Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: Statusi i Kosoves
Anton Ashta

Postuar mė 20-9-2005 nė 16:28 Edit Post Reply With Quote
http://www.bbc.co.uk/albanian/regionalnews/2005/09/050915_kos_uk_alexander.shtml





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 24-9-2005 nė 20:40 Edit Post Reply With Quote
DIPLOMACIA SHQIPTARE,GJYSEM SHQIPTARE

Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

DERI KUR DO TË KÊNAQET DIPLOMACIA SHQIPTARE ME GJYSMA DHE ME KUSHTËZIME KOLONIALE EVROPIANE-SLLAVE?!


*Politika dhe diplomacia e mirëfilltë nuk e njohin “përmbajtjen” e alla-maximës oportuniste-demagogjike armiqësore : “Më mirë vonë se kurrë ; më mirë një e keqe e vogël se e madhe” për kombin dhe për shtetin etj., sepse kush mbetet vonë, e përpin terri dhe errësira shekullore nën robëri të huaj. Është fakt i pamohueshëm se kohëve të fundit shtetarët e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu/president/,

Sali Berisha/kryeministër/ dhe Besnik Mustafaj/ ministër i Punëve të Jashtme/ botërisht kanë shprehur opinionin e tyre publik, se Kosovës duhet t’i njihet pavarësia, duke përfillur “vullnetin e lirë të popullit të Kosovës”, që ai vetë të vendosë për fatin e Kosovës. Ky është emëruesi i përbashkët i pikëpamjeve dhe i qëndrimeve unanime të politikës dhe të diplomacisë zyrtare të Republikës së Shqipërisë ndaj statusit të ardhshëm të Kosovës. Një strategji të këtillë me karakter parësor dhe prioritar të interesit nacional të përbashkët lidhur me pavarësinë e Kosovës, diplomacia dhe politika e jashtme e Shqipërisë, është dashur ta përfillë dhe ta mbështetë me konsekuencë dhe në mënyrë koherente që nga shpallaja e Republikës së Kosovës (Deklarata Kushtetuese, 2.korrik 1990; Kushtetuta e Kaçanikut, 7.shtator 1990 dhe Referendumi gjithëpopullor, 26-31.shtator 1991). Në këtë kontekst, politika e brendshme /në saje të kapacitetit të disponueshëm të saj/ bëri atë që bëri në favor të përkrahjes së pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq, politika e jashtme dhe diplomacia e Shqipërisë / gjatë qeverisjes së mandatit të parë të Sali Berishës, e mëpastaj, pothuajse gjatë dy mandateve të Fatos Nanos/ në planin ndërkombëtar tërësisht kanë qenë të paralizuara në sensibilizimin dhe në afirmimin e së drejtes së vetëvendosjes së Kosovës, edhe pse kushtet dhe rrethanat ndërkombëtare ishin tejet të volitshme për veprimin e diplomacisë ofensive të Shqipërisë, sepse Serbia gjenocidale disa vjet radhazi ishte e përjashtuar dhe e izoluar nga të gjitha instiucionet dhe organizatat ndërkombëtare /OKB, OSBE, BE etj./. Mirëpo, ne kësaj radhe nuk e kemi temë bosht bilancimin e plusave dhe të minusave të deritashëm të diplomacisë shqiptare lidhur me çështjen e Kosovës (1990-2005), por do të përqëndrohemi vetëm shkurtimisht në rrjedhën e ngjarjeve më të reja, të hedhjes së hapave të parë të diplomacisë së nomenklaturës më të re diplomatike të qeverisë së Sali Berishës përkitazi me çështjen e Kosovës.

(1) Prejudikimi i “pavarësisë së kushtëzuar”- nonsens diplomatik dhe kombëtar(!)

S’ka asnjë dilemë, as dyshim se Shqipëria është e obliguar që të ngrejë zërin lart (si në OKB, në OSBE, në BE, në Grupin e Kontaktit për Kosovën, ashtu edhe në institucionet dhe organizatat e tjera ndërkombëtare) për të mbështetur pa asnjë rezervë kërkesën e ligjshme dhe të drejtë të popullit shqiptar, që Kosovës t’i njihet e drejta e vetëvendosjes sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse historikisht Kosova është pjesë e pandashme e tërësisë së Shqipërisë Etnike, jo, kursesi e Serbisë, as e Malit të Zi, shtete këto imperilaiste, të cilat me ndihmën e Kongresit të Berlinit (1878) dhe të Konfrencës së Ambasadorëve të Londrës (1913) e pushtuan Kosovën, Ulqinin, Tivarin, Hotin, Grudën, Plavën, Tuzin etj. dhe, që atëherë e edhe sot i mbajnë ende nën sundimin e tyre të gjenocidit kolonial. Për këtë arsye, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, nuk është dashur të nxitojë me pohimin e deklaratës së tij paragjykues, vertet gjysmake dhe të hendikepuar si në kuptim diplomatik, ashtu dhe në atë kombëtar, se paska ardhur çasti vendimtar, që “Kosovës t’i njihet pavarësia e kushtëzuar, duke u bazuar në vullnetin e lirë të popullit të Kosovës, të shprehur përmes metodave demokratike”(“Liria Kombëtare”, 22.09.2005).

Edhe pse qarqet zyrtare të qeverisë së Kosovës deklaratën e theksuar të Besnik Mustafaj / se “Kosovës duhet t’i jepet pavarësia e kushtëzuar”/ e kanë vlerësuar pozitivisht si “ avancim i politikës së shtetit shqiptar karshi zgjidhjes së statusit final të Kosovës” (Shih: “Kosovapress”, 22.09.2005), kjo deklaratë është e dëmshme, sepse pikësëpari është në kolozion me : /1/ të drejtën historike të shqiptarëve mbi Kosovën; /2/ të drejtën e vetëvendosjes, e cila nënkupton shkëputjen e plotë të Kosovës nga Serbia kolonialiste, si dhe /3/ të drejtën e shpehjes së vullnetit të lirë dhe demokratik të popullit shqiptar të Kosovës, të sanksionuar në: /a) Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990; /b/ Kushtetutën e Kaçanikut, 7 shtator 1990, si dhe /c/ Referendumin gjithëpopullor, 26-31 shtator 1991. Pra,kërkesa prejudikuese e kryediplomatit të Shqipërisë, Besnik Musatafaj, që Kosovës t’i njihet statusi i “pavarësisë së kushtëzuar”, është shumfishtë e dëmshme si për shkak të fakteve të theksuara, ashtu për shkak se përmbajtaj e saj është plotësisht e barasvlershme dhe simetrike me konceptin e “pavarësisë së kushtëzuar”, të hartuar katër vite më parë nga GNK-ja, si opcion i mundshëm për arritjen e kompromisit politik midis Prishtinës dhe Beogradit. ǒ është e vërteta, hartimi ie formulës së “pavarësisë së kushtëzuar” për Kosovën, nuk është bërë nga ana e diploamcisë së Shqipërisë, as nga garnitura e diplomatike e Besnik Mustafajt, por nga ana e disa organizatave joqeveritare ndërkombëtare, “specialistët” e të cilave konsiderojnë se “pavarësia e kushtëzuar” e Kosovës, do të ishte e pranueshme për të dy palët në konflikt. Shikuar reaisht, kjo alternativë kompromisi politik, është e pranueshme vetëm për palën serbe, sepse “Kosova me pavarësi të kushtëzuar”, de jure do të ngelte sërish nën jurisdiksionin administrativ dhe territorial të Serbisë, përkatësisht të SMZ-së. Më gjerësisht, se çfarë do të jenë efektet dhe pasojat katastrfike të “pavarësisë së kushtëzuar” për shqiptarët e Kosovës, ministri i jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Besnik Mustafaj ka nderin që gjithanshmërisht të shqyrtojë këtë analizë timen me titull: “JO KOLONI MODERNE, POR KOSOVË TË PAVARUR NË EVROPËN E INTERUAR DEMOKRATIKE” (Shih tekstin integral në: “Liria Kombëtare”,31.08.2004), ku për të gjithë “minusat” e saj jam në gjendje t’i përgjigjem moralisht, ligjërisht dhe profesionalisht gjithë opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar objektiv me pikëmbështetje argumentuese dhe justifikuese të së drejtës së vetëvendosjes, që mbi çdo bazë përjashton alternativën sakat antipavarësi-“pavarësi e kushtëzuar” Kosovës.

Edhe në aspektin diplomatiko-propagandistik, deklarata e theksuar e Besnik Mustafajt është skandaloze, sepse indirekt mbështet “formulën politike pitagoreske” serbe të qeverisë së Beogradit : “Kosovës më pak se pavarësi, e më shumë autonomi”. E përkthyer në gjuhën diplomatike, esenca e kësaj teze është e njëjtë me tezën “ pavarësi e kushtëzuar”, të cilën në formën më perfide të politikës propagandistike të Beogradit zyrtar, shefi i diplomacisë së SMZ-së, Vuk Drashkoviq, e pohoi botërisht në foltoren e Asamblesë së OKB-së,(Tanjug, 16.09.2005). Mirëpo, sa ia vlen, kur këtë simulim diplomatik, nuk e ka “nuhatur” sensi deshifrues diplomatik i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Besnik Mustafaj, duke menduar se replika e homologut të tij V. Drashkoviq, ishte në kundërshtim me pohimin dhe mbështetjen e tezës së tij, “pavarësi e kushtëzuar Kosovës”. Përkundrazi, oponenca diplomatike e Vuk Drashkoviqit në foltoren e keqpërdorur të OKB-së nga ana e tij, ( duke i akuzuar pa të drejtë dhe, pa asnjë argument të vlefshëm shqiptarët për “ushtrimin e terrorizmit në Kosovë ndajj minoritetit serb”, si dhe politikën e jashtme dhe diplomacinë e Shqipërisë për ndryshimin e “befasueshëm” dhe të “papritur” të kursit të saj zyrtar ndaj SMZ-së, me rastin e deklaratës së pohuar të ministrit të Jashtëm shqiptar, Besnik Mustafaj se “Kosovës duhet t’i njihet pavarësia e kushtëzuar”), ishte një konfirmim i qartë i politikës dhe i diplomacisë serbomalazeze, se Beogardi, tanimë është i gatshëm të pranojë çdo formulë gjysmake me karakter kushtëzues të autonomisë së Kosovës, por jo, kursesi pavarësi të plotë, ashtu siç është deklaruar në mënyrë plebishitare të ligjshme dhe demokratike populli shqiptar i Kosovës në vitin 1990, dhe ashtu siç e ka zhvilluar luftën e drejtë çlirimtare dhe kombëtare UÇK-ja(1968-1999), që të shkëputet përgjithmonë nga vargonjtë famëkeqë të kolonializmit shekullor serbomadh.

Nëse ministri jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, e njeh mirë historinë dhe marrëdhëniet ndërshtetëre midis Shqipërisë Etnike dhe Serbisë së Madhe, atëherë duhet patjetër ta demonatojë tezën e tij të prejudikuar “pavarësi e kushtëzuar Kosovës”, të pohuar në Sesionin jubilar të 60-vjetorit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Gjithashtu, duhet ta përkujtojmë “shtabin diplomatik” zyrtar të Shqipërisë në krye me Besnik Mustafajn, se me njohjen e “pavarësisë së kushtëzuar” , ipso facto Kosova nuk fiton kurrfarë pavarësie si subjekt juridik ndërkombëtar, por ajo do të mbetet sërish e izoluar në cilësinë e sovranitetit kolonial të Serbisë, dhe e kushtëzuar sipas “metodave demokratike” antivetëvendosje dhe antipavarësi të PROTEKTORATIT të Bashkimit Evropian (BE). Kjo është formula më e leverdishme dhe më avancuese të cilën qarqet zyrtare serbe të Beogradit, tanimë në heshtje edhe e kanë pranuar nga partnerët e tyre të drejtpërdrejtë të Bashkimit Evropian (BE). Më konkretisht, Beogradi zyrtar , jo vetëm se është pajtuar me një kompromis të tillë, por edhe është një nga hartuesit e draftit “pavarësi e kushtëzuar”. Mirëpo, këtë kompromis politik serbo-evropian në disfavor të së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë së Kosovës, nuk do të duhej ta pranonte as diplomacia zyrtare e Shqipërisëm e as qeveria e Kosovës, pavarësisht nga “zhurma” dhe “pluhuri”, që do të ngrihej nga sondazhet e propagandës dhe të diplomacisë serbo-evropiane nga gjuha e diktatit dhe pozita e forcës në favor të arritjes së kompromisit me çdo kusht, që Kosova nën vellon e “autonomisë së kushtëzuar”, të ngelë prapë nën ambrellën e Serbisë kolonialiste si “oazë e gjelbër” dhe e integruar nën protektoratin e Bashkimit Evropian(BE).

