Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: SHQIPERIA NUK ESHTE GREQI
Anton Ashta

Postuar mė 10-8-2004 nė 09:29 Edit Post Reply With Quote
SHQIPERIA NUK ESHTE GREQI

SHQIPERIA NUK ESHTE GREQI

Pergjigje ndaj shkrimtarit grek Thali Millona

Kastriot Demi

Para disa kohesh, rastesisht u njoha me librin tuaj te vitit 1987, "Çeshtje te Vorioepirit" dhe e lexova me vemendje z.Millona. Eshte e ditur se intelektualet perbejne ate force qe aftesite e tyre te vihen ne sherbim te njerezimit me saktesi dhe larg pasioneve kur eshte çeshtja per tema te karakterit historiko-politik, siç eshte tema qe ju trajtoni. Ata nuk duhet te behen zedhenes e skllever te verberise se qarqave shoviniste, qe ne kohen qe perjetojme jane diskretituar. Paraprakisht dhe kategorikisht ju them z.Millona se çeshtja politike e VorioEpirit ne linjen qe ju shtroni, nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston. Ju e dini fort mire se ne antikitet tokat jo-ishllore quheshin Epir, thjesht si nje nocion gjeografik, por ne rastin konkret "grek".

Ne librin tuaj botohen tri harta: te periudhes antike, te sotme si dhe nje harte te pretendimeve shqiptare. Secila nga keto ka qellime te veta. Historiografia greke dhe personalitetet e saj si Herodoti dhe Tukiditi thone se pertej lumit Pasaron Çibçron ne jug te rrafshnaltes te Pindit dhe derdhet ne gjiun e Ambrakise dhe qytetit Pasaron qe sipas romakeve dhe grekeve banoret quheshin "barbare", pra nuk ishin as romake, as greke. Si rrjedhoje, kane qene Ilire. Ndersa historiani gjerman Ham thote se ne trungun e fiseve hyjne dhe maqedonasit e Filipit qe njiheshin si armiq te ashper te grekeve.

Keni thene se iliret ishin fise pa kulture

Historikisht, eshte faktuar se iliret kishin nje kulture te gjere materiale, Piruset permendeshin ne perpunimin e metaleve, Adrianet dhe Dalmatet ne ndertimin e anijve te shpejta liburne. Ne librin tuaj, paraqisni me qellime te caktuara se fiset ilire jane Protogone, d.m.th ne stadin e egersise, pa kulture, pa aftesi organizim dhe njohje te identitetit. Ky percaktim nuk ka asnje fakt real, por eshte etiketim i qellimshem dhe banal nga ana juaj. Eshte e njohur se fiset greke kane luftuar me fanatizen ndaj njeri-tjetrit. Ku ishte ndjenja e unitetit mes fiseve greke me kulture te gjere? Ju mohoni ate qe quhet ndjenje organizimi, por Adrianet kishin organizim te shtetit, si dhe Taulantet qe kishin ne qarkullim monedha. Nje organizim te tille kane pasur dhe fiset Ilire jugore dhe jugperendimore.

Pse nuk flisni per kolonite greke ne Itali?

Me ka terhequr vemendje perse ju nuk jeni interesuar per te propaganduar gjeresisht dhe per kolonite greke te Italise jugore si Sirakuza, Mesina etj dhe te vini ne levizje organizma nderkombeeare t'ua njohin si token kombetare meqe aty flitet ende greqisht. Pushtimet romake te vitit 167 p.e.s, ndryshuan krejt raportet ne gadishull. Greqia u be thjesht nje province romake, ndersa Iliret e paperkulur asnjehere nuk u nenshtruan, por ruajten me fanatizem identitetin e tyre. Ishin fise ilire ato qe me Baton ne krye tronditen themelet e perandorise ne vitet 6, 9 e.s, ne ate kohe kur te tjeret nuk ndiheshin fare. Kjo ka vazhduar edhe gjate perjudhes se sundimit bizantin.

Koha e mesme, lulezuan principatat arbnore

Nese i referohemi kohes se mesme, ne tri etapat e saj ne gadishullin Ballkanik ka pasur ndryshime, u forcuan principata te ndryshme Arberore si ne shek XI e XII principata e Arberise me Progonin dhe Dhimitrin, ajo e Bushatllinjeve dhe e Topiajve, ne Jugperendim Muzakaj dhe Arianitet, Jug Principata e Simonzenebisit e Pjeter Loshes dhe Gjin Bue Shpates te cilat me dobesimin e Perandorise Bizantine u forguan se tepermi. Ne historine tone kombetare u shqua principata e Kastrioteve ne shekullin XV-te me Gjergj Kastiotin ne krye, qe u be figura qendrore ne te gjithe Evropen, kur principata te tjera te Ballkanit dhe te Evropes dridheshin perpara kercenimit Osman. Fatekeqesisht, kaq e madhe eshte verberia juaj shoviniste, saqe edhe Skenderbeu, meqe ishte kristian, ju e quani grek dhe territoret qe sundonte: Greqi.

Duke shfletuar defteret turq te 1582 per Shqiperine e Jugut per ato zona qe ju artificialisht i quani greke, kam vene re se emertimet e fshatareve ishin: Vila, Kamenica, Rusan, Kasnec, Nivice, Mile, ndersa ne listen emerore gjenden emra si Gjin, Mark, Dede, Gjon, Pal Nik etj. Te çfare preardhje jane keto perkufizime emrash? Sigurisht qe greke jo e jo, se ato jane thjesht arberore shqiptare te asaj hapesire qe shtrihej deri ne Preveze. Ne kete pellg nuk figuron asnje fis greke si ne pellgun e Gjirokasters, Korçes etj. Per te justifikuar fraziologjine tuaj, mbeshtetem ne disa ndertime te kishave te stilit bizantin dhe na i paraqesni si dokumenta historike per te vertetuar greqizmin e atyre zonave. Na bene pershtypje si ju konfondoni prejardhjen kishtare ortodokse me ate te kombesise.Ne keto zona qe vertetojne origjinalitetin thjesht Shqiptare na e paraqesin dhe emertimet e vendeve "toponime" si: Bujuk, Pallbakallat, Reze, Çuke, Gropa e Finiqit, Keneta e Nik Gjonit, Lekuresi, Gjikaj, Vole, Qafa e Gjonit dhe e Gjon Dedes ne Arvenice, Shkembi ne Arpice, Gjon Dede ne Mile. Krahas ketyre toponimeve jane dhe emrat e familjes Pal Gjon ,Dede Lek ,Gjin lek. Keto deshmojne vazhdimesine e shtrirjesh Shqiptare qe nga pjesa me veriore e deri ne ate jugore ne ato brigje qe lagen nga ujrat e gjirit te Ambrakise.

Pronare me emra shqiptare

Gjate shek XVIII pronare te medhenj tokash ne keto hapesira buqesore, vendosen bujq per t'i punuar. Te tille pronare kane qene Karali Beu, Vrioni, Pashai, Karahaxhi, Memush Beu, Alikua etj nga ku dhe keto vende moren emrat e tyre. Per sqarime me te hollesishme ju rekomandojme te lexoni librin e Pr.Spiro Shkurti "Vurvu i Delvines" i cili jep hollesira per ate qe u permend me lart. Per vertetesine shqiptare te ketyre hapesirave te njejten gje shkruan dhe shkrimtaret e huaj Bukevili, Bajroni dhe Aravandinoi te cilet thone se keto fise kane qene shqiptare qe dallohen nga zakonet, gjuha, veshja, marrdheniet shoqerore etj. Ju zoteri ne vepren tuaj botoni edhe harten te shtrirjes shqiptare. Kam lexuar me vemendje dhe librin e Aristille Koles "Shqiperia dhe prejardhja greke" qe eshte nje veper qe hedh drit mbi realitetin historik te Shqiperise dhe hedh pretendimet tuaja me fakte te pakundershtueshme. Ju pretendoni se kete veper ia dedikoni nenes suaj te ndjere dhe edukimit te rinise greke, eshte nje shprehje sentimentale ne pamjen e pare por ne realitet nuk eshte keshtu gjersa ju deformoni me qellim dhe pasion te verteten. Theksojme se ne Shqiperi te krishteret ortodokse dhe katolike perbejne nje teresi krejt shqiptare me elementin mysliman dhe dallojne teresisht nga grekerit e nga sllavet nga gjuha zakonet folklori, veshja etj. Ne Shqiperi ortodokset ne jug kane dhene nje kontribut te shkelqyer te gjuhes dhe te lirise.

Nuk keni argumente

Si konkluzion, ju them se as ju dhe as perfaqesuesit e social- shovinizmit e klerit primitiv grek nuk kane asnje argument per te erresuar realitetin shqiptar. Ju e dini mire se ishin shqiptaret qe kontribuan per çlirimin dhe formimin e shteti grek. Ju perserisim reagimin e Mitropolitit te Nartes te Hiresise si tij Porfirit i cili ne ceremonine e rivarrimit te eshtrave te Marko Poçarit ne qytetin e Mesollonjit me 1837, iu drejtua mbretit te Greqise Otonit me keto fjale: "Po, madheri, ishin kreshniket shqiptare ata qe i dhane lirine Greqise. Mjere kombi, qe mbreti nuk njeh mire historine e tij, duke preplasur skeprin e tij ne toke (Leomdise).

Ne librin tuaj ju flisni me hipokrizi per te drejtat dhe lirite e njerzve e te popujve ne nje kohe kur bashkatdhetaret tuaj kane masakruar ne menyre ç'njerezore popullsine shqptare te krahines se Çamerise pasardhes te Tesproteve. Deformimet historike, nuk mund ta erresojne realitetin shqiptar. Sot qe Greqia eshte anetare ne Bashkimin Evropian, jemi te mendimit se ju si shkrimtar i kohes nuk duhet te beheni zedhenes i primitivizmit te ierarkve si nje episkop i Konices i quajtur Sebastian i cili thoshte "se dhe guret e Shkumbinit flasin Greqisht". Ne duam zgjerimin e marrdhenieve ekonomike, kulturore dhe sportive si shenje e mirekuptimit vllazeror midis dy popujve tane. Kjo eshte deshira jone, e popullit grek dhe e kohes qe po perjetojme.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 24-8-2004 nė 23:29 Edit Post Reply With Quote
Zoti nuk i dėgjon lutjet nė shqip !!!

Kozma Etoliani u shpall shenjt në fund të viteve ’20 dhe u mitizua për të justifikuar politikën helene

