Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Sistemi zgjedhor ne RSH
Valter bejkova

Postuar mė 16-3-2008 nė 00:50 Edit Post Reply With Quote
Mjaft me greket ne shpine....!Anton se ke kuptuar se pa greket nuk rrine dot as socialistet dhe as demokratet.Edhe Bollani i Himares eshte ne aleance me Saliun(idhullin tend).Apo ska gje kush eshte me Berishen eshte shqiptar dhe i ndershem sipas kendveshtrimit se Ashtes.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-3-2008 nė 08:48 Edit Post Reply With Quote
Degjo,

ketu eshte tema per sistemin zgjedhor e eshte mire ti rrime temes.

Per Berishen kemi teme te vecante e une nuk do rri te perseris gjerat qe i kam shkruar hapur e qarte me kohe.

Mos u merr me mua se une nuk i interesoj asnje te djathti, merru me temat.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2008 nė 08:29 Edit Post Reply With Quote
“Gërdeci”, pasojë e megadushkut

[Gazeta Shqiptare, 23.3.2008]

“Katastrofa e Gërdecit/Vorë është pasojë e qeverisjes së papërgjegjshme shqiptare”, ky
është konkluzioni më i përgjithshëm dhe më i lehti që mund të jepet. Por, kjo qeverisje buron
nga “zgjedhjet”, dhe është pikërisht mashtrimi me zgjedhjet që është burimi i qeverisjes së
papërgjegjshme. Për të kuptuar “Gërdecin”, duhet patjetër të kuptohet megadushku. Që të mos
përsëriten “Gërdecet”, duhet që, pikë së pari, të mos përsëritet më megadushku, pra duhet të
kemi zgjedhje pa mashtrim, pa vjedhje votash, por ama edhe një sistem zgjedhor (SZ) të
përshtatshme për kokat tona. Nuk ka sesi mashtruesit me zgjedhjet, ta kenë mendjen në
mirëqeverisje të vendit, prandaj dhe çdo moment mund të ndodhin katastrofa me qeverisjet që
burojnë nga ata.

Por mos u mashtroni as nga gjoja “domosdoshmëria e futjes së filan sistemi”, sepse ai
vetëm e eliminuaka megadushkun, e pastaj dhe “Gërdecet”. Jo, megadushku eliminohet fare
thjeshtë, edhe me SZ që kemi, me proporcionalin e personifikuar. Bile, megadushku do të
eliminohej edhe me ligjin ekzistues, po të kishim një drejtësi të pa korruptuar politikisht, si kjo
jona. Në vijim po japim shpjegime më të hollësishme.

***

Megadushku, ishte një mashtrim shqiptar me SZ. Një nga mënyrat e tij, realizohej si
vijon. Zgjedhësit e partisë së madhe mashtruese, porositen të votojnë në njërën anën për
kandidatin e tyre për deputet (të vënë kryq në listën e kandidatëve, tek i tyri), dhe në anën tjetër
për një parti të vogël aleate (të vënë kryq në listën e partive, tek partia e vogël). Kjo me qëllim
mashtrimi të ligjit: për të marrë njëkohësisht deputetë edhe direkt në zona, dhe edhe nga lista.

Kjo mënyrë mashtrimi mund të kryeht, vetëm nëse KQZ-ja (Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve) është e kapur nga partia e madhe mashtruese, duke u bërë bashkëfajtore në mashtrim.
Kështu, KQZ-ja i jep partisë së vogël aleate të partisë mashtruese, shumë deputetë nga lista, duke
e konsideruar se dy partitë nuk janë në koalicion. Justifikon këtë mashtrim, duke këmbëngulur
se partitë nuk janë në koalicion, me që ato qenkan “regjistruar si parti të veçanta”! Natyrisht,
është vetëm “qorrllëku kriminal” i KQZ-së, që “nuk e sheh” se ato dy parti janë faktikisht në
koalicion, se të gjithë të tjerët e shohin koalicionin e tyre.

Po shpjegojmë më konkretisht, me anë të një shembulli të thjeshtuar. Kuvendi ka 140
deputetë gjithsej, ku 100 janë “mazhoritarë” (zgjidhen direkt në zonat elektorale), kurse 40 janë
të listës (caktohen mbi bazën e votave të partive apo koalicioneve). Në zgjedhje regjistrohen tri
parti, PB (partia e Berihait, një parti e madhe mashtruese), PM (partia e Metit, një parti e vogël
mashtruese, që nuk ka zgjedhës fare) dhe PN (partia e Nashos).

PB dhe PM, që në fakt janë të lidhura bashkë (janë në koalicon faktik), porosisin
publikisht zgjedhësit e PB-së në mitingjet e takimet, si dhe ju shpërndajnë me qindra mijëra
porosi në formë traktesh, sesi duhet të mashtrojnë. Porositen zgjedhësit e PB që të votojnë
(mashtrojnë) si vijon: votën për kandidatin për deputet, t’ia japin PB, kurse votën për partinë t’ia
japin PM.

Rezultati i zgjedhjeve del si vijon. Sipas listës së partive, PM merr 50% të votave; PN
merr 50% të votave; PB nuk merr asnjë votë. Në zonat zgjedhore, PB fiton direkt 50 deputetë
dhe PN fiton 50.

KQZ i ndan votat sikur PB dhe PM të ishin vërtetë dy parti jo të lidhura (jo në koalicion).
Kështu, KQZ i jep PB 59 deputetë (50 që ka fituar direkt në zonat zgjedhore, dhe vetëm 9 nga


lista), kurse PM-së i jep 31 deputetë nga lista. Partia PN merr vetëm 50 deputetët e fituar në
zona zgjedhore. Përfundimisht, PB dhe PM së bashku, marrin 81 deputetë,kurse PN vetëm 59.

Formalisht, vërtetë që ndarja e deputetëve do të bëhej, sipas ligjit, siç e shpjeguam, por
ama me kushtin që vërtetë PB dhe PM nuk do të ishin në koalicion. Për çdo KQZ, por edhe për
çdo gjykatë në botën perëndeimore, PM dhe PB kishin qenë qartë në koalicion faktik,
pavarësisht se ishin regjistruar si parti jo në koalicion: kishte me mijëra orë regjistrimesh
televizive të fushatës elektorale, me qindra mijëra traktet-porosi etj., që vërtetonin qenien e tyre
ne koalicion faktik—le që as përpiqej njeri ta fshihte këtë fakt!

Nëse KQZ-ja do t’i kishte trajtuar PB dhe PM, siç ishin në fakt, pra si dy parti në
koalicion, ndarja e deputetëve, sipas ligjit, do të ishte bërë si vijon: PB+PM do të merrte vetëm
70 deputetë (jo 81), kurse PN, do të merrte 70 deputetë (jo 59). Kështu nuk do të kishim pasur
megadushk, e me siguri as “Gërdec”.

Megadushku është realizuar tek ne për herë të parë, nën drejtimin e z. Fatos Nanos e të
tijve, në zgjedhjet e vitit 2001 (vetëm në një zonë rreth fshatit Dushk, nga ku ka lindur edhe
termi “dushk”). Për herë të dytë, sipas shembullit që sapo shpjeguam, është realizuar nën
drejtimin e z. Sali Berisha dhe të tijve, në zgjedhjet e vitit 2005 (në të gjithë zonat e Shqipërisë,
prandaj dhe termi u ndryshua në “megadushk”, apo “dushku i madh”). Kryetar i KQZ ka qenë
juristi z. Ilirjan Celibashi.

Del e qartë se mashtruesit janë liderët e PS dhe PD e aleatët e tyre, KQZ, si dhe ajo pjesë
e popullit shqiptar që votoi në mashtrim, sipas porosisë së partive. Janë shumë prej tyre që sot
rezultojnë se janë aktorë edhe në “Gërdec”, prandaj dhe kemi këtë papërgjegjësi në qeverisje.

Natyrisht që me megadushkun e vitit 2005, “fitoi” partia e madhe mashtruese
(konkretisht PD), por humbi Shqipëria. Partia e vogël (PR etj.) veçse u pagua me ca mandate
deputeti për pjesëmarrjen në mashtrim—në fakt, pa mashtrimin e PD-së, partia e vogël (PR etj.)
zor se merrte ndonjë deputet. Nuk është fare rastësi as “koincidenca” që ministri i mbrojtjes në
katastrofën e “Gërdecit”, ishte pikërisht nga PR.

***

Ka edhe mënyra të tjera të mashtrimit tip megadushku, si p.sh. ajo e regjistrimit si të
pavarur, të kandidatëve për deputet, kur në fakt ata janë të partisë mashtruese, bile dhe
eksponentë të njohur të saj; natyrisht gjithnjë me një KQZ “nuk shesh e nuk di gjë fare”. Këta
“të pavarur” do të fitonin në mazhoritar, dhe partia do të merrte nga deputetët e listës, pa i pasur
në llogari ata që kishte fituar në mazhoritar. Nuk po ju mërzisim më tej me shpjegime
mashtrimesh.

Në mbyllje po theksojmë: megadushku zhduket, edhe në një vend të korruptuar si yni (ku
KQZ-ja “nuk sheh e nuk di gjë fare”), bile edhe me sistemin proporcional të personifikuar. Kjo
bëhet thjeshtë duke lidhur votën për kandidatin për deputet, me votën për partinë (duke unifikuar
“dy votat” e sotme)—kaq, nuk ka nevojë për komplikime të tjera. Pra, e thënë më konkretisht,
votimi në zonat elektorale, nuk do të ketë më dy lista, listën e kandidatëve dhe listën e partive,
kur votuesi duhet të vinte dy kryqe, një tek lista e kandidatëve, dhe një tek lista e partive, siç qe
në votimet e vitit 2005 e 2001. Fleta e votimit do të ketë vetëm një listë, atë të kandidatëve në
zonën elektorale, ku do të vihet vetëm një kryq, tek emri i kandidatit për deputet, dhe kaq;
automatikisht ka marrë votë edhe partia që ka nxjerrë kandidatin; ose nuk do të marrë votë asnjë
parti, nëse kandidati është i pavarur, pra nuk e ka nxjerrë asnjë parti. Ky votim zhduk
megadushkun, jo më keq sesa sistemet e tjera të mundshme, që i kemi shpjeguar në tri shkrimet e
kaluara (në GSH, datat 5, 12 dhe 15.3.08).


Kryesorja, e më e vështira, është të zhdukësh nga shumica jonë, e shqipove që votojmë,
mendësinë e megadushkut e të “Gërdecit”, të heqësh dorë nga hiletë, mashtrimet dhe babëzia për
pushtet, deri në vrasje.

Bashkim Kopliku

20.3.2008







Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-4-2008 nė 12:34 Edit Post Reply With Quote
PD: Mbeshtesin sistemin proporcional rajonal te PS

E Diele, 13 Prill 2008

Deputetet demokrate i jane rikthyer edhe njehere debatit per reformen zgjedhore. Ne mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar te PD, i mbledhur jashte radhes, per shkak te emergjences se situates ne vend, nje pjese e ligjvenesve demokrate kane kerkuar te rikthehet edhe njehere ne "platene" e diskutimeve perdorimi i sistemit te perzier mazhoritar me rajonal. Kane qene deputetet Uka, Zogaj, Babasi, por dhe Rusmali dhe Patozi, ata qe jane shprehur per nje diskutim te tille, ne menyre qe paketa e PS per ndryshimet ne Kushtetute per sistemin zgjedhor te mos kaloje keshtu sic eshte. Pra, me sistem proporcional rajonal ne rangun e 12 qarqeve. Argumenti i perdorur nga deputetet demokrate ne lidhje me kete ceshtje ka qene qetesimi i partive te vogla te mazhorances qeverisese, te cilat kane kerkuar me insistim zhvillimin e nje takimi me kryetarin e PD, Berisha, per te vendosur per sistemin zgjedhor. Deputetet demokrate, ne mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar kane kerkuar qe te hidhet mundesia e perdorimit te nje sistemi te perzier proporcional dhe mazhoritar, por me ndryshimin nga sistemi i perdorur deri me tani, te votohet me nje flete votimi, dhe vota per kandidatin te jete dhe vote per partine. Perkrahesit e ketij varianti e argumentojne kete sistem zgjedhor me faktin se nuk preket ne themel Kushtetuta e vendit, por dhe zhduket fenomeni aq i perfolur i "dushkut". Pikerisht ne keto pika eshte vertitur dhe debati i djeshem ne mbledhjen e Grupit parlamentar te PD per reformen zgjedhore, teksa jane diskutuar propozimet e PS per ndryshime ne Kushtetute per sistemin zgjedhor. Por, pavaresisht se Berisha dje vetem ka degjuar propozimet e deputeteve te Grupit te tij parlamentar, ne perfundim te diskutimeve ka dominuar qendrimi i perbashket i mbeshtetjes se propozimeve te socialisteve per nje sistem zgjedhor proporcional rajonal, me 12 rajone dhe Kuvendi te kete 140 deputete, si dhe listat zgjedhore te jene te mbyllura. Kryetari i Grupit te PD, Astrit Patozi, menjehere pas mbledhjes tha se do te votojne ne Kuvend pro sistemit proporcional rajonal te propozuar nga socialistet. "Grupi parlamentar i PD diskutoi me konstruktivitet zhvillimet me te fundit politike ne vend ku vendin kryesor e zune propozimet per ndryshimet kushtetuese te ardhura nga PS, por edhe propozimet tona. Pas nje debati te lire dhe konstruktiv, arritem ne perfundimin qe PD duhet te jape kontributin e vet te rendesishem ne avancimin e metejshem te ketyre reformave, sidomos te reformes zgjedhore. Do te mbeshtesim cdo propozim qe vjen nga opozita, lidhur me sistemin dhe i permbahemi ketij qendrimi", tha Patozi. S.P

kj

Cfare idotsie

"Pas nje debati te lire dhe konstruktiv, arritem ne perfundimin qe PD duhet te jape kontributin e vet te rendesishem ne avancimin e metejshem te ketyre reformave, sidomos te reformes zgjedhore"

dhe do bejme si thone komunistat,

ky eshte kontributi i PD-s?!

Tani mos te na bejne per kaq idiote.
PD nuk po jep kontribut, por po ben si thote PS.
Kaq, bravo.

Te na shpejgoje se PSE?

Vertet propozojne komunistet nje sistem te mire?

Do ishte nje cudi e madhe, qe komunistet te propozojne dicka per te miren e vendit.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-4-2008 nė 14:56 Edit Post Reply With Quote
Nenet që u miratuan

Neni 64
1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.
2. Zona zgjedhore shumemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial.
3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, përcaktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë, përcaktohen në ligjin “Për zgjedhjet”.

Neni 68
1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqet vetëm në një zonë zgjedhore dhe vetëm për një nga subjektet propozuese sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin “Për zgjedhjet”.
2. Në ligjin “Për zgjedhjet”, përcaktohen dhe kritere dhe rregulla të tjera të nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, duke përfshirë ato për regjistrimin e zgjedhësve, zhvillimin e fushatës zgjedhore, administrimin, vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe shpalljen e rezultateve të tyre”.

panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-4-2008 nė 15:04 Edit Post Reply With Quote
Ky eshte revolucion.

Te shofim sesi do te jete ligji per zgjedhjet se nga pervoja cdo detaj ka rendesi themelore.


Ku jane propozimet zyrtare te partive?

