Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Shqiptarėt nė Zelandė tė Re!
Tali

Postuar mė 2-3-2005 nė 18:05 Edit Post Reply With Quote
Shqiptarėt nė Zelandė tė Re!

Artikulli i botuar ne revistën «Zeri javor»

25 shkurt 2005.


Shqiptarët në Zelandë të Re


Kronika e migrimeve të shqiptarëve në shtetin e paqës, qetësisë e të rregullit janë pjesë e historisë së dhimbëshme të zhvendosjeve me represion e dhunë nga tokat e tyre. Mërgata shqiptare në Zelandë është një ndër mërgatat më të reja shikuar në pikëpamje të kohës së mërgimit nga të gjitha bashkësitë tjera shqiptare nëpër botë.
Me ardhjen në pushtet të komunistëve në Shqipëri e Jugosllavi 1945, gati gjysëm milioni të përndjekurish shqiptarë lanë trojet stërgjyshore dhe ja mësynë shteteve fqinje: Greqi, Itali prej ku më vonë, me ndihmën e Kombëve të Bashkuare shpërndahën anë e kënd botës: Evropë, Australi, Amerikë etj. Petrit Alliu, i ardhur në vitin 1951, kështu e përshkruan ardhjen në Zelandë të Re: “Në vitin 1951, njëqind shqiptarë, kryesisht me moshë të re, nga trojet etnike shqiptare, të arratisur herën e parë në shtetet e Evropës; Itali, Greqi, Turqi pas një udhëtim 36 ditësh me vapor nga Istambolli erdhëm në Wellington, kryeqytetin e Zelandës së Re, më 1 maj 1951. Që atë ditë në mënyrë të organizuar na çuan në kampin Pahiatua, pas 6 javë qendrimi në kamp na shpërndajanë gjithandej Zelandës jugore. Kur erdhëm /1951/ në këtë Ishull të largët, gjetëm një femër shqiptare, e ardhur para nesh në Zelandë. Dijmë se ishte nga Egjipti dhe e fliste mirë gjuhën shqipe. Duke ditur karakterin e levizshëm të Diasporës Shqiptare të Egjyptit mundet që nga Egjypti të kenë ardhur më shumë shqiptarë!?”
Me siguri, ka patur shqiptarë në Zelandë edhe para vitit 1951, siç thotë xha Petriti, por këta të vitit 1951 ishin shqiptarët e parë, me numër kaq të madh, që shkelën në Zelandën e Re. Të posaardhurit u vendosën nëpër vende të ndryshme të Zelandës. Pas disa vitesh shumica prej tyre shkojnë për në Amerikë e Australi, kurse ata që mbetën arritën të ambijentohën në shoqërinë zelandeze. Falë zhdervjelltësisë, punës, solidaritetit, moshës së re, vitalitetit arritën brenda një kohe shumë të shkurtër t’i tejkalojnë vështërsitë.
“Në Ishullin e largët - thotë Masar Krasniqi, themelues i Lidhjes Qytetare të Shqiptarëve në Zelandën e Re. - në fillim objektivi ynë kryesor ishte inkuadrimi sa më i suksessëm në shoqërinë e re dhe ruajtja e idenditetit tonë kombëtar. Padyshim në fillim patëm shumë vështërsi, por vështërsitë i përballonim me punë dhe solidaritet ndaj njëri tjetrit. Falë sjelljeve tona me kulturë, punës me korrektësi edhe sot, shqiptarët, këtu në Zelandë, respektohen si njerëz puntorë e familjarë të mirë”.
Rreth viteve të 70-ta, 80-ta të shekullit të kaluar pati ardhje në mënyrë individuale, kurse pas vitit 1990 përshkak ndjekjeve, burgosjeve e vrasjeve të shqiptarëve në Kosovë, eksodit masiv në Shqipëri u rritë paksa numri i atyre që vinin në Zelandë.
Vala e dytë, kjo e fundit, e imigrimeve masovike u bë pas zhvendosjeve të egra të shqiptarëve nga Kosova, në pranverën e vitit 1999. Më, 23 maj 1999, erdhën refugjatët e parë shqiptarë, të cilët u morën në mënyrë të organizuar nga Qeveria zelandeze në kampet e refugjatëve në Maqedoni. Në aeroportin e Aucklandit kish dalur i gjithë komuniteti shqiptar, i madh e i vogël, shumë zelandez e të tjerë, të prirë nga kryeministresha e atëhershme e Qeverisë së Zelandës Jenny Shipley me bashkëpuntorë si dhe përfaqsues të opozitës për t’ju uruar meirëseardhje refugjatëve nga Kosova. Ardhjet vazhduan gjatë tërë vitit 1999. Të ardhurit /me përjashtim të katër familjeve të ardhura në vitin 2000/ kishin lidhje farefisnore me shqiptarët zelandez. Pritjet qenë të ngrohta dhe emocionuese. Pas