Nga Sherif Delvina

Patrikana Ekumenike e dërgoi në Shqipëri Kozma Etolianin (1714-1779), pasi ai kishte kryer studimet në Malin e Shenjtë, Athos. Klerikët grekë, para se të vinin në vendin tonë, shpesh mësonin si t’i kryenin shërbesat fetare në manastiret e këtij mali.
Misioni i Shën Kozmait ishte sa delikat, aq edhe i rëndësishëm për interesat greke. Prifti i ri, në atë kohë vinte në Shqipërinë e Jugut për të helenizuar të krishterët ortodoksë shqiptarë. Kozma Etoliani predikoi në Shqipërinë e Jugut ose Epiri, siç e quajti ai, Thesali dhe Maqedoni. Ndër kërkesat kryesore të tij gjatë predikimeve në Shqipërinë e Jugut, ishte të përbuzej dhe të braktisej shqipja dhe, në vend të saj, të flitej e të shkruhej vetëm greqisht. Tomadakis, profesor në Universitetin e Athinës, thekson: “Misionari i madh Kozma Etoliani punoi për fuqizimin e fesë krishtere dhe përparimin e arsimit në territorin e Vorio-Epirit dhe ra martir për epirotët e veriut dhe për kombin tonë”. Është për të vënë në dukje se historiani K. Amantos, anëtar i Akademisë së Athinës dhe profesor i universitetit, pohon: “Legjendari Kozma Etoliani punoi më shumë se kushdo për krishtërimin dhe shkollat …Ai qe ndër dëshmorët e parë që ra për helenizimin krishter të Epirit të Veriut”. Në librin “Vendet greke në histori, Epirus, analizë dhe histori greke”, me botues të përgjithshëm anëtarin e Akademisë së Athinës M.B.Sakelariou, Athinë 1997, fq. 317, shkruhet: “Përmes punës së tij, Kozma Etoliani e dëshmoi veten se ishte zëri më autentik i kombit grek gjatë periudhës së pushtimit osman”. Këtë shenjtor, akademiku në fjalë e quan martir të kauzës së kombit të tij grek, një nga figurat më të ndritura, i cili punoi me të gjitha forcat për përgatitjen e rilindjes së kombit grek.
Vasil Krapsiti në “Historia e Paramithisë”, kapitulli III, flet për veprimtarinë e Shën Kozmait. Ky historian grek i ditëve tona, në faqen 37 të këtij libri, Shën Kozmanë e quan “shpëtimtar të etnisë greke në hapësirën e Thesprotisë”. Ndërmjet të tjerash, ai thotë: “Ky apostull i krishtërimit, kudo që shkonte në Epir, vendoste kryqe. Ishte luftëtar i flaktë i fesë së krishterë dhe i helenizmit”. Sipas këtij autori, merita më e madhe e tij ishte hapja e shkollave greke. Kështu, Shën Kozma Etoliani “zgjonte ndërgjegjen etnike të helenëve të skllavëruar, duke ngritur shkëmbinj rezistence për grekët”. Po ky autor, në faqen 38 të këtij libri, shkruan: “Ai ngrinte shkolla greke, duke u thënë njerëzve që të jenë të bindur ndaj Perandorisë Osmane. Për këtë arsye, ai kishte marrë leje të qarkullonte dhe të bënte punë sqaruese lirisht në të gjithë hapësirën e Paramithisë”.
Po citojmë për këtë autorin, i cili na përmend fjalët e Shën Kozmait, të thëna në mbledhjen e Shën Donatos: “Le t’i shmangemi, vëllezërit e mi, mendjemadhësisë, që është krijesa e parë e shejtanit dhe që është rruga që të çon në katastrofë, prandaj duhet të jeni kokulur, kokultësia është rruga e engjëjve, ajo të çon në Parajsë”.
Suliotët u tronditën kur dëgjuan fjalët e tij. Disa u egërsuan. Atëherë Kozmai u tha: “Më vjen keq për ju, për kryelartësinë që keni”. Dhe duke shkundur këpucët, vazhdoi me këto fjalë të ashpra: “Këmba ime këtu nuk do të shkelë herë tjetër. Nëse nuk i lini këto që bëni, do të shpërbëheni”. Më vonë, duke parë armët e suliotëve të varura nëpër pemë, Kozma Etoliani u tha atyre me mllef e cinizëm: “Kjo kokëfortësi që keni, do t’ju marrë në qafë. Në ato degë që ju sot varni jataganët, do të vijë një ditë që jevgjit do të varin sazet e tyre”.
Autori i “Historisë së Paramithisë” shkruan: “Puna e Shën Kozmait me Sulin ishte një detyrë e pastër dhe etnike. Ai u përpoq t’i bindte suliotët që të largoheshin nga çdo veprim i armatosur”.
Mirëpo suliotët nuk e dëgjuan Kozmain. Ata luftuan e nuk i braktisën traditat e tyre, ndaj dhe fituan pavdekësinë. Ja ç’na thotë për ta Bajroni: “E kush është aq trim sa sulioti zeshkan, me fustane të bardhë, të zi tallagan? Ia la tufën shqiponjës e bishës e zbret, poshtë fushës me sulm si rrufeja në det…”
Suliotët ishin ashtu siç janë dhe sot, shqiptarë. Hobhausi thotë se “suliotët i zhvillonin luftërat sipas mënyrës shqiptare”. Po kështu edhe Liku e quante Sulin vend shqiptar, ndërsa Pukëvili, ndarjen e suliotëve në fara e quante zakon mbarë shqiptar. “Në Sul, çështjet gjyqësore, thotë Liku, rregulloheshin në atë mënyrë si në të gjithë Shqipërinë”. Suliotët ishin të krishterë. Dihet se Foto Xhavella qe vëllam me Ismail Pronjën e Paramithisë, kurse Marko Boçari shkroi një fjalor, me qëllim që shqiptarët të mësonin greqisht. Dhe Napoleon Bonaparti u detyrua t’i heqë komandantin grek regjimentit shqiptar në shërbim të Francës, në të cilin pjesa dërrmuese e efektivit ishin suliotë. Ata nuk pranonin të kishin në krye të tyre një komandant grek.
Shën Kozmai kërkoi që suliotët t’i nënshtroheshin sulltanit dhe hapi shkolla greke në Paramithi, pranë kishës së Shën Kollit, në Zallong. Lind pyetja: Cili është krishtërimi i Shën Kozmait? Më së pari do të bëjmë të ditur kuptimin e fjalës “i shenjtë”. I shenjtë është besniku i kishës ortodokse, që ka vdekur dhe më pas është shpallur i shenjtë (i kanonizuar i shenjtë) nga Patrikana e Konstandinopojës, i denjë për nderim. Format e kultit lejohen për atë që shpallet i shenjtë. Shenjtorit i kujtohet emri në lutjet, me emrin e tij mund të emërohen kisha, mund t’i ekspozohet trupi në altar, gjithashtu ai mund të deklarohet zot i një shteti, i një qyteti ose një urdhri fetar. Shën Kozmai predikoi në shumë vende të Shqipërisë, që nga Suli e gjer në Krujë. Më poshtë po botojmë tekstin e marrë nga dorëshkrimet e tij dhe botuar nga Georges Freris. “Pasqyrë historike e letërsisë”, revista “Agora”, Janinë, 1984, fq.20 (A.Konstantokopulos, Ellenike glosa sta Balkania, Janinë 1988, fq.35).
“Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht, për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, sesa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krisherë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t’i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri më sot, do t’i porosit të gjithë të krishterët që t’i flasin dhe do t’i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra” (Predika 1 drejtuar shqiptarëve të Epirit).
Citojmë versionin e shpikur nga Arsakejo e Tiranës, kolegji greko-shqiptar, fondacioni “Filepkedhetiqi”:
Më mirë të kesh në vendin tënd shkolla…, sesa të kesh burime dhe lumenj, sepse burimi ujit trupin tënd, shkolla ujit shpirtin tënd. (Kozma Etoliani)
Këtu shihet qartë se Shën Kozmai i ftonte shqiptarët dhe sidomos fëmijët shqiptarë, të krishterë dhe të rinj ortodoksë, që të mësonin greqisht, sepse kisha ortodokse, sipas tij, është greke dhe ajo nuk mund të bëhej kurrë shqiptare.
Shën Kozmai thotë se “raca shqiptare është greke”. Antropologu me famë botërore, Pitardi, në librin e tij “Historia e racave njerëzore”, kur flet për shqiptarët, thotë: “Është e vështirë të gjesh një popull, ku tiparet antropologjike të jenë më të qarta”, ndërkohë që për Greqinë ai pohon në këtë libër, se “ajo është pasqyrë e popujve të Ballkanit”. Këtë gjykim të Pitardit mbi racën shqiptare e pranojnë dhe antropologë të tjerë, që kanë bërë matje mbi të gjallë e mbi të vdekur në Greqi e Shqipëri.
Shën Kozmai theksonte me të madhe: “Atë shqiptar që nuk do të fliste shqip në Shqipërinë e Jugut, do ta bënte të lumtur sa të ishte zot i mijëra parave”. Ai i këshillon të krishterët që të mos preferojnë pazaret e çifutëve. Shpeshherë Kozma Etoliani na bën të qeshim me fjalët e tij. Po japim një nga thëniet: “Mos pini raki të prodhuar në fabrikat e Evropës, sepse me atë raki çifutët lajnë të vdekurit e tyre, që t’ju ndotin juve. Çifutët janë pogromet e antikrishtit. Mos blini te çifutët”. Parrulla të tilla të çmendura antisemite do të konkurronin edhe Gjermaninë e Hitlerit të viteve ’30, kur në vitrinat e dyqaneve të çifutëve, skuadrat e SS-ve shkruanin “Kauft nicht bei Juden” (Mos blini te çifutët). Por “i shenjti” Kozma nuk u ndal këtu në antisemitizmin e tij. Ai është i vetmi prift, që në mënyrë të hapur ka nxitur pogromet antiçifute. Më 22 gusht 1777, ai vizitoi Beratin. Atje këshilloi beratasit që të bëjnë pazar të shtunën (pse çifutët atë ditë e kanë pushim) dhe askush prej tyre të mos bëjë pazar të dielën te çifutët. Kështu që Shën Kozmai, për shkak të urrejtjes ndaj çifutëve, arriti t’u ndërrojë beratasve dhe ditën e pazarit.
Në Samarinë, pjesa më e madhe e popullsisë ishte vllehe. Ai u fliste vllehëve kundër gjuhës së tyre. U thoshte se Perëndia e konsideronte veten të fyer kur dëgjonte lutje ose lavde në gjuhën vllehe. “Që Perëndia të dëgjojë lutjen e besimtarëve ortodoksë, ata duhet t’i bëjnë ato në greqisht”.
Absurditete të tilla njihen plot te Shën Kozmai. Njerëzit vdesin, eksperienca e marrë në shkollë ruhet e transmetohet brez pas brezi. Shën Kozmai kërkonte që të transmetoheshin brez pas brezi vetëm mësimet e marra në shkollat greke. Shqiptari i Shqipërisë jugore duhej ta ndjente veten grek. Një nga historianët më me zë të Greqisë së sotme, Dr.Vakalopullos, në “Historinë e helenizmit të ri”, vëllimi 4, fq.442, shprehet kështu për Kozma Etolianin: “Ai ktheu rrymën e ngjarjeve dhe vulosi me kristianizmin e tij dukuritë shoqërore dhe kombëtare, (greke - Sh.D.), veçanërisht në Shqipërinë jugore dhe Epirin”. Me të drejtë rilindasit tanë lëshuan thirrjen patetike: “Jashtë gjuha greke nga shkollat tona, nga kishat tona”. Revista “La nazione albanese”, viti 1897, nr.9, fq.4, shkruan për priftin këto fjalë. “Prifti duhet të jetë sjellësi i vërtetë i qytetërimit dhe i progresit me ligjin e tij të dashurisë. Këtu, në Shqipëri, në shumicën e rasteve, ai i shërben prindvrasjes, ai është despot, më tiran se vetë pushtuesi. Ai, me armët e fuqishme të fesë, në vend që të ndriçojë masat me gjuhën e shenjtë dhe me dashuri për atdheun, është kthyer në një skllav që i shërben injorancës dhe paragjykimeve. Ai është bërë një instrument i verbër i një politike antipatriotike. Prifti është një dhelpër greke. Emrin e atdheut e ka zëvendësuar me atë të Greqisë. Prifti imponohet dhe sundon. Edhe pushkët vrasëse kanë zënë vend në kishë, kështu që është reformuar kulti i Jezu Krishtit”.
Në predikën e parë, Shën Kozmai thekson: “Të gjitha fetë e botës janë mashtruese, vetëm feja ortodokse është pa të meta dhe e shenjtë”. Të vjen keq kur merr vesh se kryepeshkopi Janullatos është anëtar nderi i shoqatës “Miqtë e Shën Kozmait” dhe se ky “shenjtor” bën pjesë në kalendarin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Vlen të përmendet shprehja e antishqiptarit të tërbuar Sebastianos, ish-mitropolit drinopolit, i cili e quan Shën Kozmain “dishepull të vërtetë të Krishtit”.
Për Vasil Krapsitin, Shën Kozmai ishte luftëtar i helenizmit. Po kështu dhe për historianët e tjerë grekë, që kanë nostalgji dhe kërkojnë të rikthejnë Perandorinë Bizantine. Nëse shenjtorët janë simbole të dashurisë e të humanizmit, Kozma Etolianin nuk e lidh asgjë me ta. Ky klerik grek ishte thjesht një emisar politik, që erdhi në Shqipëri për të mbjellë përçarjen dhe urrejtjen midis shqiptarëve dhe për të helenizuar kështu ortodoksët shqiptarë. Për shenjtërinë e Shën Kozmait, me të drejtë prof. Pëllumb Xhufi shkruan: “Me gjithë meritat e tij të padyshimta në favor të “helenizmit”, kisha greke u kujtua mjaft vonë për shenjtërimin e Kozma Etolianit, gjë që ndodhi në fund të viteve ’20 të shekullit XX. Pasi kishin dështuar për ta marrë të ashtuquajturin “Vorio-Epir”, me luftë apo me marifete politike, qarqet nacional-klerike greke vendosën të shpallin “luftën e shenjtë” për Vorio-Epirin, nën flamurin e Shën Kozmait”. Për manastirin e Shën Kozmait në Kolkondas, historiani Pëllumb Xhufi është i mendimit se “manastiri në Kolkondas, i një antishqiptari, u ndërtua nga Ali Pashë Tepelena”. Po kështu, prof. Xhufi na bën të ditur: “Mjafton që rajatë të rrinin urtë dhe t’u paguanin detyrimet feudalëve, Shën Kozmai nuk ua kursente ndihmën me predikimet e tij. Nga një logjikë e tillë dritëshkurtër nuk shpëtoi dot as Ali Pashë Tepelena”.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 20-10-2004 nė 16:10 Edit Post Reply With Quote
KUNDERPERGJIGJE NDAJ DEKLARIMIT TE PRESIDENTIT GREK PER CAMERINE

