Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Arsimi privat
Anton Ashta

Postuar mė 10-11-2004 nė 13:17 Edit Post Reply With Quote
Arsimi privat

Arsimi

Viola Gjoni - 10/11/2004

Shkollat private, ja tarifat e tyre

Në të gjithë vendin numërohen rreth 250 shkolla private për arsimin parauniversitar të licensuara nga Ministria e Arsimit. Për një nxënës të ciklit tetëvjeçar, familja duhet të shpenzojë reth 200 euro në muaj vetëm për frekuentimin e shkollës, ndërsa për një nxënës në shkollën e mesme rreth 250 euro


Rreth 250 është numri i shkollave dhe kopshteve private të licensuara nga Ministria e Arsimit. Ndërkohë që për një numër të konsiderueshëm janë në proces shqyrtimi të dokumentacionit për t’u licensuar. Kështu janë gjithsej 102 kopshte, 85 shkolla 8-vjeçare, 66 shkolla të mesme private dhe gjashtë universitete jopublike, të licensuar deri tani nga Ministria e Arsimit. Gjithashtu, janë në proces shqyrtimi të dokumentacionit dhe shumë të tjera. Aktualisht funksionojnë rreth 85 shkolla 8-vjeçare private në të gjithë vendin kundrejt 1700 shkollave të tilla shtetërore.


Cila është situata e tarifave që aplikohen në shkollat private?
Duke parë tarifat e çmimeve që aplikojnë shkollat private, duket se ato mund të frekuentohen vetëm nga një shtresë e lartë e shoqërisë. Kjo për arsye se një pjesë e mirë e familjeve nuk ka mundësi të përballojë shpenzimet e larta të shkollimit, që kanë pësuar rritje nga viti në vit. Për shkollimin e një fëmije në një shkollë private duhen shpenzuar jo vetëm për frekuentimin e saj, por edhe për ushqim apo transport. Kështu për një nxënës të ciklit 8- vjeçar (aktualisht 9- vjeçar) duhen shpenzuar mesatarisht 180- 200 euro në muaj vetëm për frekuentimin e shkollën. Kështu, po të shtojmë dhe rreth 100 euro në muaj për shpenzimet e ushqimit, rreth 30 euro për ato të transportit si dhe rreth 30 euro për tekstet del se mesatarisht për një nxënës të ciklit të ulën shuma mesatare që duhet të paguajë në një shkollë private shkon rreth 400 euro. Ndërsa për një nxënës të shkollës së mesme private duhet të shpenzojë për frekuentimin në shkollë një shifër rreth 250 euro në muaj. Ndërkohë që po të shtojmë dhe shpenzimet e tjera si ushqimi 150 euro në muaj, transporti 30 euro dhe tekset 70 euro, shuma mesatare shkon rreth 500 euro.


Parregullsitë e konstatuara
Në kontrollet e fundit të Ministrisë së Arsimit në subjektet shkollore private ka rezultuar se jo të gjitha këto objekte janë efiçente. Kjo për arsye se në disa prej tyre janë shkelur disa prej normave të rëndësishme që parashikohen në licensimin e tyre. Këtu përmendim stafin e mësuesve ndër të cilët ka pasur që kanë qenë të dypunësuar, apo që janë në një moshë për pension. Kjo ka bërë që ata t’u shmangen detyrimeve ndaj sigurimeve shoqërore, që përbën dhe shkelje ligjore. Një realitet i tillë tregon vërtet një situatë biznesi ku kush më shumë e kush më pak mundohet t’u shmanget detyrimeve taksative.
Duke pasur parasysh që Drejtoria Arsimore e Tiranës është kthyer në një vend si “Ushtari i panjohur” ku mësues të diplomuar presin për një zëvendësim të mësuesve që mund të mungojnë në shkolla, shkollat private punësojnë një personel të dalë në pension ose që punojnë njëkohësish në shkolla publike. Aktualisht nuk ka ndonjë urdhër të prerë që të ndalojë dypunësimin e mësuesve. Kështu që një pjesë e mirë e mësuesve punon njëkohësisht dhe në shkollat private dhe në ato publike. Shkak për këtë është paga e ulët me të cilën ata paguhen. Mesa duket, paga është arsyeja kryesore për rënien e cilësisë në shkollat shtetërore, arsye e cila duket mëse e drejtë për një realitet të tillë disnivelesh.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-3-2005 nė 09:50 Edit Post Reply With Quote
Arben Jorgaqi - 09/02/2005

Kushtet e universitetit jopublik “Luarasi”

Universiteti jopublik pranon çdo vit 160 studentë. Pagesa e çdo studenti është 3 500 dollarë për një vit akademik


