Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: KORRIDORI \"ADRIATIK-ALPE\"
Lekė Rezniqi

Postuar mė 12-2-2003 nė 11:38 Edit Post Reply With Quote
Rruga Gjakovė - Shkodėr, njė urė e re drejtė Baskimit tonė

Të nderuar miq,

Nuk e di në keni dëgjuar, por diku kah fundi i vitit 2002 është arritur një marrëveshje mes dy Ministrive të Transportit e Telekomunikacionit, e Kosovës dhe e Shqipërisë, për fillimin e ndërtimit të një rruge, mesa më kujtohet autostradë, që do të lidhë Shkodrën me Gjakovën.
Ministri i Kosovës i Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Zef Morina, ka deklaruar se kjo marrëveshje është si rrjedhojë e kërkesave të shumta të qytetarëve gjakovarë dhe shkodranë për një rrugë e nivelit më të lartë për nga kualiteti dhe siguria.
Në plane thuhet të ketë patur bashkëpunim të ndërsjellë mes dy Bashkive, të Gjakovës dhe Shkodrës, (pa dhënë ndonjë detaj) dhe thuhet poashtu se ndërtimi i kësaj rruge parashihet të fillojë nga fillimi i muajit Maj(2003).
Kjo rrugë do të pasojë me lidhjen e Tropojës me Gjakovën, në pikëkalimin Qafë-Morinë, deri në Shkodër, e pastaj mund të lidhet me portin e Shëngjinit, duke vijuar me lidhjen (nëpërmjet rrugëve magjistrale) me Super-stradën Kombëtare Durrës-Prishtinë. Poashtu edhe në Kosovë, Gjakova dhe Prizreni janë të lidhur me një rrugë mjaft të përshtashme, e cila në mes ka Xërxën, ndër stacionet më kryesore të trenit në Kosovë.
Pra, rruga Gjakovë - Shkodër do të ketë rolin e rrugës përcjellëse (në disa raste) Durrës - Prishtinë, duke mos e nënçmuar edhe rolin e kësaj rruge të lidhjes së drejtpërdrejtë të Shkodrës dhe liqenit të saj me Gjakovën dhe Prishtinën.

Prandaj këtu ju ftoj që të shkruani diçka më tepër rreth këtij projekti.

Leka nga Prishtina

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-8-2003 nė 09:03 Edit Post Reply With Quote
Rruga Gjakovë - Tropojë - Shkodër lidh afër një milion banorë

Zef Morina lidhur me dilemat për ndërtimin e rrugëve që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë

VISAR FETAJ
Sipas ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Zef Morina, duke marrë parasysh se Kosova me Shqipërinë ka vetëm një dalje, ajo në Vërmicë, në një takimin që kishte pasur me përfaqësuesit e Qeverisë së Shqipërisë, kanë biseduar që përveç atutostradës, të shqyrtojmë mundësinë e ndërtimit të një rruge tjetër. Kjo do të lidhte Gjakovën, Tropojën dhe Skodrën, me dalje në Shëngjin. Ky aks rrugor do të lehtësonte komunikimin e këtyre zonave, kur dihet se një numër i konsiderueshëm i kosovarëve dhe i shqiptarëve të Shqipërisë janë të lidhur edhe familjarisht mes vete. Po ashtu, do të ndimonte shumë në zhvillimin ekonomik në pjesën veriore të Shqipërisë. Z.Morina tha se në takimin që kishin pasur në Shkodër, ekspertët e të dyja vendeve i kanë prezentuar projektet për ndërtimin e kësaj rruge, dhe se ishin dakorduar për të shikuar mundësitë e realizimit të këtij projekti, duke pasur parasysh së kjo rrugë do të lidhë përafërsisht një milion banorë. Përfaqësuesit e Kosvës e kishin pëlqyer edhe propozimin që rruga të pagëzohet “ADRIATIK - ALPE”, e propozuar nga përfaqësuesit e Shqipërisë. “Për pjesën e kësaj rruge, që kalon nëpër Kosovë, përveç idesë, kemi përgatitur projektin, është shpallur tenderi dhe së shpejti pritet të fillojë realizimi i projektit”, potencon ministri. Z. Morina hodhi poshtë spekulimet se gjoja këtë iniciativë e kishte marrë nga motivet poltike, për të ndihmuar deputetët në Parlamentin e Shqipërisë që vijnë nga Shkodra e Tropoja. “Qëllimi i ministrisë është që të bëjmë sa më shumë integrime të infrastrukturës rrugore në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Mendoj që ndërtimi i kësaj rruge nuk do të jetë pengesë për ndërtimin e autostradës Durrës - Morin - Prishtinë, për të cilën ne jemi duke u angazhuar maksimalisht. Kjo autostradë është e një rëndësie të veçantë, por edhe rruga për të cilën bëhet fjalë e ka rëndësinë e vet”, shtoi ministri Morina. Sa i përket rrugës Durrës - Morin - Prishtinë, ministri Morina tha se ekspertët tanë kanë kryer studimin e fizibilitetit, por ka mbetur që të ristudiohet edhe një herë. Sipas minisrit, vlera e ndërtimit të kësaj rruge do të sillet nga dy deri në tre milionë euro për kilometër. “Pa marrë parasysh pengesat, ne duhet të merremi konkretisht për përgatitjen e këtij projekti, dhe shpresojmë që brenda këtij viti të shpallim edhe tenderin për përgatitjen e projektit zbatues, pastaj menjëherë mund ta shpallim edhe tenderin ekzekutues të projektit”, shton ministri Morina. Gjatë kësaj kohe, sipas z. Morinës, janë bërë shumë takime me kompani të ndryshme, mirëpo, meqenëse nuk kemi mundësi për të tërhequr kredi, kemi biseduar me presidentin dhe qeverinë që të shikojmë mundësinë e dhënies me koncesion të kësaj rruge. Kështu kjo rrugë do të ndërtohej më shpejt dhe në mënyrë cilësore. “Meqenëse është një rrugë e rëndësisë së veçantë, kërkon kapacitete të mëdha të kompanive, dhënia me koncesion do të ishte zgjidhja më ideale”, thotë ministri i Transporteve dhe i Telekomunikacionit, për të shtuar se kjo rrugë, autostradë, do të luajë rolin e një korridori, sepse kjo nuk do të lidhë vetëm Shqipërin me Kosovën. “Korridori ka rëndësi për vendet nga Evropa Qendrore deri në Azi”, potencoi Zef Morina. Ministri tha se pasi projekti i është prezentuar qeverisë, është marrë një qëndrim që të shikohet mundësia e ndarjes së mjeteve për përgatitjen e projektit zbatues. “Pastaj gjërat do të ecin shumë më shpejt, duke ditur interesimin e shumë biznesmenëve të ndryshëm nga Amerika, Gjermania, Norvegjia, dhe Italia. Disa prej tyre janë të interesuar ta marrin me koncesion ndërtimin e kësaj rruge”, përfundoi ministri Zef Morina.

koha





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-10-2004 nė 06:50 Edit Post Reply With Quote
KORRIDORI "ADRIATIK-ALPE"

KOSOVA FIRMOS PROJEKTIN E KORRIDORIT "ADRIATIK-ALPE"

Per deputetin Azgan Haklaj, nga deputeti kosovar Halil Ahmeti

I nderuar deputet! Kam kwnaqwsinw t'ju njoftoj se me nismwn e pwrkrahjes sw deputetwve tw Kuvendit tw Kosovws, pwr projektin Korridori "Adriatik Alpe" deri tani e kanw firmosur tw gjitha partitw pjeswmarrwse nw parlament.