PD

PS

Sa do behet pragu?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-4-2008 nė 09:21 Edit Post Reply With Quote
Sistemi proporcional rajonal, si fabrika e Delijorgjit në Gërdec
Printoje
Thursday, 17 April 2008
Image Nga Kastriot MYFTARAJ - Sistemi proporcional rajonal, që e kërkon me të madhe Edi Rama, dhe që Berisha është i prirur t’ia bëjë si koncesion, duket se është pjesë e një plani të mirëmenduar nga qendra të huaja për të zbatuar në Shqipëri modelin e Kosovës, të kuotave fikse në parlament për minoritetet. Kjo gjë nuk do të kërkohet drejtpërdrejt, por do të paraqitet si një mënyrë për të rregulluar një efekt anësor të zbatimit të sistemit proporcional rajonal, që është eliminimi si parti parlamentare e partisë që pretendon të përfaqësojë minoritetet etnike, PBDNJ.Në zgjedhje parlamentare të mbajtura me sistemin proporcional rajonal, do të jetë e qartë që në fillim se PBDNJ nuk do të jetë në gjendje ta kalojë pragun faktik në rang qarku (pragu faktik është i barabartë me përqindjen e votave që duhen në një qark për marrë një deputet, dhe sa më pak deputetë që të ketë qarku, aq më i lartë pragu faktik), në dy qarqet ku është përqendruar popullsia minoritare greke, në Qarkun e Gjirokastrës dhe të Vlorës (Në Qarkun e Vlorës bën pjesë dhe rrethi i Sarandës me zonën minoritare të Vurgut). Madje edhe me ato vota, që do të arrijë të marrë në Himarë, PBDNJ nuk do të arrijë që të kalojë pragun faktik prej 25% në Qarkun e Gjirokastrës dhe mbi 10% në Qarkun e Vlorës. Në këto rrethana, do të kërkohet që për përfaqësimin politik të minoriteteve të vendosen kuota fikse vendesh në parlament, sipas shembullit të Kosovës. Këtu do të hapet “kutia e Pandorës”. Të parët grekët do të kërkojnë një numër fiks vendesh në Kuvend, jo më pak se tre. Dhe atyre sigurisht që do t’u jepen vende fikse në parlament. Por, pastaj do të dalin dhe përfaqësuesit e minoriteteve të tjera, të vërteta apo të sajuara, dhe do të kërkojnë edhe ato vende fikse në parlamentin shqiptar. Dhe shteti shqiptar nuk do të mund t’ua mohojë këtë gjë. Kështu, do të dalin edhe përfaqësuesit e minoritetit malazez, që do të kërkojnë disa vende në parlamentin shqiptar, duke nxjerrë si provë krerë shoqatash fantazmë që pretendojnë se numri i tyre është kaq apo aq, dhe tek e fundit do të sigurojnë së paku një vend fiks në parlamentin shqiptar. Veç tyre do të dalin maqedonasit, të cilët kanë krijuar dhe një parti me bazë etnike, në vitin 2005, të quajtur Aleanca Maqedone për Integrim Evropian, të cilët do të kërkojnë gjithashtu një numër vendesh fikse në parlament, duke pretenduar një numër sa më të lartë, duke nxjerrë shoqata fantazmë si ajo e Kimet Fetahut, që pretendon se edhe gollobordasit janë të etnisë maqedone. Ata do të kërkojnë disa vende në parlament dhe do të sigurojnë së paku një vend fiks në parlament. Pastaj do të dalin përfaqësues të romëve, apo të ashtuquajturve egjiptianë të Shqipërisë, dhe do të kërkojnë edhe ata vende fikse në parlamentin shqiptar, duke e arsyetuar me atë se nëse grekët, maqedonët dhe malazezët diskriminohen pozitivisht, e njëjta gjë duhet të bëhet dhe me ta, sipas parimit të barazisë. A nuk kanë në Kosovë romët dhe egjiptianët vende fikse në parlament? Romët dhe egjiptianët do të pretendojnë se janë kaq ose aq, dhe do të kërkojnë kaq ose aq vende në parlament. Kështu që do të sigurojnë edhe romët dhe egjiptianët vende fikse në parlament. Por, nuk përfundon këtu. Se do të ngrihen edhe pasardhësit e bosnjakëve të Shijakut dhe do të thonë se, derisa morën vende fikse në parlamentin shqiptar romët dhe egjiptianët, u takon të kenë dhe ata së paku një vend fiks në parlament. Tekefundit bosnjakët e Kosovës kanë vende fikse në parlament. Kështu që do t’u jepet edhe bosnjakëve së paku një vend fiks në parlament. Por, nuk mbaron këtu. Se do të dalin dhe përfaqësues të vllehve, që të kërkojnë vende fikse në parlament, duke e arsyetuar me atë se shteti shqiptar nuk ka pse i trajton ata më keq se romët dhe egjiptianët. Por vllehët janë të ndarë më dysh, në ata që quhen vlleho-helenë dhe që kanë kryetar ish-deputetin e PBDNJ, Kristo Goxhi, dhe në vllehë të tjerë që e quajnë veten thjesht vllehë. Këto do të kërkojnë nga disa vende fikse në parlament, dhe do të sigurojnë minimalisht nga një. E pse të mos e sigurojnë. Kristo Goxhi dhe minoriteti që ai pretendon se përfaqëson, edhe pse nuk janë të njohur me ligj, janë të njohur tërthorazi nga shteti shqiptar, derisa Kristo Goxhi është zyrtar i shtetit shqiptar, duke qenë se punon në Komitetin Shtetëror të Minoriteteve të drejtuar nga Kostandina Bezhani, protege e Nicolas Gage. Kështu që do ta marrin dhe “vlleho-helenët” dhe vllehët e tjerë, së paku nga një vend fiks në parlament. Por nuk mbaron këtu. Se do të dalin edhe goranët, të cilët do të thonë se nuk ka kuptim që ata të trajtohen më keq se romët dhe egjiptianët dhe do të kërkojnë edhe ata së paku një vend fiks në parlament. Kështu që në parlamentin shqiptar do të ketë, si në Kosovë, së paku 20 vende të ndara për minoritetet reale ose të fantazuara. Por, nuk mbaron këtu. Se kur të fillojë të diskutohet për numrin e vendeve fikse në parlament që do t’i takojnë secilit minoritet, atëherë do të kërkohet natyrshëm një regjistrim popullsie mbi bazë etnike, në mënyrë që të dalë numri i saktë i çdo minoriteti, që pastaj të përcaktohen drejt kuotat fikse të vendeve në parlament. Në rast se shteti shqiptar pranon kuotat fikse parlamentare për minoritetet, atëherë nuk mund të mohojë regjistrimin e popullsisë mbi bazë etnie. Dhe nëse zhvillohet ky regjistrim, atëherë Greqia do të bëjë gjithçka që të nxjerrë artificialisht një numër sa më të madh grekësh, duke u premtuar e pakta adhio dhiamoni (leje qëndrimi për shtetasit e huaj me kombësi greke, të shoqëruar me vizë Shengen dhjetëvjeçare), dhe pastaj edhe shtetësinë greke (si dyshtetësi), të gjithë atyre që do të deklarohen grekë. Kështu që me sistemin proporcional rajonal do të ndodhë si me procesin e demilitarizimit, për të cilët të gjithë shtetarët thonë se e dinin që bëhej, por se nuk e dinin që bëhej në Gërdec, në fabrikën e vdekjes të Delijorgjit, në një zonë të banuar, fare pranë Tiranës, aeroportit ndërkombëtar dhe autostradës kryesore në vend. Ashtu siç Gërdecin e zgjodhi greku i dyshimtë Delijorgji dhe shteti shqiptar e konfirmoi atë me papërgjegjshmëri dhe për interesa korruptive, edhe sistemin proporcional rajonal e ka zgjedhur dikush tjetër, dhe Edi Rama dhe Berisha, po e konfirmojnë me papërgjegjshmëri, për interesa të luftës brenda llojit. Ato që unë kam thënë më lart, se pasi të ligjërohet sistemi proporcional rajonal, do të dalë ideja e vendeve fikse në Kuvend për minoritetet është një gjë që tashmë është deklaruar publikisht në një tryezë “ekspertësh” për reformën zgjedhore, që është mbajtur tetorin e kaluar, dhe që është financuar nga Fondacioni “Soros”, i cili ka një agjendë për shpërbërjen e kombit shqiptar. Nga kjo tryezë doli një i ashtuquajtur dokument rekomandues për reformën zgjedhore me titull “Praktika zgjedhore & reforma”, për të cilin thuhet: “Ky dokument është realizuar në kuadër të projektit për ‘Vlerësimin e Opinionit Publik mbi Praktikat Zgjedhore”, mbështetur nga Fondacioni për një Shoqëri të Hapur për Shqipërinë–SOROS Dokumenti Rekomandues është përgatitur nga “Elections to Conduct” Agency [ECA] dhe Rrjeti për një Shoqëri të Hapur [NOSA]”. Në dokument propozohet në terma të sakta që të ketë kuota fikse në parlament për përfaqësimin e minoriteteve: “Shqipëria është në fazën kur i kërkohet të demonstrojë përpara organizmave ndërkombëtare ku ajo aspiron të anëtarësohet, se është një shtet demokratik i cili njeh dhe respekton të drejtat e minoriteteve dhe grupeve të caktuara sociale. Për këtë shkak ajo së pari, ndoshta duhet të garantojë që këto grupe, në rastin kur ato përbëjnë një numër të spikatur në raport me popullsinë në vendit, të kenë mundësi reale të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend në një numër të arsyeshëm përfaqësuesish të tillë. Zgjidhje mund të ishte sistemi elektoral, i cili garanton në çdo rast një numër vendesh të caktuara paraprakisht për këto grupe etnike, sociale, etj”. Ata që e propozojnë këtë gjë dhe që e kanë firmuar dokumentin e tradhtisë kombëtare janë Ilirian Celibashi, që është drejtori për Shqipërinë i ECA (Election to conduct Agency), i cili e di shumë mirë se çfarë po bën, se ka qenë zëvendësministër i rendit publik dhe kryetar i KQZ. Gjithashtu një tjetër firmëtar i dokumentit të tradhtisë kombëtare është Luan Omari, i cili e di shumë mirë se çfarë po bën, se është jurist me përvojë. Ky dokument që ka firmuar Luan Omari është tradhti kombëtare me pasoja katastrofike dhe jo ajo për të cilën u Enver Hoxha pushkatoi babain e tij, Bahri Omarin. Bahri Omari e dinte mirë se ç’ ishte komunizmi që po vinte në pushtet dhe çfarë do t’i bënte Shqipërisë, prandaj mendonte se ia vlente, sipas logjikës të zgjedhjes së më pak të keqes, që të bashkëpunonte me gjermanët që do të iknin shpejt, për të shpëtuar vendin nga rreziku komunist që ishte një e keqe afatgjatë. Luan Omari mes idealit të babait dhe atij të Enver Hoxhës zgjodhi atë të Enver Hoxhës dhe ja ku përfundoi, për turp, në 2007, në moshën 84 vjeçare, që të firmojë dokumentin e tradhtisë kombëtare, në interes të grekëve dhe të serbëve. Dokumentin e tradhtisë kombëtare e ka firmuar dhe Niazi Jaho, ky “dinozaur” me shkollim sovjetik të kohës së Stalinit, i cili për një grusht paresh të Sorosit në moshën 83 vjeç merr mbi vete njollën e turpit për këtë tradhti kombëtare. Për turpin e firmëtarëve, dokumentin e ka firmuar si eksperte e huaj e ftuar edhe Mirjana Lazarova Trajkovski, anëtare e Gjykatëse Kushtetuese të Maqedonisë. Është një skandal i padëgjuar që Mirjana Lazarova Trajkovski thirret si eksperte për reformën zgjedhore në Shqipëri, pikërisht në tetor 2007, në kohën kur doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë për ndalimin e përdorimit të flamurit shqiptar, çka përbënte një dhunim flagrant të Marrëveshjes së Ohrit, të arritur nën mbikëqyrjen e institucioneve ndërkombëtare. Mirjana Lazarova Trajkovski ishte një nga pesë gjyqtarët e etnisë sllavo-maqedone që votoi pro ndalimit të flamurit shqiptar. Ajo i përket lobit proserb dhe antishqiptar në Maqedoni. Mirjana Lazarova Trajkovski, në këtë tryezë, ku ishin dy anëtarë të bordit të Fondacionit “Qemal Stafa”, si dhe pjesëmarrës të tryezave të këtij fondacioni (Ilirian Celibashi, Milva Ikonomi, Niazi Jaho etj.) bënte rolin e Miladin Popoviçit.

sot





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-4-2008 nė 08:51 Edit Post Reply With Quote
filluan te dalin detajet qe sic e kam shkruar me lart jane shume te rendesishem:


Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, partitë e vogla mund të paraqesin kandidatët për deputetë me lista jo vetëm në një zonë zgjedhore, por në disa zona njëherësh.

Partitë e vogla përfitojnë nga ndryshimet e fundit kushtetuese për sa i përket konkurrimit në zgjedhje me sistem proporcional rajonal. Në momentet e fundit para votimit të nenit diskriminues për partitë e vogla, me numër 68, demokratët dhe socialistët kanë bërë një ndryshim, ku i jep më tepër hapësirë të vegjëlve. Nëse në variantin e parë të paraqitur nga PD-ja për këtë nen lejohet paraqitja e kandidatëve vetëm për një zonë zgjedhore, në variantin final të votuar një kandidat për deputet të një partie mund të përfshihet në disa zona zgjedhore. Deputeti i PD-së, Dashnor Sulaj, tha dje për “Panorama”, se një ndryshim i tillë është bërë për t’i krijuar mundësi partive të vogla parlamentare që të përfshihen në disa lista të zonave zgjedhore. Varianti i parë i nenit 68, pika 1, kërkonte që: “...Një kandidat mund të paraqitet vetëm në një zonë zgjedhore dhe vetëm për një nga subjektet propozuese sipas kësaj pike”. Ndërsa në variantin final tashmë të votuar është vendosur që: “Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese sipas kësaj pike”. Pikërisht PD-ja dhe PS-ja kanë vendosur të heqin shprehjen “Vetëm në një zonë zgjedhore”, duke i dhënë mundësi partive të vogla të paraqesin emrat e tyre të kandidatëve për deputetë në të gjitha zonat zgjedhore. Kështu një kryetar partie mund të paraqitet në listat e dy apo tre zonave zgjedhore, duke mos u penguar deri më tani nga Kushtetuta. Ndërsa kjo nuk mund të ndalojë që këta kryetarë partie të përfshihen dhe në listat e partive të mëdha. Kjo vetëm në një listë të subjektit politik, e jo të partisë që ato përfaqësojnë.

panorama

idiotsi, ti lesh mundesi akoma partive artificiale eshte idiotsi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-6-2008 nė 10:25 Edit Post Reply With Quote
Skema e Gjinushit për zgjedhjet: "Me këtë sistem, të minimizohet LSI, afrim me PBDNJ"
( 02/06/08) Darina Tanushi

Pak ditë përpara se PD dhe PS të miratonin ndryshimet kushtetuese dhe bashkë me to edhe sistemin e ri zgjedhor, atë proporcional rajonal, kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, i paraqiti Edi Ramës llogaritë dhe parashikimet e tij për zgjedhjet e 2009-ës. Në një material të hollësishëm me detaje dhe taktika elektorale, Gjinushi sqaron çfarë mund të ndodhte nëse do të miratohej sistemi elektoral i sistemit gjerman dhe çfarë pritet të ndodhë pas miratimit të sistemit spanjoll apo ndryshe proporcional rajonal. Në gjithë materialin prej 8 faqesh, sipas parashikimeve, me sistemin e ri proporcional, në fakt shumë i kërkuar nga dy partitë e mëdha, nuk favorizohet asnjëra nga të dyja. As PD dhe as PS, nuk marrin sipas këtyre llogarive, shumicën dërrmuese që do t'i duhet të miratojë reformat e mëdha në Kuvend, por as nuk mund të krijojnë qeverinë, në rast se nuk do të bashkëpunojnë me disa prej aleatëve të paktën. Duket qartë në këtë material se 'sistemi proporcional rajonal e bën pothuajse të paqeverisshëm vendin". "Ky sistem ka veçori që lë vetëm dy-katër forca në garë, pra është me efekt maxhoritar për të "vegjlit" dhe ndërkohë afron dy të mëdhenjtë duke i barazuar ata në raport me njëri-tjetrin", thuhet në material. Në bazë të një shembulli të marrë nga Gjinushi, "mjafton të themi se me rezultatet e '05-ës, PD, PS ndajnë vendet 7 me 6 në Shkodër, ndërkohë që PD është mbi 13% para, ndërsa në Gjirokastër dalin 2 me 2, ndonëse e majta është mbi 10% para (në këtë pikëpamje është më i keq se proporcionali me prag 10%)". Sipas tij, "në zgjedhjet e 2009-ës do të kemi një PS me 64-68 vende; një PD me 4-5 vende më pak; një grupim të tretë me 4-10 vende e PBDNJ 2-3 vende, pra qeverisja varet vetëm nga një parti e qendrës, ndërsa për të formuar shumicën prej 84 votash për reformat, as që bëhet fjalë". Por sipas tij, ky sistem është me shumë të papritura, pasi rezultati do të ndikohet shumë edhe nga ndarja e rajoneve. Ai parashikon një skenar II, duke sugjeruar një bashkëpunim të së majtës, duke minimizuar rezultatin e LSI-së dhe duke afruar PBDNJ-në nga e majta. Por siç llogarit ai, edhe kjo skemë mund të sjellë një fitore të PS-së me 68 deri në 72 vende, duke e bërë këtë një skenar jo optimist dhe duke sugjeruar një skenar të ri. Ndërsa në skenarin e parë, që mbështetet në variantin gjerman, Gjinushi shprehet se ai kishte më shumë avantazhe.

gsh

origjinali i tij eshte interesant

Gjicka do te varet nga detajet e ligjit zgjedhor.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-9-2008 nė 21:17 Edit Post Reply With Quote
Ja si do votohet në zgjedhjet e ardhshme
Nga L.Progni
Ja si do votohet në zgjedhjet e ardhshme

Nënsekretari për Koordinimin dhe Çështjet Ligjore në PS dhe përfaqësues i PS në grupin e ekspertëve pranë Komisionit të Kodit Zgjedhor, Damian Gjiknuri, shpjegoi dje për gazetarët me detaje mënyrën si do të votohet për koalicionet dhe disa opsione që pritet të marrin rrugë për sa i përket Kodit Zgjedhor. Ai tha se votimi për koalicionet e përbëra është i thjeshtë, nuk krijon fenomenin e Dushkut dhe Iu jep partive atë përqindje që meritojnë.

Gjiknuri foli dhe për listat e zgjedhësve dhe tha se zgjedhësit do votojnë, aty ku kanë vendbanimin dhe me mjetet e reja të identifikimit. “Në listën e zgjedhësve do të shënohet edhe numri unik i identifikimit, i cili është i pasqyruar në ID dhe pasaportat e reja. Nuk parashikohen më kategori të veçanta zgjedhësish përveç të dënuarve, ushtarakëve dhe të sëmurëve në spitale”, - tha Gjiknuri.



Mund të na shpjegoni fletën e votimit, se ky është problemi? Si do votojnë njerëzit? Si shmanget fenomeni i Dushkut dhe sa herë një votues do të bëjë shënime në fletën e votimit? Si është zgjidhur çështja e listave të votuesve?


Po marr një shembull të tillë: atëherë, është koalicioni A dhe B dhe një forcë e caktuar politike që është jashtë koalicioneve. Një individ ka një votë, që do të thotë se do e hedhë vetëm në një kuti, dikush do të zgjedh partinë 1 brenda koalicionit A, dikush partinë 3, në fund këto vota do të mblidhen për koalicionin A, pra do të kemi një konkurrim që do ta quaja të shportave. Nga njëra anë shporta A dhe nga tjetra shporta B dhe të gjitha votat e partive brenda koalicionit do të llogariten me një shportë. Bëhet formula për ndarjen e mandateve p.sh., koalicionit A mund t’i takojnë 6 mandate, më pas sa vota kanë këto parti brenda kësaj shporte, në njëfarë mënyre kjo është formula më e pastër proporcionale e ndarjes. Pra, votuesi voton vetëm një herë në një nga partitë e koalicionit.

