Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Si mund te ulet ndikimi?
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2004 nė 11:34 Edit Post Reply With Quote
Si mund te ulet ndikimi?

Tashme ne kete teme, jane mbledhur shume materiale e analiza permbi ndikimin grek ne RSH.

Gjendja sa vjen e po keqesohet dhe disa nga ne po arrijne ne perfundimin se tashme jemi nje koloni greke.

Cfare duhet te bejme?

Ju lutem propozime konkrete,

ne si Komb, ne si te djathte.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-4-2005 nė 15:59 Edit Post Reply With Quote
Asnje ide?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 24-12-2005 nė 21:25 Edit Post Reply With Quote
Si fillim, duhet thane se ndikimi ekziston; ai eshte i dyanshem, sado me permasa te ndryshme, me intensitete, vende e kohe te ndryshme, gjithashtu.

Ushtrimi i ndikimit dhe kundervenia ndaj tij si ulja e ndikimit grek (e i cfardo lloj ndikimi tjeter) duhet te jete ne masen neutralizuese, pra as te jete me i larte, dmth kercenues, as edhe i ulet, dmth te kete aspak force.

Por edhe ushtrimi i ndikimit ashtu dhe ai kunderveprues kane per autore protagoniste te ndryshem, sic jane ekonomia, financat, ligjet, kultura, shoqeria, opinioni publik, mentaliteti e psikologjia korporative ashtu dhe vetiake, religjioni, etj. Ne te gjithe kete mozaik, roli i pushtetit (legjislativ, pozite-opozite qeverisese, gjyqesori, mediatiku) me dinamiku, me i dukshmi, ashtu dhe i padukshmi.

Si ne ushtrim, ashtu dhe ne kunderveprim, sidomos per forcat politike e ato te tjera jo qeveritare, duhet nje fare konsensusi, sado i dobet e i pafuqishem te jete ai.

Ne rastin e Greqise, ajo ushtron ndikim ndaj Shqiperise e Shqiptareve, duke u nisur prej interesave gjeo-strategjike qe paraqiten per ate, ne afate te ndryshme kohore, te shkurtra deri dhe afatgjata. Se si ushtrohen, e ke kane per protagoniste, i kemi pare, degjuar, e pesuar. A ka ndonje fare konsensusi per kete ne Greqi? Nuk ma thote mendja se ka, te pakten zyrtarisht. Por rjedha e ngjarjeve, sado ne pamje te jashtme eshte e veshur me petkun modern dhe europian, nuk mund ti shpetoje tradicionalizmit, trashegimise, e interesave te castit, sidomos kur behet fjale per eksplodimin e emigracionit, kontrabandes ne njeres e gjithfare trafiku te kundraligjshem, kombetar e me gjere. Pra atje ka nje fare konsensusi, me perjashtime sporadike, e te paperfillshme. Perse ndodh kjo? Sepse Greqia e greket duan te ruajne avantazhin qe kane fituar (mbase jo me djersen e tyre), te minimizojne disavantazhet, dhe te shfrytezojne distancen e krijuar ne kohe e fusha te ndryshme.

Si paraqitet rasti i Shqiptareve, e sidomos i Shqiperise, qe eshte deri tani shteti i vetem shqiptar ne Ballkan? Qysh ne fillim jane teper evidente disavantazhet, sidomos ne ekonomi, e ne shume fusha te tjera. Por roli e qeverive (po flasim sidomos pas '90) ka qene ne nje nivel aq te ulet, diletant e thjesht per interes te "jetegjatese), sa qe e kane inkurajuar e bere me te ndjeshem ndikimin grek. E ketu mund te rendisim ceshtjen e Camerise, te emigracionit deshperues, te inferioritetit poshterues ne negiocim, ne shitjen e interesave te vendit e te popullit, vecanerisht ne prag-fushata zgjedhore, e me pas per te mbajtur karriget deri ne fushaten pasardhese zgjedhore.

Nuk mjaftojne vetem keto. Ato kryhen diten per diell, e reagimi i opinionit publik, i forcave politike, apo i pushteteve te tjera eshte i ulet tejskajshem. Keshtu per shembull, eshte vepruar me votat e emigranteve, me Himaren, me Camerine, me lojrat amatore per minoritin grek, me preferencat ne prokurime e dhenie koncensionesh, e deri ne ndjekjen e udhes per ne Europe nepermjet Athines, e sa e sa te tjera si keto. Keshtu eshte vepruar rreth viteve '20, keshtu po bejne edhe sot politikanet e shtetaret shqiptare.

