Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Shqiptaret ne Turqi
Anton Ashta

Postuar mė 8-8-2002 nė 17:31 Edit Post Reply With Quote
Shqiptaret ne Turqi

"(prej vitit 1945 deri në vitin 1966, mbi 200.000 mijë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, kanë pasur statusin e refugjatit në Turqi)"

Mora shkas nga ky pohim dhe i bera pyetjen vetes:

Jane mbi 200 000 shqiptare sot atje a thu kane 1 shkolle shqip ?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 10-3-2003 nė 18:50 Edit Post Reply With Quote
Postuar më 28-2-2003 në 02:43 PM

Postuar nga ANTONI

Meta takon komunitetin shqiptar në Turqi

STAMBOLL – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Ilir Meta, gjatë qëndrimit tranzit në aeroportin “Ataturk" të Stambollit, në rrugën e kthimit për në atdhe, u takua me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Turqi, të shoqatës "Vëllazëria Shqiptaro-Turke". Ministri Meta tha se në marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Turqisë, kanë rolin e tyre edhe shqiptarët me banim në Turqi. Meta u interesua për jetën e këtij komuniteti, mënyrën e organizimit të shoqatave të ndryshme, arsimimin e fëmijëve shqiptarë, etj. Ministri u premtoi atyre se shumë shpejt do të mundësonte sjelljen në Stamboll të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, gjë që u mirëprit me shumë dëshirë nga përfaqësuesit e kësaj shoqate. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e kësaj shoqate me prejardhje nga Kosova, Maqedonia, e informuan ministrin Meta se megjithëse kanë dhjetëra vite që janë vendosur me familjet e tyre në Turqi, nuk i kanë humbur lidhjet me njerëzit dhe të afërmit e tyre. Ata kërkuan pasurimin e bibliotekës së shoqatës, me sa më shumë libra në gjuhën shqipe nga gjini të ndryshme letrare, me qëllim zgjerimin e hapësirës kulturore. Në qytetin turk Stamboll, ekzistojnë një numër i madh shoqatash shqiptare. Shoqata "Vëllazëria Shqiptaro-Turke", është një prej tyre dhe është krijuar në vitin 1952. Në bazë të statistikave jozyrtare, mësohet se në qytete të ndryshme të Turqisë, si Stamboll, Izmir, Bursa, etj, jetojnë një numër prej 1 milion shqiptarë, me origjinë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta u kthye sot në mesditë në Shqipëri, pas një vizite dyditore në Turqi.

shek

Ky duket si lajm pozitiv, por ne fakt tregon nje fakt te tmerrshem.

1 milion shqiptare ne turqi e nuk kane asnje te drejte asnje shkolle ASGJE

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 10-3-2003 nė 18:52 Edit Post Reply With Quote
E barta ketu pasi behet fjal per Shqiptaret ne Turqi

Postuar më 28-2-2003 në 04:48 PM

Un besoj se ka mbi nje milion,duke u bazuar ne llogarit e disa studjusve qe japin shufra mbi 500 mi vetem nga teritoret Shqiptare ne ish Jugosllavi qe kan emigruar ne Turqi pas 12-es(pavarsis se gjysmes se Shqipris),pra duke ber nje llogari ne baz te shtimit ton natyral(natalitetit)te lart qe kemi duhet te jen tre apo katerfishuar per gjith keto vite.

Eshte ide e mir ajo ne lidhje me pasurimin e fondit te bibnliotekes se tyre atje,po sa para ben kur nuk kan edhe asnje shkoll ne gjuh amtare,kush do i lexoj ato libre kur nuk kan ku ti mesojne as shkronjat e alfabetit!
Eshte nje gje qe nuk e kuptoj,e kam then edhe me lart,pse keta Shqipetar atje nuk e ngren zerin fare per te kerkuar shkolla ne gjuhen e tyre(un te pakten nuk kam degju qe te ken kerkuar ndonjeher),E di se do e ken veshtir me pushtetin atje,pasi ato(Turqit)nuk i pranojn minoritetet,kan edhe nje popull te ter Kurd (12 milion)po kan nje politik asimiluese gati si te Grekut,per te gjith qe jan musliman thon se jan Turq,e qe nuk eshte e vertet pasi ne ata musliman(e kam fjalen ne Turqi)bejne pjese edhe Shqiptaret,Kurdet,Boshnjaket etj popuj,po qe fatkeqsisht Turqija nuk ju njef te drejtat si popuj tjer,po i quan pa te drejt Turq,vetem e vetem pse kan fen e njellojt me ta dhe fatkeqsisht gjinden ne at shtet.

Po a ka ndakush ndonje adres te ketyre shoqatave,qe te mund te lidhemi me to disi.

Nese dikush disponon me ndonje adres,te na e dergoj ketu.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-5-2003 nė 06:44 Edit Post Reply With Quote
Moisiu takon shqiptarët në Turqi

Identiteti i shqiptarëve ka mbijetuar dhe jashtë Shqipërisë

Në ditën e tretë dhe të fundit të vizitës zyrtare të Presidentit Moisiu në Turqi, Presidenti Moisiu ka zhvilluar një takim të zgjeruar me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Stamboll. Përveç anëtarëve të komunitetit shqiptar në Stamboll, një nga tre komunitetet më të mëdha shqiptare në Turqi, si dhe shoqatës së miqësisë Shqipëri - Turqi, të pranishëm kanë qënë edhe autoritetet lokale turke.

Gjatë një udhëtimi me anije nëpër Bosfor, Presidenti Moisiu ka mbajtur një fjalim zyrtar, përmes të cilit ka shprehur lumturinë e tij që ndodhej në mesin e anëtarëve të një prej shoqatave shqiptare më jetëgjatë dhe më të suksesshme në botë.

Presidenti tha se „ne shqiptarët kemi kaluar shumë vështirësi, periudha të gjata pushtimesh, luftrash dhe izolimi, por ne kemi arritur në çdo kohë të ruajmë identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Përpara një muaji në vizitën time zyrtare në Kalabri pata rastin të shoh nga afër këtë realitet të mrekullueshëm që i ka mbijetuar 500 viteve të emigrimit. Të njëjtën gjë kam parë dhe po shoh edhe në këto dy ditët e vizitës time në Turqi„. Kreu i shtetit foli më pas për situatën politike në Shqipëri, duke thënë se "Shqipëria ka kaluar tashmë periudhën e tensioneve dhe të krizave si dhe ka hyrë në rrugën e pakthyeshme të reformave dhe të integrimit.

Presidenti evokoi marrëdhëniet shqiptaro - turke, bisedimet e suksesshme me homologun e tij turk Sezer si dhe rikonfirmoi vullnetin e plotë të Shqipërisë për thellimin e tyre në të gjitha fushat.

Presidenti Moisiu dhe delegacioni që e shoqëron, ku bëjnë pjesë edhe Ministri i Transportit zoti Spartak Poci si dhe kryetarët e dy grupeve më të mëdha parlamentare, përkatësisht zoti Gramoz Ruci dhe zoti Bamir Topi, u pritën në një takim pune nga Këshilli i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë. Temë kryesore e bisedimeve ishte gjetja e rrugëve efikase për rritjen e nivelit të shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve, nxitja e lidhjeve të biznesit dypalësh etj..

tema


Pse rrejme veten?

Sa shkolla shqip ka ne Turqi?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 4-8-2004 nė 21:50 Edit Post Reply With Quote
Nė Turqi, njė e treta, shqiptarė

Diplomacia turke pranon se shqiptarët kanë drejtuar perandorinë që pushtoi Konstandinopojën. Miqësia dhe distanca nga pushtuesit e vjetër

Të gjitha materialet të shkruara nga diplomati i njohur shqiptar Ali Ymeri, për gazetën “Dita” janë vënë në dispozicion nga bashkëshortja e tij Abe Hazbi Hitaj. Vetë Abe-ja është një vajzë nga Vajza e Vlorës. Ajo ka lindur në një familje me tradita të mëdha patriotike, Në shtëpinë e saj ishte krijuar Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar, në formimin e të cilit ishte pjesmarës jo vetëm Hysni Kapo, si një nga drejtuesit komunistë më me emer të zonës, por dhe disa drejtues të tjerë të qarkut për Partinë Komuniste. Abe-ja së bashku me dy motrat e saj Donkën dhe Vojsavën kanë marrë pjesë aktivisht dhe me armë në dotë ë Nacionalçlirimtare. Mbas ç;lirimit të vendi tajo ka kryer deryrëhn e ekonomistet, por më së shumti ka ndjekur në detyrën e tij diplomatike, bashkeshoritn e saj Ali Ymerin.



Duhet pranuar se numri i turqve me origjinë shqiptare në Turqi nuk është i vogël. Kjo gjendje e ka zanafillën në thellësinë e shekujve të sundimit osman dhe është rritur pandërprerë deri në ditët tona. Kulmet janë arritur në periudhën e “shkoqjes” së Perandorisë, para e pas luftës ballkanike para luftës së Dytë Botërore. Në përiudha të tilla shpërthente shovinizmi i shteteve fqinje mbi shqipërinë: zbatimi i platformave të tyre për shfqrosje, shpërngulje me dhunë, sterelizime. Kjo ka bërë që lëvizjet e popullsisë shqiptare të jenë të detyruara, nën dhunë e kanosje për të dërguar drejt Turqisë e për t’i quajtur popullsi turke në vatrat e tyre. Turqia i ka pritur me fisnikëri dhe zemërgjerësi këta të përndjekut me dhunë që ishin në nevojë. U ka dhënë shtetësi dhe u ka krijuar të gjitha lehtësitë për t’u integruar moralisht, ekonomikisht pa dhunuar të drejtat dhe liritë që ua lejon ligji i vendit. Të gjitha këto mendime si dhe të tjera, janë gjetur të shkruara nga diplomati i njohur shqiptar Ali Ymeri, i cili ka shërbyer në Turqi për vite me rradhë, që nga viti 1969 deri në 1985.