Pse nuk ka Dushk?! Sepse në të gjitha forcat nuk ka më vota të transferueshme, çdo votë që transferohet nga një parti te tjetra në njëfarë mënyre i hiqet partisë tënde, sepse dhe mandatet brenda një koalicioni ndahen në bazë të një raporti të caktuar.



Çfarë mund të thoni për tezat që ka hedhur LSI, e cila e quan koalicioni i presjeve dhjetore dhe në bazë të kësaj formule mandatet i jepen partisë që pas presjes dhjetore ka numrin më të lartë?


Kjo është formula me e drejtë nga pikëpamja e numrit, llogarisni një gjë, se ka mandate të plota dhe n.q.s., i takojnë 6 vende koalicionit dhe nga këto vetëm 5 parti kanë marrë mandate të plota dhe mbetet dhe një mandat i pandarë; një opsion është se (dhe kjo është në diskutim), ai që ka mbetjen më të madhe të votave, p.sh., njëri 10 mijë tjetri 8 mijë, ky mandat i shkon atij që ka më shumë, pra atij me 10 mijë vota të mbetura, sepse kjo do të ishte më e ndershme. Mënyrë tjetër mund të ishte ajo me short, po kjo nuk do të ishte e ndershme, se mandati duhet t’i shkojë asaj partie që ka numrin më të madh të votave, por që nuk ka arritur të marrë mandat, ky është një opsion dhe një formulë, e cila është gati.



Kush do ta llogarisë koeficientin e qarqeve?


Ai mund të llogaritet në bazë të listës së zgjedhësve ose popullsisë (por jemi duke e diskutuar). Pra, numri i përgjithshëm total i deputetit do të ndahet në sa qarqe ka Shqipëria dhe sa është popullsia e qarkut te lista zgjedhore dhe në bazë të kuotës që do t’i takojë.



A do të shmanget kësaj radhe fenomeni që në një zonë një deputet del me 10 mijë vota dhe një deputet tjetër në një zonë me 5 mijë vota për shkak të numrit të banorëve?


Mandatet ndahen në një numër proporcional të saktë të caktuar, pra, n.q.s., e marrim nga pikëpamja zgjedhore listën e zgjedhësve, do të marrim sa është mesatarja për mandat, pra numri i përgjithshëm i zgjedhësve do të pjesëtohet me 140 mandate, kjo do të thotë që çdo mandati i takon një shifër e caktuar që në njëfarë mënyre është e njëtrajtshme në të gjithë vendin.



Si do të ndahen deputetët për parti në një koalicion?


Partia 1 ka listën e saj me renditjen përkatëse, gjithashtu dhe të tjerat, vota e hedhur për atë parti i shkon asaj partie dhe në fund llogaritet se sa mandate i takojnë partisë 1, p.sh., i takojnë 4 mandate këto 4 mandate do të ndahen sipas listës së renditjes së deputetëve nga partia, pra 4 të parët. Partia 2, së cilës i takojnë 1 ose 2 mandate në bazë të listës përkatëse do të marrë mandatet që i takojnë. Sipas peshës që ka çdo parti në bazë të asaj do të ndahen dhe mandatet. Në fund të fundit, ky është koncepti më i pranueshëm, më liberal, njëkohësisht dhe shumë praktik. Kjo bën që të gjithë do të përfaqësohen në qeveri sipas peshës politike, duke mos i ngrënë hakun asnjërit.

tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-9-2008 nė 22:28 Edit Post Reply With Quote
Sistemi zgjedhor; Si do të ndahen mandatet në vitin 2009
ARDIT BIDO/ERALD KAPRI
Sistemet që janë propozuar deri tani janë sistemi “D`Hondt” që mbështetet nga Partia Socialiste, sistemi proporcional-rajonal i korrektuar që kërkohet me ngulm nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe një sërë partish të vogla, si edhe sistemi proporcional-rajonal i përforcuar, që pritet të paraqitet si alternativë e tretë në Kuvend. Tri sistemet, ndonëse i përmbahen sistemit proporcional-rajonal, prodhojnë rezultate të ndryshme deputetësh për të njëjtën përqindje të marrë në votë

Javën e ardhshme, Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore do të mblidhet për të biseduar mbi detajet e sistemit proporcional-rajonal, që do të përdoret në Shqipëri. Në këtë komision do të bisedohen tri variantet, që deri më tani janë propozuar nga grupet e ndryshme politike. Por cilat janë ndryshimet e këtyre varianteve dhe sa ndikojnë ato në rezultatet e zgjedhjeve?

Si do të aplikohen sistemet dhe çfarë ndryshimesh do të ketë në numrin e deputetëve për çdo parti? Sistemet që janë propozuar deri tani janë sistemi “D`Hondt”, që mbështetet nga Partia Socialiste, sistemi proporcional rajonal i korrektuar që kërkohet me ngulm nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe një sërë partish të vogla, si edhe sistemi proporcional-rajonal i përforcuar, që pritet të paraqitet si alternativë e tretë në Kuvend.

Tri sistemet e numërimit, ndonëse i përmbahen sistemit proporcional rajonal, prodhojnë rezultate të ndryshme deputetësh për të njëjtën përqindje të marrë në votë. Ne kemi marrë si shembull votat e mazhoritarit për partitë politike të zgjedhjeve të vitit 2005. Atë vit, në mazhoritar konkurruan vetëm Partia Demokratike, Partia Socialiste (së bashku me aleatët e tyre) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Nëse në ato zgjedhje do të ishte përdorur sistemi “D`Hondt”, atëherë Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të merrnin 71 deputetë, PS dhe aleatët 63 deputetë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 6 deputetë.

Krejt ndryshe do të ishte rezultati nëse si bazë do të merrej sistemi proporcional-rajonal me korrektim kombëtar dhe me prag elektoral. Me anë të këtij sistemi, PD do të vijonte të kishte shumicën e deputetëve, por tashmë jo një shumicë absolute, por vetëm 66 deputetë, e pasuar nga Partia Socialiste me 60 deputetë. Ky sistem mbështetet fuqimisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që nëse do të ishte me këtë sistem në zgjedhjet e vitit 2005 atëherë do të kishte 14 përfaqësues në Kuvend.

Sistemi i tretë, ai proporcional-rajonal i përforcuar, do të jepte shumicë absolute në Kuvend për Partinë Demokratike me 76 deputetë, 54 Partisë Socialiste dhe 10 LSI-së.

Sistemet

Sistemi “D`Hondt” nga sistemi proporcional-rajonal me korrektim kombëtar kanë një sërë ndryshimesh, por më kryesorja është mënyra e aplikimit të tyre. Kështu, metoda “D`Hondt” bazohet në votat e marra nga një parti në një prej zonave zgjedhore, të cilat pjesëtohen sipas formulës karakteristike të kësaj metode. Kjo formulë favorizon partitë e mëdha sipas politologëve, pasi partitë e vogla nuk marrin asnjë deputetë në rajonet me pak kuota.

Sakaq, sistemi proporcional-rajonal me korrektim kombëtar ka si bazë numrin total të votave që merr çdo parti. Kështu, numri i deputetëve nuk përcaktohet nga votat që merren në zonat zgjedhore, por nga numri total i votave të marra nga partia në nivel kombëtar. Ndërkohë, që pas përcaktimit të numrit të deputetëve, bëhet edhe përcaktimi i emrave konkretë, duke nisur nga partia më e madhe te më e vogla. Kështu, përcaktohen deputetët fitues duke filluar nga zonat, ku partia ka përqindje më të madhe të fituar, tek më e vogla.

Sistemi i tretë, ai proporcional i përforcuar i përngjan më shumë sistemit proporcional me korrektim kombëtar. Veçse, në ndryshim nga ky i fundit, sistemi proporcional i përforcuar nuk kushtëzon fitimin e një shumice kuvendore nga fitimi i shumicës së votave. Në këtë mënyrë, edhe me 43 për qind të votave, partia mund të fitojë shumicën e deputetëve, në mënyrë që të ekzistojë një qeverisje e stabilizuar.

Aplikimi

Sistemi “D`Hondt”, që është edhe sistemi që ka më shumë gjasa të vihet në jetë zbatohet aktualisht nga një sërë vendesh. Shtetet që përdorin këtë metodë janë kryesisht shtete shumetnike, të cilat kanë zgjedhur këtë formulë për të “kënaqur” interesat e pakicave kombëtare, e njëkohësisht për të fuqizuar rolin e dy partive kryesore, duke mënjanuar partitë e treta. I njëjti rezultat pritet edhe në vendin tonë, ku dy partitë e mëdha do të kenë më shumë deputetë se përqindja e tyre reale në Kuvend, ndërkohë që në të do të hyjë edhe partia e minoritetit, PBDNJ, që ka një elektoral stabël në zonën e Gjirokastrës dhe të Sarandës, por që nuk ka të njëjtën peshë në pjesën tjetër të vendit. Sakaq, partitë e treta mënjanohen, duke marrë më pak deputetë nga elektorati i tyre real.

Nga ana tjetër, sistemi proporcional i korrektuar, qoftë me korrektim kombëtar, apo i përforcuar, kanë efekt krejt të kundërt. Kështu, partitë politike hyjnë në Kuvend nëse marrin më shumë se një përqindje e caktuar votash, që është pragu elektoral. Ndërkohë, që nuk është e rëndësishme që këto parti të kenë elektorat më të madh në një prej zonave zgjedhore sesa në të tjerat. Sistemi proporcional i korrektuar përdoret në vendet nordike, ndërkohë që ai i përforcuar përdoret në vende të ndryshme, si Greqia. Proporcionali i përforcuar mundëson krijimin e qeverive stabël, ndërkohë që proporcionali me korrektim kombëtar, pasqyron në mënyrë më të drejtë përqindjen e votuesve. Bashkimi Evropian, në zgjedhjet për parlamentin Evropian përdor sistem proporcional me korrektim kombëtar, me prag elektoral që caktohet nga vendet anëtare, por që nuk mund të jetë më i madh se 5 për qind.



Shembulli i sistemit “D`Hondt”, bazuar në votat e mazhoritarit në zgjedhjet e vitit 2005



Partia Qarku Tiranë Kukës Dibër Lezhë Gjirokastër Berat Elbasan Korçë Fier Vlorë Durrës Shkodër Total

PD + aleatët 15 3 4 4 2 3 6 7 7 5 7 8 71

PS + aleatët 11 1 3 3 4 4 8 6 8 6 4 5 63

LSI 2 - - - - 2 1 - 1 - - - 6

Numri i deputetëve 28 4 7 7 6 9 15 13 16 11 11 13 140



Shembull i sistemit proporcional rajonal të korrektuar, bazuar në votat e mazhoritarit në zgjedhjet e vitit 2005

Partia Përqindja e votave Nr. i deputetëve

PD+aleatët 47.3 66

PS+aleatët 42.8 60

LSI 9.8 14



Shembull i sistemit proporcional rajonal të përforcuar, bazuar në votat e mazhoritarit në zgjedhjet e vitit 2005

Partia Përqindja e votave Nr. i deputetëve

PD+aleatët 47.3 76

PS+aleatët 42.8 54

LSI 9.8 10



Krahasimi i tri sistemeve, bazuar në votat e mazhoritarit në zgjedhjet e vitit 2005

Partia Sistemi D`Hondt Prop. i korrektuar Prop. i përforcuar

Përqindja e marrë në zgjedhje Nr. i deputetëve % e deputetëve Nr. i deputetëve % e deputetëve Nr. i deputetëve % e deputetëve

PD+aleatët 47.3 71 50.7 66 47.3 76 54.3

PS+aleatët 42.8 63 45 60 42.8 54 38.6

LSI 9.8 6 4.3 14 9.8 10 7.1




20/09/2008

standard





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-9-2008 nė 20:32 Edit Post Reply With Quote
Miratohen në Kod koalicionet e përbëra
Nga Armand Maho

Disa ndryshime të rëndësishme në Kodin Zgjedhor janë miratuar ditën e djeshme nga Komisioni i posaçëm parlamentar Zgjedhor. Kështu, është miratuar me unanimitet çështja e koalicioneve të përbëra. Një tjetër pikë e rëndësishme, e miratuar është ajo e përqindjes së grave që pritet të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kështu, do të jenë pikërisht 30 për qind gra që mund të garojnë. Nga ana tjetër, është sanksionuar dhe dokumentacioni që duhet të paraqitet për kandidim nga koalicionet dhe partitë që duan të garojnë më vete.

Tashmë nuk do të ketë koalicione të pjesshme për zona të veçanta. Lidhje e partive në një bllok do të jetë për të gjithë vendin. Por dhe për të gjithë ata që duan të garojnë si të pavarur, nuk do jetë dhe aq e lehtë. Përveçse jo më pak se një për qind të firmave, ata do të jenë të detyruar të kalojnë disa rregulla strikte për të provuar mbështetjen e tyre.

E vështirë do të jetë dhe për ato parti që nuk kanë qenë në parlament, të cilat duhet të grumbullojnë firmat e nevojshme për të paraqitur listën e tyre.

Ndërkohë, bashkëkryetari socialist i Komisionit të posaçëm Zgjedhor, Fatmir Xhafaj, tha të premten se “Kodi Zgjedhor nuk mund të përfundojë brenda 30 shtatorit”, që është dhe afati i përcaktuar në vendimin e Kuvendit.

“30 shtatori nuk mund të jetë data e përfundimit të reformës zgjedhore. Ne bëmë të gjitha përpjekjet. Është bërë një punë e konsiderueshme nga grupi i ekspertëve, komisioni ka kaluar mbi 60-70 nene dhe kjo është shumë pozitive, pasi është një volum i madh pune”, - tha Xhafaj.

Më poshtë vijojnë ndryshimet e miratuar nga ky komision.



Subjektet Zgjedhore dhe kandidatët


1. Subjekt zgjedhor është një parti politike ose një koalicion partish politike, të cilët paraqesin listë shumemërore për kandidatë, sipas rregullave që përcaktohen në këtë Kod.

2. Subjekt zgjedhor mundet të jetë edhe një shtetas shqiptar me të drejtë vote, i cili propozohet si kandidat për deputet nga një grup zgjedhësish, sipas përcaktimeve të bëra në këtë Kod.

3. Kandidat është shtetasi që plotëson kushtet e parashikuara në nenin 45 dhe nenin 69 të Kushtetutës dhe që regjistrohet si i tillë në KQZ.


Regjistrimi i partive politike si subjekte zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend


1. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për tu regjistruar si subjekt zgjedhor, në KQZ, jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

2. Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ:

a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët;

c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë;

ç) specimenin e vulës së partisë;

d) emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë;

dh) emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me KQZ.


Regjistrimi i koalicioneve zgjedhore


1. Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhor në KQZ, sipas nenit ... të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi, jo më vonë se 45 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

2. Një parti politike pjesëmarrëse në një koalicion nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër dhe as të paraqesë listë shumemërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë.


Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive


1. Partia politike që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor sipas neneve ... të këtij Kodi, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore, jo më vonë se 40 ditë para ditës së zgjedhjeve.

2. Partia politike pjesëtare e një koalicioni depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore, jo më vonë se 40 ditë para ditës së zgjedhjeve.

3. Kandidati për deputet i regjistruar në një listë shumemërore në një zonë zgjedhore, nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër, dhe as si i propozuar nga një grup zgjedhësish.

4. Emrat në listën e partisë paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Numri i kandidatëve në listën shumemërore të një partie të regjistruar si subjekt zgjedhore më vete ose e koalicionit, është jo më i vogël se sa numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Për partitë pjesëtare të koalicionit, numri i kandidatëve për partinë nuk duhet të jetë më i vogël se sa gjysma e mandateve që zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse.

5. Për çdo zonë zgjedhore të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore ose/dhe një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini.

6. Mospërmbushja e njërit prej kushteve të parashikuara në këtë nen në lidhje me përbërjen e listës shumemërore sjell si rrjedhojë refuzimin e listës nga KQZ.


Listat mbështetëse të partive politike dhe koalicioneve


1. Lista e kandidatëve të paraqitur nga partitë politike të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvendin pararendës, duhet të mbështetet nga jo më pak se 10 000 zgjedhës. Në rastin e koalicionit zgjedhor kjo listë duhet të përmbajë jo më pak se 15 000 zgjedhës. Bëjnë përjashtim nga ky rregull koalicioni, ku partitë pjesëtare zotërojnë bashkërisht në Kuvend një numër mandatesh jo më të vogël se numri i partive pjesëtare të koalicionit.


Kandidatët e propozuar nga zgjedhësit


1. Një grup zgjedhësish në një zonë zgjedhore kanë të drejtë të propozojnë një kandidat për atë zonë zgjedhore, i cili përmbush kushtet e përcaktuara në nenin 45 dhe 69 të Kushtetutës dhe ato të përcaktuar në këtë Kod, jo më vonë se 40 ditë nga dita e zgjedhjeve.

2. Kandidati i propozuar nga një grup zgjedhësish nuk mund të jetë pjesë e asnjë partie apo koalicioni që konkurron në zgjedhje dhe as të mbështesë haptazi apo në mënyrë të tërthortë ndonjë subjekt apo kandidat tjetër që konkurron në zgjedhje.