Fjala eshte per nje kerkese te hapur nga ky podium, qeverise shqiptare per plotesimin e korridorit Shengjin-Qafe Morine, i cili tashme nuk funksionon per mungese te nderlidhjes 35 kilomentra ne luginen e Drinit Koman-Fierze.

Shfrytezoj hapesiren kohore qe me lejon rregullorja e ketij parlamenti per te bere deklaraten e meposhtme te cilen e quaj shume te rendesishme, sidomos per momentet tona kombetare kur aq shume aspirojme t'i qasemi integrimit europian. Fjala eshte per nje kerkese te hapur nga ky podium, qeverise shqiptare per plotesimin e korridorit Shengjin-Qafe Morine, i cili tashme nuk funksionon per mungese te nderlidhjes 35 kilomentra ne luginen e Drinit Koman-Fierze. Ky aks rrugor eshte kyci i arte i lidhjes dhe integrimit jo vetem te veriperendimit te vendit dhe nje pjese te verilindjes se vendit me Kosoven dhe mbare rajonin ballkanik por dhe nje hapesire lehtesuese e praktike e mbare shqiptareve e shumeanshme per lidhje humane, biznes, turizem, etj.

Nuk wshtw njw kwrkesw e re

Kjo kerkese dhe kjo nevoje nuk eshte as e re dhe as e papritur pasi daton qe nga koha e Perandorise Austro-Hungareze duke vijuar deri ne ditet tona kur Presidenti i Republikes, Moisiu, mori persiper dhe realizoi rrugen e re qe lidh Qafe Morinen me qytetin e Bajram Currit. Po ashtu investime jane levruar aktualisht nga Banka Boterore te cilat modernizojne ne standarde te pranueshme aksin Bajram Curri-Fireze dhe Koman-Bushat. Pra jo vetem i shtyre nga nevojat dhe kerkesat emergjente te komuniteteve te lartpermendura, por bazuar ne studime te detajuara fizibiliteti nga specialistet, theksoj se ky aks ngelet i palidhur per 35 kilometra rruge ne nje terren teper te pershtatshem. Une i kuptoj veshtiresite ekonomike te shtetit dhe buxhetit, por jam i sigurte se rendesia e kesaj rruge eshte mijera here me fitimprurese sesa shpenzimet.

Per kete qellim, ministrite perkatese te transporteve te Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi me 12 dhjetor 2002 disktuan, degjuan argumentet shumeplaneshe te specialisteve dhe shoqerise civile dhe dakorduan per rendesine e perfundimit sa me pare te tij. Po ashtu me 26 qershor te vitit 2004 se bashku me koleget e mi deputete te Kosoves dhe personalisht Presidentin Rugova te cilet ndonese ne situate te kondicionuar financiare nga nderkombetaret kane filluar realizimin e rruges Gjakove-Qafe Morine ne standarde nderkombetare. Ne kete kuader, kur qeveria jone proklamohet verbalisht te realizoje standardet integruese qe kerkon Bashkimi uropian eshte paradoksale te refuzoje te perfundoje 35 kilometra rruge trase, e cila do te lehtesonte ne masen 25 per qind tregtine, levizjen dhe turizmin tone ne dy vitet e para te perfundimit te saj, duke progresuar ne menyre galopante drejt nje mireqenieje per te gjithe.

Ky aks nuk kundwrshton asnjw tjetwr

Shfrytezoj kete deklarate te sqaroj me pergjegjesi se ky aks qe lidh Shengjinin me gjithe vendin, me Gjakoven, Kosoven dhe rajonin nuk kundershton aksin tjeter rrugor Durres-Kukes-Morine, perkundrazi eshte kompletuar me te. Ky segment eshte nje risi tjeter dhe nje hap integrues pasi qe pas kesaj realizohet edhe unaza tjeter e zhvillimit te cilen qeveria e ka iniciuar duke akorduar financat e nevojshme per realizimin e projektit Bajram Curri-Cerem.

