Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Shqiptaret ne Kanada
DARDAN PEJA

Postuar mė 23-11-2004 nė 00:35 Edit Post Reply With Quote
SHQIPTARET E KANADASE MBAJNE GJALLE SHQIPTARIZMIN

"Unë, roja i Maternitetit që ngrita kishën në Kanada".

Në përurimin e Kishës shqiptare në Toronto të Kanadasë, morën pjesë 300 muslimanë.

Në këtë rrëfim At Nikollë Kavaja, tregon historinë e themelimit të Kishës Ortodokse shqiptare në Kanada, duke ndjekur gjurmët e dishepullit të tij, Fan Nolit të madh.
Nën kujdesin e një teologu të njohur

Pas kthesës së madhe të pasvitit ’90-të, kur shoqëria shqiptare nisi të flakte tutje dogmat staliniste të një kohës, Nikollë Kavaja u lidh me teologun e mirënjohur, Prof. Dhimitër Beduli, i cili shërbente as kohe në metropolinë e Tiranës, e cila sapo kishte nisur rrugën e shërbesave fetare pas disa dekadave ndërprerje të diktuar me dhunë, me burgje, internime dhe deri eleminime fizike të të gjithë atyre që ushtronin veprimtari fetare, brenda dhe jashtë kulteve fetare. Këto të fundit, në fakt, iu nënshtruan shkatërrimit, ose u vodhën, u plaçkitën dhe ikonat e çmuara përfunduan në tregjet e koleksionistëve evropianë, ose ambientet u kthyen në vatra kultura të orëve masive të popullit të arave, në magazina prodhimi, deri në reparet ushtarake, ku komisarët zhvillonin format e edukimit të ushtrisë, ku degdisej me shprehje dhe citate lejfeniste feja, institucionet e saj dhe klerikët. Një pjesë e këtyre të fundit kishin provuar shijet e epërme të kalvarit, qenë degisur reparteve të punës kolektive, kampeve të internimit, një pjesë qenë arratisur në kërkim të “Tokës së Premtuar”.
Kur erdhi viti 1990 dhe u duk se po frynin në këtë vend erëra të reja, ato më të flaktët, që në vetmi dhe gjithë shpresë kishin pritur një shenjë, u grupuan për të ngritur kultet fetare, aty ku ato ishin edhe pse të tjetërsuara, ose të lëna pas dore, ose për të ndërtuar kulte të reja, që të mund të gjallëronin jetën shpirtërore të një gjindje të mbushur dëng me dogma dhe iluzione marksiste.
Nikollë Kavaja, si e thamë, u lidh me Profesor Dhimitër Bedulin, u afrua pranë kishës së Tiranës, në metropolinë e saj, për të mësuar këngët kishtare, të cilat qenë një pasion i vjetër i tij, qysh kur ishte fëmijë i vogël dhe dëgjonte gjyshin nga nëna, një klerik tepër i nderuar që këndonte psallmet e vjetra me një zë të ëmbël baritoni, prej kah i dukej se buronte një magji e papërsëritshme. “Kështu, unë nisa të këndoja në meshat që organizonte At Dhimitër Beduli, këngët kishtare i kisha shumë për zemër dhe brenda një kohe të shkurtër nga amator u bëra një mjeshtër i interpretimit të tyre.
Nëj ditë, aty nga fundi i vitit 1990 mora pjesë në ceremoninë e hapjes së Kishës, u zgjodh këshilli i Kishës dhe Epitropia (këshilli jashtë kishës), tregon Nikollë Berati.
Ngjarjet rridhnin me shpejtësi dhe në vendin tonë po ringriheshin të gjithë kultet fetare të të gjitha feve, në vitin 1992 u hap Seminari Ortodoks në Durrës. Me 5 maj 1993 mora titullin klerik i gradës së ulët si agnagnost (psalie); në këtë kohë, Nikolla shoqëronte të gjithë klerikët e huaj, që aso kohe patën vërshuar drejt Shqipërisë, një pjesë për shkak të kuriozitetit që iu ngjallte një vend i izoluar, që vetëm para disa kohëve kishte vrarë dhe persekutuar klerikët më të ndritur të tij, një pjesë tjetër për shkak të detyrave klerikale, me të cilat ishin ngarkuar për të kontribuar për rigjallërimin e jetës fetare në vendin e vogël ballaknik. “Unë i shoqëroja këto klerikë të huaj, misionarë të paqës dhe të progresit shpirtëror në të gjitha qytetet dhe rrethet ku ata shkonin për shkak të punëve të ngarkuara. Ata ishin amerikanë, grekë, arëbëreshë, gjermanë dhe vinin me qëllimin e mirë për të kontribuar që vendi ynë të gjentë vetveten në rrugën e fesë dhe të humanizmit”, vazhdon rrëfimin e tij njeriu që pas disa kohëve do të ndërmerrte nismën e madhe për ngritjen e Kishës Ortodokse në Toronto të Kanadasë.
