Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: ME TE TILLE MIQ
Anton Ashta

Postuar mė 25-10-2004 nė 10:07 Edit Post Reply With Quote
ME TE TILLE MIQ

ME TE TILLE MIQ

Nga Kreshnik Cika

Athine

E verteta eshte qe vizites se Presidentit grek ne Shqiperi nuk iu be ndonje jehone e vecante, neqoftese perjashtojme emisionin "5 pyetje nga Babaramo". Dhe e verteta eshte qe askush nuk mund t`i vere duart ne zjarr pse ishte kjo heshtje. Shume njerez thone se politikanet tane e dinin se c`i priste, ose e thene me troc, e dinin se do te hanin drune shtepine e tyre.

Stefanopullos erdhi me pompozitetin e agait qe del poshte andej nga sarajet qe ka, se do te takoje edhe ca bujq qe kane filluar te ngrene zerin. Dhe per hir te se vertetes, e realizoi kaq mire kete rol, saqe nuk u ndie fare mungesa e kamxhikut ne dore nga ana e tij, mbasi kete te fundit e kishte montuar ne gjuhe!

Dy fjale rreth tij si politikan

Per ata qe s`e njohin,"dhe mos me thoni qe aty jane te shumte ata qe e njohin), ai eshte avokat dhe politikan i vjeter ne Greqi. Intelektual me te dhena shume te mira edhe persa i perket oratorise se tij.Aty nga mesi i viteve `80-te, ai vendosi te braktise partine ne te cilen per vite te tera ishte deputet, pra Partine Konservatore, ose sic e sheqerosur e quan veten "Demokracia e Re". Keshtu ai krijoi partine "DIANA" dhe ne votimet e para u gjend vetem vete i dyte ne parlamentin grek, duke provuar keshtu pellemben ndeshkuese te Micotaqit. Me vone u detyrua t`I bashkangjitej prape "memes" se ciles dikur i beri munxat. Gjithnje zgjedhja e presidentit ne Greqi, ka perbere nje molle sherri mes dy partive te medha, edhe pse me Kushtetuten e atij vendi qysh me ardhjen ne pushtet te Andrea Papandreut ne fillimin e viteve `80-te, Presidenti i Greqise eshte thjesht nje kukull qe s`vendos per asgje. E verteta eshte se me ardhjen e tij ne kolltukun presidencial para 8 vjetesh, gradualisht e ktheu presidencen ne nje Institucion qe edhe pse nuk merr vendime, realizon strategji afatgjata per te miren e interesave tevendit. Nese do te sillnim nje shembull per ilustrim, mund te thoshim se ne kulmin e luftes kunder terrorizmit, mbas goditjes se kullave binjake, Stefanopullos mblodhi biznesmenet me ne ze te

Greqise dhe beri bashke me ta nje turne pikerisht ne vendet qe direkt ose indirekt akuzoheshin si vatra te terrorizmit, pra ne vendet islamike,vende te cilat I cilesoi si "aleate tradicionale" te Greqise. Tani, se ku i gjeti "tradicionale" keta miq ky vend qe e mban veten si "kerthiza e ortodoksise", kete ec e gjeje! Por eshte fakt se ne ate kohe, kjo manover qe nje "frymemarrje" per ekonomine e semure greke. Tani, ne te mbyllur te karrieres se tij, ai llogariti te fitoje edhe ca pike per t`u mbajtur mend si "presidenti qe ua mlodhi shqiptareve ne shtepine e tyre!". Dhe keto gjera ne Greqi "zene" shume, mbasi i tille eshte niveli i 85% te popullsise. Ky popull i dehur deri para dy vitesh nga era e thimjamit dhe nga dollaret e marrur hua dhe kredi kryesisht nga qeverite e Pasokut, edhe ps ka dy vjet qe me zor, me genjeshtra, dhe me shifra te rreme u fut ne zonen e Euros,akoma nuk ka kuptuar dhe do te vonoje te kuptoje se ku ndodhet dhe ku po shkon.

Bravo Babaramo!

Per hir te se vertetes duhet thene se nese ne nje fare menyre dha provim presidenti grek, kwtw e dha vetem perballe gazetarit, Babaramo. Bile ai ne kulmin e nervozizmit, pranoi edhe se ishte i "papergatitur", kur tha senuk e kuptoj pyetjen-persa i takon Komunitetit Cam! A thua se ky burre 75 vjecar qe e njeh si rralle te tjere historine e ketij vendi, pra Greqise,"si ate te verteten ashtu edhe ate te sajuaren qe eshte ne fuqi dhe qe mesohet ne shkollat greke, por edhe ne ato te "vorio Epirit") nuk kishte degjuar e mesuar per veprimin me te turpshem ne historine e Greqise, veprim qe e kryen jo gjysherit e stergjysherit e tij sic shume here i permendi ne fjalimet e "zjarrta" para "paliKAREVE" te Dropullit, por babai i tij! Dhe per dijeni te lexuesit duhet te themi se babai i tij nuk ishte nje ushtar i thjeshte ne "tagmat" e Zerves

Ne vend qe t`i kerkonte ndjese Babaramos, sepse nga te gjithe shqiptaret qe takoi, vetem ai e meritonte t`I kerkohej ndjese, me paturpesine me te madhe beri te paditurin fillimisht, pastaj shpertheu duke thene se ky problem i takon se kaluares, a thua se kishin ndodhur keto turpe ne kohen e dyndjeve sllave, e jo vetem fiks 60 vjet me pare!