Një deklaratë antidemokratike


Prof. As. Dr. Selman Sheme

Deklarata e presidentit grek Stefanopulos se çështja çame nuk ekziston është një deklaratë nacionaliste, jashtë konteksteve demokratike dhe zhvillimeve moderne evropiane. Çështja çame jo vetëm që nuk është mbyllur, por ajo sapo është hapur nga forume të larta ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian, Kongresi Amerikan, Grupi Ndërkombëtar i Krizave etj. Jo vetëm autoktonia shqiptare, por edhe tragjedia e Çamërisë janë të njohura para shumë kohësh. Çamëria apo Epiri i Jugut, në periudha në ndryshme historike nuk qenë njësi administrative më vete dhe e përcaktuar mirë gjeografikisht. Sipas të dhënave që jep Sami Frashëri në “Fjalorin e Përgjithshëm të Historisë dhe Gjeografisë” (Kamusul-Alam) në vitin 1889 krahina e Çamërisë bënte pjesë në sanxhakun e Janinës dhe të Prevezës të Vilajetit të Janinës. Pjesa më e madhe e sipërfaqes dhe e popullsisë së Çamërisë me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913 mbeti jashtë kufijve shtetërorë nën sundimin grek. Kjo pjesë në ndarjen administrative të Greqisë sot shtrihet në 4 prefektura: në prefekturën e Thesprotisë, të Prevezës, të Artës dhe të Janinës. Këto katër prefektura përfshihen në krahinën e Epirit, siç e emërtojnë grekërit Çamërinë. Sipërfaqja e Epirit (Çamërisë) është 9203 kilometër katrorë, ndërsa pa ujërat e brendshme është 9076 kilometër katrorë. Para pushtimit grek viset e Çamërisë që bëjnë pjesë në trungun etnik shqiptar (rrethet e Filatit, Gumenicës, Margëlliçit dhe Paramithisë), ku popullsia ishte me shumicë shqiptare, kishin një sipërfaqe prej 2550 kilometër katrorë. Brezi anësor (periferik) rrethet e Artës, Prevezës, dhe Janinës kishin një sipërfaqe prej 6526 kilometër katrorë. Në këto hapësira jetonte dhe vazhdon të jetojë një popullsi multietnike shqiptare, greke, vllahe etj. Në vitet 1944-1945 mbi popullsinë çame u ushtrua një spastrim etnik i pashembullt duke shpërngulur nga trojet popullsinë e pafajshme myslimane, e cila gjeti strehë në Shqipëri, Turqi e gjetkë. Sot (Çamëria) ka një popullsi prej 353820 banorë (viti 2001). Mendohet që numri i popullisë shqiptare të jetë 150 mijë banorë. Po të llogarisim numrin e shqiptarëve që jeton në shtetin shqiptar (rreth 250 mijë banorë) dhe popullsinë me origjinë nga Çamëria që jeton në Turqi dhe në diasporë, rezulton se numri i popullsisë çame i kalon të 700 mijë banorët. Këto të dhëna statistikore, që kanë baza shkencore, dëshmojnë se popullsisë çame askush nuk mund t’ia mohojë të drejtat e saj. E drejta e rikthimit të 250 mijë çamëve që jetojnë në Shqipëri mbështetet nga të gjitha konventat ndërkombëtare. Avujt e shovinizmit që mjegullojnë të vërtetat shkencore, nuk duhet që të ndotin atmosferën e marrëdhënieve të mira shqiptaro-greke dhe rrugën për zgjidhjen e problemeve dypalëshe të mbetura nga historia, siç është Çështja Çame.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 21-10-2004 nė 03:28 Edit Post Reply With Quote
STEFANOPULOS DHE CA TE VERTETA

NGA ERL MURATI

Njelloj si ai shiu i lehte i veres, qe me teper e nxeh atmosferen sesa e freskon, vizita e presidentit grek Stefanopulos ne Tirane sherbeu per te rishfaqur ne skenen politike disa probleme ne marredheniet dypaleshe. "Mjaft me camet", sugjeronte dje me nje titull te stermadh gazeta kryesore e vendit fqinj, "Ta Nea". Ne pergjithesi, shtypi grek e trajtoi viziten e Stefanopulos ne Shqiperi me tone patriotike duke perseritur artikulimin e presidentit ne Tirane se "nuk ka asnje ceshtje came". Nga ana tjeter mediat shqiptare e trajtuan gati-gati si nje vizite rutine qendrimin treditor te Stefanopulos ne Shqiperi. Ajo qe quhet ceshtja came, ka si perberes kryesor kthimin e pronave nga shteti grek tek shqiptaret qe banonin ne veri te Greqise para debimit masiv ne vitet '40. Sipas kryeministrit Nano, qeveria greke eshte e angazhuar ta zgjidhe kete ceshtje. Kreu i qeverise deklaroi ne fillim te qershorit te ketij viti se do te ngrihet nje komision dypalesh per ceshtjen e pronave ne te dy anet e kufirit. Ky komision nuk u ngrit kurre, ne rastin me te mire, pasi Athina zyrtare ishte e angazhuar me organizimin e Lojerave Olimpike. Deklarata e presidentit Stefanopulos se nuk ka asnje ceshtje came i ngjan me teper nje pergenjeshtrimi qe ai i beri premtimit te kryeministrit shqiptar ne parlament se do te ngrihet nje komision dypalesh ne nivel ekspertesh, ne te cilin, bashkekryetar nga pala greke do te jete vete keshilltari i kryeministrit Karamanlis. Po te shtosh mundesine e vertetesise se asaj qe publikuan mediat greke se "Nano nuk e shtroi fare per diskutim ceshtjen came ne takimin me Stefanopulos" dhe se "ai eshte njeri me dy fytyra", shpresat per nje zgjidhje nga qeveria te kesaj ceshtjeje, mbeten minimale.

Duke pare keto zhvillime, nje hap qe ka gjetur perkrahje ne opinionin publik ishte deklarata e presidentit Moisiu, i cili tha publikisht se i kishte kerkuar homologut grek zgjidhjen me te pershtatshme per te dyja palet. Ndryshe nga kryeministri Nano, ai nuk pati droje te shqiptoje termin "came" ne konferencen e perbashket me Stefanopulos. Ai nuk u shpreh se "e kaluara i perket historise, dhe e ardhmja politikes", sic beri kryetari i qeverise shqiptare ne mes te Athines. Tashme nuk ka me asnje dyshim se camet tani nuk perfaqesojne thjesht statistika, por nje problem real, te cilin sigurisht, nuk mund ta zgjidhin historianet.

Vizita e Stefanopulos ne Tirane sherbeu per te evidentuar edhe nje te vertete tjeter. Ndryshe nga sa trumbetojn- qarqet antishqiptare ne Greqi, shtypi apo lobi grek ne SHBA, respektimi i te drejtave te njeriut ne Shqiperi eshte brenda te gjithe standardeve demokratike te kerkuara nga institucionet euroatlantike. Konstandin Stefanopulos eshte i pari president i vendit fqinj qe viziton zonat ne jug te Shqiperise te cilat banohen pjeserisht nga minoriteti grek. Nga perfaqesues te rendesishem te ketij minoriteti, kjo vizite u vleresua shume si shprehje e vemendjes se shtetit ame ndaj bijve te vet. Por, gjithcka u kufizua ketu dhe nuk pati ankesa per shkelje te drejtash, ksenofobi antigreke e te tjera si keto. S'ka si te kete, kur ne Greqi lulezon keto dite nje debat i ashper mes te gjithe aktoreve te shoqerise dhe politikes. Dilema eshte nese nje nxenese shqiptare e shkelqyer ne mesime, duhet ose jo ta mbaje flamurin grek ne shkollen e saj ne nje komune te Peloponezit. Hall i madh per "djepin e qyteterimit", apo jo?!

KOHA JONE

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 23-10-2004 nė 20:00 Edit Post Reply With Quote
MINORITARET ME ME SHUME TE DREJTA SE SHQIPTARET

Çfarë ndodh pas vizitës së Presidentit Stefanopulos


Toponimet edhe në greqisht nën emrin shqip të fshatit në tabelat buzë
rrugës janë shenja e parë që tregon se ndodhemi në zonën e minoritetit
pasi kemi lënë pas Gjirokastrën dhe Lazaratin. Dervican, Sofratikë,
Goranxi, Llongo, Bulo, Jergucat, Vrisera… Djathtas në mesfushë, midis
Goranxisë dhe Frashtanit, kompleksi turistik me pishina "Antigonea" është
një grishje e parezistueshme për të shijuar kafenë nën një diell të
ngrohtë tetori. Fresh company, Glina, Bureto, Amita, Birra Fisher, Elka
këto ndërmarrje industriale kanë selitë e tyre në brezin 30 kilometërsh që
shtrihet deri në Kakavijë. Përtej tyre në të dyja anët e fushës që ndan
autostrada zgjaten shpatet e maleve me shtëpitë njëra-mbi-tjetrën. Çdo
shpat me nga një fshat mbi kurriz. Në to çatitë e hirta petë-petë kanë
nisur të pakësohen, bri tyre lartohen vilat e reja tre-katër katëshe.
Mëngjesi, megjithëse i ngrohtë dhe i kthjellët, është krejt i qetë rrëzë
pragjeve të gurta. Pak njerëz ecin kalldrëmeve për punët e përditshme.
S'ka asnjë dallim nga dje, dy, tri ditë apo tri muaj më parë. Jeta rrjedh
e qetë në Dropull. Dhe debati që shoqëroi vizitën e presidentit
Stefanopulos, s'është ndjerë këtyre anëve, ku secili ndjek planet e ditës.
Burrat përtej dyerve e gratë punëdoren, siç kanë bërë gjithë këta vjet.

KOMUNIKIMI
Përshëndetja me ne theu ligjëratën e tyre greke, e pushtetshme në këtë
zonë. Dialogjet të lënë përshtypjen se kufiri shqiptar ka mbetur tutje me
kohë. Por shqipja e tyre është çuditërisht e pastër. "S'ka si të jetë
ndryshe, na thotë Thalia Pulla, ekonomiste në komunën e Sofratikës. Unë
kam bërë 16 vjet shkollë në shqip, jam diplomuar në Tiranë". Por ajo
s'mund ta pohojë të njëjtën gjë për tri vajzat e saj. "E madhja pasi
mbaroi Pedagogjiken në greqisht në Gjirokastër, studion në Athinë. E dyta
vazhdon po pedagogjiken në greqisht. E vogla është në shkollë këtu. Fare
pak kanë mësuar shqip", thotë ajo duke qeshur, kur kujton se si mësonte
brezi i saj në kohët e diktaturës. "Zelli" i atëhershëm ndihet sot e kësaj
dite në të folmen e atyre që janë rreth të 40-ave. Të rinjtë e pas '90-ës
pak ia kanë vënë veshin gjuhës së vendit ku jetojnë. Le që s'kanë mbetur
syresh këtyre anëve. Të gjithë në Greqi. "Unë me tim shoq s'kemi ndër mend
të lëvizim. Asnjëherë. Ja të përfundojmë dhe shtëpinë", thotë Thalja duke
treguar me gisht vilën 4-katëshe në ndërtim e sipër. Me burrin kemi punuar
20 vjet për të mbërritur deri këtu". I shoqi është mjek veteriner. Kanë
qenë bashkë studentë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Sot jetojnë në
Terihat, fshat ngjitur me Sofratikën. Bri shtëpisë së tyre jetojnë
prindërit. "S'ndjejnë nevojë financiare për ne, na ndihmojnë madje". Të dy
pleqtë, veç të ardhurave modeste shqiptare, marrin rreth 400 euro pension nga Greqia.