Shihni se fundi itenerarin e kryeministrit aktual, i cili cfare nuk beri e cfare nuk sajoi, vetem e vetem qe te bente nje takim me Karamanlisin, thua se ai eshte Zeusi per Shqiptaret, nje vizite qe per nga frytet, ka qene pa dyshim vetem e karakterit vetjak, se interesat e Cameve (po Kosova, mmor lanet?) u neperkemben, se fshehtesia e arritjes dhe e kryerjes se takimit jane tregues te pa diskutueshem te rolit prej lakeu.

Vaj vatani, e mjer mileti!

Zoti i ardhte ne ndihme Shqiptareve, dhe e zgjidh lakun qe i kane vene vetes me keta qeveritare e politikane. Amin!
(vijon)

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
nurellari

Postuar mė 20-5-2007 nė 15:58 Edit Post Reply With Quote
ku eshte ndikimi i vertete i grekeve

me poshte po dergoj nje artikull qe kam shkruajtur lidhur me debatin e para disa muajve per te dhene pashaporta per "homogjenet" shqiptare. Ne fakt une mendoj se lidhur me ndikimi grek ne jemi duke pare ne siperfaqe dhe kujtohemi per te vetem kur shperthen ndonje shkendije.


Dua edhe unë një pashaportë greke
Adri Nurellari

Këto javë ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar projekti i shtetit grek për të lëshuar rreth 200 000 pashaporta për shtetas shqiptar që pretendojnë se kanë ndonjë dell greku në prejardhjen e tyre. Hidhërimi dhe indinjata e shkaktuar nga kjo nismë është në pamje të parë e justifikuar duke patur parasysh se bëhet fjalë për një tjetër situatë që nxjerr në pah dëshirën e shqiptarëve për të braktisur identitetin shqiptar sapo t’i leverdisë si dhe kompleksin e inferioritetit që ne kemi ndaj Greqisë dhe grekërve. Mirëpo kjo e vërtetë nuk është aspak ndryshe nga ajo që tashmë ka ndodhur prej kohësh dhe vazhdon të ndodh, jo me intensitetin e 200 mijë shqiptarëve njëherazi por me përmasa po aj që të mëdha. Shumë syresh që janë shprehur kundër kësaj nisme në fakt tregohen indiferentë ndaj të vërtetës së madhe që janë me qindra mijëra shqiptarë në Greqi që janë duke u rropatur vit pas viti për të siguruar rinovimin e lejeve të qëndrimit, dhe që e kanë të vështirë të investojnë apo të ecin përpara në karrierën e tyre prej emigranti në Greqi duke qenë se janë krejtësisht të varur nga rinovimi i dokumentëve. Dhe aq të varur janë nga rinovimi i dokumentëve sa janë të gatshëm të paguajnë qindra euro siguracion nga xhepi i tyre për të dëshmuar që janë të zënë me punë në Greqi dhe janë gati të heqin dorë nga identiteti fetar dhe antroponimik për ta dëshmuar veten të denjë për të qendruar në Greqi. Mbase kjo gjë nuk ngjan patriotike por duhet patur parasysh që vjen si pasojë e nevojës për mbijetesë.
Prandaj kjo politika e 200 mijë shqiptarëve që marin shtetësi greke nuk është as e re dhe as e rrallë. Në fakt po qe se Greqia do të kishte qenë një shtet normal i zhvilluar sikurse janë Anglia, Kanadaja, SHBA-ja etj. do t’ua kishte dhëne prej kohësh shtetësinë këtyre emigrantëve shqiptarë në Greqi që kanë mbi një dekadë që janë rezidentë. Pra po të kishin qenë në Angli ne do të kishim të paktën 200 mijë shtetas shqiptarë që do kishin edhe shtetësinë britanike. Problemi nuk qëndron tek të shndërruarit në shtetas grek më shumë sesa tek arsyeja pse këta bashkëkombasit tanë rendin që të mohojnë identitetin e të marrin një shtetësi tjetër. Fundja pse nuk shqetësohet kush për faktin që mbi gjysëm milioni shqiptarë aplikojnë në llotarinë amerikane për të marë një “Green Card” sakaq që edhe vetë shteti duket i dorëzuar para këtij fati duke marrë pjesë në këtë eksod të dëshiruar drejt Amerikës nëpërmjet vënies në dispozicion të shërbimeve të veçanta të postës shtetërore për aplikantët dhe fituesit.
