Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Pershendetje (menyre pak Politically Incorrect ) me tem te re..por..
kole arapi

Postuar mė 25-11-2004 nė 19:13 Edit Post Reply With Quote
Pershendetje (menyre pak Politically Incorrect ) me tem te re..por..

Pershendetje te gjithve

Te nderuar Zonja e Zoterinj

Ju pershnes te gjithve.
Jam sinqerisht i lumtun qe te pakten ne internet ka nje kuvend ku mund te diskutohet per te djathten shqiptare. Fatkeqesisht jemi shume pak por nuk deshperohem. Pak ma te sakt! Une kam disa kohe qe shikoj nga jasht EDSH dhe u binda qe mund di dedikoj kohe dhe impenjim sepse eshte e VETMJA SHPRESE.
Nga Shqipnia nuk pres dhe nuk pritet ndonje ndryshim. Kush jeton ne Shqipni ka perball nje Bajloz Komunist-Mafioz-Cekist, qe nuk mundet ta luftoj. Sepse kush ka inteligjencen nuk ka fuqin NJEREZ TE NDERSHEM ME FUQI NUK KA dhe ketu vdes e ardhmja e Shqipnis nga brenda.
Bajlozi Komunist-Mafioz-Cekist eshte shtet ne pushtet por ishte shtet dhe para 1997, thjesht 1997 e vertetoi.
Pse jane te PATHYSHEM nga brenda sepse

JANE KOMUNISTA, cilat jane parimet e tyre barazia e njeriut!?!?!? njeriu i lire!? etj pra ata jane njerezit (jo te tanet por...) qe moren fuqin e dominuan ne gjysmen e botes NUK DUHEN NENVLERESUAR Talleshim ne lenka cuko, xhelil gjoni, tao-tao. Si shpjegohet qe jane ne PUSHTET?

JANE MAFIOZE perdorin pushtetin per tu pasuruar tregtojn droge me kuintala vrasin, veshtire te tradhtojn njeri tjetrin nuk te FALIN. Jane organizata me perkyer mafioze. Kush e vrau Azemin ??? fjale plot por verteta??? Kush eshte kryetari nano??? vetm. Ku jane miliardat e kohes se e.... e r.... (nuk i shkruj dot emrat) po te firmave piramidale Gjallica, Vefa, Xhaferri lenka cuko na e Futi (me falni per fjalen) prap. Kjo eshte tipike mafioze NUK DIME GJA HIC. Hipoteza pak a shume i dime po prova nuk di njeri. Kur i dim nuk na vlejn. Deputete vampire e paimagjinushme, 1997 c'fare u be hic!!!????

JANE CEKISTA
Pergjojn eliminojn me vrasje zhdukje etj. Kane nje organizate te terrorit zyrtar dhe jo zyrtar te vrasin me ligj pa ligj , me gjygj e pa gjygj si te dojn.
Kush i ndalon dot ne Shqipni.
Dhe nje fakt qe te pret krahet.
Bajlozi Komunist-Mafioz-Cekist "fiton apo faturon" si te doni 2 MILIARD USD ne VIT.
Kush i del perpara ne Shqipni. Per vec atyre qe thashe me siper fakti "2M" ne boten e sotme eshte thelbesor, per fatin tone te keq.
Por nuk demoralizohem GJITHMON IDET E PAK NJEREZVE KANE NDRYSHUAR BOTEN. Ne vetem Shqipnin duam.

Pershendetje Kole Arapi

P.S. Hera e pare qe shkruaj, por e kam nje verejtje, kostruktive ama. Shume Tema, eshte pak dispersive them une.
Ka aq shume me thane por duhet me qene pak me konkret. Se ndryshe fuqit shperndahen dhe humben. Por me pelqen. Demokraci. Sa tema te duam.
Por nje fare strukture pak piramidale duhet.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-11-2004 nė 01:20 Edit Post Reply With Quote
I nderume zotni Kole,

ju pershnes.

Jena pak dhe nuk kena arrite asgja gati tre vjet apo u bane kater.

