Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: Statusi i Kosoves
burimuji

Postuar mė 26-8-2004 nė 22:21 Edit Post Reply With Quote
Kosove e Pavarur ne nje Europe Vertet Demokratike

Shekulli, 26/08/2004 KATEGORIA: Analiza

JO KOLONI MODERNE, POR KOSOVË TË PAVARUR NË EVROPËN E INTEGRUAR DEMOKRATIKE
Prof.Dr.Mehdi HYSENI *

Kohëve të fundit, si në sfondin e politikës brendshme shqiptare, ashtu edhe në atë të politikës ndërkombëtare, po debatohet me të madhe, se viti 2005, do të jetë vendimtar për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Në këtë kontekst, zhurmën dhe “pluhurin” më të madh janë duke e ngritur forcat e errëta dhe retrograde të politikës dhe të propagandës së regjimit kolonial të Unionit të Serbisë dhe të Malit të Zi, të cilat me të njëjtin intensitet politik dhe me të njëjtat mjete reaksionare, fashiste dhe antidemokratike (ashtu siç veproi teorikisht dhe praktikisht regjimi serbomadh i ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Milosheviq, duke iu mohuar të drejtën e jetës, dhe çdo formë ligjore, demokratike dhe autonomie popullit shqiptar dhe Kosovës gjatë viteve 1989-1999) po e kundërshtojnë çdo formë të mundshme dhe të ligjshme të shkëputjes së Kosovës nga sistemi qindravjeçar kolonialist dhe imperialist i Serbisë dhe i Malit të Zi (dikur të njohura me sistemet e tyre monarkike, mbretërore, socialiste dhe komuniste totalitare).

Në riaktivizimin dhe në rikthimin e politikës serbe të Slobodan Milosheviqit në Kosovë, rolin kryesor sërish është duke e luajtur Kisha Ortodokse Serbe, e mbështetur drejtpërdrejt dhe tërthorazi nga qeveria aktuale serbomalazeze e Beogradit, si dhe nga recidivat e mëparshme të forcave paramilitare, militare, policore, si dhe në veçanti të sigurimit sekret, të cilat në forma të ndryshme të “padukshme” janë infiltruar, dhe janë duke vepruar në Kosovë, me qëllim që të përmbysin dhe të destabilizojnë çdo gjë që është ndërtuar në pesëvjeçarin e fundit(12 qershor 1999 - gusht 2004) në procesin e rivitalizimit të jetës normale, të zhvillimit, të stabilizimit, të demokratizimit dhe të institucionalizimit të paqes dhe të sigurisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare(UNMIK-u dhe KFOR-i). Ndaj këtyre objektivave dhe prapaskenave të rrezikshme të propagandës dhe politikës militaristee të kishës dhe të qeverisë serbe, si politika e përgjithshme shqiptare, ashtu edhe ajo evropiane, nuk kanë arsye të tregohen tolerante dhe të “lëshojnë pe” në stilin e “diplomacisë futbollistike” të drafteve dhe të projekteve të dyshimta dhe të padrejta për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës, të hartuara nga ana Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG), që nga viti 2000, sipas të cilave parashikohet që Kosova të përfshihet në Evropën e integruar, por si “njësi koloniale” e Serbisë, e jo si njësi e pavarur shtetërore e Bashkimit Evropian(BE). Vërtet, kjo ende nuk është vënë në rend dite të ndonjë konference ndërkombëtare në shkallë ndërkombëtare,mirëpo, siç duket nga projektpropozimet e Grupit të Krizave Ndërkombëtare(ICG) për Kosovën, tanimë Bashkimi Evropian(BE-ja), është i gatshëm jo vetëm t’i shqyrtojë, por edhe t’i marrë në konsideratë ato brenda një kohe shumë të shkurtër(2005-2006), ashtu siç kanë deklaruar disa zyrtarë të lartë të BE-së.

Në lidhje me përgatitjen dhe me servimin e këtyre propozimprojketeve të GNK-së, që përfillin opcionin evropian për zgjdhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë si politika zyrtare, ekspertët, Kisha Ortodokse Serbe, ashtu edhe politika inerte dhe e brishtë shqiptare e boshtit Prishtinë-Tiranë, e cila, në heshtje (shihet mes rreshtash të deklaratave të zyrtarëve shqiptarë të “ qeverisë mulate” të Kosovës dhe të qeverisë antidemokratike të Tiranës) tanimë ka filluar të ushqejë simpati ndaj projekteve-drafteve të BE-së për Kosovën. Domethënë, që tash qarqet më të larta të BE-së e kanë të qartë, se me politikën e palës shqiptare janë në rrugën e arritjes së marrëveshjesi për sa i përket zgjidhjes politike të statusit të Kosovës në kuadrin e opcioneve të BE-së. Një dakordim i këtillë i palës shqiptare me draftet e parashikuara të BE-së, tanimë, kohëve të fundit e justifikon edhe “loja politike” e disa qarqeve të caktuara politike shqiptare, të cilat përmes “vizionit instant” të tyre, zgjidhjen e statusit të Kosovës, e shohin edhe përmes paragrafëve ekzistues të Marrëveshje së Ohrit.

1. Marrëveshja e Ohrit është antitezë e së drejtës së vetëvendosjes

Një përcaktim i këtillë, si alternativë paliative e së drejtës vetëvendosjes dhe të pavarësisë së shqiptarëve në tokat e tyre në IRJM, dhe të shqiptarëve në Kosovëj, është më shumë se “cirk politik”, përkatësisht është dëshmi se politikat aktuale shqiptare përditë e më shumë po defaktorizohen, duke iu nënshtruar prirjeve dhe formulave të dyshimta të BE-së, të cilat janë në kolizion flagrant me të drejtën e vetëvendosjes së popullit shqiptar si në Kosovë, në IRJM, ashtu edhe në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujonoc dhe Medvegjë), dhe në Mal të Zi (Ulqin, Tivar, Tuz, Hot, Plavë, Grudë dhe Guci, mbase shqiptarët edhe pse kanë statusin e minoritetit kolonial në Serbi, në Mal të Zi dhe në IRJM, nuk janë minoritet, por janë etni, e formuar me shekuj në trojet e tyre indigjene të Shqipërisë Etnike.

Prandaj, si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë historiko-juridik kombëtar dhe ndërkombëtar, është nonses të pohohet, se edhe për “zgjidhjen” e problemit kolonial të Kosovës, (ashtu sikurse për “zgjidhjen” e problemit shqiptar në IRJM, si rrjedhim i diktatit të interesave afatgjata të koniunkturave të ndyrshme të diplomacisë evroperëndimore, dhe të politikës naive të palës shqiptare, e cila nënshkroi kapitullimin e saj, duke sakrifikuar të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve vetëm për të ruajtur ekuilibrin e marrëdhënieve me faktorin e jashtëm dhe të politikës antishqiptare të qeverisë sllavomaqedone, duke nxjerrë përdunmin e gabuar dhe tragjik, se “IRJM-ja, duhet të ruhet, me çdo kusht si ngrehinë e tillë jugosllave”, e cila sipas Kushtetutës saj, as para, as pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001 shqiptarëve në trojet e tyre etnike nuk ua njeh të drejtën shtetformuese dhe të drejtën e vetëvendosjes si komb i barabartë me atë “maqedon”) mund të “huazohen” (në bazë të rekomandimeve të mediatorëve të recetës mjekësore të diplomacisë preventive evroamerikane) “disa elemente pozitive” të Marrëveshjes së Ohrit, si paradigmë për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Kur dihet se, historikisht, si problemi i Kosovës, ashtu edhe i shqiptarëve të “Maqedonisë” është me bazë dhe me bagazh kolonial të Serbisë dhe të IRJM-së. Prandaj, (ndoshta, përkohësisht në IRJM, do të “dhezë” opcioni i kompromist politiko-multietnik, që parakupton një lloj autonomie të kufizuar dhe të brishtë, madje nën nivelin e autonomisë që kishte Kosova dikur sipas Kushtetutës së saj të vitit 1974 nën ish-RSFJ, që shqiptarët shumicë i karakterizon si minoritet as më pak as më shumë), pa realizimin e së drejtës së vetëvendosjes, madje edhe pa realizimin e zgjidhjes së përkohshshme politike të problemit shqiptar përmes federalizimit të IRJM-së, opcion ky, që të paktën, do t’u mundësonte shqiptarëve që si element konstituiv, të barazoheshin me pakicën “maqedone” si komb i barabratë me Kushtetutë.

Fatkeqësisht, për shkak të politikës së gabuar të palës shqiptare, të drejtuar nga liderët Arbër Xhaferi dhe Ali Ahmeti, erdhi në shprehje “imponimi” i Marrëveshjes së Ohrit (2001) nga ana e mediatorëve evrondërkombëtarë, e cila në tërësi mbylli çdo debat në temën e realizimit të së drejtës së vetëvendosjes së kombit shqiptar në IRJM. Mirëpo, për këtë kufizim absurd dhe antiligjor (sipas së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara) të diskriminimit të popullit shqiptar në IRJM, nuk mund të fajësohet vetëm faktori ndërkombëtar, ashtu siç jusitifikon politika aktuale shqiptare qoftë ajo në pushtetin shtetëror aktual të qeverisë së IRJM-së, qoftë ajo në opozitë, se “ajo që na u lejua, edhe e bëmë”- Marrëveshja e Ohrit. Nga ky “justifikim” le të kuptohet qartë se elita politike shqiptare në IRJM nuk ka pasur kapacitet më të madh politiko-strategjik dhe diplomatik, që të bëjë diç më shumë në favor të mbrojtjes së interesave politike dhe kombëtare të shqiptarëve në IRJM, përkatësisht të përballojë diktatin dhe ultimatumin e faktorit të jashtëm evrondërkombëtar, i cili në stilin fait accompli ia ka imponuar Marrëveshjen e Ohrit, e cila është negacion i së drejtës së vetëvendosjes. Pikërisht, kjo marrëveshje ishte “vija e kuqe”, që IRJM-në e shpëtoi nga federalizimi. Në mungesë të një opcioni të këtillë të arsyeshëm politikisht dhe juridikisht, së pari, erdhi në shprehje revizionimi dhe zhvlerësimi i Platformës së politike dhe kombëtare të UÇK-së/BDI-së për realizimin e aspiratave të pavarësimit të shqiptarëve nga IRMJ-ja, dhe në vend të saj u përqafua Platforma evropiane-maqedone-Marrëveshja e Ohrit, sipas së cilës shqiptarët kanë fituar statusin e minoritetit, e jo të shumicës si komb shtetformues dhe i barabartë me “shumicën” sllavomaqedone, pavarësisht se me çfarë përqindje dhe në çfarë vëllimi, është zyrtarizuar, dhe barazuar gjuha shqipe me “maqedonishten” në administratën zyrtare. S’ka dyshim se zyrtarizimi i gjuhës shqipe në IRJM-së si pandan i sllavomaqedonishtes, është një element pozitiv për shqiptarët. Mirëpo, në kuptim e gjerë dhe të thellë politik-kombëtar, është vetëm “një pikë ujë në deti”, që nuk garanton kurrfarë sigurie, as barazie të shqiptarëve me “maqedonët” ngase me ligjin dhe me Kushtetutën ekzistuese sllavomaqedone, shqiptarët konsiderohen vetëm minoritet, jo komb shtetformues të IRJM-së. Praktikisht, kjo është e tëra, çka kanë fituar shqiptarët si “minoritet” në IRJM. Me një fjalë, shqiptarët në IRJM, me Marrëveshjen e Ohrit kanë fituar minimumin e së mundshmes, ndërkaq, politika falimentuese shqiptare, e mbeshtetur nga politika zyrtare sllavomaqedone dhe nga politika evropiane e Havier Solanës, ka fituar maksimumin e së pamundshmes ngase nga “rebelet terroristë”, kanë fituar statusin e barabratë ministror dhe qeveritar sllavbomaqedon, si dhe në këtë mënyrë iu kanë shmangur “listave të zeza” të Serbosllavisë dhe të Evropës etj. Ky është i vetmi rezultat pozitiv i politikës shqiptare të Ali Ahmetit karshi realizimit të së drejtave vitale të shqiptarëve në IRJM. Ndërkaq , në anën tjetër, Evropa me Marrëveshjen e Ohrit ka arritur që përkohësisht (t’i “heshtë” shqiptarët) ta “qetësojë” konfliktin e armatosur shqiptaro-sllavomaqedon”. Ky është efekti pozitiv politik i Marrëveshjes së Ohrit, që është vetëm në favor të interesit të politikës sllavomaqedone, dhe të “fromulave” të kompromist të BE-së. Në këtë kontekst, as politika e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, as ajo e Arbër Xhaferit, lider i PDSH-së nuk kanë pse ta kritikojnë njëra-tjetrën për arritjen apo dështimin e Marrëveshjes së Ohrit, madje, edhe në rastin konkret, kur është fjala për lëshimin e pasaportave të IRJM-së në gjuhën shqipe dhe maqedone, sepse kjo nuk është e tëra e realizimit të së drejtave politike kombëtare të shqiptarëve në IRJM, sepse thjesht, edhe me ardhjen e “rebelëve terrositë”(siç i quante dhe i vriste qevria militariste sllavomaqedone) në pushtetin e përbashkët sllavomaqedon, çështja kombëtare e shqiptarëve atje nuk është zgjidhur, por, sikurse 50 vjet e shkuara, statusi i tyre ka ngelurë i pandryshuar=minortet në shtet të huaj, sikurse dikur që ishte Kosova me autonominë e saj (me administratë dygjuhësore) nën shtet të huaj-Serbinë-Jugosllavinë. Edhe shqiptarët e Kosovës kishin një Kushtetutë autonomie (me gjithë përdorimin e administartës dygjuhesore të barabartë ligjërisht), epilogu i tragjik i saj u pa ne vitin 1989, sepse “autonominë” e saj minoritare e gllabëroi Serbia me policinë, ushtrinë dhe me tankat e saj. Kështu, pat përfunduar tragjikisht administrata dygjuhësore në Kosovë, si rrjedhim se shqiptarët nuk kishin shtet, as pushtet të vetin, edhe pse i kishin ministrant dhe funksioanrët e dëgjueshëm dhe të disiplinuar në qeverinë dhe në policinë serbo-jugosllave, sikurse që tani janë “ministrat rebelë” shqiptarë në qeverinë sllavomaqedone, të cilët si duket, tani për tani janë të kënaqur me funksionet dhe me pozitat e tyre pushtetore në aparatin shtetëror sllavomaqedon, por së shpejti koha do të tregojë edhe fundin e një politike të këtillë dështuese, e cila nuk përkon me interesat jetike dhe me të drejtën e vetëvendosjes së popullit shqiptar në tokat e tyre autoktone në IRJM. Si rrjedhim, s’ka dyshim se, politika e tillë e “elitës” shqiptare në IRJM, do të përfundojë njësojë (ndoshta edhe më keq) sikurse ajo e “elitës politike” ish-funksionarëve dhe e ish-ministrave të Kosovës në Serbi dhe në Jugosllavi, sepse Marrëveshja e Ohrit është njësoj e papranueshme sikurse për shqiptarët në IRJM, ashtu edhe për shqiptarët në Kosovë. Shkurt e shqip, pa asnjë dozë politikë spekuluese dhe mashtruese, shfaqja e tendecës nga ana e disa qarqeve të caktuara politike në Kosovë, si dhe deklarimi në këtë frymë i liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, se (ndoshta) nuk do të prishte punë hauzimi i “ disa elementeve pozitive” të Marrëveshjes së Ohrit për ta zbatuar në rastin konkret të Kosovës, fatkeqësisht është sinjali i parë i kërkimit të ndonjë kompromisi politik me BE-në, që nuk do të jetë në favor të zjidhjes së drejtë përfundimtare të statusit të Kosovës. Ky koncept i gabuar politik, do t’u shkonte për shtati vetëm politikës pushtuese dhe antidemokratike të qeverisë Serbisë(e cila, edhe pas përfundimit të luftës (1999-2004) dirket dhe indirekt është duke u përzier në çështje të brendshme të Kosovës duke pretenduar, që statusi i saj përfundimtar të mos zgjidhet pa pëlqimin e Unionit të Serbisë dhe të Malit të Zi) dhe diplomacisë kontradiktore të Bashkimit Evropian(BE-së), e cila është e interesuar, që statusin e Kosovës ta zgjidhë në favor të vetin dhe të Serbisë, e jo të shqiptarëve as të vetë Kosovës.

