Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Nacionalizmi antievropian i Greqisė
DARDAN PEJA

Postuar mė 25-11-2004 nė 18:58 Edit Post Reply With Quote
Nacionalizmi antievropian i Greqisė

Sipas gazetës greke “Ekathimerini”, Athina zyrtare do të protestojë lidhur me deklaratën që ka dhënë më 17 nëntor 2004 presidenti Alfred Moisiu, sipas së cilës “Shqipëria e ka njohur prej kohësh Maqedoninë”. Athina zyrtare ka paralajmëruar Maqedoninë se nuk do të lejojë që ky vend të futet në BE me emrin “Republika e Maqedonisë”, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe Shqipërinë se nuk do ta përkrahë procesin e europianizmit të saj, në rast se nuk heq dorë nga deklaratat në fjalë.
Shteti modern e Integrimi
Republika e Maqedonisë, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, ka marrë trajtën e një shteti kombëtar sovran dhe i kufizuar territorialisht. Ai përbëhet nga grupe etnike apo kombësi, të cilat kanë arritur të fitojnë në bashkësinë ndërkombëtare njohje me të drejtë ndërkombëtare. Nuk është e thënë që shtete kombëtare të përbëhen nga një grup i vetëm etnik. Çdo shtet kombëtar, në fund të fundit, është një shtet nacionalitetesh. Në atmosferën e re të integrimeve moderne janë normat dhe vlerat e kulturës politike ato që bashkojnë njësinë politike dhe krijojnë një bërthamë homogjeniteti. Këtë e tregoi më së miri edhe dështimi i referendumit të fundit në Maqedoni. Lider politikë të Maqedonisë kanë deklaruar së fundi se “ne nuk duam të jemi thjesht maqedonas, por maqedonë evropianë”. Tani që ekzistojnë kushtet e favorshme historike, Maqedonia mund të bëhet një shtet modern multinacional. Shteti modern do të krijonte, me ndihmën e mjeteve të komunikacionit, identitete dhe luajalitete të reja. Rëndësi ka që Kushtetuta e re e Maqedonisë të mos e përmendë fjalën “etni”, duke e zëvendësuar me fjalën “popullatë”. Në historinë evropiane njihen mjaft shembuj të shumtë të etnive lokale ose rajonale, që janë zhvilluar në kombe. Megjithatë grupet etnike në Maqedoni duhet të jenë të vetëdijshëm për vetveten, të ruajnë vetëdijen e identitetit dhe të kulturës së tyre. Ndryshe ato nuk mund të integrohen dhe të zhvillohen në një shtet të përbashkët.
Spastrimi etnik
Ndarja e Maqedonisë ekziston deri më sot që prej Paqes së Bukureshtit më 1913. Pjesa jugore, Maqedonia e Egjeut me qendër Selanikun, i kaloi Greqisë, ndërsa veriu, Maqedonia e Vardarit, me qendër Shkupin, Serbisë dhe verilindja, Maqedonia e Pirinit, Bullgarisë. Edhe Republika e re e Shqipërisë mori një rrip fare të vogël toke. Në Serbi maqedonasit nuk shiheshin si “kombësi” më vete, por u quajtën “serbë të jugut.” Edhe pas Luftës së Parë Botërore, kur lindi Jugosllavia e dominuar nga serbët, maqedonasit kishin përsëri shumë pak të drejta. “Arsyet shtetërore” përherë i kanë shpërfillur problemet e reja të pakicave që krijoheshin herë pas here në Maqedoni, duke provokuar situata të rënda etnike. Si serbët, ashtu edhe grekët e bullgarët, i vështronin maqedonasit si pjestarë të kombit të tyre, duke kërkuar sovranitetin mbi ta. Kështu maqedonasit u shpallën serbë e, për pasojë, në shkollë, në kisha dhe në administratë, u lejua vetëm gjuha serbe. Pas luftrave ballkanike (1912-1913) Serbia, Bullgaria dhe Greqia u përpoqën të ftillojnë kapërthimin e grupeve etnike dhe fetare. Kështu filluan të bëheshin zhvendosje me pahir, dëbime e ikje masive në Maqedoni e në Thraki. Pra kishte filluar spastrimi etnik.
Në vitin 1991 Jugosllavia u shpërbë. Marrëveshja e Daytonit dhe Parisit e sanksionoi më 1995 këtë shpërbërje kombëtare-shtetërore. Njohja e sovranitetit të Maqedonisë me të drejtë ndërkombëtare ka ndodhur në 1992.
Populizmi nacionalist
Si të gjithë popujt, edhe popullsia e Maqedonisë, ka të drejtë të vetëndërtohet. E drejta ndërkombëtare sanksionon realitetin më pas. Është procesi politik dhe jo populzmi nacionalist ai që vendos se ç’është një popull. Athina zyrtare nuk mund ta shohë të drejtën e popullit maqedonas me një hamendje të lajthitur, duke i diktuar edhe emrin zyrtar shtetëror. Kjo patologji është pasojë e logjikës totalitare të racizmit nacionalist dhe të frikës paranojake për humbjen e identitetit, i cili nga historia rezulton i falsifikuar. Projekti i “Greqisë së Madhe” nuk është gjë tjetër, veçse një relike anakronike e dështuar, njëlloj si ai i “Serbisë së Madhe”.
Formula e re evropiane
Greqia befas na shfaqet kundër projekteve evropiane për integrimin e Maqedonisë dhe të Shqipërisë në BE dhe në NATO, si shenjë proteste për njohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues. Kjo atmosferë anti-BE po sundon gjithë shtetin dhe diplomacinë greke, duke provokuar ringjalljen e krizës së vjetër në Ballkan. Institucionet evropiane duket se nuk janë të afta t’i japin fund krizave të tilla, pasi ato vazhdojnë të ecin nëpër rrugët e tyre të veçanta nacionale, pa arritur të bashkohen në një veprim të përbashkët. Kjo çoroditje e orientimit ka ndihmuar që të mos gjejë zbatim edhe Memorandumi për Çështjen Çame, i miratuar nga Parlamenti Evropian, me propozim të deputetëve të partisë radikale trans-nacionale, vitin e kaluar. Integrimet e Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk janë më lëvizje të drejtimit ekonomik, por janë shtrirë edhe në fusha politike, pasi është marrë edhe miratimi i popullsisë. Pala greke nuk ka asnjë të drejtë ta personalizojë politikën evropiane, pasi Bashkimi Evropian mbështetet mbi bashkangjitjen e vendeve të veçanta anëtare dhe jo mbi ndonjë vullnet të një populli apo shteti evropian. Peshimet strategjike politike vazhdojnë të mbeten për politikanët perëndimorë pas 1945-ës më të rëndësishme se kufijtë fetarë-kulturorë. Në epokën e Luftës së Ftohtë regjimi autoritar i kolonelëve në Greqi bënte, pjesë për arsye politike-strategjike në Perëndim, sadoqë grekët me krishtërimin e tyre ortodoks, nuk shkonin gjëkund në traditën katolike-protestane të Europës Perëndimore. Nocioni “evropian” që grekët ia kanë akaparuar vetes, tani ka filluar të lëkundet, duke u zëvendësuar me formulën “shtëpi e përbashkët evropiane”. Shtetësisë politike evropiane nuk mund t’i vihen kushte etnike kulturore apo fetare, pasi identiteti politik i Evropës do të ngrihet vetëm mbi bazën e një kulture të përbashkët politike, ku në themel qëndrojnë parimet universale të të drejtave të njeriut.
Retrospektivë
Është fakt se që nga viti 1961 marrëveshjet e Komunitetit Evropian me Greqinë janë cënuar rëndë nga shtypja e lirive demokratike në shtetin helen. Parlamenti Evropian ka udhëhequr veprimet e komunitetit ekonomik evropian, duke iu drejtuar Greqisë me apele të shumta për ristabilizimin e lirive demokratike në vend. Zyrtarët e sotëm grekë harrojnë sesa përpjekje iu deshën shtetit helenik të bënte pjesë në Komunitet me titull të plotë. Ngjarjet që kanë karakterizuar jetën politike greke pas 12 qershorit 1975, kur u paraqit kërkesa për aderim e deri më 28 maj 1979, kur u nënshkrua traktati për aderimin e Republikës Greke në Komuniteitet Evropian, e bënë tepër kompleks zhvillimin e bisedimeve për shkak të mosadoptimit të një sistemi konstitucional, të aftë për të garantuar respektimin e lirive themelore dhe të të drejtave të njeriut.
SHBA dhe Ballkani
Njohja e Maqedonisë nga SHBA me emrin e saj kushtetues tregon se shumë shpejt Ballkani do të gjendet para një kthese të rëndësishme historike, ku Shtëpia e Bardhë të vendosë definitivisht praninë e saj politike, për të mbushur zbrazëtinë gjeopolitike, të krijuar që nga koha e udhëheqësve ish-komunistë. Është e vërtetë se Lindja e Mesme dhe Gjiri Persik janë kthyer në një zonë ku mbisundon përparësia e hapur dhe e pandarë e SHBA, por ka të ngjarë që kjo epërsi të mbetet krejt e sipërfaqshme dhe madje e brishtë, për shkak se nuk ekzistojnë lidhje themelore vlerash të përbashkëta politike, ose fetare midis Amerikës dhe shteteve partnere arabe. Këto vende kanë traditë perandorake dhe zotërojnë si motivimin fetar, ashtu edhe atë nacionalist, për të kundërshtuar gjithmonë praninë amerikane në këtë zonë. Duke qënë se edhe feja edhe nacionalizmi bashkëveprojnë kundër një hegjemonie të huaj për rajonin, epërsia e sotme amerikane në Lindjen e Mesme është e ndërtuar mbi rërë. Shembull i mirë i kufizimeve të kontrollit amerikan mbi këtë rajon, është fakti se madje as përfundimi i aksionit të jashtëzakonshëm ushtarak në Irak, nuk dha një fitore politike të shpejtë dhe të përputhshme me fitoren ushtarake dhe ende kërkohen përpjekje të kushtueshme nga fjala amerikane për të kapërcyer situatën e rëndë të pasluftës. Ndryshe është me vendet e Ballkanit një pjesë e madhe e të cilëve presin të përcaktohen politikisht. Pothuajse asnjë nga këto vende nuk është homogjen në përbërjen etnike. Kufijtë e tyre janë përcaktuar arbitrarisht dhe me mjaft raste ato nuk kanë vlefshmëri historike dhe etnike. Shpërthimet tejet të ashpra të dhunës etnike vitet e fundit, ishin dhe mbeten shenja paralajmëruese për mundësinë e armiqësive të mëdha, të cilat mund ta bëjnë Rajonin tepër të rrëshqitshëm politikisht. Në Ballkan ziejnë luftëra brutale fisnore që shpesh zhvillohen nën emrin e civilizimeve. Gjatë shpërthimit të dhunës në Kosovë, Evropa tregoi se është e paaftë të ndalë dhunën etnike dhe se BE-së i mungon dëshira për të kundërshtuar pozitën kryesuese amerikane në fazën aktuale. Amerika e di që lista e konflikteve të mundshme në Ballkan është tepër e gjatë. Ato mund të ndodhin midis grupeve të ndryshme etnike, duke përfshirë edhe Greqinë, dhe Turqinë, po të kihet parasysh implikimi i pasioneve etnike. Por, në rast se Shtëpia e Bardhë do të marrë përsipër role më të efektshme dhe më bashkëpunuese në procesin politik dhe ekonomik të këtyre vendeve, ato do të ndjehen të çliruara nga përgjegjësia për të marrë përsipër detyrime politike nacionaliste, jashtë sferave të interesave të tyre kombëtare më të ngutshme, ndryshe nga vendet myslimane, ku kumti i Amerikës dhe i Perëndimit është i neveritshëm. Mbas luftës së Dytë Botërore ishin sovjetikët dhe Titoja që diktuan rregullat e lojës në Ballkan, rregulla që orientoheshin sipas interesave të Rusisë e të Jugosllavisë e që i vunë në një ekulibër të detyruar bashkësitë rivalizuese të feve, gjuhëve dhe popujve. Më 1995 këtë detyrë e morën përsipër amerikanët. Deri më sot popujt ballkanikë s’e kanë zotëruar dot situatën, që ta gjejnë vetë ekuilibrin e tyre të brendshëm. Arsyeja e mirëfilltë e konflikteve në këtë rajon gjendet në faktin se shoqëria multikulturore e Ballkanit ngrihej mbi një sistem joterritorial, i cili ka nxitur përzierjen e popujve, feve dhe gjuhëve. Evropa perëndimore është prirur t’i vështrojë si produkte barbarësh të paqytetëruar.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 26-1-2005 nė 18:55 Edit Post Reply With Quote
Tė fshihen parullat raciste nė rrugėt greke

Autoritetet greke duhet të fshijnë të gjitha parullat raciste të shkruara nëpër mure. Në një letër proteste drejtuar qeverisë greke vëzhguesit grekë të të drejtave të njeriut në Komitetin e Helsinkit akuzojnë qeverinë greke se për muaj me radhë ka lënë pa fshirë parullat raciste të shkruara përgjatë rrugës kombëtare Athinë-Tripoli, ndërmjet kilometrave 70-100. Sipas vëzhguesve grekë, parullat përmbajnë thirrje fashiste në përkrahje të Hitlerit, kundër të huajve si: shqiptarëve, turqve, hebrejve; po kështu shenjat karakteristike të nazistëve SS, 88, si dhe emrat e organizatave greke të ekstremit të djathtë si Krisi Avgji dhe Lidhja patriotike.