Pastaj, mbas ardhjes ne Tirane,ai e kishte te shtruar rrugen jo vetem me qilima, sic e do protokolli, por edhe me perkedhelje e puthadorje nga i gjithe spektri politik shqiptar, nese do te perjashtonim Presidentin tone qe ashtu nen ze, dicka i tha per tragjedine me te

madhe te Ballkanit ne gjysmen e pare te shekullit te 20-te!

"Politikanet" tane

Ata e priten me te gjitha temenate qe i takonin mikut nga Athina. Ne shumicen derrmuese te tyre, ata I detyrohen asaj "Athines) per vilat qe kane atje, per femijet qe shkollojne falas atje, per bizneset e tyre qe i kane rrenjet atje. Pa asnje lloj zori, ata mbajten nje qendrim te bute deri ne perulje per "avokatin" e madh te Shqiperise qe dashka te ndihmoje falas vendin tone per t`u futur ne Bashkimin Europian. Keto i thoshnin pushtetaret. Kurse kreu I opozites, zoti Berisha shpalli zbulimin e tij te fundit se"zoti Stefanopullos na qenka mik i madh I shqiptareve". Helbete, votime kemi perpara dhe sic e ka vertetuar praktika e afert e zhvillimeve politike ne Shqiperi, nuk mund te marresh pushtet pa te hedhur greket nje cike vaj nga ai i pagezimit"qe dreqi vetem e di se c`magji gatuan laboratori modern i kishes se vjeter obskurantiste greke ne te). Me ankthin e votimeve qe kemi perpara, u sollen e u verdallisen edhe pushtetaret, pavaresisht se e kane pare se ka filluar te fryje era e djathte dhe jo vetem ne GreqiAshtu sic ndodhi qysh ne votimet e dyta "demokratike" shqiptare ne te cilat partia qe eshte sot ne pushtet, pra "Demokracia e Re" investoi "vetem" 100 milione dhrahmi "nga arka e partise" sic ka deklaruar ne emision televiziv ne Greqi, "per permbysjen e komunizmit" ne Shqiperi! E pra, Berisha u tregua njehere "mosmirenjohes" me Micon kur i kerkoi shkollim ne gjuhen shqipe per femijet e emigranteve shqiptare ne Athine. E kerkoi dhe e gjeti, se Micua nuk e ha thate. Ai i kurdisi edhe krizen e famshme te piramidave, ai dergoi te tjera dhrahmi ne Shqiperi por kesaj radhe me "gazetarin" e kaalit fashist te "Antenes", me shqiptarin-antishqiptar te terbuar, 400 karat-Vasil Hiton, qe ju jepte krimba-trimave tane me kallash ne dore nga 1000 dhrahmi secilit, kot fare, si shperblim, meqenese shtinin mbi vellezerit e tyre dhe dogjen e shkaterruan gjithshka qe "kishte krijuar komunizmi"! Kjo eshteedhe aresyeja qe ju qe jini aty ne Shqiperi, nuk keni pare as nje te dhjeten e atyre qe kemi pare ne ketu ne Greqi, tek Antena e famshme, e cila vetem ajo mund te filmonte ne trazirat e tmerrshme ne Vlore, Berat, Gjirokaster, Sarande e gjetke ne `97-en.

Pra ky kanal kishte pushtuar "Zonen e Pare Operative" neqoftese flasim me terminologjine e komandantit tone te pergjithshem, zotit Moisiu! Pra, Berisha i cili ka kohe qe i ka zgjedhur per aleate greket, qysh ne votimet e vitit te kaluar ne Himare, nuk mund te tregohej i marre e te mos i thurte elozhe Kostes se tij te dashur, me te cilin kishin bashkefirmosur edhe te ashtuquajturin Traktat "Miqesie", mbi themelet e celikta te Ligjit te Luftes. Se patjeter ky i fundit i kishte sjelle te fala "te perzemerta" nga ai Kosta tjeter, nga ai greku me emrin Kahreman-Aliu.

Edhe Nano nuk mund te mbetej pas, sepse nuk mund te harroje e mohoje faktin se te gjithe posterat pompoze por edhe gjithe materiali propagandistik i votimeve parlamentare te 2001-shit, u pergatit ne shtypshkronjat e Athines "dhorean", bile edhe transporti u krye falas! Pra greket jane treguar bujare me te dhes`duhet te ndihet! Shume-shume per ndonje komision teknik mund te bejme fjale, pavaresisht se e dime qe Greqia ka nje detyre shtepie nga Europa per te bere harten e pasurive te vendit brenda ketij viti. Dhe dihet shume mire qe keto komisione, nuk kane per t`u mbledhur pa dhenur titujt e pasurise shteti grek. Dhe si gjithmone, ne fund do thone genjeshtren e radhes: Ishte vone nuk pati kohe, etj, etj.

"Embelsira" ne fund!