3. Për paraqitjen e një kandidati nga zgjedhësit, krijohet një komitet nismëtar me jo më pak se 9 zgjedhës nga zona zgjedhore përkatëse, të cilët janë të ngarkuar për mbledhjen e firmave mbështetëse për kandidatin. Jo më vonë se 60 ditë para ditës se zgjedhjeve Komiteti nismëtar regjistrohet në KQZ duke paraqitur emrat e anëtarëve të komitetit. Që komiteti të regjistrojë një kandidat për deputet duhet të ketë marrë mbështetje për kandidatin, e një numri zgjedhësish që i korrespondon me jo më pak se 1% të listës së zgjedhësve të zonës zgjedhore, sipas procedurave të përcaktuara në Kod.


Proceduara e mbledhjes së nënshkrimeve


1. Zgjedhësit depozitojnë nënshkrimet e tyre për mbështetjen e kandidatit të propozuar nga një grup zgjedhësish apo për partitë dhe koalicionet e parashikuara në nenin ... , në KQZ apo përpara noterit publik. KQZ miraton dhe vë në dispozicion formularin për depozitimin e firmave jo më vonë 90 ditë para datës së zgjedhjeve.

2. Nënshkrimi shoqërohet me të dhënat e plota të zgjedhësit ku përfshihet emri dhe mbiemri, vendbanimi i përhershëm, dhe numri i dokumentit të identifikimit. Zgjedhësi duhet të jetë i regjistruar në zonën zgjedhore përkatëse dhe nuk mund të mbështesë më shumë se një kandidat, parti apo koalicion.


Dokumentet e kandidimit


1. Dokumentet e kandidimit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e këtij Kodi dhe sipas formës së përcaktuar në udhëzimet e KQZ.

2. Dokumentet e kandidimit duhet të përmbajnë këto të dhëna:

a) Listën e plotë të kandidatëve me renditjen përkatëse të nënshkruar nga kryetari i partisë ose propozimin nga Komiteti Nismëtar i një Grupi Zgjedhësish;

(b) emrin, atësinë, mbiemrin datëlindjen, gjininë, adresën e kandidatit dhe një kopje të dokumentit të identifikimit ;

c) deklarimin e kandidatit që ai gëzon të drejtën dhe vullnetin për të kandiduar;

ç) deklarimin e kandidatit të propozuar nga një grup zgjedhësish se ai/ajo nuk do të mbështetet apo mbështesë asnjë parti politike në zgjedhje;

d) një listë të nënshkruar nga zgjedhësit e zonës përkatëse që mbështesin kandidatin ose partinë sipas neneve ... të këtij Kodi.


Verifikimi i dokumentacionit nga KQZ


1. KQZ verifikon rregullsinë e dokumentacionit të kandidimit dhe nëse vëren parregullsi apo mospërmbushje të kërkesave të Kodit Zgjedhor, ja kthen ato subjekteve zgjedhore për korrigjim jo më vonë se 35 ditë përpara zgjedhjeve.

2. Dokumentacioni i korrigjuar depozitohet jo më vonë se 32 ditë përpara zgjedhjeve. Vendimi për miratimin ose refuzimin e dokumentacionit përfundimtar merret brenda 48 orëve nga depozitimi i tyre.

3. KQZ e publikon listën e plotë të kandidatëve në tri gazetat me tirazh më të madh në shkallë vendi, në mediat elektronike si dhe në faqen zyrtare të saj në internet. Një kopje të listës për çdo zonë zgjedhore i dërgohet Prefektit, Këshillit të qarkut, dhe KZAZ-ve, të cilat e publikojnë atë në mediat vendore dhe e shpallin në vende publike në zonën e tyre, sipas udhëzimeve të marra nga KQZ.

4. Emrat e listave shumemërore, dhe renditja e tyre nuk mund të ndryshohen pas miratimit përfundimtar nga ana e KQZ sipas pikës 2 të këtij neni.

5. Jo më vonë se 90 ditë nga dita e zgjedhjeve, KQZ përcakton me udhëzim të veçantë rregullat për verifikimin e dokumentacionit të kandidimit.

tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-10-2008 nė 16:14 Edit Post Reply With Quote
Koalicionet "e përbëra "
Kur kam dëgjuar për herë të parë termin “koalicion i përbërë”, jam përpjekur të kuptoj fillimisht se çfarë është koalicioni i thjeshtë, e më pas për të shkuar tek i përbëri.

Nga Bashkim Muça
Marte, 28 Tetor 2008 08:29:00

Kur kam dëgjuar për herë të parë termin “koalicion i përbërë”, jam përpjekur të kuptoj fillimisht se çfarë është koalicioni i thjeshtë, e më pas për të shkuar tek i përbëri. Nuk arrita ta kuptoj ndryshimin. Me koalicion politik nënkuptojmë një krijim të përbërë nga të paktën dy subjekte. Sipas kësaj logjike i bie që, “koalicion i përbërë”, të përkthehet: “përbërje e përbërë”.

Në historinë e politikës së re shqiptare njihen plot raste kur partitë kanë dalë në zgjedhje me koalicione. Megjithëse këto komponime kanë qenë të formave të ndryshme nuk janë quajtur as “të përbëra” as “të thjeshta”. Normalisht, në një garë elektorale, ose kemi koalicione të shkrira në një trupë elektorale, ku ndarja e vendeve bëhet sipas një marrëveshjeje paraprake, mes partive, e parashikuar në ligj, ose koalicione klasike ku partitë rreshtohen së bashku nën një emër koalicioni dhe fitojnë vende në parlament sipas një formule të përcaktuar po ashtu në ligj. Në të dyja rastet këto bashkime quhen thjesht “koalicione”. Llojin e një koalicioni nuk e përcakton terminologjia, por mënyra e ndarjes së vendeve në parlament.

Koalicionet e përbëra, për të cilat po flitet shumë në Shqipëri, janë të ngjashme me koalicionet e krijuara në Maqedoni, apo Serbi, ku sistemi i votimit është proporcional, përkatësisht rajonal dhe kombëtar. Këto lloj koalicionesh janë provuar prej shumë kohësh në Itali, kemi parasysh këtu grupimin e majtë, L’Unione, të Prodit (sot PD e Veltronit) dhe grupimin e djathtë, Poli i Lirisë, të Berlusconit, ku për pjesën e proporcionalit (sistemi italian është mix) vendet në parlament llogriten fillimisht për koalicionin dhe pastaj ndahen së brendshmi mes partive të koalicionit. Megjithatë, në këto vende, përdoret thjeshtë termi “koalicion”.

Kohët e fundit terminologjia “koalicion i përbërë” është përmendur si asnjëherë tjetër në politikën shqiptare. Çfarë fshihet në të vërtetë pas kësaj terminologjie?

Hartuesit e kodit po kërkojnë të krijojnë idenë se janë duke futur diçka të re të paparë ndonjëherë. Brenda kësaj terminologjie fshihet tendenca për të marrë nën sqetull edhe njëherë disa parti të vogla, të cilat, me ligjin e ri elektoral, nuk kanë asnjë shans për tu futur në parlament.

Në ndryshim nga viti 2005, hileja nuk është në mënyrën e marrjes së votës, nëpërmjet trafikut, ose fenomenit të quajtur “megadushk”, por në mënyrën e llogaritjes së vendeve në parlament, më saktë përdorimit të dy mënyrave të ndryshme. Në ndarjen e vendeve mes koalicioneve dhe partive që konkurojnë jashtë tyre, hartuesit e Kodit kanë parashikuar përdorimin e formulës D’ Hont, e cila favorizon partitë e mëdha, ndërsa për ndarjen e vendeve brenda koalicioneve, parashikohet një formulë tjetër, më proporcionale, me qëllim favorizimin e partive të vogla përbërëse të koalicionit.

Përdorimi i dy formulave në llogaritje, ndryshe për partitë, ose subjektet, që konkurojnë veçmas dhe ndryshe për partitë brenda koalicioneve, krijon një pabarazi të dukshme mes subjekteve konkuruese që çon sërish në deformimin e vullnetit të qytetarëve.

Është e papranueshme që, partitë e mëdha, të falnin përsëri deputetë për partitë inekzistente, të cilat nuk mund të mbijetojnë në një sistem proporcional rajonal. Votat e partive të vogla, të të dy krahëve të spektrit politik, për shkak të sistemit, do të shkonin vetevetiu në llogarinë e partive relevante, duke vendosur balancën mes dy anëve të spektrit. Atëherë përse duhen krijuar formula që favorizojnë të vegjlit e bindur?

Këta të fundit, nëse ju dhimbset spektri, përkatësisht e majta apo e djathta (siç i kemi dëgjuar të thonë), le të futen në koalicion dhe t’i nënshtrohen së njëjtës formulë. Dhe mbyllet puna. Normalisht koalicionet krijohen për të rritur forcën elektorale të grupimit brenda një spektri, jo për të pjellë dy standardizime dhe favore preferenciale në mundësinë e futjes në parlament të partive të vogla. Nëse duhen favorizuar ato, mund të përdoret që në fillim një formulë tjetër në shpërndarjen e vendeve nëpër rajone.

Fjala vjen, në vend të metodës D’Hont, të përdoret formula Saint Laguë, që është më proporcionale. Duke bërë kështu të mundur që, në trajtimin e përballjes së çdo subjekti me opinionin publik, pavarësisht nëse ai konkuron veçmas apo brendanjë koalicioni, të përdoret e njëjta formulë, i njëjti standard. Diferencimi në llogaritje po kërkohet të bëhet në mënyrë që, partitë e vogla, të kenë vetëm një shans për t’u përfaqësuar në parlament: të futen nën hegjemoninë e partive të mëdha.

Për të kuptuar deformimin që sjell ky dystandardizim, po marrim një shembull. Në një nga rajonet elektorale, me rreth 15 deputetë (Fier ose Elbasan), supozojmë se konkurojnë tre subjekte: Koalicioni 1 me tri parti (A1, B1 dhe C1), Koalicioni 2, me dy parti (A2 dhe B2) dhe Partia V (e cila konkuron e vetme).

Në përfundim të zgjedhjevesupozojmë se Koalicioni 1 ka fituar 48 % të votave, të ndara përkatësisht, Partia A1 me 44 %, Partia B1 me 3 % dhe Partia C1 me 1 %;Koalicioni 2 ka fituar 41 % të votive, të ndara përkatësisht, Partia A2 me 38 % dhe partia B2 me 3 %; ndërsa Partia V, që ka konkuruar e vetme, ka fituar 5 % të votave.

Pjesa tjetër e votave është marrë nga partitë fare të vogla. Sipas metodës D’ Hont të llogaritjes, Koaliconi 1 do të fitonte 8 vende në parlament, Koalicioni 2 do të fitonte 7 vende,ndërsa Partia V asnjë vend. Nëse për llogaritjen e vendeve brenda koalicionit do të përdorej e njëjta formulë (pra D’Hont), atëhere vendet do të ndaheshin vetëm ndërmjet dy partive të mëdha A1 dhe A2, përkatësisht 8 me 7.

Nëse për ndarjen e vendeve brendakoalicioneve do të përdorej formulë tjetër, p.sh. Saint Laguw, ose proporcionale e pastër, pa asnjë prag, siç edhe po kërkohet, atëhere brendaKoalicionit 1, partia B1 do të arrinte të merrte 1 vend, e po ashtu brendaKoalicionit 2, partia B2 do të merrte 1 vend. Siç shikohet, në rast të përdorimit të dy formulave të ndryshme, Partia V nuk do të fitonte asnjë vend edhe pse ka fituar 5 %, ndërsa do të përfitonin vende brenda koalicioneve parti që kanë edhe 3 % të votave.

Ky fenomen mund të ndodhte në të gjitha rajonet (qarqet) e Shqipërisë, duke sjellë një deformim tjetër të dukshëm, ala “megadushk”, i cili do të bënte që qeveria të kondicionohej përsëri prej partive të vogla, që bazohen në klane interesash të ngushta jopërfaqësuese. Shmangia e këtij deformimi është po aq e thjeshtë sa ç’ ishte dikur shmangia e “megadushkut”, ku mjaftonte unifikimi i votës së kandidatit me atë të partisë. Tani mjafton unifikimi i formulës së llogaritjes së deputetëve brenda dhe jashtë koalicioneve. Në mënyrë që fenomeni “megadushk” të mos zëvëndësohet me fenomenin “mega-sqetulla”.

shek

Ne rast se autori ka te drejte eshte vertet idiote kjo qe po bejne.

Pse duhet te vetgenjehemi ne shqiptaret nuk e kam kuptuar kurre.

Te udheheqe ai qe krejt normalisht merr votat.

Nje nga keqesite themelore te Shqypnise eshte pikerisht kjo, marrja e pushtetit nga individe qe nuk kane aspak mbeshtje ne popull.

Ca lesh votash merr pdk psh?!

apo pr qe te rri tek ato

artificat e sigurimit qe jane gjoja djathtas



Pa asnje vote pushtet sikur te kishin mbi 10%!?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-11-2008 nė 16:42 Edit Post Reply With Quote
Harta, si ndahen 100 zonat e reja zgjedhore
Komisioni për Reformën Zgjedhore bashkë me Kodin Zgjedhor ka miratuar dhe një element të rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, hartën e re elektorale. Kjo hartë shënon një risi, pasi nuk ka ngjashmëri me hartën e mëparshme që ndahej me zona zgjedhore nga ku dilnin deputetë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në qoftë se më parë merrej më shumë për bazë kriteri gjeografik për ndarjen e zonave, tanimë zonat do të jenë sipas numrit të shtetasve shqiptarë të regjistruar në gjendjen civile. Harta e re elektorale përbëhet nga 12 zona zgjedhore, ku secila i korrespondon një qarku dhe mandatet do të llogariten në bazë të votave që partia apo koalicioni ka marrë për secilin qark. Aty ku ka më shumë denduri popullsie, do të dalin dhe më shumë deputetë, duke i dhënë kështu prioritet qyteteve të mëdha, të cilat janë populluar më shumë gjatë viteve të demokracisë për shkak të migrimit të brendshëm. Kjo përllogaritje bëhet në bazë të regjistrit të zgjedhësve që është bërë nga Ministria e Brendshme. Sipas Kodit të ri Zgjedhor, numri i përgjithshëm i shtetasve shqiptarë, rreth 4 milionë e 260 mijë, pjesëtohet me numrin 140 të deputetëve, prej nga del se një mandati për deputet i korrespondojnë 30 mijë shtetas. Më pas, numri i shtetasve për çdo qark pjesëtohet me 30 mijë, prej nga dalin edhe mandatet e deputetëve për çdo qark. Qarku i Tiranës me numrin më të madh të shtetasve të regjistruar do të marrë edhe numrin më të madh të mandateve për deputetë, 32 duke e bërë kryeqytetin edhe sheshin e mejdanit për luftën politike të ardhshme. Më pas vjen qarku i Fierit me 16 mandate dhe në vend të tretë vjen qarku i Elbasanit me një numër të konsiderueshëm deputetësh 14, duke u pasuar menjëherë nga Durrësi, qark i cili çon në Parlament 13 deputetë. Pas Durrësit vjen qarku i Korçës, me 12 deputetë dhe një numër po të njëjtë mandatesh, 12, do të ketë edhe qarku i Vlorës, duke zënë përkatësisht vendin e 5-të dhe të 6-të për nga renditja e numrit të mandateve. Pas tyre vjen qarku i Shkodrës, i cili përfaqësohet në Parlament me 11 deputetë dhe ky është numri më i lartë për veriun e vendit. Klasifikimi zbret në qarkun e Beratit me 8 deputetë, për t’u ngjitur serish në veriperëndim me qarkun e Lezhës, që nxjerr 7 deputetë, qarku i Dibrës zë vendin e 10-të, duke çuar në Parlament 6 deputetë. Vendin e parafundit në listën e numrit të deputetëve e merr qarku i Gjirokastrës me 5 deputetë dhe në fund renditet Kukës, që për shkak të numrit më të vogël të shtetasve të regjistruar do të çojë në Parlament 4 deputetë.



Detaj

3 milionë e 172 mijë e 757 zgjedhës janë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë sipas tabelave sqaruese të Kodit Zgjedhor





Nr. Qarku Nr. Zgjedhësve

1 Berat 175035

2 Dibër 128920

3 Durrës 292466

4 Elbasan 302757

5 Fier 360682

6 Gjirokastër 129482

7 Korçë 272317

8 Kukës 78770

9 Lezhë 152928

10 Shkodër 247074

11 Tiranë 748322

12 Vlorë 284004









PJESA V e Kodit Zgjedhor

ZONA ZGJEDHORE DHE NUMRI I MANDATEVE PËR CDO ZONË

Neni 74

Zona zgjedhore

1. Zona zgjedhore përputhet me territorin e qarkut dhe shërben si njësi zgjedhore për zgjedhjen e një numri të caktuar mandatesh sipas rregullave të përcaktuara në këtë Kod.

2 Kufijtë administrativ të qarqeve vendosen me ligjin për ndarjen administrative e

territoriale të Republikës.

Neni 75

Kriteret dhe procedura për caktimin e numrit të mandateve

1. Numri i mandateve për secilën zonë zgjedhore përcaktohet në raport me numrin e shtetasve të secilës zonë zgjedhore. Çdo mandat përfaqëson një numër afërsisht të njëjtë shtetasish.

2. Numri total i shtetasve, sipas regjistrit kombëtar të gjendjes civile, pjesëtohet me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, duke përcaktuar numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati të Kuvendit.

3. Numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore përcaktohet duke pjesëtuar numrin e shtetasve me vendbanim në zonën zgjedhore, me numrin mesatar sipas pikës 2 të këtij neni.

4. Çdo zone zgjedhore i caktohet fillimisht një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga pjesëtimi sipas pikës 3 të këtij neni.

5. Në rast se në përfundim të veprimit të kryer sipas pikës 4 të këtij neni, një apo më shumë mandate mbeten pa u shpërndare, ato mandate u shpërndahen zonave mbi bazën e presjes dhjetore më të madhe të përftuar nga pjesëtimi sipas pikës 3 të këtij neni.