BAROMETRI DIPLOMATIK

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 26-8-2004 nė 23:07 Edit Post Reply With Quote
Pavarsi e Asgje Tjeter !

"www.lajmet.com"

Deputetja gjermane Uta Zapf: Statusi i Kosovës duhet të jetë pavarësia dhe asgjë tjetër

Standardet dhe statusi duhet të ecin paralelisht. Shqiptarëve të Kosovës u duhet thënë se ata nuk do të kthehen më tek statuskuoja, se duhet të punojnë për të arritur standardet. Sa më mirë t'i realizojnë ato aq më shpejt do të arrijnë statusin final, - ka thënë në Tiranë deputetja gjermane Uta Zapf, e cila më parë kishte vizituar edhe Prishtinën. ...


"Mendimi im personal është se ky status duhet të jetë pavarësia dhe asgjë tjetër", ka thënë për "Dojçe velen", zonja Zapf. Ndërkaq e pyetur nëse ky qëndrim është mbizotërues edhe në Parlamentin gjerman, ajo tha "se pothuajse çdo parlamentar ose 100% e Parlamentit gjerman mendon se nuk ka më kthim ne statuskuo". "Por nuk duhet harruar dhe askush nuk e harron që ndërkohë ka edhe një lloj përbindëshi që del e qëndron përpara: ky përbindësh është rezoluta 1244", thotë deputetja gjermane Uta Zapf./F.F./Liria

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-10-2004 nė 08:02 Edit Post Reply With Quote
Pavaresia ndryshe
E Enjte, 07 Tetor 2004
Kosova ka nje te kaluar plot ngjarje, me gjak dhe mllef. Populli i saj, pas gjithe asaj historie, duhet te kete nje kenaqesi simbolike per ate qe ka perjetuar. Qofte edhe te nje pavaresie te tredhur, e cila, do te vije si rezultat i imponimeve nga nderkombetaret

Nga Baton Haxhiu

Kosova vazhdon te mbetet edhe si nje shoqeri me probleme te shumta dhe gati krejtesisht e paorganizuar, me probleme afatgjata te sigurise edhe pas ketyre zgjedhjeve. Problemi i sigurise eshte nder hallkat kryesore te ndertimit te marredhenjeve ndermjet grupeve etnike ne Kosove dhe besueshmerine qe institucionet e Kosoves duhen ndertuar karshi institucioneve nderkombetare. Ky problem, ne te ardhmen, do te perqenderohet krejtesisht edhe te diplomacia boterore, edhe tek partite politike shqiptare.

Partite ne Kosove e dine qe do te hyjne ne periudhen politike, ku do te vendosen themelet e pavaresise se Kosoves. Por, gjithashtu e kane te qarte, se pavaresia do t'i kete themelet mbi dokumentet nderkombetare e jo me njohje formale dhe me ngritje te flamujve ne shenje te simbolikes se nje shteti-komb, sic ka ngjare per vite ne bote. Gjithashtu, do te kete nje prezence te gjate nderkombetare. Pra, nuk do te kete nje nenshkrues dhe nje hero, ku nenshkrimi i tij do te jete shpallje formale e pavaresise.

Lindja e partive te reja, pastaj gjuha e perdorur ne fushate, se "Pavaresia nuk eshte ceshtje e diskutueshme, por ceshtja eshte se cfare pavaresie duhet te ndertojne kosovaret". Para se kjo te ndodh duhet te plotesohen nje mori kushtesh, te cilat jane percaktuar, ne fillim, si standarte para statusit, e pastaj do te shnderrohen ne biseda per statusin. Gjithashtu, siguria dhe ceshtje tjera do te tregojne se sa gjate dhe ne cfare shkalle do te jene prezente forcat e Perendimit edhe pas fillimit te bisedimeve, si dhe cfare burimesh do te nevojiten, varet nga fakti se cfare aleate do te bejme ne Kosove dhe ne rajon pas kesaj periudhe.

Gjithashtu, prej momentit kur fillojne bisedimet, do te kete shume faktore qe do te perfshihen ne te ardhmen e statusit te Kosoves. Bisedimet do te zgjasin jo me shume se dy vjet qe nga momenti kur fillojne, thote nje burim nderkombetar. Duke u perqendruar ne kete fakt, del se zgjedhjet e tanishme do te percaktojne, faktikisht, mandatin katervjecar te deputeteve, por me gjase ky mandat do te zgjate vetem dy vjet e gjysme, sepse menjehere pas perfundimit te negociatave per status dhe fundin e statusit do te detyroheshim per zgjedhje te reja ne Kosove.

Por cfare duhet te bejne partite shqiptare dhe shqiptaret ne pergjithesi: Shqiptaret, duhet bere shumecka: duhet demonstruar perkushtimi i plote per t'i mbrojtur te drejtat e pakicave dhe per t'i ruajtur kufijte e pranuar nderkombetarisht; duhet perfunduar me sukses zgjedhjet e vitit 2004, detyre kjo jo fort e lehte, per t'i dhene legjitimitet Qeverise se Kosoves dhe pergjegjesi me te madhe atyre qe do te dialogojne per statusin e Kosoves; duhet vete te propozojne dhe te garantojne kufirin me Maqedonine dhe nuk duhet te jene inspirues te krizes; duhet te demonstrojne qarte dhe hapur se nuk perkrahin idene e bashkimit me Shqiperine; duhet te mos kene pretendime per te blere ose prodhuar arme te renda; duhet te kene marreveshje te posaqme me Serbine per mos cenim te kufijve dhe respekt per monumentet fetare dhe kulturore, si dhe te respektojne ne detaje procesin e decentralizimit;

Shkurt, duhet te fillohet me caktimin e rregullave per transicionin drejt asaj qe do te mund te jete Kosove e Pavarur, sepse perndryshe do lejojme qe te mbesim pengje te ngjarjeve ne Kosove dhe ne rajon. Krejt kjo duhet te ndodhe ne dy vitet e ardhshme. Edhe pse, Ballkanit nuk i dihet kurr.

Nga fjalori i zyrtareve nderkombetare, qe ende seshte zyrtare, nuk ka argumente me baze per te kundershtuar pavaresisne. Edhepse ka te tille qe thone se pavresia nuk do te thote asgje nese regjioni integrohet ne bashkesine evropiane.

Nje formulim i tille i fjalise, i ilustruar edhe me thenien se, "Integrimi eshte synimi modern europian", duket shume simpatik jashte, por ne kete rast harrohet apo injorohet fakti se Kosova ka nje te kaluar plot ngjarje me gjak dhe mllef. Ajo duhet te kete nje satisfaksion simbolik. Qofte edhe te nje pavaresie te tredhur, sic u pershkrua me larte.

Gjithashtu, ne duhet te kemi parasysh se popujt europiane se pari jane liruar, pavaresuar dhe si te lire dhe te pavarur, me vullnetin e tyre te lire, kane vendosur te integrohen, madje kane vendosur dhe ende vendosin edhe nivelin e integrimit dhe bartjen e nje pjese te sovranitetin ne kete rast mbi Brukselin, per interesa te perbashketa. Cdo integrim i dhunshem dhe kunder vullnetit te shprehur lirshem eshte deshmuar si i paqendrueshem, prandaj edhe imponimi i qendrimit te Kosoves ne nje federate me Serbine dhe Malin e Zi nuk eshte nje qendrim largpames i te derguarave dhe eksperteve nderkombetare per Ballkanin. Ajo eshte kthim ne te kaluaren.

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 10-10-2004 nė 17:45 Edit Post Reply With Quote
SHBA, shtyhet shqyrtimi i rezolutės pėr pavarėsinė e Kosovės

UASHINGTON - Është shtyrë dje nga komiteti i marrëdhënieve ndërkombëtare në Kongresin amerikan, rezoluta për pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Rezoluta është propozuar nga kryetari i komitetit Henry Hyde dhe deputeti Tom Lantosh. Radio “B92”, citon zyrën e presidentit serb, se kjo rezolutë është shtyrë pas ndërhyrjes së Departamentit amerikan të Shtetit. Analisti politik Obrad Kesiç tha për “B92”: “Ambasada e shtetit Serbi-Mali i zi ka punuar në mënyrë shumë efektive. Ata bënë një përpjekje të madhe për të informuar anëtarët e komitetit, kështu që ata ta kuptonin në kohë se miratimi i kësaj rezolute do të kishte pasoja të tmerrshme për stabilitetin e gjithë rajonit”. Kesiç shtoi se serbo-amerikanët gjithashtu bënë një punë të shkëlqyer për të kontaktuar kongresmenët e tyre për rezolutën dhe për t’u treguar atyre pasojat e saj të mëdha. Ambasadori i Serbisë e Malit të Zi në SHBA, Ivan Vujaviç tha se ishte shumë i lumtur me rezultatin e takimit të komitetit. “Ky ishte një rezultat i punës konstante të ambasadës tonë me kongresmenët, në përpjekje për t’u paraqitur atyre faktet e vërteta për atë që po ndodh në Kosovë”, -tha Vujavic. Gjithashtu Vujavic tha se çështja e Kosovës do të ngrihet sërish në Kongresin amerikan dhe është përgjegjësia e ambasadës të vazhdojë të rrëfejë për situatën në Kosovë dhe të ruajë marrëdhëniet e mira me administratën amerikane. Ndërkohë shqiptarët në diasporë vazhdojnë fushatën për mbledhjen e firmave në mbështetje të një peticioni për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Peticioni do t’i drejtohet presidentit amerikan dhe ka mbledhur tashmë një numër shumë të madh firmash.

KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 18-10-2004 nė 22:46 Edit Post Reply With Quote
DEKLARATE E KONGRESMENIT TOM LANTOS

H.Res. 28
Kongresi i SHBA
Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare
7 Tetor 2004

Z. Kryetar, dua të të falëmderoj për bashkësponsorimin tuaj të kësaj resolute si dhe për përkrahjen tuaj të paluhatshmë për të sjellur këtë resoluteë para Komitetit sot.