BIZNESI
Në fshatrat e Dropullit të Poshtëm të pakta janë gratë që merren me punët
e shtëpisë. Një biznes krejt origjinal lulëzon këtyre anëve, që i ka
organizuar në një shoqatë minoritaret. Që të gjitha gratë e fshatit merren
me punëdore për të cilat e kanë siguruar tregun nja 30 kilometra më tutje.
"U bëmë 15 gra artizane dhe morëm një kredi nga PNUD-i (Programi për
Zhvillim i Kombeve të Bashkuara), 540000 lekë. Për të siguruar bazën e
nevojshme materiale që na duhet për punëdoret tona, për makinat, penjtë
copat. Kredinë ia paguajmë nga 10 për qind bordit të zhvillimit të
fshatit, që ka përfaqësues nga krerët e komunës dhe nga vetë komuniteti.
Kur ne ta shlyejmë përfundimisht shuma do t'u jepet atyre grave që bëjnë
planin më të mirë dhe më bindës të biznesit", na sqaron Thalja. Ajo është
zgjedhur dhe kryetare e shoqatës së grave artizane. Që të gjitha vijnë te
Thalja për të marrë porositë, që vetë ajo i merr në Greqi. "Jam lidhur me
një dyqan në Athinë dhe me familje greke atje prej nga përcaktoj masën e
gjërave që duhet të bëj, çarçafë, mbulesa, sete, perde. Unë vij dhe u ndaj
porositë grave. Më pas i shesim, po vetëm në Greqi, ku puna jonë
vlerësohet tamam". Një palë çarçafë të punuar kushtojnë 100-150 deri në
400 euro, setet e sallonit, 2 mbulesa dhe 2 çentro kushtojnë 200-500 euro,
perdet 100-600 euro dhe mbulesat e krevatëve mbi 500 euro. Ajo qesh, nëse
i thua se çmimet duken të shtrenjta. "Ato çarçafë që ju shihni e që unë i
shes 400 euro janë puna ime e një muaji. Dhe punoj 8 orë në ditë", sqaron
ajo. Madje si kryetare e shoqatës angazhohet të ndihë dhe të papunat përtej kufijve të minoritetit.

BRAKTISJA
Një grusht njerëz që toknin rakitë në këmbë, mu në shkallët e qendrës së
sapopëruruar të kulturës, ku PNUD financoi 2 milionë, bënin të mendosh se
në fshat kishin mbetur ende dhe ca banorë. Po fare pak. "Gjithë-gjithë
bëhen 60 vetë. Pensionistë", na u kthye Andrea Shkopa me një shqipe të
kulluar, që ne s'na e mori mendja pas një ligjërate greke 10-minutëshe
përballë bashkëfshatarëve. Bëheshin më pak se një dyzinë që gëzonin
rikonstruksionin e godinës, më saktë ringjalljen e misionit të saj: në
kohët e diktaturës vatër kulture. Megjithë motin e ngrohtë nga shtëpitë
radhë-radhë në të përpjetë të shpatit s'duket shenjë jete. Ndodhemi në
Peshkëpi të Poshtme, një nga nga 4 fshatrat e Rrëzës së Zezë, një tjetër
zonë minoritare afër Glinës. "Pleqtë kërkuan vetë të restaurohej qendra e
dikurshme kulturore që të gëzojnë në verë, kur u kthehen djemtë. Me sa
duket s'kanë probleme të tjera", vazhdon Shkopa. Në skenën modeste që
ngrihet mbi pesë shkallë një 70 vjeçar i dehur ia thotë me sa ka në kokë
një kënge greqisht. S'do që të zbresë prej aty. Ulet në gjunjë, rrëkëllen
dhe një gotë raki, merr prapë forcë të këndojë e kërcejë. Niko Llaka,
njëri nga dy mësuesit e vetëm të fshatit pohon me kokë dhe kthehet të na
flasë shqip. Siç tregojnë ata në vitet '90 Peshkëpia numëronte rreth 250
banorë dhe rrugës që gjarpëron pragjeve të gurta, që sot është e
boshatisur, do shihje gjithnjë të rinj a fëmijë. Që të gjithë në Greqi.
Ata që kanë mbetur jetojnë me të ardhurat e tyre. Ndonjë biznes, përfaqësuar nga një dyqan modest ushqimoreje a kafene e vogël, sigurojnë të ardhurat e vetme prej punës së këtushme.

Gazeta Shqiptare 23-10-2004

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 31-10-2004 nė 16:22 Edit Post Reply With Quote
SHQIPTARET NUK JANE GREKE

Përse refuzova të ngrija flamurin grek

E refuzoi pjesëmarrjen në paradën greke të 28 tetorit. Kjo ishte një formë për t’u thënë bashkëmoshatarëve që nuk e donin për flamurtaren e shkollës se është krenare për kombin e saj.

SONILA METUSHI është nga fshati Shpat i qytetit të Elbasanit. Jeton prej 6 vitesh në Greqi, bashkë me familjen e saj. Pesë muaj, pasi u zhvendosën nga Shqipëria në Greqi, ajo regjistrohet në klasën e tretë, ndërsa vëllai i saj në klasën e parë. Fillimi për të ishte shumë i vështirë, si me njerëzit ashtu dhe me gjuhën, por me kalimin e kohës të gjitha këto u eliminuan. "Këtë e arrita vetëm, duke lexuar sepse më pëlqen. Unë i dua shumë librat dhe duke lexuar mendoj, se do të arrij qëllimet e mia", thotë për gazetën "Panorama", Sonila Metushi. Ajo sqaron në një intervistë ngjarjet e fundit në Greqi, për sa i përket vendimit të këshillit pedagogjik të shkollës, që ajo të ishte flamurtarja e këtij viti, kundërshtimin e bashkëmoshatarëve dhe refuzimin e saj për të marrë pjesë në paradën e 28 tetorit.

Kohët e fundit je bërë personazhi më pozitiv në të gjithë Greqinë si një vajzë, që megjithëse ju takoi të jeni flamurtare e shkollës, u përballët me racizmin e disa banorëve dhe bashkëmoshatarëve tuaj. Ju ka prekur ky gjest i vendasve?
Jam mërzitur pak, por do të kalojë. Në fakt, flamurtarja e shkollës jam unë edhe sipas ligjit edhe sipas drejtoreshës së shkollës me vendimin e këshillit pedagogjik. Dhe dje në parakalim doli një vajzë greke, meqenëse unë refuzova ta ngre flamurin grek, por sipas protokollit përkujtimor emri im figuron si flamurtare. Në fillim ashtu kujtoja, por pastaj ndjeva mbështetjen e të gjithë shoqërisë tjetër, si dhe ndihmën morale të gjithë mediave greke, të cilat e komentuan se unë, duhet të kisha të gjitha të drejtat e barabarta që më takonin.

A mendoni se ka racizëm, si këtu në fshatin ku banoni ju, ashtu dhe në gjithë Greqinë?
Po, ka racizëm. Është një fenomen që nuk ka kufinj. Mendoj se dhe në Shqipëri ka një pakicë, të cilët shprehin ndjenjë racizmi. Kuptohet që në Greqi është më i theksuar dhe se kjo nuk përfaqëson të gjithë grekërit, ku shumica janë të dinstancur nga kjo pjesë e prapambetur e shoqërisë. Më ka bërë përshtypje kjo që ndodhi, por nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë te unë. Shumë shpejt do të harrohet. U thashë dhe më parë se nuk janë të gjithë të njëjtë. Ka grekë që i duan të huajt, por ka dhe disa që i urrejnë ata. Jeta vazhdon dhe nuk mbetet këtu. Unë do të vazhdoj studimet e mia dhe marrëdhëniet me shokët do të vazhdojnë normalisht. Do të bëhem doktoreshë, meqenëse mjekë sia është një nga ëndrrat e mia.

Jeni bërë personazhi më pozitiv në të gjithë Greqinë dhe në kanalet televizive greke. Si ndjeheni?
Nuk doja të bëhej kaq i madh ky problem, se nuk është mirë për fshatin tim, me gjestin e disa banorëve, por dhe emri im të mos bënte kaq bujë. Unë nuk kam thënë asnjë fjalë të keqe për grekërit, përkundrazi kërkoja vetëm që të respektohej ligji si flamurtare që më takonte. Por meqenëse, disave nuk u pëlqen shkëlqimi i shqiptarëve dhe reagojnë duke bojkotuar mësimin, atëherë dhe unë e refuzova ngritjen e flamurit dhe me një krenari shqiptare nuk pranova të jem edhe pjesëmarrëse në paradën e shkollës në ditën e festës. Gjithmonë ka dallime si shqiptare. Në çdo moment e thonë se kjo është ajo shqiptarja. Kjo është shqiptare. Por përbuzja e tyre nuk më dëmton. Unë jam shumë krenare që jam shqiptare dhe nuk më vjen turp të pranoj se jam e tillë , përkundrazi shpalos virtytet e mira që mbartim ne shqiptarët. Shqipëria është në zemrën time. Pra jam shqiptare dhe e dua deri sa të vdes, dhe e kam pohuar kudo këtë. Ndërsa, Greqia për mua është vendi ku jetoj dhe studioj.

Unë ndjej mall për Shqipërinë dhe ëndërroj se një ditë do të kthehem dhe do t'i shërbej vendit tim. Madje dhe kur fle gjumë ëndërroj gjithnjë vendin tim, mendoj se jam në Shqipëri. Dhe tani mirë jam, duke pasur parasysh gjendjen ekonomike që na mban këtu, por një ditë do të kthehem në vendin tim. Jam në kundërshtim me disa grekë, të cilët nxjerrin vrer ndaj Shqipërisë dhe që nuk besojnë se do të integrohet shumë shpejt. Unë jam shumë optimiste për të ardhmen dhe dëshiroj t'i shërbejmë të gjithë Shqipërisë se na e ka nevojën sa askush tjetër.

"Kam dëgjuar për ndodhinë e para tre vjetëve me studentin shqiptar Odise Cenaj dhe mund të them se është idhulli im. Kam dëgjuar se studion në Amerikë dhe se në një intervistë të fundit u shpreh se, "u detyrova të më thoshin se jam grek, por në të vërtetë është shqiptar". Dhe jam krenare që është shqiptar dhe se fati e solli të studiojë në një universitet të madh të Amerikës. Shpresoj se do të ndjek dhe unë hapat e tij dhe të studioj në një universitet të madh", thotë Sonila Metushi. Odisenë në Shqipëri të gjithë e kujtojnë si djalin që "sfidoi" flamurin grek. Edhe pse e meritonte nderimin për të udhëhequr paradën e shkollës, me flamurin grek në duar, atij iu refuzua një gjë e tillë, vetëm ngaqë ishte shqiptar. Odise Cenaj u tërhoq atëherë. Dhe në fillim të këtij viti shkollor ai vendosi të mos ndjekë një shkollë të lartë greke, por një amerikane, edhe pse Odise Cenaj u pranua në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Sekanikut pasi mori 19100 pikë kur kufiri maksimal i pikëve ishte 19182.

PANORAMA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 6-11-2004 nė 04:31 Edit Post Reply With Quote
NJE ARTIST,QE NDEROHET PER QENIEN SHQIPTAR

DO TE KTHEHEM, KUR SHQIPERIA TE MOS QEVERISET PREJ GREKERVE

Luksin e vertete e gjej vetem ne Shqiperi

Prej disa vitesh Robert Aliaj se bashku me familjen e tij, ndodhet ne Bruksel te Belgjikes, ku edhe zhvillon me sukses aktivitetin e tij artistik ne fushen e piktures. Pamundesia per te gjetur komfortin material dhe shpirteror ne vendin e tij, e detyruan artistin te ikte larg, si shume intelektuale te tjere shqiptare. Askush nuk do te deshironte te sillte ne kujtese imazhin e shemtuar te asaj periudhe, kur te gjithe mendonin vetem si e si te shpetonin nga vuajtjet dhe mundesia e nje veteizolimi te perhershem. Pavaresisht se zgjodhi largimin, "ne mungese te cdo alternative tjeter), Roberti nuk arriti te shpetonte nga dhimbja shpirterore qe te shkakton malli per vendin tend. Ai thote se eshte nje "sick home", "i semure per vendin e tij" dhe rehatine apo luksin e vertete e gjen vetem ne Shqiperi, midis te afermeve dhe bashkeatdhetareve. I mungojne mbi te gjitha artdashesit e tij, marredhenia me te cilet per Robertin ishte me shume se sa sipmati, ishte flirt. Megjithate, ate e trondit fakti qe Shqiperia nuk ndodhet ne duar te shqiptareve, por te grekerve, ndersa i ngjall neveri vendosja e gjuhes greke si gjuhe fakultative ne shkollat tona. Mllefin me te madh, Roberti e ka ndaj atyre qe e qeverisin kete vend, te cileve u sugjeron nje "cure detox", "per te eliminuar toksinat politike te akumuluara prej vitesh dhe per t'u cliruar nga dipendenca e postit politik".