Shpërndarja e mandateve të mbetura kryhet në rend zbritës, duke filluar nga zona me presjen dhjetore më të madhe.

6. Në rast se edhe pas zbatimit të pikës 5 të këtij neni presja dhjetore e dy apo më shumë zonave është i njëjtë, mandati i fundit i caktohet asaj zone që pas përllogaritjes sipas pikës 3, ka numrin më të madh të mbetur të shtetasve që nuk kanë prodhuar mandat të plotë.

7. Në rast se dy apo më shumë zona zgjedhore edhe pas zbatimit të pikës 6 të këtij neni kanë numër të njëjtë shtetasish të cilët nuk kanë prodhuar mandat të plotë, mandatet ndahen me short nga KQZ. Hedhja e shortit bëhet kurdoherë publike dhe në prani të subjekteve që kanë përfaqësues të përhershëm në KQZ.

44

Neni 76

Procedura dhe periudha e përcaktimit të mandateve

1. Jo më vonë se 4 muaj para datës së fillimit të periudhës zgjedhore që i paraprin fundit të mandatit të Kuvendit, Drejtoria e Gjendjes Civile i dërgon KQZ-së numrin e përgjithshëm të shtetasve, si dhe numrin e shtetasve për çdo qark, bazuar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile.

2. Jo më vonë se 15 ditë nga marrja e të dhënave, KQZ-ja kryen llogaritjen për caktimin e mandateve për çdo zonë zgjedhore, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në nenin 75 të këtij Kodi, dhe ia dërgon menjëherë Kuvendit. Kuvendi me procedurë të përshpejtuar miraton me vendim ndarjen e mandateve.

3. Numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore nuk rishikohet në rast të zgjedhjeve të parakohshme.


standard





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-11-2008 nė 17:10 Edit Post Reply With Quote
Femrat në politikë, zëvendësministrja e Punës zbardh skemën e aplikimit
Zaçe: “Pushteti vendor do të jetë fokusi kryesor për angazhimin e grave në politikë”. Si do të bëhet përfshirja e grave në listat e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive

Jonida Tashi

Fushata e ardhshme elektorale pritet të jetë një garë e fortë politike jo vetëm për kandidatët meshkuj, por edhe për ato femra. Ndryshe nga vitet e kaluara, ku uzurpuesit e kësaj fushate ishin pothuajse vetëm meshkujt, tashmë femrat jo vetëm që do të kandidojnë në një numër më të madh, por atyre do t’u duhet që t’i masin mirë forcat e tyre me seksin e kundërt. Megjithëse jo shumë të preferuara nga klasa politike mashkullore, Kodi i ri Zgjedhor i përfshin ligjërisht femrat në listat e kandidatëve për deputete të partive politike. Miratimi i kuotës gjinore në masën 30 për qind, të alternuar, në Kodin Zgjedhor është cilësuar nga zëvendësministrja e Punës, Marjeta Zaçe, si një arritje e politikës shqiptare. Madje, në këtë kod është përcaktuar edhe se si do të bëhet përfshirja e grave në listat e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive.
Kodi
Neni 67 i Kodit të sapomiratuar Zgjedhor përcakton që për çdo zonë zgjedhore të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini. Ndërsa për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, një në çdo tre emra në listë duhet t’i përkasë secilës gjini. Mospërmbushja e njërit prej kushteve të parashikuara në këtë nen në lidhje me përbërjen e listës shumemërore për zgjedhjet në Kuvend, sjell si rrjedhojë refuzimin e listës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Tashmë, pas miratimit të përfaqësimit të grave në politikë në masën 30 për qind, edhe Shqipëria, si të gjitha vendet e rajonit, por edhe të Europës, do të bëjë të mundur të përmirësojë pikën më të dobët, përfaqësimin gjinor, për të cilën kritikohej në çdo raport. Tendenca për pjesëmarrjen e grave në poste të rëndësishme në qeverisjen e shtetit është një tendencë e re që ka marrë vrull vitet e fundit në shumë vende të botës.
Reagimi
Zëvendësministrja e Punës, Marjeta Zaçe, ka reaguar dje për miratimin e Kodit Zgjedhor dhe renditjen e Shqipërisë në Raportin e Forumit Botëror Ekonomik në fushën e barazisë gjinore. Duke përshëndetur vendimin e Parlamentit, për miratimin e kuotës gjinore në Kodin Zgjedhor, jo vetëm si një femër në post drejtues, por edhe në emër të institucionit që ajo drejton, ajo e ka konsideruar miratimin e kuotës gjinore si një arritje jo vetëm për politikën, por njëherazi edhe për çështjen e barazisë gjinore. “Me këtë ligj, më së fundi u plotësua i gjithë kuadri ligjor që bën të mundur realizimin e një përfaqësimi më të madh, veçanërisht të gruas në politikë dhe vendimmarrje”, - u shpreh numri dy i Ministrisë së Punës në konferencën e organizuar në ambientet e kësaj Ministrie për këtë çështje.
Ligji
Ligji “Për barazi ligjore” u miratua në muajin korrik të këtij viti. Ky ligj, ndër të tjera, solli të re futjen e kuotës, pjesëmarrjes së grave, në masën 30 për qind në të gjitha nivelet e vendimarrjes, masë kjo që ishte e detyruar të sanksionohej edhe në Kodin Zgjedhor. Me dy ligjet e miratuara nga Parlamenti, sipas Marjeta Zaçes, çështja e barazisë gjinore dhe pjesëmarrja e grave do të ndryshojnë në thelb të saj. Sakaq, zëvendësministrja e Punës ka bërë të ditur se tashmë kanë përfunduar të gjitha instrumentet e duhura ligjore dhe programet politike, të cilat do të bëjnë të mundur ndryshimin që aspirohet. Por edhe Strategjia e miratuar në fund të vitit 2007, me tetë objektivat e saj strategjike të shtrira në tetë fushat e jetës, kishte parashikuar edhe ndryshimet e nevojshme ligjore. Ky proces, sipas Zaçes, nuk ishte i lehtë, sepse, si fillim, ishin proceset kushtetuese që hapën rrugë për ndryshime në ligjin zgjedhor që kishte të bënte direkt me sistemin zgjedhor. “Nëse do të vazhdonim me sistemin e mëparshëm, atë të përzier, do ta kishim shumë të vështirë të realizonim në praktikë futjen e kuotave gjinore”, - pohoi zëvendësministrja.
Fokusi
Pushteti vendor do të jetë fokusi kryesor për angazhimin e femrave në politikë. Ky fakt është pohuar dje nga Marjeta Zaçe, e cila ka theksuar se pushteti vendor është zgjedhur si prioritet për arsye se ndryshimi duhet të fillojë që në bazë. Më pas, sipas Zaçes, ky ndryshim do të vijë duke u konsoliduar dhe duke u përmirësuar në vazhdimësi në vitet e ardhshme. Gjithashtu, zëvendësministrja Zaçe ka kundërshtuar shifrat e publikuara nga raporti më i fundit i Forumit Botëror Ekonomik, konkluzioni i të cilit ishte se barazia gjinore në Shqipëri ka pësuar një rënie, pra, se boshllëqet në realizimin e barazisë gjinore në shoqëri janë më të mëdha. Sipas saj, raporti i referohet tre viteve të fundit - 2006, 2007, 2008 - dhe ka trajtuar katër fusha kryesore: gruan në arsim, në punësim, në sistemin shëndetësor dhe në vendimmarrje. Në uljen e Shqipërisë në renditje ka ndikuar, sipas Zaçes, përfaqësimi i gruas në vendimmarrje, që, nga ana e tij, përbëhet nga tre tregues: pjesëmarrja e gruas në Parlament, në vendimmarrje dhe si udhëheqëse shteti. Për këtë, ajo ka sqaruar: “Të tre këta tregues, për fat të keq, Shqipëria i ka negativë, sepse përfaqësimi i grave në Parlamentin e Shqipërisë është në shifrën 7.1 për qind. Në treguesin “gratë në vendimmarrje”, raporti nuk ka reflektuar pjesëmarrjen e ministres së dytë në qeveri, e cila e dyfishon përqindjen dhe përmirëson renditjen”. Por megjithë kundërshtimet për disa shifra të këtij raporti, Zaçe ka pranuar se këto janë shifra që tregojnë se Shqipërisë i duhet të bëjë hapa para. Ndërsa përsa i përket treguesit të tretë, gratë udhëheqëse, numri dy i Ministrisë së Punës ka pohuar se dihet që jo vetëm Shqipëria, por edhe shtete të tjera, kanë në drejtim të shtetit më së shumti burra.



Faktorët që kanë ndikuar në uljen e Shqipërisë në renditjen për barazinë gjinore

Sipas znj. Marjeta Zaçe, faktorët që kanë ndikuar në uljen disa shkallë të Shqipërisë në renditjen e bërë nga FBE janë:
pjesëmarrja e grave në vendimmarrje;
fakti se Forumi në vitin 2006 ka analizuar 115 shtete dhe gjatë dy viteve në vazhdim janë shtuar edhe 15 shtete të tjera, disa prej të cilave edhe vende anëtare të BE-së.


NENI 67

Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive

5. Për çdo zonë zgjedhore të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, një në çdo tre emra në listë duhet t’i përkasë secilës gjini.

5. Mospërmbushja e njërit prej kushteve të parashikuara në këtë nen në lidhje me përbërjen e listës shumemërore për zgjedhjet në Kuvend sjell si rrjedhojë refuzimin e listës nga KQZ-ja.

albania

Se kush e ka pjell kete nuk e di, por per mua eshte idiot sepse postet ne politike nuk duhet te ndahen sipas races, gjinise etj, por sipas merites.

Asnje te mire nuk vjen nga kuotimi i detyruar. Konkurenca duhet te jete e ndershme po kuota.
Pse nuk vene nje kuote psh per ata qe jane nen 150 cm te gjate?

Dhe ata shume pak perfaqesohen ne parlament!?
IDIOTE
Nejse u be.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-12-2008 nė 07:26 Edit Post Reply With Quote
Kodi i ri elektoral dhe pakoja e Ahtisarit

Adri Nurellari

Shteti grek ka luajtur një rol vendimtar në zhvillimet e brendshme dhe të jashtme të politikës shqiptare, së pari: nëpërmjet marrëdhënieve bilaterale, duke përbërë edhe vendin pritës kryesor të emigrantëve tonë, partnerin e dytë tregtar dhe vendin prejardhës të kompanive që zotërojnë sektorët më strategjikë të ekonomisë shqiptare, si telekomunikacionin apo energjinë. E së dyti, duke instrumentalizuar me efikasitet NATO-n dhe Bashkimin Evropian dhe duke i lënë Tiranës të kuptojë se anëtarësimi në këto institucione kalon nga Athina.

Sikur mos të mjaftonin këto dy kanale, ka edhe "kalin e Trojës" brenda Shqipërisë, pasi një tjetër faktor ndikimi është PBDNJ-ja, e cila në jetën politike shqiptare ka pasur pozicion shumë të çuditshëm e gjithmonë të privilegjuar. Pa humbur dhe pa fituar asnjëherë zgjedhje, gjithmonë do përfshihej në qeverisje, sido që të ndodhte. Partia është mbajtur e mobilizuar vetëm përmes ofiqeve e favoreve të shpërndara nga të qenit gjithmonë pjesë e ekzekutivit, s‘ka ideologji, s‘ka platformë a identitet të qartë politik, ka vetëm me identitet etnik. Por edhe pa dhënë ndonjëherë llogari para dikujt për rezultatet apo dështimet në dikasteret që ka drejtuar, apo në komunat a bashkitë që ka pasur në dorë. Sikur të mos mjaftonin këto, tanimë me sistemin e ri elektoral dhe kodin shoqërues, sipas të gjitha gjasave, PBDNJ nuk ka për të qenë më thjesht pjesëmarrëse, por mund të shndërrohet edhe në faktor vendimtar e shantazhues për qeverinë e ardhshme, duke marrë fuqi strategjike të pakundërshtueshme.

Pra, jo më si tani kur PBDNJ-ja futej në qeveri për të "rregulluar biografinë" me Evropën, por me këto ndryshime do të jetë e domosdoshme të futet në qeveri për të arritur një shumicë të thjeshtë qeverisëse. Një trajtim i tillë i privilegjuar i minoriteteve brenda vendit, kombinuar me një presion të jashtëm favorizues, është i krahasueshëm vetëm me diskriminimin e tejskajshëm pozitiv që kanë marrë serbët nëpërmjet Pakos së Ahtisarit.

Sistemi i ri zgjedhor dhe Kodi Elektoral, që janë vënë në jetë së fundmi, u duk qartë se ishin fryt i një koniunkture interesash të dy liderëve aktualë të dy partive kryesore. Vështirë se mund të mendohet që ky ndryshim u ka shërbyer dy partive politike, pasi në fakt ky sistem i ngurtëson këto parti, duke fuqizuar akoma më tej supremacinë e dy liderëve përkatës. Sistemi u ul partive efikasitetin, pasi dëmton rolin e partive për të farkëtuar kuadro, sepse më këtë sistem dekurajohen individualitetet (listat e proporcionalit janë të mbyllura, të caktuara nga liderët dhe nuk duhen më personalitetet e spikatura për të garuar me emrin dhe kapacitetet e tyre në zona të vështira). Gjithashtu, sistemi dëmton frymën e debatit dhe diskutimit brenda partive, pasi disidenca mund të kërcënohet me përjashtim nga listat e deputetëve dhe skizmat potenciale dekurajohen, ngaqë partitë e vogla, që nuk hyjnë në koalicion, nuk kanë shans të futen në Parlament.

Në parim, sistemi elektoral proporcional rajonal penalizonte partitë e vogla dhe u jepte një avantazh të pandershëm partive më të mëdha. Kjo shkaktoi reagimin agresiv të partive më të vogla, të cilat fillimisht, në pranverë, u rreshtuan në një lloj aleance partish të vogla. Mirëpo, për ta legjitimuar këtë transformim radikal të sistemit zgjedhor në kurriz të partive të vogla, u gjet një rrugëdalje kompromisi që garantoi ndryshimin e mendimit të partive të vogla. Në Kodin Elektoral u vendos që, numërimi midis partive apo koalicioneve të ndryshme, të bëhej me teknikën ‘d‘hondt‘ të numërimit, kurse brenda koalicionit ‘sainte lague‘. Sistemi i parë i numërimit favorizon partitë e mëdha dhe penalizon partitë e vogla, kurse i dyti favorizon partitë e vogla. Pra, kjo i detyron partitë e vogla të hyjnë në koalicion me partitë e mëdha, sepse të veçuara ato janë të rrezikuara, kurse në koalicion marrin më shumë peshë sesa u takon prej votave. Me pak fjalë, një votë e Partisë Socialdemokrate, si pjesë e një koalicioni me Partinë Socialiste, do ketë pothuaj vlerën e dyfishtë të votës së marrë prej Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo është arsyeja pse Gjinushi, Milo, Mediu, Dule, që në fillim bënë naze për sistemin e ri elektoral, e braktisën LSI-në në kundërshtimin ndaj sistemit të ri elektoral. Ndërkohë, thyerja LSI-PS u bë e pakthyeshme, sepse tanimë edhe po të dojë, PS-së nuk i leverdis më ta ketë në koalicion LSI-në, sepse me ‘saint lague‘, LSI, në koalicion parazgjedhor do ia merrte një pjesë të madhe të deputetëve që i takonin koalicionit.

Pas zgjedhjeve, mllefi i të shkuarit dëm të shumë votave të LSI-së ka për ta penguar të hyjë në një koalicion me PS-në. Më këtë kod u përmbush interesi i PBDNJ-së, duke bërë që kësaj partie t‘i leverdisë ky sistem i ri elektoral, ndërkohë që ka mundësi për t‘u futur në koalicion nga të dy anët. Sistemi elektoral i proporcionalit rajonal e ka avantazhuar apriori PBDNJ-në, pasi ky sistem u jep dorë atyre faktorëve politikë që i kanë votat të përqendruara brenda një rajoni, ndërkohë që shkatërron ato parti që i kanë votat të shpërndara proporcionalisht, me peshë të njëjtë në gjithë vendin, pa pasur asnjë përqendrim domethënës në një rajon të caktuar. Kjo do të thotë që, PBDNJ nga ky sistem del aktori politik më i fituar, pasi votat e saj i ka kompakte, të akumuluara vetëm në Jug dhe mund t‘i kapitalizojë në mënyrën më optimale me vende në Parlament, sidomos duke qenë në koalicion me një parti të madhe e duke përfituar nga sistemi ‘saint lague‘ të numërimit. Me LSI-në ndodh e kundërta. Veç njëfarë përqendrimi në Qarkun e Beratit dhe një pranie domethënëse në Tiranë e Fier, votat e tjera ‘made in LSI‘ janë të hallakatura në gjithë vendin, e atje ku do hidhen nuk do përkthehen dot në përfaqësim parlamentar.

Nga ana tjetër, po të maten me sistemin dhe Kodin e ri Elektoral votat e dhëna në zgjedhjet e mëparshme për Partinë Socialiste dhe atë Demokratike, e po të hamendësohet se prirja e sjelljes elektorale nuk do të ketë ndonjë ndryshim radikal në zgjedhjet që po afrohen, rezulton me një probabilitet të lartë se rezultati ka për të qenë i ekuilibruar; diferenca midis dy partive do jetë minimale dhe ka shumë mundësi që asnjëra të mos mund të marrë shumicën absolute. Këtu rezulton edhe domethënia e ndryshimeve kushtetuese të kryera në prill, mbi rolin dhe autoritetin e Presidentit dhe Kryeministrit. Të dy palët e dinë mirë se me këto ndryshime të sistemit elektoral, vështirë se do ketë parti me shumica të konsoliduara, prandaj edhe e konsoliduan pozicionin e Kryeministrit dhe i minimizuan mundësitë që ai, me një shumicë të brishtë, të rrëzohej.