Universiteti jopublik “Luarasi” është themeluar në vitin 2003 dhe tani ka vetëm një profil, Fakultetin Juridik. Universiteti u themelua me nismën e prof. dr. Aleks Luarasit, që është njëkohësisht edhe rektor i këtij universiteti.
Në ambientet e universitetit vihet re epërsia e sektorit privat në arsim. Sa hyn në universitet të bën përshtypje qetësia kishtare, megjithëse sallat e leksioneve janë me studentë.
Me anë të fondeve që universiteti përfiton nga pagesa e studentëve bën të mundur shtimin e ambienteve, si edhe ngritjen e cilësisë së tyre.
Studentët kanë në dispozicion një sallë interneti dhe një bibliotekë me tituj të profilit të së drejtës, në disa gjuhë, ku mund të studiojnë literaturë të bollshme. Seminaret zhvillohen në salla me 20 studentë, ndërsa leksionet në salla me jo më shumë se 40 studentë. Kjo gjë bën që studentët të jenë më rezultativë e t’i thithin dijet më me lehtësi se në universitetet publike.
Ashtu si universitetet jopublike në botë, edhe universiteti “Luarasi” synon të fitojë reputacion e të jetë në elitën e shkollave të larta me anë të punës, rigorozitetit dhe përkushtimit.
Ky universitet jopublik pranon çdo vit 160 studentë. Pagesa e çdo studenti është 3 500 dollarë për një vit akademik. Lektori i universitetit, Aleks Luarasi, shpjegon për gazetën “Biznesi” se “jo çdo njeri që ka të holla mund të hyjë në këtë universitet. Përzgjedhja nuk bëhet me konkurs klasik, si në universitetet shtetërore, por kihet parasysh mesatarja e shkollës së mesme, bëhet një test inteligjence, si edhe një bisedë me kandidatin dhe prindërit e tij”. Ai shton se nuk do ta shtojë numrin e studentëve, pasi do të humbiste cilësia në mësimdhënie.
Kushtet e 320 studentëve që studiojnë aktualisht në këtë universitet janë shumë të favorshme, edhe stafi pedagogjik është i përzgjedhur; falë pagave të larta ky universitet ka afruar shumë specialistë në fushën e drejtësisë. Në universitet japin leksione anëtarë të Gjykatës së Lartë apo pjestarë nga stafi i Shkollës së Magjistraturës.
Prof. dr. Luarasi sqaron se në universitetin e tij nuk japin leksione pedagogë nga Universiteti i Tiranës pasi rregullorja e tyre e ndalon këtë. Në këtë universitet pjesëmarrja në seminare dhe leksione është e detyrueshme; në rast se studenti e kalon tolerancën e mungesave që pranon rregullorja e brendshme, atëherë ai nuk mund të paraqitet në kolokiume apo në provime.
Lektori Luarasi shprehet se në ndryshim nga universitetet publike, këtu studentët nuk e kundërshtuan rregulloren për mungesat, ndërsa prindërit e tyre ishin të interesuar që të ishte kështu.
Matja e dijeve të studentëve bëhet dy herë në vit, në shkurt e në qershor.
Programi mësimor i këtij universiteti jopublik ka ngjashmëri, por edhe dallime, nga programet e universiteteve publike. Ndryshimet më të mëdha janë në lëndët fakultative pasi baza e juridikut nuk mund të ndryshojë shumë nga një universitet në tjetrin. Tekstet në universitet janë të ndryshme, nga ato të fakulteteve të drejtësisë në universitetet publike.
Rektori Luarasi shpjegon se përdoren tekstet shqiptare, të cilësuara si shumë të mira, dhe atje ku është vënë re se tekstet shqiptare nuk janë në lartësinë e duhur, i kemi zëvendësuar me përkthime nga literatura të huaja, e veçanërisht nga literatura europiane, veçanërisht italiane, pasi edhe sistemi i së drejtës është pak a shumë i njëjtë me sistemin tonë.
Universiteti “Luarasi” ka lidhje e shkëmbime eksperiencash me Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Gjenevës në Zvicër. Edhe programi mësimor është i bazuar në shumë pika me programin e Fakultetit të Drejtësisë në Gjenevë. Fakulteti i Drejtësisë në Gjenevë, pasi është njohur me tekstet e fakultetit tonë, ka pranuar se në to ka programe solide, thotë Luarasi.
Universiteti ka të drejtën e diplomimit të studentëve që studiojnë aty dhe procesi akreditimit të këtij universiteti do të bëhet kur të nxjerrë brezin e parë të të diplomuarve, ashtu siç ndodh në të gjitha shkollat e larta.


Themeluar në viti 2003
Fakulteti: Drejtësi
Kapaciteti: 160 studentë në vit
Pagesa e çdo studenti: 3 500 dollarë në vit
Seminaret dhe leksionet: të detyrueshme për studentët
Grupi i seminareve: 20 studentë
Leksionet: 40 studentë



Pas miratimit të ligjit për hapjen e universiteteve jopublike në mars të 2001-shit, pesë është numri i universiteteve jopublike të hapura në Shqipëri. Universiteti jopublik i çelur së fundmi është “Zonja e Këshillit të Mirë”, një universitet katolik. Në universitetet “Luarasi” dhe ”University of NY” studentët mund të studiojnë lëndë shoqërore dhe ekonomike. Në universitetin “Ufo Dental” mund të studiohet stomatologjia. Një tjetër shkollë e lartë jopublike e veçantë, që solli edhe risi në shkollat e larta shqiptare, është shkolla e lartë e filmit, “Marubi”.





biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0814340 sekonda, 26 pyetje