily "Koha Ditore" sponsored the conference. The paper's editor-in-chief and publisher, Veton Surroi, told the gathering: "We're not talking about changes of borders among Albanian societies. We're talking about the expansion of European borders toward the east and the inclusion of Albanian societies within these borders."

The idea of reuniting all the ethnically Albanian districts of the western Balkans has been a dream of Albanian nationalists for more than a century. However, despite Serbian and Macedonian insistence that this as a key goal of Albanian strategists, relatively few Albanians make such calls. Those who do are largely on the political fringe in Kosovo -- where only one tiny political party called for the creation of a Greater Albania in its program during parliamentary elections last November -- and in Macedonia, where a very limited number of insurgents last year voiced their desire for a Greater Albania or Greater Kosovo.

The Socialist Party regime in Albania has said that rather than a united Albania it hopes to see one day an "Albanian zone" consisting of all Albanian-inhabited regions being integrated into the EU and NATO.

At present, Albania and Macedonia are candidates for NATO membership but are unlikely to be invited to join at the alliance's summit this November in Prague. NATO-led forces occupy Kosovo and are present in Macedonia and Albania. The EU has injected large quantities of development and reconstruction aid into the local economies of the region.

The speaker of Kosovo's parliament, Nexhat Daci, speaking at the conference, appeared to all but ignore the fact that Kosovo has virtually no sovereignty and remains an international protectorate administered by the UN and occupied by NATO-led forces. Daci insisted that Kosovo already meets all the preconditions for integration into the EU and NATO and that it has no desire to change borders.

"There is no basis for claims by some neighbors for a Greater or Lesser Albania or Kosovo. The Albanians, like other peoples in the region, have to live in harmony with norms worldwide."

Daci also says Kosovo is now heading toward independence together with integration into Euro-Atlantic structures and democratic institutions. He warned against any attempt to change those goals.

"Attempts to change this course will cause even greater upheaval than in the last 12 years [since the Serbs repealed Kosovo's autonomous status]."

The head of the Operation for Security and Cooperation in Europe (OSCE) mission in Kosovo, Pascal Fieschi, told the Pristina conference that in the wake of the NATO air strikes three years ago, Europe's role in the region has been increasing. Fieschi told the gathering that the international community should stay in Kosovo even once Kosovo's final status is resolved and, as he put it, "until the roots of violence no longer exist." He added, "the international community is trying to Europeanize the Balkans, and not to Balkanize Europe."

But Pristina University political science professor Blerim Reka warned that failure to resolve Kosovo's status poses potential difficulties in the long term: "One of the problems of the integration of Albanian societies into Euro-Atlantic structures is the issue of Kosovo's status. Unless this problem is resolved, we can't be integrated and Kosovo will remain on the periphery of Euro-Atlantic cooperation and a latent crisis will continue to loom."

Reka warns that radical forces are constantly working to gain power in Kosovo: "There is a crisis of radicalization under way in Kosovo. If the international community forgets about resolving the final status of Kosovo, the result could be a merging of radical forces which would try to fight without political means. Opening the doors on Kosovo's final status means preventing a new crisis in Kosovo and the region from erupting."

Moreover, Reka says there is a double standard at work in NATO and the EU of maintaining a heavy presence in the Albanian-inhabited districts of the western Balkans while showing minimal interest in future Albanian integration into the EU and NATO: "Paradoxically, the European Union and NATO are present in all Albanian societies, but no Albanian society is integrated within NATO and the European Union. For me, this is nonsense."

The head of Macedonia's Democratic Party of Albanians, Arben Xhaferi, insisted in an address to the conference that Albanians are not a destabilizing factor in the Balkans. Rather, he said, they are looking to build their own identity through greater freedom. Xhaferi added that it is thanks to the "political activity of Albanians that NATO maintains such a presence in the region."

British historian Noel Malcolm, author of "A Short History of Kosovo," also attended the weekend conference. He told RFE/RL's Kosovo unit the international community has a "feeling of satisfaction that the situation is now stable [and] under control."

He also says even before the 11 September terrorist attacks, Kosovo had become less of a priority for the U.S. As a result, Malcolm suggests, the international community is in no rush to change the status quo. This, he warns, "is bad for all the people of Kosovo -- a sort of limbo situation politically, legally and in practical ways" that may result in a dearth of large-scale foreign investment. "European integration is a real long-term goal, but 'long' here means very long."

Malcolm says the international community is trying to avoid the issue of final status and is also ignoring a proposal to grant Kosovo "limited sovereignty" pending eventual independence.