Por krahas dashurise per pikturen, Roberti ka ushqyer dhe rritur brenda shpirtit te tij edhe dashurine per muziken. "Muzika eshte zhurma me e cmuar, por zhurme qe mendon"- thote ai, ndersa pohon jo pa keqardhje qe gjate gjithe ketyre viteve, duke qene i angazhuar me pikturen, i ka lene disi pas dore projektet muzikore. Por kjo nuk do te thote aspak, se ai i ka humbur lidhjet me kete zhaner artistik. Sipas Robertit, ekziston nje lidhje e forte mes piktures dhe muzikes, lidhje qe e ka zanafillen qysh ne historine antike. "Qe nga fillimi i shekullit te 20-te ideja e inkorporimit te elementeve muzikale ne pikture ishte shume e perhapur dhe shpesh pike reference ne perpjekjet per te shpjeguar perngjasjet e ndryshme me pikturen abstrakte"- nenvizon artisti. Roberti eshte njesoj i dashuruar me te dyja, e ne kete menyre, ai eshte i detyruar te gjendet "here ne shtratin e njeres dhe here ne shtratin e tjetres, ose me te dyja bashke ne nje shtrat"...

Intervistoi: Esmeralda Gjoka

- Prej vitesh ju ndodheni jashte Shqiperise ku edhe zhvilloni aktivitetin tuaj artistik ne fushen e piktures. Cila eshte arsyeja qe ju beri te largoheshit nga vendi juaj?

- Shqiperi te dua shume.

Shqiperi ti me turperon.

Ku po shkon ti Shqiperi.

Une kam frike per ty Shqiperi.

Une te perbuz ty Shqiperi.

Ikja ime ishte produkt i frikes obsesionale te vetizolimit te periudhes obskurre te regjimit komunist dhe te frikes se re te ardhjes ne pushtet te nje klike komuniste pseudo demokratike. Ne kryqezimin e epokave, ndjehesha si midis Shilles dhe Karibdes.

- Megjithate, a ju merr malli per Shqiperine dhe njerezit ketu dhe a keni menduar qe nje dite te riktheheni serish per te jetuar ne vendin tuaj?

- Desha te perseris per te disaten here qe jam nje "sick home".

Komfortin dhe luksin e vertete shpirteror e ndjej vetem ne Shqiperi midis te afermve, miqve dhe bashkatdhetareve te mi. Jeta ne Shqiperi, me gjithe dramacitetin, problematiken dhe banalitetin e saj, ka nje ritem dhe dimension tjeter, me te ngrohte. Malli me merr edhe per artdashesit e mi, marredhenia me te cilet nuk ishte thjesht nje simpati, por nje flirt, i cili ketu ku ndodhem me mungon. Do te kthehesha perfundimisht ne Shqiperi kur ate ta kene ne duar vete shqiptaret e jo greket, ose nuk di se kush. Aq me teper, ju nuk mund ta imagjinoni neverine qe me ngjall vendosja e gjuhes greke si gjuhe fakultative ne shkollat tona. Edhe per sa kohe do te vazhdojme te "veteshkerdhehemi" ne shqiptaret? Gjithcka e ka nje limit. A revoltohen njerezit atje? Dashuri dhe urrejtje autodestruktive, kjo eshte Shqiperia per mua.

- C'mendim keni per politiken dhe politikanet shqiptare?

- Ne France ne pergjithesi klasa politike eshte e nje niveli intelektual nen mesataren e popullsise qe perfaqeson. Imagjinoni se c'ndodh ne Shqiperi, e cfare nivelit eshte klasa politike, e pse jo, politika atje eshte kthyer ne nje zanat fitimprures. Politikanet aktuale shqiptare bejne pjese ne kategorine e atyre patologjikeve qe nuk kane kuptuar se nuk mund te ndryshojne dhe kjo tendence prek dalengadale edhe individin e thjeshte. Per ta kaluar kete pathos te rezistences kunder ndryshimeve, ne vend te "Metamorphoses" qe evokon Kafka "nje ndryshim radikal, brutal), do te propozoja fazen e vendosjes ne nje forme levizjeje, qe do te thote shkeputje nga vetvetja, qendrim sa i dhimbshem aq dhe i pashmangshem, por i domosdoshem per te mos mbetur ne gjendje ngrirjeje. Ai te ndjell deshiren per te avancuar me tej, per ta tejkaluar vetveten. Do t'u sugjeroja politikaneve shqiptare nje "cure detox", per te eleminuar toksinat politike te akumuluara prej vitesh dhe per t'u cliruar nga dipendenca e postit politik.

- Pikturat qe ju beni a vleresohen me noten e merituar dhe a ekziston paragjykimi i te qenit shqiptar?

- Ajnshtajni thoshte se eshte me e lehte te shkaterrosh berthamen e atomit se sa nje paragjykim. Aq me keq, paragjykimi i te qenit shqiptar, do te ekzistoje derisa e gjithe klasa politike shqiptare te punoje me fanatizem qe vendi te mbetet i mbytyr ne mizerie dhe korrupsion, qe te qenit shqiptar te jete nje status handikap serioz ne jete, te behet si te thuash nje lloj lebroze. Imazhi i shqiptareve u shperfytyrua aq me keq mbas viteve '90.

Per aq kohe sa ne shqiptaret do te vazhdojme te fshehim identitetin tone, ose ta pranojme ate me ndrojtje, do te meritojme perbuzje.

Shqiptaret nuk duhet te krijojne iluzione patriotike te rreme, sic ishte rasti me ndeshjen kunder skuadres se kombetares greke. Per nje cast u rekullova, thash O ZOT, ky eshte nje moment historik, besova se mund te bashkohemi, ta duam njeri tjetrin dhe ta respektojme. Ishin valle ndjenjat sportdashese me te forta se ato patriotike, qe bashkuan me qindra mijera shqiptare rrugeve te Tiranes? Nje "foli" e tille nuk ka ndodhur as edhe ne momente kruciale te historise tone, kur behej fjale per lirine e dinjitetin tone kombetar. Dy dite me pas, deziluzion total. Zhgenjim dhe perbuzje. Revolta kunder masakrimit te nje te riu shqiptar emigrant ne Greqi, si dhe rreth 400 te keqtrajtuarve e te plagosurve te tjere, perfundon me dhjete pjesemarres, gjysma e te cileve politikane te rinj, oportuniste te rinj. Ne Tirane vetem ata ishin ne dijeni te ketij minimitingu qesharak... Une qe u gjenda aty rastesisht, u befasova.

Per vlerat e tablove te mia ka pak rendesi te flasim sot, sepse koha eshte gjykuesi me i mire. Per momentin nuk jam i pakenaqur.

- Te flasim pak per familjen tuaj... Cilat jane angazhimet e pjesetareve te tjere te familjes Aliaj?

- Kemi bere aleance per nje kohe te gjate. Do te thosha se ne familjen tone, ne funksionojme sipas nje modeli te stilit asociativ ne nje marredhenie fuzionale, ku rivendikojme ngjashmerite tona dhe kemi pak "secret gardens". Por kjo nuk do te thote qe ia privojme akordimin e autonomise njeri- tjetrit, ku secili aspiron te jete i kompletuar ne vetvete. Pa aq sa na intereson zhvillimi dhe realizimi ne nivel personal, interesi kolektiv familjar, kur eshte nevoja, kalon gjithmone ne plan te pare. Ndajme gjithashtu idene se mund te jemi me te kenaqur se bashku, ne qofte se secili i qendron besnik trajektores se tij, duke mbrojtur opinionet e tij dhe duke ndjekur dhe zhvilluar projektet personale. Moza punon si interprete dhe perkthyese e gjuhes frenge e hollandeze ketu ne Bruksel, dhe pasioni i saj eshte perkthimi artistik. Tani po merret me perkthimin nga origjinali i librit te dyte te kolanes se udhepershkrimeve te Kazanxaqisit. Libri i pare i kesaj kolane "Udhetoj neper Japoni dhe Kine", botim i Shtepise Botuese "Dudaj" eshte tashme ne qarkullim.

- A ka djali juaj prirje artistike dhe a do te deshironit qe nje dite ai te ndiqte rrugen e babait te tij?

- Raportet e mia me tim bir jane teper shoqerore. Jemi dy shoke qe s'ndahemi, shpenzojme shpesh kohe bashke, luajme bashke, pikturojme bashke, bejme muzike. Shpesh ndjehem bir i tij dhe si i tille, e kam te pamundur t'i imponohem. Baballaret e dine vete cilen rruge duhet te ndjekin ne jete. Si cdo prind, perpiqem t'i jap gjithcka me ishte privuar mua ne femijerine time. Kristi studion ne nje kolegj flamand dhe paralel studion piano dhe kitare bas ne degen e "jazz light music" ne nje akademi muzike. Eshte shume i apasionur mbas historise se Luftes se II-te Boterore dhe si rrjedhoje hobi i tij eshte koleksionimi i objekteve te kesaj periudhe. Informatika eshte nje tjeter pasion i madh i tij, dhe shpesh ne kohe te lire i pelqen te vizatoje. Nuk le pas edhe skatebordin dhe basketin, me te cilat zbavitet dhe i ushtron per te ruajtur formen sportive.

- Le te ndalemi tani tek lidhja me muziken. Cfare ka ndodhur gjate ketyre viteve qe keni qene larg Shqiperise? E keni hedhur mbas kraheve kengen, apo keni ne projekt dicka ne kete fushe?

- Muzika eshte zhurma me e cmuar, por zhurme qe mendon. Eshe e vertete qe gjate gjithe ketyre viteve kam qene i angazhuar me pikturen. Duke qene se muzika eshte nje zhaner kolektiv, e kisha te pamundur te mendoja rreth nje projekti te tille dhe aq me veshtire ta realizoja. Veshtire se behemi dy bashke ne shqiptaret. Por kjo nuk do te thote se i kam humbur lidhjet me muziken. Dhe muzika jeton bashke me pikturen ne nje simbioze brenda meje. Kam nisur nje bashkepunim te ri dhe shpresoj dicka prej tij.

- Atje ku ju jetoni a keni mbajtur kontakte me muziken shqiptare dhe si e vleresoni gjendjen ne te cilen ndodhet muzika ne Shqiperi?

- E pamundur te gjykosh, sepse shijet jane personale, por nuk duhet te harrojme se varferia pasqyrohet ne te gjitha disiplinat e krijimtarise artistike. Mund te shpresohet kur luksi te ndihet si nevoje, te tejkalohet kafsha, duke mos e ndier kenaqesine vetem tek ushqimi, pija, gjumi dhe femra. Kur ti fillon ta deshirosh luksin si buken, atehere fillon te behesh njeri, te deshirosh artin si luks. Arti i mbushur me jete nuk riprodhon te kaluaren, ai perparon. "Primum vivere, deinde philozophari". Arti eshte identiteti i nje kombi, nje komb pa art eshte nje komb pa shpirt.

Artistet kane nevoje per mbeshtetje, por kush do t'i mbeshtese? Te gjithe rendin mbas fitimit dhe perfitimit. Po t'i hedhim nje sy metamorfozes se deputeteve tane keto 14 vitet e fundit, do te verenim se ne vitin '90 patem nje parlament rakitik, i cili perfundoi sot me i gjere se i gjate gjithe kesaj periudhe.

Sa artiste mbeshteten nga biznesi shqiptar? Sa investojne ata per te ndryshuar imazhin e vetes se tyre? Duket sikur jetojme nje tranzicion te perjetshem.

- Te kthehemi disa vite mbrapa ne kohe. Kur vendoset t'i drejtoheshit rruges se artit dhe cilat jane kontaktet tuaja te para me muziken dhe pikturen?

- Kontaktet e mia me artin e kane zanafillen e tyre qe ne capitjet e hershme te jetes sime. Mesova t'i hedh hapat e pare mbi vizatime, skica e piktura, sepse vellai im i madh ishte piktor, i cili e kishte kthyer shtepine ne studio. Shpesh urina ime u krijonte te papritura te kendshme fleteve te vizatimit, te cilat me kalimin e kohes oksidoheshin e beheshin akoma me interesante. Ne art si ne dashuri, instikti mjafton.

- Kush nga dy dashurite eshte me e madhe? Ajo per pikturen apo ajo per muziken?

- Po t'u hedhim nje sy elementeve ekspresive te muzikes dhe hapesires piktureske, do te veme re nje relacion te ndersjellte ndermjet tyre. Artiste te gjeneratave te ndryshme kane qene te interesuar mbi marredheniet ndermjet artit te piktures dhe muzikes. Studimet mbi marredheniet e tyre e kane zanafillen qysh ne historine antike. Qe nga fillimi i shekullit te 20-te ideja e inkorporimit te elementeve muzikale ne pikture ishte shume e perhapur dhe shpesh pike reference ne perpjekjet per te shpjeguar perngjasjet e ndryshme me pikturen abstrakte. Keshtu, duke qene se jam i dashuruar me te dyja, jam i detyruar te gjendem here ne shtratin e njeres dhe here ne shtratin e tjetres, ose me te dyja bashke ne nje shtrat. "Preferoj te dyten, ne "menage à trois").

- Cilat jane hobet e Robertit dhe si e kalon ai kohen e lire?