Ka një sërë çështjesh në të cilat kam qenë i angazhuar thellësisht sic është edhe çështja e Kosovës. Jam i bindur se mënyra e vetme për tu marrë me problemin politik, economic, dhe jostablitetit shoqëror që e rëndon Ballkanin dhe për të parandaluar dhunë të re në rajon është marrja me zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Besoj se sa më parë të merremi me këtë problem, aq më mirë do të jetë për të siguruar paqën dhe stabilitetin në rajon. Që nga aksioni ynë ushtarak kundër Republikës Federale të Jugosllavisë më 1999, bashkësia ndërkombëtare iu është bashkangjitur Kosovarëve në rindërtimin e vendit të tyre, revitalizimin e ekonomisë, vendosjen e institucioneve demokratike dhe të vetqeverisjes, dhe shërimin e plagëve të luftës. Sidoqoftë, progresi në Kosovë--që për momentin është nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara--është stagnuar nga mosvendosja në lidhje me statusin politik.

Nën ishpresidentin Sllobodan Millosheviq, qeveria Jugosllave kishte anuluar strukturën politike të Kosovës. Para shkatërrimit të ish Jugosllavisë, Kosova ishte një provincë autonome. Nën Millosheviqin, Kosovarët u gjendën nën persekutim sistematik dhe diskriminim. Shqiptarët etnikë u zëvendësuan nga Serbët në shumicën e vendeve të punëve, firmat Serbe morën nën pronësi firmat Shqiptare, dhe Shqiptarët nuk u lejuan të blenin apo stoning pasurinë e tyre. Kam udhëtuar në Kosovë disa herë gjatë gjithë viteve që kjo po ndodhte, dhe personalisht kam dëshmuar këtë tragjedi disa herë. Kurrë nuk e harroj momentin kur kisha folur para një grupi të madh njerzish në sheshin kryesor të Prishtinës më 1990. Gruaja ime dhe unë ishim pritur me gëzim nga këta njerzë, sepse ne përfaqësonim Shtetet e Bashkuara. Masa brohoritëte SHBA, SHBA gjerësa policët serbë po rrahnin shqiptarët në njërën anë të sheshit. Vite më vonë, të gjithë ne të tmerruar shikuam shkatërrimin aq të madh të bërë ndaj shqiptarëve etnikë nga forcat serbe paramilitare, që kishin përkrahjen e palëkundur të qeverisë së Millosheviqit. Shqiptarët u vranë, shtëpitë e tyre u djegën dhe vodhën, dhe qindra e mijëra u lanë pa kulm mbi kokë. Të gjithë nga ne mund ti kujtojmë skenaret [e 1999] kur shqiptarët po dëboheshin nga vendlindja e tyre. Kemi parë zonja të vjetëra me bebe në krahë, sikurse edhe gra shtatëzëna të përzëna përtej kufirit. Ishte kjo një nga skenat më të tmerrëshmë që nga Holokausti.

Shtetet e Bashkuara, me ndihmën e shume aleatëve tanë Evropianë, arritën që të ndalonin këtë tragjedi dhe të ndihmonin në stabilizing e situatës. Sot Kosova është në protektoratin e Kombeve të Bashkuara, por fatkeqësisht problemet atje mbeten shumë serioze. Papunësimi rangon dikur prej 60 deri në 70 përqind. Kjo krizë ekonomike rritë mundësinë që Kosovarët--50 përqind e të cilëve janë nën moshën 25 vjecarë--të kycen në rrjete kriminale apo të lëshojnë vendin për të kërkuar punë jashtë sa për të mbijetuar. Ekzistimi i këtyre problemeve ekonomike rritë potencialin e vazhdimit të jostabilitetit në rajon, dhe minon interesat vitale amerikane ne Ballkan.

Të arriturit e një stabiliteti afatgjatë, të qëndrueshëm politik dhe ekonomik kërkon më shumë se vetëm asistencë në rindërtim. Kjo kërkon edhe zgjidhen e statusit politik të Kosovës. Investimet private ndërkombëtare si dhe kreditë nga Banka Botërore po prolongohen apo nuk po konsiderohen fare për shkak të çështjes së pazgjidhur të statusit afatgjatë të Kosovës. Z. Kryetar, ju keni përshkruar këtë lidhje shumë mirë në Dhjetor 2002 kur keni thënë: Nuk do të ketë vende pune pa paqë dhe stabilitet në Kosovë, por nuk do të ketë paqe dhe stabilitet pa pavarësi.

Nën kushtetutën Jugosllave të 1974, Kosova ishte ekuivalente në shumë aspekte me Sllovenine, Kroacinë, Bosnjen, Maqedoninë, dhe republikat tjera të ish Jugosllavisë. Si një provincë autonome, Kosova kishte gëzuar të gjithë pushtetin sikur të ishte republikë. Kishte parlamentin e vet, gjyqet e larta, bankën qendrore, shërbimin policor, dhe forcën vendore mbrojtëse. Përmes ndryshimeve kushtetuese më 1968, Kosova u njohë sikur pjesë konstituese e Sistemit Federal Jugosllav. Kur Sllovenia dhe Kroacia kërkuan pavarësi më 1991, qeveritë perëndimore evropian--duke përfshirë këtu edhe vet Departamentin tonë të Shtetit si dhe Shtëpinë e Bardhë--kindërshtuan njohjen e të drejtës së këtyre republikave për vetvendosje. Eventualisht, qeveria jonë dhe e gjithë bota njohën pavarësinë e Sllovenisë dhe Kroacisë, si dhe atë të Bosnje-Hercegovinës si dhe Maqedonisë. Kroacia është sot e pavarur dhe do të bëhet anëtare e Unionit Evropian si dhe NATO. Sllovenia veq është aëntare. E di se edhe vendet tjera që ishin pjesë të ish Jugosllavisë do të bëhen anëtare të Bashkimit Europian përfundimisht.

Thjesht, më nuk mund të vazhdojmë duke lejuar opresion ndaj popullit shqiptar në Ballkan. Departamenti I Shtetit thot se ende nuk ka ardhur koha e duhur. Mirëpo, ashtu sikur që asnjë prind asnjëherë nuk ndihet I gatshëm për të qenë prind, ashtu asnjë shtet nuk mund të jetë komplet i gatshëm për shtetësi. Ne kemi dëgjuar deklarata nga Departamenti i Shtetit që thonë se: tani nuk është koha për pavarësinë e Kosovës. Në vitet e 1990-ta, ne pamë se vetvendosja për Slloveninë dhe Kroacinë nuk pati të bëjë aq shumë me ndryshim kufijsht, por me ndryshimin e statusit të kufijëve ekzistues. Vijat në hartë mbetën të njejta, por statusi I tyre u ngrit nga ai I një pjese konstituese të një federate në atë të një kombi të pavarur. Kjo ka kontribuar në stabilitetin dhe progresin e këtyre vendeve. Z. Kryetar, Kosova ka të drejtë në trajtim të njejtë. Nuk duhet të këtë standarde të dyfishta.

Më lejoni tani të fokusohem në një çështje tjerër. Kosova është një entitet me shumicë Muslimane dhe me një numër të konsiderueshëm të Krishterësh. Dje, Bashkimi Europian i hapi derën Turqisë për tiu bashkuar BE. Do të ishte nje turp ne qofte se Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit, duke përdorur çfarëdo errësimi, të refuzoje të njohë të drejtën për pavarësi te një populli Europian me shumicë musliman. Kjo do të paraqiste një fitore të madhe për armiqtë tanë anekënd. Tensionet e vazhdueshme në Ballkan nuk mund të zgjidhen nëse ne vazhdojmë të prolongojmë përcaktimin e statusit final të Kosovës. Për të arritur një paqë të drejtë dhe të qëndrueshme në Evropën Juglindore, ne duhet ti japim Kosovës pavarësinë e saj sot. Kërkoj nga kolegët e mij ti bashkangjiten Kryetarit Hyde dhe mua në përkrahjen e kësaj rezolute.

Ballkan

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-10-2004 nė 08:23 Edit Post Reply With Quote
Doris Pak: Zgjidhja e statusit të Kosovës "mund të ishte një pavarësi e mbikqyrur prej BE-së"


Doris Pak, kryesuese e Delegacionit të PE për EJL duke referuar në një konferencë në Berlin


Në intërvistë për DW eurodeputetja Doris Pak pas zgjedhjeve në Kosovë thekson, se ato ishin organizuar në mënyrë të shkëlqyer. Sipas saj, pavarësisht nga bojktoi i serbëve këto zgjedhje ishin të lira dhe korrekte. Pjesëmarrja e ulët ka të bëjë edhe me zhgënjimin vecanërisht të të rinjve për papunësinë dhe gjendjen e vështirë ekonomike, thotë Pak, duke shtuar se këtej e tutje cështja e privatizimit dhe e shtetit ligjor duhet të avancojë më shpejt se deri më sot.

A mund të flitet për zgjedhje të sukseshme, në një kohë që vetëm një në dy kosovarë votoi dhe serbët pothuajse i bojkotuan zgjedhjet?

"Unë besoj, se zgjedhjet ishin organizuar në mënyrë të shkëlqyer, gjë që nuk mund ta them për vende të tjera fqinjë në këtë rajon. Problemi në Kosovë është, se natyrisht që njerëzit janë tmerrësisht të zhgënjyer, pasi vitet e fundit ka ndodhur shumë, madje as që ka mundur të ulet papunësia kuota e së cilës është aktualisht 70%. Të rinjtë në Kosovë, që përbëjnë 70% të popullsisë, pra popullsia nën moshën 35 vjecare, nuk besoj se janë ata që patjetër kanë shkuar të votojnë."

A mund të konsiderohet bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët si dështim i idesë për një Kosovë multietnike?

"Së pari, duhet të shohim, që kishim dy lista të serbëve që kandiduan, dhe disa prej tyre u votuan. Ky bojkot u organizua nga jashtë, pra nga Beogradi dhe kisha ortodokse. Unë besoj, megjithatë, se nuk ka përse të mos i vlerësojmë si të lira dhe korrekte këto zgjedhje për shkak të bojkotimit. Aq më tepër që dihet, se serbët në bazë të kushtetutës në cdo rast kanë 10 vend etë garantuara në parlament. Nëse ata duan të bashkëpunojnë, atëherë mund ta bëjnë këtë."

Vitin e ardhshëm dueht të fillojnë bisedimet për statusin e Kosovës. Pozicionet e palëve janë mëse të qarta: shqiptarët duan pavarësinë, ndërsa serbët janë kundër saj. Si mund të jetë zgjidhja e cështjes së Kosovës?

"Do të ishte mirë nëse unë do të mund t´i përgjigjesha kësaj pyetjeje. Por unë di që ky është një problem që i preokupon prej vitesh shqiptarët e Kosovës, të paktën qëkurse unë kam qenë disa herë atje qysh prej vitit 1989. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje, e cila t´u ndihmojë serbëve që të ruajnë prestigjin, por ama nga ana tjetër shqiptarët nuk duhet të lihen nën qeverinë serbe. Ketë gjë nuk mund t´ua kërkosh shqiptarëve."

E pra a do të mund të pengohej pavarësia?

"Kjo mund të ishte një pavarësi që të mbikqyrej prej BE-së. Të gjithë tani janë drejt rrugës për në BE, ndaj unë besoj, se ndoshta në një periudhë kalimtare pak a shumë duhet të instalojmë një mbikqyrje të fortë për një Kosovë pak a shumë të pavarur."

Ju thatë që Kosova ka vështirësi ekonomike. Nga ana tjetër dihet që BE-ja në kuadër të administratës ndërkombëtare është angazhuar fuqishëm në këtë sektor, atëherë përse calojnë gjërat dhe cilat janë gabimet e bëra në këtë drejtim?

"Ndoshta i vetmi gabim është fakti që Kosova është një vend pasardhës i ish-Jugosllavisë. Në këtë kuptim cështja e privatizimit është shumë e vështirë. Në një situatë të tillë është pothuajse e pamundur të investosh atje, sepse nuk ke sigurinë nëse ekziston apo kujt i takon prona private. Çështjet e pronësisë mund të zgjidhen vetëm me ndihmën e Beogradit."


Nils Nauman
http://www2.dw-world.de/albanian/tema_shqiptare/1.106970.1.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-1-2005 nė 12:52 Edit Post Reply With Quote
Une mendoj se po bejme shume gabim me kete strategji pasive qe po ndjekim.

Sa me shume kalon koha aq me shume rehabilitohet serbia, per arsyen e thjeshte dhe vendimmarresit ne bote jane njerez dhe harrojne.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-1-2005 nė 12:56 Edit Post Reply With Quote
C´ka duhet te bajme?

I takon diaspores shqiptare qe te luaje nje rol shume me te madh!

Nuk duhet te presim vetem nga qeveria e Kosoves, perkundrazi,

qeveria e Kosoves eshte ne veshtiresi te medha se eshte shume e varur nga UMNIK-u.