Sipas deklaratës, megjithëse prej muajsh është bërë thirrje që ato të fshihen, askush nuk ka bërë pothuajse asgjë. Vëzhguesit e Helsinkit grek shprehin gjithashtu keqardhjen që në këtë nismë nuk kanë gjetur mbështetjen e masmediave greke. Vetëm një gazetë greke Avgji u sensibilizua dhe e ka trajtuar problemin dy herë rresht. Nisur nga kjo heshtje në deklaratë thuhet: Opinioni grek dhe disa media në mënyrë hipokrite protestojnë kur Greqia vihet në shënjestër nga organizatat ndërkombëtare për mosangazhim në luftën ndaj fenomeneve raciste. Nga ana tjetër, një letër proteste ndaj autoriteteve dhe qeverisë greke dhe personalisht ndaj kryeministrit Karamanli në lidhje me parullat të cilat nuk po fshihen, ka dërguar edhe Këshilli i Qendrës Izraelite. Në letrën e tij ky këshill i ka kërkuar qeverisë greke fshirjen e menjëhershme të parullave dhe vënien e autorëve të tyre përpara drejtësisë.

SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 8-2-2005 nė 17:18 Edit Post Reply With Quote
Farsa politike greke me emrin "Epir i Veriut"

Ka afro 100 vjet që politika greke ka filluar dhe vazhdon edhe sot propagandimin e kuptimit apo të përfytyrimit Epir i Veriut (Vorio Epir) dhe të pretendimeve për të. Propaganda tepër intensive e deri e pasaktë, gjithëkund përfshin masivisht mediat dhe sferat politike dhe ka bërë që kuptimi "Epir i Veriut" të përvetësohet dhe të përdoret sot edhe nga zyra të ndryshme Europiane e të tjera. Por ai përdoret në kuptimin e vet jo të vërtetë; ai trajtohet si një dukuri që egziston, që përbën shqetësim dhe që kërkon një farë trajtimi dhe zgjidhjeje pa u thelluar në vërtetësinë historike.

Ndoshta jo krejtësisht në këtë kuptim por thjesht si term referues për një territor gjeografik i banuar nga nje popullsi e caktuar greke, përsëri pa u thelluar sa duhet ai është përdorur edhe nga autorë të ndryshëm perendimorë, përfshirë edhe Robert D. Kaplanin në librin e tij "Greqia, dashnorja e perëndimit, gruaja e lindjes". "Njoftimet e mediave në vend që të spjegonin Greqinë moderne nuk bënë gjë tjetër veçse hodhën dritë mbi injorancën e Perëndimit për shtrirjet më të gjëra dhe më të rëndësishme të historisë greke", shkruan Kaplan. Prandaj është gjetur me vend përfshirja këtu e disa sqarimeve themelore për këtë çeshtje.

Deri në vitet 1912-1913, me ndarjen e Ballkanit sipas linjave që vendosi Kongresi i Berlinit më 1878, termat apo kuptimet Epir i Veriut (Vorio Epir, Northern Epirus) dhe vorioepirote (Vorioepirotes), siçi quajnë grekët sot popullsinë që jeton atje, nuk janë përmendur absolutisht në asnjë dokument. Kjo pasqyron një të vërtetë, sepse termi Vorio Epir nuk përfaqëson ndonjë kuptim gjeografik të Epirit si territor. Për të kuptuar drejt problemin e kufijve jugorë të Shqipërisë duhen studiuar me vëmendje ndarja administrative e Perandorisë Bizantine para pushtimit otoman, si dhe emërtimet që morën këto territore në organizimin e shtetit otoman në shekullin XV e më tej. Në këtë kuadër, vend të posaçëm merr edhe Epiri, për të cilin përmbledhlazi pa pretenduar zbulime të reja disa gjëra kryesore mund të thuhen me saktësi historike të provuar.

Epiri përbën një krahinë dhe njërin nga shtetet e Ilirisë të Jugut. Ai shtrihej në malet e Vetëtimës (Akrokeraunet antike) dhe në rrjedhën e mesme të Vjosës, deri në gjirin e Ambrakisë në Jug, dhe nga malet e Pindit në Lindje deri në brigjet e detit Jon në Perëndim. Si emër i përveçëem gjeografik ai fillon të njihet nga fundi i shekullit VI p.e.r., deri sa në shekullin IV p.e.r. mori edhe kuptim të përcaktuar politik.

Fiset që banonin në këtë trevë ishin Tesprotët, Kaonët dhe Molosët. Ato fise dolën në histori si forma politike më vete në Luftën e Peloponezit (432-404 p.e.r.) dhe ishin aleatë të Spartës më 429 p.e.r. Sundimtari i Molosëve, Tarypa, krijoi edhe shtetin që u quajt Lidhja e Molosëve. Pas mesit të shekullit IV p.e.r., ata përfshihen nën ndikimm maqedon, por sundimtaret vendas vazhduan proçesin e bashkimit më tej derisa erdhën tek Aleanca Epirote, një shtet federalist i kohës se Aleksandrit Molos (342-31 p.e.r.). Etapa e tretë është sundimi i Pirros (307-272 p.e.r.), i cili shtiu nën zotërim edhe pjesë të Maqedonisë, Tesalisë dhe disa krahina të Ambrakisë, Amfilokisë dhe Akarnanisë.

Shteti monarkik epirot humbi rëndësinë në vitet 30 të shekullit III p.e.r. dhe u kthye në shtet republikan i njohur me emrin Lidhja Epirote. Në vitin 167 p.e.r. ajo ra nën sundimin romak dhe pas vitit 148 p.e.r. u bë pjesë e provincës maqedone. Me reformën e Dioklecianit (fundi i shekullit III e.r.), emërtimi Epir shtrihet deri në brigjet e Vjosës dhe u quajt Epiri i Ri (Epir Nova) për t´u dalluar nga pjesa tradicionale që u quajt Epiri i Vjetër (Epirus Veins). Në trevën e Epirit të Vjetër, në fillim të shekullit XIII, u krijua i quajturi Despotati i Epirit dhe nga shekulli XV nuk bëhej më dallim ndërmjet Epirit të Ri dhe të Vjetër. Pra, Epiri i Ri u krijua si provincë e prefekturës së Ilirikumit -Ilirise, nga reformat e Dioklecianit. Ai përfshinte krahinat e Shqipërisë së sotme, qendrore dhe jugore, nga lumi Mat deri në lumin Vjosa dhe qeverisej nga një konsullar e kishte si qendër Dyrrahiumin. Edhe Epiri i Vjetër përfshihej në prefekturën e Ilirikumit dhe shtrihej nga lumi Vjosa deri në gjirin e Ambrakisë, qeverisej nga një hegjemon dhe kishte si qendër Nikopolin (Prevezën e sotme).

Shumë autorë të lashtë si Herodoti, Tukididi, Straboni, të cilët mbahen si baballarët e historisë greke, kanë arritur në përfundimet për përcaktimin e Epirit si territor dhe si popull duke dëshmuar se kjo hapesirë (Epiri) nuk përfshinte pjesë të Greqisë. Sipas Strabonit, Greqia kufizohej me Akarnian (sot malet e Pindit) dhe me gjirin e Ambrakisë n Veri, si dhe me territorin e quajtur Epir të banuar nga barbarë, siç i quainin grekët e lashtë të gjithë ata që nuk flisinin greqisht. Pra, i takonin një race tjetër, "barbarëve". Ka jo pak autorë dhe shkencëtarë serioze Europianë që kanë dëshmuar se Epiri nuk ka qenë ndonjëhërë grek. Mund të përmenden edhe disa harta zyrtare të botuara në Angli, Gjermani dhe Austro-Hungari në shekujt e kaluar ku përdoret termi Shqipëri e Jugut dhe jo përcaktimi Epir.

Prandaj, koncepti gjeografik dhe politik i Epirit ka qenë ai që përshkruam, Epir i Vjetër dhe Epir i Ri. Ndarja dhe përcaktimi i Epirit në Epir të Veriut dhe për rrjedhojë edhe në Epir të Jugut nuk ka asnjë vërtetësi historike. Termi "Vorio Epir" është një përfytyrim, një kuptim politik, falsifikim i së vërtetës historike për Epirin, për trashëgiminë dhe gjeografinë e tij. Ai është krijim i atyre qarqeve të cilët si platformë politike shtetërore në Asamblenë Kombëtare të Greqisë më 1844, përmes gojës së kryeministrit Jan Koteli, shpallën Megali-Idene (Idenë e Madhe) si themel të egzistencës së Greqisë. Synimi ka qenë krijimi i një shteti të madh grek në kufijtë e Perandorisë Bizantine, ku do të përfshiheshin edhe popullsi të tjera ballkanike, si shqiptare, bullgare, maqedone, etj.

Ndër të tjera, objekt i kësaj platforme ishte përfshirja në shtetin grek të një pjese të tokave shqiptare, e thënë më saktë edhe krahinat e Korçës dhe Gjirokastrës (mundësisht edhe më shumë), që Fuqitë e Mëdha Europiane i njohën si pjesë të shtetit shqiptar pasi i dhuruan Greqisë rajonet më jugore shqiptare në Epir, si Çamërinë dhe krahina të tjera, si Janinën e Kosturin. Për arritjen e këtij synimi u krijua, u përdor dhe vazhdon të përdoret pasaktësisht përfytyrimi i ashtëquajtur "Vorio Epir". Kjo ka qenë baza e politikës greke gjatë shekujve XIX dhe XX në marrëdhëniet ndërkombëtare. Fatkeqësisht, ajo edhe sot duket se mbizotëron drejtimin e politikës greke ndaj Shqipërisë, pavarësisht se me çfar velloje dhe etiketimi përpiqet të mbulohet.