"I absolutely agree that you cannot give independence to Kosovo tomorrow. This is quite unrealistic. A final change, to be implemented, will take a very long time. But I think it would be very valuable if the Western powers made clear now what final destination they intend. I think that would have a good effect."

Malcolm says that under limited or conditional sovereignty, the parties would "state at the outset that the long-term destination will be a sovereign Kosovo state." He rules out rejoining Kosovo to Serbia, saying, "it's simply not realistic to try to put [Kosovo] back into a state run by Belgrade."

Malcolm says conditions would have to be set for limited sovereignty, including human rights observation, minority rights, and also possibly a promise not to create any sort of Greater Albania by uniting with Albania. But Malcolm says he does not think public desire for a Greater Albania poses a serious threat.

"I don't think there is will on either side of that border to unify. In fact, there is a lot of rhetoric but no real popular will for that."

Malcolm notes that the conditions for normal life for minorities, above all the Serb minority, have not been fulfilled yet in Kosovo.

"The Serbs live either in the north in a sort of quasi-partitioned part of Kosovo, or they live in enclaves. And this must change in the long run. And I know it sounds very paradoxical to say this, but I honestly think that in the long run, to settle the question of status would benefit the Serbs also. To declare, in fact, that this will eventually be a sovereign Kosovo territory will benefit the Serbs of Kosovo too."

Malcolm says the hostility on the part of some Albanians, especially the extreme elements, is based on insecurity. He says they don't know what the long-term future of Kosovo is and believe that they can somehow strengthen their negotiating position by reducing the number of Serbs. But Malcolm says if one eliminates what he terms this "false psychology," then one can at least begin to create the conditions of a normal country. He says the Albanians of southern Serbia and the Serbs in Kosovo "can live as normal minorities in normal societies."

The British historian concludes that "once Kosovo is treated like a proper state it can start to have good relations with its neighbors in a way that a normal state does."





[Edituar më 26-9-2002 nga Anton Ashta]

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Besim Krasniqi

Postuar mė 1-10-2002 nė 08:48 Edit Post Reply With Quote
E NJEH TMK-ja DR.IBRAHIM RUGOVËN PËR PRESIDENT TË KOSOVËS?

PRESIDENTI I KOSOVËS DR.RUGOVA ËSHTË EDHE KOMANDANT I PËRGJITHSHËM I USHTRISË SË ARDHSHME TË KOSOVËS


U përpiluan lista të zeza, u bënë plane atentatesh, u krijua propagandë e vazhdueshme mediale që vetëm e vetëm të krijohet opinion negativ dhe ndjenjë inferioriteti brenda qytetarëve shqiptarë të Kosovës rreth “njeriut me shall”. Populli shqiptar i Kosovës përkundër të gjitha këtyre e njohu, e pranoi dhe i dha besimin e plotë Dr. Rugovës, njeriut me shpirt të brumosur prej nacionalisti, i cili u bëri në mënyrë të suksesshme sfidë të gjitha grackave absurde që iu servuan dhe kurdisën nga mjeshtrit e demagogjive të turpshme e antikombëtar

