Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Projekti \"Libri i zi i komunizmit nder shqiptare\"
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2005 nė 10:42 Edit Post Reply With Quote
Projekti "Libri i zi i komunizmit nder shqiptare"

Ky eshte nje projekt tjeter qe mendoj se ne te djathtet shqiptare e kemi per detyrim ta realizojme.

Ideja


1. Te mbledhim te gjithe librat dhe artikujt qe jane shkruar deri me sot permbi krimet komuniste ne RSH, Kosove, Mal te Zi dhe Bote ( krimet e komunisteve shqiptare).

2. Te krijojme nje grup pune qe te ndihmoje ne botimin e te gjithe librave, kujtimeve permbi krimet komuniste ne RSH, Kosove, Mal te Zi dhe Bote (krimet e komunisteve shqiptare).

3. Te krijojme nje grup pune qe te beje dhe intervista filmike te te mbijetuarve te krimeve komuniste.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-4-2005 nė 10:44 Edit Post Reply With Quote
Nje pjese e punes per kete projekt eshte bere:

http://www.edsh.org/diskutime/forumdisplay.php?fid=10

dhe

http://www.edsh.org/krimet.htm


Por eshte jo sistematike dhe e plote.

Kush deshiron qe te bashkepunojme?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
PetritKola

Postuar mė 9-6-2005 nė 02:06 Edit Post Reply With Quote
Te lumte Ashta..

Ashta, kjo me pelqeu megjithemende.
Urime dhe si munde te ndihmojme ?
Petrit Kola

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-6-2005 nė 07:16 Edit Post Reply With Quote
Konkretisht:

A njef njeri qe ka qene i burgosur politik ne RSH?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Kola Petrit

Postuar mė 7-8-2005 nė 02:11 Edit Post Reply With Quote
Posi...

njofim njerez qe kane qene te burgosur politike...
View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-8-2005 nė 21:20 Edit Post Reply With Quote
Mire,

ti futemi punes:

Bej nje liste se ke njef dhe cfare di per ta.

Pastaj merr kontakt dhe luti qe te shkruajne ne leter kujtimet e tyre permbi krimet komuniste.

Me pas keto deshmi do ti digitalizojme dhe do te botojme nje liber.

Gjithashtu luti qe te te japin adresat e te njohurve te tyre qe ndoshta dhe ata kane qene ne burg politik.

E njejta gje duhet te behet per te gjithe ata qe kane qene ne burg politik, ne rast se nuk jetojne me, nga te afermit e tyre.

Nje gje nuk duhet te bejme:

Te harrojme

Krimet komuniste duhet ti te pakten ti dokumentojme deri ne detaj.


psh

http://www.edsh.net/diskutime/viewthread.php?tid=2149

Duhet te gjejme se si e kishte emrin ai polici.

E mira do ishte te denohej per ate krim barbar, por ne rast se nuk mundemi, te pakten emri ti mbetet i shkruar ne jete te jeteve.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-8-2008 nė 06:18 Edit Post Reply With Quote
Me cudit shume pasiviteti i te djathteve, kur do ta realizojme kete, kur te vdesin te gjithe deshmitaret e gjalle?

Te pakten bibliografine e botimeve te deritanishme ta bejme.

Une nuk kam kohe qe ti bej te gjitha punet vete.

