Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Ish-shtetet komuniste dhe informatoret
Valter bejkova

Postuar mė 5-2-2005 nė 02:21 Edit Post Reply With Quote
Ish-shtetet komuniste dhe informatoret

Nga Gabriel PARTOSH*

Udheheqesi i Aleances se Majte Demokratike qe ka pushtetin ne Poloni, Jozef Oleksy, ka mohuar botimin e nje liste te bashkepunetoreve te sherbimit te fshehte ne periudhen e komunizmit. Zoti Oleksy, i cili vitin e kaluar dha doreheqjen si kryetar i Parlamentit, pasi nje gjykate vertetoi se ai vete kishte bashkepunuar me policine sekrete, la te kuptohet se nje liste me 240 mije emra ishte bere publike per motive politike.

Por cfare problemi ka botimi i listave te tilla, ne perpjekje per te zbuluar se kush kane qene informatore te autoriteteve komuniste?

Menjehere pas shembjes se regjimeve komuniste ne vendet e Evropes Qendrore dhe Juglindore, filluan perpjekjet per te vleresuar trashegimine e asaj periudhe, te cilat perfshine edhe thirrjet per hapjen e arkivave te sherbimeve te fshehta. Keto thirrje ishin me te forta ne vendet ku te ashtuquajturat organet e sigurimit te shtetit kishin qene te ashpra ne qendrimin e tyre. Stasi ne Gjermanine Lindore, STB-ja cekosllovake, Securitate-a e Rumanise dhe Sigurimi ne Shqiperi ishin, ndoshta, organizatat me famekeqe.

Por secili nga vendet e ketij rajoni kishte sherbimin e vete te fshehte, te ngritur mbi modelin e KGB-se sovjetike. Me kalimin e viteve, kerkesa per hapjen e arkivave ka marre dy forma kryesore. Njera nga keto forma ishin qe individet te kishin mundesi te shihnin dosjet e tyre personale - per te pare se cfare raportesh kishin pergatitur agjentet e sherbimit te fshehte per ta.

Forma e dyte lidhet me perpjekjet per te zbuluar se kush ka bashkepunuar me policine sekrete, pjeserisht si forme e ndeshkimit te bashkepunetoreve duke iu bere emrat publike, dhe pjeserisht si menyre e identifikimit te tyre per t'i denuar me ndeshkime te ndryshme.

Cekosllovakia ishte e para me politiken e perjashtimit nga poste publike per nje periudhe kohe te atyre qe kishin qene figura te larta ne nomenklaturen komuniste apo qe kishin bashkepunuar me policine sekrete.

Hungaria ndoqi nje politike me te bute, ndoshta sepse qeverisja komuniste ne fazen e fundit te saj kishte qene me pak e ashper se ne Cekosllovaki. Edhe Polonia ka ndjekur nje politike pergjithesisht elastike. Bashkepunimi me ish-policine sekrete ne Poloni nuk eshte pengese per te marre nje post publik, por nese dikush ka genjyer per te kaluaren e tij shkarkohet nga posti.

Pra botimi i paautorizuar ne internet i nje liste me emrat e atyre qe thuhet se kane qene bashkepunetore te policise sekrete ka shkaktuar shume zhurme, aq me teper qe kjo ndodh perpara zgjedhjeve qe do te mbahen ne vjeshte. Lista ishte kopjuar nga arkivat e Institutit Perkujtimor Kombetar nga nje gazetar, i cili me pas dha doreheqjen. Zoti Oleksy, i cili udheheq pasardhesen e Partise Komuniste, Aleancen e majte demokratike, thote se botimi i kesaj liste ka motive politike. "Cdo gje qe po ndodh ne lidhje me kete rast sherben si nje prove me shume e humbjes se edukates dhe sjelljes ne publik ne shoqerine polake. Ky institut u krijua per te sherbyer sivend ku depozitoheshin aspekte te kujteses historike, per qellime hulumtuese dhe per ruajtjen e kesaj kujtese, dhe jo per motive politike. Askush prej atyre me te cilet une kam folur gjate diteve te fundit, nuk besojne se gazetari u fut ne arkivat e institutit dhe kopjoi 240 mije emra. Prandaj vete instituti ka pergjegjesi," tha Oleksy.