Kjo asht e verteta.

Vec une jam i bindun qe ne te djathtet nuk kemi rruge tjeter, vecse te njohim e te ndihmojme njeri-tjetrin.

Perndryshe ka per na ndodhe dhe 100 vjet:

“Ju aty poshte keni vetem një mundësi, të punoni pa u ankuar derisa të vdisni në punë, pasi përpara jush këtë kanë bërë gjyshërit e baballaret tuaj dhe pas jush këtë do të bëjnë fëmijët e nipërit tuaj e kështu me rradhë..”. Ishte tmerrësisht e shkurtër dhe e vrazhdë fjala e ish kryetarit të degës punëve te brëndëshme në Mirditë përpara të burgosurve politike të Spacit në vitin 1981, në vitin tim të parë të burgut.

Eduard Ypi

burimi:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2297

( vec zotni Ypi ka harru me shkrujte emnin e atij kryetarit te deges) ( do te isha shume kurioz te dija se me cfare merret tani)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kole arapi

Postuar mė 29-11-2004 nė 15:10 Edit Post Reply With Quote
Propozim

Te nderuar Zoterinj Administratore
Moderatore, anetare e te sapoardhur.

Puna juaj eshte shume lavderushme, ky eshte i vetmi Kuvend apo Faqe me te vertete e djatht. Por me sa kam pare une rezultatet nuk jane te kenaqshme!

Anton Ashta wrote:
"I nderume zotni Kole,

ju pershnes.

Jena pak dhe nuk kena arrite asgja gati tre vjet apo u bane kater.

Kjo asht e verteta.

Vec une jam i bindun qe ne te djathtet nuk kemi rruge tjeter, vecse te njohim e te ndihmojme njeri-tjetrin."

Une nuk dua te zhveleresoj punen Tuaj absolutisht, por dua qe te gjith bashke ta zhvillojm kete ide Tuajn.Une jam njeri konkret, sepse vete puna qe bej me kerkon te jem i tille, une punoj per nje firme qe ben Management Consulting, punoj si ne Usa ashtu dhe ne Europe, Itali me shume. Do mundohem te bej nje analize te thjesht.
EDSH ka reth 700 anetare, 2070 tema (aktive jane rreth 700 tema) 32 forume (32 aktivë) . Mua me duket, me korrigjoni nese gaboj, qe shte shume dispersive mbi tegjitha nese marrim parasysh qe, 40 Anetare kane shkruar mbi 20 mesazhe. 40 te tjere 2-20 mesazhe, 100 te tjere kane shkruar 1 mesazh. 500 Anetare jane jo aktiv.
Gjeja me kryesore qe dua te them eshte se keto numra nuk duhen NENVLERESUAR. Por duhen analizuar Keta 700 Atedhetare, me naj perjashtim,qe teorikisht kane pranuar keto pika

1. Njohja dhe ndihma e te djathteve ndaj njeri-tjetrit.

2. Te tregoje qe eshte i djathte dhe nje shpjegim te shkurter perse eshte i djathte

3. Te na nise nje biografi te shkurter

4. Te jene te gjithe anetaret e tjere dakort per anetaresimin e ri

5. Te pranoje te paguaje nje kuote.Per shpenzimet kemi vendosur nje kuote 10 Euro ne muaj per ata qe punojne dhe 5 euro per studentet e te papunet

I djathte Shqiptar do te thote te jesh pikesepari ANTIKOMUNIST. Dhe kjo duhet te jete e qarte njehre e pergjithmone.

Une medoj qe ka ardhur dita qe te djathtet te bashkohen me te vertete dhe te veprojn si te djathte. Por jo me fjale por me veprime konkrete. Dhe 40 anetare aktiv plus 40 te tjere mepak aktiv, dhe mbi te gjitha me 700 anetare potenciale i kane mundesit per me kryer veprimtari konkrete. Per te ndimuar njeri-tjetrin konkretisht dhe per te ndimuar jerezit e ndershem qe vuajn ne Shqipni. Une jam i bindur se 1000 te djathte te organizuar munden me e ndryshu Shqipnin.