Kjo çështja e marrjes së dyshtetësisë nuk është një kusur që po e kanë vetëm shqiptarët por ka edhe raste të tjera që kanë ndodhur në rajon. Kështu përllogaritet se ka mbi 300 000 moldavë që kanë marrë pashaportën rumune vetëm e vetëm për të patur mundësi që të udhëtojnë nëpër Bashkimin Europian. Madje ne jemi duke përjetuar pa shumë zhurmë një situatë shumë të ngjashme me minoritetin maqedonas që gjendet në Shqipëri në zonën e Prespës. I njëjti minoritet maqedonas që në vitin 2001 kur ndodhte lufta civile në Maqedoni, dilte me parrulla separatiste dhe valviste flamurin e FYROM-it, sot është duke u konvertuar me ngut në minoritet bullgar. Kjo pasi një pashaportë bullgare jo vetëm që i lejon të udhëtojnë pa viza nëpër Evropë, por në fakt i bën de jure qytetarë të Bashkimit Evropian duke filluar nga janari i ardhshëm. Me këtë ritëm ne nuk do të kemi më zyrtarisht tre minoritete etnike (grek, malazez dhe maqedonas) por katër duke shtuar edhe minoritetin bullgar.
Prandaj në parim nuk duhet pasur ndonjë qëndrim shumë agresiv ndaj këtyre 200 mijë pashaportave që do t’u jepen shtetasve shqiptarë sepse gjithçka bëhet në kushtet e vullnetariatit dhe nuk është se kanë për të ndikuar kushedi se çfarë në politikën shqiptare. Në kushtet e vullnetariatit sepse njerëzit që do të marrin këto pashaporta nuk kanë për të qenë të detyruar me forcë për t’i marrë ato, por kanë për të qenë njerëz të rritur e të vaksinuar që në kushtet e pjekurisë dhe lirisë së veprimit kanë për të rendur që të marrin këto pashaporta. Nuk kanë për të ndikuar kushedi se çfarë në politikën shqiptare sepse ata që janë grekofil dhe me ndienjën e kompleksit të inferioritetit tashmë e kanë mendjen top si t’u jepet apo mos t’u jepet shtetësia greke. Këtyre nuk kemi çfarë t’u bëjmë apriori, përveçse të sigurojmë një zhvillim sa më të shpejtë të vendit tonë në mënyrë që të qënurit shqiptar të mos shikohet më si barrë. Ndërkohë që ka shumë nga ata që hiqen grekofil nga zori për të siguruar vizat, lejet e qëndrimit në Greqi apo udhëtimin e lehtësuar për në Bashkim Evropian. Nëse do të kenë në dorë pashaportat greke ata nuk do të jenë të shantazhuar më dhe nuk do të kenë më nevojë të servilosen para konsullatave greke dhe të shtiren më “katolikë se papa”. Këto pashaporta në fakt për shumë shtetas shqiptarë kanë për të shërbyer si gërshërë për të prerë varësinë e tyre me shtetin grek pasi këto pashaporta kanë për të bërë të mundur që ata si qytetarë të BE-së të gëzojnë lëvizjen e lirë nëpër gjithë Bashkimin Evropian dhe të vendosen dhe punësohen fare lehtë në të tjera vende më të kamura të Bashkimit Evropian, ku edhe vetë grekët shkojnë shpesh si emigrant. Ky procesi i përdorimit të Greqisë si trampolinë për vende që janë më të zhvilluara ka ndodhur dendur edhe më parë.
Mund të thuhet gjithashtu që këto pashaporta ndaj shtetasve shqiptarë kanë për të zvogëluar hendekun midis Shqipërisë dhe BE-së pasi në kushtet kur ne kemi tashmë disa qindra mijëra shqiptarë që janë rezident të ligjshëm në vende të BE-së dhe jepen tashmë disa qindra mijëra viza shengen në vit shtetasve shqiptare po të shtohen edhe 200 mijë shtetas shqiptarë që kthehen në të njëjtën kohë në shtetas të BE-së , ne në fakt kthehemi në një ndër vendet e Evropës Lindore më të integruara demografikisht në Evropën Perëndimore. Mbajtja e barrierës së vizave ndaj shtetasve shqiptarë ka për të qenë e irracionale kur pothuaj 1/3 e popullsisë shqiptare të lëvizë lirshëm për në BE dhe të intensifikojë procesin e bashkimit familjar. Bile mund të thuhet se ndikimin më të madh këto pashaporta kanë për ta pasur brenda Greqisë ku 200 mijë vota kanë për të pasur goxha peshë elektorale në zhvillimet e brendshme, ndërkohë që ndikimi i Greqisë më i madh se sa ç’është nuk ka ku të vejë.
Nëse do të na duhej të shqetësoheshim për ndikimin e Greqisë në Shqipëri dhe të kërkonim llogari para qeverisë ne nuk duhet të mendojmë thjesht për pashaportat pasi ato nuk po ua jep kush me zor bashkështetasve tonë. Ajo që po na jepen me zor dhe për të cilat duhet të shqetësohemi e të kërkojmë llogari janë varrezat e profanuar të fshatrave jugore shqiptare dhe varrezat e rreme historike që janë duke u ndërtuar, peshqeshet jo me aq reputacion të mirë historik që grekët po na japin për kishën “autoqefale” orthodokse të Shqipërisë, hapjen e shkollave në gjuhë greke në territore shqiptare, çmimet e kripura të celularëve dhe naftën që nuk është hiç e ndjeshme ndaj rrënies së çmimeve të naftës në tregun botëror.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
nurellari