Zef Mazi
Diplomat i vjetër në profesion

ILLYRIA

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 20-2-2005 nė 19:29 Edit Post Reply With Quote
MINORITETI GREK DHE CAMERIA SHQIPTARE

Nga Hyqmet ZANE

Prej më shumë se 60 vjetësh një çështje e hapur ka qëndruar në dyert e kataklizmosë, nëse do të pohohej e drejta e çamëve të dëbuar me zjarr e me hekur nga trojet e tyre autoktone shekullore nga hordhitë e bandave të andartëve greke.Veçanërisht ky pohim u bë i vështirë vit pas asaj vizite të 13 janarit të vitit 1991 me rastin e vizitës së kryeministrit grek Micotaqis. Titullarët e shtetit dhe të qeverive që kanë kaluar në këto 14 vjet tranzicion për demokraci, por veçanërisht edhe diplomacia shqiptare është mbështjellë me një vello heshtjeje, mospërmendjeje, shmangjeje dhe mbylljeje goje para titullarëve dhe qeveritarëve grekë që kanë ardhur ose kanë pritur homologët e tyre në Greqi. Vetiu lind pyetja përse ka ndodhur një fakt i tillë ? Ka qenë porosi e kujt ? Grekët kanë urdhëruar apo vetë ne i kemi çensuruar vetes të drejtat për kërkesat legjitime të çështjeve kombëtare ? A ka patur protokoll diplomatik e qeveritar në këto takime bilaterale apo multilaterale ? Po Akademi Shqiptare që flet, shkruan dhe argumenton në mënyrë shkencore realitetet e kombit të saj, a ka ? Pyesim edhe nëse ka Komitet të Helsinkit Shqiptar që të mbrojë të drejtat njerëzore sipas Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut ?
***
Në një anë tjetër kemi një propogadë të shfrenuar të minoritetit grek, me një mbështetje nga shteti dhe qeveria greke, por edhe me një mbrojtje të admirueshme nga qeveria shqiptare dhe institucione të tjera të diplomacisë. Në këto kushte duhet pyetur nëse ne jemi të varur nga Greqia në veprimet tona për trajtimin e çështjeve mbarëkombëtare apo jo ? Para disa ditësh Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu bëri një vizitë në Elbasan dhe, ndër të tjera dekoroi me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” Nuri Emin Zane nga Filati i Çamërisë me motivacionin “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe respekti të përhershëm për kontributin e dhënë në luftë kundër pushtuesve nazifashsitë, në Krahinën e Çamërisë, dhe për rezistencën e vuajtjet, si i internuar në kampin e përqënrimit të Dakaos”, që mban datën 08.02.2005, me Nr. Dekreti 4478”. Nuk ka më bukur. Atëherë a do t’i takonte familjes Zane, por edhe të tjerave, si ajo e Osman Zenel Taka nga Filati, e Hajri Hasan Fetahu nga Grikohori, Ramazan Jemin Goro nga Shqefari, që të kenë eskluzivisht të drejtën për të vizituar qytetin e tyre, për të të fituar të drejtat e mohuara për 60 vjet vjet me një motivim primitiv grek se “kanë qenë bashkëpunëtorë me nazifashizmin”, por edhe për të jetuar në tokën e të parëve të tyre duke qenë se gjithçka e kanë legjitime ? Kush duhet të japë përgjigje për këto pyetje ? Shteti, Akademia, Ministria e Jashtme, Ambasada Greke a ndonjë tjetër apo përsëri do të ketë heshtje?
Kurse nga ana e tyre ata që njihen si minoriteti grek në Shqipëri si trashëgimtarë të ardhacakëve në pronat e bejlerëve të Gjirokastrës, duket se janë të privilegjuarit jo më vetëm të Elladhës, por edhe të Qeverisë Shqiptare me mbështetjen e disa ministrave minoritarë. Minoritarët, duke mos e lënë vetën vetëm në dorë të tyre, me të vërtetë janë me fat se edhe kryegreku Gejxh është bërë protektori i tyre shpirtëror, edhe Komiteti i Helsinkit Shqiptar kërkon të drejtat e grekëve të Shqipërisë, kurse të drejtat e shqiptarëve të Greqisë i ka lënë për t’i trajtuar Helsinki i Finlandës (!?). Edhe PBDNJ flet e lodhet si parti shqiptare për të drejtat e grekëve të aprovuar kjo edhe nga Ministria e Drejtësisë. Edhe Janullatosi, kreypeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk ka reshtur së psalluri për të drejtat e mëkatarëve të shqiptarëve në shtetin e tij, duke përdorur gjuhën e Zotit për të besuar gjithnjë Kalin e Trojës në tentativat e tij për helenizim, kurse nuk i ndihet zëri, për t’u lutur një herë për të drejtat e vërteta të shqiptarëve këndej dhe andej kufirit me Greqinë. Dhe të gjitha këto bëhen me një diplomaci të thekur, por jo të tipit të diplomacisë shqiptare që për kombin e saj vetëm pret urdhërat e kushedi se kujt, kur nuk flet për drejtësi si ajo e banorëve të Çamërisë. A mund të quhet diplomaci shqiptare kjo ? A është në fund të fundit diplomaci kjo si e jona, kur edhe fjalimet në takimet dypalëshe Shqipëri-Greqi, duket se kanë një retushim të spikatur, kur bëhet fjalë për të kërkuar trajtimin e çështjeve të tilla si ajo e popullatës çame që duan lëvizjen e lirë qoftë edhe për të vizituar vendin e tyre të lindjes e të trashëgimisë stërgjyshore. Bile në kofidencë titullarë të qeverisë greke, sapo takohen me titullarë të qeverisë shqiptare, kërkojnë të njihen me axhendën e problemeve që do të shtrohen dhe, kur vjen punë për të drejtat e çamëve, fjalët e grekëve janë të prera “nëse shtrohet problemi çam, marrëdhëniet tona hidhen në erë”. Dhe nxënësit e bindur rrinë urtë, nuk flasin, bile edhe kur grekët akuzojnë, mashtrojnë, shantazhojnë dhe kërkojnë pronat e tyre në tokën shqiptare, siç bëri Stefanopullos dhe askush nuk i tha një fjalë, veç Presidentit Moisiu që ia tha troç se “çështja çame kërkon një trajtim real në kuadrin e Europës së Bashkuar për respektimin e të drejtave të tyre”.
***
Për të gjitha këto ku është diplomacia, si funksionon ajo, kush është tutori i heshtjes së saj dhe ku gatuhet kjo lloj diplomacie që gjithçka mund të jetë, por shqiptare s’mund ta quash, kur nuk flet dhe nuk mbron hapur shtetasit e vet. Ky tregues bëhet i vërtetë, mjaft të themi se lëvizja e lirë e shqiptarëve për në Greqi, por veçanërisht e popullatës së Çamërisë që ndodhet në Shqipëri, është një nga realitetet e mohimit absolut, për të cilat hesht diplomacia me emrin shqiptare.

SOT

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 28-2-2005 nė 22:34 Edit Post Reply With Quote
Zbulimi grek, njė komitet “vorio-epirot” nė Buenos-Aires kundra shqiptarėve

Nga z.BEQIR META

26 Shkurt Pse agjentura greke ndiqte këmba-këmbës komunitetet shqiptare, të shpërndarë në disa vende të botës? Si arriti të depërtojë zbulimi grek deri në Argjentinë dhe Arabinë e Bashkuar ?

Pse politika greke e ngriti çështjen e minoritetit grek në Shqipëri deri në Amerikë? Cili ishte reagimi shqiptar ?

“Marrëdhëniet shqiptaro-greke gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, përbëjnë një ndër problemet e rëndësishme të historiografisë sonë, ende të pastudiuara. Pikërisht, kjo ka qenë arsyeja kryesore që më ka nxitur për t’i hyrë studimit të tyre, me shpresën se ky kontribut mund t’i shërbente inteligjencës, studentëve dhe lexuesit të gjerë shqiptar”, tregon historiani Beqir Meta, në librin e tij. Botimi “Shqipëria dhe Greqia” (1949-1990), që i paraqitet lexuesit, është rezultat i punës kërkimore të Metës në bibliotekat e Shqipërisë, Greqisë, SHBA, Britanisë së Madhe, Turqisë e Bullgarisë dhe në arkivat shqiptare, amerikane e britanike. Ai është vazhdim i studimit të mëparshëm me titull: “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”, botuar në vitin 2002. Në qendër të këtij botimi është situata e krijuar midis Greqisë e Shqipërisë, gjatë periudhës më të gjatë të Luftës së Ftohtë, tendencat e zhvillimit të saj, përpjekjet, vështirësitë, dështimet dhe progresi që u bë për normalizimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Janë pasqyruar faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikuan në këtë proces si dhe rezultatet historike të tij.

Ballafaqimi midis shqiptarëve dhe grekëve u zhvillua edhe në koloni të tjera të diasporës shqiptare, të cilat, ndonëse nuk e kishin peshën e kolonive të Amerikës dhe të Turqisë, nuk u neglizhuan nga zbulimi dhe nga politika greke. Konkluzioni i MPJ ishte se, ndryshe nga Jugosllavia, e cila nuk kishte patur sukses në politikën ndaj emigracionit shqiptar, Greqia “kishte arritur rezultate të gjera” në emigracion, që e kishte origjinën nga minoriteti grek i Shqipërisë dhe në një pjesë të emigracionit ortodoks shqiptar në disa vende të rëndësishme si SHBA, Argjentinë, Republika Arabe e Bashkuar dhe Australi. Në mesin e viteve ‘60, elemetët grekofonë po penetronin në kryesinë e shoqatës patriotike “Skënderbeu” në Argjentinë dhe ajo po rrezikohej të binte në duart e tyre. Zbulimi grek arriti të krijojë një komitet “vorio-epirot” në Buenos-Aires, i cili kishte dy degë dhe rreth 80 aktivistë kryesorë. Kryetari i tij ishte Thanas Bello. Komiteti “vorio-epirot” i Argjentinës i mbante lidhjet me përfaqësinë greke në këtë vend. E rrezikuar ishte edhe kolonia shqiptare e Republikës Arabe të Bashkuar, në të cilën po penetronte agjentura greke. Ajo kishte arritur të krijonte brenda kësaj kolonie shqiptare një organizatë “vorio-epirote”, një shkollë, kisha dhe klube. Aktivitetin e zbulimit grek në këtë vend e drejtonte Kristo Stavro dhe zbuluesi grek, Karvunis. Grekët u përpoqën të merrnin në dorë edhe drejtimin e bashkësisë shqiptare në Aleksandri, por nuk patën sukses. Megjithëkëtë, ata i vazhduan përpjekjet për dobësimin e saj. Në këtë koloni rezistenca e elementëve shqiptarë ishte e dobët.

Influenca e organizatave “vorio-epirote” në koloninë shqiptare të Australisë, kishte filluar që gjatë Luftës së II Botërore. Ajo ishte zgjeruar më tej pas luftës prej elementëve grekë dhe prej disa ortodoksëve grekofonë gjirokastritë e korçarë, të drejtuar nga këshilli grek në Australi. Këtu Komiteti Pangrek, i krijuar para luftës nga grekët, arriti të krijojë pas luftës në gjirin e vet një përfaqësi të veçantë të “vorioepirotëve” me qendër në Melburn dhe disa nënkomitete të vogla, të cilat kishin dhe shtypin e tyre. Grekët u përpoqën vazhdimisht të fusnin grindje midis kolonisë shqiptare në Australi, për të pëçarë myslimanët dhe ortodoksët. Aktiviteti i organizatës “vorio-epirote” kishte qenë më intensiv në vitet 1945-1946, kur bëheshin përgatitje për Konferencën e Paqes. Në vitet 1957-1958 zbulimi grek e ndau përfaqësinë “vorio-epirote” nga Komiteti Pangrek dhe krijoi një komitet “vorio-epirot” më vete, me qendër në Perth, i cili mbante emrin Vasil Shahini. Kjo shoqëri ishte vazhdimisht në konflikt me shoqëritë shqiptare në këtë vend.

Në vitet '80, paralel me thellimin e krizës së regjimit komunist në Shqipëri, u rigjallërua dhe u intensifikua veprimtaria antishqiptare e emigracionit grek në Amerikë. Në vitin 1983, diaspora greke dhe disa minoritarë grekë të arratisur nga Shqipëria organizuan një seancë dëgjimore në Nënkomisionin e të Drejtave të Njeriut të Kongresit Amerikan. Dy dëshmitë më abuzive, që u dhanë në këtë seancë ishin deklaratat se, në Shqipëri kishte 400.000 grekë ortodoksë dhe se, minoriteti grek ishte një objekt special i persekutimit nga qeveria shqiptare. Kjo fushatë pati ndikim të drejtpërdrejtë edhe në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA mbi të drejtat e njeriut për vitin 1983.