Ai vete ka apeluar ndaj nje vendimi te gjykates se ngritur per verifikimin e figurave ne dhjetor qe e shpalli ate bashkepunetor te policise sekrete, duke e detyruar qe te jepte doreheqjen nga posti i kryetarit te Parlamentit.

Nderkohe ne Hungari ne vitin 2002, kryeministri socialist i kohes, Peter Medgjeshi, u akuzua nga kundershtaret politike si agjenti me numer D-209 ne periudhen e komunizmit.

Zoti Medgjeshi arriti t'i menjanoje akuzat me argumentin se si zyrtar pergjegjes per financat, ai kishte punuar me sherbimin hungarez te kunderzbulimit per te siguruar qe anetaresimi i Hungarise ne Banken Boterore dhe ne Fondin Monetar Nderkombetar nuk do te pengohej nga nderhyrja sovjetike.

Me pare ish-ministrit te jashtem cek, Jan Kavan, iu deshen disa vjet per te pastruar emrin e tij pas akuzave se nje takim i tij me oficere ceke te sigurimit kur ai ishte i merguar ne Londer ne vitet 70-te ishte prove e bashkepunimit me policine sekrete.

Lista e botuar se fundi ne internet nuk eshte shume e qarte pasi nuk sqaron se cilet ishin bashkepunetoret, cilet nuk pranuan te ishin te tille megjithiee iu kerkua dhe cilet ishin thjesht ne shenjester per t'u bere bashkepunetore. Kesisoj, ajo ndryshon nga listat zyrtare qe u botuan ne internet ne Republiken Ceke dhe ne Sllovaki.

Por edhe vete dosjet kane pasur te metat e tyre. Organet e policise sekrete kane qene shume te korruptuara. Oficeret e ketij sherbimi shpesh merrnin shtese ne rroge per numrin e agjenteve te rekrutuar. Megjithese kane kaluar 15 vjet nga permbysja e regjimeve komuniste, dosjet perdoren shpesh dhe ndonjehere edhe manipulohen per motive politike.

* Analist i BBC-se per Europen Juglindore

KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 8-3-2005 nė 04:32 Edit Post Reply With Quote
Kryeparlamentari sllovak, ne dosjet e ish policise sekrete

Kryetari i parlamentit sllovak dhe kryetari i Partise Kristianodemokrate, KDH, Pavol Hrusovski figuron ne dosjet e policise sekrete te ish- Cekosllovakise komuniste (Stb), ka deklaruar Hrusovski gjate nje konference shtypi. Ai ka qene i regjistruar ne dosjet e Stb ne shkurt te vitit 1987 si kandidat ne nje bashkepunim sekret, saktesoi ai. "Nje kandidat per nje bashkepunim sekret eshte nje person per te cilin policia sekrete mbledh informacione me qellimin per te bashkepunuar me te, por ne rastin e Hrusovskit keto informacione jane perpiluar ne nje menyre te tille saqe bashkepunimi nuk u realizua", i deklaroi AFP-se, Michal Dzurjanin, zedhenes i Institutit per kujtesen kombetare,UPN, qe arkivon keto dosje.

Dosja e Hrusovskit u shkaterrua me 12 dhjetor te vitit 1989. Sipas kriastiandemokrateve, Hrusovski eshte i vetmi perfaqesues i KDH qe figuron ne dosjet e Stb. Lista e agjenteve te ish-policise politike ne Sllovaki eshte nxjerre ne internet per publikun qe ne mes te nentorit kur Instituti nxori pjesen e pare te kesaj liste me rreth 20 000 dosje per Sllovakine lindore. Ne shkurt lista u plotesua me rreth 30 000 dosje per Sllovakine qendrore. Ndersa pjesa e fundit me rreth 40 000 dosje per Sllovakine perendimore do te nxirret ne faqen e internetit ne maj. Shume udheheqes politike si dhe personalitete katolike figurojne ne dosjet e Stb si agjente.


KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0591779 sekonda, 25 pyetje