Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Tė mėsosh shqip nė klasė tė pestė
Anton Ashta

Postuar mė 21-10-2004 nė 22:00 Edit Post Reply With Quote
Tė mėsosh shqip nė klasė tė pestė

Të mësosh shqip në klasë të pestë

Historia e një 10-vjeçari që s’ka mësuar abc-në shqipe


Brikena Demiras

Para një viti, nuk e lexonte dot as emrin e tij në shqip. Ka jetuar gjashtë vjet në Greqi. Abc-në e parë e ka mësuar në greqisht, prandaj edhe të lexonte emrin e tij e ka pasur shumë të vështirë.

Ndërsa sot, lexon rrjedhshëm edhe shqip, edhe anglisht, gjuha e huaj e detyrueshme që mësojnë që në klasën e tretë.

Historia e Marenglenit
Marenglen Shkambi vitin e kaluar u regjistrua në shkollën 9-vjeçare “Edith Durham”, në kryeqytet. Familja e tij, para se të shkonte në Greqi jetonte në Laç. Ai ka dy motra binjake, të cilat mësojnë në të njëjtën shkollë, të cilat janë kujdesur për ta ndihmuar me mësimet e tij. “Për tabelën që kishim për të përgatitur në “Dituri Natyre” më ndihmuan motrat e mia më të mëdha. Mua nuk më duken shumë të vështira tani, por para një viti nuk i lexoja dot gërmat shqipe”, thotë Marengleni dhe sytë e kaltër i shkëlqejnë nga gëzimi. Është shumë i urtë dhe i dëgjuar. Rri gjithmonë në bankën e fundit të klasës dhe dëgjon me vëmendje. Ndërsa shokët dhe shoqet e klasës janë më të shkathët e ngrejnë dorën për t’ju përgjigjur pyetjeve të mësueses, ai rri i tërhequr. Atje në bankën e parë është Ermali dhe Artesi, në bankën e dytë dy vajzat simpatike që nuk rreshtin së pyeturi dhe ngrejnë dorën për t’u përgjigjur të parat. “Mësuese, mësuese ta them unë, ta lexoj unë”? “Të gjithë janë shumë të mirë dhe mësojnë, përgatiten dhe janë të zellshëm”, thotë mësuesja e anglishtes. Ndërsa, Marenglenit shumë rrallë i dëgjohet zëri. “I duhet më shumë përpjekje dhe punë më e madhe se nxënësve të tjerë, pasi nuk është mësuar as me lëndën e anglishtes dhe as me mësimet në shqip. Megjithatë, në përgjithësi të gjithë nxënësit e mi e kanë me qejf lëndën e anglishtes. Nuk e kanë të detyrueshme të shkojnë në një kurs privat, pasi ato që mësojnë këtu janë shumë të sakta dhe njëkohësisht pa pagesë”, thotë mësuesja e anglishtes.

Në orën e Diturisë së Natyrës
Bie zilja dhe nxënësit nxitojnë për të nxjerrë librat e orës tjetër. Pushimi mes orëve është i shkurtër. Në klasën e zhurmshme hyn mësuesja tjetër. “Nxirrni librat. Sot kemi vetëm ushtrime dhe plotësim grafikësh. Do të punoni në libër dhe në fletoret tuaja”, thotë mësuese Edlira. Grafikët!!! Nxënësit e dëgjojnë. Dikush nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe pret me frikë se si do të reagojë mësuesja. “Kush nuk i ka bërë detyrat, të dëgjojë me vëmendje shokët që do t’i lexojnë dhe t’i korrigjojë vetë”, thotë mësuese Edlira. Dituria e Natyrës është një nga lëndët më të vështira në klasën e pestë. “Ka shumë biologji, kimi dhe fizikë bashkë. Nxënësit mësojnë shumë gjëra të reja, por e kanë të vështirë t’i perceptojnë në mënyrën se si janë shprehur në libër”, shton ajo. Mësimi i radhës bën fjalë për mënyrën se si rriten dhe parametrat e ndryshimi i organeve të njeriut. “Kur njeriu është 6 muajsh truri i tij peshon 320 gram. Atëherë do të gjeni në tabelë gjysmën e një viti dhe do të shënoni pikat, sipas të dhënave të tabelës. Më pas bashkoni pikat dhe do të krahasojmë grafikët. Kush rriten më shpejt vajzat apo djemtë?”, pyet mësuesja. Disa fëmijë pyesin njëri-tjetrin me kureshtje. Katër të tjerë ngrenë duart për të marrë fjalën. “Mësuese, vajzat rriten më shpejt deri në moshën 3 vjeç, ndërsa djemtë rriten më shpejt pas kësaj moshe. Edhe motrat e mia janë më të gjata se mami ime”, thotë një prej fëmijëve. Dhe kështu vazhdon plotësimi i grafikëve për organet e tjera, mushkëritë, eshtrat etj. “Mua më shumë më pëlqen matematika, kurse historia është shumë e vështirë, sepse duhet të mësosh gjithë ato data përmendësh. Unë nuk i mësoj dot”, thotë Artesi. Dhe kështu orët i lënë vendin njëra-tjetrës, deri sa vjen ora e fundit. Fëmijët shkojnë më me qejf tani që shkolla e tyre u rregullua. Kanë kaluar një vit të tërë shkollor, mes erës dhe shiut që hynte brenda në klasë, në një shkollë tjetër, deri sa të rregullohej shkolla e tyre e dashur.