Une propozoj qe mbi kto 5 pika te punojm, dhe te nxjerrim nje EDSH konkrete dhe jo vetem forume dhe tema. Qe te dy jane te rendesishem sepse kemi mundesi te konfrontohemi dhe te njifemi,por duhet te realizojm nje EDSH konkrete. Kjo per mua personalisht eshte qellimi i pranis sime ne EDSH. Te djathte konkrete qe mundohen konkretisht te zhdukin KANCERIN qe pushtuar Shqipnin. Sa sukses mund te kemi nuk ka shume rendesi tani rendesi ka qe ne kemi bere dicka.

Me nderime

Kole Arapi.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-11-2004 nė 12:39 Edit Post Reply With Quote
I dashtun zotni Kole,


me me fale qe nuk jam pergjegje keto dy dite, por me rastin e Festes se Pavaresise dhe me ftese te Olsit shkova ne Paris.

Jam shume i gezuar qe me kete pershendetje, keni bere nje analize te shkurter te eDSH.

Nje nga karakteristikat qe na dallon ne te djathteve eshte se nuk duhet te genjejme veten.

eDSH si nje bashkim individesh te djathte qe deshirojne te bashkepunojne ne baze te atyre 5 pikave eshte nje DESHTIM dhe nje deshtim absolut.


Me vjen shume keq qe te shprehem keshtu, por kjo eshte e verteta.

Nuk ka asnje te djathte shqiptar qe deshiron qe te punoje konkretisht per ate program.

Kjo eshte e verteta.

Kjo eshte gjendja.

Si faqe eDSH ka arritur nje nivel jo te keq, por akoma jemi nje faqe primitive, kur mendoj se cfare cilesie duhet te kishte.

Si kuvend jemi ne nje nivel te mire per nga serioziteti i temave dhe funksioni si arkiv per temat e te djathtes, por si nivel kuvendimi origjinal jemi ne nivele primitive.

Eshte tjeter qe te jesh anetar i kuvendit dhe eshte tjeter qe te jesh anetar i eDSH, anetar i kuvendit mund te behet kushdo dhe shumica jane anonime.

Une per vete jam shume i gezuar qe ju jeni i gatshem te bashkepunojme konkretisht.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-11-2004 nė 13:04 Edit Post Reply With Quote
Une mendoj qe diskutimin permbi eDSH ta vazhdojme ne kete adrese:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1824

Thjesht per qartesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kole arapi