Nëse Kosovës me çdo kusht (domethënë pa e marrë në konsideratë shprehjen e vullnetit të lirë dhe demokratik të popullit shqiptar mbi 90%, që kjo do të ishte në kundrshtimin me të drejtën historike dhe me të drejtën e vetëvendosjes së tij, sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara) i imponohet, që t’i vihet kapuçi i “autonomisë së kushtëzuar” në protektoratin evropian, atëherë politikës dhe diplomacisë shqiptare i mbetet , që të vendosë në mënyrë decidive: -Jo, në asnjë fomë protektorat serbo-evropian, por PROTEKTORAT NËN SOVRANITETIN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS!

Unë do thosha ndryshe nga “kosntatimi diplomatik” i Besnik Mustafajt (të cilin e kam dëgjuar në Kosovë, këtu e 16 vjet më parë në spekulimet e “politikës së lartë” kosmopolite ), nëse nuk do të pyetet as Tirana, as Prishtina, atëherë as Beogradi e as Brukseli i BE-së, nuk do të duhej të pyeteshin, por vetëm Amerika do të vendosë për fatin e statusit të Kosovës, sepse me “formulat” stereotipe të “protektorateve” kolonialiste dhe hegjemoniste të Fuqive të Mëdha të Evropës (në veçanti të dy kryeprotagonistëve të saj: Rusisë dhe Francës) dhe të Serbisë së Madhe gjenocidale, tanimë jemi ngopur këtu e 100 vjet më parë.

Prandaj, nëse si shkak dhe pasojë e krijimit të kushteve dhe të rrethanave të pafavorshme dhe imponuese të bashkësisë ndërkombëtare, shqiptarët do të detyroheshin që ta ndërronin “padronin” ekzistues me ndonjë “padron” të ri, atëherë ai do të duhej të ishte PROTEKTORATI AMERIKAN, edhe pse si rregull, koncepti i lirisë, i pavarësisë dhe i demokracisë nuk e njeh këtë substitut as në teorinë, as në praktikën e derisotme të krijimit të shteteve të pavarura në sistemin shtetëror ndërkombëtar

MONITOR

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-9-2005 nė 16:52 Edit Post Reply With Quote
Beogradi dhe Prishtina ende larg njeri tjetrit mbi statusin e Kosovës
26/09/2005

Me bisedimet për të përcaktuar statusin përfundimtar të Kosovës që priten të fillojnë brenda javësh, Beogradi dhe Prishtina duket se do të kenë ide krejtësisht të kundërta rreth të ardhmes së krahinës.
(Blic, Angus Reid Global Scan - 26/09/05; AFP - 25/09/05; AP, Wall Street Journal - 23/09/05)


Anketat tregojnë se shumica dërrmuese e popullsisë së Kosovës favorizon pavarësinë nga Serbia. [AFP]

Kreu i administratës së OKB-së në Kosovë, Soren Jesen-Petersen sinjalizoi javën e fundit se OKB do të kishte gjasa të jepte dritën e gjelbër për bisedimet mbi statusin përfundimtar të krahinës pasi i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan, Kai Eide të dërgojë një raport vendimtar në krye të tetorit.

Dokumenti i Eide do të vlerësojë përparimin e krahinës në zbatimin e tetë standardeve të vëna ndërkombëtarisht. Megjithatë, sipas Jesen-Petersen, OKB ka gjasa ta miratojë nisjen e bisedimeve edhe në qoftë se asnjë nga stnadardet nuk është përmbushur plotësisht, pasi ajo e pranon se nuk mund ta qeverisë përgjithmonë krahinën.

Ndërkohë, vërejtjet e ardhura nga zyrtarët serbë e shqiptarë të Kosovës bëjnë me dije se një ujdi do të ishte vështirë të arrihej. Prishtina ka sinjalizuar mosdëshirën e vet bile edhe për të diskutuar subjektin e statusit të krahinës me Beogradin.

"Ne do të negociojmë me Serbinë marrëveshje në shumë çështje me interes të përbashkët të tilla si trashëgimia kulturore e fetare e serbëve të Kosovës, dhe garancitë për pakicat në Kosovë dhe refugjatët. [Megjithatë] ne mund të negociojmë rreth statusit të ardhshëm të Kosovës vetëm me komunitetin ndërkombëtar," citon një raport i AFP të shtunën (25 shtator) të ketë thënë Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi.

Drejtuesi i parlamentit të Kosovës Nexhat Daci i tha AFP se komuniteti ndërkombëtar nuk do të "harxhonte kohë e para" në kërkimin e një zgjidhjeje që nuk përmbush shpresat e popullit të Kosovës.

Një vëzhgim i kryer nga Index Kosova midis 25 gusht dhe 31 gusht tregoi se 86 përqind nga të gjithë 992 të pyeturit mbështetën idenë e Kosovës që të bëhet një shtet i pavarur brenda kufijve të saj aktualë. Tetë përqind favorizuan bashkimin me Shqipërinë dhe 6 përqind thanë se nuk e dinin.

Beogradi, megjithatë mbetet krejtësisht kundër pavarësisë

"Një shtet i pavarur i Kosovës nuk është një e drejtë e garantuar por një kërkesë ekstreme," i tha Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së javën e shkuar Ministri i Jashtëm i Serbi-Malit të Zi Vuk Drashkoviç.

Të enjten, Beogradi hodhi dritë për herë të parë në qëndrimin e vet lidhur me përfundimin e mundshëm të bisedimeve të statusit, duke zbuluar detajet pas formulës "më tepër se autonomi, më pak se pavarësi" nxitur prej muajsh.

Ajo që nënkuptohet me këtë, sipas Sanda Raskoviç-Iviç, kreu i qendrës bashkërenduese të Serbisë për Kosovën, ishte se Kosova do të kishte pushtetin e vet ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor ndërsa Serbisë do t'i mbetej sovraniteti shtetëror e territorial mbi krahinën. Kosova do të bëhej një zonë e çmilitarizuar dhe Serbia do të kontrollonte kufijtë e saj, doganat, politikat fiskale e monetare, ndërsa mbrojtja dhe çështjet e politikave të jashtme do të përqëndroheshin.

http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2005/09/26/feature-01





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-10-2005 nė 21:34 Edit Post Reply With Quote
KOMBET E BASHKUARA
Pas marrjes së raportit vlerësues të ambasadorit Kai Eide, për gjendjen në Kosovë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara po përgatit rekomandimet e tij të cilat së bashku me raportin do t'i paraqiten Këshillit të Sigurimit.
"Sekretari i Përgjithshëm, u ka thënë mediave se sipas të gjitha gjasave do të kërkojë që të proçedohet më tej me bisedimet për statusin", deklaroi në një intervistë ekskluzive për Radion "Evropa e Lirë", zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Farhan Haq.
Ai tha se ende nuk mund të konfirmohen kandidaturat për ndërmjetësues në bisedimet për statusin e Kosovës. "Së pari në këtë moment nuk mund të konfirmoj se do ketë një ndërmjetësues special. Kjo do varet nga vendimi i Këshillit të Sigurimit kur të vijë koha që të fillojnë bisedinmet", tha Haq, për Evropën e Lirë duke shtuar se KS i OKB-së ka caktuar një takim më 24 tetor ku do diskutohet Kosova , saktësisht raporti i zotit Eide dhe rekomandimet e Kofi Ananit.
Lidhur me reformat e mundshme që do ndodhin në misionin e UNMIK-ut Haq tha se duhet pritur rekomandimet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe reagimet e Këshillit të Sigurimit.

UASHINGTON
Nënsekretari amerikan për Çështje Politike Nicholas Burns javën e ardhshme do të vizitojë Ballkanin, njoftoi Departamenti i Shtetit. Statusi final i Kosovës është "çështje e rëndësishme para nesh dhe para bashkësisë ndërkobmëtare" tha Sean McCormack, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Ai tha se beson që Burns do të udhëtojë në rajon gjatë javës së ardhshme, por nuk dha detaje të tjera.

BRUKSEL
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Javier Solana tha se Bashkimi Evropian eventualisht mund të marrë kontrollin mbi forcat e rendit në Kosovë, duke vazhduar traditën e Bosnjes, nga viti i kaluar. Solana i tha Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian se pas marrjen së përgjegjësive në Bosnje, "diçka shumë e ngjajshme do të bëhet edhe në raportet me Kosovën".
Solana gjithashtu tha se pas dorëzimit të raportit të ambasadorit Kai Eide, pritet që gjatë këtij viti të fillojnë diskutimet për statusin e Kosovës.
"Zgjidhja e statusit të Kosovës është çelësi i zgjidhjes së të gjitha problemeve tjera në rajon" tha Solana.

PRISHTINË
Nëse do të reflektojë përparimin e bërë në Kosovë, raporti i ambasadorit Eide do të jetë pozitiv dhe do të hapë rrugën e përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës, thanë udhëheqës të institucioneve të Kosovës. Presidenti Ibrahim Rugova tha se raporti i ambasadorit Eide i hap rrugën një takimi ndërkombëtar për statusin.
"Pas vlerësimit të raportit të ambasadorit Eide mund të hapet rruga për biseda për të ardhmen e Kosovës, pra që është pavarësia" tha Rugova pas takimit me ministrin e jashtëm finlandez Erki Tumioja, i cili vizitoi sot Prishtinën.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës thanë se hapja e kapitullit të statusit është e parakohshme për shkak të qëndrimeve të kundërta të shqiptarëve dhe serbëve për këtë status.
Sidoqoftë, ministri i jashtëm finlandez Erki Tumioja tha se Kosova ka një vizion evropian, ndërsa qeveria e tij do ta mbështeste zotin Mati Ahtisari, nëse ai do të ishte i dërguar i OKB-së për statusin.

PODGORICË
Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen qëndroi sot për vizitë në Podogoricë, ku u takua me udhëheqësit kryesor të Malit të Zi. Ai tha se bisedimet për statusin e Kosovës do të fillojnë gjatë këtij viti dhe do të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm. Në fokus të vizitës ishte çështja e kthimit të të zhvendosurve në Kosovë.
http://www.europaelire.org/news/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
bekim

Postuar mė 6-10-2005 nė 16:07 Edit Post Reply With Quote
Opcionet per statusin e kosoves

1. Opcioni Serb (me shume autonomi, jo pavaresi)
Serbet kane kontroll te armates edhe policise, kurse Kosova ka kontroll te Gjygjit por pa kontroll ne komunat ku serbet kane shumice dmth se statusi eshte i mbrojtur prej nje kushtetute serbe qe nuk ka kurrfare vlere (shiko kushtetuten e 1974), Ushtria prape mundohet ta fuse Kosoven nen kontroll te Serbise duke i shtyre serbet e kosoves te qohen kunder vendimeve te prlamentit apo te gjygjesise se kosoves poashtu me ane te decentralizimit dikund deri 40% e Kosoves eshte nen serbet prandaj qdo vendim i pralmentit mund te anulohet nga serbet praktikisht dmth ndarje e kosoves ne raport 60-40 per shqiptaret qe eshte teprice duke menduar se serbet bejne vetem 8% te Kosoves. E ndarja do te bjere lufte per 10 vjet ose edhe ma shpejte.
Opcioni pavaresi e kushtezuar:
Derisa te vendosen te drejta sikur diskriminimi pozitiv ne kosove ku pa serbet asnje vendim nuk mund te merret ne Kosove Kosova nuk do te kete pavaresi. Edhe pas pavaresise Kosova do ti bashkohet EU's prandaj sovraniteti i Kosoves kurr nuk do te jete i plote ne territorin e vet. E pasi qe serbet do te pranohen ne EU perpara Kosoves e me siguri edhe para Shqiperise asnjera e as tjetra nuk do ti bashkohen EU derisa serbet te ken te drejta ekskluzive ne territorin e kosoves gje qe do te shkaktoje trazira ne popullsine shqiptare edhe me siguri lufte.
Opcioni Pavaresi:
Serbet do te kene te drejta por pasi nuk do te kete koncenzus te drejtat nuk do te kene peshe qe ata kerkojne ne asnje vendim te qeverise. Kosova do te luftoje per te drejta me te medha per shqiptaret e Preshves kurse serbet per serbet e kosoves gje qe do te mbajne ne balance njera tjetren. E poashtu Kosova edhe maqedonia do ta mbajne ne balance njera tjetren pasi qe qdo sulm ndaj maqedonise do bien ne krye te Ksoves serbine edhe greqine e qdo sulm ndaj maqedonise prej anes se grekeve apo serbise do ta bien ne ne anen e maedonise shtetin e kosoves e bullgarise prape balancim i mire per paqe ne ballkan. Pra lufte eshe e padeshirueshme nga te gjitha anet .





