Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: E djathta ne Rumani
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2005 nė 01:13 Edit Post Reply With Quote
E djathta ne Rumani

Peisazhi politik rumun përgatitet për ndryshime
26/01/2005

Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2004 mund të çojnë në transformime të mëdha për skenën politike rumune. Social demokratët ish qeverisës ndeshen me një krizë të brendshme ndërsa dy anëtarët më të mëdhej të koalicionit të ri qeverisës mund të bëhen një parti e vetme.
Nga Razvan Amariei për Southeast European Times në Bukuresht -- 26/01/05


Ish kryeministri Adrian Nastase (majtas) dhe ish presidenti Ion Iliesku, organizojnë përkrahësit në një veprimtari fushate të PSD në tetorin e kaluar. Partia po shfaq shenja të tensionit të brendshëm fill pas rezultateve të saj të dobta në zgjedhjet e fundit. [AFP]

Përfundimet e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale të nëntorit 2004 i kanë dhënë politikanëve rumunë motivimin për ndryshim. Partia Social Demokratike (PSD), ish qeverisëse, duket një hap larg përçarjes, ndërsa Aleanca për Drejtësi e të Vërtetë (DA), e përbërë nga Partia Kombëtare Liberale (PNL) dhe Partia Demokratike (PD) po konsideron mundësinë e bërjes së një partie të vetme. Të tjerat, partitë e vogla të qendrës së djathtë po planifikojnë të mbledhin forcat në një parti të vetme populiste.

PSD fitoi garën për senatin dhe dhomën e deputetëve me rreth 4 përqind, por humbi votën presidenciale. Presidenti i ri Traian Bashesku, emëroi Kalin Popesku Tariceanun të PNL si kryeministër dhe vendi ka tani një koalicion qeverisës të përbërë nga PNL, PD, Aleanca Demokratike e Hungarezëve (UDMR) dhe Partia Humaniste (PUR).

Si rezultat i një dështimi të papritur, kandidati i PSD për president, kreu i partisë dhe ish kryeministri Adrian Nastase, humbi pozitën e tij të fortë brenda organizatës. Ish presidenti Ilon Iliesku, ndërkohë ka thënë se do të jetë më i përfshirë në parti. "Unë dua të luaj një rol serioz brenda PSD. Unë kam qenë dhe do të jem një udhëheqës partie," tha ai. Zyrtarët lokalë të PSD në Transilvani dhe Molldavi, kryesuar nga ish ministri i brendshëm Ioan Rus, i kanë dhënë atij përkrahje.

Por jo të gjithë janë dakord. Marian Oprisan, kreu i degës së Vrançës, ka bërë thirrje për Ilieskun e Nastasen "që të tërhiqen" për hir të social demokracisë dhe reformave partiake. Oprisan ka thënë se do të donte të shihte dikë të ri në krye të partisë, përshembull ish ministrin e jashtëm Mirçea Geoana , ish ministrin e transportit Miron Mitrea, ish ministrin e mbrojtjes Ioan Mirçea Pasku apo ish ministrin e drejtësisë Kriatian Xhakonesku.

Çdo vendim do të merret nga një kongres i jashtëzakonshëm i PSD. Disa anëtarë kanë thënë se ai do të mbahet sa më parë muajin e ardhshëm, ndërsa të tjerë thonë se duan të presin deri në prill.

Ndërsa ish partia qeverisëse ndeshet me një krizë të brendshme të mundshme, koalicioni aktual qeverisës mund të shkrihet. Një vendim përfundimtar është ende larg në të ardhmen; disa anëtarë të PNL duan ta përfshijnë PD por të tjerë duan të pranojnë vetëm një proces bashkimi. "Shumica e anëtarëve të PNL do të donin ta absorbonin PD. Por megjithatë, partia e re do të ndryshojë emrin e saj dhe do të bëhet Partia Europiane Popullore," citon e përditëshmja Gardianul kreun e PNL Dinu Zamfiresku të ketë thënë.

"Ne mund të pranojmë vetëm të shkrihemi me PNL. Dhe të gjithë ne duhet të kapërcejmë problemet e së kaluarës," tha nën presidenti i PD, Radu Berceanu.

Deri tash, i vetmi vendim konkret është bërë nga katër organizata më të vogla. Partia Fshatare Kombëtare , Bashkimi për Rindërtimin e Rumanisë, Veprimi Popullor dhe Partia Kristian Demokratike, kanë shpallur se do të bashkojnë forcat për t'u bërë një parti populiste kristian demokrate deri në 1 mars.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0579479 sekonda, 25 pyetje