Drejt “Tokës së Premtuar”
Ndërkohë, vendi ynë hapej ndaj botës me një shpejtësi të madhe, të paimagjinueshme dhe shumë të rinj, qindra e mijëra, morën udhët e detit, të ajrit e të tokës, me jahte, anije, avionë dhe deri në garazhet e makinave, për një jetë tjetër, matanë kufijve të vendit të tyre që nuk iu kishte dhuruar asgjë përveçse stresit dhe mjerimit. Kështu, në këtë ikje të madhe, gadi gjigande, u përfshinë dhe fëmijët e At Nikollë Kavajës, të cilët në vitin 1992 u larguan nga Shqipëria dhe i mbajtën këmbët në Kanada, në “qytetin e shqiptarëve”, në Otronto. Djali dhe vajza e tij jetojnë akoma në Kanada dhe janë qytetarë shqiptaro-kanadzë.
Në vitin 1994, Nikolla vajti për të parë fëmijët në Toronto të Kanadasë dhe qëndroi atje deri në vitin 2003, duke kontribuar në integrimin e komunitetit shqiptaro-kanadez në bashkësinë e vlerave euroatlantike dhe në themelimin e kishës shqiptare, e para kishë në Kanada, pas kishës së famshme të themeluar nga Noli i madh në Boston të SHBA-ve.
“Komuniteti shqiptaro-kanadez, tregon z. Kavaja, është një komunitet shumë i organizuar, i cili zien nga aktivitetet e shumta atdhetare; këtu ekzistojnë disa gazeta që botohen në gjuhën shqipe, një radio dhe një televizion që shikohet nga mijëra e mijëra shqiptarë, të cilët financojnë këto projkete dhe realizime ambicioze të komunitetit shqiptar në Kanada. Unë hyra në këtë komunitet në vitin 1995 dhe, pas tre vjetësh, në vitin 1998, zgjidhem sekretar i përgjithshëm i tij, duke shërbyer në këtë forum për pesë vjet me radhë. Dua të theksoj punën e madhe që kemi bashkërisht në këtë komunitet me rastin e luftës në Kosovë, ndihmat që kemi dhënë në këtë luftë të shenjtë, ku në krah të perëndimorëve, shqiptarët shkruan një faqe të shkëlqyer në historinë e tyre të re”.
Krahas shqiptarëve muslimanë, që përbënin dhe shumicën, në Kanada ka dhe mijëra katolikë dhe ortodoks, që këmbëngulnin të kishin dhe ata kishat e tyre, sikurse komuniteti musliman, xhamia e të cilëve ishte ngritur me kohë në qytetin madhështor të Torontos dhe mbante emrin Xhamia e Muslimanëve Shqiptarë.
“Shqiptarët e besimit katolik dhe ortodoks, me anë të komitetit ku bëja pjesë dhe unë, për më tepër ku kisha dhe përgjegjësi administrative, ngritën zërin dhe mbështetën nismën për ngritjen dhe funksionimit e një kishe që t’u përgjigjej besimit të tyre. Kështu, si rezultat i bashkëpunimit të komunitetit kristian dhe atij shqiptaro-kanadez, nisi puna për ngritjen e këtyre kulteve në qytetin e madh dhe të zhurmshëm kanadez. Mua më propozuan të isha prifti ortodoks për të shërbyer në kishën tonë shqiptare, që do të ngihej pas disa kohëve, me kontributin moral dhe financiar të vetë shqiptarëve”, shton At Nikollë Kavaja, pasuesi i Nolit të Madh, në gjurmët e të cilit, 70 vjet më vonë, ngriti Kishën Ortodokse shqiptare në Toronto të Kanadasë.
Kështu, me datën 17 qershor 2001, Nikollë Kavaja mori gradën e priftit nga Dioqeza e Kishës Amerikë-Kanada, duke hapur kështu rrugën për të përfaqësuar në mënyrë ligjore shqiptarët në nismën e tyre për Kishën ortodokse. Gradimi i tij u bë në një ceremoni të veçantë, në Kishën e mirënjohur të Shën Gjergjit në Toronto nga hirësia e tij Bishop Kyrillos, me origjinë greke.
Në gjurmët e Imzot Nolit