Pra, skenari më i mundshëm ka për të qenë ai, ku dy partitë kryesore do ta kenë shumë të vështirë të marrin një shumicë të thjeshtë dhe tre e mbase katër deputetët e PBDNJ-së do të vendosin nga do anojë peshorja për të qeverisur vendin mot, duke marrë rolin e arbitrit në Shqipëri. Prandaj, nuk është e rastit fakti që qeveria në fuqi, tani që po afrojnë zgjedhjet, po i bën lëshime Greqisë me varrezat greke dhe i ka toleruar për një kohë të gjatë interesat abuzive e monopoliste të disa kompanive greke në Shqipëri.

shqip


Në Kodin Elektoral u vendos që, numërimi midis partive apo koalicioneve të ndryshme, të bëhej me teknikën ‘d‘hondt‘ të numërimit, kurse brenda koalicionit ‘sainte lague‘. Sistemi i parë i numërimit favorizon partitë e mëdha dhe penalizon partitë e vogla, kurse i dyti favorizon partitë e vogla. Pra, kjo i detyron partitë e vogla të hyjnë në koalicion me partitë e mëdha, sepse të veçuara ato janë të rrezikuara, kurse në koalicion marrin më shumë peshë sesa u takon prej votave. Me pak fjalë, një votë e Partisë Socialdemokrate, si pjesë e një koalicioni me Partinë Socialiste, do ketë pothuaj vlerën e dyfishtë të votës së marrë prej Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo është arsyeja pse Gjinushi, Milo, Mediu, Dule, që në fillim bënë naze për sistemin e ri elektoral, e braktisën LSI-në në kundërshtimin ndaj sistemit të ri elektoral. Ndërkohë, thyerja LSI-PS u bë e pakthyeshme, sepse tanimë edhe po të dojë, PS-së nuk i leverdis më ta ketë në koalicion LSI-në, sepse me ‘saint lague‘, LSI, në koalicion parazgjedhor do ia merrte një pjesë të madhe të deputetëve që i takonin koalicionit.

Si jane formulat?

A mundet kush te na jape nje shembull?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-12-2008 nė 07:34 Edit Post Reply With Quote
Pra i dola fjala
Kastriotit:

Modeli proporcional rajonal e bën Shqipërinë «Bosnjë-Herzegovinë» elektorale
Tuesday, 19 February 2008

e keni me lart artikullin





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-12-2008 nė 08:48 Edit Post Reply With Quote
Parandalimi i dushkut të ri
[Gazeta Shqiptare, 5.12.2008]
Kodi i Ri Zgjedhor lë shteg për dushk, për marrjen nga një parti e madhe e deputetëve që
nuk i takojnë. Për të shmangur këtë dushk, duhet të bëhet amendamenti përkatës në Kod. Kësaj
domosdoshmërie zor se mund t’ia dredhë kësaj here politika jonë, sepse i gjithë ndryshimi i
sistemit zgjedhor u pat motivuar, në radhë të parë, për shmangien e dushkut—jo vetëm nga ne
shqiptarët, por dhe nga shumica e miqve të huaj që na ndihmojnë të zbatojmë demokracinë
perëndimore.
DUSHKU, TË VOGLAT ME TË MËDHATË
Një parti e vogël e vetme me më pak se 3% të votave nuk mund të fitojë asnjë deputet.
Kjo sepse Kodi ka vënë një prag elektoral prej 3%: neni 162 i Kodit Zgjedhor.
Po të mos ishte pragu elektoral dhe nëse Shqipëria do të ishte e tëra një zonë elektorale,
edhe një parti e vogël do të mund të merrte deputetë. Për shembull, një parti me 2,9 % të votave,
do të merrte 4 deputetë (100% pjesëtim për 140 deputetë, i bie rreth 0,71% të votave për një
deputet, pra me 2,9% të votave, merren 4 deputetë).
Me Kodin në fuqi, një parti e vogël me më pak se 3% të votave mund të fitojë deputetë
vetëm nëse hyn në koalicion me parti të tjera.
Për një parti të madhe ka leverdi t’i vijë në koalicion një parti e tillë e vogël, sepse e
vogla i sjell vota për më shumë deputetë sesa mund të marrë ajo vetë në këtë koalicion. Pra
krijohet mundësi dushku: marrje deputetësh nga partia e madhe, jo me votat e saj.
Sqarojmë se partia e vogël në koalicion me partinë e madhe, mund të marrë deputetë nga
lista e saj, vetëm në zonën elektorale të Tiranës, sepse vetëm aty pragu real elektoral është më
pak se 3%—në të gjithë zonat e tjera, pragu real është shumë më i madh se 3%. Por edhe në
zonën e Tiranës, ajo parti e vogël nuk merr dot më shumë se 1 deputet, sepse Tirana ka veçse
pothuaj një të katërtën e deputetëve të Kuvendit.
Partia e madhe e shpërblen partinë e vogël duke i futur në listat e saj, një titullar të saj, të
partisë së vogël, që ai të bëhet deputet me siguri.
Në shembullin e dhënë më lart me partinë me 2,9%, pazarllëku ka rezultatin që vijon.
Nga 4 deputetët e sajuar me votat e partisë së vogël, 2 deputetë i merr partia e vogël (një nga lista
e vet, dhe një nga lista e së madhes), kurse 2 deputetët e tjerë i merr partia e madhe—pra dushk e
çfarë dushku se!
E gjithë kjo, me të madhen e me të voglën, është një mashtrim i Kodit, një dushk. Partia
e madhe merr deputetë jo vetëm me votat që jepen jo për të, por për një parti tjetër, por me vota
dhe “jo të ligjshme”, sepse ato vota normalisht nuk duhet të numëroheshin, sepse janë të një
partie poshtë pragut elektoral.
Shmangia e këtij dushku mund të arrihet nëse shtohet në Kod një amendament si vijon:
“Ndalohet që në listat e partive të futen titullarë të një partie tjetër. Titullar të një
partie do të quhen ata persona që brenda vitit të fundit para zgjedhjeve, kanë qenë delegatë në
konferencë lokale apo qendrore, apo kongresin e partisë; apo që kanë pasur, postin e anëtarit
të këshillit drejtues të partisë, apo të kryesisë etj.”
JO DUSHK, TË VOGLAT ME TË VOGLAT
Nëse një parti e vogël më pak se 3%-she, si ajo e marra si shembull më sipër, futet në një
koalicion me parti të tjera të vogla, atëherë ajo vërtet që i sjell koalicionit mundësi për të marrë
disa deputetë, por nga ana tjetër ka shanse që këto deputetë t’i fitojë po ajo vetë, pa kurrfarë
pisllëku. Partitë e vogla kanë shanse të marrin secila deputetë sipas votave që kanë sjellë në
koalicion, sepse ato janë parti të përafërta si madhësi, pra si përkrahje nga elektorati.
Marrja e deputetëve nga partitë e vogla duke u futur në koalicione, nuk është dushk,
sepse ato po marrin deputetë me votat e tyre. Është një shmangie e veprimit të Kodit Zgjedhor
në qëllimin e tij, që të mos ketë në Kuvend parti me më pak se 3% të votave, por kjo nuk
krahasohet me dushkun. Bota ka qindra vjet që me synimin e saj të vendosjes së demokracisë
liberale, ka futur principet e ndarjes së pushtetit etj., që fundja synojnë dobësimin e “sundimtarit
të plotfuqishëm”, të partisë së stërmadhe. Ky kalim në Kuvend i partive të vogla shkon në
përputhje me këtë drejtim demokratik—aq më tepër që ne shqiptarët kemi një histori plot
mjerime dhe dështime nga pushtetet e fuqishme të një partie “të fortë”, e nuk para kemi vuajtur
shumë se kemi toleruar “shumë parti”.
POTHUAJ DUSHKU, PARTIÇKAT ME TË MËDHATË
Amendimi anti-dushk i mësipërm parandalon edhe një pisllëk tjetër, një “pothuaj dushk”.
Ky mund të bëhet me partiçkat, me partitë që faktikisht kanë “elektorat shumë të vogël”, mezi sa
për një deputet, pra diku tek 0,71% të votave.
Ja si bëhet “pothuaj dushku”. Partia e madhe blen kryetarë të partiçkave, duke i futur në
listat e partive të tyre. P.sh. z. Berisha (apo z. Rama, xhanëm) i premton z. Xhuveli një vend në
listat zgjedhore të PD-së (apo PS-së), në zgjedhjet e vitit 2009. Është ky premtim që i lidh
menjëherë partiçkat me partitë e mëdha, sepse përndryshe ato do të kishin leverdi të hynin në
koalicione me partitë e vogla, natyrisht nëse kanë së paku nja 0,71% të votave.
Partitë e mëdha kanë nevojë për oborrtarë, për kryetarët e partiçkave, sepse krijojnë
opinionin e një bashkimi “gjithë popullor” rreth partisë së madhe: këtë krijim opinioni, e kemi
quajtur “pothuaj dushk”. Ky rrethim me të vegjlit u pëlqen të huajve që shkruajnë raporte
ekzotike për Shqipërinë, të tipit si vijon:
“Vërtetë është ca diktator ky z. Berisha, por ama vazhdimisht e më tolerant po bëhet. Ja,
e ka rrethuar veten me njerëz që kanë mendime krejt të kundërta me të. Nga ana tjetër, ky vend i
trazuar, Shqipëria, mbase do një çikë dajak, ndonjë çikë diktator, se helbete nuk vjen
demokracia për një ditë, as dhe për 18 vjet...”
* * *
Për partitë e vogla që vërtet përfaqësojnë ideale dhe interesa të pakicave, për këto ka
shumë nevojë Shqipëria. Anëtarët e këtyre partive të vogla, nuk duhet të lejojnë kryetarët e tyre
të shiten tek partitë e mëdha, duke shkaktuar dushk. Edhe ligji duhet ta ndalojë mashtrimin
elektoral, prandaj dhe këmbëngulim që të bëhet amendamenti anti-dushk i Kodit të Ri Zgjedhor.
Bashkim Kopliku
2.12.2008





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 22-12-2008 nė 10:11 Edit Post Reply With Quote
Kodi Zgjedhor, një Dushk i ri
» Vendosur: 22/12/2008 - 08:39
• Dritan Prifti

Ka disa jave që vëmendja e klasës politike, opinionit publik dhe faktorit ndërkombëtar në Shqipëri është përqendruar në zhvillimet rreth Kodit të ri Zgjedhor dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009. Të gjithë e kanë parë se si Berisha dhe Rama hartuan një Kod Zgjedhor që i shërben interesave të tyre partiake, por duke e shoqëruar atë me një retorikë demokratike se gjoja me këtë Kod i jepet fund trafikut të votave dhe fenomenit negative të Dushkut, por dhe se ky Kod respekton Kushtetutën dhe rrit demokracinë në vend. E gjithë kjo retorikë politike kaq e shfrenuar bëhet për të mashtruar opinionin publik. E vërteta është krejt ndryshe. Më poshtë po ilustroj me fakte problemet e mëdha që ka Kodi Zgjedhor, shkeljet e Kushtetutës dhe “Dushkun e ri” që po përgatitet nga Rama dhe Berisha për të goditur përsëri zgjedhjet e ndershme në Shqipëri.
Janë dy momente brenda Kodit ku shkelet në mënyrë flagrante Kushtetuta e vendit.
Momenti i parë është ndarja e mandateve të deputetëve brenda të njëjtës zonë zgjedhore (Qarkut) nëpërmjet dy niveleve të numërimit dhe aplikimit të dy formulave të ndryshme të numërimit të posaçëm për secilin prej këtyre dy niveleve. Në nivelin e parë, sipas Nenit 162, pika 2 të Kodit, përcaktohet se numërimi i votave në garën ndërmjet partive apo koalicioneve politike behet nëpërmjet formulës d’Hondt. Ndërsa sipas Nenit 163, pika 2 të Kodit, ndarja e mandateve brenda partive të së njëjtit koalicion bëhet në një nivel të dytë nëpërmjet formulës së numërimit Saint Lague. Po të studiojmë me vëmendje formulat e këtyre neneve, formula e numërimit d’Hondt ka impakt më të ulët proporcional duke favorizuar partitë më të mëdha apo koalicionet përkundrejt partive më të vogla. Në këtë rast penalizohen dhe diskriminohen partitë e vogla që konkurrojnë të vetme dhe jashtë koalicioneve, duke mos pasur mundësi të barabartë konkurrimi me të mëdhatë. Gjithashtu qytetarët nuk trajtohen të barabartë brenda të njëjtës zonë zgjedhore pasi pesha e votës së tyre ndryshon në varësi të partisë politike për të cilën votojnë. Konkretisht, sipas Kodit Zgjedhor, pesha e votës së një qytetari që voton për një parti politike të vogël jashtë koalicioneve është më e vogël se pesha e votës së një qytetari që voton për një parti të vogël brenda një koalicioni zgjedhor.
Sipas këtyre formulave, po të marrim në mënyrë hipotetike rezultatet maxhoritare të zgjedhjeve të vitit 2005 në Qarkun e Tiranës, Partisë Republikane brenda koalicionit me PD i duhen 4,577 vota për të marrë një deputet, kurse LZHK apo PDK i duhen pothuajse dyfishi nga 8,868 vota. E njëjta gjë ndodh po të marrim Qarkun e Durrësit. Koalicioni i majtë i jep PSD me 5.010 vota një deputet, kur LSI me 5,827 vota nuk e merr dot deputetin, sepse jashtë koalicionit asaj i duhen 8.098 vota për ta marrë deputetin. Në 2009, LSI dhe forcat e tjera mund të kenë koalicionet e veta dhe skenari mund të mos jetë kështu, nëse populli vendos ti zvogëloj partitë e mëdha apo të rrisë ato më të vogla. Shembullin që jap e kam për të sqaruar në mënyrë të kuptueshme pabarazinë e votës dhe diskriminimin anti-kushtetues që bën Kodi Zgjedhor për votues të ndryshëm që kanë një votë, por që e përdorin për parti të ndryshme. Kombinimi i qëllimshëm deformues i këtyre dy formulave nuk ka asnjë precedent në Botë, dhe i përdorur kështu ofron avantazhe elektorale për disa parti dhe diskriminon të tjerat.
Ky është një “Dushk i ri” që rrezikon të sjellë sërish në Kuvend parti me elektorat të pamjaftueshëm për të marrë deputet në një garë të barabartë dhe të ndershme. Në këtë mënyrë të gjitha partitë e “Dushkut të vjetër” duke u futur në 2009 në koalicione me PS dhe PD, do marrin përsëri, për shkak të formulës manipuluese të Kodit, deputetë të manipuluar, të trafikuar dhe të pamerituar. PD dhe PS, që bërtasin se bënë një sistem të ri zgjedhor antidushk, përsëri bëhen autor të deformimit të zgjedhjeve, duke pjellë një “Dushk të ri”, po aq të pandershëm sa dhe i pari.
Përdorimi i qëllimshëm, manipulativ i dy formulave brenda një zone zgjedhore në kombinim me njëra-tjetrën shkel njëherësh tre nene te Kushtetutës së Shqipërisë. Neni 1, pika 3 thotë: “Qeveria bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”. Ky Kod nuk i trajton palët konkurruese në mënyrë të barabartë, por diskriminon partitë e vogla që nuk futen në koalicione me partitë e mëdha. Neni 18, pika 1 dhe 2, thotë: “1) Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. 2) Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale apo përkatësia prindërore”. Ky Kod nuk garanton barazi para ligjit, pasi diskriminon ata votues të cilët bindja personale politike i çon të votojnë për partitë e vogla që janë jashtë koalicioneve. Neni 45, pika 4, thotë: “Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë”. Sipas Kodit, vota nuk është e barabartë sepse ajo ka më pak peshë kur jepet për një parti të vogël jashtë koalicioneve, sesa kur jepet për një parti të vogël të futur brenda koalicioneve zgjedhore.
Momenti i dyte anti-kushtetues i Kodit Zgjedhor është përjashtimi dhe diskriminimi me ligj i konkurrentëve politik nga procesi i administrimit të zgjedhjeve dhe komisionet zgjedhore të gjithë niveleve. Asnjëherë në historinë post-komuniste të Shqipërisë komisionet zgjedhore nuk kanë pasur numër kaq të kufizuar partish politike pjesëmarrëse. Nuk ka asnjë vështirësi për të kuptuar pabarazinë dhe diskriminimin, kur në komisionet zgjedhore me 7 anëtar, 5 anëtar i marrin me ligj vetëm 2 parti dhe 2 anëtarët e tjerë i zgjedhin po këto parti në Kuvend. Dhënia e avantazheve me ligj për dy forca politike godet barazinë para ligjit, por mbi të gjitha godet besimin e votuesve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe nxit bojkotin masiv të zgjedhjeve për shkak të mosbesimit tek ndershmëria e procesit të administrimit. Nuk duhet nënvlerësuar fakti që deri sot nuk kemi pasur asnjëherë në Shqipëri zgjedhje të pamanipuluara dhe të pakontestuara. Precedentët e manipulimeve ekzistojnë dhe besimi i votuesve për ndershmërinë e zgjedhjeve rivendoset vetëm me depolitizim të komisioneve të administrimit të zgjedhjeve ose me pjesëmarrje sa më të gjerë të konkurrentëve politik në këto komisione.
Çdo Gjykatë Kushtetuese e çdo vendi demokratik në Botë do të rrëzonte këtë Kod Zgjedhor më nenet dhe frymën e tij anti-kushtetuese. Ne do ta ankimojmë këtë Kod në Gjykatën Kushtetuese dhe rrëzimi i Kodit do krijonte kosto të panevojshme për zgjedhjet dhe Shqipërinë.
Kodi Zgjedhor dhunon parimet dhe të drejtat ndërkombëtare për zgjedhjet e lira.
Kodi Zgjedhor shkel hapur Dokumentin e Kopenhagenit që është pranuar nga gjithë vendet e OSBE si karta themelore e dimensionit human dhe të drejtave të konkurrimit politik. Neni 7.6 i këtij dokumenti thotë: “respekti për të drejtën e individëve dhe grupeve të themelojnë në liri të plotë partitë e tyre politike ose organizata të tjera politike dhe ti sigurohen këtyre partive politike dhe organizatave gjithë garancitë e nevojshme ligjore për ti lejuar të konkurrojnë me njëri-tjetrin në bazë të një trajtimi të barabartë para ligjit dhe nga autoritetet”.
OSBE/ODIHR në rekomandimet që bën pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005 i referohet dokumentit të Kopenhagenit si i nevojshëm për t’u zbatuar dhe rekomandon në mënyrë të qartë për administrimin e ardhshëm të zgjedhjeve së: “Kodi Zgjedhor duhet të siguroj një administrim me gjithëpërfshirës dhe me pluralist në administrimin zgjedhor, që do të thotë një administrim që të mos kontrollohet dhe dominohet nga 2 partitë kryesore politike”. Ky rekomandim kaq i qartë nuk duhet të injorohet meqë bie në kundërshtim me interesat e partive të mëdha, sepse interesat e vendit janë mbi interesat e partive të veçanta.
Kodi Zgjedhor gjithashtu shkel në mënyrë të hapur Kodin e Praktikave të Mira për Çështjet Zgjedhore të Nëntorit 2001 të Këshillit të Evropës dhe të adoptuar nga Këshilli Evropian për Demokracinë nëpërmjet Ligjit (Komisioni Venecias). Pjesa për komisionet zgjedhore e këtij Kodi sanksionon qartë si duhet të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe komisionet e niveleve të tjera. Asnjë pikë e këtij Kodi evropian, për pjesën e komisioneve zgjedhore, nuk zbatohet nga Kodi ynë Zgjedhor. Kodi jonë Zgjedhor injoron dhe raportin e adoptuar nga Këshilli Evropës mbi Rregullat Elektorale dhe Veprimin Afirmativ për Pakicat Kombëtare. Ky Kod është refuzues për të drejtat e pakicave kombëtare në Shqipëri dhe diskriminon përfaqësimin e tyre politik.
Ky Kod Zgjedhor dëmton pluralizmin shqiptar sepse detyron konkurrentët politik të grupohen në koalicione, sepse ndryshe kërcënohen me kosto të jashtëzakonshme në garën elektorale dhe deri me shfarosje. Kodi dekurajon demokracinë, debatin e shëndoshë politik, diversitetin dhe alternativat brenda krahëve politik. Kodi është nxitje për oligarki politike dhe sjell rrezik për demokracinë dhe stabilitetin politik. Kodi kultivon ndarje krahinore, sepse dekurajon forcat më të vogla politike të punojnë në zonat zgjedhore ku pragu elektoral është artificialisht i lartë. Kodi me listat e mbyllura të deputetëve që caktohen nga partia, centralizon politikën në Tiranë dhe shkëput deputetin nga elektorati, por në të njëjtën kohë kthen deputetin nga një përfaqësues dhe shërbëtor i popullit në një servil dhe shërbëtor të kryetarit të partisë së tij. Ky Kod penalizon personalitetet e spikatura dhe me integritet publik të cilët nuk bëjnë lojën e një partie apo të kryetarit të saj. Ndryshmi i rregullave të lojës sa herë bëhen zgjedhje tregon për një frikë të PD dhe PS nga populli dhe votuesit. Ata duhet t’i drejtohen popullit për votëbesim dhe mbështetje me alternativa dhe programe politike, dhe jo të detyrojnë popullin, që me makinacione të dyshimta politike, të jetë i detyruar të votoj për të keqen më të vogël. Eliminimin e kundërshtarëve dhe alternativave politike duhet ta bëj populli me zgjedhje të lira, dhe jo partitë me ligje zgjedhore të pandershme.

panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-2-2009 nė 10:11 Edit Post Reply With Quote
KQZ: Skema e ndarjes së 140 mandateve në 12 qarqe
» Vendosur: 09/02/2009 - 08:44
•

BLEDAR HOTI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të realizojë sot ndarjen e 140 vendeve të Parlamentit, sipas 12 qarqeve që ka Shqipëria.KQZ-ja do të ndajë mandatet e 140 deputetëve, mbi bazën e një formule paraprake, të përcaktuar në nenet e ligjit “Kodi Zgjedhor”. Në bazë të kësaj ndarjeje, mësohet se Tirana do të ketë numrin më të madh të deputeteve. Qarku i Tiranës, ku përfshihen rrethet Tirana dhe Kavaja, do të përfaqësohet në Kuvend me 32 deputetë, pasi ka përqendrimin më të madh të popullsisë. Në bazë të shifrave zyrtare të paraqitura nga ana e Ministrisë së Brendshme, qarku i Tiranës ka një popullsi që shkon në 992,360 banorë. Ndërsa qarku i dytë me numrin më të madh të deputetëve do të jetë Fieri me 16 deputetë. Ndërsa qarku i Elbasanit renditet i treti, duke përfituar 14 deputetë. Qarku i katërt që do të përfitojë më shumë është Durrësi me 13 deputetë. Vetëm në këto katër qarqe përbëjnë mbi gjysmën e Parlamentit, aq sa për të krijuar dhe qeverisjen e ardhshme. Qarqet e tjera më pas vijnë Korça dhe Vlora, që kanë të njëjtin numër mandatesh. Në Parlamentin e ardhshëm do të kenë secili qark nga 12 deputetë. Qarqet e tjera, Shkodra do të ketë 11 deputetë, Lezha me 7 deputetë, Kukësi me 7 deputetë, Dibra me 6 deputetë, Berati me 8 deputetë dhe Gjirokastra me 5 deputetë.
Formula e ndarjes
Në relacionin e hartuar nga zyra juridike e KQZ-së, e cila do të vihet në tryezë para shtatë anëtarëve në mbledhjen e sotme është shpjeguar edhe formula e ndarjes së mandateve, e cila është bazuar në nenet 73,74 dhe 75. KQZ ka marrë numrin total të shtetasve të ofruar nga Ministria e Brendshme dhe ka realizuar ndarjen e mandateve. Numri total i shtetasve, 4.295.977, është pjesëtuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 30.686, si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati. Numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati, 30.686, dhe çdo zone zgjedhore i është caktuar një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë, të përfituar nga ky pjesëtim. Në relacionin e KQZ-së theksohet se pas këtij veprimi ngelen pa u shpërndarë edhe 6 mandate. Në bazë të nenit 75, pika 5, të Kodit Zgjedhor, këto mandate u janë shpërndarë zonave zgjedhore (qarqeve) që kanë mbetjen më të madhe pas presjes dhjetore, të numrit të përfituar nga pjesëtimi i mësipërm.
Në pikën 3 të nenit 75 theksohet se “numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore përcaktohet duke pjesëtuar numrin e shtetasve me vendbanim në zonën zgjedhore, me numrin mesatar” “Çdo zone zgjedhore i caktohet fillimisht një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga pjesëtimi, sipas pikës 3 të këtij neni. Në rast se në përfundim të veprimit të kryer, sipas pikës 4 të këtij neni, një apo më shumë mandate mbeten pa u shpërndarë, ato u shpërndahen zonave mbi bazën e presjes dhjetore me të madhe të përftuar nga pjesëtimi, sipas pikës 3 të këtij neni. Shpërndarja e mandateve të mbetura kryhet në rend zbritës, duke filluar nga zona me presjen dhjetore më të madhe”, thuhet në pikat 4,5 të nenit 75 të Kodit. Pas kësaj praktike ka rezultuar se 6 mandatet e mbetura iu janë shpërndarë qyteteve Lezhë, Kukës, Korçë, Fier, Elbasan dhe Berat. Në bazë të Kodit Zgjedhor është e parashikuar se ndarja e mandateve të Kuvendit realizohet katër muaj përpara zhvillimit të zgjedhjeve, por jo më vonë se gjashtë muaj nga mbarimi i mandatit të Kuvendit paraardhës. Vendimi i KQZ-së, nëse miratohet me konsensus nga ana e shtatë anëtarëve, do të dërgohet menjëherë në Kuvend, si një detyrim i përcaktuar edhe në Kodin Zgjedhor.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-2-2009 nė 11:52 Edit Post Reply With Quote
KQZ: 4 partitë që do kenë komisionerë
Shekulli Online | 16/02/2009

TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar katër forcat politike që do të kenë të drejtë të propozojnë anëtarë në Komisionet e Zonave të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) dhe Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV).

Megjithëse bëhet fjalë për një vendim të karakterit formal, pasi një përcaktim të tillë e bënë Kodi Zgjedhor, KQZ në mbledhjen e saj të radhës në respektim edhe të ligjit zgjedhor ka marrë vendimin për të caktuar edhe zyrtarisht Partinë Demokratike, Partinë Socialiste, Partinë Republikane dhe atë Socialdemokrate si forcat që kanë të drejtë të kenë përfaqësuesit e vet në këto dy komisione.

Nga një vendim i tillë në bazë edhe të Kodit Zgjedhor PD do të ketë të drejtë të propozoi dy anëtarë po aq sa edhe PS, ndërkohë që PR dhe PSD do të propozojnë anëtarin e pestë dhe të gjashtë. Kodi Zgjedhor Zgjedhor parashikon gjithashtu që kryetarët e KZAZ-ve dhe KQV ose anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e tyre nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare, sipas kritereve objektive të bazuara në një përzgjedhje rastësore dhe shpërndarjen e barabartë në territorin zgjedhor. Me marrjen e këtij vendimi duhet që brenda dhjetë ditëve të ardhshme partitë politike të propozojnë dhe emrat për në 66 KZAZ-të dhe në të gjitha KQV-të.

Nderkohë që të gjitha forcat e tjera që nuk kanë të drejtë të përcaktojnë anëtarë pranë këtyre komisioneve, kanë mundësi të caktojnë nga një vëzhgues në KZAZ, në KQV dhe për çdo tavolinë në Vendin e Numërimit të Votave pas regjistrimit të kandidatit/kandidatëve për zonën zgjedhore përkatëse ose pasi ka paraqitur listë shumemërore. KQZ ka zgjedhur dje edhe sekretaren e saj të përgjithshme.

Redaktoi: R.Dedaj

shek

66 KZAZ-të dhe në të gjitha KQV-të.

Sa KQV?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-2-2009 nė 10:04 Edit Post Reply With Quote
Zona e administrimit zgjedhor e Durrësit, ka 11 herë më shumë zgjedhës se zona e administrimit të Kukësit

TIRANË- Ndarja e territorit të vendit në 66 Zona të Administrimit të Zgjedhjeve (ZAZ) është bërë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Fillimisht legjislativi, dhe më pas KQZ-ja, kanë miratuar ndarjen e 66 ZAZ-ve, duke mosrespektuar detyrimin që përcakton ky kod, që secila prej këtyre zonave duhet të ketë një numër zgjedhësish të përafërt. Kështu, neni 27 i ligjit zgjedhor përcakton se rrethet që kanë më shumë se 70 mijë shtetas me të drejtë vote, ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një zonë e administrimit zgjedhor, por duke ruajtur vazhdimësinë dhe kompaktësinë e territorit, duke shmangur barrierat gjeografike. Ndërsa i njëjti nen parashikon që në bashkitë që kanë mbi 100 mijë shtetas me të drejtë vote, KQZ-ja mund të krijojë dy zona administrimi zgjedhor më vete, me numër të barabartë zgjedhësish, si dhe duke ruajtur vazhdimësinë dhe kompaktësinë e territorit të zonave të qendrave të votimit. Një detyrim ky që nuk rezulton të jetë zbatuar në dy raste, të cilat përbëjnë dhe një shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor. Rasti i parë konstatohet në zonën e administrimit të zgjedhjeve të Bashkisë së Durrësit, e cila ka numrin më të madh të zgjedhësve në të 66 ZAZ-të, plot 147 mijë shtetas me të drejtë vote. Rasti i dytë ka të bëjë me ZAZ-në e Bashkisë Vlorë, e cila edhe kjo ka një numër më të madh zgjedhësish sesa përcakton Kodi si numrin limit për të bërë ndarjen në më shumë se një ZAZ. Për të dyja këto raste ka pasur rezerva dhe përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genci Gjonçaj, i cili pavarësisht se nuk e ka shprehur gjatë mbledhjes së djeshme, ua ka bërë të ditur përfaqësuesve të administratës së institucionit qendror të administrimit të zgjedhjeve. Ndërkohë që, në ndarjen e ZAZ-ve nuk është mbajtur parasysh as detyrimi për të pasur një numër të përafërt zgjedhësish. Nga ndarja e bërë rezultojnë zona me disnivele, që arrijnë diferenca deri në 8 herë më të mëdha. Kështu, ZAZ-ja e Durrësit është 11 herë më e madhe se ajo e Kukësit, që ka vetëm 12, 887 zgjedhës, apo 8 herë më e madhe se ajo e Ersekës, që ka 17 mijë zgjedhës.

Nr. Qendrat e KZAZ-ve Qarku Zgjedhës Anëtari i 7

1 Bashkia Berat Berat 49,355 PS
2 Bashkia Ura Vajgurore Berat 65,662 PD
3 Bashkia Kuçovë Berat 36,510 PS
4 Bashkia Çorovodë Berat 23,507 PD
5 Bashkia Peshkopi Dibër 54,563 PS
6 Bashkia Burrel Dibër 45,167 PD
7 Bashkia Bulqizë Dibër 29,190 PS
8 Bashkia Durrës Durrës 147,002 PD
9 Bashkia Manëz Durrës 47,031 PS
10 Bashkia Shijak Durrës 44,437 PD
11 Bashkia Krujë Durrës 53,996 PS
12 Bashkia Elbasan Elbasan 93,080 PD
13 Bashkia Cërrik Elbasan 53,642 PS
14 Komuna Bradashesh Elbasan 53,760 PD
15 Bashkia Gramsh Elbasan 26,674 PS
16 Bashkia Peqin Elbasan 23,097 PD
17 Bashkia Librazhd Elbasan 52,504 PS
18 Bashkia Fier Fier 66,332 PD
19 Bashkia Patos Fier 62,021 PS
20 Komuna Cakran Fier 69,527 PD
21 Bashkia Lushnnjë Fier 41,595 PS
22 Komuna Allkaj Fier 46,004 PD
23 Bashkia Divjakë Fier 43,731 PS
24 Bashkia Ballsh Fier 31,472 PD
25 Bashkia Gjirokastër Gjirokastër 68,640 PS
26 Bashkia Tepelenë Gjirokastër 31,160 PD
27 Bashkia Përmet Gjirokastër 29,682 PS
28 Bashkia Korçë Korçë 70,897 PD
29 Bashkia Maliq Korçë 43,031 PS
30 Komuna Libonik Korçë 42,554 PD
31 Bashkia Ersekë Korçë 17,270 PS
32 Bashkia Pogradec Korçë 65,750 PD
33 Bashkia Bilisht Korçë 32,815 PS
34 Bashkia Kukës Kukës 43,583 PD
35 Bashkia Krumë Kukës 12,887 PS
36 Bashkia B. Curri Kukës 22,300 PD
37 Bashkia Lezhë Lezhë 73,788 PS
38 Bashkia Rrëshen Lezhë 27,935 PD
39 Bashkia Laç Lezhë 51,205 PS
40 Bashkia Shkodër Shkodër 86,963 PD
41 Komuna Ana Malit Shkodër 48,525 PS
42 Bashkia Vau i Dejës Shkodër 47,317 PD
43 Bashkia Pukë Shkodër 24,254 PS
44 Bashkia Koplik Shkodër 40,015 PD
45 B.Tiranë - Nj.B Nr. 1 Tiranë 39,784 PS
46 B.Tiranë - Nj.B Nr. 2 Tiranë 58,389 PD
47 B.Tiranë - Nj.B Nr. 3 Tiranë 35,495 PS
48 B.Tiranë - Nj.B Nr. 4 Tiranë 50,472 PD
49 B.Tiranë - Nj.B Nr. 5 Tiranë 61,163 PS
50 B.Tiranë - Nj.B Nr. 6 Tiranë 45,643 PD
51 B.Tiranë - Nj.B Nr. 7 Tiranë 50,165 PS
52 B.Tiranë - Nj.B Nr. 8 Tiranë 33,503 PD
53 B.Tiranë - Nj.B Nr. 9 Tiranë 43,208 PS
54 B.Tiranë - Nj.B Nr. 10 Tiranë 22,865 PD
55 B.Tiranë - Nj.B Nr. 11 Tiranë 45,298 PS
56 Bashkia Kamëz Tiranë 54,506 PD
57 Bashkia Vorë Tiranë 62,931 PS
58 Komuna Baldushk Tiranë 62,978 PD
59 Bashkia Kavajë Tiranë 39,868 PS
60 Bashkia Rrogozhinë Tiranë 42,054 PD
61 Bashkia Vlorë Vlorë 102,403 PS
62 Bashkia Himarë Vlorë 38,381 PD
63 Komuna Novoselë Vlorë 42,604 PS
64 Bashkia Sarandë Vlorë 38,412 PD
65 Bashkia Konispol Vlorë 37,948 PS
66 Bashkia Delvinë Vlorë 24,256 PD

