Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Perkthimi i Biografia e Kadarese sipas New York Library
tani

Postuar mė 15-9-2004 nė 03:46 Edit Post Reply With Quote
Perkthimi i Biografia e Kadarese sipas New York Library

Ismail Kadare ka qene nje nga shkrimtaret me te dalluar te Shqiperise qe nga fillimi i botimit te veprave te tij letrare ne 1960. Nje autor profilik i cili ka krijuar poezi, tregime,vellime kritike dhe novelat e mirenjohura, Kadare eshte nje nga shkrimtaret e pakte shqiptare puna e te cileve eshte perkthyer dhe lexuar ne vendet e tjera. Novelat dhe tregimet jane perkthyer tashme ne 30 gjuhe te ndryshme dhe kane pare vleresime te rendesishme te kritikes qe nga 1980, veçanerisht ne France dhe SHBA. Ne nje vend te regjimit te hekurt Stalinist qe nga Lufta e Dyte Boterore deri heret me 1990, shkrimet e Kadarese jane pare si shembuj te pakte te literatures shqiptare qe nuk ndoqi striktizmin e realizmit socilist, nje zhaner ky qe propogandonte ideologjine marksiste. Ne vend te kesaj te fundit, Kadare ofron tregime historike dhe bashkekohore qe variojne nga portretet lirike te shqiptareve, duke pervijuar historine dhe folklorin deri tek parodite boshe te regjimit totalitar. Sadoqe ai u pa si kampion i nacionalizmit shqiptar gjate regjimit te udheheqesit komunist Enver Hoxha, Kadare u ndesh me censorimin e qeverise nen Hoxhen dhe Aline. Duke pare presionet dhe kercenimet e bera nga policia sekrete Shqiptare gjate regjimit te Alise, Kadare kerkoi azil politik ne France dhe u vendos atje me familjen e tij gjate vitit 1990.

Kadare shpejt krijoi nje reputacion si autor i rendesishem ne vendin e tij. Novela e tij e pare, Gjenerali i Ushtrise se Vdekur u perkthye dhe u botua ne 1970 ne Angli dhe ShBA, duke e bere keshtu te paren novele te shqiptare te botuar ne Amerike.

Qeveria e Hoxhes u detyrua ta pranonte librin, megjithe mungesen e mbeshtetjes ideologjike komuniste dhe per aresyen se vepra ishte pare si mbeshtetese e fuqishme e temes nacionaliste. Duke portretizuar shqiptaret si te fuqishem, njerez te moralshem, ne kontrast me imoralitetin dhe instabilitetin e karaktereve te huaja, sipas kritikeve, Kadare fitoi nje lloj "pranimi zyrtar" nga Qeveria komuniste per novelen e tij anti-lufte. Por novela e tij sherben gjithashtu ne nivele te tjera sikurse kritiket kane vene ne dukje. “Pikepamjet e tij duket te reflektojne qarte doktrinen zyrtare te komunizmit shqiptar i cili u nxit nga nacionalizmi” thote Arshi Pipa ne kritiken shkruar ne Books Abroad per Gjeneralin e Ushtrise se Vdekur. Kritiku i New York Times, Ken Kalfus shkruan “ Kadare i ben rruge ideologjise se qeverise se kohes, dhe ne te njeten kohe vizaton nje nuance portreti shqetesues te shqiptareve”. Duke shkruar per World Literature Today, Janet Byron ne menyre te ngjashme thote se novela “nuk eshte nje pjese e propagandes kombetare qe nxiste nocionin e lodhshem por terheqes qe Perendimi eshte i korruptuar ndersa Shqiperia eshte e virgjer. Kadare dobeson supozimin e ketij koncepti duke treguar qe nderkohe qe nenshtrimi eshte i shperndare ne menyre te pabarabarte, vuajtja nuk eshte. Pushtuesit e huaj dhe pasuesit e tyre nuk vuajne me nga korrupsioni i krijuar prej tyre, dhe as shqiptaret nuk vuajne me pak per shkak te virtyteve qe kane”.

vijon.......................................

P.S me falni po eshte shume e gjate.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1164188 sekonda, 24 pyetje