Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: 80-vjetori i vdekjes sė patriotėve Elez Isufi e Isuf Xhelili
DARDAN PEJA

Postuar mė 11-1-2005 nė 02:09 Edit Post Reply With Quote
80-vjetori i vdekjes sė patriotėve Elez Isufi e Isuf Xhelili

Elez Isufi u shndërrua në simbol të trimërisë, besës , bujarisë, thjeshtësisë, fjalës së mençur e me peshë të maleve të Dibrës, karakter i pa epur njerëzor, njeriu që dinte të respektonte mikun dhe të urrente armikun, pabesinë dhe trdhëtinë. Shtëpia e Elez Isufit ishte shtëpi bujare. Aty do të hynin e të dilnin burrat me emër si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Islam Spahia, Ismail Strazimiri, Murat Kaloshi, Dine Hoxha, Halit Lleshi, Sulë Shehu, Hysni Dema, Ali Maliqi, Fiqiri Dinja e shumë të tjerë. Do të vinin në këtë shtëpi edhe të huaj, duke filluar nga Fullci, zonja Angleze Sibil Llojdi, ambasadorë, konsuj, gazetarë, shkrimtarë etj.

Në Tiranë, këto ditë në sallën e Muzeut historik Kombetar, Shoqata Patriotike Elez Isuf Ndreu, organizoi një takim përkujtimor me rastin e 80-vjetorit të vdekjes së dy patriotëve, udhëheqësve dhe luftëtarëve të shquar të Dibrës, Elez Isufi dhe Isuf Xhelili, të cilët luftuan me përkushtim e trimëri përgjatë viteve 1911-1925 në mbrojtje të tërësisë tokësore dhe çlirimit kombëtar nga pushtuesit e huaj .

Në fjalën e hapjes kryetari i shoqatës Elez Isuf Ndreu. gjeologu Nexhat Hysa përshëndeti të pranishmit në këtë aktivitet dhe paraqiti në esencë rolin e këtyre dy figurave legjendare me kontribut kombëtare. Më pas drejtuesi i këtij aktiviteti, i cili moderonte takimin, zoti Hajri Mandri, ia dha fjalën për referatin kryesor doktorit të shkencave historike, pedagogut të Universitetit të Shkodrës, zotit Bajram Xhafa, i cili u ndal në veprimtarinë luftarake, rolin udhëheqës të Elez Isufit dhe bashkëluftetarit të tij, Isuf Xhelilit .

Studiuesi Xhafer Martini, autor i monografisë Elez Isufi, u ndal në koherencën dhe kontekstin e librit të tij duke shpjeguar madhështinë dhe elementet më pikante të figurës së Elez Isufit. Njiherë nji gjeneral serb shkon te shtëpia e Elez Isufit në Dibër për t´i ba disa propozime në dam të Shqipnisë. Atdhetari i flakë Elez Isufi i kundërshtoi të gjitha e, tue e përcjellë deri në kufi, ndigjon disa fëmijë shkolle që këndonin kangë shqiptare. - Shihni, zotni, - i tha atëherë plaku i Dibrës gjeneralit serb, - edhe me dashtë unë, plaku, me e tradhëtue Shqipninë, nuk më lanë këta fëmijë.

Intelektuali Eduard Ndreu foli mbi traditen patriotike të fisit Ndreu dhe u ndal në vlerat morale dhe frymëzuese që edukuan breza të tërë, me frymën e dashurisë për kombin dhe për lirinë e demokracinë shqiptare. Në takimin përkujtimor me rastin e 80-vjetorit të vdekjes së patriotëve Elez Isufi e Isuf Xhelili, me interes u prit nga të pranishmit fjala e deputetit dibran, Sali Shehu, i cili evokoi qendresën dhe heroizmin e dibranëve si dhe rolin e Elez Isufit si organizator i lufëtrave dibrane për pavarësi kombëtare. Deputeti demokrat Shehu shtroi nevojen e elaborimit të historisë së Dibrës, vlerave historiko-kulturore, për t´u përcjelle brezave mesazhe mbi vyrtytet e larta morale dhe kombëtare që vijnë nga e kaluara si apel edhe për ditët tona.

Me interes në këtë takim u pritën edhe diskutimet e zotit Hysen Selfo, zonjës Nurie Hajdari dhe studiuesit Bardhosh Gaçe i cili përshendeti në emër të shoqatës Ismail Qemali. Ndërsa studiuesit dibranë, Shaqir Skarra dhe Hysen Cera, sollën mjaft fakte interesante që ndriçojnë detaje nga veprimtaria e lufta e Elez Isufit dhe Isuf Xhelilit. Studiuesi Hysen Cera e hapi fjalën e tij duke cituar historianin Sabri Godo: Me bindje të thellë e them se sikur Elez Isufi me nipin e tij Suf Xhelilin, e miqtë e tij Bajram Curri, Islam Spahiu, Ramiz Daci, Hoxhë Kadriu e të tjerë të mos kishin luftuar ashtu siç luftuan, sot, kufiri i Shqipërisë mund të ishte përtej Drinit, ndofta te Lumi i Matit.