një jave qëndrimi në kampin Mangere mirëpriten në familjet shqiptare për të kaluar pastaj në shtëpia, banesa të tyre të marrura me qera. Që të gjithë vendosën në qytetin e madh të Auckland-it, në kuartet: Orakey, Mission Bay, Pakuranga, Medolbank, Sten Jons, Kohimarama, Glendowie, Panmure, Onahunga, St. Heliers, Mt. Welligton, Buckland Beach, Epsom etj. Shqiptarët në qytetin e posaardhur në mënyrë të organizuar filluan me Kurse të gjuhës angleze, për të vazhduar pastaj me rikualifikime për profesione të ndryshme. Një numër prej tyre pas një viti me vetëdëshirë u kthyen në Kosovë. Të rinjt vazhdojnë shkollimin në shkollat përkatëse, filloristët janë të shpërndar nëpër shkollat ku i kanë të vendosur familjet, kurse gjimnazistët i ndjekin mësimet gati që të gjithë në shkollën e mesme “SELWYN COLLEGE” në Kohimarama. Në Universitetin e Aucklandit janë të regjistruar me dhjetra djemë e vajza shqiptarë, tashmë disa prej tyre janë të diplomuar. Rrugëve të qytetit, nëpër klubet e të rinjve, para sallave të kinemave, në rërën e plazheve, në hollet e qendrave tregtare, shkallëve të stadiumeve, në zyret e kompanive etj. dëgjohet edhe gjuha shqipe. Vendi më i preferuar për shqiptarët është Mission Bay. Mission Bay shtrihet rrënzë një kodre vullkanike, pesë-gjashtë km. larg qendrës së qytetit, me plazhin në formë gjysëm harku, apartamente, restaurante, kafeteri, me pamje kah deti, terene sportive, shtigje për të shëtitur etj. Në qytezën e permendur jetojnë e punojnë shumë shqiptarë, aty kanë restoranët, bizneset e tyre: Mema, Xhelali e Bajrami.
Në fillim pati një entusiazëm në organizimin e aktiviteteve kulturore e sportive. U nxor fletushka informative “Fjala jonë” /mars 2000/, u themelue klubi futbollistik “Kosova” /shkurt 2001/, që po atë vit, në konkurencë mjaft të fortë e zënë vendin e parë, hapet një faqe në internet për shqiptarët në Zelandë, me rastin e festave, datave historike organizohen tubime, darka të përbashkta ku marrin pjesë edhe komunitete të tjera, zelandez, miq të komunitetit shqiptar, nga studio e radios së qytetit /2 qershor 2002/ fjala shqipe u përhap në eter për herë të parë në Zeland të Re. Fletushka “Fjala jonë” tashmë nuk botohet. Krejt këto aktivitete nuk janë të mjaftueshme duke marrë parasysh potencialin e madh intelektual që kanë shqiptarët në Zelandë, nuk janë të majaftueshme karshi nevojave për mbajtjen gjallë të identitetit tonë kombëtar, nuk janë të mjaftueshme kur dihet se Zelanda e Re është vend i përzemërt, me demokraci të konsoliduar, me një mozaik të pasur etnish, kombesh e kulturash që mirëpret, siguron e respekton prejardhen, gjuhën e të ardhurëve ngado qofshin ata. Bashkësisë shqitare në Zelandë deri më tash i ka munguar lokali ku do të tuboheshin mërgimtaret, ku do të flitej shqip, ku do të afirmoheshin vlerat e traditës sonë kombëtare, ku do të zhvilloheshin aktivitete kulturore e sportive. Më 19 dhjetor 2004 me inisiativën e Arbenit, Afrimit, Qamilit, Adnanit, Sefedinit e të tjerëve u hap për herë të parë klubi shqiptar “Dardania”. Me këtë rast u mbajt një takim solemn ku foli kryetari i klubit Arben Sylejmani, i cili mes tjerash tha: “ Klubi do të jetë ambijent i mirëfilltë shqipfolës, vatër argëtimi, sporti e shlodhje...” Ndërsa kryetari i Kryesisë së Komunitetit Shqiptar, Miftar Tahiri në lidhje me klubin u shpreh: “Tani kemi një vend ku do të takohemi, ku do të organizohemi, ku do t’i qajmë hallet njëri tjetrit, ku do të flitet për problemet e mërgatës, ku do të bëjmë përpjekje për ta mbajt gjallë gjuhën, për t’i ruajt traditat më të mira tona kombëtare. Nëse na shkojnë punët mbarë, vazhdoi Kryetari, do të hapim klasë për mësimin e gjuhës shqipe për dy grup moshash, do ta shtojmë kohëzgjatjen e programit shqip në radio...”.