\"Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak\"- Anonim

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-10-2005 nė 08:12 Edit Post Reply With Quote
OKB do të fillojë bisedimet mbi statusin e Kosovës
09/10/2005

NJU JORK, Shtetet e Bashkuara -- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan tha të premten (7 tetor) se do të fillojë bisedimet për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës dhe do të emërojë një të dërguar të posaçëm për të ndihmuar me bisedimet. Ai tha se ishte duke vepruar mbi bazë të një rekomandimi të diplomatit norvegjez Kai Eide, raporti i të cilit mbi zbatimin e standarteve demokratike në Kosovë iu shpërnda Këshillit të Sigurimit të premten. Dokumenti prej 21-faqesh përvijon një shumëllojshmëri problemesh -- përfshirë institucione të korruptuara, një gjyqësor të dobët, zbatimin jo të mjaftueshëm të shtetit të së drejtës dhe një gjendje të "errët" për serbët dhe bashkësitë e tjera të pakicave -- por përfundon se ka ardhur koha për zgjidhjen e statusit të provincës. Nënsekretari i Shtetit i SH.B.A.-së Nikolas Bërns menjëherë e mbështeti iniciativën e OKB-së dhe premtoi se Uashingtoni do të "ishte i përfshirë në qendër të bisedimeve", dhe do të bënte një përpjekje të madhe diplomatike gjatë muajve të ardhshëm. Ai njoftoi plane për të vizituar Brukselin, Prishtinën dhe Beogradin gjatë javës së ardhshme, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të emërojnë një të dërguar të posaçëm për bisedimet.

Në lajme të tjera, Zëvendëskryeministri Miroljub Labus tha të shtunën se pozicioni i vendit të tij në bisedimet e Kosovës do të dobësohej nga mosarritja prej autoriteteve e arrestimit të Ratko Mlladiç. "Sa më shpejt që t'a përfundojmë atë çështje, aq më mirë," tha Labus. (AP, Washington Post - 08/10/05; UN Web site - 07/10/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-10-2005 nė 08:26 Edit Post Reply With Quote
Astrit Gashi

Ekskluzive - Raporti për Kosovën i Ambasadorit Kai Eide me të cilin rekomandon bisedimet për statusin!!!





Historia e Kosovës në raport mëbashkësinë ndërkombëtare, pas kalimittë viteve, mund të ndahet “Para Kai Eides” dhe “Pas Kai Eides”.Ambasadori i Norvegjisë, i cili u caktua në muajin maj nga Sekretarii Përgjithshëm i KB për të dhënë një raport, brenda disa muajsh pune, ka arritur të përkufizojë, në një dokument dhjetra faqesh, realitetin në Kosovë. Nga burime diplomatike në Prishitnë, ka arritur të marrë një kopje të këtij dokumenti, pas leximit të së cilit Kofi Annan ka vendosur të propozojë ndezjen e dritës së gjelbërt për zgjidhjen e statusit final të Kosovës.

Këtë e ka sugjeruar në raportin e tij, norvegjezi Kai Eide. Ky është raporti i dytë që Eide bën për Kosovën. I pari, i hartuar pas trazirave të 17 marsit, ndikoi që Kosova të mos vazhdojë të jetë pafundësisht pa status të zgjidhur. Ndërsa, ky i fundit, sugjeron fillimin konkret të zgjidhjes së statusit të Kosovës.

“Përcaktimi i statusit të Kosovës në vetvete është një kërkesë shumë sfiduese. Bashkësia ndërkombëtare do duhej të bëjë gjithçka për të siguruar se çfardo qoftë statusi i Kosovës, ai nuk do duhej të guxonte të ishte status i dështuar”, shkruan në hyrje të raportit, Ambasadori Eide. Ai, në asnjë moment, nuk paragjykon se cili do të jetë statusi i Kosovës, por jep elemente të mjaftueshme se Kosova ka bazë për t’u bërë shoqëri

e qëndrueshme. Eide, gjithashtu, tëreheq vërejtjen se prezenca e bashkësisë ndërkombëtare, edhe pas zgjidhjes së statusit, është e domosdoshme, ndonëse kunatitativisht më pak.

Express më poshtë boton në tërësi pasqyrën e Kosovës sipas Ambasadorit Kai Eide. Sfidat për Kosovën Ambasadori Eide fillon rrëfimin e tij për Kosovën duke filluar nga paslufta. Shpjegon vakumin total institucional që ka mbizotëruar në Kosovë, më 1999. Gjashtë vjet më vonë, thotë ai, janë etabluar një mori institucionesh.

“Kjo paraqet një të arritur të jashtëzakonshme. Institucionet ekzekutive,

gjyqësore, legjislative dhe të tjera janë të formuara, duke filluar nga niveli

lokal deri në atë qendror. Ministri të reja parashihet që të formohen në fund të këtij viti. Shoqëria civile ka filluar në mënyrë graduale të marrë formë”, thotë Eide. Kompetencat, sipas tij, janë bartur kohëve të fundit gjithnjë e më shumë. “Liderët lokalë gradualisht po menaxhojnë institucionet të cilat i udhëheqin. Niveli i demokracisë ka përparuar për një periudhë të shkurtë kohore”. Eide thotë se zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar kanë qenë të lira dhe korrekte, që paraqet një sukses të konsiderueshëm. Pas zgjedhjeve, thuhet tutje në raport, në Kuvendin e Kosovës koalicioni qeverisës është përballur me një konfrontim të fortë me opozitën. Eide sugjeron se të gjitha palët, sikurse edhe Kryesia e Kuvendit, duhet të mësojnë rolet e tyre të reja, që deri më tash është provuar si diçka shumë e vështirë.

Institucionet, ka vërejtur Eide, shpesh janë minuar nga një tendencë e ashpër në mes politikanëve të cilët dëshirojnë të tregojnë peshën e

tyre të madhe para partive politike, më shumë sesa para qytetarëve.

Emërimet në vende të punës, sipas Përfaqësuesit të Kofi Annan, bëhen bazuar në përkatisinë politike, ose klaneve të caktuara, më shumë sesa në bazë të profesionalizmit. Ai ka vërjetje të konsiderueshme me përdorimin e mangët të gjuhës serbenë institucione, ndërsa vlerëson se për këtë nuk ka gatishmëri të mjaftueshme nga pala shqiptare, por as nga ajo serbe.

Problem në vete, vëren Eide, janë strukturat paralele serbe në Kosovë, sidomos ato në fushën e shëndetësisë dhe të edukimit në enklavat serbe. “Beogradi përmes strukturave paralele mundohet ta ruajë ndikimin në Kosovë. Gjendja e strukturave serbe paralele në Kosovë është në situatë të ngjashme sikur ajo e shqiptarëve para vitit 1999. Për të eliminuar këtë problem kërkohet një angazhim shumë serioz nga ana e Qeverisë dhe kjo çështje duhet të depolitizohet. Ky problem më së lehti mund të zgjidhet gjatë statusit të ardhshëm të Kosovës”, sugjeron Eide, i cili në këtë raport ka punuar rreth tre muaj. Ambasadori thekson se kërkohet që në Kosovë, Universiteti Publik të depolitizohet. Në raportin e tij tutje lavdëron edhe punën e bërë nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Për këtë i jep një meritë të veçantë udhëheqësve të këtij institucioni, sipas të cilit, ata janë meritorë për sukseset e arritura në përmbushjen e standardeve në këtë lëmi. Kohëve të fundit, sipas Eides, TMK është bërë më shumë profesionale. TMK, thuhet në raport, ka rekrutuar minoritarët që ka qenë një ndërmarrje shumë e vështirë.



Sfidat Ekonomike

Gjendja ekonomike në Kosovë është e pasigurtë, vlerëson Eide. Edhe përkundër progresit, thotë ai, shumë njerëz jetojnë në varfëri dhe papunësia është e një shkalle të lartë. Brenga më e madhe janë parashikimet ekonomike për vitin 2006. Ai tregon në raport se Buxheti i Kosovës në vitin që po vjen do të përballet me deficit të lartë. Sipas tij, Qeveria duhet që tash të ndërmarrë hapa në mbledhjen e taksave dhe ekonominë e hirtë ta sjellë në legalitet. “Me këto përpjekje do të rriten të hyrat publike dhe do të reduktohet nevoja për asistencë ndërkombëtare”. Edhe Kai Eide e konsideron sektorin e energjisë si shumë shpresëdhënës në një kohë më të gjatë, edhe pse, sipas tij, tash për tash ky sektor është sfida më e ndërlikuar. Tutje në këtë raport, Eide numëron problemet më të cilat ballafaqohet KEK. Procesi i privatizimit, sipas tij, është duke ecur mirë, pas shumë shtyrjesh të më hershme. “Ky proces mund të ketë ndikim direkt pozitiv në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, shkruan Eide, duke thënë se shumica e ndërmarrjeve janë blerë nga biznesmenë shqiptarë. Gjithashtu thuhet se ka potencial për t’u shfrytëzuar procesi i privatizimit për të pastruar para. Në raportin e tij për Kosovën Eide flet edhe për pasuritë nëntokësore të Kosovës. Me një përmirësim të teknologjisë, sipas Eide, rezervat e thëngjillit mund ta kthejnë Kosovën në një eksportues të energjisë, në një rajon të uritur për energji.

“Mëgjithatë unë do të isha optimist për të ardhmen”, thotë Eide, sipas të cilit me zgjidhjen e statusit final do të krijoheshin mundësi për të marrë kredi nga jashtë dhe për të tërhqur investime të huaja. Respektimi dhe fuqizimi i së drejtës dhe ligjit Ambasadori vlerëson se fuqia e ligjit është e ndikuar nga forca e institucioneve dhe rritja ekonomike. Gjithashtu, thotë ai, varshmëri e madhe krijohet dhe nga kornizat ligjore që do të aprovohen. Sipas tij, është bërë një ngritje e knaqëshme në këtë drejtim.

Shërbimin Policor të Kosovës, Eide e quan si institucionin më multietnik

kosovar. SHPK, sipas tij, është duke marrë secilën herë e më shumë

detyra më sfiduese, përfshirë kontrollimin e trazirave.

“Krimet e natyrave më serioze, ose ato me natyre etnike, mbesin detyra të cilat SHPK duhet t’i përmbushë”. Fjalët e mira të Eides për TMK dhe SHPK nuk vlejnë edhe për gjyqësinë kosovare. Ai e quan sistemin e drejtësisë në përgjithësi të dobtë. Sipas tij, në tavolinat e gjykatave mbesin të paproceduara mijëra lëndë. Kjo, thotë Eide, e prek secilin dhe në këtë mënyrë bie interesimi për të respektuar ligjin. Luftimi i krimeve serioze, vazhdon Eide, është treguar të jetë një sfidë e vështirë për SHPK dhe sistemin e drejtësisë.