Zemra e konservuar e Avni Rustemit

Një nga rastet që Ali Ymeri ka shkruar në ditarin e tij, është dhe kjo ngjarje e çudithsme. “Po kaq e rëndësishme edhe figura edhe e Dr. Sezai Ccomos nga Libohova, pjesëmarrës aktiv dhe drejtues i çetës së Libohovës, në Luftën e Vlorës në vitin 1920. Në mbarimin e saj themeluesi dhe organizator i spitalit të qytetit të Vlorës dhe psikiatrisë për më vonë i larguar si antizogist. Dr. Sezaiu sa qe gjallë asnjëherë nuk pushoi së propagantuari, dashurinë e pakufishme ndaj atdheut mëmë, të cilit së bashku më Avni Rustemi i patën kushtuar rininë dhe jetën e tyre. Doktori fliste gjithë pasionet në mjediset shqiptare, për trimërinë dhe zgjuarsinë e rrallë të Avni Rusitemit dhe nëpërmjet tij glorofikonte heroizmin e shqiptarëve në luftërat për liri dhe pavarësi. Në çdo mjedis turk po shqiptar, kur jepej rasti doktor Sezaiu kënaqej kur gjente mundësinë për të folur për Shqipërinë e tij të dashur. Më kujtohet një rast në vitin 1968, kur erdhi në Shqipëri për herë të parë, pas emigrimit në Turqi, i ftuar më rastin e 500 vjetorit të lindejs së Skënderbeut. Së bashku vizituam spitalin e Vlorës, themelues i të cilit pati qenë ai vetë, menjëherë pas fitores italiane në vitin 1920. Sa hymë në territorin e spitalit shpejtoi pa i folur askujt tek ndërtesa e vogël, që atëherë kishte mbetur si administratë e spitalit, dhe pasi ngjiti me shpejtësi shkallë u fut në dhomë ku kishte konservuar në vazo zemrën e Avniut, pas vrasjes, nga vrasësi i futur prej mbretit Zog. Psherëtiu thellë dhe pyeti:

-Ku e keni zemrën e Avniut, viganit të shqiptarizmit. Iu mbushën syt me lot e nuk deshi të pranonte asnjë shpjegim justifikues.

-Jo, jo – shtoi, do të ishte në nderin e saj për të cilin dha jetën Avniu, që të ruhej zemra e tij. Ishte simboli i trimit të rrallë që nuk nguroi të bënte fli jetën e tij të re në dobi të kësaj Shqipërie që gëzoni ju dhe brezat që do vinë. Kjo është tokë e vaditur nga gjaku i Avniut dhe qindra e mijëra trimave e heronjëve të tjerë të nxjerrë nga kjo Shqipëri e vogël, por e papërkulur”.

Turqia pranon se është shtypur nga Shqipëria

Ndryshe nga kombet e tjerë, shqiptarët janë më të pranishëm në strukturat shtetërore dhe të integruar plotësisht në shoqërinë turke. Në një rast domëthënës diplomati shqiptar Ai Ymeri shkruan: “Me rastin e 500 vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, në vitin 1968, ambasadori i atëhershëm turk në Shqipëri, Ruzhdie Vejseli, i kërkoi takim zotit Reiz Malile, atëhere zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Në këtë takim u ndodha edhe unë meqë puna ime në Ministrinë e Punëve të Jashtme lidhej edhe me Turqinë. Ambasadori Vejseli, sa hyri, iu drejtua zotit Reis: “Eh, keni më për të folur kundër Turqisë”? Kuptohet që gjatë këtij jubileu u fol natyrshëm për të kaluarën 500 vjeçare. Por e keqja ishte se në propagandën tonë Turqia Moderne njehësohej me perandorinë Oamane. Zoti Reis pasi u përshëndetëm me të i tha: “Kjo propagandë nuk ka të bëjë aspak me Turqinë moderne të krijuar si rezultat i luftës çlirimtare që organizoi e zhvilloi populli turk me Ataturkun e madh e që përfundoi me rrëzimin e Sulltanit, por me Perandorinë Osmane. Këto s’kanë të bëjnë aspak me Turqinë moderne. Përgjigja me sa dukej e kënaqi. Duke qeshur ambasadori vazhdoi: “Sa për mua nuk e dimë se kush e ka shtypur njëri tjetrin, pasi në atë periudhë, duke filluar nga sadrazemet (kryeministrat) vezirët (ministrat) gjer tek gjeneralët e shumtë dhe në përgjithësi, administrata shtetërore turke ka qënë e predominuar nga shqiptarët”… Ky keqkuptim u evitua por duke nxjerrë në shesh edhe një të vërtetë të madhe për dominimin e elementit shqiptar në administratën gjigande të Perandorisë Osmane.

Një shqiptar në çdo tre turq

“Komandanti i armatës së parë të Stambollit gjatë një vizite kortezie që i bëra në pranverë të vitit 1972, me rastin e emërrimit tim në postin e Konsullit të Përgjithshëm në Stamboll, duke folur për marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis dy popujve tanë nënvizoi se shqiptarët në Turqi janë pjesa e respektuar e shoqërisë turke. Ata i kanë dhënë kësaj shoqërie dijetarë të mëdhenj në të gjitha fushat dhe komandantë të shquar e më emër në histori. Kontributi i shqiptarëve ka qënë dhe mbetet i pranishëm këtu. Pasi më pyeti për numrin e shqiptarëve në Turqi dhe pasi mori përgjigjen time sipas së cilës shqiptarët në Turqi janë qytetarë prandaj dhe nuk mbajmë ndonjë evidencë, ai shtoi: Shqiptaët në Turqi janë vërtet të shumtë pothuaj së çdo 3 veta 1 duhet të jetë i till딅 Është vështirë, nënvizoi gjenerali, që të gjesh familje pa 3 veta të lidhur me persona me origjinë shqiptare. Martesat e vendasve me vajza me origjinë shqiptare janë nga më të preferuarat. Kjo e ka shpjegimin tek karakteri i tyre i mirë… nikoqirë, të ndershëm e shtëpijake, pa folur këtu për bukuritë e cilësi të tjera me vlerë. Me gjeneralin mbetëm miq të mirë. S’kisha se si të mos e falenderoja për një të vërtetë të tillë. Është fakt se turku ndryshe nga kombësitë e tjera që ndodhen në këtë vend, e ka të vështirë të dalloje ng vetja shqiptarin”, shkruan në kujtimet e tij diplomati shqiptar Ali Ymeri.

Turqit nuk i paragjykojnë shqiptarët

Në shtetin turk shqiptari nuk paragjykohet por trajtohet me respekt, veçanërisht për besnikërinë ndaj detyrës, thënë në këto kujtime të Ali Ymerit, si pjesë përbërëse e të njëjtit shtet, shtetit turk. “Në këtë çështje përveç të tjerave edhe feja luan rolin e saj por faktorë të tjerë shoqërorë e historikë të krijuar në shekuj e të forcuar në rrjedhën e tyre të bashkëjetesës së gjatë të martesave natyrshëm, pra u krijuan e u forcuan marrëdhëniet familiare që kanë qelizat e çdo shteti në shoqërinë njerësore Populli ynë është i njohur për prejardhjen e lashtëIlire, si rjedhim një nga popujt më të vjetër në Europë. Por gjithsesi bashkëjetesa 500 vjeçare nuk mund të mos ndikonte në psikologjinë e këtyre popujve. Por në të njëjtën kohë, ruajtja e traditave të mira të këtyre virtyteve të shqiptarëve me banim në Turqi duhen pranuar se deri në një farë shkalle ka penguar në asimilimin e plotë të tyre”, jep konkluzionet e tij Ali Ymeri, diplomati shqiptar që shërbeu për një kohë të gjatë në shtetin Turk.

Shqiptarët ortodoksë trajtohen si të tjerët

Diplomati shqiptar shkruan se është interesante fakti se në Turqi, në të kaluarën e largët e deri në ditën tona, kanë emigruar edhe ortodoksë shqiptarë kryesisht nga Përmeti, Kolonja, Korça, Pogradeci por edhe këta si myslimanë kanë gjetur të njëjtën mikpritje. Si njëri dhe tjetrit i është oftuar punë, strehim, të drejtt njerëzore deri pronësim që linda nga puna e djersa e tyre pa qënë nevoja të ndërjojë emrat e fenë ose kushtëzime të tjera që bien në kundërshtim me barazinë midis njerëzve pavarësisht nga origjina dhe feja. Në Turqi, nuk ekziston ndonjë diskriminim fetar apo naciojnal as dhe kufizime pronësie për shkak të dallimeve fetare etj. Për shembyll armenët, bullgarët, italianët, izraelitët, grekët e të tjerë ushtriojnë lirshëm tregëtinë, investojnë në industri e fusha të tjera, në përputhje me ligjet e detyrimet ekzistuese si dhe për të gjithë të tjerët pa asnjë kufizim.

