Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: BiH
Anton Ashta

Postuar mė 15-11-2004 nė 10:06 Edit Post Reply With Quote
BiH

Kryeministri i BiH paraqet dorëheqjen
05/11/2004

Duke protestuar ndaj vendimit të parlamentit për të shkuar kundër rekomandimit të këshillit të ministrave dhe për të miratuar një ligj të taksës së vlerës së shtuar me norma të tjera, Kryeministri i Bosnjë dhe Herzegovinës, Adnan Terziç ka paraqitur dorëheqjen.
(Zyra e Përfaqësuesit të Lartë - 05/11/04; AFP, Fena 04/11/04)


Kryeministri i Bosnjë dhe Herzegovinës, Adnan Terziç paraqiti të premten (5 nëntor) dorëheqjen e tij. [Dosje]

Kryeministri i Bosnjë dhe Herzegovinës (BiH) Adnan Terziç parqaiti të premten (5 nëntor) dorëheqjen e tij në presidencën tripalëshe të vendit, duke përmendur vendimin e parlamentit për të miratuar një ligj të taksës së vlerës së shtuar (VAT) që kërkon dy norma të ndryshme taksash. Terziç dhe këshilli i ministrave kishin mbështetur një normë të vetme.

"I kam kërkuar presidencës së BiH të më shkarkojë nga detyra e kryeministrit pasi nuk jam i gatshëm të pranoj përgjegjësinë për udhëheqjen më tej të procesit të reformës bazuar në qëndrimin e shumicës së parlamentit ndaj këshillit të ministrave," i tha Terziç të përditshmes së BiH, Dnevni Avaz.

Të enjten, ligjbërësit në dhomën e përfaqësuesve të asamblesë parlamentare të BiH kaluan legjislacionin që vendos norma të ndryshme prej zero dhe 17 përqind për mallra të ndryshme. Ai parasheh një normë zero për të gjithë tipet e bukës, qumështit dhe prodhimeve të qumështit, vajit të gatimit, margarinës dhe librave, teksteve, gazetave dhe revistave. Një normë 17përqind do të vihet mbi të gjitha prodhimet e tjera.

Së bashku me qeverinë, FMN dhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) kanë mbështetur një skemë një-normëshe.

"Bordi qeverisës i autoritetet të taksimit të drejtpërdrejtë, institucioni i cili do të administrojë VAT-in, u konsultua me përfaqësuesit parlamentarë dhe qeveritarë të BiH dhe me ekonomistët ndërkombëtarë dhe arriti në përfundimin se sistemi që do t'i shkonte këtij vendi më mirë do të operonte me një normë të vetme," tha në shtator ndihmësi kryesor i Përfaqësuesit të Lartë, Donald Hejs.

"Kjo minimizon burokracinë si dhe mundësitë për mashtrim dhe evazion taksash dhe minimizon komplikimet që njerëzit e biznesit ndeshin kur paguajnë VAT-in. Ai maksimizon gjithashtu të ardhurat që qeveria do të marrë duke e ndihmuar kështu atë të zbatojë programe sociale me cilësi më të mirë," shtoi Hejs.

Ligjbërësit "nuk janë gati të mbështesin reformat radikale siç rekomandohen nga këshilli i ministrave (CoM)," tha Terziç pas votimit parlamentar. Ai tha se të tjera legjislacione të rëndësishme të hartuara në përputhje me standardet europiane qenë ndryshuar gjithashtu nga parlamenti, duke përfshirë ligjet mbi radion dhe televizionin publik.

"Unë thjesht nuk mund ta kuptoj pse delegatët nga shumica parlamentare në shumë raste revizionojnë çka është vendosur me konsensus në CoM," vuri në dukje kryeministri, duke theksuar se kabineti i tij përfshin krerët e të tre partive. Terziç është nënpresident i Partisë së Veprimit Demokratik.

Presidenca e BiH konfirmoi se kishte marrë letrën e dorëheqjes së Terziç por tha se e konsideronte masën e kryeministrit si një ofertë më tepër se sa një vendim përfundimtar. Këshilltari presidencial Drago Vukoviç tha se çështja do të diskutohej të hënën pasdite pasi një nga anëtarët e presidencës, Dragan Çoviç, është aktualisht jashtë shtetit.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-1-2007 nė 08:55 Edit Post Reply With Quote
Kryetari i presidencës së BiH pret të mërkurën marrëveshje politike mbi kabinetin e ri

02/01/2007

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Anëtari serb i presidencës së BiH dhe kryetari i tanishëm i saj Nebojsha Radmanoviç ka njoftuar plane për të thirrur një takim të krerëve kryesorë të partive të BiH të mërkurën (3 janar) për të formuar qeverinë e re të BiH. Pritet të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Bashkimit Serb të Social Demokratëve të Pavarur (HDZ) të BiH dhe të HDZ 1990. Kritikat brenda dhe jashtë BiH po riten pasi kanë kaluar më tepër se tre muaj nga zgjedhjet e përgjithëshme dhe ende nuk ka një qeveri qendrore. (Dnevni avaz - 02/01/07; PBS BiH - 31/12/06; Nezavisne novine - 30/12/06)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0880880 sekonda, 26 pyetje