Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Gentian Marku lezhjani qe ra heroikisht ne Irak
lgjoka

Postuar mė 1-12-2004 nė 07:05 Edit Post Reply With Quote
Gentian Marku lezhjani qe ra heroikisht ne Irak

HOMAZH PER MARTIRET KUQEZI


Nga Lek Gjoka

Florida, SHBA

Terrorizmi ka vetem nje fytyre, te mbjelle gjak, morte dhe dhimbje shpirterore kudo qe si fantazme shfaqet. Amerika e perbetuar deri ne maksimun qe kete mortaje ta zhduke nga ky planet, u nis ne kerkim te djajve neper malet e injorances dhe te erresires ku ato jetonin. Ushtria Amerikane kunder terrorizmit u rrit ne menyre vullnetare aq shume saqe dhe presidenti Amerikan Xhorxh E. Bush i emocionuar tha: "Per mua ka nje krenari te dyfishte sepse me ushtrine Amerikane ne lufte kunder terrorizmit u bashkuan me mijera bije e bija emigrantesh qe nuk kane lindur ne Amerike, por qe kane vendosur qe jeten e tyre t'ia kushtojne atdheut te tyre te dyte, Amerikes". Nje nder ta ishte edhe djaloshi 22-vjecar nga Piraj i Lezhes, Gentian Marku. Kur e shikon ne fotografi ate djalosh nuk te besohet qe dora terroriste nuk i kurseu plumbat duke ia rrembyer jeten. Shtate vjet me pare, kur ishte vetem 15 vjec, u nis familjarisht sebashku me babe Zefin (oficer i nderuar ne Balldre dhe ne Lezhe), nene Saten dhe motren e vetme ne kontinentin e shpreses, Amerike. Mbaroi shkollen e mesme me rezultate teper te mira dhe vazhdoi shkollen e larte te Marines dhe te Policise. Zoteronte mjaft mire pervec shqipes edhe anglisht, italisht, arabisht, etj. Me deshiren e tij mobilizohet ne forcat speciale ne luften e Irakut. Duke qene nje djale teper i shkathet he perhere i qeshur shoket e donin dhe e respektonin shume. Por... lajmi i zi vjen i ngarkuar plot me dhimbje e mort. Gentiani bie heroikisht bashke me shoket e tij duke u munduar te arrestonte nje grup terrorist. Kjo dhimbje bombe tronditi jo vetem familjen e Zef Markut qe humbi djalin e vetem, por tere komunitetin shqiptar ne Detroit, dhe ne vecanti komunitetin lezhjan ne Detroit, Nju-Jork dhe Florida si dhe te gjithe zonen e Zadrimes dhe per rreth saj. Telefonat e ngushellimit nuk munguan ore e cast. Shtepia e Zefit ne Detroit eshte gjithmone plot duke pritur mijera e mijera shqiptare qe kane shkuar per ngushellime.

Amaneti i Gentianit

"Babe, po qe se nuk kthehem gjalle nga lufta, me varrosni ne vendlindje", i tha Genti babait te tij, Zefit, para se te nisej per ne lufte. Sapo trupi i ketij heroi shqiptaro-amerikan arrin ne Amerike dhe po beheshin pergatitjet nga shteti amerikan qe te beheshin te gjitha nderimet dhe te varrosej ne token ku ai dha jeten heroikisht... nje lajm del nga goja e te atit, Zefit, lajm qe ben qe lotet te rrjedhin papushim dhe te mbushin me ndjenjen me te embel te shqiptarit, dashurine per atdheun qe e lindi dhe e rriti. Amaneti i Gentianit do te behet realitet, por i takon qeverise se Shqiperise, bir i te ciles ishte Gentiani, qe te realizoje te gjitha respektet deri ne prehjen perfundimtare ne fshatin e lindjes. Ashtu sikur beri per heroin e pare qe dha jeten ne Irak, djaloshin tiranas, deshmorin Dervishi, edhe per deshmorin me te ri shqiptaro-amerikan, lezhjanin Gentian Marku, qeveria shqiptare, presidenca ashtu sic di te nderoje heronjte e saj, edhe kesaj here do te tregohet e gatshme. Madje keta radhe ka nderin e plote qe te shkrehe armet e lamtumires mbi varrin e ketij heroi, ketij djaloshi qe e donte aq shume Shqiperine...

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Anton Ashta

Postuar mė 1-12-2004 nė 08:25 Edit Post Reply With Quote
Ngushellime familjes Marku..
Me poshte po iu dergoj nje foto te Gentianit keti heroi te ri shqiptaro-amerikan

PS

une u mundova ta zvogeloj madhesine e fotos, thjesht per motive vendi, prandaj e editova mesazhin.

