Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: UNIVERSITETI\"ZOJA E KESHILLIT TE MIRE\"
Serxhio Bepini

Postuar mė 16-1-2005 nė 10:49 Edit Post Reply With Quote
UNIVERSITETI"ZOJA E KESHILLIT TE MIRE"

UNIVERSITETI FUNKSIONON NE PERPUTHJE ME STANDARTET EVROPIANE

Flet per "Koha Jone" bashkerektori i Universitetit, z.Tritan Shehu

- Si lindi ideja per hapjen ne Shqiperi te Universitetit "Zoja e Keshillit te Mire"?

- Ngritja ne Shqiperi e kesaj qendre mjekesore didaktike eshte nje iniciative e "Nene Terezes" qe i perket vitit 1993, vit kur ajo shprehu vullnetin per krijimin e nje strukture te tille. Kjo ndermarrje iu besua Kongregacionit "Bijte e Zonjes se Paperlyer" me te drejte papale ne Rome, i cili krijoi ne Shqiperi fondacionin e "Zojes se Keshillit te Mire" per ta bere operative kete ide. Ndertimet reale kane filluar ne vitin 1995, kur edhe u investua nje sasi e konsiderueshme financimesh. Por per shkaqe nga me te ndryshmet qe lidhen qofte me ngjarjet e viteve _97-'98 qe ndodhen ne Shqiperi apo edhe me luften e Kosoves, pati nje vonese ne ecurine e projektit. Qe prej nje viti, ne saje te financimeve te Kongregacionit "Bijte e Zonjes se Paperlyer" qe eshte edhe iniciatori dhe zhvilluesi i ketij projekti, gjithcka ka marre forme te plote, jo vetem ne planin mjekesor por edhe ne planin universitar. Persa i takon planit mjekesor, ekziston nje ambulator qe funksionon ne rrugen e Kavajes, i cili padyshim pritet te zgjerohet ne nivelin e spitalit ketu. Ndersa persa i perket planit universitar, kjo eshte nje sfide e re qe u fillua kete vit me Universitetin "Zoja e Keshillit te Mire", pjese e kompleksit spitalor universitar "Zoja e Keshilit te Mire", me disa fakultete disa dege dhe me idene per t'u zgjeruar vitin e ardhshem me dege te reja. Kjo me synimin per te krijuar ne Shqiperi nje qender te rendesishme kulture, zhvillimi, pergatitjeje per te rinjte, te cilat influencojne pikerisht ne krijimin e mentaliteteve te reja, vizioneve te reja dhe arsimimit ne nivele evropiane. Ne kete universitet, eshte implementuar Marreveshja e Bolonjes dhe punohet ne baze te kurikulumit te universiteteve partnere italiane, me te cilat edhe bashkepunojme. Ne lidhje me ndihmen dhe mbeshtetjen, pervec Kongregacionit qe eshte donatori kryesor, nje vullnet te fuqishem mbeshtetes ka treguar edhe qeveria italiane, vecanerisht permes universiteteve partnere dhe permes financimeve te medha per perfundimin e spitalit. Ky i fundit mendohet te perfundoje se ndertuari pas rreth dy vjetesh dhe do te kete nje kapacitet prej 200 shtreterish. Universiteti ka filluar te funksionoje qe ne nentor te vitit te kaluar. Me date 21 janar, do te zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e Universitetit, ku do te marrin pjese personalitete te larta te jetes publike italiane dhe shqiptare, te cilet do te japin mesazhin e krjijimit te nje poli dhe strukture te rendesishme jo vetem mjekuese (sic do te jete ne te ardhmen), por edhe didaktike e pergatitore. Ka shume programe dhe projekte qe parahikojne zgjerimin e universitetit ne te ardhmen dhe krijimin e institucioneve kerkimore shkencore.

- C'mund te na thoni lidhur me tekstet mesimore qe perdoren ne kete universitet?

- Tekstet mesimore jane te njejta me ato qe perdoren ne universitetet partnere italiane. Aplikojme programe te universiteteve partnere italiane, pasi me ato baza do te realizohet edhe ekuivalimi i diplomave.

- Pedagoget qe japin mesim ne universitet jane te gjithe shqiptare apo ka edhe pedagoge italiane?

- Stafi i pedagogeve eshte italian dhe shqiptar. Ka nje prezence te forte italiane, por ka edhe pedagoge shqiptare. Me kalimin ne fushen e mjekesise drejt lendeve kimike, do te shtohet akoma me shume prezenca italiane ne procesin mesimor. Mesimet gjithashtu jane bilinguale (ne dy gjuhe), italisht dhe shqip.

- Si do te behet ekuivalimi i diplomave, per te cilen ju folet pak me lart?