Edhe me kete shprehje te urte te popullit tone, Presidenti grek ishte shume korrekt. Tiranes servile ja dergoi silurat nga mbledhjet fshatce ne Dervish-can e ne Dhrovjan. Ai pa diplomaci fare, kerciti dhembet dhe tha me nje fjali te vetme: Camet te hipin ketu e te shohin Stambollin! -Dhe qe te jemi te sinqerte me te e te mos t`i hame hakun, ai tha fjale per fjale: "Kur te vij une me tapine e stergjyshit ketu e te marr tokat e mia, atehere do te marrin toka edhe camet ne Greqi". Mirepo nuk u ndodh nje palo-gazetar qe t`i bente nje pyetje te vetme: Kur ju, zoti president, e ruani tapine e stergjyshit, pse t`i djegin camet qe munden te mbijetojne nga tehu I mprehte i bajonetave tuaja, atehere femije por qe per "fat te keq" rrojne akoma, tapite e dhena nga hipoteka greke me ate vulen e bukur te mbreterise!?! Dhe nuk ka se si te gjendet gazetar i tille ne Shqiperi sepse edhe ata qe e mbajne veten "te zote" e "analiste te medhenj" jane bere profesioniste ne lepirjen e kepuceve, si te atyre politikaneve aty, ca me teper te atyre qe ju vijne nga jashte.

Nderim te reneve qe raneku?

Nuk kam asgje me bijte e popullit grek qe lane kockat ne malet shqiptare ne dimrin e ashper te `40-`41-shit. Ata ishin viktima te pafajshme te nje teorie te cmendur qe per dhjetevjecare te tere u quajt "Megalidea". Mirepo, per hir te se vertetes duhet thene se edhe ata italiane e gjermane qe erdhen e luftuan, viktima te propagandes fashiste ishin, si edhe te grykesise naziste per te pushtuar boten. Por pasardhesit e tyre, ata qe e bene Europen, i mblodhen me kujdes kockat e tyre sepse gjeneralet e tyre shikonin tmerre ne gjume -"Na i solle gjeneral"? Kurse ne Greqi edhe per nja 50 vjet nuk ka per te pasur te tille popull, bile qe te mos ta leme vetem, edhe ne Serbi nuk i kerkon njeri eshtrat e te reneve ne luftimet e strategjise se turpit!"Mos valle sepse besojne ne te njejtin theo, por edhe se kane ne sy te njejten thele!?) Pra,ne vend qe t`i merrte eshtrat e atyre fatkeqeve e t`i sistemonte te pakten ne vendlindjet e tyre dhe t`u kerkonte te falur pasardhesve te tyre per cmendurine dhe histerine e politikes greke, per turp te tij, ky shtet qe i pelqen kur e quan veten "europjan", edhe sot vazhdon te kerkoje e prodhoje kapital politik. Tani, se c`te perbashket ka me Europen ky lloj shteti, vetem ata e dine. Ajo qe te ben pershtypje, eshte fakti qe politikanet tane thone se pala greke ka hequr dore nga pretendimet per vorio epirinPor fakti qe ata"greket) Gozhden e Nastradinit e kane ngulur ne Kelcyre dhe vijne e i potisin me thimjam cdonderkaq varret e tyre qe i kane derdhur mermer "nga patridha" flet totalisht per te kunderten e ketij optimizmi. Sigurisht qe aty presidenti "i tyre" nuk harroi t`i ulte ne gjunje bashkepatriotet e tij para Janullatos-njerit prej misionareve me te afte te ketyre ceshtjeve!

Rruga per ne Bruksel kalon ngaAthina!

Ky ishte keku i vertete qe shtroi "ne te mbyllur te muhabetit" Kosta, ky mik i madh i shqiptareve!-"Mos me falenderoni mua, as Tiranen zyrtare, u tha ai "Xacerve" te "shtypur". Tirana, do s`do -vazhdoi ai-nese do te shkoje ne Europe, do te respektoje te drejtat tuaja". Dhe ne shqiptaret qe perbejme nja 97% te popullsise ketu ne Shqiperi, qe mesuam ne nje banke, qe punuam ne nje turn, qe e gdhime ne nje llogore, qe u ulem ne te njejtin auditor,per 50 vjet rresht me keta te shtypur, habitemi se kur u shtypen keta njerez, dje qe merrnin dyfishin tone te dites se punes dhe qe dyqanet e tyre konkuronnin ato te Bllokut, apo sot qe politika servile shqiptare e paguan nje mesues per nje nxenes diku ne xinat e Dropullit te Siperm, me friken se mos "Xhaxhi Geixh-i zemerohet dhe ankohet ne organizmat nderkombetare se xacit te vogel ju shkelen te drejtat e njeriut. Se ka pase qene nje kohe "aleati" yne verior thoshte se "Per Shqiperine rruga per ne Moske kalon nga Beogradi" por sado paradoksal qe te tingelloje krahasimi, vetem nje here ndodhiNejse,te shkuara e te paharruara!

Shampanja

Kete e hapen "te shtypurit" ne fund kur gjithsesi "rastesisht" presidenti i tyre permendi perrallen e vjeter me interpretim bashkekohor- Vorio Epirin. Kur ai tha se aty, ne Dervish-can e ndjen veten dy here grek!? Aty gjemuan "kllarinot", aty paliKARET shperthyen ne ovacione, aty u thane te gjitha, "i tha vete populli"! Dhe te bente pershtypje se mes tyre, ata qe bertisnin me fort, ishin tenoret dhe baset e grupit polifonik te Dropullit qe kendonte e dridhte zerin"Ja to Enveri mas qe ja to partia". Kjo ishte me pak "apo shume)fjale vizita e partnerit "strategjik" te Shqiperise ne vendin tone. Pati edhe goje te keqija qe e krahasuan viziten me te atij qe ben krimin dhe kalon nganjehere tek vendi ku e beri. Sidoqofte, keto jane vetem ca goje te liga. Ne, viktimat dime te shohim vetem "perpara", ne I trembemi historise me shume se ata qe na terrrizuan, prandaj ashtu, ne kllapiperuljen tone perserisim ato qe na citojne ata qe na gjymtuan, seketo probleme i perkasin se kaluares, se me to duhet te merren historianet, etj.etj.

