Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Universitetet fetare dhe siguria kombėtare
Anton Ashta

Postuar mė 24-3-2005 nė 20:56 Edit Post Reply With Quote
Universitetet fetare dhe siguria kombėtare

Universitetet fetare dhe siguria kombëtare




Ferdinand Xhaferaj
...Premtimi ishte shumë i përgjithshëm dhe nuk linte vend për të kuptuar nëse qeveria do të nxiste, do të mbështeste apo nuk do të pengonte hapjen e Universitetit. Pra duket se Nano ka folur politikisht dhe i nxitur nga një format i kahershëm i sjelljes së politikës shqiptare, ai i ruajtjes së balancave midis tre besimeve kryesore fetare. Panvarsisht kuotave frigoriferike të vlerësimit të Nanos kur flitet për punë premtimesh, ky prononcim është mirëpritur tek Komuniteti Mysliman Shqiptar. Kështu, i pyetur lidhur me këtë çështje kryetari i Komunitetit Mysliman Shqipëtar, z. Selim Muca duke përmendur disa citate kuranore për respektimin e të parëve (kupto zyrtarët e lartë shtetërorë), nuk kishte dëshirë të vinte në diskutim sinqeritetin e Nanos. Për më tepër, zyrtarët e lartë të komunitetit, nisur nga nevojat e tyre, e paraqesin si të domosdoshme hapjen dhe funksionimin e Universitetit Mysliman. Pra ndodhemi në një situatë ku kryeministri premton hapjen e universitetit nisur nga motive politike dhe Komuniteti Mysliman kërkon një universitet nisur nga motivet fetare. Krahas kësaj mënyre të të parit të gjërave, hapja e universitetit bëhet e domosdoshme, parë edhe nga këndvështrimi i sigurisë dhe stabilitetit perspektiv. Deri më tani, institucionet shqiptare janë marrë me zgjidhje problemesh vetëm kur ato janë bërë prezente apo maksimalisht prezente. Pra e thenë më thjesht, në dimë (apo themi se dimë) të prodhojme zgjidhje vetëm kur problemi është i konsumuar. Institucionet apo qendrat tona kërkimore nuk kanë arritur të ngrihen në nivelin e bërjes së analizave dhe projektimit të politikave parandaluese për probleme që mund të ekspozohen në të ardhmen. Parë nga optika e stabilitetit perspektiv, ky shkrim do të përpiqet të argumentojë domosdoshmërinë e hapjes së Universitetit Mysliman në Shqipëri. Mbas kësaj do të vijohet me rrjeshtimin e disa prej përfitimeve, që do të kemi nga hapja e këtij universiteti.
Si rezultat i boshëllëkut që krijoi regjimi komunist, besimtarët muslimanë, sikundër edhe besimtarët e tjerë, në fillimet e tranzicionit kishin nevojë për personel fetar të kualifikuar. Në kushtet e mungesës edhe të një shkolle të lartë fetare edhe të koordinimit të shtetit me Komunitetetin Mysliman studentët u dërguan, apo ikën sipas mundësive që gjetën për të studiuar në shkolla fetare jashtë vendit. Aktualisht mendohet se rreth 550 studentë shqiptarë kanë përfunduar studimet në Turqi dhe vendet e tjera arabe. Funksionarë të lartë të shërbimit informativ dhe rendit, në intervista publike, janë shprehur se studentët shqiptarë që kanë qenë në vendet arabe kanë studiuar në shkolla ku kanë marrë edhe trajnime ushtarake. Kujtojmë këtu një prononcim të ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror Z. Klosi, në janar të 2003, në të cilin aludonte se studentët shqiptarë në vendet arabe janë shkolluar në shkolla gjysmë ushtarake. Gjithashtu shqetësim për qeverinë është konsideruar edhe përzierja e traditave të ndryshme fetare. Kjo jo sepse traditat e vendeve të tjera mbartin elementë të radikalizimit, sikurse shprehen zyrtarë të qeverisë. Në të vërtetë, rreziku i përzjerjes së traditave qëndron në ndikimin që mund të japë në hollimin e raportit bazë të funksionimit të shoqërisë shqiptare, atë të vendosjes së kombit mbi fenë. Traditat e huazuara nga vendet arabe mund të prodhonin një orientim të islamit shqiptar sipas parimit, feja para kombit. Kjo do të përbënte një kërcënim nga më seriozët për institucionin e harmonisë fetare. Predikuesit myslimanë si përfaqsues të shumicës nga ku, bazuar në normat demokratike, kanë ardhur dhe pritet të vijnë tolerimet kanë mirëkuptuar se shqiptarët ndjenjën dhe lidhjet e miqësisë i kanë më të fuqishme se fenë. Bashkekzistenca e kësaj mendësie me thëniet kuranore mbi tolerancën fetare ka mundësuar nje rol pozitiv të islamit në zhvillimin dhe institucionalizimin e harmonisë fetare në vend.
Nga pikëpamja teknike, universiteti është plotësisht i mundshëm të hapet, sepse shtatë medresetë që funksionojnë në Shqipëri, me afro 1 000 nxënës, janë kontigjent mëse i mjaftueshëm për të mbyllur ciklin e shkollimit dhe për të mos e lënë atë në nivelin e arsimit të mesëm. Kujtojmë se themelet per krijimin e një shkolle të lartë fetare jane hedhur që në kongresin e parë të myslimaneve shqiptarë të mbajtur ne mars të 1923.
Kërkesa për Universitet Mysliman është shprehje e qartë e dëshirave të myslimanëve shqiptarë për të zhvilluar moralin islam sipas traditës tonë kombëtare dhe larg ndikimit të rrymave fetare të ardhura nga kultura të ndryshme. Universiteti nga pikpamja akademike dhe Komuniteti Mysliman, nga pikpamja e ushtrimit të fesë si përditshmëri, do të ushqejnë njëri tjetrin duke garantuar edhe në të ardhmen kontributin e rëndësishëm të shumicës myslimane për tolerancën dhe harmoninë fetare. Kjo sepse universiteti do të shërbejë për ta mbajtur këtë fe jashtë ndikimeve të huaja që shpeshherë kanë qenë të dëmshme dhe deri diku të rrezikshme. Universiteti do të ndikojë që myslimanët shqiptarë edhe në realitetet dhe sfidat e reja të vashdojnë të mbeten donatorët bazë të vlerave të harmonisë fetare në një Shqipëri që synon të integrohet. Pra universiteti duke mundësuar një zhvillim modern kombëtar të islamit në vendin tonë do të jetë një harmonizues progresiv i islamit kombëtar shqiptar me vlerat e qytetërimit Evropian. Gjithçka do të realizohet nëpërmjet funksionimit të universitetit si një element reformues, që duke mos prekur themelet e besimit islam do të garantojë një zhvillim të fesë islame duke respektuar traditat kombëtare.
© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1201499 sekonda, 25 pyetje