Postuar mė 20-5-2007 nė 16:00 Edit Post Reply With Quote
ne vijim nje artikulli para pak javeve

Acarimi me grekët: më shumë se një rastësi
Adri Nurellari
Botuar tek gazeta panorama

Një seri ngjarjesh kanë bërë që marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Greqisë të zënë faqet e para të shtypit shqiptar dhe i kanë hapur rrugën deklaratave apo reagimeve të ashpra në Shqipëri. Në fakt kjo situatë tregon qartë të paktën një gjë, që ne jemi mjaft gjaknxehtë dhe shumë lehtë të provokueshëm. Mjaftohet të shihet sesi reaguam para disa javësh lidhur me një video të bërë nga një celular prej disa ushtarësh grek tek marshonin në një cep të humbur të Greqisë. Ndërsa kjo video ishte krejt anonime, bërë me ndonjë celular nokia nga disa çunakë që loznin loja luftash, reagimi shqiptar shkoi në nivelet më të larta duke përfshirë këtu edhe deklarata ministrore, parlamentare e me radhë. Përmasa që mori ajo ngjarje ishte butaforike duke patur parasysh që në Greqi ajo këngë shoviniste ishte kënduar në gërxhet e ndonjë poligoni të humbur kurse në Shqipëri grupe të ndryshme njerëzish dilnin hapur nëpër sheshet e qyteteve kryesore dhe në mënyrë demonstrative para mediave digjnin flamuj grekë. Po aq demonstrative dhe masive ishte edhe mbushja e qytetit të Tiranës me njerëz të veshur e lyer me të kuq kur
fituam ndeshjen e futbollit me Greqinë.


Për një moment të hedhim përtej maskën e të folurit politikisht korrekt dhe ta pranojmë që edhe në Shqipëri grekët urrehen me po aq intensitet dhe masivitet sa edhe shqiptarët në Greqi. Dhe nuk kursehet moment, rrethanë apo justifikim për ta manifestuar hapur dhe zellshëm urrejtjen e shqiptarëve ndaj grekëve. Prandaj të mos bëhemi hipokrit dhe të sillemi si të çuditur nga manifestimet e urrejtjes anti shqiptare në Greqi kur dihet mirë që mllefi anti greke zien edhe brenda nesh.
Kësilloj janë marrëdhëniet shqiptare greke prej shumë kohësh dhe e vetmja surprizë nuk vjen nga manifestimi i tensionit, se ky tension ka qenë prej kohësh gjendje e natyrshme, por surpriza vjen vetëm nga fakti që ende nuk po shikohet ndonjë përmirësim të kësaj situate. Pra ne shajmë grekët që nuk na duan, por edhe ne nuk është se i duam ata, përkundrazi, edhe ne në përgjithësi nuk i duam hiç. Thjesht nuk i kemi në dorë dhe nuk kemi aq takat sa ata që t’iu imponohemi.

Një situatë e ngjashme me këtë prirje është edhe trajtimi i emigrantëve ilegal. Ne shqiptarët qahemi e ankohemi për trajtimin diskriminues dhe përbuzës që iu bëjnë policët grekë apo italianë shqiptarëve që kapen duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Por ama kurdët, kinezët apo moldavet e kapur nga policia shqiptare si emigrant ilegal nuk është se janë trajtuar më mirë.