Anton Ashta ka atashuar kėtė imazh:






Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Krytha

Postuar mė 1-12-2004 nė 17:28 Edit Post Reply With Quote
Vdekje e rende

Ngushellimet e mija familjes Marku dhe Zoti ju dhasht kivet...
Me vjen shume keq qe ishte djali i vetem i familjes, se ju mbyll dera.
Enderra e tij per Amerike e ndoshta e kesaj familje mori fund.
Dhasht Zoti qe kjo lufte te perfundoj sa ma pare e mos te ndigjojm kesi lajmesh ne te ardhmen.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 22-2-2005 nė 16:23 Edit Post Reply With Quote
Nje rruge nė Miēingan i vihet emeri i ushtarit shqiptaro-amerikan Gentian Marku

Këshilli Bashkëjak i qytetit Warren, në shtetin federal veri-lindor Miçingan, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka votuar javën e kaluar në mënyrë unanime, që njëra perej rrugëve të këtij qyteti të marr emrin e dy ushtareve nga ky qytet të vrarë gjatë shërbimit ushtarak në kuadrin e forcave të armatosura amerikane në Operacionin "Liria e Irakut". Rruga e re tani, do të mbajë emrin e dy ushtarëve që vdiqën para tre muajëve, të cilët kanë qënë efektivë i forcave marinse amerikanë. Ata janë njëri emigrant nga Shqipëria, dhe tjetri emigrant nga Korea e Jugut, të quajtur Gentian Marku, 22 vjeçarë, dhe In Kim, 23 vjeçarë.

Xhaxhai i koreano-amerikanit, Christopher Kim, nga qyteti Madison Heights, tha se: "Éshtë një nder i madh për atë dhe familjen e tij - që njëra prej rrugëve të këtij qyteti në shenjë respekti, tani do të ketë emrin e nipit të tij. Kjo rrugë do t'i bëjë nder atij - jamë i sigurtë që edhe prindrit janë krenarë" thotë, ai pas kësaj ngjarje.

"Diçka edhe më të rëndësishme do të bëjmë me anë të një Rezolute, e cila do t'u dedikohet të gjithë atyre bijëve e bijave amerikanë, që gjatë shërbimit ushtarak - po kryejn një sakrifcë sublime" ceku media e këtij shteti se ka thënë gjatë ceremonisë së përurimit të rrugës, Presidenti i Këshillit Bashkëjakë - zoti James Fouts.

Zoti Fouts, tha se: "Qyteti Warren, gjithashtu, do të marrë në konsiderat për vendosjen e një pllake përkujtimore me të gjithë emrat e atyre ushtarakve, të cilët janë plagosur ose kanë kryer akte të larta trimerie nga sulmet terroriste në Irak e Afghanistan". Mirpo, Ed Bayer, drejtori i planimetrisë së qytetit, tha se "Kur dhe ku do të vendoset për këtë Memorial, tha ai, unë nuk jamë ende i sigurtë, por di se së shpejti do të zgjedhim ndonjë rrugë në qytetin tonë - Warren, ka pohuar Ed Bayer.

Në ceremonin e inagurimit, autoritetet thanë se:"In Kim, vdiq më 7 dhjetor 2004, "jo në një aksident të zakonëshëm". Ai u vra duke shërbyer gjatë patrullimit me një auto ushtarake, si pjestarë i trupave të Marinës nga batalioni "Marine Corps", në Operacionin Liria e Irakut". Më parë u tha se nuk ka pasur shumë detaje rreth vdekjes së tij?. Por, familja ka mësuar më pasë se kamioni 7 tonësh ushtarak, me të cilin po transportonte Kim, u godit paprimtmas nga një predhë e terroristëve, dhe shpërtheu në flakë duke marrë jetën e tij.

Në vitin 2001- shkolla e mesme" Warren Mott High School" diplomoi emigrantin koreanojugorin . Kim sipas njoftimeve, ka qënë shofer ushtarak për transportimin e armatimeve në batalionin e Transportit " 9th Communications Battalion, 1st Marine Expeditionary Force , nga baza ushtarake Camp Pendleton e Kalifornisë.

Ndërkaq, për Gentian Markun thuhet se ai u integrua shumë shpejtë në jetën amerikane, kur si një fëmijë e filloj punën e kamarierit, në njërin prej restoranteve në qytetin Warren, afër Detroitit. Marku, emigroj në SHBA- kur ai ishte veqëse 16 vjeçar, dhe nisi punën së parit në restoratin me emër "Big Boy", një restorant ky që frekuentohej më së shumëti, prej ushtarakëve dhe policëve të kësaj zone. Ndoshta, mendojnë, ata që e njihnin nga ky qytet, kjo ka qënë edhe arsyeja, pse ai u "dashurua" me rrobën ushtarake, ku edhe më 25 nentor, të vitit të kaluar, ai dha edhe jetën nën flamurin amerikan.