Gjej rastin sot qe permes kesaj deklarate t'ju apeloj per mbeshtetje te gjithe deputeteve jo varesisht nga kahet politike nga vijne, por thjesht dhe vetem nga interesi yne kombetar, mbarekombetar i zhvillimit dhe integrimit. Brezat qe vijne do te na kujtojne nese bejme dicka te mire per kete vend. Pa dashur te bej cinikun, deklaroj se s'ka qeverisur qe nga Nano e deri tek me i riu ne kete qeveri qe nuk ka mundesi private vetefinancuese per nje trase rruge 35 kilometra. Si perfaqesues i nje komuniteti qe perfiton shume me pak se komunitetet e tjera te vendit nga ky segment rrugor do te bej te pamunduren dhe do te jap mbeshtetje ne limitet e maksimumit qe te realizohet por nuk do te ndjehesha aspak mire qe ne vitin e 4-te te mileniumit te ri te inicioj aksione dhe pune vullnetare kur me 4-5 cartera avionesh aspak te nevojshem qe kryejne fluturime turistike me parate e shtetit do te mbulohej ky financim dhe qeveria do te nderohej.

Ja rruga qw pwrshkon projekti:

Qafa me e larte ne rrugen natyrale te Drinit eshte ajo e Morines, 567 metra e larte e veshur ne te dyja anet me pyje dushku. Rruga natyrale e Drinit kalon nga Lezha permes fushes se Zadrimes, Vau i Dejes, Koman, Fierze, Qafe-Morine dhe Gjakove. E gjithe kjo rruge kalon ne zona te banuara dhe klime te bute. Lumi Drin kalon nga kjo rruge, nga burimi deri ne derdhje ka nje renie prej 635 metrash qe i pergjigjet nje pjerresie mesatare prej 2.3 per qind. Temperatura e ujerave te Drinit leviz nga 5 grade ne janar deri ne 20 grade ne gusht me mesatare vjetore 12.2 grade celcius. Nga Miloti rruga kalon permes 11 fshatrave te fushes se Bregut te Matit dhe futet ne Lezhe duke lene majtas vetem 7 kilomentra Shengjinin. Nga Lezha per te shkuar ne bashkine e Lacit te Vaut te Dejes, rruga kalon permes 38 fshatrave te Zadrimes gje qe e urbanizon kete zone duke e lidhur me qendrat kryesore te vendit. Gjate bregut te Drinit kjo rruge lidh fshatrat Karme, Gomsiqe, Mloje, Kalaj, Koman, Toplan dhe ne kete rruge zbresin lugina e Shales e Nikajt dhe Valbones. Ne kete rruge zbresin fshatrat e Komunes se Shllakut qe jane: Arreza, Malagjia, Kajvalli, Teluma, Kllogjma, Vilza, Qerreti dhe Palaj ku ndodhet miniera me e madhe e bakrit ne rrjedhen e Drinit: Ngushta, Bena.

Ja fshatrat e tjera:

Me lart, bien ne kete rruge 7 fshatra te Shoshit dhe 8 fshatra te Shales te cilet deri me sot jane te izoluar nga bora gjate dimrit pasi Qafa e Tethores, 1700 metra e larte, dhe mali i Shoshit nuk kalohen gjate dimrit. Nga e majta e rrjedhes se Drinit bien ne kete rruge tre fshatra te Merturit te Pukes, fshatrat e Iballes, Fierza, Apripat, Poravi, etj.