Duke qenë se mungesa e dashamirësisë mes dy vendeve nuk është gjë e rrallë, ne duhet të pyesim veten vetëm pse ndodh tani ky shpërthim vullkanik i marazit etnik që ekziston mes dy vendeve tona.
Brenda një kohe të shkurtër kanë ndodhur disa ngjarje që kanë provokuar këto reagime të ashpra. Duke filluar nga çështja e varrezave të ushtarëve grek tek hapja e shkollës greke në Himarë, nxjerrja e videos. Se fundmi spikasin dalja e Bollanos me një deklaratë që tingëllonte si e një andarti që dilte nga librat e historisë. Kuptohet që dalldia dhe joshja që vinte prej protagonizmit të fituar prej kësaj deklarate e bën akoma më qesharak këtë personazh provincial e periferik. Më pas një deklaratë konfuze e ambasadorit, një botim jo dhe aq rastësor i kujtimeve të pesëshes të minoritarëve separatistë dhe më tej një dalje në publik të një kinse skuadre terroriste që kërkonte
çlirimin e Çamërisë. Dalje kjo që dukej qartë se ishte një imitim i realizuar keq i daljeve publike të ETA-s dhe IRA-s. Unë kam përshtypjen se hidhërimin më të madh nga këto ngjarje shqiptarët nuk e ndiejnë kundër grekëve sepse ky inat është e dhënë e pandryshuar. Por e ndiejnë ndaj shtetit shqiptar, dhe në mënyrë të veçantë ndaj qeverisë e cila ngelet ende prapa në procesin e shtetformimit dhe nuk është e aftë të imponojë dinjitetin e vendit tonë. Dhe kjo paaftësi nuk vjen vetëm nga paaftësia qeverisëse dhe paaftësia për të konsoliduar shtetin e ligjit dhe ekonominë por edhe si pasojë të pengjeve të së kaluarës, kompromiseve apo shantazheve ndaj të cilave janë të nënshtruar vendim-marrësit tanë.

Momenti në histori është një faktorët kryesor, me një ndikim vendimtar tek përmbajtja apo pasojat e një veprimi. Ka shumë mundësi që këto ngjarje të jenë instrumentale pjesë të një orkestrimi ë ka të bëjë me përfundimin e negociatave për pavarësinë e Kosovës. Personalisht jam në parim kundër teorive konspirative megjithatë kjo situatë të lë të mendosh se ka faktorë anti-shqiptarë në Greqi që janë duke orkestruar një provokim që synon të acarojë marrëdhëniet ndër-etnike brenda Shqipërisë. Po qe se ne biem pre e këtyre e këtyre provokimeve dhe reagojmë ashpër duke e përshkallëzuar situatën, ne nuk bëjmë gjë tjetër përveçse dëmtojmë kauzën e Kosovës. Për serbët dhe proserbët një acarim i tepruar i situatës me minoritetin grek në Shqipëri do të shërbente si një dëshmi për të treguar se shqiptarët nuk dinë t’i respektojnë minoritetet. Ky ilustrim do të mund të shërbente si justifikim për ndarjen e Kosovës së Veriut ose për një pavarësi shumë të gjymtuar të Kosovës me një rol të rëndësishëm garantues të ndërkombëtarëve.

Kështu reciprociteti ndaj këtyre provokimeve nuk është aspak i dobishëm sepse shumë prej veprimeve hipernacionaliste janë të dënueshme dhe kaq, dhe nuk duhet të shpaguhen me të njëjtin veprim sepse neve shqiptarëve që ankohemi na humbet e drejta morale për të pretenduar të drejtën. Me parimin dhëmbë për dhëmbë, edhe ne katandisemi në të njëjtin batak duke u bërë pjesë e disa faqeve të harruara në historinë e Evropës. Kjo gjë do të thotë që nuk është aspak ky momenti për t’u hequr në publik patriot duke dalë me deklarata të tipit heqim Bollanon apo dëbojmë ambasadorin. Këto veprime thjesht do të konfirmonin skenarin që shovinistët kanë përpunuar dhe do t’a tregonte minoritetin grek nëpër botë si viktimë pa qenë aspak të tillë. Në politikë kthjelltësia dhe vetëpërmbajtja është një virtyt i çmuar ndërsa patriotizmi mund të dëshmohet në forma të tjera më të dobishme për atdheun dhe çështjen kombëtare.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1859882 sekonda, 29 pyetje