Stërnipi i Ali Pashës, gjyqtar në Stamboll

Një nip i Ali Pash Tepelenës, ka qënë gjyqtar në Stamboll. Në shënimet e tij, diplomati shqiptar Ali Ymeri thote se e ka haruar emrin e tij, por takimi me të ka ndodhur më shumë se 30 vjet më parë, par në vitin 1973 dhe stërnipi i Ali Pashait i ka thënë diplomatit shqiptar se edhe në fushën juridike ka patur shumë shqiptarë. Pa u shkëputur nga një temë e tillë Ali Ymëri shkruan: “Në një kafene ku ndodheshin turq e shqiptarë bëhej një bisedë e lidhur me temën e mësipërme. Njëri prej pjesmarrsve në bisedë shqiptari i qyajtur Rushdi, nisi të flasë me superlativa për vendin që zënë shqiptarëty në jetën politike, shoqërore, ekonomike, institucionale, ushtarake, etj në Turqi. Mirëpo ky thekjsim i natyrshëm nuk i pëlqeu një zyrtari turk që u ndhodh aty dhe duke ndërhyrë iu drejtua Rushitit. “Ju mos doni të na i nxirrni edhe Pejkkambërin shqiptar:? Miqësisht ky i fundit iu përgjigj: Nuk përjashtohet që edhe ai të jetë i tillë”.

Gjaku dhe djersa shqiptare për Turqinë

Në mbrojtje të interesave turke, janë të shumat aktet e heroizmit, në luftrat e zhvilluara në të kaluarën e largët deri në atë çlirimtare të udhëhequr nga heroi kombëtar, Mustafa Kemal Ataturk e deri në ditët e sotme. Për çdo rast shqiptarë në Turqi nuk kanë mbetur prapar të tjerëve. Diplomati shqiptar Ali Ymeri shkruan në ditarin e tij se “miqësia turko-shqiptare ka qënë dhe mbetret një miqësi e vërtetë popujsh, shumë të afët shpirtërisht. Por jo vëllezër të një gjaku, sikundër deklarohet për kredo politike nga politikanë të veçantë të sferave të larta.. Pra miqësia mes dy popujve tanë mbetet miqësi ndjenjash të thella, të lindura e të konsoliduara në kushtet të caktuara historike, të cilat pas fitores së pavarësiosë së vërtetë në të dy vendet, morën një përmbajtje të re që lidhet me fatet e intersesat të ndërsjellta. Rrjedhimisht ne nuk jemi të një gjaku por historia na ka bërë të ndjehemi të afërt, tepër parnë njëri tjetrit”.

"DITA"

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 4-9-2004 nė 15:08 Edit Post Reply With Quote
SHQIPTARET QE KANE DREJTUAR TURQINE

Personalitet kryesore shqiptare ose prejardhja shqiptare në perandorinë osmane



Ndihmesa e shqiptarëve në shtetin osman ka filluar herët. Osmanllinjtë deri në vitin 1362 kur kishin depërtuar në fiset e Rumanisë s’kishin ushtri të rregullt. Sulltani Orahi I që themeleoi perandorinë më 1363, organizoi një ushtri të re të përbërë prej jeniçerëve. Këta ushtarë në fillim siguroheshin nga djemtë e marrë robër ose blerë prej familjeve kristiane në vise të pushtuara. çdo familje që kishte më tepër se një djalë detyrohej t’i dorëzonte pushtetit sundues një djalë. Këta djem 8-20 vjeçarë nëse nuk jepeshin me hir, merreshin edhe me pahir. Ndoshta edhe mund të bliheshin. Ata stërviteshin më kazerma ushtarake. Për të mësuar mirë turqishten dhe zakonet islame, mund të dërgoheshin ca vjet edhe në Anadoll. Kur vinin në moshë të mbanin armë, i dorëzoheshin këmbësorisë.

Osmallinjtë kanë dëshiruar gjithnjë të merrnin me hir djemtë shqiptarë. Pastaj morën edhe boshnjakët, hungarezët, kroatët, evgjitë. Ëtj, se atyre s’u kishin besim, nuk merrnin edhe nga turqit. Jeniçerët kur gëzonin të drejtën e nënshtetësisë osmane ishin të privilegjuar…

Jeniçerët që shërbenin nëpër kala e kazerma të shtetit nuk martohehsin, punonin si nëpunës, merrnin rrogë tremujore, merreshin vetëm me pushtime ushtarake deri sa dilnin në pension.

Më vonë sulltanët nisën të merrnin edhe djem si pengje duke u marrë vesh me krerët e fiseve të vendeve të pushtuara që kishin pranuar nënshtetësinë osmane. Këta djem quheshin “Devshime” (gjini e prishur), ushtarë me origjinë të huaj dhe të islamizuar në shkollat ushtarake pranë pallatit osman.

Jeniçerët e mirëedukuar e të zgjuar mund të bëheshin edhe oficerë, komandantë, gradoheshin deri tek shkalla e lartë: pasha, (gjeneral), mund të emëroheshin edhe si vali,sanxhak bej, berjlerbej, vezir, ministër, kryevezir.

Vlen të përmendet se ofeicerët me origjinë jeniçerësh dhe devshirmesh, që nuk u pëlqente ecuria administrative e shtetit, kritikonin ashpër perandorët dhe shumë herë kishin ngritur krye kundër sulltanit. Ca nga ata që nuk kishin harruar vendlinjen e tyre dezertonin. P.sh. Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, që ishte rritur e stërvitur në pallatin perandorak në Edime, duke gëzuar një gradë të lartë ushtarake si komandant i dalluar në luftime, më 1443 braktisi shërbimin osman dhe u kthye në Shqipëri, duke mbrojtur atdhuen kundër pushtuesve osmanë të ardhur në të katër anët.

Kryevezirët

Do të shënojmë kryevezirët shqiptarë ose me rrënjë shqiptare që administruan perandorinë osmane deri më 1922:

Koxha Sinan Pasha (1506-1596), pesë herë kryevezir. Rritur dhe edukuar në pallat, ka pushtuar Jemenin.

Ahmet Pashë Dukagjini (?-1517). Ka shërbyer 2 muaj, 17 ditë, është vrarë nga pallati. Rrjedh nga familje shqiptare e Lekë Dukagjinit, ishte strehuar në pallatin oman, luftoi si kryekomandant idalluar, po ishte zënë edhe me jeniçerët revoltues.

Ahaz Ahmet Pasha, lindur në Vlorë (1482-1539), me origjinë jeniçer, 1536-39.

Lutfi Pasha, nga Vlora (1488-1553) rritur në pallat martuar me motrën e Sulltan Kanuni Sulejman, ka pasur një karakter të fortë, dijetar i shquar.

Kara Ahmet Pasha (?-1555)

Serriz Ahmeti Pasha, devshime, rritur në pallat, 2 herë kryevezir serioz,

Ferhat Pasha (?-1622), rritur në pallat, 2 herë kryevezir

Merre Husein Pasha (?-1622), 1601-1603, 2 vjet, 2 muaj, 13 ditë. Pushuar nga puna. Ishte spahi dhe me zotësi të tij arriti të bëhej kryevizir, shërbeu si Vali në Misir, luftoi kundër jeniçerëve kryengritës. Sami Frashëri thotë se epitetin “Merre” e mori se ai kundër rebelëve jepte urdhërin shqip: “Merre”! (Qëroi hesapet)

Tabani Jasse Mehmet Pasha (?-1653) ka shërbyer 4 vjet, 8 muaj 15 ditë

Kujuxhu Murat Pasha (1520-1653). Rritur në pallat, ishte nakshibendi, zhduku bektashinjtë, vezir i fortë

Nasuh Pasha (?-1614) rritur në pallat si çaush

Ohrili Hysein Pasha (?-1622), me prejardhje kopshtar i pallatit spahi, shërbeu më 1621

Xhixhan Kapuxhubashi Sulltanzade Mehmet Pasha (1602-1646) punoi si kryevezir, 1 vit e 10 muaj

Kara Mustafa Pasha (?-1655) me origjinë jeniçer, dy herë kryevezir

Tarhonxhu Mustafa Passha (?-1653) shërbeu 9,5 muaj (1652-53), për herë të parë bëri buxhetin e shtetit osman dhe këtë shërbim e pagoi me kokë, e varën në litar, rridhte nga një familje matjane.

Zurnazen (Zurnaxhi) Mustafa Pasha (?-1656), jeniçer i dalluar, shërbeu si kryevezir 4 orë më 1656

Qypryly Mehmet Pasha, lindur në Qypryly të Anadollir (1578-1661), shërbeu si kryevezir 5 vjet, 1 muaj, 15 ditë. Është shqiptar nga fhsati Roshnik i Beratit, familja e tij kishte mërguar në Anadoll. Mehmet Pasha që ishte nga kryevazirët më të mirë në këtë detyrë e kishte pranuar me këto kushte: Propozimet që do t’i paraqiten Padishahut të pranohen menjëherë. Në shërbimet e tij do të jetë i lirë. Ndihmëist dhe administratorët do ti zgjedhë vetë ai. Të mos u vihet thashethemeve.

Qypryly Ahmet Mustafa Pasha (1635-1676), biri i madh i Mehmet Pashës shërbeu si kryevezir, 15 vjet, më 1659 u gradua vezir dhe marreshall më 1661 filloi shërbimet kolosale si sadrazem, udhëheqës i meçur, riorganizoi ushtrinë e prishur, ndreqi punët e shtetit.

Qypryly Fazëll Mustafa Pasha (1637-1691), shërbeu 2 vjet e 3 muaj. Biri i dytë i Mehmet Pashës dhe vëllai i Ahmet Mustafa Pashës, sadrazem dhe ky si vëllai i tij ishte edukuar në medrese, vezir i zgjuar, qetësoi vendin. Ra dëshmor në luftë.