- Diploma do te njihet nga universitetet partnere italiane. Me date 21 janar, ne do te nenshkruajme marreveshjet e para me keto universitete. Brenda ketij viti, marreveshja do te marre forme te plote per dhenien e ekuivalences se diplomave nga universitetet partnere italiane.

- Cilat jane kriteret e pranimit te studenteve ne kete Universitet?

- Pranimet behen ne baze te nje konkursi qe ne zhvillojme. Kompeticioni do te vije duke u forcuar, sepse edhe numri i te drejtave te studimit vecanerisht ne dege si mjekesia, stamatologjia, fizioterapia, te cilat lidhen me bazen praktike, eshte i percaktuar. Per te plotesuar boshlleqet qe mund te kene studentet ne gjuhen italiane, ne kemi organizuar kurse te pershpejtuara te italishtes, brenda programit mesimor, ne menyre qe studentet t'i kalojne sa me shpejt veshtiresite qe kane me gjuhen dhe te jene sa me aktive gjate mesimdhenies.

- Sa eshte shifra e parave qe duhet te paguajne te rinjte, te cilet deshirojne te vazhdojne studimet prane ketij universiteti?

- Pagesa eshte variabel, sipas degeve ne te cilat ata deshirojne te studiojne. Nga viti i dyte shkollor, shpresojme te futen mekanizmat e bursave per studentet me te mire ne universitetin tone, si element nxites per te pasur rezultate sa me te mira ne mesime.

- Ku e ka zanafillen lidhja juaj me kete projekt kaq te rendesishem?

- Ne periudhen kur Nene Tereza shprehu vullnetin per nje projekt te tille, ne vitin 1993, une kam qene minister shendetesie. Qe ne ato momente, une fillova te bashkepunoj ngushtesisht me Nene Terezen, duke e pare vullnetin dhe deshiren e saj, si nje gje shume te rendesishme per Shqiperine dhe qe atehere, kjo iniciative iu besua Kongregacionit ne fjale. Kuptoheshin qarte prioritetet e projektit: Do te krijohej nje pol i rendesishem didaktik bashkekohor, ndersa ne planin mjekesor, do te krijohej nje qender spitalore e mire qe do te ndihmonte ne zgjidhjen e shume problemeve qe ka shendetesia shqiptare. Me kete iniciative, vihet ne jete edhe projekti per krijimin e shkolles se menaxhimit shendetesor qe mungon aktualisht ne Shqiperi, duke mundesuar edhe krijimin e nje pike referimi per menaxhimin spitalor, i vlefshem per strukturat shendetesore shqiptare.

- Si e kane pritur autoritetet e larta te shtetit shqiptar ngritjen e nje strukture te tille t-_-_-_hme?

- Eshte per t'u theksuar fakti qe te gjitha qeverite shqiptare qe nga viti '93, e kane konsideruar shume te rendesishme krijimin e kesaj qendre dhe jane perpjekur ta stimulojne dhe te krijojne te gjitha lehtesite e nevojshme qe kjo qender te zhvillohet. Veprimet jane kryer faza-faza. U realizuan marreveshjet e para, te cilat u ratifikuan ne parlament ne vitin 2000 dhe tani u moren licensat konkrete. Politika shqiptare ne teresine e saj, pavaresisht nga ngjyrimet, eshte perpjekur ta stimuloje kete projekt duke nenvizuar rendesine qe ai ka per vendin. Dhe ne kete drejtim, eshte e nevojshme te vihen ne dukje disa pika: E para, ngritja e ketij universiteti krijon strukture alternative dhe dihet qe Shqiperia ka shume nevoje, si ne shendetesi ashtu edhe ne arsim, per ngritjen e strukturave dhe sistemeve alternative. Se dyti, krijon pika referimi. Se treti, krijon qendra ku mund te pergatiten te rinjte me botekuptime dhe dije te pajtueshme me nivelet evropiane dhe se fundi, krijon nje imazh te ri pozitiv te Shqiperise. Struktura te tilla ne Shqiperi ndihmojne ne pershpejtimin e procesit te integrimit evropian te vendit. Ato jane mesazhe dhe pika afrimi me Bashkimin Evropian ku apsirojme te shkojme. Eshte vetem fillimi dhe si cdo fillim, ka veshtiresite e veta. Por mendoj se eshte nje fillim pozitiv, qe deshmon se neser, ky universitet do te jete qender shume e rendesishme shkencore, mjekesore dhe didaktike.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-3-2005 nė 10:26 Edit Post Reply With Quote
http://www.unizkm.edu.al/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2009 nė 12:44 Edit Post Reply With Quote
Di kush naj gje me shume per kete universitet?

Faqja eshte shume e dobet!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2319870 sekonda, 27 pyetje