Postuar mė 3-12-2004 nė 13:18 Edit Post Reply With Quote
Propozim dhe provokim

Te nderuar anetare te eDsh

Propozim konkret


Per para se te paraqis propozimin dua te bej nje analize gjendjes shqiptare, dhe gjendjes e te djathteve.
Sic e kam shkruar ne shkrimin e pare, ne Shqiptaret kemi nje problem te madh qe pas 45 vjetesh komunizem. Ne 2004 kemi akoma ne krye te shtetit komunista. Qe kane per qellim te qendrojn sa me shume ne pushtet dhe te pasurohen. Sot Shqiperia vendi ku kemi lindur e rritur, eshte nje "entitet shteteror mesjetar". Ku sundon PADREJTESIA e komanduar nga nje rregjim i nanos rucit etj!!! Sot nje qytetar Shqiptar eshte i barabarte=me hicin, cilat te drejtat themelore qe Shqiptaret gezojn me te vertete? Ne kushtetute jane shkruar por ne realitet nuk zbatohen, shembujt i kemi parasyve cdo dite. Femije qe grabiten dhe shiten si skllever per te transplatuar organet, si eshte e mundur qe shteti te mos nderhyje? Mos valle dikush nga pushtetaret tane merr perqindje dhe ne kete trafik?! Kush eshte Shqiptari qe e don nje pushtet te tille. Detyra me themelore e nje shteti eshte Drejtesia, drejtesia qe zbaton ligjet qe zhgjidh konfliktet sipas ligjit. Sot a ekziston Drejtesia ne Shqiperi? JO. Secili prej jush qe mund te kete patur te beje me gjykaten besoj se e ka te qarte. Mjere ai qe mund te kete nje hall dhe ti duhet te shkoje ne gjykate. Drejtesia Shqiptare eshte 100% e korruptuar, civle dhe penale ordinere, kurse ajo civile dhe penale shteterore politike le te themi eshte e KOMANDUAR. Pra cfare Shteti kemi ne? Qytetari x ka blere token ne 1938 dhe ka te gjitha dokumentat qe provoj, ne 1946 i eshte shtetizuar. Sot ne 2004 del dikush nxjerr nje dokument te fallsifikuar ne menyre trashanike bile, qe eshte ai pronari i vjeter, shkon ne gjykate arrin te hap nje proces dhe ta fitoje!!!? Ligjet dhe drejtesia qe zbaton ligjet jane truri dhe shtylla kurrizore e nje shteti, ne qofte se nuk funksionojn si duhet, te gjitha aspektet e tjera te jetes shteterore, ekonomike, shoqerore, sportive nuk funksionojn si duhet. Drejtesia eshte nevoja primare qe ka cdo qytetar, siguria vjen menjehere me pas po pa drejtesi si mund te kete siguri. Liria te lejohet deri aty qe nuk prek pushtetin, po e tejkalove ke te besh me "drejtesin". Gazeta Koha Jone eshte nje shembull. Pushteti Ekzekutiv, Legjizlativ dhe Gjygjesor jane te perqendruar te nje parti-mafioze. Pra nuk kemi nje "shtet" bashkohor perendimor, por nje rregjim komunisto-mafioz. Fakti qe jemi ne mes te Europes dhe ne 2004 na jep emrin "Republike Demokrazi Shoqeri Civile" por faktikisht nuk jemi asgje e tille, kjo nuk do te thote qe nuk ka nje fare zhvillimi apo nje deshire per tu zhvilluar. Festivalet e kenges jane te lire bashkohore e cfare te duash behen debate kostruktive zgjidhet miss e mister Albania, por thelbi ngelet Rregjim komunisto-mafiz, bashkohor. Shqiptaret e shkrete duke pase vuajtur komunizmin i duket si nje liri e madhe kjo e sotmja, vishemi si te duam apo i mbajm floket e gjata veshim minifunde, kur shteti nuk funksionon themi qe atij s'kemi ca ti bejm. E verteta eshte qe Shqiptaret e kane humbur besimin per nje te ardhme ne Shqiperi i jane dorezuar realitetit. Kjo sepse partite e tjera politike nuk japin asnje garanci qe po qe se vijn ne pushtet do te ndryshojn dicka, shumica e shqiptareve mendojne qe do fillojn te vjedhin keta te tjeret, dhe nuk e kane shume gabim. Sigurisht qe Pd-ja me gjith te metat qe ka eshte me mire se ps me shoke, por nuk eshte as ne standartin minimal te nje te djathe te vertet (kjo duke folur mes nesh).Shqiperis i duhet nje tip PD parti apo shoqate , e re ku brenda saj te jene njerezit e ndershem qe duan te punojn per te ardhmen e vendit, ku brenda saj te kete me te vertete nje levizje demokratike dhe jo nepotizem apo klientelizem. Ku ne qoftese behen zhjedhjet e brendeshme dhe Sali Berisha merr 1 vote me pak se Zhevahir Zhevahiri duhet te jete i pari ta pergezoj dhe te punoj me shume se me perpara. Ku organet e brendeshme te jene te zgjedhura nga anetaret jo nga kryetaret, ku statuti i partis te respektohet sikur te ishte kushtetuta. Sepse po nuk zbatove statutin tend neser ne krye te shtetit si do zbatosh ligjin. Vetem nje entitet me te vertete demokratik mund te fitoj zgjedhjet dhe drejtoj Shqiperin. Aktualisht nuk ka asnje parti apo levizje qe ka kete fuqi. Une jam kthyer ne shqiperi per zgjedhjet e 1996 dhe kam votuar kandidatin e PD-se dhe Ballin si parti per proporcionalin. Sepse ndermjet ps e Pd zgjedh gjith jeten Pd, po ndermjet ps Pd dhe EDSH (me falni nese zgjedh kete emer si shembull per nje entitet demokratik) Zgjedh EDSH. EDSH si nje entitet demokratik me nje statut dhe me nje qellim drejtesi dhe zhvillim per Shqiperin.

