Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Anton Ashta, doktori qė shpėtoi Shqipėrinė nga malarja
DARDAN PEJA

Postuar mė 17-8-2004 nė 16:10 Edit Post Reply With Quote
Anton Ashta, doktori qė shpėtoi Shqipėrinė nga malarja

Eshtë folur shumë për malarjen, për sëmundjen e tmerrshme të shekullit të njëzetë, e cila shkaktoi vdekjen e mijëra njerëzve. Eshtë folur shumë gjithashtu për arsyet dhe shkaktarët që e stimuluan këtë sëmundje në Shqipëri. Megjithatë, duhet thënë se është folur tepër pak për Anton Ashtën, i cili qysh prej vitit 1966 është cilësuar si mjeku që udhëhoqi fushatën kundër malarjes, të cilën e kurorëzoi me sukses pikërisht në vitin 1966. Dhe sot ai mbush 27-vjetorin e vdekjes. Anton Ashta është njëkohësisht edhe mjeku i parë dhe i vetëm që është shpallur “Hero i Punës Socialiste” dhe ai i ka merituar të gjitha titujt që akordoheshin në atë kohë. Duhet thënë që në fillim, se Anton Ashta ishte një gjeni i fushës së mjekësisë dhe ai qysh në vitin 1932 botoi librin e tij të titulluar “Malarja”. Në këtë libër, ndër të tjera shkruante: “Malarja është një sëmundje që kishte gjetë në vendin tonë ambjentin tipik me u zhvillue e me u zgjeruae tue marrë deri ngjyrë kroniciteti të vërtetë”. Dhe, ndofta për shkak të njohjeve të tij individuale me shkaqet e pasojat e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse, Anton Ashta përveç studimeve shkollore, bëri mjaft kurse individuale për shmangjen e rrezikshmërisë së malarjes. Duke folur për karakteristikat e tij individuale, duhet thënë se Anton Ashta lindi në Shkodër më 1895, ndërsa në vitin 1921 ai u diplomua për mjekësi, në Universitetin e Romës. Në vitin 1922 kreu një kurs suplementar për dermosifilopatinë. Duke folur me detaje për jetën e tij, duhet të themi se Antoni gjatë kohës së studimeve ishte pjesëtar i Shoqatës së Studentëve dhe madje në vitin 1921 u bë kryetar i kësaj shoqate. Në këtë shoqatë atëherë bënin pjesë edhe Avni Rustemi, I. Tartari, L. Benusi. Gjatë atyre viteve, njeriu që kishte mbaruar me nota të shkëlqyera pati shumë oferta për të qëndruar si mjek në Romë, ose për të shkuar në vende të tjera. E gjithë bota mund t’i ofronte atij një pagë të pranueshme, kundrejt kontributit të vlefshëm që do të jepte. Veçse Antoni dëshironte të kthehej në Shqipëri, për të vizituar e shëruar bashkëpatriotët e tij. Sipas bashkëkohësve të tij, që në moshë tepër të re Antonin e tërhiqnin sëmundjet shoqërore me shkaqe të përgjithshme, siç ishin sifilizi dhe sidomos malarja. Për këtë arsye, në numriun e parë të revistës “Shpresa e Atdheut”, në vitin 1922 Antoni shkroi artikullin e titulluar “Duhet të shkatërohet malarja”. Në këtë shkrim prej tre faqesh, mjeku i porsadiplomuar flet me hollësi për shenjat dhe shkaqet e shfaqjes së malarjes, si edhe për mënyrën e organizimit të luftës, që të shkatërohej kjo sëmundje vdekjeprurëse. “Do ta rrëzojmë këtë sëmundje dhe këtë armik, pa kursyer asnjë sakrificë e do ta bajmë që i huej mos të vijë në vendin tonë tuj u dridhë prej friket se do të gjejë fytyra të zbehta e të vdekun”. Duhet kuptuar saktësisht se epoka e zymtë, ku jetoi dhe punoi princi i madh i mjekësisë shqiptare, ishte epoka e kulminacionit të mushkonjës “Anofel”, e cila hapte mijëra varre në vit. Që atëherë, në moshën e rinisë së hershme dhe të