Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Universitetet viti akademik 2004-5
Anton Ashta

Postuar mė 5-10-2004 nė 07:31 Edit Post Reply With Quote
Universitetet viti akademik 2004-5

Shkencat Natyrore, 107 vende bosh
E Marte, 05 Tetor 2004
TIRANE - Pas regjistrimit per here te trete te studenteve ne shkolle te larte, pothuasje te gjitha deget jane plotesuar nga vendet bosh. Tani priten vetem shtesta dhe kuotat dytesore. Nderkohe qe ne Fakultetin e Shkencave te Natyres, sipas dekanit Llukan Puka, ka akoma vende bosh. Neser fillojne regjstrimet e reja qe do te zgjasin tre dite. "Kane mbetur vende bosh ne Matematike, Fizike, Biologji, Informatike, Kimi. Do regjistrohen ata studente qe jane poshte vijes. Do nxjerrim njoftim qe per tre dite do te kryhen regjistrimet"- tha Dekani i ketij Fakulteti Llukan Puka. Ashtu si edhe vitet e me parshme nuk ka ndonje ndryshim. Vende me "bollek" ka ne Matematike, 55, Biologji 23, Informatike 20 dhe 9 ne Fizike. red.soc

korrieri

Fakultetet, hapen dyert per 14 mije vajza e djem
E Marte, 05 Tetor 2004
TIRANE - Nisi dje mesimi ne sezonin e ri akademik 2004-2005 per rreth 60 mije studente ne 11 universitete shteterore te vendit. Krahas tyre kane nisur studimet edhe disa mijera te rinj e te reja te cilet kane zgjedhur disa universitete dhe shkolla te larta private ne vend. Per afro 14 mije nga studentet e universiteteve shteterore, ishte sot dita e pare e hyrjes ne sallat e leksioneve pas perfundimit te arsimit te mesem si dhe konkurseve. Ne nje deklarate per shtyp, Vladimir Lame, keshilltari per shtyp prane Ministrise se Arsimit dhe Shkences, beri te ditur dje se "ky vit akademik pervec numrit me te madh te pranimeve, rreth 1 669 kuota me shume se vitin e kaluar akademik, ka sjelle edhe nje te re tjeter, hapjen e shtate degeve te reja ne disa universitete te vendit". Per kete vit akademik, arsimi i larte do te kete shume dege te reja vecanerisht ne fakultetet e rretheve. Keshtu ne Universitetin e Elbasanit nisen studimet per "punonjes social" dhe per "gazetari". Universiteti i Gjirokastres hapi degen Matematike-Informatike, ndersa Universiteti i Korces, ate te "Hortikultures". Kurse ne Universitetin e Shkodres u cel dega e Psikologjise dhe ne Universitetin Politeknik te Tiranes, per arsimin ne distance (me kohe te pjesshme) u hap dega e Inxhinieri elektrike cikli i pare dhe Inxhinieri logjistike dhe prodhimi. Po kete vit ne shkollat e larta do te kete rregulla te tjera, nje prej te cileve eshte ndjekja e detyrueshme e leksioneve ne masen 70 perqind qe ne fakt nuk eshte mirepritur nga studentet e grupuar ne shoqata te ndryshme. Ne te njejten kohe per studentet qe deshirojne te ndjekin nje dege te dyte, gjate vitit akademik 2004-2005 u percaktuan rreth 250 te drejta studimi me pagese, ndersa per te huajt qe preferojne universitetet shqiptare jane 30 vende. red.soc

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0598159 sekonda, 25 pyetje