Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Tekstet shkollore tani do na i bejne grekrit
Olsi Baze

Postuar mė 30-10-2004 nė 07:59 Edit Post Reply With Quote
Tekstet shkollore tani do na i bejne grekrit

Qeveria ka firmosur në 3 prill 2003 një protokoll i cili ligjëron ngritjen e grupeve të specialistëve grekë që do të shqyrtojnë tekstet shkollore të historisë, letërsisë etj.

Shqipëri-Greqi, pakt për histori të re


Elda Spaho

Një vit e gjysmë më parë, shteti shqiptar dhe ai grek kanë nënshkruar një protokoll. Për të cilin deri tani nuk është ditur asgjë. Ka qenë një deklaratë e tre ditëve më parë, lëshuar nga ministrja greke e Arsimit, Marjeta Janaku, ajo që ka shtyrë “Shekullin” të interesohet nëse vërtet pala shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje, e cila i paraprin ndryshimeve në tekstet shkollore. Bëhet fjalë për një marrëveshje e cila ka ligjëruar ngritjen e një grupi të përbashkët ekspertësh shqiptaro-grekë, që do të studiojnë mënyrën se si janë paraqitur historia, gjeografia, letërsia, kultura dhe ekonomia e secilit prej dy vendeve, në tekstet shkollore të tyre. Por që tani, pa filluar mirë puna, ministrja greke ka cilësuar qartë se cilët tekste duhet të ndryshojnë më shumë në këtë mes. Ato shqiptare padyshim, veçanërisht tekstet e historisë. “Grupi grek do të shkojë në Shqipëri për të diskutuar heqjen nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ka akoma ide për Shqipërinë e Madhe”,-ka thënë ajo për stacionin televiziv grek NET.
***
Nënshkrimi i protokollit është pohuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit. “Shekulli” boton sot të plotë përgjigjen që kjo e fundit dha dje, për problemin në fjalë. “Në zbatim të pikës 2 të protokollit nënshkruar në Athinë më 3 prill 2003 mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë mbi programin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve për vitet 2003-2005, është rënë dakord për ngritjen e një komiteti të përbashkët ekspertësh për të studiuar mënyrën se si janë paraqitur historia, gjeografia, letërsia, kultura dhe ekonomia e secilit vend në tekstet shkollore në vendet respektive. Palët kanë rënë dakord në këtë protokoll që përmbajtja e teksteve në fjalë të studiohet në përputhje me standardet e konventave të Këshillit të Europës dhe UNESKO-s. Edhe në kontaktet e fundit me palën greke Ministria shqiptare e Arsimit (MASH) ka shprehur gatishmërinë e saj që ekipet e ekspertëve të takohen në një kohë të përshtatshme për palët. MASH është në pritje që pala greke të përcaktojë ekspertët e saj. Do të ishte vetëm gjykimi shkencor e profesional i tyre që do të verifikonte realitetin e teksteve shkollore të përdorura në të dy vendet dhe që do të krijonte kushtet për përsosjen e standardeve të kërkuara si dhe që nuk do të linte hapësira për paragjykime”.
***
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Arsimit, grupi i specialistëve shqiptarë është ngritur. Por deri tani ende nuk është bërë takim mes dy palëve për të shqyrtuar librat shkollorë. Takim, që me sa duket nga deklaratat e ministres greke, nuk do të vonojë shumë sepse fqinji ynë mezi pret të korrigjojë faktet e servirura gabim në librat shqiptarë.
ǒmendojnë për protokollin e nënshkruar në Athinë, në 3 prill të vitit të kaluar, ata që i kanë hartuar këto libra, ata që kanë shkruar historinë me të cilën shqiptarët janë rritur? Për fat të keq, autorët nuk kanë dëgjuar për një dokument të tillë. “Shekulli” intervistoi dje tre prej tyre dhe vetëm njëri dinte diçka të mjegullt rreth protokollit. Gazmend Gjoka, Myzafer Korkuti dhe Fatmira Rama, që kanë shkruar historinë duke filluar qysh nga antikiteti, thonë të bindur se përveç të vërtetës, në tekstet e tyre nuk ka asnjë rresht që “helmon marrëdhëniet mes dy shteteve”, siç ka deklaruar ministrja Janaku. Aq më pak ka fakte që duhen hequr apo tjetërsuar.
Historia është një shkencë dhe si e tillë nuk mund të ndryshohet me zor, as të bëhet më e mirë. “Nëse e kaluara mes dy shteteve tona nuk ka qenë edhe aq miqësore, kjo nuk do të thotë se historia e atyre viteve duhet ndryshuar”,-thotë Shpuza.
Asnjë nga tre autorët e pyetur nuk kishte dëgjuar për ngritjen e grupeve të ekspertëve, çka dëshmon që askush nuk është kujtuar t’i thërrasë ata. Dhe kanë të drejtë të kenë frikë e kërkojnë që nëse historia e teksteve shkollore do të ndryshohet, më parë të gjithë duhet të përfshihen në një debat të gjerë shkencor. Sepse historia është histori.


shekulli






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-11-2004 nė 12:22 Edit Post Reply With Quote
Po kjo?