Krimi i organizuar dhe korrupsioni -janë karakterizuar në raport si kërcënimet më serioze për stabilitetin në Kosovë dhe qëndrueshmërinë e

institucioneve. “Korrupsioni është një dukuri e shpërndarë në gjithë Kosovën, por niveli i tij është shumë vështirë të vlerësohet. Në fusha të caktuara, si Shërbimi Doganor, janë bërë përpjekje serioze për ta luftuar korrupsionin institucional”, thuhet në raport. Qeveria, sipas Eides, nuk ka marrë hapat e nevojshëm administrativë dhe legjislativë për ta luftuar dhe për t’u mbrojtur në institucionet e përkohshme. Ai përmend edhe dështimin e prokurorëve dhe policëve ndërkombëtarë në luftimin e krimeve. Sipas tij, pengesë kryesore mbetet komunikimi i vështirë me banorët lokalë, kodi i heshtjes së dëshmitarëve, klani i solidaritetit dhe faktorë tjerë. “Një përkushtim i përbashkët i ndërkombëtarëve dhe vendorëve në këtë drejtim do të mund të sillte progres”,thotë Eide. Përfaqësuesi i Kofi Annan për evaluim të standardeve thotë se duhet pasur një kujdes shumë të madh gjatë bartjes së kompetencave në fushën e policisë dhe drejtësisë. Këtu ai e vë theksin kryesor në krjimine dy ministrive të reja që parashihet të formohen në fund të vitit: Drejtësisë dhe të Rendit. Eide propozon që këto ministri duhet të vihen nën kontroll të individëve që gëzojnë shkallë të lartë të besimit tek të gjithë banorët dhe tek të gjitha partitë politike. Këso individë, thotë Eide, është shumë vështirë të gjenden. Ai paralajmëron se do të ishte rrezik që kontrollin e këtyre ministrive ta marrë një parti politike, ose një komunitet i caktuar. Eide propozon prezencë mëtutjeshme të policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve ndërkombëtarë në Kosovë, duke i tërhequr vërejtje bashkësisë ndërkombëtare që të mos e reduktojë prezencën e këtyre kuadrove nga Kosova.

Sfida ndëretnike Sipas Rezolutës 1244, nënvizohet se Kosova duhet ta mirëmbajë shoqërinë multietnike. Sfida për ta mirëmbajtur këtë, sipas raportit të Eides, është e lidhur ngusht me sigurinë, të drejtat pronësore, promovimin e kthimit të zhvendosurve, si dhe mbrojtjen e komunitetit pakicë. “Fatkeqësisht, pak është arritur në krijimin e një themeli të shoqërisë multietnike”, nënvizon Eide. “Sa i përket sigurisë, situata e përgjithshme është stabile. Shkalla e krimit të raportuar ndëretnik është e ulët. Në përgjithësi, liderët politikë kësaj situate i bashkohen pjesërisht

duke e mirëmbajtur situatën në stabile. Ata e kanë të qartë se çdo shpërthim i dhunës do ta dëmtojë keq situatën si dhe imazhin para bashkësisë ndërkombëtare”. Sipas raportit të Eides, situata në terren mbetet ende komplekse dhe problematike, sidomos për komunitetin

pakicë. Ai konstaton se Kosova është vend i vogël ku incidentet në një vend shpejtë merren vesh në anën tjetër. Kështu që, kjo, në njëfarë mënyre, ndikon në sigurinë e tyre personale, sidomos për serbet e Kosovës. Për ta rregulluar këtë situatë, ai thotë se duhet luftuar krimin në mënyrë më të rreptë. “Kur liria është e madhe për kriminelin atëherë, viktimën është vështirë ta bindësh për shkak se ajo gëzon të njëjtën liri si krimineli”.

Pak incidente ndëretnike Numri i incidenteve ndëretnike është i ultë - pjesërisht se komuniteti pakicë nuk përzihet shumë me komunitetin shumicë, dhe se shpesh ata i anashkalojnë kontaktet me shumicën, shkruan në raportin e Eides. “Është vështirë të pranohet se pakica në fakt duhet të rrezikojë, në kuptimin që të kontraktojë me shumicën, që ta vërtetojë lirinë e tyre të lëvizjes dhe sigurinë e tyre personale.

Deklarime të tilla tregojnë për një situatë të brishtë të sigurisë në terren. Sigurimi i të drejtës pronësore është një nga sfidat që edhe do ta siguronte një shoqëri të vërtetë multi-etnike në Kosovë. Momentalisht të drejtat pronësore as nuk respektohen e as që janë të sigurta. Ndërtimet pa leje, uzurpimi i shtëpive, pronës bujqësore dhe komerciale është një fenomen mjaftë i shpeshtë në Kosovë”. Një pjesë e madhe pronës komerciale dhe bujqësore, vëren Eide tutje, mbetet e uzurpuar në Kosovë. Kjo çështje, sipas tij, është një nga pengesat kryesore për kthimin të zhvendosurve dhe qëndrueshmërinë e bashkëjetesës. Shumica e kërkesave për lirimin e pronës banesore, shpjegon Eide, janë refuzuar.

“Megjithëkëtë, diçka më pak se gjysma e këtyre kërkesave janë zbatuar”. Gjithashtu në raportin e Eides nënvizohet se gjykatat komunale nuk kanë mbështetje serioze që të merren me dhjeta mijëra raste uzurpimeve të pronës. Ai tërheq vërejtjen se kjo situatë nuk duhet të lihet që të

vazhdojë. “Qeveria dhe bashkësia ndërkombëtare duhet urgjentisht t’I adresohen kësaj çështje dhe të gjejnë alternativat për zgjedhjen e këtyre rasteve, duke i zbatuar vendimet që duhet të merren”. Kthimi është ndalur Kai Eide konsideron se mungesa e sigurisë si dhe respektit për të drejtat pronësore, duke shtuar edhe paqartësinë për të ardhmen të komunitetit, kontribuojnë në të keq, dhe rëndë në situatën e përgjithshme të procesit të kthimit, që në njëfarë mënyre edhe është ndalur. Pas dhunës së marsit të vitit 2004, thotë ai, shumica e atyre që i lëshuan shtëpitë e tyre, janë kthyer, por një numër i tyre përsëri i kanë lënë shtëpitë e tyre. “Shumica e shtëpive dhe ndërtesave përcjellëse janë rindërtuar, duke ia kompensuar të dëmtuarve edhe nga 2000 euro, por kjo nuk ka mjaftuar t’i kompensojnë humbjet e kostos së lëvizjes së tyre. Një proces i kthimit kërkon një vëmendje për një kohë më të gjatë, si dhe të përmirësimin shërbimeve dhe zbatimin e rikthimin e pronës. Qëndrueshmëria e komunitetit ekzistues duhet të bëhet pjesë integrale e strategjisë së kthimit”. Prishtina realitet në vete Kai Eide pranon se politikë u janë përkushtuar procesit të kthimit. Megjithëkëtë, kjo është “Realiteti në Prishtinë”, raporton Eide. Sipas tij, realiteti në terren është ndryshe. Situata e sigurisë, qasja e dobët në institucionet gjyqësore, mungesa e mbrojtës së drejtës pronësore, si dhe prospektet e paqarta politike dhe ekonomike, ndikojnë në demoralizimin e procesit të kthimit. Rekomandimet kryesore Pjesa kryesore e Raportit pa dyshim do të zgjojë edhe kurreshtjen më të madhe tek vendimmarrësit kosovarë dhe ndërkombtarë. Ambasadori Eide edhe më herët ka insistuar që raporti i tij të mos jetë pengesë në punën e mëtejme të kryenegociatorit, prandaj edhe i ka ikur dhënies së definicioneve dhe kornizave rreth vetë statusit të ardhshëm, por është përqëndruar në analizë të gjendjes së tanishme. Rekomandimet i fillon me një qëndrim të përsëritur nga raporti i kaluar se shtyrja e adresimit të çështjes së statusit nuk mund të bëhet për shkak të “momentit të keq”, ngase “kurrë nuk do të mund të ketë moment të mirë për të hapur çështjen e statusit”. “Prandaj, analiza e përgjithshme dërgon në një konkludim se koha ka ardhur ta fillojmë këtë proces”. Ambasadori Eide konsideron se që nga viti i kaluar një proces politik është duke u zhvilluar në Kosovë, i prirë nga një angazhim më dinamik ndërkombtar. Ky angazhim, suipas tij, është i zbatuar në një startegji të gjërë që i ka dhënë Kosovës një perspektivë politike. Por, Eide thërret që ky proces duhet vazhduar dhe se nuk´guxon të ndalohet ose të pauzohet. “Kosova ose duhet të shkojë përpara,

ose do të rrëshqasë prapa. Pasi kemi lëvizur nga stagnimi në një pritje, stagnimi nuk guxohet të zë vend përsëri në proces politik”. “Vonesa në status nuk përshpejton implementimin e standardeve” Ambasadori Eide raporton se progresi në implementim të standardeve me rezultate të “përziera” dhe se progres i mëtejmë është urgjentisht i nevojshëm. “Progresi mund të arrihet vetëm nëse ekziston një ndjenjë e perspektivës politike dhe nëse bashkësia ndërkombtare është e gatshme dhe e aftë të mobilizojë më shumë energji dhe presion. Nëse procesi i statusit të ardhshëm mirëmbahet mirë, kjo kornizë mund të përdoret për të

arritur një progres të mëtejmë”. Eide shpjegon në raportin e tij se tanimë ekziston një pritje e përbashkët në Kosovë, Beograd, si dhe në rajon, se procesi i statusit të ardhshëm do të fillojë. Me këtë rast, Eide vlerëson se ekziston një tendencë midis liderëve të Prishtinës të luftojnë më shumë njëri-tjetrin sesa të pregatiten për hapat e ardhshëm. Njëkohësisht edhe në Beograd velrësohet se liderët më shumë shikojnë kah njëri-tjetri se a që shikojnë kah ardhmëria.

Eide vlerëson se vetë puna në raport ka stimuluar që fraksionet e ndryshme brenda shqiptarëve dhe serbëve të punojnë me më shumë kohezion, por njëkohësisht ky progres vlerësohet të jetë “fragjil”. “Shumë punë kërkohet në Prishtinë dhe Beograd - si dhe tek serbet e Kosovës - të përgatiten për procesin e statusit të ardhhëm në një mënyrë të unifikuar dhe koherente”. Eide vlerëson se të gjitha palët kërkojnë qartësi sa i përket statusit të ardhshëm të Kosovës dhe se qartësia do të stimulojë bashkpunimin rajonal ekonomik dhe politik dhe do të largojë një element të jostabilitetit, që sot pengon zhvillimin e tërë rajonit. Në anën tjetër, një arsye për të filluar procesin e definimit të statusit, sipas Eides, është që procesi të fillojë në një kohë kur bashkësia ndërkombtare është ende prezente në Kosovë në një forcë të mjaftueshme. “Sot ekziston një lodhje nga Kosova në bashkësinë ndërkombtare. Shtyerja e procesit të statusit të ardhshëm do ta përforconte këtë lodhje dhe do ta dobësojë mundësitë që ka bashkësia ndërkombtare për të udhëhequr procesin. Fillimi i procesit të statusit të ardhshëm do të krijojë bazë për një angazhim të përforcuar, duke kërkuar shtetet dhe organizatat të rivendosin Kosovën në agjendë”. Eide, po ashtu, thërret që përpos Prishtinës dhe Beogradit, edhe serbët e Kosovës të adresohen në proces si një anë dhe se mekanizmat duhet të gjenden që edhe minoritetet tjera më të vogla të kyçen në proces. Ambasadori Eide e quan procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës si unik dhe se shumë pak mësime mund të nxirren nga proceset paqësore në pjesët tjera të ish-Jugosllavisë. Prandaj, ai kërkon kujdes në lëvizjet përpara dhe participim të gjërë nga të gjitha anët. “Po ashtu, procesi nuk bën të ngutet, por të shtyhet përpara me një ide të qartë të agjendës dhe implikimet e mundshme”. Eide kundërshton kufinj artificialë kohorë në proces të statusit por gjithashtu insiston se kur procesi të fillojë një herë, nuk mund të ndalet dhe duhet të konkludohet. Dialogu duhet vazhduar Eide shpjegon se mjaft energji është shpenzuar - si pjesë e konsultimeve për analizë të përgjthshmë - të krijohet një ambient përkrahës për bisedat e mundshmë për statusin të ardhshëm. Ai vlerëson se element shumë i rëndësishëm në këtë aspekt kanë qenë takimet “joformale” në nivel të ministrave. Takimet e ministrave Haziri dhe Haraqija, Eide i vlerëson si takimet e para direkte për më shumë se dy vite dhe se këto bisedime duhet vazhduar që të luajnë rol si mjete të ndërtimit të besimit dhe si sinjal i gadishmërisë të të gjithëve për të kontribuar në krijim të Kosovës stabile dhe multietnike, pavarsisht rezultatit përfundimtar të procesit të statusit

të ardhshëm. “Në procesin e statusit të ardhshëm duhet involvuar edhe shtetet fqinje të cilët duhet ta kuptojnë procesin, ta përkrahin dhe të sigurohen për mënyren se si po zhvillohet”. Eide konkretisht e përmend edhe rëndësinë e përcaktimit të linjes kufitare me Maqedoninë - që duhet zgjidhur para se të përfundojë procesi i statusit të ardhshëm. Ambasadori Eide në përfundim të raportit shkruan për nevojën e jashtzakonshme që të vazhdohet me punë në implementim të standardeve. Kërkon më shumë punë në fushat e të drejtës pronësore, politikave të kthimit, përmirsimit të mekanizmave për të drejtat e njeriut, dhe përmirsimit dhe sundimit të ligjit.