Ne ne diaspore nuk jemi te varur nga askush, ne duhet te bejme veprimtari per Pavaresine e Kosoves





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 21-1-2005 nė 06:19 Edit Post Reply With Quote
Busek: Statusi i Kosovės brenda 2005-ės

“Për Evropën është e rëndësishme që ta marrë përsipër çështjen e Kosovës pasi ajo është pjesë e saj”


Koordinatori special i Paktit të Stabilitetit Erhard Busek ka shfaqur drojën nga mundësia njëanshmërisë së SHBA-së për mosharmonizimin e qëndrimit me BE-në lidhur me ardhmërinë e Kosovës. Në paraqitjen e tij në forumin “Bruno Krajski për politikën ndërkombëtare” në temën “A ka Evropa Juglindore perspektivë evropiane”, Busek mbrëmë vonë ka shprehur qëndrimin e tij për këtë rajon. “Druhem se SHBA-ja, si në rastin e Maqedonisë kur këtë shtet e pranuan me emrin kushtetues pa u konsultuar me BE-në, të ndodhë e njëjta edhe me Kosovën”. SHBA-ja gjatë bisedimeve rreth statusit të Kosovës, që duhet të fillojnë gjatë këtij viti, do të mund përnjëherë të thotë se është për pavarësinë”, ka thënë Erhard Busek. Gjithashtu, ai ka thënë se ekzistojnë disa variante të zgjidhjes së çështjes së Kosovës nga pavarësia që e kërkojnë shqiptarët, përmes kërkesës që kjo krahinë të mbetet pjesë integrale e Serbisë që e kërkon Beogradi, deri te pavarësia e kushtëzuar. Busek është shprehur se gjatë vitit 2OO5 duhet të zgjidhet statusi i Kosovës, por njëkohësisht është angazhuar edhe për “evropianizimin” e UNMIK-ut, duke shtuar se administratën e UNMIK-ut e përbëjnë nëpunësit nga 7O vende dhe kryesisht nga ato jashtë Evropës, të cilët nuk e kuptojnë gjendjen e atjeshme. Prandaj, thotë ai, është me rëndësi qe Evropa ta marrë Kosovën, pasi kjo pjesë e Evropës është diku në fund të listës së prioriteteve të OKB-së. Duke folur për ardhmërinë e Evropës, Erhard Busek ka thënë se Rumania dhe Bullgaria janë më afër BE-së, por këto shtete duhet të japin dëshmi të qarta në luftën kundër korrupsionit. Për sa i përket Kroacisë, ai shpreson se së shpejti do të fillojnë bisedimet për pranimin e saj si anëtare, por gjithë këtë proces, siç u shpreh ai, e pengon mosdorëzimi i gjeneralit Ante Gotovina në Tribunalin e Hagës. Kroacia, sipas tij, nuk mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2007. Vendi i radhës i cili është më afër BE-së është Maqedonia, por ky shtet së pari duhet të zbatojë Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe më pas të kontraktojë marrëveshjen tjetër “Ohri 2”, në bazë të së cilës jo vetëm që do të zgjidhen çështjet e hapura ekonomike të vendit, si dhe do ta përmirësojë atë. Busek më pas radhit Shqipërinë, vend për të cilin thotë se shumë me vonesë i ka filluar reformat dhe se rruga e Shqipërisë për në BE-në është e gjatë. Gjithashtu, Busek ka përmendur edhe Bosnjë e Hercegovinën, që sipas tij problemi në këtë vend qëndron aty se shteti është i ndarë dhe se duhet të punohet për integrimin e tij. Koordinatori i Paktit të Stabilitetit Erhard Busek ka theksuar se perspektiva e të gjitha vendeve të Evropës Juglindore është se një ditë ato do të pranohen në BE, nuk është me rëndësi se kur, por e rëndësishme është që ato duhet të punojnë edhe më tej në përmirësimin e situatës së tyre. Ndërkohë duke folur para Institutit Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare me seli në Londër, bashkërenduesi i Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek, paralajmëroi paradisa ditësh para Bashkimin Europian që ai të mos e pakësonte vëmendjen e tij ndaj rajonit të trazuar të Ballkanit. Ndryshe ky rajon do të kthehet në një burim të pandërprerë trazirash, trafiqesh ilegale dhe çerdhe e krimit të organizuar, - tha ai. Sipas shefit të Paktit të Stabilitetit, forcimi i rrymës së euroskeptikëve në institucionet europiane, së bashku me një lloj lodhjeje që po vihet re pas zgjerimeve të njëpasnjëshme të BE-së, ka bërë që vëmendja ndaj Ballkanit të pakësohet gjithmonë e më shumë. “Me ndershmëri më duhet të pohoj se kam vënë re se askush sot në BE nuk e ka të qartë ardhmërinë europiane të vendeve të Europës Juglindore. Nisur nga ky qëndrim i paqartë edhe synimi i Bosnjës, Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë për t’u integruar në BE po u ngjan këtyre vendeve si një lloj shënjestre e lëvizshme, të cilën për më shumë duhet ta godasësh me sy mbyllur”, deklaroi Erhard Busek. Shefi i Paktit të Stabilitetit tregohet pesimist edhe për sa i takon së ardhmes së statusit të Kosovës.

Aselborn: BE, strategji afatgjatë për Kosovën
BRUKSEL - Bashkimi Evropian duhet të ketë një strategji afatgjatë për Kosovën dhe për përmbylljen e procesit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, kanë thënë dje disa deputetë të Parlamentit Evropian në Bruksel në një debat me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut Jan Aselborn, kryesuesin e radhës të BE-së. Ministri i Luksemburgut Aselborn ka thënë se ky vit do të jetë kyç për Ballkanin dhe politikën ndërkombëtare atje, duke pasur parasysh edhe pritjet në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare do të bëjë vlerësimin e standardeve në Kosovë në mesin e këtij viti, dhe nëse vlerësohet se ato janë plotësuar në mënyrë të kënaqshme, atëherë më vonë gjatë vitit do të vazhdohet edhe me diskutimet për gjetjen e statusit dhe me procesin e afrimit të Kosovës me BE-në, ka thënë Jan Aselborn, duke përsëritur se qeveria e tij, e cila e kryeson BE-në deri në muajin qershor, do ta konsiderojë Kosovën si prioritet në punën e saj.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 24-1-2005 nė 15:59 Edit Post Reply With Quote
ICG rekomandon pavarėsi pėr Kosovėn, ndryshe sėrish mund tė shpėrthejė dhuna

Prishtinë, 24 janar - Sot në Prishtinë dhe në Buksel u publikua raporti më i ri i Grupit Ndërkombëtarë të Krizave me titull "Kosova drejt statusit final", të cilin e paraqiti shefi i zyrës së këtij grupi në Kosovë Aleks Anderson.
Në bazë të këtij raporti, vi 2005 ose do të sjellë përparim në zgjidhjen e statusit të ardhshëm që konsolidon paqen dhe zhvillimin, ose ekziston rreziku që Kosova do t'i kthehet konfliktit dhe të gjenerojë jostabilitet rajonal, duke rekomanduar njohjen e pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës dhe mbrojtjen e pakicës serbe.
GNK paralajmëron si real shpërthimin e sërishëm të dhunës në Kosovë.
ICG i rekomandon Grupit të Kontaktit dhe bashkësisë ndërkombëtare që sa më parë të bëjnë një deklaratë ku do të jipej një afat kohor për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Deklarata do të bënte të qartë se mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë është çështje nga e cila më së shumti do të varet përparimi: as kthimi i Kosovës nën Beogradin, as ndarja, e as ndonjë unifikim i mundshëm i Kosovës me Shqipërinë nuk do të përkrahet.
Anderson theksoi se ky draft do të duhej të paraqitet nga një emisar i emëruar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, në një konferencë ndërkombëtare në të cilën të pranohej si kushtetutë e Kosovës.
"Kah fundi i vitit 2005 duhet të mbahet një konferencë ndërkombëtare nën udhëheqjen e OKB-së dhe me pjesëmarrës përfaqësuesit e vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, Bashkimit Evropian, Beogradit dhe Kuvendit të Kosovës, apo ata që janë të gatshëm ta bëjnë këtë dhe të pranojë tekstin e negociuar të Marrëveshjes për Kosovën dhe kushtetutën".
Po ashtu ICG thekson në këtë raport që në fillim të vitit 2006 në Kosovë duhet të mbahet referendumi për kushtetutën e re, ndërkaq nga mesi i vitit 2006 UNMIK-u duhet t'ia dorëzojë funksionet e veta ekzekutive qeverisë së Kosovës, kurse ato monitoruese trupit të ri ndërkombëtar në Kosovë.
Njëherit Grupi Ndërkombëtar i Krizave rekomandon rol afatgjatë të KFOR-it në Kosovë që duhet të konfiromohet me një marrëveshje mes NATO-s dhe qeverisë së Kosovës. Po qe se kjo nuk është bërë me një marrëveshje me Serbinë apo me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit, sovraniteti de jure i Kosovës duhet të njihet nga bashkësia ndërkombëtare përfshirë SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

QIK

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-1-2005 nė 21:36 Edit Post Reply With Quote
Grupi i ekspertëve përshkruan kërcënimet për paqen në Kosovë
24/01/2005

BRUKSEL, Belgjikë -- Në një raport të botuar të hënën (24 janar) Grupi Ndërkombëtar i Krizës me bazë në Bruksel tha se Kosova kërcënohet nga trazira të reja dhe luftë potenciale nëqoftë se statusi i saj përfundimtar nuk zgjidhet shpejt. "Ose 2005 do të shohë fillimin e një zgjidhjeje përfundimtare që konsolidon paqen dhe zhvillimin ose Kosova mund të kthehet në konflikt dhe të gjenerojë paqëndrueshmëri rajonale," thoshte raporti. Ai rekomandonte që mbrojtja e pakicave duhej vënë si kusht për përparimin e Kosovës. Organizata ka këshilluar se zgjidhja nuk duhet vonuar më dhe i kërkoi sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan të emërojë menjëherë një të dërguar për të ndërmjetësuar mbi një projekt-marrëveshje. (ICG Web site, Tanjug - 23/01/05; Reuters, AFP - 23/01/05)


Tek ICG Web site

do te jete origjinali





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 3-2-2005 nė 19:26 Edit Post Reply With Quote
Ėshtė koha pėr pavarėsinė e Kosovės

Periudha e Kosovës si protektorat i Kombeve të Bashkuara po kalon. Pas gjashtë vjetësh të një paqartësie ndërkombëtare shqiptarët e Kosovës janë të frustruar me statusin e tyre të pazgjidhur dhe të pakënaqur ekonomikisht. Nëse ata nuk shohin një progres real në aspiratat e tyre për pavarësi, dhuna mund të shpërthejë në muajt që vijnë, ashtu siç ndodhi marsin e vitit të kaluar. Nëse sulmet e shqiptarëve kundër serbëve të Kosovës nxisin përgjigje të armatosur nga Beogradi, atëherë i tërë rajoni do të mund të zhytej në trazira të përsëritura. Natyrisht, nëse Kosova dëshiron sovranitetin e vet, duhet t’i tregojë botës se e meriton atë... Përveç kësaj, duke pasur parasysh të kaluarën e shumicës shqiptare, ajo duhet të jetë e përgatitur për disa përmbajtje në lirinë e vet për aksion për një të ardhme të pakufizuar. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh sjelljen e Serbisë në të kaluarën dhe realitetet në terren, kthimi në situatën e para vitit 1999 është i paimagjinueshëm. Në mes të vitit 2005 është paraparë që Kombet e Bashkuara ta vlerësojnë përkushtimin e qeverisë së Kosovës për demokraci, për qeverisje të mirë dhe për standardet për të drejtat e njeriut. Nëse ky vlerësim është pozitiv, atëherë do të duhej të aktivizoheshin të gjitha sistemet. Hapi i parë do të ishte që Grupi i Kontaktit, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia ta paraqesin një orar të detajuar për zgjidhjen e çështjes së statusit, duke shtuar disa rregulla themelore, sipas të cilave, progresi do të varet nga mbrojtja e të drejtave të minoriteteve dhe se nuk do të ketë mbështetje për kthimin e Kosovës nën pushtetin serb, ose për ndarjen e saj ose për ndonjë union me secilin shtet ose territor. Sa më parë që është e mundur, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, duhet ta emërojë një të dërguar special për të filluar konsultimet për marrëveshjen për zgjidhje dhe për procesin nëpërmjet të cilit kjo marrëveshje do të implementohej. Ky emisar do të përgatiste propozim-tekstin e marrëveshjes me titull “Marrëveshja për Kosovën” dhe planin për një Konferencë ndërkombëtare nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara për ta mbështetur atë. Njëherësh, Kuvendi i zgjedhur i Kosovës do ta përgatiste propozim-tekstin e Kushtetutës, që në mënyrë të plotë do të përmbante edhe shqetësimet ndërkombëtare. Kjo po ashtu do të duhej të mbështetej nga një konferencë ndërkombëtare dhe miratimi me referendum, në fillim të vitit 2006, do të bënte që marrëveshja të bëhej e plotfuqishme dhe, me këtë, edhe njohja ndërkombëtare e Kosovës si shtet sovran. Në këtë marrëveshje dhe në Kushtetutë do të duhej të ishin disa kufizime në lirinë e aksionit për Kosovën. Këtu veçanërisht do të theksohej se Kosova duhet qartasi të përkushtohet që të mos bashkohet me ndonjë shtet fqinj apo territor, kuptohet duke mos përjashtuar mundësinë në kontekstin e integrimit në Bashkimin Evropian. Do të ishte ideale që i tërë ky proces ta ketë edhe pajtimin e Serbisë dhe të jetë i mbështetur nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Beogradi, e me gjasë edhe Moska, mund të refuzojnë të bshkëpunojnë pjesërisht ose tërësisht. Por zgjidhja e statusit të Kosovës nuk mund të mbetet peng i kësaj mundësie.


