Anton Ashta
|
Postuar mė 10-11-2004 nė 13:17 |
|
|
Arsimi privat
Arsimi
Viola Gjoni - 10/11/2004
Shkollat private, ja tarifat e tyre
Në të gjithë vendin numërohen rreth 250 shkolla private për arsimin parauniversitar të licensuara nga Ministria e
Arsimit. Për një nxënës të ciklit tetëvjeçar, familja duhet të shpenzojë reth 200 euro në muaj
vetëm për frekuentimin e shkollës, ndërsa për një nxënës në shkollën e mesme rreth 250 euro
Rreth 250 është numri i shkollave dhe kopshteve private të licensuara nga Ministria e Arsimit. Ndërkohë që për
një numër të konsiderueshëm janë në proces shqyrtimi të dokumentacionit për tu licensuar. Kështu
janë gjithsej 102 kopshte, 85 shkolla 8-vjeçare, 66 shkolla të mesme private dhe gjashtë universitete jopublike, të
licensuar deri tani nga Ministria e Arsimit. Gjithashtu, janë në proces shqyrtimi të dokumentacionit dhe shumë të tjera.
Aktualisht funksionojnë rreth 85 shkolla 8-vjeçare private në të gjithë vendin kundrejt 1700 shkollave të tilla
shtetërore.
Cila është situata e tarifave që aplikohen në shkollat private?
Duke parë tarifat e çmimeve që aplikojnë shkollat private, duket se ato mund të frekuentohen vetëm nga një
shtresë e lartë e shoqërisë. Kjo për arsye se një pjesë e mirë e familjeve nuk ka mundësi të
përballojë shpenzimet e larta të shkollimit, që kanë pësuar rritje nga viti në vit. Për shkollimin e një
fëmije në një shkollë private duhen shpenzuar jo vetëm për frekuentimin e saj, por edhe për ushqim apo transport.
Kështu për një nxënës të ciklit 8- vjeçar (aktualisht 9- vjeçar) duhen shpenzuar mesatarisht 180- 200 euro
në muaj vetëm për frekuentimin e shkollën. Kështu, po të shtojmë dhe rreth 100 euro në muaj për
shpenzimet e ushqimit, rreth 30 euro për ato të transportit si dhe rreth 30 euro për tekstet del se mesatarisht për një
nxënës të ciklit të ulën shuma mesatare që duhet të paguajë në një shkollë private shkon rreth
400 euro. Ndërsa për një nxënës të shkollës së mesme private duhet të shpenzojë për
frekuentimin në shkollë një shifër rreth 250 euro në muaj. Ndërkohë që po të shtojmë dhe shpenzimet
e tjera si ushqimi 150 euro në muaj, transporti 30 euro dhe tekset 70 euro, shuma mesatare shkon rreth 500 euro.
Parregullsitë e konstatuara
Në kontrollet e fundit të Ministrisë së Arsimit në subjektet shkollore private ka rezultuar se jo të gjitha këto
objekte janë efiçente. Kjo për arsye se në disa prej tyre janë shkelur disa prej normave të rëndësishme
që parashikohen në licensimin e tyre. Këtu përmendim stafin e mësuesve ndër të cilët ka pasur që
kanë qenë të dypunësuar, apo që janë në një moshë për pension. Kjo ka bërë që ata tu
shmangen detyrimeve ndaj sigurimeve shoqërore, që përbën dhe shkelje ligjore. Një realitet i tillë tregon vërtet
një situatë biznesi ku kush më shumë e kush më pak mundohet tu shmanget detyrimeve taksative.
Duke pasur parasysh që Drejtoria Arsimore e Tiranës është kthyer në një vend si Ushtari i panjohur ku mësues
të diplomuar presin për një zëvendësim të mësuesve që mund të mungojnë në shkolla, shkollat
private punësojnë një personel të dalë në pension ose që punojnë njëkohësish në shkolla
publike. Aktualisht nuk ka ndonjë urdhër të prerë që të ndalojë dypunësimin e mësuesve. Kështu
që një pjesë e mirë e mësuesve punon njëkohësisht dhe në shkollat private dhe në ato publike. Shkak
për këtë është paga e ulët me të cilën ata paguhen. Mesa duket, paga është arsyeja kryesore për
rënien e cilësisë në shkollat shtetërore, arsye e cila duket mëse e drejtë për një realitet të
tillë disnivelesh.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 17-3-2005 nė 09:50 |
|
|
Arben Jorgaqi - 09/02/2005
Kushtet e universitetit jopublik Luarasi
Universiteti jopublik pranon çdo vit 160 studentë. Pagesa e çdo studenti është 3 500 dollarë për një vit
akademik
Universiteti jopublik Luarasi është themeluar në vitin 2003 dhe tani ka vetëm një profil, Fakultetin Juridik. Universiteti
u themelua me nismën e prof. dr. Aleks Luarasit, që është njëkohësisht edhe rektor i këtij universiteti.
Në ambientet e universitetit vihet re epërsia e sektorit privat në arsim. Sa hyn në universitet të bën përshtypje
qetësia kishtare, megjithëse sallat e leksioneve janë me studentë.