Ai konkludon se progresi në këto fusha do të krijojë bazë solide për zhvillim të procesit dhe do të përmirsojë shansat e një statusi të ardhshëm stabil dhe të qëndrueshëm. Eide thërret edhe për pajtim, duke kërkuar që roli kryesor të bjerë mbi krahët e liderëve të popullatës shumicë. Në një fjali domethënëse ai porosit se “ata që kërkojnë njohje, integrime dhe investime, duhet po ashtu të dëshmojnë edhe zemërgjërsi”. “Shqiptaërt e Kosovës duhet të mundohen të definojnë identitetin e tyre në një mënyrë që nuk do të ishte mbi shpinën e të tjerëve. Shqiptarët e Ksoovës duhet të fillojnë të shikojnë kah komunitetet tjera të Kosovës dhe serbet e Kssovës duhet të fillojnë të shikojnë kah Prishtina”. Eide pranon se Kosova në një të ardhme të afërt nuk do të bëhet vend ku shqiptaër dhe serbet janë të integruar. “Ata me gjasë kurrë as që kanë qenë, por dhe se procesi i pajtimit duhet nisur”. Statusi i ardhsëm të mos të jetë status i dështuar” Rekomandimet përfundimtare të Ambasadorit Eide janë rezervuar për bashkësinë ndërkombtare dhe rolin e saj në Kosovë. Eide pajtohet se vendimi për të nisur procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës do ta dërgojë Kosovën – dhe rajonin – në një fazë të re dhe të vështirë. Për këtë arsye, ai kërkon koncentrim dhe vazhdim të dedikimit të bashkësisë ndërkombtare për Kosovë. Veçmas propozon rol të shtuar të BEdhe vazhdim të prezencës së KFOR’it në Kosovë, duke sugjeruar se prezenca e kontributit të SHBA është esenciale dhe se kjo do të siguronte në shprehje të dallueshme të angazhimit të SHBA. Eide propozon që me shkuarje të kadalshme të OKB’së nga roli i tanishëm, roli i ardhsëhm kryesor duhet dedikuar të tjerëve. Ai propozon edhe krijimin e një posti të “përfaqësuesit të lartë”, një arranzhman që do të duhej të përfshinte BE’në, me përkushtueshmëri të lartë të SHBA. Edhe OSBE vlerësohet se mund të ketë rol për monitorim dhe suportim në implementim të standardeve

Eide kërkon adoptimin e një udhërrëfyesi për integrim të Kosovës në struktura ndërkombtare, që do t’i japë Kosovës perspektivë reale për një të ardhme. Në paragrafin e fundit të raportit të tij voluminoz, Ambasadori Eide shkruan se determinimi i statusit të ardhshëm të Kosovës do të jetë një sfidë e vështirë. “Bashkësia ndërkombtare duhet të bëjë maksimumin që cilido status të përcaktohet - mos të jetë status i dështuar. Kosova nuk mund të mbetet përgjithmonë nën administrimin ndërkombar. Mirëpo, do do kërkojë prezencë të konsiderueshme ndërkombtare në terren. Kjo përkrahje që nevojitet në aq shumë fusha, nuk mund të sigurohet nga distanca. Bashkësia ndërkombtare duhet të ketë energjinë e nevojshme. Hyrja në procesin e statusit të ardhshëm nuk do të thotë të jetë edhe faza përfundimtare, por e ardhmja e prezencës ndërkombtare”.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 20-10-2005 nė 15:36 Edit Post Reply With Quote
Berisha pėrgėnjeshtron Mustafain pėr Kosovėn

Qeveria bashkon qendrimin për një Kosovë të pavarur. Petersen, gati për nisjen e dialogut Beograd-Prishtinë


Tirana zyrtare është për një Kosovë të pavarur. Kryeministri Sali Berisha përgënjeshtroi dje publikisht përballë përfaqësuesit të sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jesen Petersen, deklaratën e disa ditëve më parë të ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, që ishte për një pavarësi të kushtëzuar në Kosovë. “Qeveria Shqiptare është për pavarësinë e Kosovës dhe garantimin e të drejtave e lirive të serbëve dhe pakicave të tjera, si një kusht thelbësor për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon”, tha kryeministri Berisha, duke shprehur kështu mendimin e qeverisë që ai drejton.
Pa përmendur aspak deklaratën e përsëritur të ministrit Mustafaj për pavarësinë në Kosovë, kreu i qeverisë Berisha siguroi Petersen se pas 15 vitesh jostabiliteti, rajoni i Ballkanit ka nevojë për stabilitet dhe pavarësia e Kosovës do të ndihmojë jo vetëm për stabilitetin dhe sigurinë e vendeve fqinjë, por edhe të gjithë rajonit. Edhe Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka deklaruar prej kohësh se është për një Kosovë të pavarur dhe për një finalizim sa më të shpejtë të statusit të saj. Këtë kreu i shtetit shqiptar e rikonfirmoi edhe një herë në takimin që zhvilloi me Petersen dje në mesditë.
Reagimi
Menjëherë pas kësaj deklarate të kryeministrit Berisha, e cila u dha në orët e para të mëngjesit, ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj riformuloi qëndrimin e tij për Kosovën. Në takimin që ai pati me Petersen disa orë më vonë pasi kryeadministratori i Kosovës takoi Berishën, Mustafaj theksoi se është për një Kosovë të pavarur, pa përmendur këtu termin e dëgjuar shpesh prej tij kohët e fundit “pavarësi e kushtëzuar”. “Jemi në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, si forma përfundimtare e zgjidhjes, e cila do të kalojë nëpërmjet një procesi që do të kërkojë mbështetjen dhe monitorimin e bashkësisë ndërkombëtare, mbrojtjen e minoriteteve, si dhe dhënien e garancive dhe për siguri e stabilitet ekonomik dhe shoqëror jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, tha Mustafaj gjatë takimit të djeshëm me Petersen. Ai shprehu besimin se komuniteti serb do të përfshihet në procesin e statusit për t’u bërë pjesë e zgjidhjes së përbashkët si qytetarë me të drejta të plota në Kosovë dhe siguroi për vazhdimësinë e politikës së fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit reciprok me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Beogradin, pa u kushtëzuar nga çështja e Kosovës dhe e së ardhmes së saj.
Negociatat
Qeveria shqiptare do të luajë një rol të rëndësishëm për të inkurajuar udhëheqësit kosovarë për t’u angazhuar në dialogun me Beogradin paralelisht me procesin e përcaktimit të statusit. Po kështu Berisha theksoi edhe mbështetjen e qeverisë së tij për Forumin Politik të iniciuar nga Petersen dhe Presidenti Rugova dhe miratuar nga Parlamenti i Kosovës, si një mekanizëm shumë i rëndësishëm për negociatat, duke uruar që ai të ruajë unitetin dhe konsensusin në gjirin e tij. Në këtë kuadër, Petersen tha dje se përcaktimi i statusit të Kosovës nuk duhet të jetë një proces i gjatë dhe ai duhet të garantojë mbrojtjen dhe integrimin e pakicave. Sipas Petersen serbët e Kosovës duhet të angazhohen dhe integrohen në jetën institucionale të Kosovës, duke shtuar se institucionet evropiane mbeten përsëri shumë të angazhuara për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit. Për nisjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Petersen garantoi se shumë shpejt do të caktohet një i dërguar special i cili do të ndërmjetësojë negociatat duke udhëtuar mes Prishtinës, Beogradit dhe selive të institucioneve ndërkombëtare. Kryeadministratori i Kosovës tha se kërkohet që të përmbushet standarti për ndërtimin e një shoqërie të vërtetë demokratike multietnike dhe se zgjidhjet e problemeve mund të arrihen vetëm me dialog, me përfshirjen reale të pakicave në institucionet qëndrore e lokale. “Shqipëria si deri tani do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në rajon, tha Petersen.




Presidenti Moisiu
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, gjatë një takimi me Soren Jesen Petersen, kryeadministrator i KB-së në Kosovë vlerësoi kontributin në krye të misionit të OKB–së në Kosovë dhe rolin e tij shumë të rëndësishëm në Kosovë e jashtë saj. Ai vuri në dukje se politika në Kosovë ka bërë progres dhe roli i z. Petersen në hedhjen e bazave të një shteti ligjor është realitet i prekshëm. “Kosova, tha z. Moisiu, nuk mund të kthehet atje ku ka qenë dhe as nuk mund të ndahet apo të bashkohet një vendi tjetër, dhe kjo do të thotë të jetë e pavarur, ashtu si të gjitha ish-pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë, të cilat janë sot shtete të pavarura”. Presidenti shprehu mbështetjen e shtetit shqiptar ndaj Petersen në kryerjen e misionit të tij në Kosovë.


Kryeministri Berisha
Kryeministri Sali Berisha ka përsëritur sot qëndrimin e qeverisë shqiptare për pavarësinë e Kosovës dhe garantimin e të drejtave e lirive të serbëve dhe pakicave të tjera, si një kusht thelbësor për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Qeveria shqiptare do të inkurajojë udhëheqësit kosovarë të angazhohen në dialogun me Beogradin paralelisht me procesin e përcaktimit të statusit. Berisha u shpreh se pas 15 vitesh jostabiliteti, rajoni i Ballkanit ka nevojë për stabilitet dhe pavarësia e Kosovës do të ndihmojë jo vetëm për stabilitetin dhe sigurinë e vendeve fqinjë, por edhe të gjithë rajonit. Ata ndanë gjithashtu qëndrimin e përbashkët për vazhdimin e pranisë dhe mbështetjes ndërkombëtare në Kosovë


Ministri i Jashtëm, Mustafaj
Ministri i Punëve të Jashtme Besnik Mustafaj tha dje se qendrimi i qeverisë shqiptare është në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, si forma përfundimtare e zgjidhjes që do të kërkojë mbështetjen dhe monitorimin e bashkësisë ndërkombëtare, minoriteteve, si dhe dhënien e garancive dhe për siguri e stabilitet ekonomik dhe shoqëror jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Ai shprehu besimin se komuniteti serb do të përfshihet në procesin e statusit për t’u bërë pjesë e zgjidhjes së përbashkët si qytetarë me të drejta të plota në Kosovë. Ai siguroi për vazhdimësinë e politikës së fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Beogradin, pa u kushtëzuar nga çështja e Kosovës.