PROPOZIM KONKRET.
TE KRIJOJM NJE ENTITET DEMOKRATIK TE DJATHTE (eDSH BSH LKSH TTSH, TA QUAJM SI TE DUAM PARTI, LEVIZJE, LIDHJE, SHOQATE FORUM) POR TA KRIJOJM.
UNE PROPOZOJ te krijojm nje entitet. Ti vendosim nje emer.
Ti japim nje statut nje rregullore te brendeshme demokratike. Te shkruajm bardhe mbi te zeze cile eshte qellimi yne. Si duam ta arrijm kete qellim. Te punojm per ta arritur. Te mundohemi te jemi te qarte dhe te ftojm cilin do shqiptar qe te behet anetar(anetar do te thote te pranoje statutin tone) jashte e brenda Shqiperis. Te mos kemi turp te themi qe ne duam kjijojm nje Shqiperi demokratike. Qe kemi qellime politike, ne kuptimin ne 5 apo 40 Shqiptare duam nje Shtet demokratik. Politike nuk do te thot qe duam te behemi me post, te vjedhim ca leke apo te komandojm. Politika eshte nje e detyre civile, eshte te interesohesh dhe te veprosh per nje shoqeri demokratike. Ne mund te diskutojme 20 vjet ne menyren me serioze dhe te drejte per tema legjitime ndikimi Grek etj, por pervec nje gratifikimi personal asgje tjeter nuk mund te arrijm. Dhe mbas 20 vjeteve artan fatos nano do jete kryeminister dhe gjithshka do ngelet njesoj.

Interneti na jep mundesine qe ne qoftese ka 10 Shqipetare te djathte e te ndershem ata mund te bashkohen dhe te hedhin nje baze per te ardhmen.

Me nderime

Kole Arapi

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-12-2004 nė 15:55 Edit Post Reply With Quote
I nderume zotni Kole,

permbi gjendjen e RSH mund te zgjedhim nga

RSH nuk ekziston si shtet:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2639

RSH eshte shembulli klasik i "shtetit te kapur":

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2786

RSH eshte koloni greke:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1007

Dhe do te mund te vazhoja me tej, por vec keto teza te tmerrojne dhe te detyrojne qe veprosh e te mos rrish.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-12-2004 nė 15:59 Edit Post Reply With Quote
Ndersa gjendja e te djathtes shqiptare eshte nje tjeter teme e rendesishme permbi te cilen ka mendime te ndryshme dhe midis te djathteve nuk ka besoj konsensus, mendimet fillojne nga:

E djathta nuk ekziston:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=462

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1223





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-12-2004 nė 16:04 Edit Post Reply With Quote
E djathta eshte e mjere:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=795

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2213





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-12-2004 nė 16:06 Edit Post Reply With Quote
E djathta duhet te bashkohet:


http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2539

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1122





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-12-2004 nė 16:08 Edit Post Reply With Quote
E djathta duhet te krijohet:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=373





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kole arapi

Postuar mė 3-12-2004 nė 17:27 Edit Post Reply With Quote
Kush eshte i djathte?