Arabaxhi Ali Pasha shërbeu gjatë viteve 1691-92, 6 muaj, 29 ditë.

Amxhazade Huesin Pasha (?-1702) nga familja e Mehmet Pashë Qyprylyt, shërbeu 4 vjet, 11 muaj, 16 ditë, burrë shteti i mençur dhe i drejtë. Shërbimi 1797-1802; dha dorëheqjen.

Dalltaban Mustafa Pasha (?-1703) me prejardhje nga shërbimet e pallatit, vezir i zgjuar, lindur në Manastir ka punuar 4 muaj 20 ditë (1702-03). Pasi ishte pa shkollim dhe turqishten se dinte mirë, u titullua “Dalltaban” (këmbëlakuriq)

Qypryly Numan Pasha (?-1713), shërbeu 2 muaj, 2 ditë (1710)

Haxhi Halil Pasha (1656-1716) lindur në Elbasan shërbyes i pallatit punoi 1 vit

Ivaz-zade Halil Pasha (?1713), shërbue 2 muaj

Memish Pasha (?-1809), një shqiptar i zgjuar, punoi 1 muaj

Gjiritli Mustafa Nail Pasha (1796-1871), shqiptar i zgjuar nga katundi i Poliçanit të Kosturit të Korçës, varrosur në Tyrben Fatih-Stamboll. Ka shërbyer si Sadrazam tri herë

Mehmet Ferit Pashë Vlora (1852-1914) shërbue si kryevezir gjatë viteve 1902-1908, njeri besnik i Sulltan Abdylhamitit II

Mehmet Ferit Pashë Vlora ka lindur në Janinë më 1852 , ishte i biri i Mustafa Pashë Vlorës. Shërbeu si sekretar pranë babait të tij, i cili ishte mytasarrëf në Hanja (Gjirit Kretë). Punoi dhe si inspektor i shërbimeve administrative. Njihet si nga Valinjtë e famshëm, bën pjesë në librin 50 UNLU VALI “Valinjtë e famshëm” (1962, fq 237-246). Qëndroi 4 vjet vali i Konjës. Që nga viti 1902 deri më 1908 shërbeu kryevezir –Sadrazem pranë sulltani9 Abdylhamitit. Në biografinë e tij shënohet se ka shërbyer 16 vjet dhe si anëtar në Zyrën e Diktimit. Më 23 korrik 1908 pushohet nga posti i kryeministrit, po Sulltan Abdylhamiti e mbrojti duke e emëruar kryetar i Senatit, ka punuar dhe si ministër i brendshëm i Perandorisë.

Misirli Sait Halim Pasha (1863-1921), nipi i Mehmet Ali Pashës, Kavalisë shërbue 3 vjet, 7 vjet, 21 ditë (1913-1917)

Ahmet Izet Pasha (1864-1937). Lindur në Nisliç të Manastirit. Komandant dhe ushtarak i dalluar, shërbeu si sadrazëm 25 ditë më 1918.

Damat Ferit Pasha (1853-1923). Sadrazemi i fundit i perandorisë osmane, tradhtoi LNÇ të nisur nga Mustafa Qemal Ataturku Anadoll.

Meiki Mansur – Hain Ahmet Pasha (1490-1524) me prejardhje kopshtari, ushtarak i zoti, për shkak në Misip shpall pavarësinë e vendit u quajt “Hain” (tradhëtar), punoi si sadrezem gjatë viteve 1523-1524.

Gjehdik Ahmet Pasha (?-1482, devshime, komandant dhe strateg i madh, më 1416) u emërua Bejler i Rumelisë, më 1475 u caktua kryevezir dhe shërbeu 4 vjet.

Rustem Pasha (?-1560). Mund të ketë lindur më Iliri (Kroaci) devshime, më 1544 u emërua kryevezir. Njëkohësisht u largua nga posti dhe prapë më 1544 punoi si kryeveziv gjithsej 14 vjet, deri sa vdiq.

Ibrahim Pasha (1593-1536) me prejardhje sllavi, ishte bërë bejlerbej, shërbeu 13 vjet si kryeminsitër.

MARRËDHËNIET

Pse shqiptarët u ngjitën në krye të perandorisë

Historikisht dihet se, kur turqit osmanë filluan të dilnin në brigjet e Ballkanit më 1354, viset e këtij gadishulli bënin një jetë feudale dhe vuanin nën sundimet e kalbësirave bizantine, të bullgarëve e serbëve ortodoksë despotikë. Kur shqiptarët kishin filluar të administroheshin në principtat autonome, në krahinat e pagëzuara: Arbëri, Epir, Dukagjin, Zenebishtë, Gropaj, Zaharitaj… etj., serbët, gjatë viteve 1340-1347, kishin pushtuar gjithë trojet shqiptare ilire, qysh nga lumi Danub, deri te kanali Korintit, në jug, pranë Moresë. Sllavët barbarë, shqiptarëve që nuk pranonin fenë ortodokse, u bënin njëmijë tortura. Nga ky shkak osmanllinjtë në Rurmeli nuk u kundërshtuan aq shumë, por në disa zona u pritën si shpresë-çliruese. Një pjesë e madhe e shqiptarëve epirotë, nga shkaku i egërsive serbe, u detyrua të mërgonte (më 1348) në More, Pelepez. Gjithashtu shqiptarët e Epirit, për të shpëtuar nga Bizanti despotik, që më 1336 kishin kërkuar ndhmë prej princit të Ajdenit, Umur Bej, në Anadoll.

Komandanti osman, Timurtash Pasha, që kishte marrë nga sundimi serb rrethin e Manastirit, në vitin 1385, arriti në kufijtë e Çamërisë. Gjithashtu, kur osmanllinjtë përpiqeshin të merrnin edhe Kosovën nga serbët, shqiptarët morën pjesë në betejën e parë të famshme të Kosovës, që u bë më 20 qershor 1398, jo për të ndihmuar serbët pushtues, por për të çliruar Kosovën arbërore. Pushtimi i trojeve nga osmanllinjtë ishte një fatkeqësi me pasoja shumëshekullore dhe shqiptarët bënë ç’është e mundur gjatë gjithë historisë së tyre për çlirimin e trojeve të veta, për lirinë e më pas për pavarësinë, për rikthimin në orientimin evropian. Por pushtimi osman u bë fakt. Me gjithë politikën që ndoqën osmanllinjtë në dekada dhe shekuj, përmes ekspeditave ndëshkimore e shoqërore dhe përmes politikave më të “buta”, përmes kërbaçit dhe kulaçit, përmes hanxharit dhe fesë, shqiptarët bënë ç’është e mundur të mbijetonin. Nga një njëra anë bënë të pamundurën për të ruajtur shqiptarizmin, veçanërisht në trojet e veta e, ndërkohë, në përshtatje me ato mundësi që lejonte atëherë Porta e Lartë për ata që përqafonin fenë islame, shumë nga bijtë e Shqipërisë u ingranuan në Perandorinë Osmane. Me kohë shumë syresh, falë vitalitetit, aftësisë, burrërisë dhe trimërisë, arritën të bëheshin figura të shquara e personalitete të mëdha në strukturat e perandorisë. Me këtë e faktorë të tjerë, që janë dhe mbeten objekti i analizave të studimeve të veçanta, shpjegohen arsyet se pse aq shumë shqiptarë arritën gjer ministra e kryeministra, komandantë e luftëtarë me nam. Për figura e emra të tillë bëhet fjalë, midis të tjerash, edhe në këtë libër.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 5-9-2004 nė 00:35 Edit Post Reply With Quote
DISA TE DHENA NGA HISTORIA E TURQISE

Si reagoi Mustafa Qemal Ataturku, pas shpalljes Mbret të Ahmet Zogut: “Unë nuk e njoh Zogun! Sdua ta njoh fare!…”

Ftohja e “babait” të Turqisë me Mbretin e shqiptarëve

Si u nënshkrua marrëveshja e përjetshme e miqësisë mes shtetit turk dhe atij shqiptar, në vitin 1923. Sulmet ndaj grekëve, për të mbrojtur Tiranën

Ataturku, që rrjedh nga një familje fshatare, pranë qytezës Koxhanxhëk, komunë në Dibër, ka lindur më 1881, në Selanik dhe vitet e fëmijërisë dhe rinisë i ka kaluar në Shqipëri e Maqedoni. M.Q.Ataturku, i rritur në një rreth ku shqiptarët e turqit janë lidhur edhe më marrëdhënie martesore, problemet socio-etnike dhe politike të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e Rumelisë, i dinte fare mirë. Kapiteni shtatmadhor, M.Q.Ataturk, që bashkëpunonte edhe me patriotë shqiptarë, në një bisedë, në 1907, në Kraferie, me shokët e tij ushtarë, i thoshte mikut të tij të ngushtë, Ali Faut Pashë Xhebesoj, lidhur me fatin e shtetit osman:

“…Fuqitë e mëdha kanë vendosur me kohë të copëtojnë perandorinë osmane dhe tani, sipas këtij projekti pjesa lindore dhe perëndimore e Trakisë do të mbetet në duar të turqve… Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Greqia do t’u lihen shteteve të sipërpërmendura në bazë të shumicës etnike, sipas vendimit të konferencës diplomatike që do të mbahet në Stamboll, të drejtuar prej shtetit osman… Shqipëria do të shpallet e pavarur.