Ambientet e reja të shkollës

Më në fund, rikonstruksioni i shkollës “Edith Durham” përfundoi këtë vit të ri shkollor. Nxënësit në këtë shkollë kanë qenë të detyruar të bënin mësim edhe në kushte të vështira, atje ku pikonte uji dhe për çati kishin qiellin e hapur. Ndërkaq, shkolla “Edith Durham” është një nga shkollat më të mira për nga ana e stafit të mësuesve dhe ndërkohë një nga shkollat më të bukura të Tiranës.



Matematika me libra tejet të vjetër

Ora e fundit është matematika. Edhe pse fëmijët tanimë e kanë humbur përqendrimin e tyre në mësim, mësuese Irena mundohet t’u shpjegojë drejtëzat dhe segmentet. “Përkufizimin e drejtëzës dhe të segmentit, shkruajini në libër, sepse nuk i keni”, thotë mësuese Irena. Librat e matematikës janë botim i vjetër dhe kanë shumë mangësira. “Librat janë të vitit 1992 dhe deri tani janë bërë vetëm disa ribotime, por nuk ka ndryshuar gjë në përmbajtje. Librat janë shumë të dobët dhe unë mundohem që t’u shpjegoj sa më shumë gjëra vetë, që nuk i kanë në libër që edhe ata të mos ngatërrohen”, shpjegon Irena. Është ora e gjashtë dhe tashmë askush nuk dëgjon më me vëmendje. Nxënësit janë të lodhur, mësuesit po ashtu. “Mezi presin të marrin çantat dhe të ikin, por edhe ne na kanë mbaruar fuqitë duke u marrë me tekat e secilit prej tyre. Që kur ka filluar shkolla, mbingarkesa jonë është shumë e madhe”, thotë Irena. Dhe pagesa e mësuesve nga ana tjetër nuk e justifikon aspak punën e madhe që ato bëjnë me fëmijët. “Një mësuese me vjetërsi punë merr 18 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa ato që nuk kanë fare eksperiencë marrin shumë më pak”, përfundon Irena.



Shumë nxënës janë të ardhur


Ashtu si në të gjitha shkollat e tjera të kryeqytetit fluksi i të ardhurve edhe në këtë shkollë është i madh. Vetëm në një klasë prej rreth 40 vetësh, siç është klasa e Vc , një e katërta janë të ardhur nga rrethet. Pesë prej nxënësve janë nga Tropoja, tre të tjerë nga qyteti i Fierit, një nga Erseka, një nga Lushnja, një nga Vlora dhe kështu gjeografia e të ardhurve edhe në një minikomunitet kaq të vogël është e larmishme. Madje ka edhe nga ata nxënës që rikthehen prej një kohe të gjatë nga emigrimi, si dhe një tjetër që është shpërngulur me familjen nga Kosova. Për të përgatitur një tabelë më të qartë për nxënësit që mësojnë në këtë shkollë, vetë drejtuesit e kësaj shkolle kanë filluar të mbledhin të dhënat për secilin. “Që kur ka filluar shkolla u kam kërkuar prindërve që të dorëzojnë të dhënat dhe çertifikatat e fëmijëve dhe mezi kanë filluar t’i sjellin. Ne kemi filluar të mbledhim të dhënat për secilin prej nxënësve, pasi kemi edhe shumë të ardhur”, shprehet drejtoresha e kësaj shkolle, Margarita Hysi.

© 2003 Gazeta Panorama

ps

Shkolla ku kam qene per nje kohe te shkurter nendrejtor me 1993.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1199939 sekonda, 25 pyetje