ballkan

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 6-2-2005 nė 03:33 Edit Post Reply With Quote
KOSOVA DHE TENDENCAT SERBE

Nga: Ylber LILI

1. Pavarësia e Kosovës është mënyra dhe rruga e vetme pa alternativa të tjera që do të garantonte stabilitet në mbarë rajonin. Tashmë këtë prognozë nuk e themi vetëm ne shqiptarët apo dashamirësit e Kosovës, por edhe ata që deri dje ishin skeptikë. Këta të fundit po fillojnë të kuptojnë realisht se pavarësisht nga tronditjet, ankthet apo deekuilibrimet në momente të caktuara gjithsesi shoqëria kosovare dhe politika e saj ka treguar madje po vërteton praktikisht që jo vetëm e meriton të marrë përsipër faturën e një qeverisje me më shumë kompetenca, por nga ana tjetër se kanë aftësi menaxhuese për të fituar mëvetësinë dhe për të respektuar normat dhe standardet evropiane. Debati aktual lidhur me çështjen e Kosovës vlen të trajtohet në tre rrafshe, së pari ka të bëjë me qasjen e faktorit ndërkombëtar, së dyti ndërlidhet me angazhimet e institucioneve dhe politikës kosovare për përmbushjen e rekomandimeve të qendrave të vendosjes dhe aspekti i tretë është shumimi i tentativave të palës serbe të cilat po përdorin mënyra dhe mjete të ndryshme për të penguar jo vetëm procesin demokratik në Kosovë, por madje rreken që të rrezikojnë paqen e brishtë që e karakterizon gjithë rajonin, duke pretenduar të paktën deklarativisht se Kosova do të mbetet pjesë integrale e Serbisë, një lloj kërcënimi ky jo vetëm për shqiptarët por edhe për Ballkanin në tërësi.
Fatmirësisht këto ditë e gjithë vëmendja e faktorit ndërkombëtar është kthyer te çështja e statusit të Kosovës duke lënë të kuptohet se çdo vonesë e mëtejme do të sillte pasoja të cilat do të shkaktonin një tjetër kokëçarje për BE dhe SHBA. Për të qenë realistë dhe të kthjellët duhet të pranohet një fakt, çdo tendencë për të zvarritur apo minuar statusin final të Kosovës padyshim që do të ketë efekte të cilat nuk korrespondojnë me realitetet e reja për të cilat po investohet shumë, pra do të jemi shumë larg paqes, stabilitetit, tolerancës, apo mirëkuptimit të ndërsjelltë. Nga ky kënd dukshëm ka reflektuar edhe Grupi ndërkombëtar i Krizës i cili jo vetëm përjashton si zgjidhje të statusit ndarjen e Kosovës, sundimin e Beogradit në Kosovë, por rekomandon bashkësinë ndërkombëtare që të angazhohet për zgjidhjen e statusit të Kosovës deri në fund të këtij viti, sepse në të kundërtën rajoni mund të përballet me kriza të reja. Komuniteti ndërkombëtar hapur ka dhënë shenja se po e shikon me seriozitet çështjen e Kosovës.
Shkurti është muaji i cili do të mbajë në qendër të vëmendjes pikërisht rrugët të cilat do të çonin drejt statusit final. Ardhmëria e Kosovës do të jetë prioriteti kryesor i takimeve BE-SHBA më 9 shkurt gjatë vizitës së sekretares së Shtetit amerikan në Luksemburg, si dhe më 22 shkurt, kur në Bruksel takohen krerët e BE-së me presidentin Xhorxh Bush. Absolutisht kjo situatë e favorshme për Kosovën i referohet pragmatizmit të institucioneve dhe politikave atje, përfshirë këtu dhe maturinë e komunitetit kosovar në ato momente kur dikush preferonte të kthente në vend turbulencat. Gjithsesi pa dashur të kalojmë në vetëkënaqësi sfida kryesore e faktorit politik kosovar dhe e institucioneve të saj është që të bindë faktorët e huaj se respektimi i lirive dhe të drejtave të pakicave është në nivelin e duhur duke shtruar këtu edhe plotësimin e standardeve, edhe pse në këtë aspekt shihet progres i cili ka rënë edhe në sytë e vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët po binden se kosovarët jo vetëm po bëjnë përpjekje maksimale për të garantuar siguri dhe stabilitetit për të gjitha komunitetet atje, por madje vendimet e tyre janë tepër objektive dhe realiste për të ardhmen e Kosovës. Në këtë kontekst autoritetet ndërkombëtare çdo ditë e më shumë po dallojnë vlerat dhe antivlerat që rëndom shfaqen në Ballkan. Pa asnjë dyshim se ata po marrin në konsideratë realitetin kosovar i cili në kuptimin e mirëfilltë të fjalës përbën një vlerë universale në të gjitha komponentët e saj që e bën me të lehtë të kuptohet se atje prodhohen dhe promovohen vlera në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ndërkaq realiteti serb ndaj Kosovës është kryekëput antivlerë edhe pse plani i Mishosheviqit ndaj Kosovës sigurisht nuk mund të implementohet meqë divorci është i pakthim. Gjithsesi politika aktuale serbe sado të përpiqen se është e moderuar, kjo është thjesht një kamuflazh. Nuk kemi pse ta fshehim se zyrtarët gjoja të moderuar të Beogradit kanë një emërues të përbashkët që i bashkon me politikat e regjimit të Millosheviqit që është tendenca për ta riparë Kosovën në kthetrat e Serbisë.
2. Beogradi po i përdor pakicat serbe në Kosovë si mish për top duke i lënë jashtë çdo procesi në Kosovë. Të nxitur nga ana e politikës së Beogradit serbët e Kosovës ende mbajnë linjën e refuzimit për të marrë pjesë në institucionet ligjitime kosovare. Qëndrimi iracional i serbëve përbën një akt jo vetëm paprecedent, por nga ana tjetër vetë ata nuk e kuptojnë se mohimi i institucioneve kosovare përbën një model ndëshkues për ta. Këmbëngulja e pakicës serbe në Kosovë për të qëndruar larg zhvillimeve institucionale atje të dirigjuar nga Beogradi zyrtar, ka për qëllim që të instalojë planin e qeverisë serbe, i cili është kundërshtuar ashpër qoftë nga qeveria e Kosovës, qoftë nga nga Misioni i Kombeve të Bashkuara. Qeveria e Serbisë ka përpiluar një strategji duke kërkuar autonomi për serbët e Kosovës, në të paktën pesë fusha të rëndësishme, duke përfshirë që serbët në ato vende që përbëjnë shumicën të kenë pushtet në polici, gjyqësi, shëndetësi, arsim dhe kulturë. Ky plan hileqar dhe tinzar njëkohësisht nuk është gjë tjetër veçse manovër e palës serbe për të krijuar institucione paralele, apo për të tentuar një ndarje të Kosovës. Frazat sa idioteske, po aq dhe absurde të Drashkoviqit se Kosova duhet të jetë pjesë integrale e Serbisë, apo teza e tij famoze të evropianizimit të Kosovës në çadrën e Serbisë nuk përbëjnë tashmë ndonjë risi meqë gjithkush e ka të qartë se ambicjet serbe janë tentativa të destinuara për dështim nga çdo pikëpamje. Ajo që ne na intereson veçmas në këtë periudhë është përkushtimi i institucioneve të Kosovës, Parlamentit, qeverisë dhe komunitetit kosovar për të realizuar në një kohë rekord detyrat e shtëpisë të vendosura dhe të standardizuara nga komuniteti ndërkombëtar. Nga kjo pikëpamje nuk kemi pse të kapemi pas broçkullisjeve të palës serbe meqë bëmat e tyre qoftë në deklaratat institucionale, apo dhe në ndonjë fjalim në tryezat e organizuara nëpër Evropë rezultojnë tendencioze, jo korrekte bile dhe tepër iracionale. Pavarësisht nga kjo qasje e palës serbe, Kosova po evoluon, këtu kemi parasysh reflektimin e politikës evropiane e cila megjithatë duhet të pranojmë se këtë herë do të jetë ndryshe, krejt ndryshe. Thelbi i shpjegimit të çoviqave, drashkoviçave, apo personalisht të Koshtunicës nuk është gjë tjetër veçse një realitet i hidhur meqë qëndrimi i tyre në raport me Kosovën gjen vend te lajthitja e radhës. Në këtë kontekst ata më kot pretendojnë të gjejnë forma dhe mënyra për zvarritjen, apo për pengimin e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Edhe pse e kanë të qartë se Kosova është e humbur, ata kërkojnë ikjen nga përgjegjësitë, që e vërteta të mos jetë pretekst i gjetjes së fajtorit. Pra ata me çdo kusht përpiqen që të mos trashëgojnë përgjegjësinë dhe fajësinë. Në këtë rast do të ndërlidhesha me një fjalë popullore “sulmi është arma më e fortë për mbrojtje”, dhe padyshim që pala serbe ka treguar se posedon aftësi për ta përdorur me mjeshtëri sulmin sa herë që duhet të vendoset me shpatulla për muri për krimet çnjerëzore ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Mendoj se institucionet serbe po shkojnë larg, aq larg sa bien tejkalohen suazat e normales, fjalori serb përfshirë këtu dhe mediat kryesore të Beogradit përmban plot terma urrejtje paradokse, absurditete, steriotipe dhe cinizëm. Nga ky pikëvështrim dalim në konkluzionin që jo të gjitha politikat në Ballkan aspirojnë për të instaluar vlera reale që korrespondojnë me paqen dhe stabilitetin, prandaj komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë energjikisht për të shmangur tensione të reja, dhe terapia më efikase do të ishte zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës. Shpresat se aktorët kryesorë dhe të plotfuqishëm të formatit ndërkombëtar këtë radhë duhet të shprehen në mënyrë të unifikuar rreth çështjes së Kosovës janë tepër të mëdha, ç’është e vërteta tashmë jemi shumë pranë pavarësisë.

SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-2-2005 nė 09:58 Edit Post Reply With Quote
Ja fut pak kot ky, por per ne ka shume rendesi qe te bejme nje demostrate paqesore kur te vije Bush me motivin:

Faleminderit Amerika

Na njihni dhe vullnetin per te qene te Pavarur

Kosova nuk besoj te jete "prioritet" ne bisedime, por keto bisedime qofte dhe 10 minuta permbi Kosoven kane rendesi shume te madhe.

Shpresoj qe LDK dhe cdo parti apo shoqate shqiptare te kete idene qe ky rast nuk duhet humbur.

100 000 duhet te jemi te pakten ne Bruksel





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 9-2-2005 nė 18:01 Edit Post Reply With Quote
Shmit: Kosova nuk do tė kthehet nėn sovranitetin e Serbisė

Intervistë me Kristian Shmit, zëdhënës i fraksionit të CDU/CSSU në parlamentin gjerman, për sektorin e mbrojtjes, ku të mërkurën u paraqit një raport për trazirat e marsit të vitit të kaluar.

Me iniciativë të partive opozitare CDU/CSU në Bundestag, raportin për ngjarjet e marsit të vitit të kaluar kanë paraqitur ish - komandati i Kforit gjenerali Holger Kamerhof dhe disa oficerë të tjerë gjermanë të cilët në atë kohë kanë shërbyer në Kosovë. Cila ishte esenca e raportit të paraqitur?

Shmit: Unmiku dhe Kfori në Kosovë duhet të bashkëpunojnë shumë më ngushtë me njëri tjetrin. Ndërkohë që Kfori duhet të jetë i gatëshëm edhe për mundësinë e përsëritjes në pranverë të incidenteve të ngjashme të dhunshme, sikur ato të vitit të kaluar. Kfori duhet të jetë i gatëshëm të evitojë të gjitha aktet e dhunshme."

Më konkretisht, cilat ishin mosmarrveshjet e manifestuara në mars të vitit të kaluar mes Unmikut dhe Kforit?


Shmit: Komunikimi dhe marrveshjet në nivelin më të lartë mes Unmikut dhe Kforit kanë funksionuar mirë, por jo edhe në nivelin më të ultë siç është ruajtja e objekteve dhe njerëzve. Edhe në këtë nivel duhet të përmirësohet bashkëpunimi.

Pas ngjarjeve të marsit janë dëgjuar kritika të shumta në llogari të trjpave gjermane, për shkak të valës së dhunës në Prizren dhe sektorin nën përgjegjësinë e tyre. Cilat janë mësimet nga ngjarjet e marsit të kaluar?

Shmit: Duhet thënë shumë qartë se Bundesveri gjerman ishte i befasuar. Në vitin 1999 Bundesveri është pritur në Kosovë si çlirimtar dhe mbrojtës. Pas këtyre ngjarjeve është befasuar me faktin se tashti duhet të kujdeset në vecanti edhe për minoritetin serb. Me rëndësi në këtë moment është që Bundesveri dhe Kfori të jenë shumë të qartë: atje janë për të garantuar sigurinë e Kosovës. Ushtarët nuk kanë shkuar atje për të pirë kafe por për të evituar të gjitha aktet e dhunshme. Në të ardhmen ata do ta bëjnë këtë, në qoftë se është e nevojshme edhe me përdorimin e dhunës.