Pasi më 1908, u rishpall Meshrutijeti (Hyrieti) Liria, e bazuar në kushtetutën e pezulluar që më 1876, me përpjekjet e përbashkëta të intelektualëve dhe muxhahidinëve turq e shqiptarë, në Selanik, partia “Ittihat ve Terakki” (Bashkim e Përparim) kishte organizuar një takim, në darkë ceremoniale. Në këtë festë kishin marrë pjesë edhe oficeri turk Mustafa Qemali, heroi gjirokastrit Bajo Topulli dhe udhëheqësi i çetave kombëtare shqiptare, korçari Mihal Grameno, të cilët patën midis tyre një bisedë intime, lavdëruan dhe përgëzuan revolucionin e 23 korrikut 1908, të realizuar prej vëllazërisë turko-shqiptare.

M. Qemali kishte asistuar në operacionin ushtarak të Shqipërisë, në 1910. Një ditë, kur kuvendonte me oficerët e Korparmatës III, një oficer gjerman deshi të ngrinte dollinë për nderin dhe fitoren osmane. Mirëpo u kundërshtua nga M. Qemali, i cili duke u ngritur në këmbë i dha këtë përgjigje oficerit gjerman: ”Unë si oficer turk, nuk është e mudnur ta ngre dollinë për dorëzimin e shqiptarëve. Dëgjoni shokë! Jo dita e osmanllinjve, por do të vijë dita e ushtrisë turke, e popullit turk, që do të gëzojë pavarësinë! Dhe ne, gotat e rakisë, do t’i pimë krenarë për nderin e armatës fitimtare turke”.

M. Qemali, që shëbeu edhe si atashe ushtarak pranë amabsadës turke në Sofie, qysh nga 13 tetori 1913 deri në janar të vitit 1915, i kishte mësuar fare mirë problemet politike dhe diplomatike ndërkombëtare, sidomos ato lidhur me viset e Ballkanit. Kryekomandanti Mustafa Qemal Pasha, që nisi luftën nacionalçlirimtare të turqve në Anadoll, 19 maj 1919, pasi themeloi edhe Qeverinë e Turqisë së Re, në 23 prill 1920, në Ankara, aty vendosi edhe marrëdhëniet politike ushtarake, kulturore me Qeverinë shqiptare, që kishte lindur nga Kongresi i Lushnjës, në 28-31 janar 1920. Në ato vite, Turqia e Re po luftonte me Greqinë, e cila ishte bërë masha e superfuqive evropiane. Grekët, që kishin zbarkuar në 15 maj 1919, në Izmir, nuk kërcënonin vetëm Anadollin, por edhe Qeverinë e Tiranës dhe përpiqeshin të aneksonin Shqipërinë Jugore, të ashtuquajtur “Vorjo-Epir” (Epiri i Veriut). Shqipëria dhe Greqa nuk ishin marrë vesh në Konferencën e Paqes, të mbajtur në Paris, gjatë viteve 1919-1920. Strategu i madh, M. Q. Pasha, synonte të përçante armatën greke, në 1920, siç e kemi thënë më lart, i dërgoi Qeverisë së Tiranës një delegacion ushtarakësh prej 25 vetash, të kryesuar prej kolonelit të shtatmadhorisë, Salahabin Shkoza. Ushtria turke dhe populli turk, që ishin ngritur në LNÇ, nën udhëheqjen e Mustafa Qemalit, në 9 shtator 1922, i hodhi grekët në det, përpara Izmirit. Bashkëpunimi ushtarak, kulturor, ekonomik, që filloi midis Ankarasë dhe Tiranës përfundoi me marrëveshjen miqësore të përjetshme, të nënshkruar në Ankara, në 15 dhjetor 1923. Neni i parë i kësaj marrëveshjeje, që vazhdon të jetë në fuqi, është si vijon:

Midis Republikës së Turqisë dhe shtetit shqiptar, në mes të nënshtetasve shqiptarë e turq, do të sundojë paqja, miqësia dhe vëllazëria e përhershme dhe kjo miqësi nuk do të prishet kurrë. Lidhjet miqësore tradicionale dhe historike vazhduan pa patur asnjë problem. Do kujtuar se bajraktari i Matit, Ahmet Zogu, në 24 dhjetor 1924, me ndihmën e serbëve rrëzoi Qeverinë Demkratike Republikane të Fan. S. Nolit dhe u mbështet tek Italia fashiste, deri në 7 prill 1939. Ahmet Zogu, megjithëse kishte premtuar se nuk do të largohej nga Republika, në 1 shtator 1928, u vetëshpall “Mbret i Shqiptarëve”. M. Qemal Ataturku u zemërua shumë. Kur gazetari francez M. Henry Berraux, u prit prej M. Q. Ataturkut, lidhur me shpalljen e mbretërisë zogolliane, Mustafa Qemali i tha:

“-Si?! Aprovim i mbretërisë shqiptare?… Jo? Nuk është e mundur. Ju lutem mos më bëni fjalë për atë “person”… Unë nuk e njoh Zogun! S’dua ta njoh fare!… (Le Petic Parisien, 11 tetor 1928). Po edhe gazetat turke të asaj kohe, mbretërinë zogolliane nuk e aprovuan. E kritikuan gjerë e gjatë. Gjithashtu, ballkanologu gjerman Richard Busehzunther, duke komentuar vetë shpalljen e Mbretërisë së Zogut, shkruante: “Rrezikun e Mbretërisë për shqiptarët, së pari e kishte parakuptuar M. Q. Ataturku. Duke u vetëshpallur Mbret, A. Zogu, interesat kombëtare dhe patriotike të Shqipërisë i kishte shfrytëzuar për interesat e tij personale dhe shërbimet publike i kishte vënë në interesin familjar zogollian. Shqipërinë e kishte bërë çiflig të zogollianëve. Faturën e këtij gabimi e pagoi populli. Shqipëria i qe shitur Italisë, pavarësinë ia dhuroi Romës Fashiste…Këtë rrezik vetëm M. Qemal Ataturku largpamës e kishte dalluar, diplomatët evropianë ishin në gjumë”. Presidenti M. Q. Ataturk që tërhoqi ministrin e tij nga Tirana, marrëdhëniet miqësore me mbretërinë shqiptare, deri sa ndërroi jetën më 1938, i kishte vënë në frigorifer. Mirëpo shqiptar-dashësi Ataturk, që synonte interesat e Shqipërisë, marrëdhëniet diplomatike nuk i ndërpreu. Sidomos gjatë viteve 1929-33, kur ishte krijuar Antanta Ballkanike, ftonte edhe Shqipërinë në Kongrese. Në mbledhjen e vitit 1932, kishte marrë pjesë si delegat i Shqipërisë, poeti i Lahutës së Malësisë, At Gjergj Fishta. Marrëdhëniet diplomatike të Turqisë deri më 1938, rregulloheshin me “Charge d’affaires” (i ngarkuar me punë), ndërsa konsullata e Vlorës ishte mbyllur që në 1930. Presidenti i Republikës së Turqisë, M. Q. Ataturku kishte shkruar me dorën e tij 197 faqe për librin, që do të botohej prej Prof. Dr. Afet Inan, me titullin ”Medeni Bilgiler”, njohuri civile, 1931-32, për shkollat e mesme, popullit shqiptar të udhëhequr nga mbreti Ahmet Zogu, nuk e konsideronte të lirë, sovran…Ataturku, bajraktarin Ahmet Zogu, i cili ishte shkolluar në Stamboll, s’e fali kurrë, po edhe marrëdhëniet qeveritare me Tiranën nuk i ndërpreu, sepse Ataturku e respektonte popullin shqiptar, sidomos për intelektualët e Shqipërisë kishte simpati të madhe. Librin e Ismet Totos, Gazi Qemal Ataturk (1935) e kishte pritur me kënaqësi dhe shpresonte se edhe Shqipëria do të arrinte të bëhej një shtet republikan…

Ataturku e dinte mirë se populli dhe intelektualët e Shqipërisë ishin demokratë. Për këtë shkak, M. Qemali dërgonte gazetarët dhe diplomatët më të mirë në Shqipëri. Diplomati, romancieri i dalluar, Jakub Kadri Karaosmanoglu, që shërbeu si ministër në Tiranë, gjatë viteve 1934-36, mbresat e tij interesante për Shqipërinë i botoi në gazeta dhe më vonë si libër me titull “Zorakli diplomat” (Diplomat Padashje). Gjithashtu, edhe shkrimtarët përparimtarë shqiptarë, në gazetat dhe revistat shqiptare, si: “Bota e Re” dhe “Përpjekja Shqiptare” (1936-1938), drejtuar nga Bramo Merxhani, si dhe në fletore të diasporës shqiptare, “Liria Kombëtare” (Zvicër), “Dielli” (Boston), botonin shkrime e studime serioze për Ataturkun dhe Turqinë qemaliste. Ismet Totoja që kishte botuar monografinë e mirënjohur “Gazi M. Q. Ataturk” (1935) ishte kalbur në burgun e Ahmet Zogut. Vlen të theksohet se Presidenti M. Q. Ataturk, sidomos gjatë viteve 1930-34, kur zhvillohej lidhja ballkanike dhe kur priste në audiencë ministrat e Shqipërisë, nuk zinte në gojë emrin Ahmet Zogu, por vlerësonte marrëdhëniet vëllazërore shekullore turko-shqipatre dhe kombit shqiptar i uronte lumturi, begati, qetësi e paqe. Sipas ushtarit të dalluar shqiptar, Ahmet Turkdogani nga Prishtina, roje e Atatukut, qysh nga viti 1919 deri në 1938, Ataturku zhvillimet e Shqipërisë i ndiqte me kujdes dhe ushqente shpresë se edhe populli shqiptar liridashës do të shpëtonte nga Sulltan Ahmet Zogu, do të gëzonte demokracinë që e meritonte.