Ky fakt eshte fakt unik ne historine e njerezimit sic kane qene "tufezimi", pranimi i nje baze ushtarake nga nje vend qe ka ne fuqi ligjin e luftes etj.



Cohuni o shqiptare e largoni kurven qe jua kane vene per kryeminister!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-12-2004 nė 14:30 Edit Post Reply With Quote
Shqipëri-Greqi, nis ndryshimi i teksteve


Shekulli

ATHINË – “Deri tani nuk e kemi shkruar mirë historinë. Dhe jo vetëm që nuk e kemi bërë një gjë të tillë, por tekstet shkollore të historisë “helmojnë marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë”. E në këtë kuadër ekspertë grekë që dinë shqip do të vijnë për të hequr nga librat e historisë ato pjesë që helmojnë këto marrëdhënie”. Ngritjen e një komisioni të përbashkët greko-shqiptar me qëllim analizimin e teksteve të historisë të të dy vendeve, e bëri të ditur gjatë një interviste në kanalin NET, ministrja greke e Arsimit, Marieta Janaku. Mbi bazën e atyre çka kishin rënë dakord edhe në Tiranë gjatë takimit me homologun shqiptar, Ministria e Arsimit e Greqisë do të ngrejë një komision pedagogësh dhe ekspertësh të shkencave historike që njohin edhe gjuhën shqipe.
Sipas Janakut, kur të jetë gati edhe komisioni shqiptar, grupi grek do të shkojë në Shqipëri për të diskutuar me qëllim që “të heqin nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe”. “Ka akoma ide për Shqipërinë e Madhe”, -tha ministrja greke e Arsimit duke vazhduar se “të gjithë vendet e shkruajnë historinë ashtu si edhe u përshtatet. Por të dalësh jashtë nga e sotmja me ide të mëdha, helmon marrëdhëniet dypalëshe” .



17/12/2004

shekulli


KULMI





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 30-1-2005 nė 04:20 Edit Post Reply With Quote
Shqiperi- Greqi, gabimi per tekstet e historise

INTERVISTE/ Historiani i njohur shqiptar Beqir Meta, e konsideron jo vetem te panevojshem por edhe te demshem, ngritjen nga ana e qeverise sone, te nje komisioni te perbashket Tirane- Athine, per rishikimin e teksteve te Historise se Shqiperise, ne kapitujt ku flitet per marredheniet mes dy vendeve tona. Sipas tij, ne tekstet tona shkollore, nuk ka asgje jo korrekte, jo vetem nga ana shkencore historike, por as nga ajo etike apo nacionaliste. Perkundrazi, ne tekstet greke te historise, keto teza jane prezente,- thote ai

Qeveria e Tiranes ka ngritur nje komision qe po rishikon tekstet e historise se Shqiperise ne kapitujt ku flitet per marrdheniet shqiptaro- greko, pas pretendimeve te qeverise se Athines per shtremberim te se vertetes. Ky hap ngjalli pak dite, disa debate edhe ne median shqiptare, nderkohe qe shume historiane deri tani kane heshtur per kete ceshtje. Prof. Dr. Beqir Meta ka folur dje per radion "Dojce Vele" ne cilesine edhe te nje studiuesi dhe njohesi te thelle te marredhenieve historike mes dy vendeve. Ai eshte "Tensioni greko- shqiptar, 1939-1949" dhe se fundi edhe i librit "Shqiperia dhe Greqia- paqja e veshtire".

Ne c'rrethana eshte ngritur ky komision dhe a eshte ai ne te mire te marrdhenieve mes dy popujve fqinje?

Ai u ngrit pas kerkeses se pales greke per te ndryshuar tekstet e historise se Shqiperise ne pjesen qe flasim per marredheniet shqiptaro- greke. Pala greke, ashtu sic pretendon ministrja greke e arsimit eshte e shqetesuar se tekstet e historise se Shqiperise helmojne marredheniet shqiptaro- greke dhe i bejne jehone tezes se Shqiperise se Madhe.

Per mendimin tim ngritja e ketij komisioni eshte sa e panevojshme aq edhe e demshme. Ne tekstet tona nuk ka formulime shoviniste, formulime ekstreme te shkruara me gjuhen e urrejetjes ose te nacionalizmit shoven ne marredheniet me Greqine. Ka paraqitje te fakteve, te ngjarjeve historike ashtu sic kane ndodhur ne te kaluren, marrdheniet mes dy kombeve nuk kane qene gjithmone te mira. Ka patur edhe ngjarje te hidhura. Dhe keto jane pasqyruar me gjakftohtesi, me nje gjuhe te ekuilibruar, ashtu sic jane pasqyruar edhe marrdheniet me shtetet e tjera.