Kohët e fundit nga Beogradi por edhe Prishtina ka pasur paralajmërime për mundësinë e përsëritjes së akteve të dhunshme në Kosovë. Keni frikë nga skenaret e këtilla?


Shmit: Po, kam frikë se diçka e tillë mund të përsëritet. Janë këto gjëra të cilat kërkojnë një zgjidhje politike, sepse ushtarët janë atje vetëm për të blerë kohë, ndërsa politikanët dhe diplomatët janë ata të cilët duhet të kujdesen për gjetjen e zgjidhjes politike. Këtë vit në Kosovë duhet të fillojë procesi i zgjidhjes së statusit përfundimtar dhe duhet krijuar kushte për zhvillilmin ekonomik të saj. Bashkësia ndërkombëtare duhet të punojë në evitimin e konflikteve e kjo është e lidhur edhe me zgjidhjen e statusit përfundimtar".

Viti 2005 parashikohet të jetë viti vendimtar për Kosovën dhe bazën e raporteve të ardhëshme shqiptaro - serbe. Nga mesi i vitit pritet të jepet vlerësimi përfundimtar i bashkësisë ndërkombëtare për nivelin e realizimit të tetë standardeve të parashikuara. Në rast note pozitive, do të jepej shenja e gjelbër për hapjen e negociatave për zgjidhjen e statusit përfundimtar. Mendonik se do të fillojë zgjidhja e statusit përfundimtar këtë vit?

Shmit: Statusi i Kosovës nuk është zgjidhur si duhet, më mirë thënë nuk është zgjidhur fare. Duhet gjetur një rrugë të mesme për zgjidhjen hap pas hapi të këtyre çështjeve. Bashkësia ndërkombëtare duhet të zgjidhë disa prej çështjeve elementare, ndër të cilat janë edhe ato se kush duhet të vendosë për pasuritë dhe investimet në Kosovë. Këto janë çështje emergjente, të cilat nuk mund të presin dhjetë vjet derisa Këshilli i Sigurimit i OKB të vendosë për statusin përfundimtar. Pra fillimisht duhet të zgjidhen çëshjtet pragmatike, ndërsa në fund duhet të ndryshohet edhe Rezoluta 1244. Sidoqoftë, është shumë me rëndësi që në Kosovë jo vetëm të garantohet siguria por edhe zhvillimi ekonomik i saj.

Grupi ndërkombëtar i krizave ka paraqitur këto ditë një propozim i cili parashikon pavarësimin e Kosovës. Si e vlerësoni këtë propozim dhe a mendoni se Kosova mund të jetë e pavarur?

Shmit: Nuk mund ta paramendojë kthimin ndonjë herë të Kosovës nën sovranitetin e plotë të Serbisë. Është me rëndësi që Beogradi të inkuadrohet në bisedime, prandaj i vlerësoj shumë edhe përpjekjet e kryeadministratorit Soren Jesen Petersen për vendosjen e dialogut me kryeministrin serb Vojisllav Koshtunica. Do të jetë kjo një rrugë shumë e vështirë, por në qoftë se Gjermania ia doli t'a rrëzoj murin e Berlinit, atëherë me siguri që edhe Prishtina, Bogradi dhe bashkësia ndërkombëtare do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për Kosovën.


DW

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 28-2-2005 nė 22:37 Edit Post Reply With Quote
Parlamenti britanik: Statusi i Kosoves duhet te jete pavaresia

Ne nje dokument te Komitetit te Politikes se Jashtme te Parlamentit britanik te miratuar dite me pare thuhet se statusi i ardhshem i Kosoves duhet te jete pavaresia. Nderkaq kryetari i ketij komiteti Donald Anderson thekson se kjo eshte zgjidhja e vetme afatgjate per Kosoven. "Mendoj se kjo eshte absolutisht reale. Mendoj se nuk ekziston asnje vezhgues i cili eshte ne gjendje qe Kosoven ta shohe ne afat te gjate ne cfaredo varesie me Beogradin dhe Serbine. Pra, ndarja do te behet. Duhet bere sa me te pranueshme dhe bashkesia nderkombetare, duke perfshire edhe Mbreterine e Bashkuar (Britanine), ne kete drejtim duhet te ndihmoje, kurse dialogu duhet te ekzistoje per t'u percaktuar afatet e kalimit te statusit te Kosoves ne pavaresi, si dhe kushtet nen te cilat ky status do te miratohej", tha ne nje interviste per BBC-ne Donald Anderson. Ndryshe Komiteti i Jashtem parlamentar britanik ka vleresuar se duhet rishqyrtuar politiken "standardet para statusit" ne Kosove.

Anderson thekson se ne kete menyre eshte perkrahur raporti per gjendjen ne Kosove qe perfaqesuesi i Norvegjise ne NATO Kei Aide e hartoi per sekretarin e pergjithshem te Kombeve te Bashkuara. "Jane vendosur nje numer i madh kriteresh dhe konsiderojme se duhet vendosur cilat prej tyre jane prioritare. E dyta, nese presim qe standardet te perjetojne zbatim te gjere para se te fillojne bisedimet per statusin e ardhshem, kjo do te shtyhet deri ne afatin qe populli i Kosoves nuk do ta toleroje. Prandaj eshte i nevojshem nje fleksibilitet dhe te bashkohen standardet me statusin", thote Anderson. Komiteti i jashtem britanik rolin e Rusise e sheh si obstruktiv, thekson Anderson. "Ka deshmi se ata pothuajse e inkurajojne Beogradin te mos leshoje pe. Konsiderojme te rendesishme qe Rusia te luaje nje rol pozitiv ne rajon, gje qe perndryshe eshte ne gjendje", thote ai.

QIK

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-3-2005 nė 09:16 Edit Post Reply With Quote
Anan: Përparimi në Kosovë i pamjaftueshëm për shqyrtimin e statusit përfundimtar
17/02/2005

Kosova nuk ka bërë shumë përparim në përmbushjen e standardeve të vëna nga OKB që komuniteti ndërkombëtar të nisë një vlerësim të statusit përfundimtar të krahinës, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Kofi Anannë një raport të mërkurën në Këshillin e Sigurimit.
(RFE/RL - 17/02/05; Reuters, AFP, RFE/RL, Radio B92, BBC Monitoring - 16/02/05)


Qeveria e Kosovës "do të provohet se si punon për të ndërtuar besimin e pakicës dhe duke mbajtur besimin e shumicës duke ju drejtuar problemeve të vështira të tilla si papunësia dhe rigjallërimi ekonomik," tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Kofi Anan. [AFP]

Kosova nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm në zbatimin e standardeve të kërkuara që komuniteti ndërkombëtar të nisë një vlerësim të statusit të saj përfundimtar, tha të mërkurën (16 shkurt), Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Kofi Anan.

"Përparimi në shumë fusha mbetet i pamjaftueshëm. Asnjë nga të tetë standardet nuk është përmbushur plotësisht," AFP citon Anan të ketë thënë në raportin e tij ttë rregullt tre-mujor në Këshillin e Sigurimit të OKB, për periudhën nëntor 2004-janar 2005.

OKB ka vendosur një listë objektivash të posaçme pikë për pikë, që mbulojnë fusha të tilla si institucionet demokratike, siguria dhe rendi i ligjit, liria e lëvizjes, kthimi i refugjatëve, ekonomia dhe dialogu, që duhen arritur përpara se mund të fillojnë bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Edhe pse zyrtarisht pjesë e Serbi-Malit të Zi, krahina është nën administrimin e OKB që nga fundi i konfliktit 1998-1999.

Raporti i Ananit vjen muaj përpara një shyrtimi tërësor të parashikuar për përparimin e Kosovës në përmbushjen e standardeve të vëna nga OKB. Një vlerësim pozitiv do të hapte dyert për negociatat mbi statusin përfundimtar. Por zyrtarët e OKB, sipas Reuters, kanë pranuar se shqyrtimi mund të shtyhet deri nga fundi i vitit.

Duhet të ketë "përparim të vërtetë në standardet" përpara se të përcaktohet statusi përfundimtar i Kosovës, tha Ana, duke shtuar se kjo varej nga institucionet e përkohëshme, krerët politikë dhe popullsitë e komuniteteve etnike.

"Mosdashja e vazhdueshme e serbëve të Kosovës për t'u angazhuar në dialogun dhe përkrahjen e zbatimit të standardeve ka penguar aftësinë për të shkuar përpara,' tha shefi i OKB, duke shtuar se deklaratat nga zyrtarët në Beograd kanë kontribuar në mosdashjen e serbëve të Kosovës për të marrë pjesë në jetën publike.

"Autoritetet serbe duhet ta inkurajojnë këtë proces," tha Anan duke i kërkuar Beogradit të "përfshihet në një rrugë konstruktive".

Duke kritikuar institucionet e përkohëshme të qeverisë për mos marrjen e veprimeve të mjaftueshme për të ndëshkuar krimin e motivuar etnikisht, Anan tha se serbët e Kosovës vazhdojnë të ndihen të kërcënuar. Megjithse gjendja është përmirësuar që nga shpërthimi i dhunës marsin e kaluar, tha ai, incidente të izoluara vazhdojnë të gjenerojnë frikë.

Shefi i OKB vuri gjithashtu në dukje se më pakë refugjatë nga komunitetet e pakicës së Kosovës qenë ktheyr në krahinë në 2004 në krahasim me vitin e mëparshëm.

"Shumë shtëpi të rindërtuara mbeten të pazëna pasi ata që janë shpërngulur kanë ende shqetësime serioze të sigurisë dhe dyshime rreth pritjes nga komuniteti i shumicës,' tha ai, duke vënë në dukje se liria e lëvizjes e pjesëtarëve të grupeve të pakicës "mbetej e pasigurt".

Ngurimi i serbëve të Kosovës "për të lënë komunitetet e tyre apo për të bashkëvepruar me pjesëtarë të komunitetit të shumicës, dhe anasjelltas, ka zgjeruar një ndarje etnike tashmë të thellë," tha shefi i OKB.

"Qeveria do të provohet se si punon për të ndërtuar besimin e pakicës dhe për të mbajtur besimin e shumicës duke ju drejtuar problemeve të vështira të tilla si papunësia dhe ringjallja ekonomike," theksoi Anan. "Komuniteti i shumicës është e domosdoshme të krijojë një klimë në të cilën pjesëtarët e komuniteteve të pakicave dhe veçanërisht serbët e Kosovës, të ndjehen të bindur se do të kthehen dhe do të mbeten."

Në lajme të tjera, shefi i UNMIK-ut Soren Jesen-Petersen njoftoi të mërkurën se raundi tjetër i bisedimeve midis Beogradit e Kosovës mbi çështjen e personave të humbur do të mbahet në krye të marsit. Nuk është caktuar ende data për takimin që do të mbahet nën përkujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

PRA

as me 2005 nuk ka njohje te Pavaresise.

Keq shume keq jane punet.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 2-5-2005 nė 12:44 Edit Post Reply With Quote
Balkanweb

PRISHTINE (2 Maj)

"Zgjidhja e statusit te Kosoves ne faza, vetem sa do ta veshtiresonte situaten". Keshtu ka deklaruar presidenti Ibrahim Rugova, ne nje interviste dhene te perditshmes vjeneze "Prese". Ai i ka ftuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian qe ta njohin drejtperdrejt pavaresine e Kosoves, sepse keshtu, ka thene ai, do t'i kontribuonin stabilitetit ne Maqedoni, Shqiperi, Mal te Zi, e madje edhe ne Serbi. "Zgjidhja ne faza, sic ka propozuar Komisioni Nderkombetar per Ballkanin, do ta komplikonte ceshtjen", ka thene zoti Rugova, duke shtuar se "Kosova ka 6 vjet qe eshte ne fazen e statusit te perkohshem".

"Nese statusi i Kosoves mbetet i hapur, kjo do t'u ofronte fqinjeve tane mundesi per manipulime", ka thene presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova. db/db (RTK/)

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-6-2005 nė 07:34 Edit Post Reply With Quote
E Merkure, 01 Qershor 2005


PETERSEN, U JEP KURAJO KOSOVAREVE

Zoti Jessen-Petersen ka kerkuar bashkimin e forcave politike dhe te autoriteteve kosovare me qellim te ecjes perpara ne tre muajt e ardhshem, kur pritet vleresimi i gjithembarshem i permbushjes se standardeve. "Me unitet do te ishte e mundshme qe te ecet perpara, dhe nese ka cfaredo lloji te ndarjes, perparimi do te mund te vihet ne pikepyetje. Por besoj se tani te gjithe e kuptojne se cila eshte pjesa e tyre e punes, se te gjithe e kuptojne se me unitet dhe pune te zellshme, Kosova do te ece perpara" tha Jessen Petersen.