iluzioneve, Anton Ashta deklaronte në shtypin e kohës: “Lypset që Shqipnia të bahet lulishte e bukur, me popull të shëndoshë e të fuqishëm”. Megjithatë, asi i mjekësisë shqiptare e dinte fare mirë se sfida ishte një guxim i tepruar, përballë kushteve inekzistente për të luftuar epideminë e varfërisë dhe të injorancës. Dhe pavarësisht nga kjo, kur u kthye në atdhe u emërua mjek në Lezhë, pastaj u tranferua në Shkodër (viti 1923) dhe bëri betimmin para vetvetes “se malarjen do ta zhdukte një ditë”. Megjithatë në vitin 1928, Anton Ashta kreu përsëri një kurs njëvjeçar në Romë për luftën kundër malarjes. Pasi e përfundoi shkëlqyeshëm këtë kurs, ai u rikthye në vendin e tij me ëndrrën konstante për të zhdukur malarjen. Megjithatë, Lufta e Dytë Botërore ndërpreu në mes ëndërrimet e mjekut të shquar. Kështu, që për konkretizimin e tyre u desh të çlirohej Shqipëria. Dhe, në vitet e paraçlirimit Antoni njohu e provoi shumë çaste të hidhura. Këto çaste lidheshin sidomos me prezencën e tij në shtëpitë, ku njerëzit vdisnin nga malarja. Kjo ndodhte sidomos në shtëpitë e fshatarëve të bregut, ku mundësia e kontrolleve mjekësore ishte e vështirë dhe e paprogramuar.
Fushata
Fushata e plotë kundër malarjes në Shqipëri filloi në vitin 1947. Këtë fushatë, pa asnjë dyshim, e drejtoi mjeku dhe Heroi i Punës Socialiste, Anton Ashta. Ishte pikërisht ai që sanksionoi metodat e luftimit dhe zhdukjes së malarjes, sipas procedurave bashkëkohore. Veçse në Shqipëri specifika dhe strategjia e kësaj lufte duhej bërë me shumë kujdes dhe mbi baza vullnetarizmi. Atëherë kishte shumë njerëz pesimistë, që nuk besonin kurrsesi që lufta kundër malarjes mund të fitohej. Megjithatë, Anton Ashta ishte ndër të pakët njerëz që besonte se brenda 20 vitesh kjo luftë do të fitohej. Dhe parashikimi i tij doli krejtësisht i plotë. Duke folur konkretisht për situatat e pasçlirimit, duhet shënuar se Anton Ashta në vitin 1945 u caktua shef i seksionit antimalarik pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Ndonëse ishte 50 vjeç, ai iu përvesh punës me pasionin e madh për të mposhtur sfidën shekullore kundër malarjes. Kështu, për luftinin e saj mbi baza të plota shkencore, ai hartoi një program të hollësishëm. Më vonë, duke kujtuar këtë periudhë, Anton Ashta shkruante: “Fushata antimalarike filloi me entuziasëm në vitin 1947. U përdorën dy aeroplanë për spërkatjen periodikisht të sipërfaqeve kënetore me insekticidin DDT. Në tri vitet e para (deri në 49) efekti i insekticideve ka qenë jashtëzakonisht i mirë. Ndërsa nga viti 1950 u bë denoncimi i detyrueshëm i të sëmurëve nga malarja dhe mjekimi e profilaksia e të gjithë të sëmurëve me malarje, i cili bëhej falas”. Megjithatë, gjatë dhjetëvjeçarit të parë (47-57) qëllimi kryesor ishte zhdukja e mushkonjës “Anofel”, bonifikimi, tharja e kënetave, apo diognostikimi shtëpi më shtëpi të të sëmurëve. Dhe gjatë viteve 47-57 seksioni antimalarik në Ministrinë e Shëndetësisë kishte për qëllim kryesor dy objektiva: Mbarëvajtjen e shëndetit të popullit nga infeksioni malarik dhe zhdukjen e shkaqeve që e kriijonin këtë infeksion. Një drejtim tjetër ishte edhe procedura ligjore dhe përgatitja e personelit mjekësor. Dhe ngaqë vënia në jetë e këtij programi kërkonte sakrifica të panumërta, Antoni, si kryemjek i luftës