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-3-2009 nė 19:13 Edit Post Reply With Quote
Fatura e zgjedhjeve, 7,5 milionë USD
» Vendosur: 14/03/2009 - 09:10
•

BLEDAR HOTI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka llogaritur që të shpenzojë për zgjedhjet gjithsej 7,5 milionë USD. Burime pranë KQZ-së bëjnë të ditur se për zgjedhjet vitit 2009, KQZ-ja do t’i kërkojë qeverisë që të derdhë në arkën e KQZ-së një shumë për të përballuar zgjedhjet e 28 qershorit. KQZ-ja ende nuk e ka përcaktuar shumën përfundimtare. Sipas burimeve mësohet se shifra totale pritet të merret në mënyrë përfundimtare nga ana e KQZ-së në ditët e ardhshme.
Pagat për anëtarët e KZAZ-së
Vetëm për anëtarët e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta, KZAZ, KQV dhe GNV shkon në total: 1,047, 390 usd amerikanë, që përfshijnë 41.040 anëtarë. Anëtarët e KQZ-së përplasen për pagat e anëtarëve të komisioneve të dyta dhe të treta. Në mbledhjen e djeshme të saj, 7 anëtarët nuk kanë arritur në një unison, për të realizuar një skemë page të pëlqyeshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009. Tre anëtarët e KQZ-së, të zgjedhur nga e majta parlamentare, Dëshira Subashi, Artan Lazaj dhe Pandeli Varfi ka dalë kundër skemës së propozuar për të paguar drejtuesit e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe anëtarët në përgjithësi. Në fillim të mbledhjes, pas paraqitjes së kësaj skeme ishte parashikuar që kryetari, nënkryetari dhe sekretari i KZAZ-ve të paguheshin për tre muaj punë, me një pagë që shkonte në 65 mijë lekë të reja. Ndërsa anëtarët e tjerë të KZAZ-ve do të marrin vetëm 60 mijë lekë për një punë tre mujore. Ndërsa për Komisionet e Qendrave të Votimit, tre drejtuesit kryesorë do të paguhen me nga 40 mijë lekë në total. Ndërsa anëtarët e tjerë do të paguhen për punën që do të kryejnë deri pas zgjedhjeve me 35 mijë lekë të reja. KQZ-ja gjithashtu ka përcaktuar dhe pagesën e anëtarëve dhe grupeve të numërimit të votave. Në bazë të materialit të propozuar nga ana e Drejtorisë së Financave, këto anëtarë të grupeve të numërimit të votave do të paguhen me nga 6 mijë lekë të reja për një ditë numërimi të votave. Pas paraqitjes së mënyrës së skemës së pagesës së “administratës” së re të KQZ-së, përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj ka paraqitur kërkesën për shtimin e pagesës së anëtarëve të komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta në masën 30 për qind. Ai e ka lidhur me dhënien e garancive të procesit zgjedhor, duke synuar një standard për zgjedhjet. Gjonçaj e ka lidhur dhe me faktin se ndryshe me zgjedhjet e kaluara vendore, të vitit 2007, në zgjedhjet e 28 qershorit do të ketë numër të pakët të KZAZ-ve dhe mbi të gjitha një numër më të vogël të anëtarëve. Në zgjedhjet e kaluara vendore, numri i KZQV-ve ishte me 13 anëtarë, numër i njëjtë dhe për KQV-të. Rritjen e shumës, përfaqësuesi i PS-së e lidhi dhe me një faktin e shërbimit real nga këto anëtarë, pasi nuk mund të ketë një pagesë mujore mbi 20 mijë lekë, në një kohë që mënyra e përzgjedhjes së tyre, sipas udhëzimit të KQZ-së kërkon njerëz me eksperiencë dhe me shkollë të lartë. Arsyeja tjetër lidhet me faktin se tashmë nuk do të ketë 385 KZQV, por vetëm 66 KZAZ. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani e ka cilësuar një kërkesë me një kosto financiare për buxhetin e KQZ-së. Propozimi i paraqitur bënte që drejtuesit e KZAZ-ve të merrnin në total për tre muaj punë shumë që shkonte në 85 mijë lekë të reja. Të njëjtin qëndrim ka pasur edhe anëtari tjetër i KQZ-së, Klement Zguri e ka rrëzuar pretendimin PS-së, duke theksuar se “kjo ka një kosto për KQZ-në”. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, në mbledhjen e komisionit deklaroi se “nuk gjenden njerëz me një CV të pranueshme që të paguhen me një shumë 20 mijë lekë në muaj”. “Me 20 mijë lekë paguhen punëtorët e pakualifikuar, ndërsa komisionerët janë përgjegjës për standardet në zgjedhje”, deklaroi Subashi. Një tjetër kontestim i Subashit ka qenë edhe fakti se paga e sekretarit të KZAZ-së është e njëjtë me atë dy drejtuesve të tjerë. “Nuk mund të barazohen me paga, pasi sekretari ka vetëm detyra administrative”, ka deklaruar Subashi. Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti ka mbrojtur idenë e mos ndryshimit të pagave, pasi ka një faturë financiare për buxhetin e shtetit dhe vetë KQZ-në. Pas këtyre qëndrimeve është hedhur votim kërkesa për të kaluar pagat sipas propozimit të zyrës së Financave. Me katër vota pro të Ristanit, Zgurit, Osmanaj dhe Shtjefnit ky vendim u kalua. Ndërsa tre anëtarët e tjera Subashi, Varfi dhe Lazaj votuan kundër.


Pagat e anëtarëve

Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor

• Në total janë 66 KZAZ, do të jenë 528 persona që angazhohen më 28 qershor
• Të 198 Kryetarët, zv/kryetarët, sekretarët e KZAZ-ve do të paguhen me 65.000 lekë për tre muaj
• Të 330 anëtarët e tjerë do të paguhen gjithsej me 60.000 mijë lekë

Komisionet e Qendrave të Votimit

• Në total do të jenë rreth 4800 KQV
• Numri i anëtarëve gjithsej do të jetë 38.400
• Në këtë shifër përfshihen edhe 4800 sekretarët
• Kryetari, zv/kryetari dhe sekretari i KQV-së do të paguhen me nga 40.000 lekë në muaj
• Gjithsej janë 14.400 drejtuesit
• Të 24 mijë anëtarët e KQV-ve do të paguhen me 35 mijë lekë në muaj

Grupet e Numërimit të Votave

• Nga 66 KZAZ parashikohet të ketë 8 GNV, pra 528 GNV
• Një GNV ka 4 anëtarë gjithsej
• Nëse çdo KZAZ do të ketë 8 GNV, atëherë nevojiten 2112 anëtarë të grupeve të numërimit.
• Paga e këtyre anëtarëve të GNV-ve është 6.000 lekë të reja

Në total vetëm për 41 040 anëtarë të administratës zgjedhore

KQZ-ja do të shpenzojë 1,047, 390 USD për komisionerët





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-7-2009 nė 10:05 Edit Post Reply With Quote
PJESA XII
NDARJA E MANDATEVE
KREU I
MANDATET PËR KUVENDIN
Neni 162
Përllogaritja e mandateve të subjekteve zgjedhore
1. Jo më vonë se 3 ditë nga përfundimi i procesit të ankimit kundër
vendimit për miratimin e rezultateve të zonës zgjedhore apo pavlefshmërisë
së zgjedhjeve, sipas këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve
për çdo zonë zgjedhore, mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që
subjektet kanë marrë në nivel zone zgjedhore. Për zgjedhjet për Kuvendin,
përjashtohen nga shpërndarja e mandateve partitë politike që konkurrojnë
më vete dhe që kanë marrë më pak se 3 për qind dhe koalicionet që kanë
marrë më pak se 5 për qind të votave të vlefshme në zonën zgjedhore
përkatëse.
2. Numri i votave të vlefshme në nivel zone zgjedhore të secilit subjekt
pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të
njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke
përfunduar me numrin natyror që i korrespondon numrit të mandateve që
shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse. Hapi nga njëri pjesëtues tek
tjetri është 1. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër
me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.
3. Kur subjekti zgjedhor është kandidat i propozuar nga zgjedhësit,
votat e tij pjesëtohen vetëm me pjesëtuesin 1.
4. Herësit e përftuar nga çdo pjesëtim, përfshirë edhe rezultatin e
pikës 3 të këtij neni, renditen në listë nga herësi më i madh tek ai më i
vogël, duke renditur përkrah tyre subjektin, të cilit i përket herësi përkatës.
Në rast se herësi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri
i plotë më i afërt. Renditja vazhdon derisa të renditen aq herës sa është
numri i mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse.
5. Një subjekt zgjedhor përfiton një numër mandatesh të barabartë
me numrin e herësve të përfshirë në listën e përcaktuar në pikën 4 të këtij
neni. Në rast se për vendin e fundit në listën e përcaktuar në pikën 4 të këtij
neni rezultojnë dy apo më shumë subjekte me të njëjtin herës, mandati i
jepet atij subjekti që ka numrin me të madh të votave dhe nëse ato kanë
numër të barabartë votash, atëherë përcaktohet me short midis atyre
subjekteve. Shorti hidhet publikisht në KQZ, në prani të subjekteve të
interesuara.
Neni 163
Ndarja e mandateve ates koalicionit
1. Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, sipas nenit
162 të këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve brenda
koalicionit në çdo zonë zgjedhore, mbi bazën e numrit të votave të vlefshme
që secila parti pjesëtare e koalicionit ka marrë në zonën zgjedhore përkatëse
dhe numrit të mandateve që koalicioni ka fituar në zonën zgjedhore
përkatëse.
2. Numri i votave të vlefshme të secilës parti pjesëtohet në mënyrë të
vazhdueshme me numra natyrorë tek të njëpasnjëshëm, të quajtur
pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror
që i korrespondon dyfishit të numrit të mandateve që shpërndahen në zonën
zgjedhore përkatëse. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një
numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.
3. Herësit e përftuar nga çdo pjesëtim renditen në listë nga herësi më i
madh tek ai më i vogël, duke renditur përkrah tyre subjektin, të cilit i përket
herësi përkatës. Në rast se herësi është një numër me mbetje dhjetore, si
herës merret numri i plotë më i afërt. Renditja vazhdon derisa të renditen aq
herës sa është numri i mandateve që shpërndahen brenda koalicionit në
zonën zgjedhore përkatëse.
4. Një parti politike përfiton një numër mandatesh të barabartë me
numrin e herësve të përfshirë në listën e përcaktuar në pikën 3 të këtij neni.
Në rast se për vendin e fundit në listën e përcaktuar në pikën 3 të këtij neni
rezultojnë dy apo më shumë subjekte me të njëjtin herës, mandati i jepet
atij subjekti që ka fituar numrin më të madh të votave dhe nëse ato kanë
numër të barabartë votash, atëherë përcaktohet me short midis atyre
partive. Shorti hidhet publikisht në KQZ, në prani të subjekteve të
interesuara.
5. Menjëherë pas përfundimit të procedurave për ndarjen e mandateve
për çdo parti politike, sipas këtij neni, KQZ-ja përcakton mandatet nominale
për çdo parti politike, në bazë të renditjes së kandidatëve në listë, të
depozituar sipas pikës 4 të nenit 67 të këtij Kodi, në rend zbritës, duke filluar
nga numri rendor një.
6. Kryetari i partisë, i regjistruar në më shumë sesa një listë, sipas
pikës 3 të nenit 67 të këtij Kodi, i cili ka fituar mandat në më shumë se një
zonë zgjedhore, mban vetëm mandatin e fituar në zonën zgjedhore ku lista
fituese ka marrë numrin më të vogël të votave, sipas përllogaritjes së neneve
162 dhe 163 të këtij Kodi. Mandatet e tjera të fituara nga kryetari i partisë u
shpërndahen kandidatëve të tjerë, që renditen menjëherë pas tij në listën
shumemërore përkatëse.
7. Shpërndarja e mandateve, sipas nenit 162 dhe këtij neni për çdo
zonë zgjedhore miratohet me vendim. Vendimi nxirret për çdo zonë
zgjedhore më vete. Vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, sipas
procedurave të pjesës XI të këtij Kodi, nga subjektet e parashikuara në pikën
1 të nenit 124, përfshirë edhe kandidatët e listës shumemërore.

nga kodi zgjedhor




Numërimi i votave
Eduard Zaloshnja | 04/07/2009 |

Numërimi i votave që përcaktojnë se kush do të qeverisë vendin, është kthyer në një makth periodik, të cilin shqiptarët duhet ta kalojnë rregullisht çdo katër vjet. Sadoqë, pas çdo votimi përmirësohet infrastruktura dhe mënyra e numërimit të votave, në zgjedhjet e radhës, është e pamundur të mos kalojmë nëpër ngërçin sfilitës të kutive të fundit të votimit.


Shembull aktual: Kutia e fundit e Uznovës, kutitë e fundit të Fushë-Kuqes, të Bushatit, apo të Libofshës. Emra fshatrash këto, që rrallë na qëllon t'i dëgjojmë, por që janë bërë kaq të famshëm gjatë kësaj jave të tensionuar.

Dhe kuptohet që, si zakonisht, pa mbaruar numërimi i radhës, shfaqen sugjerimet e para për përmirësimin e procesit të numërimit. Një nga sugjerimet më të rëndësishëm (ishte i rëndësishëm se u propozua nga Kryeministri i vendit), synonte dyfishimin e qendrave të numërimit në zgjedhjet e ardhshme.


Kjo zgjidhje krijon premisa për përshpejtimin e numërimit, por nuk garanton mospërsëritjen e Uznovave, Fushë-Kuqeve, Bushatit, apo Libofshws. Sepse shkak për ekzistencën e tyre nuk ka qenë volumi i madh i punës, por dëshira për të bllokuar procesin, kur era e numrave ka filluar të fryjë në drejtim jo të duhur për njërën apo tjetrën palë.


Një sugjerim tjetër erdhi nga Dashamir Shehi, një ndër humbësit e këtyre zgjedhjeve. I skandalizuar nga fakti që Gilman Bakalli, kandidati i tij në Shkodër, kishte rezultuar me zero vota në qendrën e votimit ku ai votoi për veten, Shehi propozoi që, në të ardhmen, të mos i numërojnë votat njerëzit, por makinat elektronike. Duket një zgjidhje perfekte kjo në pamje të parë, por jo edhe aq perfekte, pasi kujton se pse nuk ecën mirë numërimi i votave në Shqipëri.


Do të jenë përsëri njerëzit ata që do të vënë në punë makinat e propozuara nga Shehi. Ndaj nuk ka garanci se procesi nuk do të bllokohet, kur era e numrave të fillojë të fryjë në drejtim jo të duhur për njërën apo tjetrën palë.


Mund të jenë hedhur në logun e diskutimit publik edhe sugjerime të tjera rreth numërimit të votave, të cilat mua mund të më kenë shpëtuar pa i dëgjuar apo lexuar. Dhe jam i sigurt që, në mos janë ofruar deri tani, do të ofrohen në të ardhmen.


Sidoqoftë, në këto rreshta, po marr guximin të sugjeroj zgjidhjen time për procesin e numërimit të votave, si një njeri që u lodh jo pak duke e ndjekur javën e fundit me shumë tension atë.

Që të shpëtojmë një herë e mirë nga bllokimet e numërimit të votave nëpër fshatra që rrallë na bie rasti t'ua dëgjojmë emrat, e mira është që të gjithë kutitë e votimit të vijnë në kryeqytet dhe të numërohen, për shembull, në Pallatin e Sportit.


Aty, të gjitha partitë (të vogla e të mëdha), mediat, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë e të vendit, do të jenë në gjendje të monitorojnë çdo votë që do të numërohet (me makinë apo me dorë). Dhe kur të ketë ndonjë bllokim, nuk do të lipset që të transportohen kutia drejt KQZ-së, por KQZ-ja mund të vijë vetë tek Pallati i Sportit.


Kuptohet që, ky lloj numërimi i përqendruar në një pikë të vetme, do të ishte i vështirë në kushtet e sistemit aktual elektoral, ku çdo qark përbën një zonë zgjedhore më vete. Por, a nuk mund ta ndërrojmë sistemin? A nuk e kemi bërë këtë gjë disa herë gjatë 19 vjetëve të fundit?


Një sistem elektoral që do ta bënte të lehtë numërimin e të gjitha votave të shqiptarëve në Pallatin e Sportit në Tiranë, do të ishte ai proporcional kombëtar. Në këtë rast, shqiptarët, kudo qofshin ata, në Konispol apo Vermosh, mund t'i hedhin votat në vendin ku banojnë, por t'u numërohen në Tiranë.


Në një sistem proporcional kombëtar, nuk ka rëndësi se ku banon votuesi - vota e tij është thjesht për partinë që ai përkrah, dhe jo për një listë kandidatësh të qarkut të tij.


Për sistemin proporcional kombëtar, ka patur e do të ketë kritika (i juaji sinqerisht i ka bërë publike disa të tilla në të shkuarën).


Gjithashtu, mund të ketë edhe sugjerime rreth llojit të proporcionalit kombëtar që do të duhet të përdorim në funksion të krijimit të një mazhorance të qëndrueshme (tre zgjedhjet e fundit parlamentare kanë treguar se, në proporcional, gjithë partitë e majta të marra së bashku, kanë marrë një përqindje votash pothuajse të barabartë me gjithë partitë e djathta të marra së bashku).


E, megjithatë, pavarësisht nga sugjerimet e kritikat që janë bërë e mund të bëhen, vota ime është për sistemin proporcional kombëtar. Kuptohet, me numërim në Pallatin e Sportit, në Tiranë...

shek

Te jem i sinqerte dhe une jam per kete lloj sistemi zgjedhor me prag 10%.

Shqypnise i duhen rregulla te thjeshta sa me te thjeshta!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.3191268 sekonda, 48 pyetje