- Nderkohe qe shume hobby dhe kenaqesira e kane burimin ne femijeri, per disa vjen nje kohe qe dicka e ndryshme nevojitet, nje pershtatje e nevoave shpirterore, e dickaje me aventureske, dickaje me adulte. Per mua mbeten ende pasionet e femijerise, si adhurimi per lulet e kafshet, vizitoj kudo ku ka nje herbarium, qe eshte per mua parajsa tokesore, po shtoj ketu dhe pasionet dominuese te cilat kane lidhje me krijimtarine time, si p.sh., adhurimi dhe perkushtimi me ore te tera ndaj multimedias, videos, fotografise dhe developimit te projekteve te ndryshme ne internet, etj.

- C'raporte keni me parane?

- Oh! Paraja nuk ka qene kurre prioritet i jetes sime, nuk e lakmoj parane me shume nga c'duhet, e shoh si nje sherbetor te mire, por padron te keq. Pasioni per te qene i lire e perbuz lakmine e parase e te skllaverimit prej saj. Ne nivel financiar e kam edukuar veten te jem i kenaqur me sa zoteroj dhe kjo te me beje te lumtur. Prioriteti im eshte mireqenia shpirterore emocionale. Joga e parase, ky eshte principi im: balancing the desire for more with the need for less.

- A keni ndonje peng te mbartur nga vitet e shkuara dhe cili eshte ai?

- Ne pergjithesi nuk me vjen keq per gjerat e kaluara. Cdo gje mendoj se ka arsyen e vet ku ndodh dhe kur ndodh. Nuk lodhem te merrem me ate se si ndodhi, se duhet ta kisha bere me mire, ose se s'duhet ta kisha bere. Jam i fokusuar dhe i projektuar pozitivisht vetem drejt se ardhmes. E shikoj cdo dite te re si nje oportunitet te ri. Ne nivel profesional, kam vetem nje peng te madh, ate qe nuk munda asnjehere te shprehem i plote ne muzike.


KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 6-12-2004 nė 03:21 Edit Post Reply With Quote
Mbi pėrkatėsinė iliro-shqiptare tė Epirit

Trajtimi i çeshtjeve qe kane te bejne me hapesiren etnogjeografike shqiptare, sidomos ate jugore, ka vite qe eshte bere objekt studimi per personalitete te shkences dhe kultures shqiptare. Ne vecanti kjo ceshtje fitoi nje dimension tjeter pas deshtimit te monizmit, sepse ne pluralizem u krijuan rrethana te tjera te favorshme, duke mos pasur tema tabu, apo qasje ideologjike sic ishte me pare ne Shqiperi. Nder studiuesit me te zellshem dhe serioz ne kete game ben pjese Sherif Delvina, i cili ne kete aspekt ka dhene nje kontribut me peshe per historiografine kombetare shqiptare.

Ne shek.XIX, tek fqinjet tane u paraqiten dy projekte politike, qe ishin teresisht ekspansioniste ne dem te popujve tjere per te realizuar endrrat e tyre mesjetare. Fjala eshte per MEGALIIDENE greke (1843) dhe NACERTANIEN serbe (1844) ku si qellim final kishin rimekembjen e perandorive te tyre mesjetare, ate te Bizantit dhe te Car Dushanit. Dihet historikisht se pasojat e ketyre projekteve i kane perjetuar ne menyre te drejteperdrejte shqiptaret, duke filluar nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe Konferenca e Londres (1913), sepse me se dy te tretat e hapesires etnogjegrafike shqiptare u aneksuan nga fqinjet tane, sllavet dhe grekërit. Por, me gjithe keto perfitime territoriale oreksi i tyre nuk ka te ngopur, cka deshmohet me politiken e tyre shteterore te zhvilluar ne vazhdimesi, duke shpifur e trilluar ne lidhje me autoktonine iliro-shqiptare dhe hapesiren etnogjeografike shqiptare ne Siujdhesen Ballkanike.

Ne kete game te qasjeve jane te njohura ne vecanti disa struktura klero-shoviniste greke, qe ende trumpetojne per jugun e Shqiperise, duke shpikur dhe krijuar sajesa te ndryshme territoriale. Ne kete aspekt ato shiken sajesen Vorio Epiri qe eshte aspirate territoriale ndaj shtetit shqiptar. E tere kjo politike ne rrethana te reja shoqerore pas deshtimit te komunizmit eshte transparente dhe nga ana e tyre behet gjoja per mbrojtje te te drejtave te minoritareve greke ne Shqiperi, ku keto qarqe te tille i konsiderojne te gjithe shqiptaret ortodokse. Duke qene deshmitar i te gjitha ketyre akrobacioneve politike me pasoja per popullin dhe shtetin shqiptar, intelektuali dhe studiuesi i zellshem Sherif Delvina opinionit shqiptar i dhuron librin "E verteta mbi Epirin". Eshte ky nje liber i vecante per nga lenda e trajtuar dhe me nje qasje analitike dhe argumente shkencore demaskon politiken shoviniste greke ndaj aspiratave dhe falsifikimeve te realitetit historik dhe gjeografik te jugut shqiptar. Libri paraqet nje permbledhje te artikujve te botuar nga viti 1992-1999 ne gazeta te ndryshme ne Shqiperi. Nuk ka dyshim se ne saje te ketyre artikujve qe pernga permbajtja jane shkencore, analitike dhe publicistike, autori ka bere sensibilizimin e opinionit shqiptar ne lidhje me disa ceshtje te cilat ose kane qene tabu, ose te panjohura per opinionin e gjere. Autori librin e ka konceptuar ne nente pjese, te cilat paraqesin nje unitet te qasjeve te autorit per hapesiren etnogjeografike shqiptare nga koha antike e deri ne ditet tona.

Ne kete botim me vlere autori ofron te dhena me interes per hapesiren etnogjeografike shqiptare, duke theksuar se para Kongresit te Berlinit (1878), Shqiperia e kishte siperfaqen 110.000km2, me popullsi kompakte shqiptare dhe me pakica kombetare te parendesishme. Kongresi i Berlinit, nga rilindasit, me te drejte u quajt varrimi i Shqiperise, por ky nuk kishte qene ende varrimi i Shqiperise, sepse pas atij kongresi ne Shqiperi ngeli Kosova, ngeli Maqedonia, Cameria, Grebeneja, Kosturi, dhe sundimi osman ishte i perkohshem, kurse pushtimi nga fqinjet ishte i perhershem. Por, me 1913, kinse ne luften kunder turqve, me perkrahjen e Fuqive te Medha, keto toka u quajten "turke" dhe hapesira etnogjeografike shqiptare u zvogelua akoma. Madje, nese analizohen te dhenat nga viti 1491, kur jane bere regjistrimet e Ballkanit te pushtuar nga osmanet, ne Ballkan del se jane mbi 266 mije familje ne trojet shqiptare, duke filluar nga veriu e deri ne Arte. Ne ate kohe ne kemi pasur popullate me te madhe se grekërit dhe territor me te madh se grekërit e serbet, Shqiperia eshte rrudhur dhe eshte bere mbi tri here me vogel se c`ka qene.

Delvina eshte i qarte ne konstatimet e tija kur ceke pa hezitim se duhet thene e verteta, duke u bazuar ne dokumentet e kohes pavaresisht se tash jemi ne rrethana te reja shoqerore dhe politike me fqinjet tane. Andaj me te drejte thekson se nuk duhet heshtur per spastrimin etnik te territoreve shqiptare ne shek. XIX, sic eshte rasti per 301.000 shqiptaret e shperngulur me dhune nga Sanxhaku i Nishit, po ashtu per historine e Artes, te cilen grekërit e moren pas 1878-es, pastaj per Sulin etj. I brengosur per prezentimin dhe falsifikimin e te kaluares sone historike ne tekstet shkollore tek fqinjet grek, ai na ofron shembullin e sulioteve. Ato, thekson Delvina, grekërit i kane ne cdo tekst shkollor, ku thuhet se suliotet jane hedhur nga shkembi i Zallongut per te ruajtur nderin. Kete ngjarje heroike te vjedhur nga heroizmi shqiptar grekërit e kane kthyer nga vetja dhe e mbajne si heroizmin me te madh te tyre! S`ka tekst grek ku nuk eshte Marko Bocari, Bubulina etj. Ne ruhemi se mos na prishet politika m grekun. Ne duhet ta dime se c`na kane marre e c`na kane ngrene vazhdimisht fqinjet tane, konstaton me te drejte Delvina.

Ne kete botim me vlere autori trajton ne detaje "Megaliidene", si dhe sajesen e shovinsteve greke "Vorio Epir", e cila ka te beje me pretendimet territoriale ndaj Shqiperise se Jugut, duke deshmuar ne menyre shkencore per perkatesine iliro-shqiptare te Epirit. Ndersa, duke bere fjale per minoritaret greke, ai me te drejte konstaton se ata jane shume vone te pranishem ne territoret shqiptare, gjegjesisht jane ardhacake, argate te sjelle ketu ne kohen e Ali Pashe Tepelenes dhe perbejne nje enklave ne viset shqiptare. Duke marre kompleksin politik te grekërve per keto territore dhe ndaj popullates shqiptare ortodokse falsifikimi i te dhenave historike dhe i statistikave demografike, kur eshte ne pyetje numri i minoritareve shqiptare ne Greqi dhe i minoritareve greke ne Shqiperi eshte bere detyre patriotike dhe shteterore numer nje e shovinizmit grek. Nga ana tjeter me qellim heshtet numri i mbi dy milione arvanitasve ne Greqi.

Dhe ne fund, duhet thene se nje liber i tille eshte i mireseardhur jo vetem per studiuesit dhe individet qe u intereson ceshtja kombetare dikur dhe sot, por edhe per opinionin e gjere. Botuesit shqiptare mendoj se do te benin nje pune me vlere nese kete botim do ta perkthenin ne gjuhen angleze ne teresi, apo ne forme te sintetizuar. Sepse vetem ne kete forme do te informojme opinionin nderkombetar ne lidhje me realitetin shkencor, autoktonine dhe vazhdimesine historike iliro-shqiptare te kesaj pjese te hapesires etnogjeografike shqiptare. Te dhenat e ofruara ne saje te konsultimit te nje literature selektive shkencore, hulumtimit te dokumentave te trajtuara ne sinkroni dhe diakroni bejne qe libri "E verteta mbi Epirin" te jete nje enciklopedi me vete per kete regjion gjeografik, i cili ka pasur nje te kaluar te bujshme historike nga koha antike e deri ne ditet tona. Nje liber te tille ka mundur te na ofroje vetem Sh. Delvina, i cili eshte padyshim studiuesi me i zellshem dhe erudit i kesaj ceshtjeje ne kohen tone.

Dr. Nail Draga
Koha Jone 05-12-200

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Krytha

Postuar mė 6-12-2004 nė 19:28 Edit Post Reply With Quote
Linku tek Origjinali

Agron,

me fal por gazeta quhet "Koha Javore" . Ja dhe linku tek origjinali.
http://www.kohajavore.cg.yu/index.phtml?akcija=vijest&id=2963

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 6-12-2004 nė 22:34 Edit Post Reply With Quote
Per shtypin shqiptar nuk eshte cudi qe artikulli te ribotohet.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-12-2004 nė 10:25 Edit Post Reply With Quote
Artikull qe duhet lexuar patjeter.

Nje rregull qe duhet ta zbatojme patjeter:

Ne rast se nje material ndodhet ne internet patjeter te fusim dhe link se ku ndodhet.

Ja dhe disa artikuj te tjete te lidhur me temen:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2347





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 25-12-2004 nė 18:18 Edit Post Reply With Quote
Historia nuk mund tė bėhet kurban pėr politikėn

Historiani i njohur Beqir Meta komenton në një intervistë për "Shekullin" ngritjen e komisionit që do të rishikojë historinë shqiptaro-greke në tekstet tona shkollore

Autor i katër monografive, dy prej të cilave u janë kushtuar marrëdhënieve shqiptaro-greke, historiani i njohur Beqir Meta këmbëngul se ngritja e komisionit që do të shqyrtojë historinë mes dy vendeve, në tekstet shkollore, është absurde. Padyshim një nga njohësit më të mirë të asaj ç´ka ndodhur mes Greqisë dhe Shqipërisë, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, Meta këmbëngul se brezat duhet të njohin të gjitha llojet e të vërtetave historike. Qofshin këto të hidhura, nuk kanë pse të fshihen dhe të zbukurohen. Në periudhën e këtyre dy viteve të fundit, Beqir Meta, profesor-doktor dhe studiues shkencor në Institutin e Historisë, ka botuar dy vepra, ndër të paktat që dokumentojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. E para "Tensioni greko-shqiptar, 1939-1949" u botua në vitin 2002, kurse e dyta titullohet "Shqipëria dhe Greqia, 1949-1990, paqja e vështirë", doli nga shtypi në vitin 2004. Për të nxjerrë këto dy libra, Metës i janë dashur 10 vite punë.
Ministria e Arsimit ka zyrtarizuar para disa javësh ngritjen e një komisioni me ekspertë që do të kenë për detyrë të rishikojnë tekstet shkollore shqiptare, në pjesët ku flitet për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Sipas anëtarëve të tij, bëhet fjalë thjesht për një pastrim nga ideologjizmat dhe nacionalizmat.