Atehere cfare informacioni te ri ka ne tekstet e historise se Shqiperise, qe mund te kete nxitur reagimin e qeverise greke per rishikimte tyre?

Ne tekstet e historise te vitit 1994 dhe 1998 eshte shtuar problemi cam. Per here te pare eshte trajtuar spastrimi etnik qe u krye ne Cameri nga autoritetet greke ne fund te Luftes se Dyte Boterore. Por kjo eshte nje e vertete historike qe ka ndodhur dhe ashtu sic eshte pasqyruar ne tekstet tona me korrektese, me objektivitet, me gjakftohtesi vetem se do t'u bente mire marredhenieve te ardheshme shqiptaro- greke, sepse brezat e dy vendeve do te kuptonin se cilat kane qene ngjarjet e hidhura te se kaluares, qe nuk duhen perseritur me.

Nderkohe qe ne tekstet greke ka disa probleme qe jane ende te diskutueshme, qe duhen pare, sepse ato demtojne marredheniet dhe pergatisin breza te rinj ne Greqi me urrejtjen ndaj shqiptareve, p.sh referencat per Vorio Epirin, Shqiperine e Jugut si toke greke apo konsiderimin e cdo besimtari ortodoks si grek. Fakti qe histriografia dhe politika greke ende nuk kane hequr dore nga keto koncepte, krijojne premisa te rrezikshme ne Greqi, krijojne ndjenja antishqiptare dhe aspirata territoriale.

Ju keni shkruar dy libra per marredheniet shqiptaro- greke. Nga studimet tuaja historike dhe nga aktualiteti, cfare i ben te veshtira keto marredhenie, e kaluara apo e tashmja?

Politika e sotme greke ka disa perseritje ne forma te ndryshme te precedenteve te se kaluares. Krijimi i kartes se identitetit Vorio - Epirot ne Greqi qe u shperndahet emigranteve shqiptare nga Shqiperia e Jugut. Askund nuk eshte njohur nje kombesi Vorio- Epirote. Ne Shqiperi ka shqiptare dhe ne Greqi ka greke.

Refuzimi u vazhdueshem i Greqise per t'i njohur te drejtat popullsise came, per t'i kthyer pronat e veta kur ne Shqiperi eshte hedhur nje hap ekstremisht pozitiv, i pa precedent ne Ballkan dhe minoritetit grek ketu i jane dhene jo vetem pronat e veta , ato qe ka patur para vitit 1944, por i jane ndare edhe pronat e cifligareve dhe te bejlereve shqiptare. Pala greke nuk po tregon kete predispozicion.

Ose qendrimi i disa segmenteve dhe jo qeverise greke e cila eshte ne avangarde te qeverive qe kerkojne standarte te larta te lirive dhe te te drejtave te shqiptareve ne Ballkan. Psh. kundershtimi i pavaresise se Kosves. Kjo shkakton pakenaqesi tek shqiptaret pasi marredheniet mes dy vendeve nuk jane vetem mes dy qeverive, por edhe mes segmenteve te tjera te kombit, organizatave te shoqerise civile etj etj. Ky eshte backgroundi i gjithe marredhenive shqiptaro- greke qe ka problematike te madhe. Politikanet vazhdimisht deklarojne se marredheniet jane te shkelqyera. Ne duan te jene te shkelqyera, por kjo problematike nuk mund te kapercehet kaq lehte.

Nga kendveshtrimi neutral, objektiv i historianit, ne fakt pse ndodh keshtu?

Ne vertete jetojme ne kohen e integrimit te madh ne Europe, nje epoke shprese per te gjithe popujt e rajonit. Por asnje popull nuk mund te heqe dore nga identiteti dhe interesat e veta kombetare. Madje edhe integrimi europian eshte i bazuar ne keto dy koncepre madhore: ruajtjes se identitetit kombetar krahas krijimit te identitetit europian. Gabimi i politikes se sotme greke eshte se perpiqet qe te aplikoje "megoliidene"- qe do te thote se cdo ortodoks eshte grek- ne kushtet e integrimit europian.

Europe do te thote hapje kufijsh po jo shkaterrim i identiteteve te kombeve te tjera per hir te atyre identiteve qe kane egzistuar ne kohet e Perandorise Bizantine apo te Turqise kur kishte kushte te tjera historike. Ne te ardhmen keto probleme do te kapercehen. Per fat te keq do te kemi nje periudhe te gjate ballafaqimesh dhe debatesh me palen greke.

Ani Ruci, "Dojce Vele"

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2318571 sekonda, 28 pyetje