Me t'u kthyer ne Prishtine pas raportimit ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, Jessen-Petersen ka deklaruar se e ardhmja e Kosoves tani eshte ne duart e autoriteteve vendore dhe ka pohuar se serbet e Kosoves duhet t'u bashkohen institucioneve kosovare. "E ardhmja eshte ne duart e autoriteteve vendore, e kur them keshtu nuk mendoj vetem per qeverine por edhe opoziten. Te gjithe e dine se cfare duhet bere, tani gjate dy-tri muajve te ardhshem. Duhet te shohim me shume perparime, ne fushat qe nderlidhen me mbrojtjen e pakicave, lirine e levizjes, kthimin e refugjateve" tha Jessen -Petersen.

Te merren pergjegjesite

Ai tha se te gjitha forcat politike ne Kosove tani duhet te marrin pjese te pergjegjesive te tyre per te kryer obligimet dhe ka nenvizuar se Forumi Gjithperfshires Politik, duhet te krijohet perfundimisht gjate kesaj jave. Z.Jessen-Petersen ka shfaqur shpresen e tij se ne takimin e pare, te enjten, do te vendosen kornizat e punes se autoriteteve. Por ai ishte shume i qarte rreth rolit qe serbet duhet te luajne ne Kosove dhe u ka bere thirrje atyre qe t'i bashkengjiten institucioneve demokratike per te realizuar qellimet e tyre. Shefi i misionit te OKB-se ne Kosove shfaqi bindjen e tij se vjeshta e ketij viti do te shenoje edhe hapjen e bisedimeve per zgjidhjen e statusit perfundimtar te Kosoves.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-6-2005 nė 08:16 Edit Post Reply With Quote
Diplomati norvegjez caktohet të kryesojë shqyrtimin e Kosovës
05/06/2005

NJU JORK, Shtetet e Bashkuara -- Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Kofi Anan caktoi të premten (3 qershor) Kai Eide, ambasadorin e Norvegjisë në NATO për të kryer një shqyrtim që do të përcaktonte në se duhej të fillonin bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës. Diplomati do të shqyrtojë punën e krahinës për të përmbushur një sërë standardesh ndërkombëtare në fusha të tilla si të drejtat e njeriut, sigurimi, ligji e demokracia. Eide kondsiderohet një ekspert i Ballkanit dhe ka shërbyer si një i dërguar i OKB në Bosnjë dhe Herzegovinë. Gjithashtu të premten, shefi i UNMIK-ut Soren-Jesen Petersen tha se bisedimet e statusit të Kosovës do të kishin gjasa të fillonin në shtator. (Reuters, UN Web site, FoNet, B92 - 03/06/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
rtp

Postuar mė 20-7-2005 nė 09:01 Edit Post Reply With Quote
Sali Berisha: Shqiptarėt e Kosovės duhet ta kenė shtetin e tyre

Sali Berisha: Shqiptarët e Kosovës duhet ta kenë shtetin e tyre

--------------------------------------------------------------------------------

Berlin, 18 korrik

Shqiptarët e Kosovës duhet ta kenë shtetin e tyre dhe se kjo është zgjidhja më e mirë, tha fituesi i zgjedhjeve në Shqipëri Sali Berisha.

"Deri në fillim të viteve 80 të bashkimi ka qenë synimi i madh i të gjithë shqiptarëve. Ndërkohë kanë ndryshuar kushtet si në Tiranë, ashtu dhe në Prishtinë. Besoj, se bashkatdhetarët tanë atje (në Kosovë) preferojnë të kenë shtetin e vet. Për momentin kjo është edhe zgjidhja më e mirë", ka deklaruar kandidati për kryeministër të Shqipërisë, Sali Berisha, në një intervistë për të përjavshmen gjermane "Shpigël".

Ndërkaq, Berisha si objektiv të tij thekson antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian pas pesë vjetësh.

Në planin e brendshëm Sali Berisha planifikon të ulë korrupsionin në nivel të pranueshëm dhe të arrestojë të gjithë bosët e mafias.
Ai thotë se nuk ka ndër mbend të arrestojë kryeministrin aktual Fatos Nano, duke thënë se "nuk lë përshtypje të mirë, kur arreston udhëheqësin e ardhshëm të opozitës, megjithëse Nano mezi sa s'pret të marrë rolin e martirit", është shprehur Berisha për këtë gazetë autoritative gjermane.

Kosova.com

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 5-8-2005 nė 17:51 Edit Post Reply With Quote
Nuk duhet tė bisedohet me askėnd pėr Pavarėsimin e Shtetit tė Kosovės

Nuk është vetëm mendimi im se nuk duhet të bisedohet me askënd për pavarësinë e Kosovës. Pse të bisedohet dhe për çka të bisedohet??!!
Duhet me ua krijuar të gjitha kushtet sipas konventave ndërkombëtare minoriteteve, dhe nëse është nevoja të organizohet referendumi, ose të shpallet në Kuvend të Kosovës Pavarësia.
Nëse duhet të bisedohet, duhet të bisedohet në mënyrë diskrete me mikun më të besueshëm e të shtrenjtë, SHBA dhe me aleatët e saj. Me askënd tjetër. Ka shtete që janë në gjëndje më të keqe juridike etj. se Kosova, ndër ta edhe Serbia, të cilës Evropa putanë i kërkon vetëm dozëzimin e një krimineli /Mlladiq/ kurse shqiptarët e të tjerët janë të diskriminuar nën Serbi.
JO NEGOCIATA, POR SHPALLJE TË PAVARËSISË SA MË PARË MË MIRË.





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
burimuji

Postuar mė 14-8-2005 nė 01:31 Edit Post Reply With Quote
trepca.net




13 gusht 2005 / TN / Zëri i Amerikës

Isabela Çoçoli

Organizata të ndryshme dhe grupe lobiste në Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht në Uashington, nga ato në mbështetje të pavarësisë së pakushtëzuar për Kosovën tek ata që janë kundër saj vazhdojnë diskutimet e kësaj çështjeje, por varet nga lojtarët kryesorë në skenën ndërkombëtare se si do të trajtohet përfundimisht çështja e Kosovës. Dje në një nga mjediset e Senatit amerikan, Instituti për Fenë dhe Politikën Publike, organizatë jo-qeveritare, organizoi një konferencë shtypi për të diskutuar të ardhmen e Kosovës.

Thomas Melady, ish-diplomat amerikan i karrierës, tani konsulent në Institutin për Politikat Botërore, tha se atmosfera aktuale në Kosovë nuk i shërben aspak pajtimit mes komuniteteve etnike dhe nuk garanton aspak lirinë e tyre, veçanërisht të pakicës sërbe. Zoti Melady, i cili vizitoi rajonin kohët e fundit tha se në Kosovë duhet të vazhdojë prania ndërkombëtare për aq sa të nevojitet për pajtimin e komuniteteve etnike dhe krijimin e një atmosfere tolerance.

“Unë gjithmonë kam besuar dhe jam optimist për arritjen e pajtimit edhe në rrethanat më të vështira. Por çdo lloj pavarësie për Kosovën do të ishte një hap i nxituar dhe i gabuar. Për mendimin tim rruga që duhet ndjekur është bashkëpunimi me të gjitha komunitetet nën qeverisjen, praninë dhe mbështetjen ndërkombëtare”.

Zoti Melady tha se shpërthimet e dhunës kohët e fundit kanë treguar se ka patur një bashkërendim të pamjaftueshëm në strukturën e komandës së forcave në Kosovë dhe që të mos përsëriten ngjarjet e marsit 2004, theksoi ai, ky bashkërendim veprimesh është me rëndësi jetike.

Edhe Joseph Grieboski, President i Institutit për Fenë dhe Politikën Publike u shpreh për vazhdimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, të paktën edhe për një periudhë pesë vjeçare, për të garantuar të drejtat e pakicave dhe funksionimin e shoqërisë civile. Ai tha se tërheqja nga Kosova në një kohë kur shoqëria është tejet e politizuar në baza etnike dhe fetare, do t’i hapte rrugën dhunës si ajo e marsit 2004.

“Pavarësia Kosovës do të ishte një shkëputje nga ligji apo norma ndërkombëtare. Ajo do t’i dërgonte një mesazh të gabuar terroristëve apo banditëve që të përdorin mjetet e dhunës dhe vrasjet për të hipur në pushtet. Ajo do të ishte një mesazh se dhuna sjell përfitime politike".

Shtetet e Bashkuara thonë se statuskuoja e statusit të papërcaktuar të Kosovës nuk është më e qëndrueshme, e dëshirueshme apo e pranueshme. Kjo gjendje nuk plotëson dëshirat e asnjërës palë apo të popujve të atij rajoni, dhe le të hapur mundësinë për ripërtëritjen e dhunës etnike. Po të mos diskutohet së shpejti statusi i Kosovës, kjo do të rrezikonte të gjitha arritjet në Ballkan gjatë dhjetë viteve të fundit.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
rtp

Postuar mė 1-9-2005 nė 08:59 Edit Post Reply With Quote
Për Kosovën nuk ka zgjidhje tjetër përveç njohjes se vullnetit te popullit te saj

Nga Akademik Esat Stavileci


Duhet të ketë një përkujdesje ndaj serbeve, por jo mbi bazën e privilegjeve me të cilat janë mësuar në të kaluarën, por mbi bazën e realitetit që duhet ta pranojnë.

Zotëri i nderuar,

Shkas i drejtpërdrejtë që t’ju drejtohem me këtë letër është një deklaratë e Juaj e bërë publike ditë më parë në lidhje me Kosovën dhe të ardhmen e saj dhe porosia e Juaj:”Kosovarë, përgatituni për kompromise”.

Pa “hyrë fare”në çështjet që do të mund të diskutoheshin se a i përket mandatit Tuaj adresimi i porosisë; sesa ishte ky një veprim Juaj diplomatik,edhe po qe se “ishte i porositur”, dhe cili ishte shkasi për t’u bërë një adresim të tillë “kosovarëve”në kohën kur ata, me gjithë deklaratën Tuaj, ”jetojnë në pritje të mëdha”,më lejoni që, duke mos pasur ndonjë mundësi tjetër të komunikimit të drejtpërdrejt, të theksoj disa momente nga historia e hershme dhe më e re politike e Kosovës që ndoshta, në mos asgjë tjetër,do të plotësojnë përfytyrimin e Juaj për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Përpara se t’i kthehem historisë së çështjes së Kosovës, me gjithë rekomandimet e Juaja që “të shikojmë përpara”, më lejoni që të shpreh konsideratën për mendimet Tuaja, sado qoftë të vonuara, se megjithatë, është statusi dhe mungesa e tij, ai që ka lënë të bllokuara shumë procese zhvillimore në Kosovë. Kështu, më në fund,edhe prej Jush ka një konfirmim se:”ekonomia nuk do të ecë përpara, përderisa statusi të mos qartësohet”; se “decentralizimi është i ndërlidhur ngushtë me çështjen e zgjidhjes së statusit”; se “e gjithë puna rreth mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të pakicave, është poashtu e ndërlidhur me çështjen e statusit” dhe duke i përmendur katër nën-prioritete, siç shpreheni Ju: kthimi i refugjatëve, liria e lëvizjes, çështjet pronësore dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore e fetare, Ju sikur vërtetoni tezën se “është e pamundshme përmbushja e standardeve para statusit”, edhe pse këtë nuk e shprehni, për shkaqe që mund “të merren me mend”.

Shkëlqesi,

Nuk jam pa njohuri për politikën dhe proceset politike që të mos kuptoj domethënien e kompromisit në politikë dhe në proceset politike, por, më lejoni që pikërisht duke “iu kthyer” historisë së hidhur të Kosovës të shpreh mendimin tim se cili është kompromisi që do të mund të bëhej në lidhje me Kosovën dhe të ardhmen e saj në të cilin,siç më thotë mendja,nuk keni menduar Ju.

E para,çështja e Kosovës “është sajuar”me copëtimin e trungut etnik shqiptar dhe ky fakt është shumë domethënës për të kuptuar esencën e problemit të saj.

E dyta,Kosova është aneksuar me 1912, me 1918,me 1945, ndërsa me 1989 prej Kuvendit të saj është kërkuar që “të deklarohet për kufizim të vetvetes”.

E treta,në kohën kur harta politike dhe gjeografike e ish-Jugosllavisë kishte marrë “një pamje dhe një strukturë tjetër”, Kuvendi i Kosovës deklaroi vullnetin politik”për të qenë zot i fatit të vetë politik në suaza ndërkombëtare, përcaktim ky që,megjithatë, nuk u shoqërua edhe me njohjen ndërkombëtare të tij.

E katërta,me rastin e themelimit të krijesave të reja artificiale-shtetërore, RFJ në vitin 1992, dhe Unioni Serbi-Mali i Zi, në vitin 1993, Kosova me asnjë akt të vetin dhe në asnjë mënyrë, nuk dha miratimin e vetë, sepse vërtetë nuk kishte asnjë arsye që “të ngërthehet”brendapërbrenda kreaturave politike, nga të cilat kishin dalur edhe vetë popujt e trungut sllav.

E pesta, qëndrimet posesive serbe për Kosovën, si “djep i popullit serb ” dhe si“djep i shtetit”serb, janë të pathemelta dhe të paqëndrueshme shkencërisht dhe nuk përkojnë me të vërtetën materiale historike. Madje, autoktonia e shqiptarëve “nuk është fakt primar që pohimin posesiv serb mbi Kosovën si tokë serbe e bën të pabazë,por në radhë të parë këtë pohim e bën të pabazë realiteti etnik-nacional i Kosovës me shumicë demografike të popullit shqiptar në Kosovë”.