Por, edhe kjo fushatë e re greke, nuk kaloi pa u kundërshtuar nga emigracioni shqiptar në Amerikë. Shumë individë dhe grupe protestuan te Sekretari i Shtetit, George Shultz dhe në zyrat e agjencitë shtetërore në Uashington. Midis tyre ishin Qendra Shqiptare Katolike e Informacionit dhe personalitetet e shquara të diasporës shqiptare në Amerikë, prof.Sami Repishti dhe prof.Nikolla Pano. Në një letër dërguar Shultzit, Qendra Katolike theksonte: “Të dhënat e Departamentit të Shtetit janë të pavërteta dhe numri i minoritetit grek në Shqipëri, sipas burimeve të vlefshme dhe studimeve shkencore, qysh nga viti 1913, nuk kishte qenë asnjëherë më tepër se 35.000-45.000 vetë. Inkonsekuenca e raportit, lidhur me minoritetin grek në Shqipëri, është shumë shqetësuese. Ne na duket se autorët e raportit nuk kanë qenë shumë të shqetësuar për vërtetësinë, por janë mashtruar dhe manipuluar nga lobi i fuqishëm grek në SHBA”. Qendra Katolike Shqiptare i kërkonte Departamentit të Shtetit rishikimin tërësor të Seksionit mbi Shqipërinë të raportit të tij dhe të merrte masat e duhura për të ndrequr këtë dizinformim. Ndërsa prof.Sami Repishti shkruante se, dokumenti i kishte politizuar çështjet e të drejtave të njeriut në Shqipëri, duke u futur në një rrugë të gabuar, e cila në kushtet e Ballkanit ka potencialin që të shpërthejë shpejt në violencë, për arsye të dyshimeve dhe antagonizmave të vjetra shekullore. Ai paralajmëronte gjithashtu, se dokumenti do të kishte efekt negativ në marrëdhëniet greko-shqiptare, pasi ai do të nxiste në Greqi pasionet e grupeve nacionaliste dhe të krahut të djathtë, të cilët pretendojnë se Shqipëria e Jugut i përket Greqisë. Analiza dhe vërejtjet e Repishtit, dukej se ishin objektive. Më 15 shkurt 1984, vetëm një muaj pas seancës dëgjimore në Kongresin Amerikan, gazeta “The Neë--- York Times” botonte një raport nga Athina, i cili fliste për rigjallërimin e aktivitetit të grupit më agresiv antishqiptar në Greqi, i njohur si Komiteti për Çlirimin e “Vorio-Epirit”. Repishti nuk mohonte të drejtën e grekëve për të kërkuar standarde më të larta për minoritetin grek në Shqipëri. Por ajo që ai kritikoi ishte praktika greke për të veçuar minoritetin grek në fushatën e saj të kritikave kundër dhunimit të të drejtave njerëzore në Shqipëri.

Diaspora shqiptare kundërshtonte edhe konkluzionin se minoriteti grek ishte më i shtypur dhe më i diskriminuar se sa pjesa tjetër e popullsisë shqiptare. Shoqëritë dhe personalitetet shqiptare të diasporës vinin në dukje me realizëm dhe me objektivitet përparimin e minoritetit grek në fushën arsimore, pjesëmarrjen e gjerë të tij në të gjitha nivelet e drejtimit të shtetit dhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore në Shqipëri. Ndërsa akuzën greke, lidhur me zhvendosjen e minoritetit grekofon nga krahinat e tij, Repishti e cilësonte si një veprim, i cili bëhej vetëm nga njerëz, që nuk i njohin përpjekjet e qeverisë shqiptare për modernizimin e Shqipërisë. Lëvizjet nga Jugu në Veri e anasjelltas dhe nga fshati në qytet dhe anasjelltas, ai i vlerësonte si pjesë të një transformimi të rëndësishëm të rezervave të punës në procesin e industrializimit të vendit. Shqiptarët e Amerikës, në këtë rast, bënin dhe diferencën midis politikës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë ndaj minoriteteve, duke vënë në dukje se, në 300 fshatrat e banuara nga shqiptarët në Greqi, nuk kishte asnjë shkollë të vetme, asnjë libër shkollor dhe asnjë mësues shqiptar. Ndërsa gjendja e minoritetit grek në Shqipëri ishte krejt e kundërt. S.Repishti e cilësonte Federatën Panepirote të Amerikës si një organizatë irridentiste.

Një deklaratë të gjatë dhe të rëndësishme bëri edhe prof.Nikolla Pano. Ai kritikoi procedurën e seancës dëgjimore dhe theksoi se ajo duhej të kishte dëgjuar të gjitha palët e interesuara për çështjen. Pano vinte në dukje se, qëllimi kryesor i fushatës së re greke ishte që të ringjallte çështje të vdekura si ajo e “Epirit të Veriut”, të jepte informacion të gabuar mbi madhësinë e minoritetit grek në Shqipëri dhe, ndoshta, të krijonte acarime në marrëdhëniet greko-shqiptare. Gjithashtu, ai parashtroi supozimin për lidhjen e këtij veprimi me çështjen e Kosovës. Ai shkruante se, ata, që ngritën tani çështjen e trajtimit të minoritetit grek nga regjimi shqiptar, mund të kenë synuar të diskreditojnë pozitën e qeverisë shqiptare dhe të organizatave shqiptare në Evropë e në SHBA, lidhur me gjendjen e shqiptarëve të Kosovës.

Metropol

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 22-3-2005 nė 01:54 Edit Post Reply With Quote
Greqia nuk u shet bileta shqiptareve

Federata Greke e Futbollit (EPO) ka vendosur t'i shese per tifozet e saj, biletat e percaktuara si te pales shqiptare. Adresa zyrtare e EPO-s (epo.gr) shkruante se "meqe Shqiperia nuk beri proceduren e duhur per te marre biletat per ndeshjen e eliminatoreve te Boterorit 2006, mes Greqise e Shqiperise, 1.500 bileta do i shiten sportdashesve greke, duke nisur qe nga e merkura (neser), ora 10.00". EPO sakteson se "numri i biletave qe do te shiten, i korrespondon shifer 5% (te shumes te pergjithshme, qe i kishte kerkuar pala shqiptare)". Kjo shifer, pra 5% eshte rezultat i marreveshjes mes dy paleve qe diten qe u hodh shorti i Boterorit 2006. Edhe nje here, EPO rikujton se cdo bleres grek ka te drejte te marre deri ne 2 bileta, madje edhe keto me pasaporte, ashtu sic u shiten biletat e percaktuara qe me pare per tifozet greke. Gjithashtu, federata greke shkruan se biletat duhen shitur perfundimisht 14 dite para zhvillimit te ndeshjes.

Greqia pretendoi nje borxh te vjeter prej 7.000 eurosh (apo 31.000 eurosh, sic u tha me pas), nga Federata Shqiptare e Futbollit, per moskthim te pretenduar te 500 biletave nga pala shqiptare, per ndeshjen e zhvilluar ne Krete, mes dy kombetareve. FSHF kerkoi dokumente qe te vertetonin borxhin, por pala greke deklaroi se ajo nuk ka asnje dokument qe te vertetoje se borxhi eshte paguar.

Sekretari i Pergjithshem i FSHF-se, Arben Bici, ne nje deklarim te djeshmin per gazetaret ka thene se "Federata jone ka derguar nje proteste ne FIFA per veprimin e pales greke". Bici ka hedhur poshte pretendimin e EPO-s se "Shqiperia nuk ka proceduar", por u shpreh: "Ne i kemi bere kerkese me shkrim pales greke per 5 perqind te biletave, qe me 22 shkurt". Persa i perket borxhit, Bici tha: "Ne nuk kemi asnje dokument qe te tregoje mospagimin e borxhit, por as edhe per pagimin e tij".

Greqia po pergatitet per ndeshjen e radhes ne eliminatoret e Boterorit 2006, Grupi 2, ndaj Gjeorgjise dhe trajneri Otto Rehhagel ka lajmeruar se neser do jape nje konference shtypi, ne mjediset e EPO-s, ne ora 14.00. Duke folur per kete takim, trajneri i Danimarkes, Olsen, ne nje interviste per median greke, u shpreh se "ndonese gjeorgjanet kane mentalitet po aq te forte sa ekipet e tjera te grupit, nese Greqia luan seriozisht dhe pa nenvleftesim, ajo do te fitoje".


KORRIERI

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 24-3-2005 nė 02:27 Edit Post Reply With Quote
TE BEHESH GREK ME ZOR

E para ne radhe eshte Turqia (me 26 mars), megjithate, epiqendra per Kombetaren e Brigelit eshte shnderruar Greqia (me 30 mars). Aty, ku me shume se sa nje ndeshje futbolli, duket se do te zhvillohet akti i panumert i " luftes se pashpallur" midis ilireve dhe heleneve. Federata greke e Futbollit, perfundimisht, nuk ka ndermend te pajise me bileta tifozet shqiptare, per ndeshjen, qe do te luhet ne Pire me 30 mars. As ata, qe nga mbare bota do te merrnin rrugen drejt Greqise. As ata, qe jetojne prej vitesh ne token helene e qe nuk mund te quhen me emigrante shqiptare, megjithese nuk e mohojne kombesine e tyre, edhe pse plot veshtiresi ne nje vend, ku urrejtja kundrejt shqiptareve ka qene gjithmone e nxehte. Kushti eshte ky: po u paraqite me pasaporte shqiptare, nuk ke te drejten e biletes! E ka sqaruar teksualisht zedhenesi i Federates helene, direkt nga kryeqyti grek: tifozet shqiptare duhet te pajisen me bilete vetem nga Federata shqiptare dhe kjo praktike, sipas tij, ndiqet ne te gjitha ndeshjet nderkombetare te ekipit grek. Por, ja qe nga ana tjeter, ato nuk i kane leshuar te pakten asnje cope leter FSHF-se. Justifikimet per kete kane qene aq te shumta, sa qe te ben te bindesh se nuk ekziston nje e vertete. E tere kjo nuk mund te shpjegohet ndryshe - sic ka deklaruar edhe presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armando Duka - vetem me objektivin e grekeve per te mos patur tifoze shqiptare ne shkallet e stadiumit te Pireut. Fare natyrshem, atyre qe nuk e njohin urrejtjen dhe cmiren e grekeve kundrejt shqiptareve, mund t'u duket e cuditshme, qe kampionet e Europes dritherohen, kur perballen me Shqiperine e vogel. Pertej faktit se i druhen incidenteve, qe mund te ndodhin midis tifozerive (dicka, qe mund te shmanget, nese do te ekzistoje vullneti i mire, gje per te cilen, fatkeqesisht, greket nuk jane shquar ndonjehere), duket hapur qe ata na e kane friken ne shqiptareve, jo vetem ne katerkendorin e blerte, por edhe me gjere. Frikesohen per faktin qe stadiumi rrezikon te mbushet me shqiptare, me shume se sa me greke. Frikeosohen, se "Karaiskaqis" mund te shnderrohet ne nje "Qemal Stafe" te dyte per kampionet e Europes, qe e kane provuar disa here dobesimin, qe te jep nje tifozeri e zjarrte si ajo kuqezi.

Dhe keshtu bejne c'te jete e mundshme, per t'i mohuarte drejten e tyre legjitime fansave shqiptare nga e tere bota, qe jane bere gati per te mesymur Greqine, ashtu sic bene me Shqiperine ne mbremjen e 4 shtatorit. Ne menyre krejt sportive. Ndryshe nga greket, te cilet e kthyen gjithcka ne nje larje hesapesh per humbjen, duke i marre jeten nje tifozi, Gramoz Palushi, i cili, ashtu si shume te tjere kishte drejten te gezonte ne Grei, se paku per ate nate. Ashtu sic bashke me greket, gezuan edhe shume emigrante shqiptare, kur skuadra e Rehagelit u shpall kampione e Europe. Pa harruar edhe rastin e fresket jo sportiv, kur nje grek mori tjeter jete shqiptari, vetem se po festonte ditelindjen me kenge te vendit te tij. Mjafton kaq per te dale ne perfundimin se kush jane greket. Krahasuar me ta, ne jemi ku e ku me lart. Edhe mund t'i urrejme ata - nje nga te paktat raste, kur ndodh dicka e tille midis fqinjeve -, megjithate, nuk arrijme deri ne degjenerimin e nje vrasjeje. Ndersa, greket, jane aq te pashpirt, sa qe e bejne kete. Aq te pashpirt, sa po kurdisin gjithcka, per te mos pare kembe shqiptari ne mbremjen e 30 marsit. Megjithate, shqiptaret nuk mund te qendrojne duarkryq, perballe mohimit te se drejtes per te mbeshtetur Kombetaren, ate me te cilen krenohet kudo. E, sidomos, kur behet fjale per ta bere kete, ne token greke. Prandaj, do te gjejne nje menyre per te qene te pranishem ne Pire, edhe nese Federata helene e Futbollit do te vazhdoje me rezistencen e saj, per te mos leshuar bileta. Fundja, duke "u shnderruar" edhe ne grek - nuk mbetet gje tjeter, vecse te fallsifikohen pasaportat -, pasi aq dinakeri ( por jo aq sa vete greket) e kemi. Kete sakrifice, shume shqiptare do ta benin, ne emer te ngjyrave kuqezi.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 30-3-2005 nė 19:59 Edit Post Reply With Quote
PLAKU GODO RINOHET NDERSA NANO PLAKET PER GREQINE

“Brigel, merr valixhet dhe eja në Tiranë!”