Ne krahun tjeter zbresin ne kete rruge fshatrat e komunes Lekbibaj dhe mundesohet me se miri, banori i Thethit, i Currajt ose i Valbones nisur nga shtepia dhe shkon ne Tirane, ose Prishtine dhe kthehet ne shtepi brenda dites. Te tregosh vlerat pasurore, turistike, klimaterike te ketyre zonave qe urbanizohen eshte e tepert per ata qe duan t'i dine. Ne kete zone, gjate bregut te Drinit ruhen akoma gjurmet e rruges se vjeter romake qe lidhte Dardanine me Ultesiren e Shkodres dhe Lezhes. Qe ne kohen e mbretit Gent (sundoi 181-168 p.e.r) karvanet tregtare e kolonat ushtarake lidhnin labeatet ndermjet Komanit e Rosujes me dardanet. Me vone pas humbjes se Gentit, legjionet romake e permiresuan rrugen e Drinit duke lidhur Shengjinin me Komanin, Rosujen, Ulpianen (Prishtina e sotme) dhe me Dakene (Rumania e sotme). Te gjitha legjionet romake qe pushtuan Dardanine, Dakine, e krahinat perreth Danubit marshuan rruges se Drinit pasi kjo rruge nuk ngrinte kurre, kishte pjerresi te vogel (mesatarja 2.3 per qind) dhe ishte distanca me e shkurter qe lidhte detin Adriatik me Dardanine.

Fragmentet, edhe sot nw fshatra tw tjera

Fragmentet e kesaj rruge gjenden dhe sot ne fshatrat Vjerdhe, Koman, Apripe e Fierze. Duke perfunduar gjej rastin te falenderoj Banken Boterore, falenderoj ne menyre te vecante Ambasaden Amerikane per investimin ne luginen e Valbones dhe Fondi i Zhvillimit Shqiptar ne komunen e Bytycit, Llugajt dhe ne ate te Fierzes dhe te ftoj dhe nje here te gjithe per konkretizimin e arteries Fierze-Koman qe jeteson unazen e zhvillimit qe shpirtezon luginen e zhvillimit, realizon fotosintezen e 1 milion shqiptareve, te 5 mije kilomentrave katrore toke shqiptare. Jeta rrjedh nga rrjedhin lumenjte, prandaj qe te perfitoje komuniteti me i varfer i Shqiperise.

kj

Akoma nuk e kuptova mire se per cfare rruge behet fjale.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-10-2004 nė 06:58 Edit Post Reply With Quote
"Fjala eshte per nje kerkese te hapur nga ky podium, qeverise shqiptare per plotesimin e korridorit Shengjin-Qafe Morine, i cili tashme nuk funksionon per mungese te nderlidhjes 35 kilomentra ne luginen e Drinit Koman-Fierze. "


Cfare presim?

35 km?

Sigurisht qe kjo rruge nuk perben asnje pengese per rrugen e Bashkimit, perkundrazi, ne duhet ta fillojme punen nga me e thjeshta.

Dhe 35 km jane nje distance qesharake.

Per Veriun ka nje rendesi shume te madhe aktivizimi i portit te Shengjinit, permbi te cilin nuk lexohet asnje lajm.

Sa eshte distanca e rruges Shengjin- Morine?

A ka ndokush kontakt me zotni Halil Ahmeti?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-10-2004 nė 07:03 Edit Post Reply With Quote
Une do ta quaja kete rruge, thjesht:

Rruga Shengjin- Qafe Morine


Se dhe rruga Durres- Qafe Morine

eshte nje korridor Adriatik - Alpe.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-10-2004 nė 11:30 Edit Post Reply With Quote
PAS LSI-SE, EDHE PDR-JA MBESHTET KORRIDORIN E ALPEVE