E djathta duhet te krijohet;bashkohet; e mjere; nuk ekziston. Per fat te keq jane te gjitha te verteta, sepse kush eshte per Pd e Berishen eshte ne ruge te drejte!; kush eshte i djathte pak me i zhvilluar kerkon bashkimin; kush eshte i djathte i deluduar thote qe eshte e mjere; nje republican nga Texas thote qe nuk ekziston. Fjala e djathte ka shume kuptime varet nga shkalla e arsimimit e cdo njeriu. Ajo qe dua te theksoj eshte, duhen gjetur elementet qe na bashkojn, duhen shkruar. I djathte Shqipetar do te thote: 1.Te jesh antikomunist. 2.....
5 apo 10 pika. Kur keto 5 apo 10 pika pranohen atehere mund te flasim e diskutojm. Me pas dikush do te ishte i mendimit te pushkatohen ish-anetaret e byros politike, dikush tjeter anetaret plus drejtuesit e degeve te brendeshme. Dikush tjeter vetem te denohen me burg. Kush eshte me i djathte? Nuk ka kuptim si pyetje. Te gjithe jane te djathte le te kete dhe te djathte paqesor qe ne 2005 nuk duan te bejn gjygje pushkatime, por te shofin perpara. Te gjith ata qe pranojn 5-10 pikat kryesore jane te djathte . I djathte Shqipetar do te thote: duhet shkruar. Kush eshte per politike monetare te djathte,per rendin sigurin Shqiperin e madhe dhe i beson perralles 28 mije deshmore partizane kunder 200 GJERMANEVE TE VRARE, nuk eshte i djathte i mirefillte. Voton per PD! Cfare eshte? Duhet te shkruajme kush eshte i djathte Shqiptar. Pastaj diskutojme. Cilet jane elementet qe na bashkojne?

Me nderime
Kole Arapi

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-12-2004 nė 17:36 Edit Post Reply With Quote
Ama te mos harrojme se ka jo pak te djathte anetare te partive shqiptare te djathta ( PD, PR, Balli i Kombit, Balli Kombetar Demokrat, Levizja e Legalitetit, Partia Konservatore, Partia Bashkimi Liberal, etj) qe mendojne se jane ne rruge te drejte.

Vazhdoj me vone.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-12-2004 nė 01:29 Edit Post Reply With Quote
Besoj gjerman jane me pak e vrare, por kjo eshte teme tjeter.

Duke pare kete gjendje, une pata menduar se gjeja e pare qe dueht te bejne te gjithe ata qe i thonte vetes te djathte eshte :

te njohim njeri tjetrin

shkalla e dyte eshte:

te ndihmojme njeri-tjetrin

shkalla e trete eshte.

te realizojme projekte te perbashketa, qe lindin gjate njohjes dhe ndihmes

Vetem faqja, realizimi i nje faqeje serioze ka pune per te pakten 10 te djathte intelektuale.

Vetem realizimi i nje kuvendi cilesor ka pune, dy ore ne dite, per nja 10 te tjere.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-12-2004 nė 01:37 Edit Post Reply With Quote
Une kam menduar qe te mos ti hyjme shume diskutimit dhe te mundohemi te perkufizojme sakte se kush eshte i djathte, por mjafton qe te tregojme :

Perse jam une i djathte:


http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1604


(Nje perkufizim te mrekullueshem e kam lexuar tek libri i nje filozofi te majte, Norberto Bobbio.)

Ideja ime eshte qe te djathtet ne Diaspore ti bashkohen nje shoqate me tradite ose te krijojne nje te re.:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2367





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-12-2004 nė 01:42 Edit Post Reply With Quote
Ama une nuk e diskutoj domosdoshmerine e organizimit.

Eshte absolutisht e rendesishme organizimi i te djathteve shqiptare ne Diaspore, se komunistet me fuqine ekonomike qe po fitojne dita dites, po na zhdukin perfundimisht:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2350

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2149





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-12-2004 nė 01:46 Edit Post Reply With Quote
Cfare dueht te bejme:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1546





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-12-2004 nė 01:52 Edit Post Reply With Quote
Cfare duhet te bejme, ose ndryshe, forca e Bashkimit:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1849





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kole arapi

Postuar mė 7-12-2004 nė 14:51 Edit Post Reply With Quote
Cfare te bejme

I nderuar Anton

Nje pyetje sa anetare ka eDSH jo kuvendi?