Po te pyesni se c`shkruajne gjitonet tane, avokatet-bamires-inkuizitore, shikoni historine qe mesojne ne shkollat greke femijet e emigranteve shqiptare aty. Ne ate histori, gjen te figurojne si gjitone edhe Etiopine e Egjiptin, por Shqiperine nuk e ze kurrkund ne goje! Keshtu presidenti "ilthe qe apilthe" Prandaj ne shqiptaret duhet te bejme kujdes per mbrojtjen e te drejtave te minoritareve greke, se per ato tonat, ben kujdes partia e Omoniasme falni, e te drejtave te njeriut desha te them. E thoshin vete greket e lashte, ata qe ishin greke: "Kur kam te tille miq, c`ti dua armiqte"?!?

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 29-10-2004 nė 23:21 Edit Post Reply With Quote
PËRSËRI PËR SHTETIN GREK, KËTË ARMIK TË KOMBIT SHQIPTAR
Eshref Ymeri
(në dritën e një botimi shkencor)

Them përsëri, sepse këtë temë e kam trajtuar edhe më parë në një artikull me titull “Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar”, të botuar në “Rimëkëmbja” në nëntor të vitit të kaluar. Veçse tani, për përgatitjen e këtij artikulli, janë shfrytëzuar materjalet e një botimi shkencor, i cili na e zbulon lakuriq të vërtetën e marrëdhënieve greko-shqiptare gjatë një gjysmë shekulli (1939-1990).

Botimi shkencor në fjalë përbëhet prej dy vëllimesh. I pari titullohet: “Tensioni greko-shqiptar (1939-1949)”, kurse i dyti: “Shqipëria dhe Greqia. 1949-1990. Paqja e vështirë”. Autor i këtyre dy vëllimeve është Prof.dr.Beqir Meta, historian në Institutin e Historisë pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Shovinizmi grekomadh - mishërim i pabesisë bizantine

Le të ndalemi fillimisht në vëllimin e parë. Në faqen para ballinës ka këtë kushtim: “Këtë libër ua dedikoj emigrantëve shqiptarë në Greqi, me respekt dhe dhembshuri për sakrificat dhe vuajtjet a tyre”. Ai përbëhet nga hyrja “Fillim i dhimbshëm”, e cila pasohet nga shtatë kapituj: I. Shqiptarët dhe grekët gjatë luftës: viktima apo miq. II. Tragjedia çame. III. Ofensiva diplomatike dhe politike greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut (1945-1949). IV. Politika e qeverisë shqiptare kundrejt Greqisë (1945-1949). V. Emigracioni shqiptar përballë politikës aneksioniste greke (1939-1949). VI. Qëndrimi i fuqive të mëdha ndaj politikës aneksioniste greke (1939-1949). VII. Reagimi ndërkombëtar kundrejt tensionit greko-shqiptar (1946-1949).

Para se t’i bëjë të ditura lexuesit disa fakte të panjohura deri më sot për tensionin që ka karakterizuar marrëdhëniet greko-shqiptare gjatë viteve 1939-1949, autori na njeh me parahistorinë e këtyre marrëdhënieve, e cila zë fill që në hapat përgatitore të nacionalistëve shqiptarë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Qeveria turke asokohe pat pranuar kërkesat e tyre për shpalljen e autonomisë për katër vilajetet shqiptare. Por qeveria greke qe pengesa kryesore për jetësimin e asaj marrëveshjeje, duke u bërë nismëtare e krijimit të një Lidhjeje Ballkanike, në ujdi të plotë me qeveritë bullgare, serbe dhe malazeze, me synimin që të copëtonte trojet shqiptare. Kësisoj, Greqia, që në përpjekjet e para të nacionalistëve shqiptarë për krijimin e shtetit të tyre të pavarur në mbarë trojet etnike kompakte shqiptare, u vu në krye të një politike të egër, armiqësore ndaj kombit shqiptar, e cila kishte në themelin e vet aneksimin e Shqipërisë së Jugut.

Edhe pas shpalljes së pavarësisë shteti i ri shqiptar u përball me një agresion të hapur nga ana e shtetit shovinist grek, i cili dërgoi trupat e veta pushtuese në krejt Shqipërinë e Jugut. Prof.Meta, mbi bazën e dokumenteve që ka shfrytëzuar, thekson se synimet e qeverisë greke “për aneksimin e Shqipërisë së Jugut dhe aleancat që ndërtoi ajo në funksion të këtij synimi do të përbënin një rrezik e kërcënim tepër serioz, të vazhdueshëm dhe afatgjatë për shtetin shqiptar, sepse e vunë këtë në një trysni të plotë dhe penguan konsolidimin e tij” (f.14).

Hapi tjetër armiqësor që ndërmori shteti shovinist grek ndaj kombit shqiptar ishte paraqitja e pretendimeve territoriale greke ndaj Shqipërisë në Konferencën e Londrës, në vitin 1913. Kërkesat greke, në dëm të trojeve etnike shqiptare, gjetën përkrahjen e plotë nga ana e fuqive të Antantës, sidomos nga Rusia cariste, Franca dhe Gjermania. Autori vlerëson me objektivitet ngjarjet e viteve 1913-1915, kur trupat e shtetit shovinist grek kryen krime të përbindshme dhe masakrime të papara mbi popullsinë e Shqipërisë së Jugut, të cilat kishin për qëllim zhdukjen fizike ose dëbimin tërësor të popullsisë shqiptare nga ato zona. Pikërisht ajo politikë armiqësore e shtetit shovinist grek “la gjurmë të tilla vdekjeje dhe vuajtjesh njerëzore, saqë i ka minuar që atëherë bazat e një marrëveshjeje midis dy popujve” (f.16).