Projekti per korridorin Adriatik-Alpe, i propozuar nga deputeti demokrat Azgan Haklaj, po gjen mbeshtetje edhe nga forca te tjera politike. Keshtu pas miratimit nga Kuvendi i Kosoves me mbeshtetjen e 78 deputeteve dhe partia e me e re e spektrit te majte, LSI-ja e ka mbeshtetur kete projekt duke e quajtur te rendesishem per zhvillimin e zones veriore te vendit. Vete kryetari i kesaj partie, Ilir Meta, ka deklaruar gjate vizites se tij ne Tropoje se partia e tij do ta mbeshtese kete projekt te paraqitur nga deputeti Haklaj. Gjithashtu dhe kryetari i grupit parlamentar te reformatoreve, Nard Ndoka, eshte shprehur ne mbeshtetje te ketij projekti, i cili parashtron nje zhvillim teper te madh ne zonat veriore nga te cilat kalon. Vete deputeti demokrat, i kontaktuar nga "KJ", u ben thirrje te gjitha grupeve parlamentare qe te shprehen ne favor te ketij projekti. Pritet qe ku projekt te paraqitet ne mbedhjen e ardhshme te byrose parlametare per t'u futur ne rendin e punimeve dyjavore.

Sipas studimit lidhja me infrastrukturen rrugore te pjeses veriore te Shqiperise nga perendimi ne lindje per ne Kosove, fillon nga porti i Shengjinit-Lezhe, ne Krye Bushat pastaj ne Mjede-Degezim Koman-Hidrocentrali Koman-Tetaj-Bregu i Lumit-Dushaj,"Fierze)-degezim per B.Curri-qafe Morine me nje gjatesi prej 160 km. Nga studimi del se pika e lidhjes nga Shqiperia per ne Kosove eshte Qafa e Morines qe paraqet avantazh mbasi pas 22 km lidhet me mesin e Kosoves, qytetin e Gjakoves. Sipas deputetit Haklaj, ky projekt paraqet te dhena teper favorizuese teknoko-ekonomike, pasi pikenisja e kesaj rruge fillon nga porti i Shengjinit, pas 7 km lidhet me qytetin e Lezhes dhe aksin rrugor te ri qe po ndertohet drejt Shkodres, 33 km me pas arrin ne Krye Bushat. Duke ndjekur rrugen ekzistuese pas 7 km kalon Mjeden ne progresivin 47 km dhe pasi ben nje ngjitje pas 6 km lidhet me degezimin Koman-Puke. Pas 36 km qe do te pershkoje ne rrugen ekzistuese Koman-buze liqenit te Vaut te Dejes deri ne progresivin 89 km ben nje ngjitje duke arritur fillimin e nje traseje te re me gjatesi prej 32 km, per t'u bashkuar me rrugen ekzistuese Telaj-Bregu i lumit ne progresivin 121 km dhe pas 10 km me piken e ankorimit te tragetit prane Fierzes ne progresivin 131 km. Duke pershkuar rrugen perbri lumit Valbone pas 9 km arrin ne degezimin me B.Currin ne progresivin 140 km, dhe pasi pershkon gjatesine e rruges ekzistuese prej 20 km per ne Qafe Morine futet ne Kosove drejt Gjakoves ne progresivin 160 km. Gjate rehabilitimit te kesaj rruge pjeset ekzistuese me nje gjatesi prej 95 km duhet te rikonstruktohen per ta kthyer ne nje rruge sipas kushteve te kategorise se pare me shpejtesi mesatare prej 80 km/h, si dhe traseja e re nga hidrocentrali i Komanit deri ne Telaj. Sipas projektit, ky aks rrugor duke u nisur nga dendesia e trafikut qe rezulton ne kete rruge interrajonale, nuk mund te mendohet vecse per ndertimin e nje rruge te kategorise se pare ose autostrade. Distanca e shkurter, koha prej dy oresh e pershkimit te saj, si dhe kuotat e ulta neper te cilat kalon, e bejne shume te domosdoshem dhe te pashmangshem ndertimin e kesaj rruge. Gjithashtu sipas deputetit Haklaj, rritja e dendesise se levizjes dhe perspektiva qe ka ky arter jetik per pjesen veriore e verilindore te Shqiperise por edhe per rajonin e me gjere ne perspektiven e afert per lidhjen e kesaj rruge deri ne Rumani, Bullgari, Slloveni, Austri, Hungari e me tej e ben kete arter mjaft terheqes dhe me mjaft perspektive.