Auackland
Shqiptarët në Zelandë të Re janë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia /Prespë/. Të ardhurit në vitin 1951 ishin kryesisht nga Shqipëria, kurse të ardhurit në vitin 1999 janë nga Kosova. Komuniteti shqiptar është i përqendruar në qytetin Aucklandit. Mundet që edhe në qytete tjera të ketë shqiptarë, por ne nuk i dijmë. Në bisedë me mërgimtarët, që kanë përcjellë lëvizjet, ardhjet e shqiptarëve del se në Zelandë të Re duhet të jenë mbi 140 familje, pra diku 650 deri 700 shqiptarë. Të gjithë jetojnë e bashkëpunojnë vëllazërisht pavaresisht se nga cilat trojet shqiptare janë shpërngulur, pra, nuk janë të ndarë sipas vendeve prej ku kanë ardhur: shqiptarë të Shqipërisë, shqiptarë të Kosovës, të Maqedonisë e kështu me radhë. Numri i tyre sa vjenë e shtohet, ardhjet vazhdojnë nga të gjitha vendet shqiptare, në mënyra të ndryshme: bashkim familjar, përmes llotarisë, për studime etj.

Sabit Abdyli, Auckland





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 30-11-2005 nė 14:02 Edit Post Reply With Quote
Flamuri shqiptar valëvitet krenar në Zelandë të Re

Me rastin e festes sonë te madhe, falë iniciativës se Astrit Bashës, Flamuri Shqiptar i ardhur enkas për këtë ditë tonën të madhe, me 28 nëntor që nga ora 6:00 e mëngjesit për 12 orë do të valëvitet me krenari në qiellin e shtetit të rregullit dhe qetësisë në Zelandë të Re, pikërisht mbi urën gjigante Harbor Bridge që lidh dy brigjet e qytetit të Auclandit veri-jug, të ndara nga ujët e Oqeanit paqësor. “I shihja flamujt sa here e kaloja urën, thotë Astrit Basha, i ardhur këtu me familje nga Tirana para 4 vjetëve, dhe gjithmonë kujtoja sa bukur do të ishte sikur të valëvitej edhe flamuri ynë lart në qiell përball atij zelandez. Rashë në kontakt me personat zyrtar të qytetit dhe m’u dha leja që edhe flamuri ynë dy ngjyrësh mund të ngrihet lart mbi urë. Pa humbur kohë porosita flamurin enkas për festen e 28 Nëntorit dhe me ndërmjetësimin e ambasadorit shqiptar në Kinë flamuri erdhi. Ja sot, siç po shihni, sa bukur po valëvitet” - përfundoi i gëzuar, Astrit Basha. Gjatë tërë kohës sa valëvitej flamuri mbi urë shqiptaret vizituan urën, urën që u dukej e praruar, bën me qindra fotografi duke zgjuar te ta ndjenja të forta krenarie dhe mallëngjimi. Ketë e përjetoi edhe autori këtij shkrimi.

Sabit Abdyli, Zelande e Re

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0860481 sekonda, 26 pyetje