kundër malarjes, punoi pa u lodhur duke shkuar shtëpi më shtëpi dhe fshat më fshat. Aq i zakonshëm ishte Anton Ashta nëpër zonat malarike, saqë mjekët e asaj kohe e quanin edhe “Mjeku i kënetave dhe i mushkonjave”. Megjithatë, Antoni ishte i ndërgjegjshëmm se po kryente një mision me rëndësi të madhe epokale dhe për këtë gjë ai thoshte shpesh se do të gjente mirënjohjen e brezave të ardhshëm. Krahas kësaj pune, ai gjente kohë të kryesonte edhe procedurat propogandistike, duke përgatitur broshura dhe materiale ndihmëse.
Kujdesi
Ai ishte gjithashtu i shqetësuar për punonjësit që merreshin me dizifektimin dhe helmet, si edhe me me të burgosurit e Kënetës së Maliqit, që kontribuonin për këtë detyrë. Sepse Anton Ashta ishte një njeri human dhe nuk kishte paragjykime politike. Ai i donte njerëzit dhe kërkonte me çdo kusht që t’i shëronte të sëmurët, duke ruajtur të shëndoshët. Një faktor me rëndësi në zhdukjen e malarjes ka qenë edhe aksioni për tharjen e kënetave të Tërbufit, Roskovecit, Maliqit e shumë të tjerave. Ndërsa, duke filluar nga viti 1958 u përpunua programi i fazës së dytë. Kjo fazë nënkuptonte çrrënjosjen e malarjes nga vendi ynë. Ky program dhe plani çrrënjosës i malarjes mbështetej në rezultate e arritura dhe në përvojën e fituar. Duhet thënë se disa prej ndihmësve të tij më të afërt kanë marrë disa herë mikrobin e malarjes, duke shëruar të tjerët. Megjithatë, askush prej bashkëpunëtorëve të tij të afërt, nuk u dorëzua asnjëherë. Në sajë të këtij programi, u parashikua që në vitin 1962 malarja të zhdukej. Dhe kjo u arrit në shumicën e zonave të Shqipërisë. Veçse bashkëpunëtori i tij më i afërt ka deklaruar se në vitin 1967 ai dhe doktor Anton Ashta kanë zbuluar rastin e fundit në një fshat të Gramshit. Dhe pas këtij rasti, aventura e malarjes në Shqipëri mori fund. Mushkonja e tmerrshme “Anofel” nuk kishte më histori dhe vendi ynë shpëtoi njëherë e mirë nga masakra vdekjeprurëse. Sidoqoftë, Anton Ashta u cilësua përgjithmonë si njeriu që udhëhoqi luftën kundër malarjes dhe atij i njihet kontributiu i veçantë për këtë fitore historike të mjekësisë shqiptare. Kështu, sot në 27-vjetorin e vdekjes së tij, homazhi më i mirë për gjeniun e mjekësisë shqiptare është mirënjohja për punën 50-vjeçare që ka bërë. Dhe për këtë kontribut, familja e tij e respektuar në Tiranë është krenare. Së bashku me të janë krenarë të gjithë bashkëpunëtorët që i qëndruan pranë Heroit të Punës Socialiste, i cili sfidoi vështirësitë dhe shënoi një sukses historik në këtë betejë shumëvjeçare. Eshtë kjo arsyeja që njerëzit që e njohën e vlerësuan kontributin e Anton Ashtës dhe kërkuan që ky kontribut të evidentohet përgjithmonë në historikun e mjekësisë shqiptare. Ndërkohë, duhet thënë se emri i Antonit është në të gjitha skedarët e biblotekës mjekësore, si edhe në Enciklopedinë e njerëzve më të shquar të vendit tonë.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-9-2004 nė 10:12 Edit Post Reply With Quote
Nuk e kisha pare kete.

E c´hyn kjo tek Elita e Djathte?

Im gjysh futet tek elita shkencore dhe tek elita intektuale, por jo tek elita e djathte.

Nuk e kam lexuar akoma kete artikullin, por te shkruash se ishte "gjeni" i mjeksise eshte t´ja futesh kot.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6883390 sekonda, 26 pyetje