Ishte pikërisht shteti shovinist grek ai që, në kundërshtim me Protokollin e Firencës të 17 dhjetorit 1913, sipas të cilit Greqia duhej t’i largonte trupat e saj nga trojet shqiptare deri më 31 mars 1914, organizoi “lëvizjen autonomiste Vorio-Epirote”. Sipas djallëzisë greke, “duhej krijuar ideja se “grekët” e Shqipërisë së Jugut do të luftonin gjoja në mënyrë të pavarur dhe, madje, “në kundërshtim” me vendimet e qeverisë greke, kundër bashkimit të Shqipërisë, duke shpallur autonominë e “Epirit të Veriut” dhe, më pas, të kërkonin bashkimin me Greqinë” (f.17). Dredhira të tilla të poshtra e kanë karakterizuar vazhdimisht natyrën shoviniste të shtetit armik grek në qëndrimin ndaj kombit shqiptar që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Në luftën e egër kundër kombit shqiptar, sipas rastit dhe situatave të krijuara, shteti shovinist grek ka vënë në lëvizje herë tradhtarë shqiptarë, herë minoritarë të shitur, herë kishën ortodokse greke, këtë aleate të tërbuar të djallit kundër vendit tonë, herë lobin shovinist greko-amerikan. Një politikë e tillë e shtetit shovinist grek ndaj nesh është tepër e lexueshme edhe në ditët tona. Lexuesi le të kujtojë për një çast porositë e Nikolas Geixhit në mbledhjen e minoritarëve grekë të Sarandës, të botuara në gazetën “Albania” më 4 prill 2004. Në atë mbledhje Geixhi kërkonte të shtirej sikur fliste në emër të lobit grekoamerikan dhe jo të shtetit shovinist grek, ashtu si edhe pararendësit e tij “vorioepirotë” në vitin 1914, që gjoja veprokëshin kundër dëshirës së qeverisë greke.

Një ngjarje e rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar ishte pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve më 17 dhjetor 1920. Pikërisht këtë akt të shënuar në historinë e Shqipërisë shteti shovinist grek e vlerësoi si një goditje të rëndë për pretendimet e tij territoriale dhe përsëri vendosi të kundërveprojë “në momentet delikate, kur Konferenca e Ambasadorëve ende nuk kishte vendosur për caktimin përfundimtar të kufijve të Shqipërisë” (f.26). Ai vuri në lëvizje përsëri Komitetin “Vorio-Epirot”, duke mos lënë gur pa lëvizur për nxitjen e bojkotimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 1921 nga elementët ortodoksë në Shqipërinë e Jugut.

Pavarësinë e Shqipërisë Greqia e njohu dhjetë vjet pas shpalljes së saj, më 1922. Megjithatë, shteti shovinist grek edhe paskëtaj vazhdonte të mos hiqte dorë nga rezervat që kishte për kufijtë e vitit 1913, paçka se Konferenca e Ambasadorëve i pat aneksuar atij treva të rëndësishme etnike shqiptare, midis të cilave edhe krahinën mjaft të pasur të Çamërisë.

Autori ndalet hollësisht edhe në një problem tjetër të mprehtë në morinë e tensioneve greko-shqiptare pas Luftës së Parë Botërore – në ndërhyrjen flagrante të Athinës dhe të Patriarkanës së Stambollit në punët e Kishës Ortodokse në Shqipëri, në përpjekjet e tyre për ta mbajtur kishën tonë ortodokse nën kontroll dhe për ta shfrytëzuar për vënien në jetë të ëndrrës së “Megalidesë”. Qëllimeve të shtetit shovinist grek i kanë shërbyer të katër qendrat mitropolite ortodokse të Shqipërisë, tri prej të cilave – ajo e Durrësit, e Beratit dhe e Korçës drejtoheshin nga peshkopë grekë. Nëpërmjet dokumenteve, autori nxjerr në pah rolin e poshtër që ka luajtur peshkopi i Durrësit, Jakovos, i cili pat qenë kundërshtar i rreptë i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, përkrahës i tërbuar i rrebelimit antikombëtar në Shqipërinë e Mesme dhe i komplotit grek për shpalljen e “autonomisë së Epirit të Veriut”. Klerikët grekë të asaj kohe qenë “ndër përgjegjësit kryesorë të tragjedisë së madhe që pësoi Shqipëria e Jugut si rezultat i krimeve dhe masakrave greke. Ata u bënë kështu ndër shkaktarët e armiqësisë midis dy popujve dhe nxitësit e një lufte vëllavrasëse, edhe midis vetë shqiptarëve ortodoksë” (f.35). Për këtë qëllim autori u është referuar edhe burimeve nga historiografia greke, siç është vepra me titull “Greqia dhe Shqipëria” , me autor Vasilis Kondis, i cili ka shfrytëzuar dokumente të Arkivit të MPJ të Greqisë, viti 1920. Në këto dokumente, midis të tjerash, pohohet se “Mitropoliti Jakovos ishte informatori dhe këshillëtari kryesor i qeverisë greke në përgatitjet që bënte kjo për pushtimin e Korçës pas largimit të trupave franceze nga krahina” (f.36).