Këto burra të mëdhenj të kombit u bënë simbol i odës dibrane si askush tjetër. Populli i ka konsideruar si heronj legjendarë, janë shkruar dhjetra libra nga autorë të ndryshëm, janë kënduar mbi 40 këngë para dhe pas vdekjes; janë mbledhur kujtime e mbresa nga analistë të vendit dhe të huaj. Elez Isufi u shndërrua në simbol të trimërisë, besës, bujarisë, thjeshtësisë, fjalës së mençur e me peshë të maleve të Dibrës, karakter i pa epur njerëzor, njeriu që dinte të respektonte mikun dhe të urrente armikun, pabesinë dhe tradhëtinë. Elezi dhe Sufa ishin si dy luftëtarë binjakë, të kompozuar për të frymëzuar dhe udhëhequr mbarë forcat kryengritëse dibrane në ballë të çdo lufte duke qenë vetë heronjtë qëluftonin përkrah luftëtarëve të tjerë.

Elez Isufi nuk shkonte sipas thënjes shtatë hile e një trimni por shtatë trimni e pa asnjë hile. Ai bëri një punë kolosale duke dhënë shembullin i pari në pajtimin e gjaqeve . I zgjati dorën e pajtimit Dacit, i dha besën Islam Spahisë për t´i shkuar në ndihmë, në luftën kundër serbëve të cilët marshonin drejt Lumës. Lidhi besën me Bajram Currin, Haqif Pashë Elbasanin, Selim Petrelën, Hysen Krujën, në lëvizjen e Marsit, por i vetëm hyri në Tiranë dhe tronditi regjimin e asaj kohe. Kapedani i Mirditës kërkonte të dorëzohej vetëm te Elez Isufi sepse e dinte që në besë të tij do të shpëtonte. Shtëpia e Elez Isufit ishte shtëpi bujare. Aty do të hynin e të dilnin burrat me emër si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Islam Spahia, Ismail Strazimiri, Murat Kaloshi, Dine Hoxha, Halit Lleshi, Sulë Shehu, Hysni Dema, Ali Maliqi, Fiqiri Dinja e shumë të tjerë. Do të vinin në këtë shtëpi edhe të huaj, duke filluar nga Fullci, zonja Angleze Sibil Llojdi, ambasadorë, konsuj, gazetarë, shkrimtarë etj. Në odat ku ishte Elez Isufi e SufëXhelili këngëtarët nuk guxonin të këndonin këngë për trimëritë e tyre. Të thjeshtë ishin e pa shkollë por ata kishin shkollën e madhe të odës dibrane ku bëhej testi i mençurisë.

Në Vjenë, në takimin me kancelarin austriak, ky i fundit i kishte futur krahun dhe e kishte marrë për të shetitur në lulishten e tij. Ai kishte marrë edhe të shoqen. Përkthyesi shqiptar tregonte se Elezi ja hoqi krahun kancelarit dhe doli në krahun tjetër, duke futur në mes bashkëshorten e kancelarit, e nga kjo, kancelari, kishte mbetur i habitur. Në këtë takim ai i kishte kërkuar Elezit që populli shqiptar të mbante ushtrinë austriake me bukë e ushqime dhe përgjigja e tij qe: I thuaj perandorit, se shqiptarët janë vrarë me turqit, se na kanë kërkuar nizamë e xhelepe dhe ne nuk ua dhamë; Jemi vra me Serbinë se na kanë kërkuar tokën, ushqime e veshmbathje e nuk ua kemi dhënë, prandaj pa u vra edhe me Ju, nuk do t´ju japim asgja sepse edhe në dasha unë, nuk më lanë 300 Elezat e tjerë që janë në Dibër.

Diplomacia e Elez Isufit shkelqeu edhe në takimin që pati me Komisionin Ndërkombëtarë në Dibrën e Madhe. Elez Isufi u kishte thënë: Ç´ashtë kjo ndarje e qytetit nga rrethi i vet. A jeton njeriu pa kokë?!. Do të çuditej konsulli anglez Ayros, i cili qe ndërmjetës në takimin që kishte Elez Isufi me Ahmet Zogun në Lëvizjen e Marsit 1922. Në kujtimet e tij, ai tregon se kishte mbetur i habitur se si ranë dakort këto dy burra, njeri 26 vjeç e tjetri 60, pa protokoll zyrtar, vetëm duke i dhënë dorën njëri- tjetrit. Në takimin që pati me Shefqet Durgut Pashën, i cili kishte ardhur me hu të zjarrit në dorë, për të djegur Dibrën, vetë Pasha do të habitej, që ky malësor i thjeshtë dinte gjithçka për Portën e Lartë, për opozitën turke, për deputetët e parlamentit turk, për xhonturqit e deri tek kundërshtarët e vetëTurgut Pashës.

Populli i Dibrës i deshi me gjithë zemër Elez Isufin e Sufë Xhelilin prandaj dhe u shkoj pas, jo pak por një dekadë të tërë. Kur u rrethua nga serbët shtepia e Elez Isufit, bashkëluftëtarët e tij, për gjithë natën, hapën një kanal nëntokësorë dhe nxorrën në heshtje të plotë 70 pjestarët e familjes Ndreu, të rrethuar nga ushtarët serb, ku mbi 200 burra, i përcollën nga Sllova e deri matanë Drinit. Kur u vra në Peshkopi më 26 dhjetor 1924 malësorët trima të Reç e Dardhës e Ujë e m´Ujës, si një vargan gjigand, sollën heronjtë legjendarë në vendlindjen e tyre.Për bëmat e patriotëve Elez Isufi e Sufë Xhelili folën shumë historianë e bashkëkohës. Në fund të takimit, zoti Rremzi Ndreu i falenderoi të pranishmit dhe i ftoi ata në një koktej.


Nga Halil RAMA & Beqir SINA
BOTA SOT 10-01-2005

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0642090 sekonda, 24 pyetje