Keto jane projekte qe na interesojne te gjitheve.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-10-2008 nė 09:31 Edit Post Reply With Quote
“Libri i zi i diktaturës komuniste” i shkrimtarit Agim
Musta është një nga botimet më të fundit që sjell një
pjesë të realitetit shqiptar nga vitet e diktaturës që
kaloi vendi ynë. Realiteti i asaj kohe është
përshkruar me anë të fakteve dhe statistikave nga
shkrimtari i cili i ka vuajtur edhe vetë ato kohë.
Agim Musta ka lindur në Gjirokastër në vitin 1930.
Studimet e larta i ka kryer në fakultetin
Filologji-Histori në Universitetin e Tiranës. Ka
punuar si mësues në rrethet Sarandë, Kuçovë dhe
Tiranë. Në vitin 1962 është dënuar me 13 vjet burg
politik për veprimtari anti-komuniste.Pas lirimit nga
burgu ka punuar në punë të rënda kryesisht në ndërtim.
Nga viti 1996 është kryetari i Fondacionit Kulturor
"Musine Kokalari”. Gjatë një interviste ai na tregoi
disa nga detajet dhe cilat ishin arsyet që e shtynë të
shkruante këtë libër.
-“Libri i zi i komunizmit shqiptar” është botimi juaj
më i fundit kushtuar vuajtjeve të regjimit të
diktaturës në vendin tonë. Cili është mesazhi që doni
të përcillni me librin tuaj?
Ky është libri im i 12 -të që shkruaj me motive të
vuajtjeve të diktaturës komuniste në Shqipëri e cila
siç ju edhe e dini ka ekzistuar për afro gjysmë
shekulli në vendin tonë. Krimet e saj janë të
panumërta , ndërkohë që edhe motivet e librave të mi
të botuara më parë trajtojnë pikërisht vitet e
diktaturës komuniste. Trajtojnë mizoritë që ka bërë
sigurimi i shtetit, trajtojnë burgjet dhe kampet,
vuajtjet, ekzekutimet dhe plot gjëra të tjera të cilat
kanë ekzistuar në atë kohë. “Libri i zi i komunizmit
shqiptar” është një sintezë e krimeve madhore të bëra
nga komunizmi në vendin tonë.
-Ju thatë se “Libri i zi i diktaturës komuniste” është
një sintezë e krimeve të komunizmit në vendin tonë. Në
çfarë date fillojnë edhe tregohen ato?
Në librin tim këto ngjarje fillojnë të tregohen që në
vitin 1928 kur Ahmet Zogut i bënë atentat duke shkuar
për në qytetin e Durrësit një atentat ky i kryer nga
Konfederata Komuniste Ballkanike. Pra krimet e
komunizmit në vendin tonë janë të mëdha, por ato
spikasin më shumë me formimin e partisë komuniste që u
formua në vitin 1941, vit në të cilin fillojnë krime
që nuk kanë të mbaruar. Me këtë dua të theksoj se
këto krime u mbaruan vetëm në atë kohë kur u përmbys
regjimi komunist në Shqipëri. Unë në librin tim
pikërisht këto motive trajtoj. Në rrëfimet e librit
tim ka mbi 2 mijë personazhe të cilat janë një pjesë e
madhe e tyre që janë bashkë vuajtësit e mi. Ndërkohë
ata unë i kam pasur si term material për të më dhënë
vuajtjet e tyre sepse unë nuk mund të përfaqësoja të
gjitha vuajtjet që nga 1944 sepse edhe vetë kam qenë i
dënuar për 13 vjet me burg. Por këtu vlen të përmend
sidomos burgun e Burrelit ku kishte personalitet nga
të gjitha kohërat që nga koha e Turqisë që ishin
ministra , shefa administrative dhe plot të tjerë që
nga koha e Zogut. Me këtë doja të thosha që në ato
vite qëndrimi në burg unë kam marrë shumë nga Historia
e vërtetë e Shqipërisë. Dhe jo nga historia që është
bërë më vonë që është krejtësisht e trilluar dhe
është parë vetëm me syrin politik të regjimit të kohës
së komunizmit.
-Thatë që keni qenë i burgosur për 13- vjet, këto vite
burgu ju kanë shërbyer që ju të shkruani edhe librin
tuaj të 12 -të për regjimin e asaj kohe. Ndërkohë që
ju keni hapur edhe një ekspozitë para disa kohësh në
SHBA. Na tregoni diçka rreth saj?
Unë e kam pasqyruar atë periudhë në të gjitha librat
e mi dhe vazhdoj akoma të jetoj gjithmonë me atë
periudhë. Për të gjitha këto unë jam thirrur në 16