Fisnikëria e Mbretit Zog përball shovinizmit grekomadh

Në kapitullin e parë Prof.Meta e njeh lexuesin me një fakt tepër interesant, të papublikuar deri më sot, me sa jam në dijeni. “Në prag të pushtimit Italian të Shqipërisë A.Zogu hodhi poshtë propozimet që i bëri Roma për të zgjeruar kufijtë e shtetit shqiptar. Diplomati britanik Sër A.Royan njoftoi në Forin Ofis që ai ishte i informuar se “pikërisht para agresionit të prillit italianët i kishin kërkuar Mbretit Zog t’u jepte tre divizione për të sulmuar Greqinë dhe, në këmbim, i kishin premtuar fronin e Greqisë, por ai kishte refuzuar”. Italianët i ofruan Zogut edhe 30 000 000 franga ari, si edhe ndarjen e Greqisë në dy pjesë: një Republikë Greke që do ta kishte kryeqytetin në Selanik dhe pjesa tjetër, që do t’i aneksohej Mbretërisë së Zogut”(f.45)

Kjo e dhënë befasuese nxjerr edhe më shumë në pah qëndrimin fisnik dhe burrëror të Mbretit Zog, si personalitet i shquar i kombit shqiptar. Në të njëjtën kohë, ajo dëshmon edhe një herë për faktin se ç’armik të urryer kishte populli shqiptar në kufijtë e tij jugorë. Përballë fisnikërisë së Mbretit Zog shpalosej armiqësia dhe arroganca e shtetit shovinist grek, e cila arrinte deri aty, saqë qeveria greke “e injoroi pushtimin e Shqipërisë nga italianët. Madje, në letërkëmbimin e saj me Romën ajo nuk ngurroi të shprehte edhe tone mirëkuptimi e kënaqësie” (f.46). Për më tepër, pas largimit të Mbretit Zog për në Greqi, shteti shovinist grek nuk lejoi që ai të zhvillonte atje ndonjë veprimtari politike. Pozicionin e shtetit grek në këtë rast autori me të drejtë e vlerëson si një qëndrim që “pasqyronte prirjen për të injoruar legjitimitetin e Mbretit të Shqipërisë dhe për të krijuar shkakun për ndërprerjen e vijueshmërisë së shtetit shqiptar për vënien në diskutim të njohjes ndërkombëtare të tij” (po aty). Prof.Meta citon një mori dokumentesh të rëndësishme, në të cilat del më mirë në pah qëndrimi armiqësor i shtetit grek ndaj Mbretit Zog gjatë tërë kohës kur ai ndodhej në mërgim, sidomos në Londër, deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Qeveria greke ka zhvilluar një veprimtari të ethshme për të bërë ç’ishte e mundur për mosnjohjen e Mbretit Zog nga Fuqitë Aleate, si Anglia dhe SHBA. Ishte pikërisht ky presion i vazhdueshëm i shtetit shovinist grek ndaj Aleatëve Perëndimorë, i cili solli si pasojë që këta të fundit, për turpin e tyre, ranë në kurthin e diplomacisë greke dhe nuk pranuan asnjëherë ta njihnin Mbretin Zog si përfaqësuesin legjitim të popullit shqiptar në Perëndim, ashtu siç kishin njohur si të tillë të gjithë mbretërit e tjerë të vendeve të Evropës Lindore. Duke ndarë pikëpamjet e diplomacisë shoviniste greke, diplomacia angleze, kryesisht, vazhdonte të qëndronte po në ato pozita armiqësore ndaj Shqipërisë, të cilat i kishte manifestuar që në vitet 1913, 1915 dhe 1919-1920. Veç asaj, aleatët perëndimorë nuk e njihnin ose nuk dëshironin ta njihnin realitetin tonë dhe qëndrimin që mbante populli shqiptar ndaj Mbretit Zog në mërgim, qëndrim ky që ishte krejt i kundërt me atë që propagandonte shovinizmi grekomadh. Në një raport që i dërgohej Forin Ofisit nga Shqipëria më 4 gusht 1943 thuhej: “…qindra e mijëra vetë në këtë kohë pyesin se çfarë po bënte Mbreti Zog, pse nuk po formonte një qeveri kombëtare? Pse nuk po vepron ai?” (f.118).

Por shovinizmi grekomadh harronte një fjalë të urtë që qarkullon në shumë gjuhë: “Mos u gëzo për të keqen që e gjeti fqinjin tënd, se një ditë ajo do të trokasë edhe në derën tënde”. Politika pragmatiste greke ndaj agresionit Italian në Shqipëri shumë shpejt do të dështonte me turp. Kishte kaluar më shumë se një vit nga pushtimi i Shqipërisë më 7 prill 1939, kur Italia fashiste e akuzoi Greqinë për strehimin e anijeve luftarake britanike në portet greke. Paskëtaj akuzat u shoqëruan me një fushatë të ndezur propagandistike kundër Greqisë. Në këtë rast Italia filloi të spekulonte djallëzisht me problemin çam, duke pasur parasysh edhe faktin që shteti shovinist grek, që në vitet 1923-1925, kishte ushtruar një terror të egër kundër popullsisë çame dhe kishte dëbuar me dhunë 60 mijë vetë për në Turqi. Por edhe në këtë rast Mbreti Zog mbajti një qëndrim dashamirës ndaj Greqisë. Ai vuri në dijeni përfaqësuesit e Inteligjens Servisit se “nuk e konsideronte problemin çam si një faktor që do ta hidhte Shqipërinë në anën e italianëve” (f.49). Madje në një intervist që dha asokohe Mbreti Zog “u shpreh qartë se pavarësia e Shqipërisë kishte rëndësi shumë më të madhe se çdo zgjerim territorial” (49-5