Z.Petersen,

Ekzistojnë “disa boshte strumbullare që shprehin individualitetin dhe mëvetësinë e Kosovës”dhe brendapërbrenda tyre duhet kërkuar kompromisin për Kosovën,sepse ato boshte,”si determinante socio-politike e fuqizojnë dhe e formësojnë,në mënyrë burimore”,statusin e shtetit të Kosovës.

Duke pasur parasysh “kohën Tuaj shumë të shtrenjtë”, më lejoni që, pa hyrë në zbërthim më të thellë, vetëm t’i theksoj disa prej tyre. Boshti i parë dhe kryesor i mëvetësisë së Kosovës është “realiteti kombëtar demografik-territorial i popullit shqiptar në Kosovë”.Boshtin e dytë e përbën “individualiteti kompleks historik, gjeografik, struktural-kombëtar dhe politik i Kosovës”.

Boshtin tjetër e shpreh ”individualiteti dhe barazia e kolektiviteteve nacionale për pavarësi”. Mirëpo, megjithatë, në krye të të gjitha boshteve, është vullneti politik i popullit të Kosovës për pavarësi dhe nuk ma thotë mendja se,duke pasur parasysh atë vullnet, të shprehur qysh më herët, të fuqizuar në Luftën e UÇK-së dhe të përfshirë në programet e partive politike dhe të institucioneve të Kosovës, do të mund të ishte në përputhje me logjikën e përgjithshme dhe me atë konstitucionale-juridike, në veçanti,që Kosovës “t’i sugjerohet kompromisi” që nuk do të merrte parasysh atë vullnet që, përndryshe edhe në pikëpamje të së drejtës ndërkombëtare,përbën përcaktuesin e vetëm real për të ardhmen e një populli.

Jam i vetëdijshëm për mundësinë e bërjes së analizave që i shtrojnë problemet “në kuptim të saktë të realitetit historik” që “i kundërshton si iluzionet e dëmshme,ashtu dhe vlerësimet e gabuara”,madje edhe “spekulimet qëllimkëqija”për “bashkime të reja ballkanike”. Shqiptarët e Kosovës, duke kërkuar mbështetje pikërisht në realitetin historik kur vendoset për fatet e tyre, i drojnë “vlerësimeve të gabuara” dhe veçanërisht “spekulimeve qëllimkëqija”për “bashkime të reja ballkanike”që do të paraqisnin vërtetë një “investim të dështuar”të bashkësisë ndërkombëtare.

Njohja e Kosovës si shtet i pavarur është sot, padyshim, një zgjidhje “realisht e balancuar e kohës dhe në drejtpeshim përbrenda horizontit të kohës në Ballkan”. Ajo nuk paraqet kurrfarë “zgjidhjeje ekstreme”në mënyrë që për “përjashtimin e saj”të kërkohen kompromise. Pavarësia paraqet pikërisht kompromisin e kërkuar,me arsyetimin se ajo paraqitet “me interes të thellë kombëtar,jo vetëm për kombin shqiptar,por edhe për kombin serb në Ballkan”,po sikurse që,me këtë rast,sado që shqiptarët e konsiderojnë si një proces historik,synimi i tyre ishte dhe mbetet që “të jetojnë të bashkuar”.

Ka shumë të vërteta në pohimet e zyrtarëve ndërkombëtarë se në Kosovë “ka mbetur shumë për t’u bërë”.Edhe unë jam i po atij mendimi,por këtë nuk e shoh si ndonjë pengesë që të mos njihet pavarësia e Kosovës.Natyrisht se pavarësinë nuk e përjetoj si mundësi që,në mënyrë automatike,të zgjidhen të gjitha problemet me të cilat po ballafaqohet sot Kosova,por e shoh si udhë të daljes nga “një rreth i mbyllur”, brendapërbrenda të të cilit është sot Kosova,sikurse që jam i ndërgjegjshëm për nevojën që në Kosovë të ketë një prani ndërkombëtare edhe pas njohjes së statusit të saj.

Kosova duhet të ndihmohet në përpjekjet për ta fuqizuar shtetin e ri dhe për t’i mbrojtur kufijtë e tij. Këtu mbështetet pikëpamja ime, jo për ndonjë “pavarësi të kushtëzuar”ose për ndonjë model të “pavarësisë” pa sovranitet që do të thoshte “vendosjen e kulmit para themelit”, por për një pavarësi “të mbikëqyrur” pikërisht në përmbushjen e detyrave të cilat janë “përcaktuar me standarde” që, sipas një themelësie logjike,do të duhej të ndërlidheshin me anëtarësimin e shtetit të ri në mekanizmat ndërkombëtare,e jo me “hapjen e negociatave”në të cilat “dini” vetëm se “kur hyni”,por jo edhe se “kur dilni” dhe “si dilni”prej tyre. Duhet të ketë një përkujdesje ndaj serbëve, por jo mbi bazën e privilegjeve me të cilat janë mësuar në të kaluarën,por mbi bazën e realitetit që duhet ta njohin.

Prandaj, duke e përfunduar këtë letër dhe duke Ju falënderuar për durimin Tuaj që “të merreni me te”,mendoj se është koha e fundit që bashkësia ndërkombëtare,pra qendrat e vendosjes, jo vetëm të theksojnë problemin,por të sugjerojnë rrugët për të përballuar atë;jo vetëm të shprehin shqetësime për konfliktet e mundshme,por që t’i parandalojnë ato me njohjen e vullnetit të popullit shumicë në Kosovë; jo vetëm të premtojnë angazhimet për t’a shpënë Kosovën në Evropë.

Me konsideratë të lartë, ju përshëndes ngrohtësisht për angazhimin Tuaj.

30 gusht 2005
---------------------------------------------------------------------------------

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-9-2005 nė 19:02 Edit Post Reply With Quote
Alex Anderson, shef i zyrës së Grupit Ndërkombëtar të Krizave në Prishtinë


RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Anderson a do t’i përshkruanit në mënyrë të përgjithshme çështjet kryesore të raportit tuaj të sotëm për Mitrovicën?

ALEX ANDERSON
Po, ne e kemi lëshuar një raport për veriun e Mitrovicës, për shkak se retorika e bashkësisë ndërkombëtare për nevojën që Kosova të ketë integritet territorial, me çka ne pajtohemi plotësisht, deri më tash nuk është mbështetur nga masa konkrete që do ta realizonin atë integritet. Posaçërisht, bashkësia ndërkombëtare, UNMIK-u dhe KFOR-i nuk e kanë përmbushur në të vërtetë mandatin e tyre në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Në tre komunat veriore Zubin Potok-Leposaviq dhe Zveçan kemi një prani shumë të zbehtë të UNMIK-ut, që në të vërtetë tregon atë, që vazhdon të jetë ushtrim i pushtetit nga Serbia në shumë aspekte. Ajo që kemi propozuar është një seri veprimesh që synojnë ta ndryshojnë situatën me qëllim të arrihet një situatë në veriun e Kosovës që e sjell veriun në të ardhmen e Kosovës, pa mundësuar që shumica shqiptare të mbizotërojë në zonat që efektivisht janë të banuara nga serbët.

RADIO EVROPA E LIRË
Në rekomandimet, raporti përmend një lloj autonomie për pjesën veriore. Në çfarë drejtimi duhet të arrihet kjo autonomi?

ALEX ANDERSON
Ne jemi nisur nga nevoja që komunat veriore të dominuara nga serbët të gëzojnë një autonomi praktike, por pa të drejtën për t’u ndarë apo për të formuar ndonjë lloj entiteti të natyrës çfarë kemi në Bosnjë, që do të lejonin ndoshta ndarjen në faza të mëvonshme. Ajo që kemi propozuar është një seri mekanizmash institucionale, që do t’u mundësonin këtyre komunave që të kenë një autonomi të konsiderueshme si komuna, ashtu si edhe komunat e tjera të Kosovës, për të përdorur burimet në qeverisjen lokale, ku kemi propozuar njohjen e më shumë departamenteve qeveritare të orientuara kah serbët, si për shembull ndoshta që zëvendëskryeministri t’u lihet të përcaktohet nga serbët, dhe për t’i shfrytëzuar këto mekanizma burimesh të koordinuara që t’u mundësohet një autonomi vetanake, pa lejuar të drejtën kushtetuese për t’u shkëputur apo për të formuar ndonjë lloj të entitetit formal të ndarë.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se këto komuna në pjesën veriore duhet të jenë të lidhura mes vete në çfarëdo mënyre, për të formuar ndonjë strukture homogjene territoriale?

ALEX ANDERSON
Ne nuk mendojmë se do të ishte ide e mirë që të kishte ndonjë aranzhim të tillë formal, ndërsa në baza joformale kjo është e mundur, për shembull që nëse këto komuna duan të kenë ndonjë program të përbashkët, apo ta miratojnë ndonjë ligj komunal që duan ta koordinojnë mes vete. Ata mund ta bëjnë këtë, duke shfrytëzuar këto elemente të reja në qeverisjen qendrore të Kosovës, që do të jetë më e orientuar kah shëbrimet për serbët, puna e të cilëve do të jetë po ashtu për të absorbuar strukturat aktuale paralele të Beogradit.

RADIO EVROPA E LIRË
Dhe, cili duhet të jetë roli i Beogradit për të jetësuar këto ide dhe në cilat fusha duhet të përfshihet Beogradi?

ALEX ANDERSON
Ne mendojmë se ka një hapësirë të kufizuar për Beogradit që të përfshihet përmes marrëveshjeve dhe koordinimit përmes strukturave të autoriteteve qendrore të Kosovës, në fushat si arsimi, kujdesi shëndetësor, politikat sociale, politikat kulturore dhe mendoj se ka një hapësirë për këtë. E rëndësishmja sipas meje është që bashkësia ndërkombëtare t'i dërgojë porosi të qartë Beogradit, jo vetëm përmes retorikës, por përmes veprimeve lidhur me veriun e Kosovës, se ndarja nuk është në rendin e ditës dhe se rruga e vetme e mundshme përpara për Beogradin, duhet të jetë ajo e bashkëpunimit dhe e përkrahjes së bashkësisë serbe në Kosovë përmes bashkëpunimit përmes strukturave të autoritete qendrore të Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË
A nuk mendoni se ideja për autonominë e pjesës veriore është në kundërshtim me qëndrimet e Grupit të Kontaktit se nuk do të ketë copëtim apo ndarje të Kosovës?

ALEX ANDERSON
Duhet të shihet se si do të ndërtohet ajo autonomi. Ajo që kemi propozuar është për një autonomi të konsiderueshme praktike, pa të drejtën kushtetuese për t’u ndarë apo shkëputur, apo pa të drejtën të pasur një strukturë të entitetit zyrtar për veriun.

RADIO EVROPA E LIRË
Dhe, cili do të jetë roli i komisionarit special për pjesën veriore, në kohën e proceseve aktuale të përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës?

ALEX ANDERSON
Zgjidhja e statusit të Mitrovicës dhe statusit përfundimtar të Kosovës duhet të shkojë dorë pas dorë në mënyrë proaktive, dhe jo në ndonjë lloj situate si ajo e tashmja kur kemi një hezitim, pasi një problem shkakton tjetër problem, edhe më të pazgjidhshëm. Roli që kemi paraparë për komisionarin special është një figurë e fortë, që nën mandatin e përgjithshëm të UNMIK-ut për negociatat për statusin, do të jetë i aftë të kombinojë pushtetin civil dhe para së gjithash ushtarak në veri, për të dëshmuar vendosmërinë e bashkësisë ndërkombëtare në veri dhe që përmes një serie masash ta riintegrojë Mitrovicën dhe veriun në mënyrën që do ta ruajë integritetin territorial të Kosovës, por që gjithashtu nuk do të lejojë që zonat e banuara nga serbët t’i ekspozohen dominimit që ata ia kanë frikën nga Kosova e mbizotëruar nga shqiptarët.

RADIO EVROPA E LIRË
Ju keni përmendur në raport nevojën për të larguar stacionet policore dhe gjyqet paralele në pjesën veriore. A është ky një sugjerim se strukturat e tilla paralele në të vërtetë egzistojnë?

ALEX ANDERSON
Nuk është një sugjerim, por është një gjendje e fakteve, pasi natyrisht se strukturat e tilla egzistojnë. Për shembull në veriun e Mitrovicës ka stacion policor paralel serb, stacion të Ministrisë të Brendshme të Serbisë dhe kemi dhjetëra zyra të tjera, shumica e të cilave merren me punë administrative. Sidoqoftë, prania e tyre përbën një shkelje të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe në disa vitet e fundit kemi parë UNMIK-un dhe KFOR-in që kanë qenë mjaft të lumtur të jetojnë me këtë dhe e kanë pranuar si një realitet, pa kuptuar tërësisht apo pa dashur të kuptojnë se prania e këtyre elementeve të sigurisë dhe gjyqeve paralele, në të vërtetë shkel mandatin që UNMIK-u dhe KFOR-i kanë marrë për ta përmbushur në Kosovë.

Intervistoi: Rrahman PAÇARIZI





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.8374610 sekonda, 52 pyetje