Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Sulejman Delvina, kryeministri luftarak i Shqipėrisė
DARDAN PEJA

Postuar mė 6-9-2004 nė 21:10 Edit Post Reply With Quote
Sulejman Delvina, kryeministri luftarak i Shqipėrisė

Sulejman Delvina, është një nga kryeministrat e qeverisë shqiptare, atdhetar e burrë shteti që bëri sa mundi në kuadrin e përpjekjeve të shqiptarëve për të ruajtur tërësinë territoriale të vendit. Delvina ka lindur në vitin 1884 në një familje e mjedis patriotik në Delvinë. Qysh në bankat e gjimnazit të Zosemisë në Janinë, ai u përfshi në lëvizjen kombëtare dhe e vazhdoi veprimtarinë patriotike të tij në Stamboll. Ishte një ndër figurat qendrore të klubit shqiptar të Stambollit. Bashkë me patriotë të tjerë iu kundërvu politikës xhonturke dhe synimeve shoviniste ndaj Shqipërisë të monarkive fqinje. Në korrik 1911 udhëhoqi manifestimin e studentëve shqiptarë në Stamboll për të mbështetur alfabetin dhe kërkesat shqiptare. Ishte një nga nënshkruesit e thirrjes së 18 nëntorit dorëzuar përfaqësive të Fuqive të Mëdha në Stamboll ku kërkohej të njiheshin të drejtat kombëtare të popullit tonë.
Në prill 1919 kolonia shqiptare në Turqi, e dërgoi atë në Konferencën e Paqes në Paris, për të mbrojtur në emër të saj interesat e Shqipërisë dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike të lindura në gjirin e përfaqësuesve shqiptarë të atjeshëm. Pavarësisht nga rezistenca e delegacionit shqiptar, në Konferencën e Paqes nuk u morën parasysh asnjë nga kërkesat e tyre, për të ruajtur pavarësinë e tërësisë territoriale të shtetit shqiptar si dhe për të rishikuar kufijtë në mënyrë që Shqipërisë t’i bashkoheshin tokat e shkëputura në vitet 1878 dhe në 1913. Përkundrazi kjo konferencë vendosi zhdukjen e Shqipërisë nga harta politike e Evropës. Projektet për copëtimin e Shqipërisë nuk mund të ndryshoheshin dot nga përfaqësuesit shqiptarë në krye të të cilëve ishte Delvina. Megjithatë ishte Kongresi i Lushnjës që u mbajt në janar të vitit 1920 ai që hodhi poshtë gjithë vendimet e marra në Konferencën e Paqes në Paris. Në këtë kongres morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga gjithë Shqipëria e pavarur, ndërkohë që ndërkombëtarët vazhdonin me planet për copëtimin e vendit. Kongresi zgjodhi dhe qeverinë e tij, në krye të së cilës u zgjodh atdhetari dhe njeriu i respektuar, Sulejman Delvina.
Si kryeministër ai qëndroi në pozita patriotike e antiimperialiste dhe luftoi për të vënë në jetë vendimet e Kongresit të Lushnjes. Kjo qeveri drejtonte në atë kohë pjesën më të madhe të vendit dhe u përpoq që të kishte jehonë edhe në fushën ndërkombëtare, duke vendosur marrëdhënie diplomatike me shtetet e huaja, me kusht që të respektohej tërësia territoriale e Shqipërisë. Duke qenë në krye të kësaj qeverie, padyshim që Delvina ka luajtur një rol të madh në zbatimin e vendimeve të rëndësishme të Kongresit.
Më pas, Delvina mbështeti luftën kundër bandave esatiste më 1920 dhe ndihmoi në përfundimin me sukses të luftës së Vlorës kundër pushtuesve imperialistë italianë. Po kështu mori pjesë edhe në nënshkrimin e protokollit italo-shqiptar të datës 02.08.1920. Mori pjesë në revolucionin e Qershorit 1924 dhe në qeverinë e kryesuar nga Fan Noli u emërua ministër i Punëve të Jashtme për periudhën nga 16.06.1924- 23.12.1924. Pas dështimit të këtij revolucioni, Delvina u largua nga Shqipëria dhe u end në Evropë për disa vjet si emigrant politik. Më vonë i sëmurë u kthye në Shqipëri dhe vdiq në Vlorë në vitin 1933.

SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
kastriot dervishi

Postuar mė 21-12-2005 nė 15:54 Edit Post Reply With Quote
Gazeta e cituar ka disa pasaktësi. Sulejman Delvina u lind më 5 tetor 1884 në Delvinë. Arsimin fillor e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesëm ne gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Mbaroi në Stamboll në vitin 1898, Universitetin “Mylkie”. U emërua atashe në MPB-në Osmane dhe më pas si sekretar në zyrën e dekreteve të Kryeministrisë, si dhe profesor në liceun e Gallatasarait e në gjimnazin e Vefa-s. U bë shef seksioni në MPB dhe drejtor i përgjithshëm i vilajeteve. Në prill 1919 ishte përfaqësues i kolonisë shqiptare të Turqisë në Konferencën e Paqes në Paris. Më 1920 ishte kryeministër i Shqipërisë. Deputet në vitet 1921 – 1925. Në qeverinë e dytë të Iljaz Vrionit (1921), ishte ministër i Punëve të Brendshme si përfaqësues i Partisë Popullore. Në qeverinë revolucionare, ishte ministër i Jashtëm, kundërshtar i rrymës “Noli – Gurakuqi”. Në fund të dhjetorit 1924 emigroi në Itali etj. Pak javë pas mbërritjes në Brindizi, mësoi se vuante nga një sëmundje e rëndë. Ahmet Zogu pagoi të gjitha shpenzimet e duhura për të kuruar sëmundjen e rëndë të Sulejman Delvinës. Në vitin 1928 u rikthye në Shqipëri, por në fillim të vitit 1932 sëmuret sërish. Për shkak të sëmundjes shkon në Vlorë, ku edhe vdiq më 1 gusht 1932. Familjes së tij ju lidh një pension nga shteti.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0592330 sekonda, 25 pyetje