Tani pas vdekjes, ata që njihnin u kanë thënë medieve të ndryshme se, ishte e vërtet se ai ëndëronte gjithmon të bëhej një ushtarak i aftë. Këtë dëshirë prej një të riu dinamik, j'a la me plotë kuptimin e fjalës në dorë gjithë vullnetit të madh dhe pasionit, për t'a bërë një ditë realitet. E pikërishtë kur ai do të binte në kontaktet e para me "erën" e ushtrisë, i inkuadrua për her të parë në shkollën ushtarake" U.S. Marine Corps". Në këtë shkollë, ai arriti edhe të kryej studimet, i diplomuar në shkollën ushtarake, "Warren Woods Tower", në 2001, Heroi më i ri i SHBA-s, u vra në Fulluxha - Irak, vitin e kaluar duke luftuar, edhe Ditën e Faleminderimeve "Thanksgiving Day".

Ushtari amerikan me origjinë shqiptare Gentian Zef Marku 23 vjec, ka gjetur vdekjen në qytetin irakian të Falluxhas në datën 25 nëntor 2004, gjatë luftimeve të ushtrisë amerikane me terroristët. Shqiptaro-amerikani Gentian Zef Marku, nga Piraj i Lezhes, sherbente ne kompanine "Bravo" te Batalionit te Pare te Marinsave në Falluxha, u gjetë i vrarë pas një sulmi në Falluxha. Ai humbi jetën më 25 nëntor, kur nga luftimet për të marrë nën kontroll qytetin - rebel të Falluxhas ne Irak lanë të vrarë atë ditë edhe 10 trupa amerikane.

Më pasë pë Gentian Markun, u tha se "Kjo ka qënë dhe ëndrra më e madhe e djaloshit shqiptar, që nga dita kur iku nga Shqipëria. Që nga dita kur familja e tij fitoi llotarinë amerikane e u vendos në Warren të Detroitit(Miçingan).Sipas tyre ai i'a kishte dalë mbanë, i ndihmuar shumë dhe nga fati, që t'i shpëtonte skamjes se vendit të tij, ashtu si dhe qindra e mijra shqiptarët, që kanë lënë vendin e tyre dhe marrë rrugën e mundimeshme të gurbetit. Në këtë rrugë ai nisi të ambjentohej me jetën e re të ëndërrva në "tokëne Eldorados" e cila, për tani pas vdekjes, është shumë e vështirë të "pranohet", ashtu si dhe për prindërit, të afërmit, miqët e shokët, bashkëatdhetarët, e i gjithë kombi ynë, në këtë ndarje të dhimbeshme dhe "dhuratë" e ligjeve të pamëshirëmshme të natyrës.

Gentian Marku, siç e cekem edhe më lart, kishte përfundur me sukses tre vitet e studimeve në Kolegjin Ushtarakë, në auditorin e së cilës e forcoi më shumë dëshirën për t'u bërë një ushtarak i zoti. Aq sa i prindërit, nuk panë asnjë arsye sepse, ai duhej të privohej nga jeta ushtarake, ose t'a ndalonin vrullin e tij për t'u nisur ushtar drejt Irakut. Babai e përcolli të birin në luftë, me gjithë bekimin e tij e të Zotit. Por për asnjë ditë nuk e gjeti qetësinë edhe pse i biri, ngandonjëher i dërgonte nga telefoni vetem mesazhe shprese, e lajme të mira deri në ditën kur të tjerët do i sillnin gjemën e madhe më 25 tetor 2004 - "Ditën amerikane të Falenderimeve".

I larguar prej Shqipërisë në vitin 1998, nëpërmjet Llotarisë Amerikane, Gentian Marku, së bashku me familjen e tij, Gentiani, asokohe ishte 16 vjeçar ishte vendosur në shtetin federal Miçigan të SHBA-së. Pas mbarimit të Kolegjit Ushtarak, ai hyri në Trupat Marinsa, të ushtrisë amerikane më datën 10 shkurt të vitit 2002 me një kontratë 4 vjecare, e cila mbaronte në vitin 2006. Gentian ishte djali i vetëm i familjes dhe ka një motër më të vogël se veten.

Ndërkaq, edhe Shqipëria vendi që e lindi, i bëri të gjitha nderimet për humbjen e birit të saj si Hero i Amerikës. Varrimi i tij u krye më të gjitha nderimet e larta në fshatin Piraj të Lezhës. Mijra vetë u tha se morën pjesë në varrimin e tij. Prindërit, të afërmit, gjyshi dhe xhaxhallarët, bashkëatdhetarët tanë në Amerikë, autoritetet amerikane , të gjithë sbashku bënë që trupi i tij të kthehej dhe të varrosej në vendlindje. Kjo u bë pasi sipas tyre ky ka qenë edhe amaneti i fundit i Gentianit.

B. Sina
BOTA SOT 22-02-2005

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2992029 sekonda, 30 pyetje