Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Shqipėria dhe Serbi-Mali i Zi
Anton Ashta

Postuar mė 17-12-2004 nė 13:51 Edit Post Reply With Quote
Shqipėria dhe Serbi-Mali i Zi

Shqipëria dhe Serbi-Mali i Zi intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik
16/12/2004

Gjatë gjysmës së parë të 2004, sasia e eksporteve midis Shqipërisë dhe Serbi-Malit të Zi është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periodë të vitit të kaluar . Biznesi po jep një shtytje të madhe për ringritjen e lidhjeve midis dy vendeve të Ballkanit perëndimor.
Nga Ardi Pulaj për Southeast European Times në Tiranë -- 16/12/04


Vizita e ish kryeministrit Ilir Meta në Beograd më 2002 ishte e para nga një kryreministër shqiptar që nga viti 1946. [AFP]

Muajt e fundit kanë parë një rritje të rëndësishme në lidhjet ekonomike midis Shqipërisë dhe Serbi-Malit të Zi. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë gjysmës së parë të vitit 2004 eksportet shqiptare në Serbi-Malin e Zi u rritën në 2.3 milion $, ndërsa Serbi-Mali i Zi eksportoi 13 milion $ mallra në Shqipëri. Këto shifra janë dyfishi i atyre që qenë vitin e kaluar.

Sipas zyrtarëve shqiptarë, një marrëveshje e tregtisë së lirë nënshkruar në fund të vititi 2003, ka qenë një faktor kyç për rritjen. Serbi-Mali i Zi tani vjen pas Bullgarisë si vendi kryesor ku eksporton Shqipëria.

Komunitetet e biznesit në Shqipëri dhe Serbi-Malin e Zi janë konsideruar jetike për ringritjen e lidhjeve midis dy vendeve të cilat rivendosën marrëdhëniet diplomatike në mars 2001. Që atëhere, zyrtarët e qeverisë kanë bërë një numër reciprok vizitash për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh. Ish kryeministri Ilir Meta bëri një vizitë hitorike në Beograd më 2002, e para nga një kryeministër shqiptar që nga viti 1946.

Ndërsa marrëdhëniet politike midis Tiranës e Beogradit janë përmirësuar gjatë pesë viteve të fundit, shtytja më e madhe për ripërtëritjen e bashkëpunimit ka ardhur nga biznesi. Në të kaluarën, prania e Shqipërisë në tregun e Serbi-Malit të Zi ka qenë kryesisht i kufizuar në bitumin dhe mobiljet. Eksportet kryesore të Serbisë në Shqipëri qenë druri, ullinjtë, gruri, biskotat dhe karamelet.

Marrëdhëniet e përmirësuara midis komuniteteve të biznesit të të dy vendeve u demonstruan gjatë Klik Expo Group, një ekspozitë ndërkombëtare mbajtur në Tiranë në fund të nëntorit. Gati pesëmbëdhjetë kompani serbe morën pjesë në ekspozitë. Prodhimet e paraqitura qenë ushqime, materiale ndërtimi dhe veshje.

Nevanka Velinov, kreu i Kvadra Group me bazë në Beograd kryesoi delegacionin serb. "Të dy vendet mund të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, jo vetëm ushqimore por edhe në ndërtim. Nuk shoh ndonjë pengesë për rritjen e veprimtarisë së biznesit midis dy vendeve në fusha të ndryshme me interes të ndërsjelltë," tha Velinov.

Zoran Jovanoviç, një diplomat në ambasadën e Serbi-Malit të Zi në Tiranë, tha se lidhjet ekonomike midis vendeve janë forcuar në gjashtë muajt e fundit.

Serbia është gjithashtu e pranishme në Shqipëri me linjën e saj ajrore zyrtare JAT Airlines.

Të dy vendet, si edhe fqinjët, Kroacia e Maqedonia, aspirojnë të bëhen anëtarë të BE dhe NATO-s. Nxitja e bashkëpunimit dhe lidhjet e ndërsjellta janë parë si forcuese të marrëdhënieve rajonale dhe që japin vrull të shtuar drejt arritjes së objektivit të përbashkët të integrimit euro-atllantik.

Lajm shume interesant.

Sikur te kishte te djathte ne RSH duhet patjeter qe te informoheshin se cilat firma bashkepunojne me cilat firma nga shteti Serbi- Mali i Zi.

Cfare importohet e cfare exportohet?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0593159 sekonda, 25 pyetje