vende të botës, ku kam dhënë konferenca dhe shumë
intervista për të gjitha vuajtjet e asaj periudhe.
Para dy muajsh isha në SHBA dhe pikërisht në Florida i
ftuar nga një Akademi Ushtarake dhe së bashku me zotin
Simon Mirakaj, gjatë qëndrimit atje hapëm edhe një
ekspozitë e cila i përket burgjeve të Shqipërisë edhe
të gjitha personaliteteve të vrarë apo të burgosur nga
ai regjim. Ajo përmbante fotografi me emra dhe disa me
diçitura të shkurtra që janë marrë nga “arkivat e
gjalla”, nga kujtesa e disa ish të burgosurve
politikë. Nga ata që kanë mbijetuar, për t’i bërë të
njohura emrat e atyre që vdiqën ose u pushkatuan, nga
torturat dhe të atyre që qenë shkaktarët të vuajtjeve
fizike e shpirtërore të tyre dhe të shokëve që nuk
jetojnë më. Natyrisht, që në këtë ekspozitë , nuk janë
pasqyruar të gjithë personat që kanë pësuar dhimbjen e
diktaturës, që kanë qenë pjesë përndjekjeve,,
internimeve, hetimeve, gjykimeve, e ekzekutimeve për
motive politike dhe që gjatë asaj kohe, dhe ndaj tyre
është ushtruar dhunë dhe tortura. Kjo ekspozitë me
këto punime u hap si fillim në Shqipëri dhe më vonë
ka udhëtuar në shumë vende të botës si: Çeki, Hungari
etj.
-Me këtë libër që është edhe më i fundit i botuar nga
ju cilat janë disa nga faktet më të fundit të cilat
bëhen publike për regjimin e asaj kohe?
Me botimin tim më të fundit kushtuar vuajtjeve të
regjimit komunist në vendin tonë e reja është se dalin
tre gjëra : provakacionet që ka bërë qeveria e Enver
Hoxhës duke mbytur një vapor anglez në tetor të viti
1946 në bashkëpunim me Jugosllavinë Titiste. E dyta:
vrasjet që ka bërë sigurimi i shtetit jashtë shtetit
duke filluar që nga vrasja e Mit-hat Frashrit në vitin
1949 dhe deri tek Bilal Xhaferri në Çikago në vitin
1978 si dhe vrasjen e Liman Garulit në Damask në vitin
1946. Ndërkohë që ky libër përmban edhe shumë gjëra
të tjera të cilat nuk janë trajtuar në këto kohët
fundit.
-Për të gjitha këto ngjarje që ju i trajtoni në librin
tuaj të fundit të titulluar “Libri i zi i komunizmit
shqiptar” ku jeni bazuar?
Në botimin tim më të fundit kushtuar regjimit të asaj
kohe të diktaturës komuniste të gjitha ngjarjet që
janë aty të botuara unë i dokumentoj me emra konkretë
dhe me njerëz dhe fakte. Unë i referohem gjithmonë
vetëm gjërave që janë të dokumentuara. Gjithashtu në
librin tim trajtohen edhe 32 personalitet që janë
figura kryesore të vendit tonë që janë ekzekutuar nga
diktatura komuniste ose kanë vdekur nëpër burgje. Kanë
janë ministra, klerikë të lartë dhe shkrimtarë të
cilët kanë vuajtur nga regjimi i asaj kohe diktature
-Botimi juaj më i fundit titullohet”Libri i zi i
diktaturës komuniste” çfarë mendoni kur shqiptoni këtë
titull?
Këtë libër mendova ta titulloj “Libri i zi i
diktaturës komuniste” pasi unë këtë titull e kam parë
në një libër që e kanë botuar akademikët evropianë.
Këta studiues dhe historianë e kanë titulluar “Libri i
zi i komunizmit botëror” ndërsa unë e kam librin me
titullin tim vetëm për Shqipërinë dhe njëkohësisht
duke lidhur krimin që ka bërë partia Komuniste
Shqiptare.
-Ju keni botua deri tani 12 libra që ia kushtoni vetëm
regjimit të asaj periudhe të diktaturës komuniste në
vendin tonë, por a do të vazhdoni të botoni përsëri
libra me po të njëjtën përmbajtje?
Patjetër sa të jem gjallë sa të më punojë dora dhe
mendja unë do të vazhdoj të botoj përsëri libra të
tillë ku të trajtohen të gjitha vuajtjet dhe veprat e
bëra kundër intelektualëve, si dhe popullit shqiptar
nga regjimi i diktaturës së asaj kohe. Kanë qenë vite
që shkatërruan shumë jetë njerëzish dhe sollën një
mjerim në vend.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2668891 sekonda, 32 pyetje