Deklarata: Qeveria shqiptare të heqë dorë nga qëndrimi prej shërbëtori ndaj qeverisë greke


“Brigel, bëji valixhet gati dhe kthehu menjëherë në Tiranë!” Ishte kjo thirrja e bërë dje nga plaku i urtë i republikanëve, Sabri Godo, në adresë të ekipit tonë kombëtar të futbollit menjëherë pas incidentit të ndodhur në stadiumin e Athinës gjatë takimit të Shpresave. Sipas Godos, nuk ka nevojë të presim se çfarë do të ndodhë sot, sepse mjafton incidenti i djeshëm që ekipi ynë kombëtar të refuzojë për të zhvilluar ndeshjen e futbollit në stadiumin e Pireut. Nga ana tjetër, Sabri Godo tërhoqi vëmendjen e qeverisë shqiptare për të mbajtur një qëndrim burrëror në raport me marrëdhëniet e partneritetit dypalësh. “Qeveria shqiptare mban shpesh një qëndrim prej shërbëtori duke qëndruar e heshtur ndaj incidenteve të tilla, ndërkohë që qarqe të caktuara greke fitojnë terren, duke menduar se kanë dorë të lirë për të bërë ç’të duan kundër shqiptarëve”, vuri në dukje Godo. Përveç të tjerave, plaku i republikanëve tha se populli grek nuk ka urrejtje ndaj shqiptarëve, por ka qarqe të caktuara që vijnë nga e kaluara e historisë për të dëmtuar imazhin e marrëdhënieve tona. Dhe në këtë rast qeveria greke, sipas Godos, duket se nuk po i bën dot zap si duhet qarqet antishqiptare.

Incidenti në Athinë është veprim i orientuar politik apo një shfaqje spontane?
Para së gjithash, dua të them se unë nuk mendoj që populli grek të ketë urrejtje të tillë ndaj shqiptarëve saqë të arrijë deri në incidente kaq të pafalshme. Sipas mendimit tim, në Greqi ka qarqe të caktuara antishqiptare dhe ekstremiste, si në jetën politike dhe shoqërore, që vijnë nga e kaluara e historisë dhe që krijojnë incidente të tilla të rënda. Siç duket, qeveria greke nuk i ka bërë zap siç duhet dhe ata vazhdojnë të veprojnë negativisht, duke prodhuar incidente.
Çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare përballë këtyre incidenteve të përsëritura?
Qeveria shqiptare mban vazhdimisht një qëndrim prej shërbëtori ndaj grekëve, duke u përpjekur t’i kalojë në heshtje paasojat e këtyre incidenteve. Kështu që në Greqi ka njerëz që e kuptojnë se kanë dorë të lirë dhe fitojnë terren për të vepruar më keq. Prandaj them se qeveria shqiptare në çdo rast duhet të veprojë brenda normave ndërkombëtare duke mbajtur qëndrimet e duhura. Sot unë dëgjova ministrin tonë të Ekonomisë që foli në Janinë, ku ndër të tjera tha se Greqia është partnerja jonë kryesore në ekonomi. Ky është një servilizëm i dukshëm sepse dihet mirë që partneri jonë kryesor në ekonomi është Italia. Dhe nga këto lloj qëndrimesh qëndrimesh burojnë edhe pasoja të tjera.
Sipas jush a mund të ndodhte në stadiumin shqiptar që të grisej flamuri grek?
Jo. As që bëhet fjalë që këtu të shfaqen ekstremizma të tilla si në Athinë.
A ka rrezik që këto incidente të përsëriten edhe në ndeshjen e sotme dhe nëse përsëriten, ç’duhet të bëjmë?
Unë them se do të mjaftonte edhe vetëm kjo që ndodhi sot, që ekipi ynë kombëtar të marrë valixhet e të kthehet në Tiranë. Brigeli që sot, menjëherë pas ndeshjes së ekipeve Shpresa duhet të deklaronte refuzimin e tij për të luajtur ndeshjen e radhës në stadiumin e Pireut. Ky do të ishte një mësim i mirë edhe për qarqet e veçanta ekstremiste, por edhe për qeverinë greke, në mënyrë që herë tjetër të merren masat e duhura dhe të mos përsëriten shfaqje të tilla të pahijshme në stadiumet e futbollit. Aty çdo ndeshje duhet të kthehet në një festë popullore dhe jo në shkak për incidente. Unë them që ekipi të vijë menjëherë në Tiranë.
Por kjo mund të na kushtonte që ta humbnim ndeshjen me aforfe…
Nuk ka rëndësi rezultati i ndeshjes pas këtyre ngjarjeve të pahijshme antishqiptare që po ndodhin në Greqi.


BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 10-4-2005 nė 19:17 Edit Post Reply With Quote
Provincialėt

Në vitet e Gjermanisë hitleriane, kur supremacia e racës ariane duhej të vihej në dukje kudo, u morën masa që me hir apo pa hir, me të drejtën e Zotit apo me hilen e Njeriut, medaljet dhe vendet e para në Lojërat Olimpike të radhës, që mbaheshin në Gjermani, t’i fitonin arianët. Madje, thuhet ndër libra se edhe filmin e bukur për këto Lojëra e realizoi regjisorja e famshme e regjimit nazist, znj. Leni Rifenshtajl, pasi arriti të kërcënojë regjisorët e tjerë të tërhiqeshin nga xhirimet, sidomos të pjesëve më interesante të këtyre Lojërave. E megjithatë, gjithçka bëhej duke përdorur hile të vockla të kamufluara fisnikërisht. Sepse arian apo jo, populli gjerman ka vërtetuar aftësi të mëdha në fushën sportive, me sportistët e vet, të pavjedhur diku tjetër... .
“Fitorja e vjedhur”! Vetëm kështu mund t’i emërtojmë fitoret e grekëve në ndeshjet me kombëtaren dhe shpresat e Shqipërisë një javë më parë në Athinë. U kuptua qysh para ndeshjeve se grekët duhej “të fitonin” domosdoshmërisht. Dhe i morën të gjitha masat për këtë “fitore”. Si fillim më 4 shtator 2004 tifozë, policë e mjekë grekë kishin vrarë e plagosur tifozë shqiptarë rrugëve të Greqisë, pse guxuam të fitonim. Më pas vijuan me fyerje të futbollistëve shqiptarë që luajnë në kampionatin grek të futbollit, pse guxuan që t’i dhuronin fitoren Shqipërisë. Tani së fundi nuk shitën bileta për tifozët shqiptarë që kërkonin të ndiqnin ndeshjen në stadium. Dhe që të bënin dallimin, i shitën biletat e sportit si të ishin letra me vlerë, vetëm pasi blerësi tregonte pasaportën. “Ndalohet hyrja e shqiptarëve në stadium” ishte morali i këtij veprimi, si dikur çifutët. Për të vijuar me histerinë e grisjes së flamurit, pasi fishkëllimin e himnit shqiptar e kanë bërë prej vitesh, qysh në Kretë apo qysh më 1984, siç e përmendi komentatori sportiv në “TV Klan”. Dhe më tej, rrethuan atë grusht të zvogëluar shqiptarësh të pranishëm në stadium me forca të mëdha policore e ushatarake. Sigurisht që ky rrethim ishte për t’i mbrojtur. Por përse ndodhka që në Greqi, në vendin që pretendohet europian dhe demokratik, të vihen në rrezik 30 apo 50 shqiptarë që po shihnin ndeshjen e futbollit të skuadrës së tyre? Mos vallë tifozët jo shqiptarë në stadium thjesht po zbatonin ligjin e luftës të shtetit të tyre?
Dhe e gjitha kjo për të vjedhur një fitore. Po, ishte një vjedhje e hapur dhe e organizuar në mënyrë provinciale. Sepse si një vend periferik i Europës, grekët nuk mund të bëjnë dot hile fisnike. “Shqiptarë nuk do bëheni kurrë grekë”, buçisnin në kor “tifozët” grekë të pranishëm në stadium. Është mëse e vërtetë! Nuk do të bëhemi kurrë grekë, sepse provincializmin kemi kohë që ia kemi falur fqinjit Jugor, fqinjit më periferik në Europë dhe në Ballkan, aty ku prej shekujsh janë kryqëzuar anijet me prurje aziatike dhe afrikane.

MONITOR

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 18-4-2005 nė 19:18 Edit Post Reply With Quote
RACIZMI GREK QE TASHME ESHTE INSTITUCION

Emigrantit shqiptar i pëlcet stomaku nga rrahja

Pas dhunës u dërgua në spitalin e Selanikut, ku qëndroi dy javë dhe iu bë ndërhyrja kirurgjikale

Dhuna fizike ndaj emigrantëve shqiptarë në tokën greke, sjell në tokën tonë episodin e radhës të keqtrajtimit të tyre. Policia greke ka kthyer në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, emigrantin 30-vjeçar nga Vlora, Çlirim Hallia, ndaj të cilit kishte ushtruar më parë dhunë të ashpër fizike. Burimet e policisë të Kapshticës, konfirmuan se 30-vjeçari Hallia nga fshati Panaja i Vlorës, sapo hyri në ambientet e Policisë Kufitare shqiptare në Kapshticë, bëri denoncimin për keqtrajtimin e bërë prej policëve grekë.
Ikja në Greqi
Dy javë më parë, pas përpjekjeve të gjata e të dështuara për t’u pajisur me një vizë greke, 30-vjeçari nga Panajaja e Vlorës, vendosi të kalojë ilegalisht kufirin shqiptar e atë grek, për të shkuar në një vend pune në tokën fqinje, ku e prisnin bashkëfshatarët, të cilët i kishin premtuar për sigurimin e vendit të punës. Për aventurën e tij, ai ka zgjedhur si vendkalim kufirin në pjesën e Çarçovës në Përmet. Megjithëse ka bërë shumë orë rrugë me këmbë, vlonjati Hallia nuk ka mundur të përfundojë në destinacionin e ëndërruar, sepse është ndalur nga policët grekë, të cilët kanë provuar shqelmat dhe grushtat mbi trupin e tij. Këtu ka nisur dhe kalvari i emigrantit, i cili u nis për të punuar për të sigurar bukën e familjes dhe u kthye i rrahur, në mesditën e djeshme, policia greke bëri deportimin e tij, pas një qëndrimi dyjavor në spital nga gjendja e rënduar shëndetësore shkaktuar nga dhuna.
Dhuna
Sipas rrëfimit, që 30-vjeçari i rrahur ka bërë përpara uniformave të policisë së Devollit, një patrullë e policisë greke e kapi atë në rajonin grek të Kalabakit. I shoqëruar edhe nga disa persona të tjerë, Hallia iu bind urdhërit të policisë greke, duke qëndruar në vend. Por edhe pse nuk kundërshtoi, Hallia tregon se patrulla e policisë e ka goditur barbarisht në pjesë të ndryshme të trupit me shqelma e shkopinj gome, duke e rrëzuar përtokë. Më pas, kanë qenë të njëjtët policisë që e godisnin duke e shkelur fort në bark, derisa ai ra pa ndjenja. Kjo ka qënë e papërballueshme nga emigranti shqiptar, aq sa edhe policët masakrues grekë e kanë “mëshiruar”, duke e nisur për në spitalin e zonës.
Ndërhyrja kirurgjikale
Pas dhunës, policët e kanë marrë zvarrë dhe e kanë dërguar në spitalin rajonal. Prej andej, Hallia, u dërgua në spitalin e Selanikut “Inter Ballkan”, ku edhe iu bë ndërhyrja kirurgjikale për shkak se nga rrahja i kishte plasur stomaku. Megjithëse emigranti në gjendjen që ndodhej nuk e dinte se nga se po operohej. Siç ka deponuar në policinë shqiptare, Hallia nuk di se çfarë ka pësuar e për çfarë është operuar. Pasi ka qëndruar për dy javë në spital, ka shkuar përsëri policia greke për t’a marrë, por tashmë për t’a kthyer në Shqipëri. Hallia bëri denoncimin në policinë e Devollit dhe më pas udhëtoi drejt vendlindjes. Deponimet e 30-vjeçarit iu dërguan Prokurorisë së rrethit të Korçës për hetim të mëtejshëm, ndërsa ditën e hënë do t’i kërkohet takim palës greke për rastin në fjalë.


BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 6-5-2005 nė 03:28 Edit Post Reply With Quote
Nxėnėsit grekė mė shumė nacionalistė

Janë tolerantë me të huajt që jetojnë në Greqi, por në raste të veçanta shfaqin shenja ksenofobie. Këtë tregon një sondazh i kryer me nxënës të shkollave të mesme në Greqi. Sondazhi është kryer nga Universiteti i Maqedonisë Perëndimore me temë: "Racizmi dhe nacionalizmi ndërmjet nxënësve të shkollave greke".
Shumica e të pyeturve, megjithëse pranon që duhet të ketë të huaj në vend, për probleme të caktuara mbajnë qëndrim racist. Por shumica nuk bashkohet me mendimin e përgjithshëm për të qëndruar larg të huajve. Pjesa më e madhe, 74,6%, nuk e quan të drejtë që të mos shoqërohen me të huaj dhe 73,6% nuk janë dakord me mendimin që të mos ketë studentë të huaj në universitetet greke. Ndërsa përsa i përket shoqërisë, 69,9% deklaron se do të mund të kishte një të huaj si shokun e tij më të mirë.

Shoqëri po, martesë jo

Shumica e të pyeturve janë dakord vetëm për shoqëri me të huajt. Ndërsa një martesë e mundshme me të huajt nuk shihet me dashamirësi nga të intervistuarit grekë. Kështu, gjysma e pjesëmarrësve në sondazh, një në katër nxënës, deklarohen të rezervuar në rastin e një martese me një të huaj, ndërsa 23,4% pozicionohet në mënyrë të prerë kundër. Nxënësit janë mjaft tolerantë, kur është fjala për racizëm të dukshëm, por kjo tolerancë sa vjen e ulet, kur u duhet të vendosin pikë, nëse janë dakord ose jo me disa tipe thirrjesh apo deklarata stereotipe që përdoren në opinonin e gjerë kundër të huajve. Kështu, me shprehjen e përgjithshme "të huajt duan t´i bëjnë keq Greqisë", është dakord vetëm 17,2%, ndërkohë që me akuzën tjetër ndaj të huajve "se ata fusin sasitë më të mëdha të drogës në Greqi", është dakord një pjesë më e madhe e të pyeturve, rreth 30,1% e tyre.
Përsa i përket papunësisë në Greqi, shumica e tyre, 48,8%, janë dakord me mendimin e përgjithshëm se "ekzistenca e emigrantëve në Greqi ka ndikuar në shtimin e papunësisë", por nga ana tjetër, gati gjysma e tyre 46,9%, janë dakord që "të huajt të kenë të njëjtat shanse në tregun e punës ashtu si edhe vendësit".

Nacionalizmi në shkollat greke

Shumica e të pyeturve i shohin shumë të rëndësishme simbolet e tyre kombëtare. Shumica nuk mohojnë të huajt dhe "të ndryshimin" që ata përfaqësojnë, por vetëm katër në dhjetë prej të pyeturve nuk janë dakord që "të huajt të mos e ngrenë flamurin grek". Në të njëjtin moment, më shumë se gjysma, rreth 53,6%, mendojnë se "flamuri grek është më i famshmi nga të gjithë flamujt e tjerë". Gjithashtu, 60,3% e të pyeturve besojnë se "nga Greqia e kanë zanafillën të gjitha shkencat". Por nga ana tjetër, kur shumica e të pyeturve shfaqin shenja të theksuara nacionalizmi, një pjesë e tyre i shikojnë gjërat më me gjakftohtësi. Kështu, shtatë në dhjetë të pyetur nuk e shikojnë luftën si zgjidhje në marrëdhëniet greko-turke dhe pesë në dhjetë i shikojnë si pozitive hapat e bëra nga të dy vendet vitet e fundit. Gjithashtu pesë në dhjetë nuk janë të dakord që Ballkani të bëhet federatë shtetesh, duke patur si bazë helenizmin, dhe 20% mendojnë se kryeqyteti i Greqisë duhej të ishte Stambolli.

Rezultati i pyetësorit

· Grekët pranojnë shoqërinë e të huajve dhe integrimin e tyre.
· Nuk pranojnë martesën me të huajt.
· Janë ende të bindur se emigrantët shtojnë papunësinë dhe kriminalitetin.
· Janë të bindur se flamuri grek është më i famshëm se të tjerët.


A. Metaj
Shekulli 04/05/2005

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 8-5-2005 nė 17:31 Edit Post Reply With Quote
Kercenimi: Shqiptarėt tė paguhen pak ose tė ikin nga Greqia

Kryetari i Bashkisë Tirnavu në zonën e Larisës, kërcënon emigrantët shqiptarë, të cilët punojnë si bujq në këtë zonë, se, nëse nuk janë dakord me pagesën e ulët që japin pronarët grekë, rrezikohen të humbin lejet e qëndrimit dhe të punës. Nuk dihet se në çfarë ligji bazohet ky kryetar bashkie, pasi askund nuk shkruhet se, nëse nuk je dakord me ditën e punës, humb lejen e qëndrimit. Një fenomen i tillë nuk është i panjohur për emigrantët shqiptarë në Greqi. Edhe emigrantë të tjerë në sektorë si ai i ndërtimit, janë përballur me moton "ose pagesë e ulët, ose pa punë". Dhe më keqja është se nuk bën dot të kundërtën në një treg pune, i cili nuk të ofron tani asnjë lloj shansi për një punë tjetër.

Kërcënimi

Kryetari i Bashkisë së Tirnavu, z. Nasikas, pas një mbledhjeje të zgjeruar me përfaqësues të ndryshëm të prodhimit dhe shitjes së produkteve bujqësore të zonës, kanë gjetur një metodë interesante për të kërcënuar emigrantët. I gjithë qëllimi është dhënia e një pagese ditore poshtë çdo niveli dhe që s´ka asnjë lidhje me punët e shumta që kryejnë emigrantët shqiptarë. Kështu është vendosur që dita e punës së emigrantëve të jetë 26,64 euro për 8 orë. Kush nuk është dakord, ikën nga Greqia. Ky është vendimi i firmosur nga kryetari i Bashkisë, i cili është bërë publik edhe në shqip. Me pak fjalë, numri një i bashkisë i kishte marrë të gjitha masat deri edhe përkthimin e vendimit në gjuhën shqipe, thua se emigrantët nuk do ta kuptonin atë në greqisht. Dhe kjo pagesë, sipas kreut të bashkisë, është motivuar me shpenizimet e shumta që kanë pronarët grekë të plantacioneve dhe se pronarët grekë nuk mund t´u përgjigjen tani e tutje pretendimeve të emigrantëve, pretendime të cilat, sipas tij, kalojnë çdo mundësi për t´u përballuar.
Pagesa e emigrantëve, të cilët punojnë në bujqësi është një problem i cili përsëritet çdo vit në zonat bujqësore greke, sapo fillon sezoni i verës. Por ky është rasti i parë që emigrantët kërcënohen në mënyrë kaq të hapur dhe kaq zyrtare.

Pagesa normale e një emigranti që punon në bujqësi, varon nga 30-35 euro për tetë orë. Kjo shumë konsiderohet e lartë për pronarët grekë. Por askush prej tyre nuk llogarit se këta emigrantë punojnë të pasiguruar. Kështu, përfaqësuesi i shtetit dhe kreu i bashkisë, në vend që të ndërhyjë për ta zgjidhur këtë çështje në favor të emigrantëve, shkon dhe i vë ata përpara presionit: ose pagesë e ulët, ose ikni.

Reagimi

Në krah të emigrantëve shqiptarë ka dalë Qendra Punëtore në Larisa (EKL), e cila menjëherë në një deklaratë të sajën thekson se "me një veprim të tillë kryetari i Bashkisë bën terror të pastër, kur kërcënon emigrantët të ulin ditën e tyre të punës. Ai arrin deri aty sa të përcaktojë ditën e punës poshtë niveli zyrtar që është 25 euro. Duam t´i kujtojmë z. kryetar, se dita e punës së një punëtori të pakualifikuar është vërtetë 25,50 euro në ditë, por ai duhet të punojë vetëm pesë ditë në javë. Dhe këtu nuk përmendim dhurata dhe siguracionin. Të gjithë punëdhënësit janë të detyruar që të sigurojnë punëtorët e tyre, qofshin këta edhe sezonalë në OGA, në bazë të ligjit, që të marrin pension". Më tej, në deklaratë thuhet se "dëshirojmë të dënojmë veprimet e kryetarit të bashkisë dhe përfaqësuesve të tjerë të qeverisë. Dhe të vërtetojmë edhe njëherë se nuk do të lejojmë ksenofobinë, urrejtjen, racizmin dhe ndarjen emigrant- punëdhënës".

Partia qeverisëse greke, më ksenofobja në Evropë

Partia Demokracia e Re hyn në grupin e partive më ksenofobe të Evropës përsa i përket qëndrimit ndaj emigrantëve. Këtë tregon një sondazh i kryer nga Parlamenti Evropian për periudhën 2000-2003, me deputetët dhe partitë anëtare të këtij Parlamenti. Sipas sondazhit, deputetët evropianë të Demokracisë së Re u renditën ndër vendet e fundit të klasifikimt të përgjithshëm të të gjitha partive, në vend të 114-të nga 122, që është numri i partive përbërëse të Parlamentit Evropian. Pavarësisht nga kjo, Greqia zuri vendin e tretë, (pas Suedisë dhe Danimarkës) nisur kjo nga qëndrimi pozitiv që mbajtën deputetët e partive të tjera. Qëndrim antiemigrant mbajtën edhe deputetët e vendeve si Irlandia, Gjermania, Anglia dhe Austria. Për sa u përket partive të tjera greke, PASOK-u u rendit në vend të 35-të me 77 pikë. Të habit fakti se, megjithë këtë "dashuri" të PASOK-ut për emigrantët, për vite me radhë këta të fundit nuk mundën të legalizoheshin dhe ligji i hartuar nga kjo parti lë shumë për të dëshiruar. Partia Komuniste Greke (KKE) u rendit në vend të 31-të me 78 pikë dhe Aleanca e së Majtës (Sinaspiozmos) në vend të 8-të me 92 pikë. Gazeta greke "Elefterotipia", shkruan në lidhje me përfundimet e sondazhit se me shtimin e deputetëve të Demokracisë së Re në Parlamentin Evropian dhe futjen në të të partisë LAOS, me Karaxhaferin, pozicioni i Greqisë në katër vitet e ardhshme pritet të jetë më poshtë në tabelën e renditjes. Shembull për këtë, shkruan "Elefterotipia", është edhe projektligji i ri për emigracionin, i cili ende pa kaluar në Parlament, ka shkaktuar një valë reagimesh nga shoqata emigrantësh dhe organizata në mbrojtje të të drejtave të tyre. Altin Metaj

Disa deklarata ektremiste greke

Apostolos Andreulakos, zv.ministër i Brendshëm (maj 1998)
"Qeveria është e detyruar të marrë masa të rrepta për emigrantët. Këto vendime duhet të ngrihen deri në nivelin e ligjeve kushtetuese, sepse emigrantët që jetojnë në Greqi nuk do të mund të përfshihen në shoqërinë greke.
Gjerasimos Jakumatos, zv.ministër i Punësimit dhe Përkrahjes Sociale
Në deklaratën e tij ka thënë shprehimisht se do të përdor armën time për të mbrojtur familjen nga shqiptarët.

