Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: 12 ARSYE PSE DUHET TE IKE MEMUSHI
Anton Ashta

Postuar mė 8-12-2004 nė 08:16 Edit Post Reply With Quote
12 ARSYE PSE DUHET TE IKE MEMUSHI

12 ARSYE PSE DUHET TE IKE MEMUSHI

Nga as.prof.Astrit Hoti



Ministria e Arsimit dhe Shkences, e udhehequr zvarre nga Memushi, krijon vazhdimisht pikepyetje te medha te gjithe shoqeria shqiptare, ku cdo njeri sado i thjeshte, ne kontakt me arsimin si punonjes, prind ose thjesht si dashamires i arsimit, mediton: ku qendron forca e ketij luani, ketij modeli te shemtuar qe na serviret si model i europianizimit te arsimit shqiptar? Mos valle ne nuk arrijme te kuptojme madheshtine e "Reformes ne Arsim" qe predikon si sukses ky mik dogmatik dhe ajo cka shohim me syte tane ne shume kopshte, shkolla, universitete, eshte vetem iluzioni yne i trishte per realitetin?

Ketyre pyetjeve mund t'i pergjigjej me qejf e qesendi vete shefi i qeverise, i cili sic dihet se honeps dot luanin. Madje dihet qe shefi ka qejf shpotine dhe ka sukses me batutat, por, per fat te keq (ose te mire), shefi eshte ne krize: politike, ekonomike, morale, dhe "nga halli qe e ka zene" eshte duke terhequr zvarre gjithe qeverine, edhe luanin qe i ka zene deren, ashtu si luani terheq zvarre Ministrine e Arsimit dhe Shkences, prej me shume se dy vjetesh.

Keshtu flitet ne gjithe mjediset e profesoratit, te mesuesve te vjeter e te rinj, dhe madje edhe ne korridoret dhe zyrat e vete ministrise; te gjithe jane ne nje mendje: eshte ministri qe ka bere demin me te madh ne gjithe sistemin arsimor ne Shqiperi, me fakte - jo me fjale.

Ketu te prekshme per gjithe opinionin jane te dhenat qe ka publikuar media si

1.Raporti i Kontrollit te Larte te Shtetit, ku dalin ne pah spekulimet me shumen 600 milione leke nga tenderat e zhvilluar nga MASH ne vitin 2003, jo sipas ligjeve te shtetit shqiptar (tashti filluan te publikohen edhe te dhenat e spekulimeve te fundit - 9 mujori i 2004, ku MASH si kampione me luanin qe ka, ze perseri vendin e pare!)

2. Neperkembjen e pedagogeve, te cileve iu kerkon zbatim te standardeve perendimore duke i vleresuar me paga te mjerueshme, me te cilet nuk denjon as te dialogoje...

3. Mbajtjen peng te autonomise reale te universiteteve dhe lenien pa pike kokecarje te studenteve pa mesim (absurde ishin fjalet e fundit te ministrit kur u shfaq si hije ne media si pedagog grevethyes dhe njekohesisht e quajti situaten krejt normale)..

4. Shkaterrimin dhe cuarjen ne faliment te Ndermarrjes se Shperndarjes se Librit Shkollor, e vetmja ndermarrje e specializuar per shperndarjen e librit ne Shqiperi, me rrjet librarish ne gjithe vendin, te cilen ministri luan e fal si pjese ne miq (pjese e korrupsionit dhe kompromentimit te thelle te tij direkte).

5. Kontributin ne rritjen e mediokritetit te Institutit te Studimeve Pedagogjike, te cilin me gjoja reformen e terheq zvarre, per t'i vjelur me mire fondet e shtetit. Mediokriteti i Institutit te Kurrikules shprehet qarte me programet e reja te pjesshme te miratuara nga ministria (ku mund te behet reforme ne arsim perte krijuar nje nivel me te perparuar, 9-vjecar, pa programe te plota ?!), me produkte pa vlere e me cmim te larte (mjafton qe Kontrolli i Larte i Shtetit te shikoje fondet qe harxhohen per ISP!, ose rastin flagrant me Abetaren Rrokaj-Gjokutaj, te kurorezuar nga Memushi, i cili rri i qete packa se 61000 nxenes po mesojne keq gjuhen shqipe!

6. Analfabetizmin qe ka perfshire nje numer te madh femijesh, numer qe per fat te keq sa vjen e rritet sidomos ne zonat verilindore, apo harresen e femijeve te ngujuar.

7. Perkeqesimin e gjendjes se nxenesve ne shkolla, ku shpesh ata jane aq ngjeshur ne klase sa nuk marrin dot fryme, e jo te mesojne (jashte cdo standardi ballkanik, jo europian). Niveli i mjeruar i shkollave te fshatit dhe konvikteve, apo turnet e detyruara.