(Ky shkrim i Nexhip P . Allpanit ishte botuar në gazetën Baris (Barësh)) “Paqja” të datave 15,16, 17 korrik 1981)



Si u quajt “Ataturk”, babai i Turqisë moderne

Është e natyrshme të kërkohet me kujdes dhe të mësohet origjina e një njeriu të madh si Ataturku. Ai ka lindur në Selanik, në 25 dhjetor 1881, në një shtëpi modeste pranë limanit, e cila sot është muzeum. Mbi derën e saj lexohen këto fjalë: “Ataturku, shpëtimtari i adm dhe heroi i pashoq i Turqisë, i lindur në këtë shtëpi, në 1881. Babai i tij, Ali Rizai, ishte nëpunës, por më vonë u mor me tregti private. Nëna e Mustafait, Zybejdeja, ka qenë një zonjë shtëpiake. Kur M. Qemali vazhdonte shkollën e mesme ushtarake, mësuesi i tij, që quhej edhe Mustafa i propozon:

“Unë quhem Mustafa, edhe ti Mustafa, kjo nuk më pëlqen. Midis nesh duhet të ketë një ndryshim, prandaj emri yt duhet të jetë Mustafa Qemal”… Fjala Qemal në fjalorin turko-arab ka kuptimin: i pjekur. Në 1934, ministri i Arsimit i asaj kohe tha në radio: “Mustafa Qemali është ati i turqve” dhe qysh nga ajo ditë, gazetat e popullit e quajtën Ataturk. Udhëheqësi i Turqisë të nesërmen mori letërnjoftimin e tij, ku ishte shkruar: Ataturk.

ǒkanë shkruar historianët turq e të huaj për origjinën. Dëshira për ta patur “turk të pastër”

A ishte shqiptar Mustafa Qemali i madh?

E vetjma çështje që ka preokupuar biografët dhe që është diskutuar ishte origjina e gjyshërve të Mustafa Qemal Ataturkut. Disa autorë evropianë janë përpjekur të tregojnë nga raca e huaj, psh shkrimtari i famshëm anglez kapiteni Mr.Harold Amstrong shkruan si vijon: “Ali Rizai dhe Zybejdeja ndër turqit osman bënin një jetë modeste, por fisnike. Ali Rizai nuk kishte mendime ideale. Qëkurse ish i vogël, duke kaluar malet e Shqipërisë, pati ardhur në Selanik dhe atje gjeti një punë në zyrën e taksave osmane. Zybejdeja nuk kishte pas shkollë, por shtëpinë e rregullonte mirë. Qe një vajzë e një katundari të ardhur nga Shqipëria e Jugut, nënën e kishte nga Maqedonia. Në kohën e Sulltan Abdylhamitit, vendi ishte mbushur me kryengritje, sidomos Ballkani dhe manastiri rreth e rrotull qe bërë “Depo Baruti”, që priste çastin e shpërthimit. Burrit energjik, Mustafa Qemalit, këto ngjarje i dukeshin në favor të dëshirës së tij. Si çdo shqiptar e maqedonas, instiktet e tij lëviznin kundër çdo fuqie tiranike. Ai me gjithë shpirt ishte revolucionar dhe përparimtar”.

Edhe një shkrimtar arab, i quajtur Aziz Hnaki, ish-ambasador në Ankara, shkruan si vijon: “Zybejdeja që vjen nga një baba shqiptar dhe mëmë maqedonase, prej të cilëve ka marrë vullnet, liri, egoizëm dhe ashpërsi, deshi t’i jepte djalit të saj edukatë fetare… Por Mustafa Qemalit i ziente në damarë gjaku i Lekës së Madh dhe i Mehmet Ali Pashë Kavallës”.

Profesori turk Enver Behnam Shapolyo shkruan: “Për gjyshërit e Ataturkut kisha pyetur një shok shkolle të Ataturkut, që ka qenë deputet, i quajtur Haxhi Mehmeti. Ai më tha: -Gjyshërit e Ataturkut janë nga komuna e Dibrës, Koxhshëk, të cilët kishin ardhur nga Konja e Anadollit dhe flisnin turqisht, për këtë shkak quheshin edhe “konjar딅

Shkrimtari i mirënjohur Jakup Kadri Karaosmanologu, i cili gjatë viteve 1934-36 ka shërbyer në Tiranë si ministër i Turqisë, thotë: …”Në fakt, prej këtij kombi kanë dalë disa burra shteti të mëdhenj. Po vallë këta njerëz a janë krejtësisht prej racës turke? Kurrën e kurrës! Disa nga ata janë hungarezë, shqiptarë, boshnjakë, grekë, armenë, izraelitë, të islamizuar…

Por, edhe disa shkrimtarë subjektivë të perëndimit, duke gabuar, nuk kanë dashur t’i japin popullit turk këtë nder me burra të mëdhenj. Dhe më në fund janë mundur të na marrin edhe Mustafa Qemalin tonë! Ata janë lodhur të konsiderojnë Ataturkun si bir i një ati e mëme nga racë e huaj…”

Ende le të shtojmë se shkrimtari historian Murat Sertologu, me pseudonimin “Eski bir Pehivan” (një ish-pelivan), në gazetën Terxhuman, të datës 1 prill 1970, ka shkruar si vijon: …”Dikur, për të mësuar biografinë e Ataturkut dhe sidomos prejardhjen e tij, kisha vajtur deri në Selanik dhe kisha bërë hulumutime… Së pari, shënoj se Ali Riza efendiu ka qenë mjek i Ataturkut… Babai i vërtetë i Mustafa Qemalit është Beqir Agai. Ai quhej Beqir Aga, shqiptar…Punonte rojtar në doganë. Ishte i ashpër, por njeri i ndershëm. Zybejde hanëmi ishte bashkëshortja e tij. Beqir Agai kishte vrarë një kaçak, kontrabadist të doganës dhe kishte rënë në burg, ku dhe kishte vdekur…

Zybejdeja hanëmi nga bashkëshorti i parë ka patur dy djem, Syreja dhe Mustafa dhe një vajzë Makbulen.

Zonja Zybejde pasi mbeti e ve, u vendos në çifligun e Muhsin Beut, afër aeroportit të sotëm në Selanik. Zybejdeja, pasi u martua me Ali Riza efendiun, të tre fëmijët jetim i regjistroi mbi burrin e dytë… Sureja Beu, kur ishte kapiten ushtrie kreu vetëvrasje për një shkak të paditur… “Unë këto shënime i bëj për t’i shërbyer historis녔 -citon profesori turk Murat Sertoglu…

Ky lajm, me pretendime të rëndësishme, në shtypin turk dhe në qarqet intelektuale zyrtare bëri bujë. U botuan mjaft shkrime protestuese.

Shkrimtari Murat Sertolgu me pseudonimin “Një ish-pehlivan”, në të njëjtën gazetë (Terxhuman), në datën 4 prill 1970, botonte këtë përgjigje të shkurtër: “për shkrimin që botova, lidhur me Ataturkun, prej lexuesve mora mjaft letra dhe më kërkuan në telefon. Madje, shumë nga ata u munduan të vinin deri në gazetë dhe të kërkonin informacione plotësuese për të. Atyre u rekomandova të paraqiteshin tek ambasadori z.Fizruz Kesim, i cili është nga të afërmit e tij fisnorë dhe z. Ali Këllëç që ka qenë pjesëtari më i afërt personal i Ataturkut. Dijeni të plota mund t’i siguroni nga ata zotërinjtë e lartpërmendur.

Pasi kjo çështje u mbyll, kopjet e gazetës Terxhuman ia dërgova z. Nezir Leskoviku, në 12 prill 1970, më shkruante ”Kur lexova shkrimet e ish-pehlivanit, m’u ngjall në kujtesë. Një ditë në Tiranë, kur po bënin muhabet me disa shokë në kafenenë “Kulla e Sahatit”, pranë nesh asistonte edhe një ish-oficer që kishte jetuar në Turqi. Duke u përzier në bisedën tonë, tha: “Unë shërbimin ushtarak e kam kryer pranë ushtarëve të M. Q. Ataturkut. Një ditë, Pashai më dha urdhër: -Sillëm Kalin, ia solla, por u zemërua duke më pyetur. Hani bukë juve? Ku e ka “eyer”? Unë u shastisa, nuk dija çdo me thënë “eyer”. Pasha e kuptoi hallin tim dhe më sqaroi: -Shalën more shalën, -më tha… Pra më duket se mjaftojnë këto fjalë”.

Opinioni intelektual i Turqisë nuk pranon që Ataturku të ketë rrjedhur nga një racë e huaj. Në të vëretë, Mustafa Qemali në Turqi njihet dhe cilësohet si një bashkatdhetar me origjinë turke, ati i turqve, Ataturk.

Me këto rrjeshta që po shkruajmë, nuk diskutojmë dhe kurrsesi nuk duam të themi që Mustafa Qemali rrjedh nga një racë e huaj. Atëherë kemi bërë pjesë në të njëtën Perandori, atributet dhe kontributet i kishim të përbashkëta. Një miku im historian që e lexoi këtë libër para se ta botonim, më tha: “këtë pjesën që flet për origjinën e Ataturkut më mirë hiqe se nuk dihet se si do të mendojnë turqit. Iu përgjigja mikut tim se këto janë shkruar në shtypin turk, nuk kemi shtuar, as pakësuar asnjë gërmë, gjithçka që themi janë marrë dhe botuar nga gazetat e Turqisë, gjithçka bëhet me dashamirësi.