Disa kohë pas marrjes së gradës së priftit dhe fillimit të karrierës zyrtare, me 25 qershor, At Nikollë Kavaja niset me emision priftëror në SHBA, ku qëndron katër muaj dhe merr pjesë në Liturgji në Kishën e Shën Gjergjit në Boston, të cilën e pati themeluar apostulli i shquar i shqiptarizmit, Fan Noli. Në atë meshë, ku kryente liturgjinë At Nikollë Kavaja, mori pjesë dhe kardinali i Bostonit, At Artur Liolini. Këtu ai u njoh me At Artur Liolinin, i cili përveç miqësisë së tij fisnike, i ofroi dhe ndihmën e duhur në ndërmarrjen e guximshme për themelimin e Kishës shqiptare në Toronto.
At Nikollë Kavaja vazhdon liturgjitë e tij në kisha të tjera të shqiptarëve në Amerikë, në Nju Jork, në Filadelfia, në Kishën e njohur të Johan Gojëartit, etj.
Në Boston, në kishën e Shëntrinitetit, në meshën e organizuar prej tij, marrin pjesë qindra shqiptarë, madje edhe shqiptarë të besimit muslimanë, që në komunitetin shqiptaro-amerikan, në këtë qytet simbolik të botës shqiptare në SHBA, kanë një harmoni të madhe me shqiptarët e besimeve të tjera.
Në këtë rrugë, pati kaluar para disa dekadave mjeshtri i madh i fjlaës shqipe, tribuni i lirisë dhe i progresit të munguar të shqiptarëve që bëri të këndojnë në gjuhën e vendit të tij kollosët më të mëdhenj të letrave të përbotshme, At Fan Noli.
Kisha e parë shqiptare në Kanada
“Në nëntor të vitit 2001, u ktheva në Kanada, pasi isha mbushur me frymëzim nga ajo udhë ku kishte kaluar mjeshtër Noli në SHBA. Kështu nisa përgatitjet së bashku me një grup shokësh, të ndihmuar nga disa biznesmenë shqiptarë, të mbështetur nga krerët e komunitetit shqiptaro kanadez në Toronto për ngritjen e Kishës Ortodokse shqiptare, e para e këtij lloj në këtë vend perëndimor, tregon At Nikollë Kavaja përpjekjet e tij për të realizuar një ëndërr të mijëra shqiptarëve në këtë vend të huaj. Ndërkohë, Kisha katolike qe ngritur një vit më parë dhe këtu shërbente një prift me origjinë nga Prishtina, një njeri i shkëlqyer, me një kulturë të konsoliduar qytetare dhe klerikale, Patër Ndue Gjergji. Ky i fundit banonte në SHBA, por vinte në Kanada dy herë në vit për kremtimin e Pashëkve dhe Krishlindjeve”, vazhdon tregimin e tij At Nikollë Kavaja.
Me 5 maj 2002, At Kavaja celebroi për herë të parë Pashkën e Madhe në një kishë në Toronto të Kanadasë, ku ai mori funksionet zyrtare të një prifti në komunitetin shqiptar. Përveç shumicës së katolikëve dhe ortodoksëve që mbushën ambientet brenda dhe jashtë kishës, morën pjesë dhe 300 muslimanë, duke shoprehur kështu një fillim të mbarë të paqës dhe të tolerancës së mrekullueshme fetare.
Në kishën rumune, At Nikollë Kavaja kreu një meshë të mirëpritur me datën 14 qershor 2002, meshë që i parapriu aktit të themelimit të së parës kishë ortodokse të shqiptarëve në Toronto të Kanadasë.
“Dhe dita e shumëpritur erdhi. Më në fund, më 14 korrik 2002, pasi krijuam komitetin Ortodoks të emigrantëve shqiptarë, të vjetër e të rinj, në Kanada, ku unë u zgjodha kryetar dhe sekratar u zgjodh Fuato Cici, u vendos data e krijimit të kishës së shumëpritur e të shumëlakuar mes nesh. Me 1 shtator u themelua Kisha Ortodokse Shqiptare në Toronto. U bë një ceremoni e shkëlqyer; kishën e ngritëm në një lagje të grekëve dhe në oborr, te kangjellat e saj, vumë të valëvitej për bukuri flamurin shqiptar, atë “flamur shkabë” që pati valëvitur imzot Noli para shtatëdhjetë e ca viteve”, kujton At Nikollë Kavaja, atë ditë të paharruar të vitit 2002.
Kësaj ngjarje të madhe të komunitetit shqiptar në Kanda, i kushtuan faqe të tëra, jo vetëm mediat shqiptare në Kanada, por edhe mediat kandeze. Mbërritën telegrame nga e gjithë diaspora, nga dioqezat shqiptare, nga komunitetet e të gjitha feve, që e shikonin hapjen e kësaj kishe si një akt në rrugën e ndritur të Nolit dhe të patriotëve shqiptarë larg atdheut.


BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-12-2004 nė 19:01 Edit Post Reply With Quote
http://membres.lycos.fr/bashk/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
tani

Postuar mė 5-4-2005 nė 21:58 Edit Post Reply With Quote
Shqiptaret ne Kanada

Kanadaja, vendi ku shqiptaret kerkojne te emigrojne

Hemoragjia e intelektualeve shqiptarë duket se nuk ka të ndalur. Kanadaja përbën fushën manjetike më të fortë që drejton këtë rrjedhje. Kështu në Kanada komuniteti shqiptar, sipas statistikave, numuri i shqiptareve te emigruar eshte rritur shume vitet efundit, duke patur parasysh ketu edhe faktin se 40% e tyre janë intelektualë, madje persona që në vitet ’90 ishin drejtues të institucioneve shtetërorë në Shqipëri. Florian Dangëllia është mjeku ligjor i njohur prej shtetit Kanadez, i cili përpilon formularët mjekësorë që çdo person duhet të plotësojë përpara se atij t’i jepet green-card Kanadez. Sipas dr.Dangëllia, nga viti 1993 deri ne vitin 1999 numri i familjeve të larguara nga Shqipëria është 1836. Dangellia tha se, për vitin 2000 numri i familjeve të larguara është 550, ndërsa për periudhen janar - qershor 2001 numri i familjeve që kanë kryer këtë procedurë është 312. Shifrat e mësipërme nuk përbëjnë numrin e përgjithshëm të shqiptarëve të larguar në drejtim të Kanadasë, pasi në këto shifra nuk përfshihet numri i personave të larguar në mënyrë ilegale. Gjithashtu ne kete informacion nuk perfishihen personat që kanë kryer këtë procedurë me një mjeke tjetër e cila ka punuar për një kohë të shkurtër paralelisht me doktor Dangëllinë. "Loja" e Kanadasë i ka fillimet e veta në vitet 1991-1992. Dikur avokatët kanadezë të specializuar në emigrim kishin për qendër të tyre hotel "Dajti". Sot rreth 8 kompani kanadeze që operojnë në këtë sektor e kanë perfeksionuar punën e tyre duke shtuar zyrat, si dhe personelin e tyre me shqiptarë. Dikur shqiptarët ishin skeptikë karshi avokateve te huaj. Druheshin se mos humbisnin paratë e tyre, apo u dukej e pamundur që ata duke qenë ne Shqipëri të paiseshin me një green-card Kanadez. Në të njëjtën kohë shumat prej 1000 -2000 dollare,(kosto e veprimeve), ishin marramendëse për atë kohë. Largimi i familjeve të para në ’92-’93-in rritën besimin e popullsisë se Kanadaja nuk është një ëndërr por një realitet i kapshëm. Rritja e nivelit të jetesës dhe e të ardhurave bëri që në fund të viteve ’90 kërkesat për emigrim të shtoheshin shumë. Sipas përfaqësuesit të ESP-Alb Canada volumi i punës është ritur shumë për t ’iu pergjigjur disa limiteve kohore që kjo procedurë kërkon. Këtë fakt e provojnë edhe shifrat e të larguarve nga viti në vit. Shifrat tregojnë se për çdo vit rritja është në progresion gjeometrik. Kushtet që duhet të plotësojë një person për t’u paisur me një green-card Kanadez janë të pakta por disi të vështira për t’u realizuar prej kujtdo. Si kusht themelor është diploma e shkollës së lartë, nderkohe qe personi gjithashtu duhet të zotërojë në nivel të kënaqshëm anglishten ose frëngjishten nëse synon të instalohet në provincën frankofone të Quebec-ut. Kusht tjetër është mosha e cila duhet të jetë midis 25- 45 vjeç. Gjithashtu përpara se të paiset me vizë çdo person duhet të transferojë në një bankë Kanadeze të paktën 6000 US$. Emigrimi në drejtim të kontinentit amerikano-verior është një fenomen i vjetër të cilin e ka ndjerë çdo komb i Evropës. Eksperienca e kombeve të tjerë tregon se personat e larguar nuk janë kthyer më por se pozitive, sidomos për ballkanasit, është fakti se ky femomen në të njëtën kohë dhe në mënyrë të pavullnetshme rrit kontaktet me një botë krejt tjetër dhe shumë të civilizuar

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0816669 sekonda, 27 pyetje