Ç´mendim keni për këtë komision?

Jam njohur nëpërmjet shtypit për këtë marrëveshje dhe me grupin e historianëve dhe johistorianëve që do ta zbatojnë atë. Përpara se të nënshkruhet një marrëveshje duhet pranuar nëse ekziston apo jo problemi që ka parashtruar njëra nga palët. Ndërsa kur ajo nënshkruhet, do të thotë se problemi ekziston dhe palët kanë rënë dakord ta zgjidhin atë në këtë apo atë mënyrë.
Pikërisht për këtë arsye nënshkrimi i kësaj marrëveshje është i gabuar dhe i dënueshëm. Ajo ka paragjykuar në mënyrë të padrejtë tekstet e historisë së Shqipërisë. Në qoftë se kësaj logjike do t´i shtojmë edhe deklaratën provokative të ministres së Arsimit të Greqisë, e cila shpjegon se ka kërkuar rishikimin e teksteve të Historisë së Shqipërisë pasi ato nxisin urrejtjen kundër grekëve dhe propagandojnë Shqipërinë e Madhe, atëherë marrëveshja apo protokolli bëhen edhe më të dëmshme e më tepër fyese.

I njihni tekstet shkollore shqiptare, pjesët kur ato përshkruajnë marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Greqisë?

Unë i kam studiuar me kujdes tekstet tona shkollore, ndonëse nuk jam autor i tyre, dhe asnjëri prej tyre nuk rezulton me tendencë shoviniste apo nacionaliste. Në të gjitha nivelet, ato paraqesin në mënyrë korrekte, objektive dhe të ekuilibruar të kaluarën e marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe kjo është një cilësi thelbësore e tyre.

Kam lexuar në gazetën tuaj një prononcim të kryetarit të këtij komisioni, zotit Neritan Ceka, se në tekstet shqiptare ka doza nacionalizmi. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Zoti Ceka dhe ministri i Arsimit duhet të kuptojnë se nuk mund të bëhet kurban historia jonë kombëtare për hir të interesave të tyre të ngushta politike. Historia ka të bëjë me dinjitetin dhe identitetin kombëtar, i cili nuk mund t´u nënshtrohet interesave politike të ndonjë partie apo grupi politik.
Raportet shqiptaro-greke në tekstet tona janë paraqitur sipas së njëjtës metodë dhe në proporcione objektive me raportet e shqiptarëve me vendet e tjera. Ashtu siç janë paraqitur ballafaqimet e shqiptarëve me ushtrinë turke për lirinë dhe pavarësinë e tyre, ashtu siç janë paraqitur politikat apo veprimet e Italisë për pushtimin apo copëtimin e Shqipërisë në ato momente historike kur kanë ndodhur, ashtu sikurse është paraqitur politika e vazhdueshme serbe për nënshtrimin, asimilimin apo edhe për spastrimin etnik të trevave shqiptare, po ashtu, sigurisht në proporcionet dhe me termat që i përshtaten së vërtetës historike, është paraqitur dhe politika greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, apo spastrimi etnik i popullsisë shqiptare në Greqi.
Në tekstet shqiptare nuk ka harta apo lëndë historike që të përfshijnë ndonjë pjesë të territorit grek brenda kufijve politikë të Shqipërisë, por ndodh e kundërta me tekstet greke, të cilat vazhdimisht e kanë paraqitur Shqipërinë e Jugut si pjesë të territorit grek. Eshtë pikërisht ky një burim që i helmon marrëdhëniet duke kultivuar nacionalizmin shoven tek brezat e rinj të grekëve.
Siç e theksova më lart, kërkesa greke për të ndryshuar tekstet tona është sa absurde aq edhe e parealizueshme. Këtu mund të shtrohet pyetja: po sikur një kërkesë të tillë ta bëjnë edhe qeveri të tjera, si për shembull ajo turke, italiane, serbe etj. Ç´do të bënim ne me historinë tonë kombëtare? A do ta mohojmë ne atë për hir të kësaj "miqësie" që na ofrojnë grekët?

Në të vërtetë historia ka provuar se miqësia e shëndoshë dhe e qëndrueshme ndërtohet mbi të vërtetën, edhe nëse kjo ka qenë e hidhur. Nuk mund të forcohet miqësia shqiptaro-greke duke zbukuruar apo duke hequr nga tekstet lëndën historike që pasqyron politikën e gjatë dhe konsistente aneksioniste greke ndaj Shqipërisë së Jugut, apo spastrimin etnik të popullsisë shqiptare në Greqi, por duke i pasqyruar ato realisht, duke pasqyruar me korrektësi pasojat negative që kanë patur këto politika në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe vetëm kështu qytetarët, inteligjenca dhe elita politike e të dy vendeve do të nxjerrin konkluzionet e duhura për t´i përmirësuar marrëdhëniet, duke korrigjuar gabimet e së kaluarës.

Tek pasqyrimi i drejtë i përpjekjeve të shqiptarëve për mbrojtjen e atdheut të tyre, qeveritarët grekë duhet të kuptojnë njëherë e mirë se deklaratat e herëpashershme të tyre për "Voriepirin" bien në kundërshtim me këto përpjekje e interesa. Prandaj nëse duan miqësi ata duhet të vendosin të heqin dorë nga këto politika të hapura apo të nëndheshme.

Tek përpjekjet e shqiptarëve për krijimin e Kishës së tyre Autoqefale, si pjesë e identitetit të tyre kombëtar, si dhe tek beteja që është bërë deri në kohët e vona për mbrojtjen e kësaj autoqefalie, klerikët, politikanët dhe institucionet arsimore e kishtare greke duhet të kuptojnë se përpjekjet për ta cënuar statusin e autoqefalisë duke imponuar në krye të kishës shqiptare një prift grek do të krijojnë dyshime, do t´i acarojnë e do të helmojnë marrëdhëniet.

Në tekstet tona pasyrohet me objektivitet se si është trajtuar minoriteti grekofon në Shqipëri dhe se si ka vepruar Greqia, krejtësisht në kah të kundërt me minoritetin shqiptar në Greqi. Në këtë rast i riu shqiptar edukohet me ndjenjën e humanizmit, respektit dhe bashkëjetesës për pakicën greke, nëpërmjet shembujve historikë pozitivë që ka demonstruar shteti shqiptar gjatë historisë së tij ndaj minoritetit grekofon. Por ai gjithashtu edukohet me ndjenjën tërësisht humane që të dënojë spastrimin etnik, genocidin, qoftë kur ky është kryer nga grekët, qoftë kur është kryer nga shtete të tjera. Rruga e përmirësimit të marrëdhënieve shpirtërore e politike, rruga e miqësisë nuk kalon përmes heshtjes, injorimit apo deformimit të këtyre të vërtetave historike, por nëpërmjet zgjidhjes së këtyre problemeve duke u kthyer viktimave statusin e tyre juridik si dhe pronësinë e tyre.

Ky do të ishte demonstrimi më i qartë i miqësisë nga Greqia dhe i respektimit të të drejtave të njeriut nga një shtet, i cili pretendon të jetë model i demokracisë në Ballkan, dhe nga një anëtar i BE-së. Deklarata mohuese kategorike dhe kërcënuese si ato që bëri presidenti Stefanopulos kohët e fundit, nuk i shërbejnë miqësisë, por pikërisht helmimit të marrëdhënieve për të cilat na del se qenka shqetësuar ministrja greke e Arsimit.

Çfarë ju frikëson më shumë kur dëgjoni se është ngritur një komision për të riparë tekstet shkollore, në pjesët ku flitet për historinë mes Shqipërisë dhe Greqisë?

Kjo marrëveshje më duket absurde. Tekstet e historisë janë produkt i kërkimeve shkencore dhe akademike, të cilat në të gjithë botën demokratike nuk i nënshtrohen pikëpamjeve apo vendimeve të qeverisë. Zbatimi i një marrëveshjeje të tillë do të thotë një politizim i ri i historisë, i cili do të ketë pasoja negative dhe do të deformonte formimin kombëtar, qytetar e shkencor të brezave të rinj. Unë besoj se asnjë historian shqiptar nuk do të pranojë që për hir të një marrëveshjeje të tillë, të politizohet e të shtrembërohet sërish historia jonë kombëtare. Pra marrëveshja është e gabuar sepse indirekt ka pranuar tezën greke se ka gjëra që duhen rishikuar në tekstet shqiptare, kur në fakt nuk ekzistojnë probleme të tilla. Por nëse qeveria e imponon një ndërhyrje të tillë, ajo do të prodhojë efektin boomerang, do ta vinte gjithë inteligjencën shqiptare kundër saj pasi shqiptarët me të drejtë, në këtë ndërhyrje do të shohin një rrezik të ri që iu kanoset vendit të tyre, identitetit dhe dinjitetit të tyre kombëtar, tashmë të nëpërkëmbur.

Unë, ashtu si shumica e shqiptarëve kam bindjen se nuk është e kaluara që dëmton miqësinë, por reminishencat e saj që shfaqen sot në politikën greke. Miqësisë nuk i shërben tjetërsimi i emrave dhe i identitetit të emigrantëve shqiptarë, i cili është bërë sot fenomen masiv në Greqi; nuk i shërben pajisja e tyre me kartën e "vorioepirit" e cila qarkullon sot gjerësisht në Greqi ashtu si në vitet ´20, të shekullit të kaluar; nuk i shërben presioni i politikës greke dhe i veglës së saj, Partisë së të Drejtave të Njeriut për të zgjeruar kufijtë natyralë të minoritetit grekofon në territore të banuar historikisht nga popullsia shqiptare; nuk i shërbejnë subvencionet e fshehta e të hapura që po bën Greqia në disa segmente të popullsisë në Shqipërinë e Jugut; nuk i shërben as ndërhyrja greke në çështjet e Kishës Autoqefale Shqiptare, e të tjera veprime si këto që synojnë helenizimin e Shqipërisë Jugore. Madje edhe kjo kërkesë për rishikimin e teksteve, e parë në këtë kontekst, mund të merret si një përpjekje për t´i ardhur në ndihmë kësaj politike dritëshkurtër e cila po përpiqet të realizojë objektivat e vjetra të "Megalidesë", në rrethanat e reja historike. Unë gjykoj se është detyrë e shqiptarëve, e qeverisë së tyre, e gjithë institucioneve tona arsimore shkencore, shpirtërore, politike etj. të tregohen të kujdesshëm ndaj kësaj politike dhe me vendosmëri të frenojnë e të kundërbalancojnë atë. Shqiptarët e duan dhe e çmojnë shumë miqësinë me Greqinë dhe integrimin evropian, por këto procese nuk mund të realizohen sipas koncepteve bizantine.

Në protokollin e nënshkruar 6 vjet më parë mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku gjendet pika për ngritjen e komisionit për shqyrtimin e teksteve, gjendet edhe një pikë tjetër që parashikon futjen e greqishtes si një nga gjuhët fakultative në shkollat e mesme shqiptare. Ç´mendim keni për një marrëveshje të tillë?
E quaj as më shumë e as më pak një tradhti kombëtare. Një shërbim kriminal në funksion të zbatimit të përpjekjeve të vjetra të "Megalidesë", apo të dispozitave të Protokollit famëkeq të Korfuzit të vitit 1914 i cili iu imponua popullit shqiptar me thikë në fyt nga ushtria greke, e cila për t´ia arritur këtij qëllimi atëherë dogji dhe shkretoi gjithë Shqipërinë e Jugut. Qeveritarët e Athinës duhet ta dinë se këtë veprim u përpoq t´ua imponojë shqiptarëve edhe Musolini, por ata lipset të mos harrojnë se çfarë fundi të turpshëm pati kjo politikë

SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 28-1-2005 nė 01:07 Edit Post Reply With Quote
GREKET,KETA MASHTRUES TE PERJETSHEM

Së paku të ishte i vetëdijshëm që po gënjente


Javë më parë ndoqa me interes lajmet mbi vizitën e presidentit grek në Shqipëri. Që në fillim ndjeva zhgënjim dhe nuk besoj se ka patur shqiptar që të mos jetë zhgënjyer nga ajo vizitë. Unë jam lindur e rritur në një qytet në juglindje të Shqipërisë. Kam dëgjuar shumë herë interpretime të historisë për Vorio-Epirin, por meqë kanë qenë interpretime të bëra nga njerëz të rëndomtë që nuk e njohin historinë apo nga persona matrapazë të fjalës si ky Nikolas Gejxhi, nuk ua kam vënë shumë veshin. Por kur dëgjova të njëjtat deklarata antishqiptare nga presidenti i vendit fqinj, kur dëgjova se ai tha se çështja çame nuk ekziston, atëherë më pushoi frymëmarrja. Mos nuk e dëgjova mirë,-mendova, - si ka mundësi që një president i nderuar të gabojë kaq keq? Po ja që presidenti i nderuar guxoi të provokonte një popull të tërë, po aq të lashtë e në mos më shumë se populli që ai përfaqëson. Gjithsesi, gjëra të tilla shqetësuese më bëjnë gjithmonë të kthej kokën pas në fëmijërinë dhe rininë time.