Kole Arapi

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-12-2004 nė 16:12 Edit Post Reply With Quote
Zotni Kolë,


eDSH nuk ka asnje anëtar, në kuptimin e saktë të të qënit anëtar.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kole arapi

Postuar mė 7-12-2004 nė 16:41 Edit Post Reply With Quote
10 vete

A ka 10 vete qe duan me u ba anetare me i pagu ato 10 euro me muaj? Me ba dicka konkrete?
Se deri tani kam lexu shume po kur do bahet ndaj gja?

Pervec kuvendit ku njerez anonim thone secili te tyren, duhet me kriju eDSH e mirfillte ku anetaret e saj te njifen dhe te veprojn konkretisht.

Se kohe me humb nuk ka asnjeri.

Brenda 1 Janarit 2005 eDSH te kete 10 anetare qe paguajn kuoten. Dhe kur te behen 250 euro tja nisim nje ish te burgosuri politik. Ne bashkepunim me gazeten RD apo Tema e ku ta di une, po qe se njofim dike, mundesisht ta shkruaj ne gazete qe eDSH i con nje cek 250 eurosh.

Me nderime
Kole Arapi

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-12-2004 nė 18:05 Edit Post Reply With Quote
I nderume zotni Kole,

une per vete ate 10 euroshin ne muaj e kam kursyer qe ne vitin 2000.

Kam pase disa shpenzime per faqen, por jane 400 euro qe presin me u perdor per projekte konkrete.

Por nuk eshte puna vetem tek financat.

Puna asht se duhet me u marre vesh ne radhe te pare se c´ka asht eDSH:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=1824


Me pas duhet kriju nje shoqate ne nje shtet, qe cdo gja te marri formen legale.

Me pas duhen me u kriju deget kudo.

Mbas kaq kohesh une kam kriju lidhje dhe kontakte me shume te djathte, por askush nuk deshiron me punue konkretisht.

Bashkepunim te sakte e te mrekullueshem e kam me Agron Bauten ne Struge, perfitoj nga rasti ta falenderoj me gjithe zemer, dhe me Olsi Bazen ne Paris, qe pas kaq kohesh munda ta takoj me 27,28, 29 nentor.

Me gjithe kete organizimin tone te c´organizuar ne kemi arritur qe te realizojme disa miniprojekte:

http://www.edsh.org/veprimtari.htm

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=713

Jane dhe disa miniprojekte te tjera, qe nuk i kemi bere publike.

Se ku jane Eni, Ago dhe Sefedini nuk di te pergjigjem.

Shpresoj qe te jene te tre mire me shendet.

Sigurisht qe eshte dhe merite e tyre e padiskutueshme qe projekti eDSH ekziston.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kole arapi

Postuar mė 10-12-2004 nė 15:09 Edit Post Reply With Quote
Krijoni mundesin per antaresim ne eDSH!

I nderuar Anton
Te nderuar administratore.

OK

eDSH 1. Njohja dhe ndihma e te djathteve ndaj njeri-tjetrit.

2. Te tregoje qe eshte i djathte dhe nje shpjegim te shkurter perse eshte i djathte

3. Te na nise nje biografi te shkurter

4. Te jene te gjithe anetaret e tjere dakort per anetaresimin e ri

5. Te pranoje te paguaje nje kuote.Per shpenzimet kemi vendosur nje kuote 10 Euro ne muaj per ata qe punojne dhe 5 euro per studentet e te papunet


Kole Arapi
1. Une dua te ndimoj Shqiprine dhe Shqiptaret qe e meritojne.
2. Jam i djathte sepse kam lindurr ne Shqipni e kam provuar realizmin socialist, dhe sepse jetoj ne perendim dhe bashkejetoj me pandershmerin intelektuale e te majtes. Sa here kam mundur jam kthyer ne Shqipni per te votuar Pd. Sepse nje fitre e ps do na shkaterronte perfundimisht.Kam paralajmeruar qysh me 1995 te gjithe te afermit per rezikun e firmave piramidale. Ishte e qarte qe ishin mashtrime, megjithate...