Grekët, si gjithmonë, të pabesë

Kishin kaluar më shumë se dy javë pas sulmit Italian kundër Greqisë më 28 tetor 1940, kur trupat greke, me përkrahjen e fuqishme të Britanisë, kaluan në kundërsulm dhe, duke shfrytëzuar sebepin që pushtimi Italian i territoreve greke kishte nisur nga Shqipëria, i thyen keqas trupat italiane dhe hynë në tokën shqiptare. Brenda tri javësh ato pushtuan Korçën, Sarandën dhe Gjirokastrën. Egërsia e trupave fashiste greke, me mizoritë që kryen në trojet e pushtuara shqiptare, s’kishte të krahasuar me natyrën pushtuese të trupave italiane, të cilat në Shqipëri, gjithsesi, nuk i fyen ndjenjat fetare të popullit shqiptar. Në territoret që pushtuan në Shqipërinë e Jugut trupat greke dëmtuan dhe shkatërruan 40 kisha dhe katedrale, nga të cilat 11 në Voskopojë, si edhe të gjitha xhamitë. Urrejtja shtazarake e trupave fashiste greke kundër popullit shqiptar arriti deri aty, saqë xhaminë e fshatit Gjonomat e shndërruan në stallë kuajsh. Krime të tilla kundër ndjenjave fetare të popullit shqiptar vetëm shovinistët grekë dhe serbë janë në gjendje t’i kryejnë. Kur njihesh me të tilla mizori të barbarëve grekë në Jug të Shqipërisë, padashur të vijnë ndër mend fjalët e kronistit bizantin Niketa Koniati, i cili, tek përshkruan pushtimin e Konstandinopojës nga kryqtarët dhe venedikasit më 13 prill 1304 thotë se edhe myslimanët janë “njerëzorë dhe të mirësjellshëm” në krahasim me këta njerëz “që mbajnë kryqin e Krishtit në krahë” (Georg Ostrogorski. Historia e Perandorisë Bizantine, f.290).

Që asokohe shteti shovinist grek kaloi në parlament të turpshmin ligj të luftës me Shqipërinë, duke e quajtur këtë të fundit shtet agresiv, paçka se vendi ynë ishte i pushtuar nga Italia fashiste, nuk gëzonte më atributet e një shteti të pavarur dhe figuronte i bashkuar me Mbretërinë Italiane nën Viktor Emanuelin III. Kësisoj, shovinizmi grekomadh i dha fuqi juridike armiqësisë me popullin shqiptar. Ligji në fjalë është në fuqi edhe sot e gjithë ditën dhe juridikisht shteti grek për ne është dhe vazhdon të mbetet një shtet armik, gjë që përfaqësuesit e klasës sonë të verbër politike, në pushtet dhe në opozitë, nuk duan ta besojnë, paçka se Greqia ua pëplas në fytyrë sa herë që i preken sadopak interesat e saj shoviniste në marrëdhëniet me ne. Është pikërisht mendësia dhe djallëzia bizantine ajo që e ka karakterizuar dhe vazhdon ta karakterizojë edhe në ditët tona shtetin shovinist grek në qëndrimin ndaj vendit tonë, ndryshe nuk ka si të shpjegohet mbajtja në fuqi e atij ligji të turpshëm. Ndërkohë që mbarë popujt e Evropës ishin ngritur më këmbë për t’i bërë ballë murtajës fashiste, shteti shovinist grek, i cili edhe vetë ra viktimë e saj, në vend që të forconte lidhjet me forcat atdhetare, nacionaliste të Shqipërisë fqinje, viktimës së parë të fashizmit në Evropë, përkundrazi, kërkonte të aneksonte territoret e pushtuara. Prof. Meta argumenton me fakte se shteti shovinist grek hodhi poshtë kërkesën e shqiptarëve për luftë të përbashkët kundër pushtuesve italianë dhe kundërshtoi përpjekjet për organizimin e rezistencës së popullit shqiptar, me të vetmin qëllim që të mos hiqte dorë nga pushtimi i Shqipërisë së Jugut. Kështu, “një grup nacionalistësh me influencë, të cilët gjatë luftës italo-greke ishin mbledhur në Tiranë, i propozuan Komandantit të Armatës së 9-të greke, që ishte dislokuar në rajonin e Gjirokastrës, gjeneralit Teholakoglu, organizimin e një revolte kundër italianëve në të gjithë Shqipërinë, në bashkëpunim me grekët, me kusht që Greqia të njihte integritetin territorial të Shqipërise dhe pavarësinë e saj. Gjenerali grek u përgjigj se nuk ishte kompetent për këtë çështje, por premtoi se do t’ia përcillte këtë propozim qeverisë së tij në Athinë. Përgjigjja u prit gjatë por nuk erdhi asnjëherë. Edhe agjentët britanikë që vepronin në terren vunë re se shefat e ushtrisë greke dëshironin ta aneksonin rajonin dhe po bënin gjithçka që të parandalonin përpjekjet britanike për të nxitur revoltën e shqiptarëve kundër italianëve, kryesisht duke ndaluar armatosjen e tyre” (f.55).