Unë "banorja e Vorio-Epirit" siç ua ka qejfi disave të thonë, shtrydh kujtesën: A ka patur grekë në mjedisin ku jam rritur? Kur isha në gjimnaz mbaj mend që në një klasë më lart ishte një grek, djalë i një partizani të Luftës së Dytë Botërore. Ky jetonte në një fshat 20-30 minuta larg Korçës. I gjithë fshati e donte dhe e respektonte mbase edhe më tepër se po të ishte shqiptar. Mbaj mend edhe një rast tjetër: një kushëri i mamasë sime u martua me një greke, një vajzë jetime e cila kishte mbetur në Shqipëri si shërbyese e familjeve të pasura korçare. Në një qytet të vogël ku kam qenë me punë, kam njohur edhe një grek tjetër martuar me një shqiptare të bukur. Sytë e saj dhe të bashkëshortit rrezatonin paqe dhe dashuri. Sado që e sforcova trurin, grek tjetër nuk arrita të kujtoj. Atëherë ku janë këta grekë për të cilët fliste z.Stefanopulos? Sinqerisht do të më pëlqente shumë që ai së paku të ishte i vetëdijshëm që po gënjente. Po e mbyll me një bisedë të 8-9 viteve më parë, kur një studente shqiptare e sapokthyer në Shqipëri më tregoi se në avion, në materialet që u serviren udhëtarëve kishte lexuar një shkrim ku propagandohej ideja se gjysma e Shqipërisë i përkiste Greqisë. Edhe në avion Duke ndjerë tik-takun e shtuar të zemrës, mendova: Shqipëria ime e pafat / Tërë jetën s´të lanë rehat / As në tokë, as në qiell lart.

V. Llazari
Shekulli 27/01/2005

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 8-5-2005 nė 17:21 Edit Post Reply With Quote
SHOVINIZMI GREK KERCENON HAPUR

KUVENDI "LABERISE" TENSIONON HIMAREN

Përplasen parrullat: "Himara është Greqi" dhe "Ja Labëria"


Himara acarohet në prag të fushatës elektorale. Shkak për këtë është bërë Kuvendi i Tretë i Shoqatës "Labëria", i cili i ka irrituar organizatat që përfaqësojnë minoritetin grek, në krye të të cilave ka qenë OMONIA. "Ata nuk duhet ta bëjnë kuvendin këtu, pasi ai nuk përshtatet aspak me traditat dhe kulturat e kësaj zone", kanë thënë përfaqësuesit e minoritarëve. Madje, kanë hedhur edhe fletushka me thirrje raciste, në të cilat shkruhej: "Jashtë lebërit nga Himara". Ndërsa një nga drejtuesit e shoqatës "Labëria" ka thënë për Gazetën Shqiptare se është zgjedhur Himara për këtë kuvend, pasi ajo është zemra e labërisë. Gjithsesi, kuvendi është zhvilluar, i paraprirë nga disa protesta të minoritarëve. Por koncerti i planifikuar në mbyllje të tij nuk është bërë. Ndërsa në qytet, një ditë para kongresit dhe gjatë zhvillimit të tij, janë parë dy parrulla, njëra pranë tjetrës: "Ja Labëria" dhe tjetra në greqisht, "Himara është Greqi".

Protestat
Prej afro një jave banorë të Himarës, si dhe drejtues të organizatave minoritare, kishin mësuar se në këtë qytet do të zhvillonte Kuvendin e tretë shoqata "Labëria". Kjo ka indinjuar banorët minoritarë të kësaj zone, të cilët kanë nisur të protestojnë. Këtë e kanë bërë për dy ditë rresht, të enjten dhe të premten, duke kërkuar që ky aktivitet të mos zhvillohej aty. Madje, drejtuesit e OMONIA-s dhe të disa shoqatave të tjera i kanë dërguar edhe një letër kryebashkiakut Vasil Bollano, të cilit i kanë kërkuar që të mos i japë ambiente "Labërisë" për këtë kuvend. Dhe kështu ka ndodhur. Bollano ka pohuar dje se nuk u ka dhënë ambient, për dy arsye: e para, se nuk ka hapësirë aq sa nevojitej për kuvendin; dhe e dyta, se nuk donte të kishte konflikte me banorët. Gjithsesi, Kuvendi është zhvilluar në një hotel privat. Nga ana tjetër, drejtuesit e shoqatës "Labëria", të cilët ishin vënë në dijeni të protestave dhe të irritimit të himariotëve (pjesa minorite), të premten në mbrëmje, me ndërmjetësimin e Bollanos, janë takuar me përfaqësuesit e minoritetit grek. Këta të fundit, siç është bërë e ditur, u kanë kërkuar përfaqësuesve të lebërve që të mos e zhvillojnë kuvendin aty për disa arsye. "Kuvendi juaj nuk përputhet aspak me kulturën dhe traditat e zonës sonë (pretendojnë se Himara është Greqi). Nga ana tjetër, java e kaluar dhe kjo javë kanë në përbërje shumë festa tradicionale të ortodoksëve dhe në kuadër të këtyre nuk duhet të zhvilloni kuvendin. Sa herë që është fushatë zgjedhjesh, krijoni situata tensionimi", u kanë thënë lebërve drejtuesit e shoqatave minoritare. Ndërsa disa nga organizatorët e kuvendit u kanë thënë atyre se "mbajtja e këtij aktiviteti në Himarë nuk ka asnjë qëllim, por është vendosur ky qytet, pasi është zonë turistike dhe e bukur".

Kuvendi i "papërfunduar"
Megjithë protestat dhe kundërshtimin e minoritarëve grekë, shoqata "Labëria" ka zhvilluar dje Kuvendin e Tretë të saj, ku janë bërë edhe zgjedhjet
për drejtuesit. Pas votimin, numrin më të madh të votave e ka marrë Ago Nezha, i cili është zgjedhur edhe kryetar i kësaj shoqate. Pjesëmarrësit kanë zgjedhur sekretar Xhemil Çelin, si dhe 5 nënkryetarë e anëtarët e kryesisë. Ndërsa drejtues të Bashkisë së Himarës (përveç Bollanos) kanë përshendetur kuvendin, i cili zhvillohej nën masa të rrepta sigurie. Kjo, për faktin se nga momenti në moment pritej të acarohej situara, pasi në sheshin kryesor të qytetit ishte mbledhur një grumbull i madh njerëzish, të cilët, megjithëse jo me zhurmë, protestonin kundër këtij kuvendi. Në fund të tij, ishte planifiluar edhe një koncert në qytet me këngë e valle labe, por protestuesit kishin zënë sheshin ku do të zhillohej. Dhe, që situata të mos përkeqësohej, organizatorët e kuvendit kanë vendosur që të mos i çojnë deri në fund të gjitha veprimtaritë. Kështu, ky kuvend i një shoqate shqiptare, ka nxjerrë edhe njëherë në pah racizmin e një pjese të mirë të popullsisë së Himarës, ndoshta i ndikuar më shumë nga organizatat që përfaqësojnë minoritarët grekë të kësaj zone, në minorancë me popullsinë shqiptare.


Reagimi i lebërve pas incidenteve në Himarë gjatë zgjedhjeve lokale

"Unë do e ngre flamurin në Himarë". Kështu pati thëmë më 16 tetor 2004, pak ditë pas incidenteve për zgjedhjet, kur disa ekstremistë, ngritën flamurin grek dhe hodhën parrula antishqiptare, një i ri vlonjat, i cili u nis nga qyteti i tij drejt Himarës. Çezar Aliaj dhe një grup shokësh e miqsh të tij (rreth 100 vetë gjithsej), të indinjuar nga pamjet e 12 tetorit, u nisën të shkojnë në Himarë. "Lëvizja jonë nuk ka asnjë prapavijë politike, por organizohet nga një grup shokësh, të cilët e dinë mirë se Himara është tokë shqiptare", tha në atë kohë Aliaj, si përgjigje për atë çfarë ndodhi në zgjedhjet për pushtetin vendor. Me thirrjet, "Himara është Shqipëri", marshuesit janë nisur drejt Llogarasë. Por, rrugës ata janë bllokuar nga policia e Vlorës, e cila pas dy ditësh tentativa nuk i ka lejuar të shkojnë në qytetin ku kishin ndodhur incidentet për zgjedhjet. Megjithëse "dështuan" me policinë, grupi i vlonjatëve është shprehur se donte të shkonte në Himarë për të ngritur flamurin shqiptar, pasi "në mes të Labërisë nuk ka se si të ketë tokë greke".

GAZETA SHQIPTARE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 15-1-2006 nė 16:40 Edit Post Reply With Quote
GREKET MASHTROJNE EDHE PER TE VDEKURIT

Në varret e ushtarëve grek, fshatarë nga Përmeti

Në varret ku mendohet të jenë varrosur ushtarë grekë të vrarë në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore në Përmet, prehen trupat e fshatarëve të kësaj krahine. Autoritete greke pak kohë më parë kanë kërkuar që të ndërtojnë një memorial kushtuar ushtarëve grek që janë vrarë në Shqipëri gjatë dy konflikteve botërore. Një fakt i tillë është bërë me dije gjatë vizitës së ish- presidentit grek Stefanopullos. Ai morri pjesë në përshpirtjen në nderim të ushtarëve të rënë në luftën italo-greke. Me këtë rast u deklarua se në manastirin e Këlcyrës do të ngrihet një varrezë e stërmadhe, ku do të prehen eshtrat e 200 ushtarëve grekë. Mirëpo ky fakt i cili pritet të bëhet realitet së shpejti ka çuditur banorët e Përmetit si dhe fshatrave përreth. Kjo pasi varret e ushtarëve grek që pretendohen se janë në fshatin Badlonj janë të fshatarëve nga Përmeti. Ata nuk përjashtojnë se mes të vdekurve ka edhe ndonjë varr të ushtarëve grek, por nuk janë kurrë aq sa prendojnë autoritetet greke. Ndryshe paraqitet situata në fshatin Bularat në Gjirokastër, ku varret e ushtarëve fqinj gjatë konfliktit me italinë janë ruajtur nga banorët vendas prej vitesh. Në çdo varr të fshatit dallohen emrat e majorit, kapitenit dhe ushtarëve grekë që u vranë përpara dhjetra viteve. Ndërsa në krejt kishat e jugut të vendit do të ndërtohen, varret për rreth 8700 ushtarë grekë të rënë në Luftrave Botërore, në një rajon prej Pogradecit, Himarës, Sarandës e deri në Përmet. Në këtë shifër mjaft të madhe nuk dihet nëse do të përfshihen edhe varret e andarve greke që mësynë në jug të Shqipërisë, sidomos gjatë viteve 1912 -1913-1914, pasi dihet fama e tyre dhe krimet mizore që kanë bërë mbi popullsinë vendase. Por ky nuk është veprimi i parë, i qëllimishëm i qarqeve të caktuara greke që ngre mjergullajë në Përmet dhe zonat e tjera përreth. Po kështu vetë ngritja e manastrit në Këlcyrë është i pashpjegueshëm, pasi në këtë vend mungon popullsia e besimit ortodoks. Ndërkohë që burime të gazetës shprehen se pas gjithë këtyre përpjekjeve fshihen qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete greke. Këto të fundit shfrytëzojnë çdo mundësi për tu bërë prezent në zonat e jugut. Edhe pse ideja për ngritjen e memorialeve është e autoriteteve greke dhe me të do merren përfaqësues të nderuar të kishës ortodokse, përsëri vërtetësia e varreve të cilat pretendohen nga fqinjët është për tu dyshuar.


EKSPRESS

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4360271 sekonda, 39 pyetje