3. Lindur ne Durres 1973
Famlilje normale shqiptare babai dhe mamaja punetor ne nderrmarje. Kursime dhe sakrifica mbinjerezore per te blere nje lavatrice ne 1986! Larguar nga Shqipnia ne 1991 me anijet ne Itali. 3 vjet pune me leje e pa leje ne 1998 kam mbaruar studimet ne Itali per ekonomi, dhe me pas kam shkuar ne Usa. Vend i madh. Aktualisht puna me ben te leviz mjaft. Dhe duke pritur ne aeroporte ju shkruaj.

4. Shpresoj qe anetaret te jene dakort me anetaresimin tim ne eDSH

5. Kujt ti nis 10 eurot?

Me nderime

Kole Arapi

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-12-2004 nė 00:31 Edit Post Reply With Quote
OK,

shkurt e qarte:

Mireseerdhe

Jena vetem ne te dy

10 Eurot vec kursejini, e kur te na duhen per projekte konkrete i fusim ne perdorim.

Gjeja e pare qe mendoj se dueht te bani zotni Kole asht qe te jepni mendim per temat e hapuna ne kete nenpike te kuvendit:

http://www.edsh.org/diskutime/forumdisplay.php?fid=48

Kuptohet per ato qe jane akoma aktuale.

Per te tjerat do t´ju shkruaj ne privat.

Zoti na e prifte mbare.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kole arapi

Postuar mė 13-12-2004 nė 14:31 Edit Post Reply With Quote
Dy me shume se nji

Ok
Une jam i mendimit qe dy jane ma shume se nji, por jane kurgja. Per fat te keq nuk kam shume kohe per me diskutu ne shume tema. Mendimi im asht ky: me kriju nje organizate zyrtare Shqiptare, e para se me e zyrtarizu ne nje shtet duhet me pase nje berthame. Pra eDSH apo naj emer tjeter te kete nje program e nje statut. Pa qene ala zyrtare. Programin s'duhet prit qe me qene 10 vete se zor asht, por psh ju me Z.Olsi Baze nxirrni nji program e nje statut. Hapim nje teme ne kuvend ku mund te futen vetem ata qe jane me emer e mbiemer e qe pranojn ne menyre paraprake me u ba anetare. Dhe diskutojme, brenda 1 jave vendosim dhe nxjerrim programin statutin, edhe veprimtarite. Kush don me qene pak ma aktiv, nga forumi hyn te shoqata apo lidhja. Se duke prit per dite ma te mira nuk arrijne kurre. Une po jap nji mendim

Lidhja Shqiptare Kombetare per Drejtesi e Zhvillim
Me keto synime perfundimtare.
1. SHTET TË SË DREJTËS
2. EKONOMI SERIOZE
3. SIGURI SHTETASVE
4. INTEGRIM NË BE
5. INTEGRIM NË NATO
Por duke qene te vetedishem qe shteti Shqiptar, sipas statistikave perendimore dhe jo vetem,eshte 100% i korruptuar!
Pra ne si Shqiptare duam me arrit keto 5 pika, duke ju pershtate gjendjes reale Shqiptare. Une jam i bindur se po qe se kemi nje baze edhe 4 vete me qene, dicka mundena me e arrite. Por duhet me qene realist, te pakten do shikojm cfare rezultati do kemi mas 1 viti. Une jam i bindur qe duke qene larg e te panjoftun mundena me kriju dicka. Qe mos te jete si 1990 ku ne krye te levizjes studentore na doli edi rama, pashko etj etj. Po kshu nga interneti te panjoftun, ne qofte se ka ca Shqiptare te sakte, duhet ti dalin perpara realitetit dhe nji gur ne themel ta vendosin.

Kole Arapi

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.4577470 sekonda, 49 pyetje