Me anë të fondeve që universiteti përfiton nga pagesa e studentëve bën të mundur shtimin e ambienteve, si edhe
ngritjen e cilësisë së tyre.
Studentët kanë në dispozicion një sallë interneti dhe një bibliotekë me tituj të profilit të së
drejtës, në disa gjuhë, ku mund të studiojnë literaturë të bollshme. Seminaret zhvillohen në salla me 20
studentë, ndërsa leksionet në salla me jo më shumë se 40 studentë. Kjo gjë bën që studentët të
jenë më rezultativë e ti thithin dijet më me lehtësi se në universitetet publike.
Ashtu si universitetet jopublike në botë, edhe universiteti Luarasi synon të fitojë reputacion e të jetë në
elitën e shkollave të larta me anë të punës, rigorozitetit dhe përkushtimit.
Ky universitet jopublik pranon çdo vit 160 studentë. Pagesa e çdo studenti është 3 500 dollarë për një vit
akademik. Lektori i universitetit, Aleks Luarasi, shpjegon për gazetën Biznesi se jo çdo njeri që ka të holla mund
të hyjë në këtë universitet. Përzgjedhja nuk bëhet me konkurs klasik, si në universitetet shtetërore, por
kihet parasysh mesatarja e shkollës së mesme, bëhet një test inteligjence, si edhe një bisedë me kandidatin dhe
prindërit e tij. Ai shton se nuk do ta shtojë numrin e studentëve, pasi do të humbiste cilësia në
mësimdhënie.
Kushtet e 320 studentëve që studiojnë aktualisht në këtë universitet janë shumë të favorshme, edhe stafi
pedagogjik është i përzgjedhur; falë pagave të larta ky universitet ka afruar shumë specialistë në fushën
e drejtësisë. Në universitet japin leksione anëtarë të Gjykatës së Lartë apo pjestarë nga stafi i
Shkollës së Magjistraturës.
Prof. dr. Luarasi sqaron se në universitetin e tij nuk japin leksione pedagogë nga Universiteti i Tiranës pasi rregullorja e tyre e
ndalon këtë. Në këtë universitet pjesëmarrja në seminare dhe leksione është e detyrueshme; në rast
se studenti e kalon tolerancën e mungesave që pranon rregullorja e brendshme, atëherë ai nuk mund të paraqitet në
kolokiume apo në provime.
Lektori Luarasi shprehet se në ndryshim nga universitetet publike, këtu studentët nuk e kundërshtuan rregulloren për
mungesat, ndërsa prindërit e tyre ishin të interesuar që të ishte kështu.
Matja e dijeve të studentëve bëhet dy herë në vit, në shkurt e në qershor.
Programi mësimor i këtij universiteti jopublik ka ngjashmëri, por edhe dallime, nga programet e universiteteve publike. Ndryshimet
më të mëdha janë në lëndët fakultative pasi baza e juridikut nuk mund të ndryshojë shumë nga
një universitet në tjetrin. Tekstet në universitet janë të ndryshme, nga ato të fakulteteve të drejtësisë
në universitetet publike.
Rektori Luarasi shpjegon se përdoren tekstet shqiptare, të cilësuara si shumë të mira, dhe atje ku është
vënë re se tekstet shqiptare nuk janë në lartësinë e duhur, i kemi zëvendësuar me përkthime nga
literatura të huaja, e veçanërisht nga literatura europiane, veçanërisht italiane, pasi edhe sistemi i së
drejtës është pak a shumë i njëjtë me sistemin tonë.
Universiteti Luarasi ka lidhje e shkëmbime eksperiencash me Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Gjenevës në
Zvicër. Edhe programi mësimor është i bazuar në shumë pika me programin e Fakultetit të Drejtësisë
në Gjenevë. Fakulteti i Drejtësisë në Gjenevë, pasi është njohur me tekstet e fakultetit tonë, ka pranuar
se në to ka programe solide, thotë Luarasi.
Universiteti ka të drejtën e diplomimit të studentëve që studiojnë aty dhe procesi akreditimit të këtij
universiteti do të bëhet kur të nxjerrë brezin e parë të të diplomuarve, ashtu siç ndodh në të
gjitha shkollat e larta.
Themeluar në viti 2003
Fakulteti: Drejtësi
Kapaciteti: 160 studentë në vit
Pagesa e çdo studenti: 3 500 dollarë në vit
Seminaret dhe leksionet: të detyrueshme për studentët
Grupi i seminareve: 20 studentë
Leksionet: 40 studentë
Pas miratimit të ligjit për hapjen e universiteteve jopublike në mars të 2001-shit, pesë është numri i
universiteteve jopublike të hapura në Shqipëri. Universiteti jopublik i çelur së fundmi është Zonja e
Këshillit të Mirë, një universitet katolik. Në universitetet Luarasi dhe University of NY studentët mund të
studiojnë lëndë shoqërore dhe ekonomike. Në universitetin Ufo Dental mund të studiohet stomatologjia. Një
tjetër shkollë e lartë jopublike e veçantë, që solli edhe risi në shkollat e larta shqiptare, është
shkolla e lartë e filmit, Marubi.
biznesi
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
|