PS, Rezolutë
Partia Socialiste kundërshton politikisht qëndrimin e qeverisë shqiptare lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës. Pak ditë para fillimit të bisedimeve për pavarësinë e Kosovës, opozita e majtë shqiptare rikonfirmon edhe njëherë mbështetjen e saj për pavarësinë e plotë në ndryshim nga mazhoranca e djathtë. Sekratariati i Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë selisë rozë është duke hartuar një rezolutë, të cilën do t’ia propozojë për miratim Kuvendit të Shqipërisë. Këtë e ka konfirmuar deputetja socialiste dhe njëkohësisht sekretarja e Marrëdhënieve me Jashtë në PS, Arta Dade, e cila ka deklaruar se opozita ka ndërmarrë një nismë për të unifikuar qëndrimin e politik për këtë çështje.


Reagimi i Serbisë
Serbia nuk do të lejojë që në tërritorin e saj të formohet shtet i ri shqiptar, kështu porositi sot shefi i diplomacisë së SMZ-së, Vuk Drashkoviç, duke shtuar se në Ballkan nuk ka vend për dy shtete shqiptare. "Serbia ka për detyrë dhe interes ta parandalojë shumicën shqiptare të Kosovës të formojë shtet të pavarur, e me këtë të vazhdojnë me vrasjet dhe dëbimet e serbëve dhe minoriteteve tjera në Kosovë", deklaroi Drashkoviçi në Beograd. Ai përsëriti se me formulën "më shumë se autonomi, më pak se pavarësi" Beogradi në negociatat e ardhshme për satusin final të Kosovës ofron "zgjidhje kompromisi dhe evropiane".

EXPRESS

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 12-11-2005 nė 11:10 Edit Post Reply With Quote
http://www.europaelire.org/news/
11. Nëntor, 2005 20:57 CET

PRAGË

Më shumë se 30 shefa shtetesh janë mbledhur në Pragë në një takim dy ditor për të diskutuar mwsimet e tranzicionit në vendet e dala nga komunizimi. Në këtë takim merrte pjesë dhe ish presidenti amerikan Bill Klinton.

Në një pronocim rreth zhvillimeve në Kosovë për programin shqip të radios "Evropa e Lirë" ish presidenti Klinton tha:
"Unë e mbështeta lirinë tuaj dhe ende vazhdoj ta bëj një gjë të tillë. Tani është shumë e rëndësishme që ne në Kosovë të mbajmë rendin dhe njëherësh të respektojmë të drejtat e ligjshme të gjithë njerëzve, përfshi pakicat. Ajo çfarë serbët bënë ndaj shqiptarëve të Kosovës ishte e tmerrshme, por shqiptarët e Kosovë nuk duhet të përgjigjen në të njëjtën mënyrë. Ne duhet të gjejmë rrugën për të jetuar të gjithë së bashku, për të punuar së bashku dhe të ecim përpara së bashku", tha presidenti Klinton.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 17-12-2005 nė 02:55 Edit Post Reply With Quote
Kosova: Ēeshtja e statusit final

Shkruan: Skender Hyseni

Emërimi i ish presidentit të Finlandës, z. Mahti Ahtisari, si Emisar i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB së, muajin e kaluar, ka shënuar fillimin zyrtar të procesit për përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës. U deshën më shumë se gjashtë vjet që bashkësia ndërkombëtare të mund të arrinte koncensus për nevojën e zgjidhjes së çështjes së fundit të madhe politike që mbetej si rrjedhojë e shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Kjo e bën vitin 2006 vit me rëndësi kyçe, vit të vendimeve për Kosovën dhe rajonin. Në rrafshin politik, ne besojmë fuqishëm se zgjidhja e problemit është vullnet i bashkësisë ndërkombëtare. Kjo do të thotë një proces i shkurtër dhe i përqëndruar, me rezultate të qarta. Me sa kuptoj unë, negociatori i OKB së, Mahti Ahtisari, ka ndër mend të zhvillojë një proces të "shpejtë dhe të vendosur". Kjo na bën të besojmë se Presidenti Ahtisari nuk është i interesuar për diplomaci të pafundme fluturuese midis kryeqyteteve relevante, por më parë ai duket të jetë i interesuar për një proces të shkurtër dhe efikas. Ne po ashtu kemi mirëpritur qëndrimin e grupit të Kontaktit se procesi i statusit duhet të zhvillohet pa ndërprerje.
Saktësisht pas gjashtë vitesh e gjysmë të qeverisjes së OKB së, ka ardhur koha që popullit të Kosovës t'i jepet mundësia që të udhëheqë vetveten. Më shumë se gjashtë vjet të përkohësisë dhe mungesës së qartësisë së statusit kanë dëmtuar shumë zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës, sidomos në fushën e ekonomisë.
Dua të nënvizoj katër aspekte kyçe rreth pozicionit të Kosovës gjatë procesit për përcaktimin e statusit të ardhshëm.
Së pari, populli i Kosovës pret që rezultati i procesit të statusit të jetë pranimi ndërkombëtar i Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, brenda kufijve të njohur. Natyrisht, ne e dimë se siguria do të duhet t?u besohet SHBA ve dhe fuqive evropiane për disa vite të ardhshme. Gurthemel i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës do të jenë demokracia pluraliste, ekonomia e tregut dhe shteti ligjor.
Së dyti, Kosova është e gatshme të marrë të gjitha obligimet, normat dhe standardet për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të minoriteteve. Të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike a religjioze, meritojnë të jetojnë në paqe e siguri. Mbrojtja e trashëgimisë së pasur dhe të llojllojshme kulturore e religjioze është një nga zotimet kyçe të Delegacionit të Kosovës për status. Kosova po ashtu është e vendosur që të bëjë një reformë të kujdesshme dhe gjithëpërfshirëse të qeverisjes lokale si një instrument i domosdoshëm që do të ndihmonte qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në mënyrë më efikase në çështjet publike.
Së treti, marrëdhëniet me vendet fqinje dhe bashkëpunimi rajonal. Kosova angazhohet për marrëdhënie shumë të mira, paqësore dhe të hapura me të gjithë fqinjët, e sidomos me fqinjët e parë: Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Kosova nuk kërkon territor përtej kufijve të saj dhe nuk do të denjojë asnjë kërkesë ndaj territorit të saj. Ne mbetemi të hapur dhe plotësisht të gatshëm për bashkëpunim të ngushtë në çështje të ndryshme ndërkufitare apo rajonale. Kosova mezi pret të marrë një rol aktiv në bashkëpunimin rajonal për luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar. Stagnimi ekonomik në të gjitha vendet e rajonit është një çështje për brengosje të madhe. Prandaj, Kosova mbështet bashkëpunimin rajonal përmes traktateve dhe marrëveshjeve bilaterale e multilaterale në fushën e ekonomisë.
Dhe së katërti, Kosova do të kërkojë integrim të plotë në bashkësinë ndërkombëtare përmes anëtarësimit në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare politike e financiare. Në fund të fundit, anëtarësimi i plotë në BE është objektivi i Kosovës. Ne presim që shumë shpejt i ashtuquajturi Mekanizëm Përcjellës për Stabilizim Asociim do të konvertohet në proces të mirëfilltë të Stabilizim Asociimit deri në nënshkrimin e marrëveshjes me Brukselin.
Po ashtu, është vullnet i fuqishëm i popullit që Kosova të mbajë dhe të zhvillojë miqësi të ngushtë e të përhershme me SHBA të.
Duke iu përmbajtur normave dhe dispozitave të së drejtës ndërkombëtare, Kosova do të ketë një forcë mbrojtëse të veten, në përputhje me nevojat reale të saj për mbrojtje. Ne duam që ushtria jonë të shkollohet dhe të stërvitet nga NATO ja dhe në pajtim me standardet dhe normat e Aleancës. Gjithnjë në pajtim me këtë, Kosova do të kërkojë integrim të plotë në strukturat veri atlantike.
Në përmbyllje të kësaj fjale, më lejoni të theksoj se ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar njohjen e pavarësisë së vendit tonë.

Institucionet dhe forcat politike të Kosovës janë bashkuar fuqimisht rreth përpjekjeve të Delegacionit të Kosovës për të zhvilluar një proces të shpejtë dhe të frytshëm. Presidenti Rugova po e merr veten me shëndet dhe është plotësisht i angazhuar. Ne falenderojmë Zotin për rezultatet pozitive të trajtimit të tij shëndetësor dhe për vullnetin dhe karakterin e tij që i ka bërë të mundur të rimarrë dhe vazhdojë detyrat e tij si President.
Krejt në fund, dëshiroj të theksoj se përcaktimi i statusit të Kosovës, përkatësisht njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, do t'i hapë dyert dhe do të përshpejtojë integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evroatlantike.


Fjala e Skender Hysenit, Këshilltar i Lartë Politik i Presidentit të Kosovës, të mbajtur në Londër, në Chatham House, më 15 dhjetor 2005


QIK

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 25-12-2005 nė 18:21 Edit Post Reply With Quote
Ēdo solucion pos pavarėsisė shpie nė konflikt tė ri

Padrejtësitë historike që iu bënë shqiptarëve, nuk është dashur të përsëriten. Kompromis për shqiptarët, momentalisht, është Kosova shtet i pavarur. Kjo gjë duhet të kuptohet edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila, si duket, me fjalën kompromis nënkupton diç më pak se pavarësia. Një qëndrim i tillë është i papranueshëm kur dihet se shqiptarët historikisht nuk i lidh asgjë me serbët. Kur dihet se Kosova dhe shqiptarët e kanë të drejtën e tyre historike për bashkim kombëtar. Zor se gjen një shqiptar që do të pranonte më pak se pavarësi…

Skënder MULLIQI

Tashmë kanë kaluar shumë vjet nga shpartallimi i krijesës artificiale të quajtur Jugosllavi. Kanë kaluar edhe më shumë se gjashtë vjet nga dëbimi i forcave shoveniste serbe nga Kosova. Nga kjo krijesë artificiale, Sllovenia dhe Maqedonia arritën të shkëputën pa luftë. Edhe Kroacia u mëvetësua pa viktima të mëdha në njerëz dhe të mira materiale.

Natyrisht se në këtë drejtim Kroacinë e pati ndihmuar shumë Gjermania e kancelarit Gensher. Me së keqi e pësuan Bosnja dhe Kosova. Republika e Bosnjës me afër 1 milion banorë humbi 250 mijë civilë të pafajshëm.

Një gjenocid i tillë mbi popullatën e kësaj republike të vogël, vështirë se mban mend historia njerëzore.

Shovenstët serbomëdhenj nuk u ndalën vetëm me kaq në planet e tyre për krijimin e Serbisë së madhe.
Serbomalazezët, përveç që vranë dhe i masakruan shqiptarët, i dëbuan afër 1 milion sish nga trojet e tyre etnike. Por, Serbia gjenocidiale pësoi disfatë në planin ushtarak, falë NATO-s dhe bijve dhe bijave më të mira të kombit. Si duket bashkësia ndërkombëtare ka “harruar” të gjitha këto të këqija të shovenitëve serbomalazez karshi popujve të tjerë një ish -Jugosllavi. Nuk mund të themi ndryshe kur Serbia faktorizohet pa i përmbushur as për së afërmi kërkesat e parashtruara nga ndërkombëtarët.

Serbia rehabilitohet dhe bëhet faktor i barabartë edhe kur është fjala të zgjedhja e statusit përfundimtar të Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare ishte dashur të bëjë trysni më të madhe mbi Serbinë që ajo së pari t’i përmbushë kërkesat e parashtruara dhe t’i dorëzojë dy kriminelët më të mëdhenj të luftës, siç janë Radovan Karagjiqi dhe Ratko Mladiqi.

Ky shtet në vend se të demokratizohet dhe ta pranojë realitetin e ri të krjuar pas lufte, trashëgoi në regjim edhe më të keq se ai i Millosheviqit. Të gjithë promotorët e të këqijave mbi shqiptarët janë vënë në ballë të këtij shteti. Me njerëzit të cilët janë pjellë e regjimit kriminal millosheviqian zor se do të arrihet paqja e përhershme në Ballkan.