Jorgos Salagudhis, zv.ministër i Zhvillimit
Në lidhje me çështjen e Odisea Cenait ka thënë se duhet të ndalohet me ligj mbajtja e flamurit nga të huajt.

Nikitas Kaklamanis, ministër i Shëndetit
Si deputet i Parlamentit Evropian ka hedhur idenë e autonomisë së Vorio- Epirit, si dhe ka bërë deklaratën në fillim grekët, pastaj të mendojmë për punëtorët e huaj.

A. Metaj

SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 13-5-2005 nė 19:30 Edit Post Reply With Quote
HISTERI ANTISHQIPTARE E GAZETAREVE GREKE

SHBA, gazetarët tentojnë legalizimin e "fashizmit" shqiptar në Uashington

Departamenti i Shtetit: Historinë e bëjnë historianët, me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira

Gazetarë grekë në Uashington kanë tentuar, dy ditë më parë, të imponojnë qëndrimin e vendit të tyre, lidhur me pozicionin e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një gazetar nga Athina, i quajtur Lambros, gjatë një konference shtypi të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, jo vetëm ka pyetur, por edhe ka komentuar rreth Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe Ballkan, duke interpretuar me tendencë fragmente të asaj periudhe, që nuk kanë prishur imazhin antifashist të Shqipërisë në atë periudhë. Debati mes gazetarit grek dhe zëdhënësit Casez ka pasur si pikënisje një letër, që shoqëria "Vatra" në SHBA i ka nisur Departamentit të Shtetit të SHBA, lidhur me problemet etnike në Ballkan dhe për problemin shqiptar në rajon, me kontekst zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe pozicionimin e kahershëm të Shqipërisë përkrah Perëndimit edhe në Luftën e Dytë Botërore.

Gjithë qëllimi i gazetarit grek Lambros ishte identifikimi i përcaktimit grek se ccamët e Greqisë ishin koloboracionistë me pushtuesit gjermanë dhe të justifikojë pastrimin etnik të kësaj treve shqiptare përgjatë viteve 1945-1946.

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka vlerësuar në konferencën e fundit të tij se mbi çështjen e qëndrimit të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore duhet ta përcaktojnë vetëm historianët dhe jo emocionet. Në këtë konferencë të dhënë nga Casey, SHBA shprehet se me Shqipërinë ka marrëdhënie mjaft të mira. Një qëndrim i tillë i gazetarëve grekë më ndikim në SHBA vjen në momentin kur mes vendeve të Ballkanit ka nisur një studim për një histori të përbashkët, ku do të eliminohen faktet emocionale dhe që tentojnë të sjellin një urrejtje mes popujve. Profesori i Pedagogjisë së Universitetit të Athinës, Panajoti Ksohelli, është duke përfunduar një projekt mbi studimin e figurës së "tjetrit" në librat shkollorë, që përdoren për mësimin e gjuhës dhe historisë, të detyrueshme në Greqi dhe në katër vende të tjera Shqipëri, Turqi, Bullgari dhe Maqedoni. "Qëllimi kryesor i këtij studimi është gjetja dhe zhdukja e ideve, përshtypjeve armiqësore midis shtetesh, të cilat formohen dhe përcillen nëpërmjet librave shkollorë", shpjegon profesor Ksohelli. Studimi përfshin librat e vendeve të sipërpërmendura në dhjetëvjeçarin e 1980-ës dhe 1990, ndërkohë që ka filluar studimi për vitin 2000.

Më poshtë po japim të plotë debatin mes gazetarit Lambros dhe zëdhënësit Casez, i përkthyer nga redaksia.

Zt. CASEY: Po për Shqipërinë. Presidenti i VATRA-s, një organizatë shqiptare e themeluar nga kryepeshkopi i kishës autoqefale, Fan Noli, që, sipas “Pravda” së 11 nëntorit të 1927 parashikoi fitoren e plotë të Ushtrisë së Kuqe, shkroi dhe publikoi në gazetën e organizatës së tij, Dielli, dy letrat për ambasadorin tuaj në Greqi, Charles Ries, si dhe respektivisht Sekretarit të Shtetit, Condoleezza Rice, në të cilën ai përsëriste pozicionin shqiptar në lidhje me çështje etnike si dhe të tjera.

PYETJE: A i janë përgjigjur dy marrësit këtyre letrave?

CASEY: Ato janë dërguar, kujt i janë dërguar letrat, Charlie Ries dhe kujt tjetër?

Pyetje: Po, dhe Condoleezza Rice

CASEY: Unë nuk jam i informuar për këto letra, z.Lambros, kështu që nuk mendoj se ata na janë përgjigjur. Ju mund të kontaktoni me ambasadorin në Greqi dhe të shihni nëse ju përgjigjet.

Pyetje: Do të flasim për këtë sërish.

Zt. CASEY: Nuk kam ndërmend të flasë për përgjigjen e një letre, të cilën nuk jam i sigurtë në është marrë.

PYETJE: Thoni po ose jo. Kam ardhur të mësojë mbi konteksin e letrës, përgjigjen. Por do të doja të dija nëse i është përgigjur.

Zt. CASEY: Me sa di unë letra nuk ka mbërritur, kështu që nuk mund t’ju them nëse është kthyer përgjigje.

PYETJE: Dakord. Për disa kohë (i padëgjueshëm) ka shërbyer për të ngatërruar historinë. Sipas letrës së tij, ata ende përpiqen ta konsiderojnë Shqipërinë si viktimë të Nazi-Fashizmit më tepër sesa kanë qenë realisht, një aleat entuziast dhe i vullnetshëm i të dyve. Për shembull divizioni shqiptar "Tomori" ishte njësia e parë që pushtoi Greqinë në 28 tetor 1940 me bekimin e Musolinit dhe si çështje nderi (i padëgjueshëm). E dyta, shqiptarët e Kosovës, vendosën dy divizione në ...

Zt. CASEY: Zt. Lambros, më lejoni t’ju ndërpres, ju lutem, sepse ...

PYETJE: Pse?

Zt. CASEY: Sepse besoj se? Sepse (Qesh)

PYETJE: Pse?

Zt. CASEY: Sepse do t’ua lë historinë historianëve. Qëndrimi ynë ndaj Shqipërisë nuk ka ndryshuar. Ne kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Ne do të bëjmë këtë gjë edhe në të ardhmen. Po e përsëris, ua lë historianëve dhe studiuesve të diskutojnë mbi këto pika.

PYETJE: Z.Boucher, z. Casey, do ta pranoni ju faktin që Shqipëria ishte një aleat i Hitlerit dhe Musolinit? Kjo është çështje e fakteve historike?

Zt. CASEY: Unë pranoj këtë fakt, që të dhënat historike të lidhura me Luftën e Dytë Botërore të jenë shumë të qarta dhe unë do t’ua lë gjithçka hisotrianëve të shohin në të me rast të 60-vjetorit të përfundimit të konfliktit, të shkruajnë dhe të diskutojnë.

"Prej disa vitesh shkencat ndërkombëtare për studimet e Evropës Juglindore kanë ndërmarrë një nismë të rëndësishme për të hartuar një histori të re të popujve të Ballkanit, ku të paraqiten në mënyrë të unifikuar në disa vëllime, pikëpamjet e studiuesve ballkanas për historinë e Ballkanit. Ky projekt i rëndësishëm që ka patronazhin e UNESCO-s, realizohet nga shoqata brenda këtij organizmi ndërkombëtar. Projekti drejtohet nga një profesor francez, Andre Giju, i cili është njëkohësisht dhe kryetar i shoqatës ndërkombëtare të studimeve të Evropës Juglindore. Brenda projektit marrin pjesë dhe studiuesit shqiptarë, mes studiuesve të caktuar nga disa vende të Evropës Juglindore. Secili vend dërgon temat që iu janë ngarkuar studiuesve nga profesori Giju. Temat me saktësi nuk mund t’jua them, por janë caktuar studiues të ndryshëm nga Shqipëria. Këtë herë janë dërguar materiale nga Myzafer Korkuti dhe Pëllumb Xhufi për vëllimin e parë. Këto punime të vendeve të ndryshme janë zhvilluar, janë shkrirë nga profesori francez në një tërësi të vetme, ku autorët vetëm shënohen si emra. Projekti ka nisur udhën, duke dalë vëllimi i parë që i përket periudhës antike, i botuar në gjuhën frënge"


METROPOL

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 21-5-2005 nė 20:00 Edit Post Reply With Quote
Grekėt, fushatė antishqiptare

Nga Alqi Koçiko

Egzagjerimet dhe spekullimet deri në budallallëk të paimagjinueshëm nga ana e lobeve greke në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me gjasme keqtrajtimin e minoritetit grek në Shqipëri dhe vuajtjet që po heq popullsia greqishtfolëse nga strukturat e shtetit shqiptar pikërisht në këtë prag zgjedhjesh, kanë njohur dje një rekord të ri. Ditën e djeshme presidenti i Institutit Helenik Amerikan Gene Rossides ka bërë të njohur një deklaratë të konfirmuar edhe nga grupet dhe organizatat e tjera greko-amerikane, lidhur me Shqipërinë. Fragmenti për Shqipërinë është pjesë e Deklaratës së Politikave Greko-Amerikane 2005, dhe thekson se pavarësisht disa përmirësimeve të kohëve të fundit në trajtimin e minoritetit grek, “vazhdojnë aktet e diskriminimit dhe persekutimit, të cilat tolerohen nga qeveria shqiptare kundër minoritetit, që në vetvete përbëjnë një spastrim të qetë etnik, i cili synon të krijojë ndjesinë tek popullata greke se është e izoluar, e pafuqishme dhe e dobët, në mënyrë që të largohet drejt Greqisë duke boshatisur zonën”.Ky është vetëm fillimi, sepse deklarata shton që “siguria personale e grekëve në Shqipëri është në rrezik, për shkak të presioneve direkte të forcave të sigurisë dhe fenomeneve të djegies së shkollave, kishave dhe bizneseve nga banda të paligjshmish, të cilat lejohen të operojnë nga vetë policia!”. Dhe më tej, minoritarëve iu mohohen të drejtat dhe në asnjë instancë shtetërore apo qeveritare nuk i gjejnë ato! Lobet greke në SHBA i kërkojnë qeverisë amerikane të marrë masa dhe të ushtrojë presion përmes një dialogu intensiv me qeverinë shqiptare, që në lidhje me minoritetet, në Shqipëri të vendoset shteti ligjor demokratik.
Pse pikërisht tani?
Pallavrat e lobeve të fuqishme greke në SHBA, edhe për pak dhe do të kishin kapur terma të tjerë si “gjenocid” apo “përgjakje” etj etj, por nuk është çudi që edhe ato të përdoren. Shqetësuese në këtë rast, dhe që sigurisht justifikojnë edhe shkrimin e këtij artikulli, nuk janë përçartjet e lobeve të cilave u ka ngecur ora një shekull para, por fakti që deklarata të tilla tentojnë drejt veshëve të administratës amerikane, aleatja më e mirë e shqiptarëve. Pas përshkrimeve të mësipërme, duket se edhe Iraku apo Afganistani do të ishte parajsa e qetësisë para gjurulldive që po ndodhkan në Shqipëri. Në kohën kur po vazhdojnë të hapen shkolla greke apo kur pjesët kryesore të ekonomisë shqiptare kontrollohen nga grekët, greko-amerikanët zyrtarë vënë kujën se po digjen shkollat dhe po bëhet spastrim etnik?! Ky i fundit, nëse ndodh, po auto-kryhet për shqiptarët, të cilët edhe sot e kësaj dite kanë tendencën e largimit jashtë shtetit për një jetë më të mirë, dhe për këtë vërtet e ka fajin shteti shqiptar; largimi i grekëve drejt Greqisë, është i vërtetë po aq sa largimi i shumë më tepër shqiptarëve, por me dallimin se të parët janë kthyer sa herë kanë dashur, kanë ngritur bizneset e tyre në çdo fushë, marrin pensione dhe ndihma të shumta, janë të përfaqësuar politikisht dhe jetojnë në zonat më të prosperuara të vendit nga ana ekonomike, qoftë kjo edhe për shkak të afërsisë së kufirit. Përballë tyre, shqiptarëve vazhdojnë t’u grisen vizat apo kartat, duke i detyruar edhe të vrasin veten, apo të vihen në rresht sa herë hyjnë e dalin nga vendi, duke i bërë të pendohen për mallin që i mori për familjet e tyre. Pse pikërisht tani në prag zgjedhjesh, kjo deklaratë delirante? Për të nxehur artificialisht situatën dhe për t’u kërkuar ndërkombëtarëve ta regjistrojnë përgjithmonë Shqipërinë si një vend që “nuk bëhet”? Për fat gjërat kanë ndryshuar dhe Perëndimi është vetë i pranishëm në vend, pa patur nevojë për tellallë të matufepsur. Megjithatë, lobistët e tipit ‘Gejxh’ sigurisht që bëjnë punën e tyre duke shfrytëzuar lidhjet dhe njohjet, por është e qartë se nëse ata kanë arritur të realizojnë një shpëlarje truri lidhur me gjoja keqtrajtimin e minoritetit, këtë ia kanë bërë vetes, dhe jo administratës amerikane.