Luhatjet e thella brenda vitit mesimor te sistemit te vleresimit dhe metodologjise se konkurseve.

8. Botimet e librave shkollore, me te perfolur se cdo vit tjeter, me shkelje flagrante te te drejtave te autoreve.

9. Shkaterrimin e Muzeumit te Shkencave te Natyres (eshte edhe biolog ministri yne..).

10. Nderprerjen e shume projekteve me organizata prestigjioze dhe donatore nderkombetare, per mungese idesh, vizioni dhe projektesh (Banke Boterore, PNUD, OPEK , Tempus etj.).

11. Instalimin e nje centralizmi te skajshem ne ministri, kopje ndoshta e ndonje skedari te nomenklatures se Partise se Punes dhe sigurimit te shtetit.

12. Organizimin e punes se MASH me sistem survejimi te rrepte me protokollin, ku cdo shkrese para se t'u shkoje te adresuarve, censurohet nga ministri, apo marredheniet prej kryetari kooperative masovik me disa DA te preferuara.

Ky luan socialist qe me heshtjen, mediokritetin, primitivizmin, turperon llojin, i kritikuar nga nje varg shkrimesh te shume analisteve e specialisteve si: Mustafa Nano, Ardian Klosi, Andrea Stefani, Edmond Tupja, Teuta Mati, Yllka Beci, Gjergj Zheji, Bahri Beci, Fatmir Toci, Petrit Ymeri, Artur Shkurti, Gazmend Janku, Elda Spaho, Bexhet Arbana, Fisnik Sina, Bahri Myftari, Andon Andoni etj., e shume televizione, te cileve nuk guxon t'u jape pergjigje, hesht dhe vegjeton ne mes te plehut socialist, pasi me te vertete, ashtu sic eshte shprehur studenti Rudi ne nje gazete, heshtja eshte flori per zotin Memushi!

Ky luan socialist nuk e njeh institucionin e doreheqjes, pasi e di qe pastaj do jete me lehte i kapshem nga Prokuroria e shtetit, dhe penalizimi, per demet e medha te shkaktuara shtetit dhe arsimit ne Shqiperi, ashtu si dy sekretaret e pergjithshem te MASH (te perkedhelur te tij), (ne 6 muaj jane ndryshuar 3 sekretare te pergjithshem ne MASH!), njeri i marre i pandehur nga Prokuroria, kurse tjetri i shkarkuar nga kryeministri per konflikt te paster interesash.

Ne fakt Prokuroria nuk duhet te tallet: eshte Memushi qe duhet te hetohet ne MASH, pasi vartesit e tij ai i ka sherbetore te bindur, dhe ata nuk bejne asgje pa urdhrin e tij. (ky eshte nje nga demet me te medha te tij ne institucionin qe drejton i cili duhet te gjeneronte mendim te kualifikuar, racional dhe te lire, - pa censure!!

Dhe jemi te bindur qe ato qe jane dhene nga Kontrolli i Larte i Shtetit dhe ato qe shohim, jane maja e ajsbergut, pasi korrupsioni eshte instaluar ne ate ministri.

Pra halli i te gjithe ne pedagogeve dhe mesuesve (nga me te shfrytezuarit ne Shqiperi) eshte largimi sa me shpejt i ketij modeli te keq qe u seviret femijeve, studenteve, mesuesve e profesoreve. Duhet te shpetojme nga kjo e keqe e madhe qe e ka zene arsimin shqiptar, dukuri e spikatur e sistemit te korruptuar qe jetojme.

Pastaj sa per pagat, ne te gjithe jemi ne nje mendje, qe duhet patjeter te rriten per te perballuar me dinjitet jeten, qe mesuesi te mos korruptohet nga nxenesi e pedagogu nga studenti. Po ashtu duhet patjeter qe qeveria te rrise buxhetin per arsimin, sepse shkalla dhe cilesia e arsimimit eshte tregues kryesor i emancipimit te nje vendi, sidomos kur deklarohet se arsimin qeveria e ka prioritet.

Kryeministri, mjeshter i rregullimit te situatave, kesaj radhe duhet me disa levizje te beje shume pune, te permiresoje vizionin e qeverise duke spastruar me te korruptuarit, me mbeshtetjen e aleateve te tij. Ne te kundert forca e mitingut te 9 dhjetorit dhe ngjarjet ne ditet me pas, qe kreshendon do ta kene te aprovimi i buxhetit, do ta trondisin dhe do kene kosto te larte per gjithe vendin.

Nuk ua kane gjithmone borxh shqiptaret tronditjet dhe mjerimin zotit kryeminister, respektojini ne kohe ata!

As.prof. Astrit Hoti

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0897141 sekonda, 25 pyetje