Prandaj, bisedimet me palën serbe ishte dashur të bëhen vetëm në kuadër të dy shteteve fqinje, e jo edhe për statusin përfundimtar të Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare duket së gaboi kur po e tërheq paralelen e njëjtë mes palës shqiptare dhe serbe, sikur shqiptarët të mos ishin pala që pësoi gjenocid të paparë nga forcat e errëta të shekullit të kaluar . Dihet se Serbia e kishte shkëputur me dhunë Kosovën nga trungu i saj i lashtë ilirik.

Nëse Serbia paskësha të drejtë historike në Kosovë, atëherë, sipas kësaj logjike, duhet që edhe Turqia, e cila sundoi afër 500 vjet në hapësirat ballkanike të ketë të drejtën e saj mbi monumentët kulturore- historike .Të ketë dikush të drejta kulturo-historike në një territor të huaj, siç është Kosova për Serbinë, nuk do fare koment. Shqiptarët ishin në këto troje, kurse serbët erdhën në Kosovë si pushtues karpatian .

Vetë fakti se Serbia është legjitimuar nga bashkësia ndërkombëtare të jetë e barabartë në bisedimet e planifikuara me palën shqiptare për statusin e Kosovës, është e padrejtë dhe është fakt për t’u çuditur se si është e mundur një gjë e tillë.

Kjo është njësoj sikur shqiptarët të pyeteshin për fatin e Beogradit. Dihet mirëfilli së çfarë është qendrimi serb ndaj kërkesave legjitime të shqiptarëve për pavarësi. Pala serbe do të këmbëngulë që bisedimet të shkojnë në pafundësi vetëm e vetëm të përfitojnë, nëse është e mundur në afatin kohor. Bisedimet shqiptaro- serbe të monitoruara nga bashkësia ndërkombëtare zor se do të kenë farë efekti kur dihet për kërkesat diametralisht të kundërta të të dyja palëve.

Prandaj, sipas çdo logjike këto bisedime i pret edhe dështimi i plotë, para se ato të fillojnë. Kosova, siç e potencon edhe presidenti Rugova, shpesh në paraqitjet e tij, ishte dashur të njihet drejtpërdejt si shtet sovran dhe i pavarur nga bashkësia ndërkombëtare.

Padrejtësitë historike që iu bënë shqiptarëve, nuk është dashur të përsëriten. Kompromis për shqiptarët, momentalisht, është Kosova shtet i pavarur. Kjo gjë duhet të kuptohjet edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila si duket me fjalën kompromis nënkupton diç më pak se pavarësia. Një qëndrim i tillë është i papranueshëm kur dihet se shqiptarët historikisht nuk i lidh asgjë me serbët.

Kur dihet se Kosova dhe shqiptarët e kanë të drejtën e tyre historike për bashkim kombëtar. Zor se gjen dikush një shqiptar, i cili do të pranonte më pak se pavarësinë e vendit të tyre. Çdo solucion tjetër për zgjedhjen e çështjes së Kosovës do të thotë që paqja në Ballkanin perëndimor, do të mbetet gjithmonë e brishtë dhe do të shpiente herdokur në konflikt të armatosur.

TREPCA.NET

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 10-1-2006 nė 08:54 Edit Post Reply With Quote
lajmet.com
--------------------------------------------------------------------------------
Daci: Pavarësia nuk duhet të ketë parashtesa dhe prapashtesa

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci, thotë se procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës kërcënohet nga rreziqe te brendshme dhe të jashtme, por nuk pranoi që ai do të rrezikohej nga gjendja shëndetësore e Presidentit Ibrahim Rugova. Në një intervistë dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, zoti Daci thotë se institucionet e Kosovës kanë një ofertë të qartë për pakicat kombëtare dhe se grupi negociues për statusin politik do të lejojë ministrin e pushtetit local, Lutfi Haziri, të takohet me homologun e tij serb Zoran Lonçar në pjesën e dytë të muajit janar.



Zëri i Amerikës: Zoti Daci, tashmë jemi në fund të javës së parë të vitit 2006, që është vlerësuar vit me rëndësi të posaçme për të ardhmen politike të Kosovës. Çfarë prisni ju nga ky vit?

Nexhat Daci: Ne presim që ky vit të jetë realizimi i ëndrrës së popullit shqiptar, shqiptarëve kudo që janë, e në veçanti kosovarëve, sepse është investuar shumë në historinë, të themi, 50 ose 100-vjeçare. Mandej, kjo tregon edhe një punë të përgjegjshme të qytetarëve në Kosovë dhe të institucioneve të Kosovës, se janë plotësuar në një mënyrë një numër standardesh dhe një numër kushtëzimesh të ndryshme. Kemi arritur një bashkëpunim shumë të sukseshëm dhe një unitet funksional me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë prandaj jemi të gjithë të qetë dhe të përkushtuar këtë fillim viti që vërtetë të mos lejojmë asnjë shans që ne ta njollosim këtë proces. Në të njëjtën kohë do t’i tërheqim vëmendjen miqve tanë në bashkësinë ndërkombëtare që, vërtetë, zgjatja e procesit mund të ketë efekte shumë negative në proces.

Zëri i Amerikës: Ju jeni anëtar i grupit negociues për statusin përfundimtar politik të Kosovës, grup që ka para vetes detyra që nuk janë shumë të lehta, si krijimi i unitetit politik, hartimi i strategjive për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, përmirësimi i gjendjes së pakicave, por edhe përgatitja e Kosovës përballë pranisë së ardhshme ndërkombëtare në Kosovë. Profesor, si po iu përgjigjeni ju këtyre detyrave?

Nexhat Daci: Do të thoja me mjaft sukses, sepse është punuar shumë në unitetin politik dhe mund t’ju them me përgjegjësitë më të mëdha që në delegacionin e Kosovës apo në grupin negociator nuk ka asnjë njëanësim në mes të pozitës dhe opozitës. Do të thotë jemi unikë për t’i kryer detyrat. Ka shumë sfida në këtë drejtim që dalin dhe që janë obligime tonat. Unë shpresoj që, me seriozitetin që i kemi kaluar (këto sfida), edhe të grupeve punuese, grupin politik, grupin për ekonomi, grupin për kushtetutë ose për rregullim politik dhe grupeve të tjera, të tregojmë përgatitjet tona dhe unë në vazhdimësi kam thënë që Kosova është e përgatitur për këtë proces dhe në takim e parë që kemi pasë me zotin Ahtisari, ka qenë një befasi e këndshme, në radhë të parë për ne, por edhe për përfaqësuesin, zotin Ahtisari.

Zëri i Amerikës: Tashmë po diskutohet për disa mundësi të ndryshme për zgjidhjen e statusit të Kosovës, një prej atyre që përmendet më shpesh, është pavarësia e kushtëzuar. A do ta pranonit ju një zgjidhje të tillë, profesor?

Nexhat Daci: Jo. Unë e kam bërë të qartë edhe në bisedë me miq më të mëdhenj të Kosovës, që pavarësia ose është pavarësi ose nuk është. Pavarësia nuk duhet të ketë as parashtesa, as passhtesa. Do të thotë se ajo është një çështje, e cila nuk bisedohet, nuk negociohet dhe as që ka mandat dikush në grupin negociator të Kosovës për të. Por ka një pako obligimesh kombëtare dhe ndërkombëtare, që del, gjatë statusit dhe në këtë drejtim ne duhet t’i marrim përgjegjësitë tona me një seriozitet shumë më të theksuar dhe këtu bëjnë pjesë në veçanti obligimet ndaj minoriteteve, ndaj decentralizimit, ndaj pasurisë kulturore, ndaj kishave, ndaj xhamive, ndaj të gjitha këtyre isntitucioneve që duhet të jenë jo vetëm demokratike, por edhe të përgjegjshme, në radhë të parë, ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës. Të mos harrojmë, standardi demokratik i një shoqërie është sjellja e saj ndaj minoriteteve. Dhe ne jemi me të vërtetë të përcaktuar që t’i kryejmë detyrat tona.

Zëri i Amerikës: Zoti Daci, a keni ju një pako, një ofertë konkrete për pakicat kombëtare në Kosovë dhe, në këtë kuadër, a do t’i hapni dritën jeshile takimit ndërmjet ministrave të pushtetit lokal të Kosovës dhe Serbisë në pjesën e dytë të janarit, siç është paralajmëruar?

Nexhat Daci: Unë mund të them si individ në grupin negociator që drita e gjelbërt do t’i jepet në pjesën e dytë të janarit. Kemi qenë të gjithë kundër që kjo të ngjajë në dhjetor, sepse kemi dashur që ministri i pushtetit lokal që do të përfaqësojë edhe grupin punues për këtë çështje, zoti Lutfi Haziri, të ketë një dokument ku do të parashtrohen idetë e kosovarëve. Ne do të dalim me pakon tonë dhe (me pikëpamjen) si e shohim ne decentralizimin. Ajo do t’i ofrohet në veçanti palës serbe dhe, këtu të jem shumë i sinqertë, të gjitha vendbanimet serbe, që mund të plotësojnë një kriter evropian ose ndërkombëtar për të qenë një komunë, do të jenë të tilla, por nuk do të ketë grupëzim mbi baza nacionale. Nuk do të ketë kantonizim dhe nuk do të ketë asnjë lidhje fizike me askend jashtë Kosovës; brenda Kosovës, (do të ekzistojnë) të gjitha përgjegjësitë, të gjitha të drejtat dhe të gjitha obligimet që një jetë e bëjnë jetë normale e qytetarëve të Kosovës dhe e serbëve në veçanti, sepse ata janë qytetarët tonë. Të mos harrojmë, serbët e Kosovës kanë historinë e tyre në Kosovë, pasurinë e tyre në Kosovë dhe gjithmonë janë të mirëseardhur si qytetarë të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zoti Daci, procesi i zgjidhjes së statusit politik të Kosovës nuk është një proces i lehtë, madje mund të thuhet se është mjaft i ndërlikuar. A mund ta rrezikojë diçka këtë proces dhe cilat mund të jenë rreziqet ndaj këtij procesi, qoftë nga jashtë dhe qoftë nga brenda Kosovës?

Nexhat Daci: Unë mendoj që nga brenda mund të rrezikohet. N.q.s ne nuk tregojmë seriozitet të mjaftueshëm në institucione, d.m.th. pozita dhe opozita. Nga jashtë ka shenja tentivash për të destabilizuar situatën, gjendjen politike në Kosovë, dhe ne kemi mungesa në këtë aspekt, sepse nuk kemi shërbimet tona zyrtare të zbulimit, ndërsa të gjitha vendet e tjera i kanë në Kosovë, kështu një numër shumë i madh i shërbimeve sekrete veprojnë në Kosovë, d.m.th., hipotetikisht, ekziston gjithmonë mundësia e destablizimit. Por kur them se kemi krijuar një unitet veprues në Kosovë ndërmjet njëri-tjetrit, kjo do të thotë që i kemi plotësuar të gjitha parakushtet për ta ruajtur stabilitetin politik dhe kjo nuk është bërë pa investime të vogla, ose investime të mëdha politike në Kosovë që ndonjëherë, dikujt, qoftë kryeparlamentar, apo kryetar i opozitës, mund t’i kushtojnë politikisht, por përcaktimi i imi fizik, politik dhe psikologjik është që Kosova, në asnjë mënyrë, të mos ofrojë asnjë pretekst që procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës të mos kryhet mirë dhe në kohë.

Zëri i Amerikës: Zoti Daci, një çështje delikate e shtruar kohëve të fundit: A mund ta rrezikojë procesin politik gjendja shëndetësore e Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova?