Ky pozicionim i shtetit shovinist grek ishte rezultat i tolerimit flagrant të Britanisë së Madhe ndaj qëndrimeve të shovinizmit grekomadh në raport me Shqipërinë. Asokohe Britania kishte zgjedhur për aleat kryesor në Ballkan nacionalizmin grek, duke bërë lëshime edhe para pretendimeve dhe politikave të tij shoviniste. Këtë qëndrinm të diplomacisë angleze autori na e zbulon përmes faqeve të një dokumenti të Forin Ofisit, në të cilin Shefi i Departamentit të Jugut të dikasterit në fjalë, P.Nichols, më 27 qershor 1940 shprehej shkoqur: “…është e drejtë që për momentin ne nuk duhet ta përdorim nacionalizmin shqiptar kundër italianëve dhe është krejtësisht e mundur që ne asnjëherë nuk do të duam ta bëjmë këtë gjë” (f.61). Madje autori nxjerr në shesh edhe dyfytyrësinë e shtetit grek në qëndrimin ndaj britanikëve dhe nazizmit gjerman: “…Metaksai (në bashkëpunim me gjermanët – E.Y.) dëshironte t’i jepte fund luftës italo-greke dhe se ishte përgatitur t’u kërkonte britanikëve të largoheshin nga Greqia, me kusht që Greqia të mbante territoret e pushtuara në Shqipëri… Nga ana tjetër, duke dashur të qëndrojë në dy karrige, Metaksai, “me shumë vendosmëri” e siguroi ministrin britanik në Athinë se ai “asnjëherë nuk do të miratonte ndonjë përpjekje për të krijuar ndonjë çarje midis Britanisë dhe Greqisë”. Forin Ofisi përfitoi nga rasti për ta gozhduar Metaksain, duke shprehur “falënderimet e ngrohta” për siguritë e tij lidhur me qëndrimet ndaj Gjermanisë” (f.51-52). Synimet e shovinizmit grekomadh “për të mbajtur të pushtuara pjesët jugore të territorit shqiptar Metaksai ua shprehu gjermanëve tërthorazi edhe më 20 dhjetor” (f.52-53).

Përpjekjet e Londrës dhe të Vashingtonit për t’i dhënë shtetit shovinist grek gjithë përkrahjen e mundshme që ai të mos përfundonte në prehrin e komunizmit ortodoks rus të kujtojnë sforcimet e jashtëzakonshme të Perandorisë Romake, të Kishës Romane dhe të kryqtarëve ne koncilin e Lionit të vitit 1274 për romanizimin e Perandorisë Bizantine dhe të Konstandinopojës, sforcime këto që çuan në thellimin edhe më shumë të hendekut që i ndante nga njëra-tjetra. (Trashëgimtarë të kulluar të urrejtjes bizantine ndaj Perëndimit, sidomos ndaj SHBA, sot janë grekët, urrejtje kjo që erdhi e u shtua edhe më shumë në gjysmën e dytë të shek.XX për të vetmen arsye se amerikanët e miratuan zbarkimin në vitin 1974 të trupave turke në Qipron e Veriut, ku grekët po përgatiteshin për të kryer një spastrim tërësor etnik nëpërmjet largimit me dhunë të turkoqipriotëve, dhe nuk lejuan në asnjë mënyrë pushtimin e Shqipërisë së Jugut).

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 22-1-2005 nė 18:49 Edit Post Reply With Quote
Deputetėt grekė kundėr pavarėsisė sė Kosovės

Athina presion në BE: S'pranojmë propozim amerikan

Një grup eurodeputetësh grekë paraqitën në Këshillin Europian shqetësimin e tyre lidhur me një vendim të mundshëm amerikan për të njohur pavarësinë e Kosovës. Eurodeputetët kërkuan nga KE-ja të marrë masa urgjente për të parandaluar një situatë problematike të ngjashme me atë kur SHBA-ja njohu zyrtarisht emrin e Maqedonisë.

ATHINE - Grekët kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Një koalicion i eurodeputetëve grekë të së majtës, Synaspismos, ka paraqitur dy ditë më parë për diskutim në Këshillin Europian vërejtjet lidhur me njohjen e mundshme të pavarësisë së Kosovës.

Ata kanë kërkuar që strukturat europiane të marrin masa në prag të njohjes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës nga Uashingtoni, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA. Lideri i koalicionit, eurodeputeti grek Dimitris Papadimoulis, i referohet një deklarate të fundit të koordinatorit të posaçëm të Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore Erhard Busek, ku citohet mundësia e një vendimi të njëanshëm të SHBA-së lidhur me Kosovën. Papadimoulis kujtoi se administrata Bush ndërmori papritur masën e njohjes së emrit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë FYROM, si thjesht "Republika e Maqedonisë", në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar, "pa komunikuar më parë me Bashkimin Europian". Eurodeputeti grek citoi gjithashtu deklaratat e kryeministrit shqiptar Fatos Nano, i cili, sipas tij, është shprehur të mërkurën për agjencinë e lajmeve AFP se "Kosova duhet të shpallet një shtet i pavarur dhe se fillimisht administrata e saj duhet të modifikohet për t'u bërë më pak ndërkombëtare dhe më shumë europiane". Papadimoulis i bëri thirrje Këshillit Europian të marrë masat e nevojshme "për të parandaluar ndonjë të papritur tjetër nga ana e SHBA-së, lidhur me vendime të njëanshme për Kosovën". Eurodeputeti grek theksoi se këto vendime mund të përkeqësojnë krizën që ekziston aktualisht në rajonin e Ballkanit.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0974650 sekonda, 27 pyetje