Mirëpo, pse të lodhemi kot. Ataturku, jetëshkrimin dhe kombësinë e tij e ka shkruar me dorën e vet dhe ka theksuar: “Ne multu turku dilyen” që në shqip domethënë: “Sa i lumtur të jesh, të bëhesh turk”. Shkurt nënvizojmë se Ataturku ka qenë atdhedashës dhe kombdashës turk.

Ataturku për kombësinë kërkonte tre kushte kryesore: “mendime, ndenja dhe gjuhë turke…”

Pretendimet dhe imagjinatat e Armstrongut, Ataturku i pat përgënjeshtruar me anën e shkrimtarit të mirënjohur Nexhmetin Sadak, në gazetën “Aksham”, në datën 7 dhjetor 1932.

DITA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-10-2004 nė 08:22 Edit Post Reply With Quote
Turqia u lejon shqiptarëve të mësojnë në gjuhën e tyre


Y. Lili

Ministri i Arsimit të Turqisë gjatë qëndrimit në Maqedoni nuk ka ngurruar të shprehet se Turqia është e gatshme që t’u ofrojë shtetasve turq me origjinë shqiptare mësim në gjuhën e tyre. Turqia është e gatshme t’ju mundësojë shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet shkollim në gjuhën e tyre amtare, sigurisht nëse një gjë e tillë kërkohet nga vetë shqiptarët. Kështu ka deklaruar dje në Shkup, ministri i Arsimit Kombëtar të Republikës së Turqisë, Huesin Çelik, i cili po qëndron në Maqedoni, me ftesë të homologut të tij nga Maqedonia, ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Aziz Pollozhani.
Lidhur me mundësinë e shqiptarëve, të cilët jetojnë në Turqi për t’u shkolluar në gjuhën amtare, ministri turk i Arsimit, Çelik, tha: “Nëse nga ana e shqiptarëve bëhet një kërkesë për t’u shkolluar në gjuhën shqipe, sikurse ishte rasti me grekët, atëherë kuptohet që do t’u realizojmë këtë kërkesë”. Mirëpo duke iu referuar ministrit turk deri më tani askush nga ana e komunitetit me shqiptarë atje nuk ka trokitur në zyrat e tij apo të qeverisë për të kërkuar një gjë të tillë.
Çeliku tha se të paktën që nga ardhja ime në postin e ministrit të Arsimit Kombëtar të Turqisë, pjesëtarët e komunitetit shqiptar nuk kanë bërë ndonjë kërkesë për t’u shkolluar në gjuhën e tyre. Duke iu larguar disi pyetjes së gazetarëve për shifrën e saktë të komunitetit shqiptar që ndodhet në Turqi, ministri turk i Arsimit tha se nuk ka njohuri për numrin e shqiptarëve që jetojnë në Turqi, edhe pse zyrtarë të lartë të shtetit turk, në mesin e të cilëve edhe ish-presidenti i Turqisë Sulejman Demireli, kanë deklaruar se në Turqi jetojnë 5 milionë shqiptarë. Jozyrtarisht, numri i shqiptarëve llogaritet të jetë edhe dy milionë më i lartë. Ai është mjaftuar me një përgjigje cinike “nuk i numërova shqiptarët në Republikën e Turqisë, para se të vija këtu edhe, nuk e di sa janë”.
Në takimin e punës që dje kanë realizuar dy homologët e Ministrive të Arsimit nga Maqedonia dhe Turqia, dr. Huesin Çelik dhe dr, Aziz Pollozhani kanë shkëmbyer mendime për çështje të ndryshme arsimore, sikurse është këmbimi i profesorëve, studentëve, nxënësve dhe teksteve shkollore mes të dyja vendeve.



08/10/2004

shek

Si more buth turku?

Po mire na e ben se ne shqiptaret duhet te numerojme vete veten.

O dru me pre, bre SHQIPTAR





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burr_baton

Postuar mė 4-11-2006 nė 23:52 Edit Post Reply With Quote
Pershendetje vellezer e motra shqiptare.

Dy babë gyushi dhe dy gyushe ime lindur ne pirishtina...Fisi jam krasniqi-burbatos...
Babe ,nane ime dhe un cam lindur ne izmir/turqia.un jam Banoj ne bursa...

Ne turqia shum ka shqiptar, diaspora shqiptare ne turqia ketu...

www.arnavutum.com

jam shqiptar.com

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
burr_baton

Postuar mė 5-11-2006 nė 00:21 Edit Post Reply With Quote

Dr. ALI JAKUPI
PËR ATA KOSOVA ËSHTË ËNDËRR
- SHQIPTARËT NË VILAJETIN E SAMSUNIT -
(udhëpërshkrime-ese)

KOSOVA ONLAR İÇİN BİR HAYAL!


http://www.kosovali.net/kosova_samsun.htm


Njëko-hësisht shqiptarët nga Shqipëria sikur gjejnë prehje në Greqi (më se treqind mijë, të cilët në mënyrën më të pakuptimtë edhe i ndërrojnë emrat, gjest ky që nuk mund të arsyetohet me asnjë kushtëzim, as me sigurimin e ekzistencës materiale etj.), madje në Itali e gjetkë. Me fjalë të tjera, shqiptarët e të gjitha viseve, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva e Bujanoci, Çamëria, nëpër shumë peri-udha e vite vërshojnë nëpër vende tjera, ku nëpërmjet strehimit dhe padijes, e gjejnë humbëtirën kombëtare.


Me kalimin e viteve, të situatave dhe të ndry-shimeve të marrëdhënieve ekonomiko-shoqërore dhe politike, krijohen rrethana, kushte të reja. Edhe gjatë sundimit osman, shqiptarët, që në të gjitha viset kishin përjetuar ditë përmbytëse, kur në mënyrë masive marrin botën në sy, për të ruajtur diç, pa e pasur të qartë humbasjen e çdo gjëje, mbi të gjitha atë që është thelbësore, kombëtaren. Skena të ngjashme u shënuan në dyndjet masive për në Itali (Sicili, Kalabri), në Greqi, në Vojvodinë dhe në Hun-gari si dhe më vonë për në Turqi. Shqiptarët e të gjitha këtyre epokave donin që të mos e humbnin fenë dhe dinjitetin kombëtar, mirëpo, në këto orvatje të ruajtjes, e humbën atë më qenësoren - kombin

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
burr_baton

Postuar mė 5-11-2006 nė 00:35 Edit Post Reply With Quote

Shqiptarë të Kosovës të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre
prej pushtuesve serbë në vitin 1912



Përveç në Vilajetet e shënuara pothuajse në të gjitha viset tjera
të Turqisë ka popullsi me origjinë shqiptare

Ndër këto Vilajete mund të veçohen: Adapazari, Stambolli, Brusa, Eskishehir, Kytahia, Manisa, Izmiri, Ajden, Adana, Ankara, Tokat, Samsun, Elazey, Edrene e tjerë.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
burr_baton

Postuar mė 5-11-2006 nė 00:40 Edit Post Reply With Quote
Nëpër Turqi ka plot vendbanime (lagje të tëra nëpër qytete të mëdha, fshatra), me popullsi homogjene me prejardhje shqiptare. Në bisedat e rëndomta përmenden fshatra të "arnautëve" të shtrira anekënd Turqisë. Vihet në spikamë qyteti Gjejlan (Adana), i banuar vetëm me shqiptarë, fshati Naxharli, Jenixhe dhe Osmanoll (të dyja në komunën e Merzifunit). Atje larg në Lindje është i njohur fshati (katundi) Kapoaz, i banuar plotësisht me shqiptarë, në Elasy (te kurdët), po ashtu jetojnë shqiptarët, në kufi me Sirinë gjendet Kylisi, në të cilin ka Mollakë, Prebrezë etj. Në Vilajetin Tokat, në një lartësi mbidetare prej 900 m. shtrihet fshati Niksor, ekskluzivisht me banorë shqiptarë. Në Stamboll, Ankara, Izmir, Brusa e gjetiu ka sa e sa katunde dhe lagje të mëdha që njihen me emrin " arnaut mahallasi". Këto janë veçse të dhëna
episodike, kundrejt pranisë reale të elementit shqiptar.
Përkundër procesit të pandalshëm të asimilimit, te një numër i caktuar i individëve (sidomos te plakat) shqipja në çdo periudhë, edhe sot, ka mbetur e vetmja gjuhë, pa u "infektuar" aspak me asnjë gjuhë tjetër.

