Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Gazeta Albania \"Fonetika dhe fonologjia e gjuhes shqipe\"
KMK

Postuar mė 25-1-2005 nė 20:42 Edit Post Reply With Quote
Gazeta Albania "Fonetika dhe fonologjia e gjuhes shqipe"

„Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe“, me autor prof. Anastas Dodin është botimi i fundit i vënë në qarkullim nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Kjo vepër trajton problemet themelore të fonetikës së gjuhës shqipe, mbështetur mbi të dhëna të fonetikës së përgjithshme dhe asaj eksperimentale. Fonetika e shqipes standarde në këtë botim vështrohet në aspektin nyjëtimor – akustik dhe në aspektin funksional, pra fonologjik. Këtij aspekti të fundit për herë të parë i është kushtuar një vëmendje e posaçme. Vepra pasqyron rezultatet e punës 40 vjeçare të autorit në fushën e fonetikës.
Prof. Anastas Dodi ka hedhur për herë të parë bazat shkencore të fonetikës së shqipes, me studimet e tij në vitet `60 të shekullit të kaluar. Ai është cilësuar themelues i studimeve shkencore në fushën e fonetikës së shqipes. Në studimet e prof. Dodit aplikohet për herë të parë metoda eksperimentale për fonetikën e shqipes standarde. Rezultatet e zgjeruara dhe të thelluara në një punë disadekadëshe janë botuar në studime dhe artikuj të shumtë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe janë publikuar në akte kongresesh ndërkombëtare të linguistikës, ku autori i ka parashtruar. Linguistë nga shumë vende të botës u referohen në veprat e tyre për probleme të shqipes rezultateve të shënuara nga prof. Dodi për fonetikën.
Përfundimet shkencore të „Fonetikës dhe fonologjisë së gjuhës shqipe“ bazohen në përvojën dhe punën eksperimentale të autorit pranë Universiteteve të Sankt Petërburgut (1961), Parisit (1981), Bonit (1992). Eshtë shfrytëzuar edhe një literaturë e patakuar më parë në Filadelfia të SHBA, ku autori jeton që prej vitit 2000. Një listë e pasur me botimet dhe ribotimet më të fundit të literaturës gjuhësore për fonetikën dhe fonologjinë është paraqitur në fund të çdo kapitulli të librit. Rreth 70 figura, pasqyra e skica, të hartuara mbi bazën e punës eksperimentale të vetë autorit ilustrojnë çështjet e trajtuara në vepër.
Në vepër mbahet qendrim edhe ndaj vlerësimeve, opinioneve dhe interpretimeve të autorëve të huaj për probleme të ve¬çanta të fonetikës së shqipes. Në material hidhet dritë edhe në çështje të rëndësishme siç janë rrugët për një trajtim më shkencor të elementeve të shqipes standarde me theks pasurimin e saj.
“Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe është një vepër shkencore referimi për filologët dhe gjithë të interesuarit për problemet e gjuhës shqipe. Autori është kujdesur që kjo vepër t’u shërbejë njëkohësisht edhe studentëve.

Gazeta "Albania", 25.01.2004

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0930450 sekonda, 24 pyetje