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 22-5-2005 nė 12:37 Edit Post Reply With Quote
GREKET,KKETA ANTISHQIPTARE TE SEMURE

Disa shoqata greko-amerikane sulmojne Shqiperine per trajtimin e minoritetit grek
Athine

Disa shoqata greko-amerikane sulmojne ashper Shqiperine lidhur me trajtimin e minoritetit grek ne Shqiperi. Ne nje deklarate te firmosur nga Instituti greko amerikan dhe te firmosur nga nje sere shoqatash greke si Keshilli Kombetar greko-amerikan, Federata Pan Qipriote e amerikes etj, i kerkohet Sheteteve te Bashkuara te Amerikes te nderhyje qe Shqiperia te respektoje te drejtat e minoritetit grek. Lajmi eshte bere i ditur nga Presidenti i Institutit Helenik Amerikan Gene Rossides. Ne deklaraten e shoqatave greko-amerikane thuhet se: "Megjithe disa permiresime qe jane bere kohet e fundit ne kushtet e trajtimit te minoritetit grek, kane vazhduar aktet e diskriminimit dhe persekutimit te toleruar nga qeveria shqiptare kunder minoritetit grek, gje qe perben nje spastrim etnik me qellim qe te beje etniket greke te ndihen te izoluar, te pafuqishem dhe te lekundur deri ne ate pike sa te detyrohen te braktisin banesat e tyre dhe te levizin drejt Greqise".

"Siguria e minoritetit Grek ne Shqiperi,- thuhet ne deklaraten e grekeve te amerikes - eshte gjithashtu ne rrezik edhe per shkak te frikes direkte nga forcat e sigurise (rendit) dhe djegia e shkollave, kishave si dhe bisneseve nga banda te jashteligjshme qe policia i lejon te veprojne pa i ndeshkuar. Asnjehere grekeve etnike nuk i eshte bere nje numerim i ndershem. Megjithese Shqiperia ka kerkuar dhe arritur me sukses konsensusin per numurimin e minoritetit shqiptar ne fqinjin e saj (Maqedoni), qeveria e saj kundershton kerkesen e Bashkimit Europian per numurimin e minoriteteve te tyre ne vend, keshtu ata vazhdojne te deklarojne se minoriteti Greek eshte I vogel, kur perben te pakten edhe 10 % te popullsise prej 3.5 milion banoresh. Ne i bejme thirrje qeverise amerikane, ne interesat tona dhe ato te ruajtjes se paqes dhe stabilitetit ne Balkanin jugor, te ndermarre nje dialog diplomatik intensive me qeverine e Shqiperise per tu siguruar se zbatimi i ligji do te vezhgohet dhe se te drejtat e minoriteit ne baze te te drejtave te njerit, do te mbrohen". Ne fund te deklarates citohet se SHBA duhet te beje te qarte se Shqiperia duhet te trajtoje minoritetet e saj ne menyre te ndershme dhe humane, ashtu sic kerkon vete minoriteti shqiptar te trajtohet ne vendet fqinje te tij.

(NEWS24)

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Etnik Kabashi

Postuar mė 4-1-2006 nė 21:12 Edit Post Reply With Quote
Si u vranė nė Greqi 120 emigrantėt

Sipas BE-së 71% e popullsisë janë kundra emigrantëve dhe në përgjithësi kundra shqiptarëve

Nga Athina :Shpëtim Zinxhirija

Bashkimi Europian nëpërmjet “eurobaromentrit” dhe disa organizata të njohura ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kanë cilësuar Greqinë, si vend ku shkelen rëndon të drejtat e emigrantëve dhe ku racizmi dallohet në nivel të lartë. Për këto veprime raciste kundra emigrantëve Greqia nuk ka mbetur jashtë vëmëndjes së opinionit ndërkombëtar, të cilët jçdo vit e kanë kritikuar ashpër. Vetëm për vitin 2000 ky vënd kritikohet nga Organizata Ndërkombëtare Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe nga Organizata Amerikane për të Drejtat e Njeriut “Human Rigts Watch”. Kritikë e ashpër është bërë në drejtim nga kjo organizatë, për të garantuar të drejtat e barabarta, konform sipas dispozitave ndërkombëtare për ndalimin e dallimeve racore, kombëtare dhe të besimit fetar, pasi ekzistenca e një dispozite të tillë është një detyrim për Greqinë. Nga raporti i Amnesty International më 5 tetor të 2005 del se Greqia është vëndi ku shkelen të drejtat e njeriut, ku të huajt qëllohen me armë në kufi, nuk u jepet azil politik dhe mbahen në kushte të këqia. Shteti grek duhet të bindet ligjeve për të drejtat e njeriut...Mijëra njerëz nga Shqipëria dhe vënde të tjera vijnë në greqi për të kërkuar kushte më të mira jetese. Disa qëllohen dhe vriten, disa nuk u jepet menjëherë leja e hyrjes dhe e qëndrimi...Për këtë është krijuar një atmosferë racizmi dhe ksenofobisë në popullin grek...
Greqia, kampione në Europë për ksenofobi dhe racizëm.
Për ndjenja ksenofobie dhe veprime raciste të grekëve kundra të huajve, për histerizën kundra shqiptarëve, Barometri i Komisionit Europian e ka renditur Greqinë në vënd të parë ku 71% e popullsisë janë kundra emigrantëve dhe në përgjithësi kundra shqiptarëve. Në vitin 1999 barometri vëndas tregon se 89.5% e popullsisë kërkojnë largimin e të gjithë emigrantëve. Gjatë emigracionit në Greqi popullit shqiptar i janë vrarë mbi 120 njerëz të pafajshëm, ku për çudinë e të gjithë shqiptarëve asnjë nga këta vrasës nuk janë dënuar nga drejtësia vëndase. Po t’i hedhim një sy statistikave të viteve të mëparshëm do të shohim se viktimat shqiptarë nuk kanë qenë vetëm të mekanizmit shtetëror, por më e keqja është se u la të lirë një pjesë të popullit të bëjnë krime.
Në 50 muaj 47 emigrantë të vrarë.
Profili i krimeve në këtë vënd ka filluar që në vitet e para të emigracionit ku emigrantët ishin të pa mbrojtur nga askush, si nga vëndi i tyre ashtu edhe nga vëndi prites. Në periudhën nëndor 92 mars 97 janë vrarë 47 emigrantë, ku nga këta 45 ishin shqiptarë dhe 2 ciganë. Për këto vrasje janë kryer nga mekanizmi shtetërorë(policia) kundra emigrantëve 83 sulme, nga populli 67 sulme. Lidhur me këto vrasje, kryetari i i organizatës antiraciste për Europën, Takis Janopulos është shprehur se “këto shifra nuk mund t’i kundërshtojë dot më asnjë njeri, askush me gojën plot nuk mund të thotë se në Greqi nuk ka racizëm”. Deri më sot dy qeveritë kanë heshtur përpara 120 vrasjeve makabre. Por deri kur? Përse këto vrasje vihen në arshivë dhe nuk gjykohen vrasësit.?...


BALLKAN

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 8-2-2006 nė 21:01 Edit Post Reply With Quote
SHQIPTARET,GREKET DHE INTEGRIMI

Kur Kosova eshte vetem nje hap larg pavarsise se saj,shihen shume levizje dhe ide te cmendura te hedhura nga kuzhinat antishqiptare te trekendeshit Beograd-Moske-Athine.Nuk eshte hera e pare dhe as qe mendohet te jete fundi i ketyre primitivizmave barbare te sllavo-ortodoksise eurolindore.Historia ka qene dhe mbetet deshmitari me i pakontestushem i lukunise mesjetare qe shpalosin fqinjet tokesore te shqipotareve.Radha ishte e Papuliasit,presidentit grek qe vetem pretendon se eshte pjese e civilizimit europian,sepse realisht ka qene,eshte dhe mbetet ne te njejtin rang me pjeset me te pazhvilluara te globit.Ky "burre shteti" eshte hedhur ne nje sulm frontal ndaj Shqiperise dhe shqiptareve,me preteksin tashme absurd:Te shkeljes se te drejtave te minoritetit qe jetojn aktualisht ne vendin tone.Madje arrin deri aty sa te paralajmeroje shqiptaret se nuk mund te hyjne kurre ne BE.Llogjika e perdorur ne kete rast,eshte me teper se banalitet diplomatik,sepse ata pak minoritare qe kane mbetur gezojne me teper te drejta se bashkeqytetaret e tjere te Shqiperise dhe pretendimet greke jane hedhur poshte me kohe edhe nga vezhgues nderkombetare.Te cilet jane habitur me standartet e respektimit te te drejtave te minoriteteve ne vendin e shqiponjave,ndersa e kunderta ndodh me helenet e Papuliasit qe nuk lene rast pa neperkembur emigrantet dhe vecanerisht ata shqiptare.Harron kryeheleni se cdo vit ne Greqi vriten me teper se 20-te shqiptare nga ksenofobet e shfrenuar greke.Dhe cuditerisht asnje fjale apo tendence ulje te ketij lloji krimi nuk duket.Perpara ketij karagjozlleku barbar te presidentit grek,shteti shqiptar duhet te jete me teper kunderveprues dhe jo te heshte deri ne poshterim ndaj monstruoziteteve konfliktuale.Shqiptaret nder shekuj kane deshmuar civilizimin,tolerancen dhe harmonine ndaj minoriteteve apo dhe ndaj fqinjeve,por kjo nuk duhet te nenkuptoje se duhen shkelur normat deri ne perulesi sklleverish.Nese vertete rruga per ne BE kalon nga Athina,atehere ne dreq vafte dhe integrimi qe cenon identitetin kombetar te popujve.Ne te vertete Athina zyrtare ende po vazhdon te luaje me karten e intetgrimit tone ne Europe,ndersa qeveritaret e djeshem dhe ata te sotem serish nuk po behen te gjalle karshi kesaj maskarade antishqiptare.Nese Kosova tashme po shkon drejt pavarsise se plote,Shqiperia nuk duhet te pergjysmoje pavaresine e saj sipas orekseve bizantine greke.Serbet e lodhur dhe te shkaterruar ne maksimum duan tashme te ndeshkojne Shqiperine me ane te kartes greke.Karte qe per fatin tone te mire e luan vetem Athina dhe ndonje "filozof" si puna e Gage.Sepse per mbare opinionin nderkombetar eshte bere e qarte orientimi dhe politikat qe kerkon te aplikoje shteti helen apo trekendeshi barbar ortodoks.Kesisoj shqiptaret ne vazhdimesi do te kene perkrahjen e plote te pjeses civilizuese dhe progresive te Europes,e cila nuk mund te behet pre e egoizmit te Papuliasit.Por duhet qe edhe qeveria shqiptare te mos jete tolerante ndaj situatave te tilla destabilizuese,sepse nese ka ndryshuar Berisha(sipas Gage).Kjo s'do te thote se mund te ndryshoje nje komb i tere,per te kenaqur histerite shoviniste te fqinjeve.Kombi shqiptar ka ditur te mbroje me fanatizem lirine,identitetin dhe vlerat e tij civilizuese.Me Shqiperine dhe shqiptaret nuk mund te luaje askush.....
View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4797599 sekonda, 40 pyetje