Për fshatin Niksor rrëfen Murat Sarë (Dragusha), polic, me banim në Ankara, por që kishte shërbyer pikërisht në këtë lokalitet. Bashkëbiseduesi e kishte të harruar gjuhën e të parëve, ndonëse me pietet flet për ta. Ai tregon se Niksor gjendet në nahijen Tokat. Katundi ka më se 400 shtëpi dhe është i banuar plotësisht me shqiptarë. Është loka-lltet malor, me male të dendura me drunj të ahishtave. Murati deklaron se askush, as nga pushteti nuk guxon të hyjë në të. Partitë i kanë në dorë. Deri vonë vëtëm shqip kanë folur. Femrat kryesisht ishin të veshura me pshtjellak ("zavijaça"), ndërsa pleqtë edhe sot kanë veshje kombëtare shqiptare. Jetojnë mirë dhe janë kompakt, unik. Çka të ndodhë brenda, nuk mund të depërtqjë jashtë, sepse nuk ka gjetur vend konfidenca. Pushtetarët kanë problem në këtë drejtim, sidomos kur është fjala për ndonjë vrasje, krim dhe për zbulimin e kryesit të veprës. Edhepse katund malor, e kanë të zhvilluar trafikun, kështu që me mjetet e shumta transportuese, kryejnë shërbime të transportit për vise të gjera të Turqisë. Me të mbaruar të një rrëfimi autentik e real, bashkëbiseduesit i shtrohet pyetja: - Ju si patët mundësi të shërbeni, të kryeni detyrën pa pengesa në ato kushte kaq specifike? Ai pa hezitim përgjigjet: - Për arsye se isha (jam) shqiptar (arnaut).

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
burr_baton

Postuar mė 5-11-2006 nė 00:46 Edit Post Reply With Quote

Harta e Bafrës: Vendbanimet e nënvizuara
tregojnë praninë e shqiptarëve

Vendbanimet ku jetojnë shqiptarëtjanë:
Bafra (qyteti dhe kryeqendra komunale), madje fshatrat: Karpus këjy (katundi i bostanit, i cili më parë quhej Herc), Karenxhak (Karincak), Kushukëjy (Ko-sukoyu), Ballkallar (Baliklarkoyu), Osmanbëjlekëjy (Osmanbeylikoyu), Yçponarkëjy (Uçpinarkoyu), Sarikëjy (Sari Cevnekoy), Jeshiljazikëjy (Jesiljazi koyu), Donaxhekëjy (Doganca koyu), Lengerlekëjy (Lengerle koyu), Turbe köy (Tyrbe koyu), Domuzagikëjy (Do-maugi koyu), Allëllarkëjy (Agillar koyu), Shenrënkëjy (Seharen koyu), Azaykëjy (Azay), Eldavutkëjy (Elada-vut koyu), Gëkçësikëjy (Gokçesu koyu), Akteklu këjy (Aktekhuç koyu), Elifli këjy (Elifli koyu), Evrenusagi këjy (Everenuçagi koyu), Jakintashkëjy (Yaktinas koyu), Tashkëprikëjy (Taskopru koyu), Koshikëjy (Kosukoy), Ullagkëjy (Uluagacovkoyu

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
burr_baton

Postuar mė 5-11-2006 nė 00:48 Edit Post Reply With Quote
te fisit

shpërngulën fise të ndryshme të shqiptarëve. Ne këtë qytet jetojnë dhe veprojnë: Sfarçalitë (të fisit Sop), të cilët në Kosovë kishin ardhur nga njëra Sfarçë (nuk dihet cila: e vogla, apo e madhja) dhe atëherë ishin vendosur në fshatin Nedakoc të komunës së Vushtrrisë, madje Bacalitë (fisi Krasniq), të cilët në vitin 1878 ishin përzënë me dhunë nga Nishi dhe ishin vendosur në fshatin Pomazatin të Fushë Kosovës. Kjo familje konsiderohet ndër të parat të familjeve shqiptare që kanë zënë vend në Bafra. Aty jetojnë edhe familje lë Prebrezëve (fisi Gash), të Bellopojëve (fisi Kelmend), të Plla-nalive (fisi Thaq dhe Sop), të Llumnicëve (fisi Gash), të Dragushëve (fisi Gash dhe Thaq), lë Llozanëve (fisi Kelmend) e tjerë.

Në fshatin Karpuzkëjy janë vendosur Sfarçat, Gojnovcët (fisi Kelmend), Marevcët (nga Marevci ku më parë ishin vendosur shumë familje muhaxhere), Shurecët (fisi Krasniq), Zubicët, Pllanat, Prebrezët, Gimicët, Orllanët, Sllakuçanët, Shamallukët, Pasjaçët, Dragushët, Balltiqët, Rukovcit, Burincët, Zhinipotokët, Turgutët, Kordincët, Berilët, Cërno-gorët, Boshnjakët dhe një familje turke e Prishtinës, që tash mbiemrin e ka Jillmaz.

Në Akkunej jetojnë Mollakët, Raçët (fisit Krasniq), Pllanalitë, Makovcit, Zhushët (fisi Krasniq), Konjushët (fisi Krasniq) e tjerë. Ndërsa në Eldaut janë të vendosur Rashicët (fisi Shalë), Podvoricët (fisi Krasniq), Melakët. Bedeshi ka Llumnicë, Mramorë, Zhushë, Sllamellukë, kurse në Azayjetojnë Podvoricët.

Në fshatin Kanaxhak ka Burincë, Vardarë, Topanicë, Majkovcë, Boshnjakë, Podvoricë, Ver-topë, Ivajë (fisi Kelmend) e tjerë. Në Koshikëjy elementi shqiptar përbëhet nga Ramiqët, Marevcët, Kryelevët, Butovcitë, Lecët, Podvoricët, Krivaçët, Berjanët, Burincët, Rashicët. Hertova ka Bacali, Berjanë etj., ndërsa në Elypli jetojnë Gubetinët, Krivaçët dhe Zhushët. Në Korolluk ka Spahi e tjerë.

Në fshatin Kajdollap jetojnë Pllanalitë, Shishanët, Trudët, Bacalitë, Makovcit, Tërpezët, Gërgurët, Sogojevët, Berilët, Tërhollët. Në Turbekëjy ka Prebrezë, Hergajë dhe Mramorë, ndërsa në Rengelkëjy jetojnë Ratkocerët.

Në Evrenushak jetojnë Makovcit. Fshati Osmanbejllik është i banuar me shqiptarë. Aty jetojnë Bacalitë, Malokët, Çomurët, Majkovcët, Lahinovcët, Paçaradët, Pllanalitë, Pasjaçët, Goranët, Tihovcit dhe Ratkocerët.

Në fshatin Tashkypri jetojnë Sfarçat, Podvoricët, Makovcit dhe Bajçinovcit. Në Yçpunar ka Pasjaçë.

Në Myzmeleki jetojnë këto grupe të familjeve: Pllana, Sfarça, Raça, Grabanica (fisi Kelmend), Byçmetët (fisi Thaq), Bubicët, Simnicët. Fshati Akteke ka Mukulan, Toçanë (fisi Kelmend), Pllanë dhe Zhushë. Në Gërçesu kanë gjetur vendbanim Llozanët, Bubliqët, Pllanalitë e tjerë.

Në fshatin Domazay jetojnë Breznicët, Sakicollët, Bullatovcit, Podvoricët, Toçanët. Në Rengeli janë të njohur Gimollët, Podvoricët, Sakicollët.

Nëpër fshatra tjera jetojnë Toçanët, Bërbatovcit, Bellopojët, Tihovcit, Konjushët, Gimollët, Llozanët e tjerë.
Përveç në Bafra, shqiptarët janë të vendosur edhe në qytetin e Merzifunit, të Sinopit, të Gerzës, të Allaçamit, në Tekekëjy, në Samsun, si dhe nëpër disa fshatra që e përbëjnë rrethinën e këtyre qyteteve. Në Samsun jetojnë Zhinipotokët, Ramiqët, Pllanalitë, Zhushët, Zhugollët, Buçincët (fisi Thaq), Gjyshincët (fisi Gash), Shulemajtë, Konjushët e tjerë.

Në Merzifun ka Bacali, Konjushë e tjerë. Në Allaçam është i njohur fshati Tashkelikëjy, i banuar me shqiptarë. Edhe në qytet ka shqiptarë, sikurse në Gerze dhe Sinop, porse me numër më të vogël. Në qytetin e Tekekëjyt jetojnë vetëm dhjetë familje shqiptare: Sfarçali, Bellopojë dhe Bërbatovcë (fisi Krasniq).

Në Bafra ende mund të gjenden pleq, ndonëse shumë rrallë, të cilët pak a shumë e mbajnë mend rrugëtimin për në Turqi, qysh në vilin 1913/14 dhe 1919/20. Ata më së miri, në mënyrë autentike rrëfe-jnë për realitetin e kohës dhe janë në gjendje të lidhin skajoren e atëhershme dhe të sotmen.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
burr_baton

Postuar mė 5-11-2006 nė 00:59 Edit Post Reply With Quote
Ky Sot ne turqia ka 5 milione shqiptar...
Hjt ula mor mirpafshim.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
shkendija

Postuar mė 25-5-2008 nė 19:48 Edit Post Reply With Quote
shqitaret e turqise

jam e re ne kete faqe, anadaj kureshtja e madhe me shtyu qe te regjistrohem.
pashe qe kishte shume gjera per sa i perket historise se shqiptareve ne turqi, sidoqfte ata jane turqizuar me.
ajo qe une deshta te pyes dhe qe jam bere kureshtare eshte, se kush ishin femijet e ataturkut, dhe kush trashegoi pasurine e tij?
keto dite kam degjuar se nje shqipatare paska dale te jete bija e adoptuar nga shqiparet dhe ajo vajze qe tani eshte bashkeshorte paska qene vajza e mbretit.
pak e pakapshem, po une mendoj se mund te kete lidhje dicka me kemal ataturkun, ndonje mbese apo stermbese???
fati i kesaj vajze te adoptuar ehste se tash qe eshte ne moshen 25 vjeq i kan ardhur lajmet se eshte e vetmja trashegimtare e pasurise se mbretit?
cka mund te dini ju per kete histori?

View User's Profile View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4736059 sekonda, 41 pyetje