Nexhat Daci: Jo. Jo, sepse ne kemi aq shumë respekt për Presidentin Rugova, për jetën dhe veprën e tij dhe të vetkuptuarit e ndjenjat që ai ishte arkitekt i të gjithë kësaj pesëmbëdhjetë vjet me radhë, sikur krijon një detyrim të veçantë dhe një forcë të brendshme të veçantë që ky proces të shkojë pa probleme dhe i qetë, një proces rezultativ dhe ne do të na duhen shumë, shumë energji të sforcuara sepse objektivisht Presidentin Rugova në Kosovë nuk mund ta zëvendësojë sot askush.
/ 09 01 2006/V.H.
--------------------------------------------------------------------------------

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 18-1-2006 nė 21:08 Edit Post Reply With Quote
Promemorja e 43 intelektualėve tė Kosovės

Të vetëdijshëm se Çështja e Kosovës po hyn në fazën vendimtare të zgjidhjes së Statusit përfundimtar të saj dhe krijimit të parakushteve për zhvillim normal të njërës ndër zonat më të ndieshme të botës bashkëkohore, e ndjejmë për obligim qytetar dhe kombëtar që t’Ju drejtohemi publikisht:

Kosova dhe populli i saj i shumëvuajtur ka kaluar ditë shumë të vështira si në të kaluarën e largët ashtu edhe në atë të afërt. Pa dashur të përsërisim gjërat e njohura nga kjo e kaluar e hidhur, duam të shprehim bindjen dhe shpresën e madhe të këtij populli optimist të cilit i nevojitet përkrahja e miqve të paqes dhe të progresit rajonal, evropian dhe botëror.

Më në fund, çështja e Statusit të Kosovës pas shumë përpjekjesh ka arritur që të jetë në agjendën e instancave më të larta të diplomacisë ndërkombëtare, për çfarë ne si qytetarë dhe intelektualë duhet të jemi krenarë, por edhe të ndërgjegjshëm për momentin historik. Megjithatë, shqetësimi ynë sikurse edhe i mbarë popullit tonë, lidhet me mënyrën, format, kuadrot dhe nivelet e përfaqësimit, si dhe me përgatitjet e nevojshme dhe serioze të ekipeve për dialogim të çështjës së shejntë – Çështjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës.

Ju dhe institucionet që përfaqësoni, s’ka dyshim se luajnë rol të rëndësishëm në prezentimin e gjendjes reale në Kosovë, si i vetmi model i marrëdhënieve ndërkombëtare, për të zgjidhur krizën e imponuar nga gabimet dhe padrejtësitë e së kaluarës dhe shkeljen brutale të të drejtave dhe vullnetit legjitim të popullit të Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore nga Serbia dhe ish-Jugosllavia.

Në emër te të drejtës së vetëvendosjes dhe zhvillimit e përparimit të Kosovës, të fituar e të njohur nga Aleatët e Bllokut Antifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore (Konferenca e Bujanit 31 dhjetor 1943 e 1 dhe 2 janar 1944; të verifikuar në kontinuitet disa herë në forma të ndryshme pas kësaj lufte (2 korrik 1990; 7 shtator 1990; me Referendumin popullor të shtatorit 1991, si dhe në mbështetje të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës me 17 nëntor 2005), jemi të bindur thellësisht se nëpërmjet kësaj Promemorie Ju transmetojmë vullnetin plebishitar të qytetarëve të Kosovës për njohjen ndërkombtare të pavarësisë së Kosovës si shtet të lirë, të pavarur e sovran.

Çështja e statusit të Kosovës duhet të kuptohet si çështje imediate për krijimin e parakushteve normale të zhvillimit demokratik e të barabartë- të lirë të një populli, i cili çmon dhe respekton jo vetëm lirinë e vet, por edhe të minoriteteve që jetojnë në Kosovë sipas standardeve evropiane.

Statusi nuk është dhe nuk mund të jetë në asnjë mënyrë çështje pazarllëku me ata që kanë abuzuar në të kaluarën me lirinë e popullit të Kosovës, sepse kanë humbur të drejtën e partnerit të mundshëm e të ndershëm me shpërthimin e Luftës Çlirimtare dhe intervenimin e NATO-s për ta shpëtuar këtë popull nga gjenocidi i Serbisë më 1999.

Populli i Kosovës ka dëshmuar gatishmërinë dhe aftësinë e tij për të ndërtuar një jetë të dinjitetshme në vendin e tij të shkatërruar nga sundimi kolonial i Serbisë dhe pasojat e tmerrshme të luftës. Ky popull ka dhënë prova të mëdha të vetmohimit, sakrificës e të përkushtimit, sidomos në rastin e kthimit, të paparë në asnjë vend të botës, me rikthimin e tij në vendin e shkatërruar të rreth 1.000.000 qytetarëve të shpërngulur me dhunë nga soladateska serbe.

Po ky popull ka dhënë prova për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e demokratike si për pushtetin lokal ashtu edhe për atë qendror. Njëherësh ka dëshmuar gatishmërinë për të marrë mbi vete zhvillimin ekonomik të vendit në këto kushte të sfidave dhe krizave të thella edhe për vendet në rajon të cilat në të kaluarën kanë qenë në kushte pakrahasimisht më të favorshme.

Institucionet e Kosovës, të ndihmuara nga ato ndërkombëtare, kanë treguar dhe dëshmuar vullnetin për të krijuar parakushte për jetë normale e të barabartë, pa asnjë diskriminim ndaj minoriteteve.

Mirëpo, ky vullnet është keqpërdorur shpeshherë nga përfaqësues të serbëve të Kosovës të instrumentalizuar nga Beogradi duke bërë shantazhe e kushtëzime për pjesëmarrjen e tyre në institucionet e Kosovës. Ata do të duhej të jenë përfaqësues legjitimë të kërkesave normale jetësore të popullatës serbe e jo mohues dhe elementë frenues të së drejtës së shumicës absolute për shtetin e pavarur e demokratik të Kosovës.

Tendencat megalomane serbe dhe qëndrimi mohues ndaj çështjes fundamentale të sakrificës shekullore të shumicës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi, krijojnë klimën e pasigurisë dhe nxjerrin probleme të reja e të pandreqshme në Ballkan dhe në Evropë, duke kërcënuar Projektin e Evropës së re, i cili ofron shanse të barabarta për të gjithë popujt e saj.

Ky qëndrim kontradiktor i përfaqësuesve të serbëve të Kosovës i mbështetur në logjikën e politikës së vjetër hegjemoniste dhe i shprehur herë me mohimin e të drejtës sonë legjitime të vetëvendosjes, si e drejtë universale për të gjitha lëvizjet çlirimtare dhe si mënyrë e organizimit te të gjitha shteteve të botës, e herë duke ofruar opcione për copëtimin e Kosovës, si dhe modele të tjera anakronike e të papranueshme për dofarë autonomish abuzive, do të jetë shkaktari kryesor i dështimeve eventuale të investimeve të faktorëve ndërkombëtarë në Evropën Juglindore.

Duhet të theksojmë në veçanti se në Kosovë do të ketë vend dhe liri të pacenushme për të gjithë qytetarët e saj që duan të jetojnë të barabartë, pra edhe të serbëve e të të gjitha minoriteteve të tjera. Të drejtë kthimi dhe vazhdimi të jetës normale do të kenë të gjithë qytetarët e saj kurse kriminelët duhet të dalin para drejtësisë. Çdo tendencë për të mbrojtur kriminelët e instrumentalizuar nga regjimi i Serbisë së Milosheviqit bie ndësh me të gjitha përpjekjet e faktorëve kosovarë e ndërkombëtarë për jetë normale në Kosovën e re, e cila do të integrohet në Evropë.

Shprehim bindjen tonë të thellë se OKB, BE, NATO, SHBA, si dhe faktorët e tjerë relevantë të politikës ndërkombëtare do të mbështesin Kosovën drejt pavarësisë së saj, e cila me ndihmën e këtyre subjekteve do të bëhet ekzemplari më transparent i një vendi të vogël me shanse të mëdha, ku askush nuk do të ndihet i shtypur, i përbuzur dhe i nëpërkëmbur, por përkundrazi, secili dhe të gjithë së bashku, duke shfrytëzuar potencialet e shumta me të cilat disponon ajo, me qëllim të ndërtimit të një shoqërie moderne, demokratike e me perspektiva të mëdha.

Në këtë mënyrë Kosova nga një zonë krize permanente do të bëhet zonë e rrezatimit të besueshmërisë së popullit të saj në të ardhmen dhe do të bëhet model i një ure ndërlidhëse të bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet popujve të Ballkanit.

Duke pasur konsiderata të larta për institucionin që përfaqësoni, Ju lusim të angazhoheni me urgjencë tek këto institucione që të sigurojnë konfirmimin dhe njohjen ndërkombëtare të Statusit Përfundimtar të Pavarësisë së Kosovës.


Prishtinë, 13.1.2006

Emri dhe mbiemri Institucioni Nënshkrimi

Arbër Hadri Muzeu i Kosovës (Nënshkrimet gjinden
Avni Kurshumliu KEK në dokumentacionin e
Azem Jaha Gjimnazi “Xhevdet Doda” Arkivit të Institutit të Historisë).
Bajram Shatri Sh. B. “Libri Shkollor”
Beqir Hasangjekaj Fakulteti i K. Fizike
Dervish Qerreti Fakulteti i Arkitekturës
Drita Gunga Instituti i Historisë
Edi Shukriu Fakulteti Filozofik
Emine Bakalli Fakulteti Filozofik
Faruk Salihu Instituti i Historisë
Fehmi Rexhepi Instituti i Historisë
Frashër Demaj Instituti i Historisë
Gani Mehmetaj Kosovafilm
Hajrullah Zaiti Banka Ekonomike
Hamit Thaçi Fakulteti Filologjik
Hasan Ukshini K.K Gjakovë
Haxhi Ferati Fakulteti Filozofik
Isa Bicaj Instituti i Historisë
Isa Elezaj Fakulteti i SHMN
Islam Krasniqi Fakulteti Filozofik
Jusuf Bajraktari Instituti i Historisë
Muhamet Mala Fakulteti Filozofik
Muhamet Qerimi Fakulteti Filozofik
Muhamet Shatri Instituti i Historisë
Muharrem Sopi Fakulteti Filozofik
Musa Ahmeti Gjimnazi “Xhevdet Doda”
Pajazit Nushi Akademia e Shkencave dhe Arteve
Partizan Shuperka Fakulteti Ekonomik
Ramë Rexha N.SH.T “Ylli”
Rexhep Osmani ish-Ministër
Sabile Basha Instituti i Historisë
Sali Bashota Biblioteka Kombëtare
Salih Maqedonci UP
Selim Daci Fakulteti Filozofik
Shefqet Riza Sh. B. “Libri Shkollor”
Shefqet Vokshi Arkivi i Qyt.- Gjakovë
Shukri Fetahu Fakulteti i Bujqësisë
Skender Kaçiu Fakulteti i Bujqësisë
Sulltane Ukaj Instituti i Historisë
Teuta Shala Instituti i Historisë
Vehap Shita KMDLNJ
Ymer Jaka Fakulteti Filologjik
Zekeria Cana Instituti Albanologjik

TREPCA.NET

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 28-1-2006 nė 00:22 Edit Post Reply With Quote
Ish-ministrini jashtėm serb: Dita e varrimit tė Rugovės, dita e pavarėsisė sė saj

Ish-Ministri i Jashtëm serb, Goran Svilanoviç ka shprehur dje mendimin e tij se ceremonia e varrimit të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova de facto vulosi pavarësinë e saj. Madje sipas tij kjo datë duhet shpallur edhe pse jo zyrtarisht si data e pavarësisë së krahinës, përderisa ajo dëshmoi se tashmë çdo pretendim i Serbisë mbi territorin kosovar nuk ka më asnjë kredencial real. Svilanoviç citohet ta ketë bërë këtë deklarata nga agjencia e lajmeve Macedonia Press dhe nënkupton qartë se perceptimi i përgjithshëm i serbëve rreth këtij problemi po hyn në brazdën e realitetit. Vdekja e Rugovës, mesazhi i veprës së tij, jehona e ngjarjes në komunitetin ndërkombëtar janë elementë parësorë që në gjuhën diplomatike përkthehen mjaft qartë; Kosova është pjesë e të drejtës ndërkombëtare dhe ky është një fakt që duhet pranuar. Zëri i Svilanoviç është ndoshta i pari, por gjithsesi ai paralajmëron serbët se me këtë problem Serbia nuk duhet të humbasë energji të tjera, përderisa historia e ballkanit provon se askush nuk mund të sundojë fqinjin në këtë rajon të vështirë.

EKSPRESS

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4636459 sekonda, 38 pyetje