Shkruan: Besim KRASNIQI

Depolitizimi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK-së), në opinion dhe mediat tona publike ka qenë vazhdimisht një temë tabu për arsye të ndryshme, e sidomos nga shkaku i moskuptimit të drejtë të kësaj tematike, temë kjo e cila duhet të kristalizohet edhe më tepër se sa është bërë deri më tani, dhe atë mu për faktin se kohëve të fundit udhëheqësit e lartë të TMK-së nuk po ia arrijnë t’i përshtaten kushteve të pluralizmit politik, edhe pse në kuadër të saj dallimet dhe kundërshtitë e mundshme politike duhet të jenë çështje sekondare.
Deri më sot, nga ana e disa „liderëve“ ushtarak të TMK-së gjithnjë janë bërë tërthorazi veprime të tilla që të lenin të kuptosh se ata i takojnë shpirtërisht dhe e ndjenjë veten më të përafërt me subjektin politik të përfaqsuar nga Hashim Thaçi, se sa që janë të gatshëm të respektojnë, të pranojnë dhe të njohin institucionin më të lartë të shtetit të Kosovës, pra presidentin e Kosovës Dr.Ibrahim Rugovën. Për këtë dëshmon më së miri urimi dhe vizita e vonuar e Agim Çekut bërë Presidentit Rugova, të cilin Çeku e takoi pas dy javësh të zgjedhjes së Dr.Rugovës për President të Kosovës, sikurse të ishte Dr.Rugova me qëndrim dhe seli në ndonjë shtet tjetër!? Ironi e paparë e llojit të vet.
Skandali i fundit, i cili ka të bëjë me mosftesën e Dr.Rugovës për pjesëmarrje në cilësinë e Presidentit të Kosovës në ceremoninë apo solemnitetin e gradimit të eprorëve të TMK-së i kalon të gjitha kufijtë e «rebelizmit» të liderëve të TMK-së ndaj institucionit të Presidentit, veçanërisht kur dihet se kryeministri Rexhepi, i cili vie nga rradhët e partisë së Hashim Thaçit, në këtë ceremoni mbajti fjalim në cilësinë e kryeministrit! Kjo tregon më së miri për domosdoshmërinë e depolitizimit të plotë të TMK-së si pretenduese e ushtrisë së rregullt të Kosovës.
Tendencat e tilla të nëpërkëmbjes së figurës së tejçmueshme të personalitetit më të merituar në skenën politike të Kosovës, pra figurës së Dr.Ibrahim Rugovës kanë qenë “specialitete“ të njohura të strukturave tashmë të njohura marksiste-leniniste të Kosovës në bashkëveprim me mediat e dirigjuara nga Shërbimin sekret i Shqipërisë, që për vite të tëra shpenzuan energji të paparë në denigrimin e emrit të liderit „me shall“, liderit të shumicës absolute të shqiptarëve të Kosovës. U përpiluan lista të zeza, u bënë plane atentatesh, u krijua propagandë e vazhdueshme mediale që vetëm e vetëm të krijohet opinion negativ dhe ndjenjë inferioriteti brenda qytetarëve shqiptarë të Kosovës rreth „njeriut me shall“. Populli shqiptar i Kosovës përkundër të gjitha këtyre e njohu, e pranoi dhe i dha besimin e plotë Dr. Rugovës, njeriut me shpirt të brumosur prej nacionalisti, i cili u bëri në mënyrë të suksesshme sfidë të gjitha grackave absurde që iu servuan dhe kurdisën nga mjeshtrit e demagogjive të turpshme e antikombëtare.
Por, siç shihet dhe për fat të keq TMK-ja vazhdon të mbetet „peng“ i disa „liderëve“ dhe „gjeneralëve“ të saj të pandërgjegjshëm, të cilët vazhdojnë të shtiren në mënyrë absurde se kinse nuk e njohin Presidentin e Kosovës me disa veprime të tyre mjaft qesharake, edhe pse Presidenti është zgedhur nga vota e shumicës së qytetarëve të Kosovës, duke e vënë emrin e shenjtë të TMK-së në pozita vërtetë të padëshirueshme në raport me institucionin më të lartë të Kosovës. Emri i TMK-së, si asociacion apolitik, nuk guxon të keqpërdoret nga askush për marketing politik dhe interesa të ngushta ideologjike e partiake, e aq më pak që dikush të shërbehet me emrin e TMK-së për ta vënë atë si pengesë e pakuptimtë në respektimin e hierarkisë institucionale, duke futur kështu aty për aty edhe përçarje brenda shoqërisë shqiptare si dhe brenda vetë TMK-së si një forcë e legjitimuar ushtarake edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Depolitizimi i TMK-së mund të arrihet vetëm atëherë kur të ekzistojë gadishmëria reale për ndërgjegjësim e shqiptarëve që të kemi një ushtri të vërtetë, të disiplinuar, në nivel të lartë profesional, si dhe e cila bashkë me të gjitha strukturat e saj hierarkike e njeh Komandantin e Përgjithshëm si komandant të vetin legjitim, i cili de facto dhe de jure është vetë kryetari i shtetit. Ky është Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova.






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-10-2002 nė 08:24 Edit Post Reply With Quote
Kosova s'mund të jetë në një shtet me Serbinë