Markel Bejdo

Te dhenat teknike

-Gjatesia e korridorit Shengjin-Alpe 160 km

-Rruge ne ndertim e siper 33 km

-Rruge ekzistuse per rehabilitim 95 km

-Rruge e re per t'u ndertuar 32 km





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-10-2004 nė 11:34 Edit Post Reply With Quote
Artikulli nga kj

Do te ishte shume e dobishme nje harte.


C´ka do te thote "progresiv"?

Po permbi portin e Shengjinit a di dikush dicka?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-2-2008 nė 11:52 Edit Post Reply With Quote
Po per kete rruge di kush gje?

A ka te reja?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-5-2008 nė 08:07 Edit Post Reply With Quote
Ore po jane te gjithe malesoret qe kane interes te drejtperdrejte per kete rruge.

Dy rruge i mbeten veriut te Shqypnise te ndertojne:

Shengjin- Gjakove

Durres - Diber e Madhe





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-7-2009 nė 06:46 Edit Post Reply With Quote
Keto 4 vjet duhet te mbaroje kjo rruge!

Kush eshte i gatshem te lobojme per te?


Nuk behet vetvetiu ka lobe shume te forta brenda PD qe duan ta pengojne!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-8-2009 nė 09:09 Edit Post Reply With Quote
http://www.zemrashqiptare.net/article/Intervista/5382/

Nuk e dija se paska nje shoqate.

Une jam i gatshem te behem anetar dhe te punoj shume qe te realizohet.

Aq sa kam mundur kam bere dhe deri tani.
Kopien time te broshures ja kam dhene nje miku zevendesminister ne qeverine shqiptare.
A ka kush nje kopie?

Propozimi i im konkret eshte qe krijojme nje faqe ne internet te shoqates.

Shpresoj shume qe ministri i ardhshem te jete mik i joni.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-11-2009 nė 19:30 Edit Post Reply With Quote
Per fat te keq, nuk behet vetvetiu dhe mesa po kuptoj une nuk do behet.


Jemi te dobet, thelbesisht te dobet.

Shqiptaret jane shume pak nder nenpunesit e shtetit shqiptar.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-11-2009 nė 19:34 Edit Post Reply With Quote
Shoqata DRINI ka botuar librin nga katër bashkëautor Shkodran z. Filip Guraziu,Anton Leka, Karl Kamsi dhe Eqrem Aga me titull Koridori ADRIATIK ALPE.



Pas Simpoziumeve në Shkodër Gjakovë dhe Lezhë të mbledhjes së materialeve është krijuar një libër I cili pasqyron punë 6vjeqare rreth projektit duke përfshirë edhe aktivitetet e Shoqatës DRINI.Ky libër është shpërndarë pas promovimit në tetor 2006 në Gjakovë 250 kopje falas intelektualëvedhe personaliteteve me ndikim në Kosovë,Evropë,SHBA dhe Australi,zyreve diplomatike në Kosovë institucioneve ndërkombëtare dhe institucioneve të Republikës Kosovës. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe Shoqata DRINI Shkodër-Gjakovë në teritorin e Shqipërisë me qëllim të senzibilizimit dhe përkrahjes financiare.Në libër pasqyrohen përpjekjet dhe përkushtimi për të realizuar këtë projekt kapital duke dhenë arsyeshmërinë e ndërtimit ku do të përfitonte i gjithë rajoni.qoftë në aspektin integrues kombëtar dhe ndërkombëtar.por edhe të ndikimit të fuqishëm në ngritjen e mirëqenies ekonomike si rajon më i varfër në Evropë,por me pasuri kombëtare të pa shfrytëzuara mbitokësore dhe nëntokësore.

kush ka nje kopie te librit?

Tenderi per projektin e rruges lidhese perqark liqenit te Komanit po tentohet te behet, por ...





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4214821 sekonda, 37 pyetje