Kosova nuk mund të jetë në një shtet me Serbinë. Ajo është shkëputur prej saj një herë e përgjithmonë me luftë të armatosur dhe ndahet prej saj nga një lumë i madh gjaku. Serbia gjatë historisë me të gjitha format e edukimit shpirtëror ka akumuluar një urrejtje të papërmbajtur ndaj shqiptarëve dhe me ndihmën e pushtetit ka vënë në përdorim mjetet më barbare të dhunës, me pikësynim, jo thjesht nënshtrimin, për shfarosjen e shqiptarëve.
Kosova është e pasur me pasuri tokësore dhe mbitokësore, me mundësi të mëdha për zhvillimin e ekonomisë. Megjithatë ajo ishte krahina më e varfër në Jugosllavi. Ekonomia u orientua në funksion të nevojave dhe për leverdinë e Serbisë. Ajo u vodh, u grabit (në vitet 1990-1997 pati një dëm, të paktën 20 miliardë dollarë, kurse vlera e objekteve të shkatërruara në vitet 1998-1999 kap shifrën 10 miliardë dollarë). Në këto rrethana ekonomia e Kosovës dhe ekonomia e Serbisë nuk mund të bashkëpunojë me njëra-tjetrën mbi bazën e partneritetit, pra nuk mund të jetë pjesë e bashkimit Serbi-Mali i Zi. Populli thotë: "Ujku qimen e ndërron, por zakonin s'e harron". Serbia nuk do të heqë dorë nga shfrytëzimi ekonomik i Kosovës dhe kjo nuk mund të pranohet më nga kosovarët. Në këto kushte do të lindnin mosmarrëveshje dhe konflikte midis dy palëve, të cilat mund të çojnë në një luftë të re, më të përgjakshme. Perëndimi harxhoi miliarda dollarë, jo për luftë, por për paqe, për një paqe të qëndrueshme.
Në Serbi akoma nuk ka një kulturë politike, në të cilën kërkesat nacionaliste mund të zgjidhen më tepër me arguementa sesa të shtypen me forcë. Ngjarjet e viteve 1913, 1945, 1981 dhe 1989 tregojnë se Kosova është bashkuar me forcë dhe është mbajtur me forcë nga Serbia. Me shqiptarët në Kosovë nga serbët gjithmonë është folur me gjuhën e forcës. Në vitet 1913-1915 me qindra kosovarë u masakruan. Në vitet 1944-1945 e më pas, u vranë, u pushkatuan pa gjyq dhe u dëbuan me mijëra shqiptarë nga trojet e tyre etnike. Po kështu, në vitet '80, '90 të këtij shekulli. Mijëra kosovarë u dëbuan nga trojet e tyre nga regjimi i Milosheviçit pas bombardimeve të NATO-s në pranverën e vitit 1999. Në shtypin serb, në prononcimet e studiuesve, historianëve e politikanëve serbë nuk vihet re ndonjë ndryshim edhe pas vitit 1999 as pas rënies së regjimit të Milosheviçit lidhur me Kosovën. Bashkimi me Serbinë në këto rrethana është tradhti kombëtare, është të shkelësh mbi gjakun e mijëra kosovarëve, është, siç thotë populli "t'i varësh në qafë ujkut mëlçitë e qengjit dhe të shpresosh se ai nuk do t'i hajë ato". (Një ujk i egërsuar dhe i uritur si Serbia). Përderisa në Serbi është në fuqi doktrina e Çubrilloviçit: "Shteti ynë nuk do të shpenzojë miliona për t'ua lehtësuar jetën shqiptarëve, por për t'i hequr qafe sa të jetë e mundur më parë" a mund të pranohet bashkimi përsëri me Serbinë? Kësaj i thonë: Shqiptarët me duart e tyre, me koshiencë të plotë, pa nxjerrë mësime nga e kaluara e hidhur, nga mashtrimet serbe, të varrosin çështjen e tyre kombëtare. Sipas Michael Ignatieff "… e vetmja garanci në grupet etnike të jetojnë pranë e pranë në paqe, është besnikëra e tyre e përbashkët ndaj një shteti mjaft të fortë, mjaft të ndershëm, mjaft të drejtë e të paanshëm për të konsoliduar bindjet e tyre". Kërkesa këto që Serbia nuk mund t'i realizojë. Realisht procesi i pavarësimit të Kosovës është më i shpejtë se demokratizimi i Serbisë. Kosova e gjakosur, e shtypur tash një shekull është diametralisht e kundërt me Serbinë, që është rritur në kurriz të tokave shqiptare, që është pasuruar nga toka dhe djersa e shqiptarëve, që është ndërtuar me pasuritë e Kosovës, që është mburrur para botës me territorin e Kosovës, që është mbrojtur nga pozicioni gjeografik e strategjik i Kosovës. Kosova është pasqyra e gjenocidit në Evropën e pasluftës, poligoni i eksperimentimit se si mund të shtypet një popull, si mund të dhunohet ai. Kosova është e etur për liri. Mushkërive të saj i ka munguar prej një shekulli oksigjeni i lirisë. Kosova, në mënyrë demokratike, me referendum popullor duhet të vendosë për fatin e saj (jo me Serbinë, qoftë edhe në kuadrin e bashkimit Serbi-Mal i Zi).

Skënder Demaliaj
Doktor i Shkencave Psikologjike



shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.4823179 sekonda, 53 pyetje