Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Kleriku disident dhe intelektuali musliman
Valter bejkova

Postuar mė 12-4-2005 nė 03:49 Edit Post Reply With Quote
Kleriku disident dhe intelektuali musliman

Homazh për Sali Ferhat Hoxhën (1917-1995)

Qytetarët e Dibrës, Pogradecit, Lushnjës, Tiranës e mbarë Shqipërisë do të kujtojnë dhe do t'ua transmetojnë brezave admirimin, veneracionin e respektin për njërin nga më të shquarit e klerikëve muslimanë, për ish-kryemyftiun e parë të Shqipërisë pas viteve '90 , z.Sali Ferhat Hoxha.

I lindur në fshatin Tomin të Dibrës, në një familje me tradita intelektuale e fetare, gjenealogjia e së cilës shkon që në kohërat paraosmane, kur një misionar nga Shami i Sirisë pat qenë vendosur në Tomin, asokohe një vendbanim i krishterë, për të predikuar e përhapur Islamin.

Mësimet e para i përfundoi më 1932 në Internatin e Kastriotit, që ishte një nga shkollat më të mira të vendit për formimin fillestar dhe të përgjithshëm të nxënësve. Gjatë viteve 1932-1939, vazhdoi shkollimin profesional në Medresenë e Përgjithshme në Tiranë, e cila kishte orientim akademik evropian, ndërsa teologjia studiohej si shkencë. E përfundoi Medresenë me rezultate të shkëlqyera, ç'ka do ta dëshmonte diplomimi me gradën "Lëvdueshëm" .

Vitet 1939-1940, Sali Ferhati i kalon në Tiranë si mësues besimi dhe imam në repartet ushtarake. Më pas, regjistrohet si student pranë Universitetit të Peruxhias në Itali, studime të cilat nuk arriti t'i përfundonte për arsye familjare.

Më 1940, emërohet myfti në Pogradec, ku shërben gjer më 1946. Shpejt ai u kthye në një pikë referimi për intelektualët e Pogradecit, sepse rezatonte thelbin e kulturës Islame, vizionin për shumë sfera të zhvillimeve shoqërore e intelektuale.

Që gjatë viteve të luftës, myftiu i ri nuk mund të pajtohej me ideologjinë totalitariste. Kleriku i ri me vizion e qartësi të rallë, i adhuruar pas humanizmit të pastër të fesë islame, vendosi të mbajë një qëndrim të papajtueshëm ndaj sistemeve diktatoriale. Filozofia e fesë islame ishte e papajtueshme me përdorimin e dhunës, me shkeljen e të Drejtave të Njeriut, me krimet kundër njerëzimit, prandaj intelektuali musliman e ndjente veten keq si në vitet e pushtimit, kur internoheshin e burgoseshin djem e vajza shqiptare, ashtu edhe në vitet e komunizmit kur diktatori Enver Hoxha ngriti një sistem antinjerëzor për të zhdukur vlerat më të mira të kombit të tij, duke asgjësuar vetë inteligjencën shqiptare.

Duke qenë tepër fisnik me karakter të fortë, ai nuk mund ta fshihte pakënaqësinë për raprezaljet e terrorit të kuq, të shpërthyer sidomos në vitet 1945-1948 e më vonë gjer në 1990.

Por edhe komunistët shqiptarë e kishin nuhatur karakterin e paepur të klerikut të ri, prandaj e urdhëruan që të largohej nga Peshkopia, ku ai kishte ardhur në vitet e para të pasluftës.

Më 1947 familja shpërngulet në Lushnje, ku i ndjeri Sali Ferhati do të punonte për rreth

7-8 vjet. Myftiu do të gjente atje një mjedis të afrueshëm, duke krijuar në popull përshtypje të mrekullueshme. Shumë shpejt myftiu do të kthehej në një mit për lushnjarët, saqë edhe ortodoksët e thërrisnin "myftiu ynë", gjë që nuk shihej mirë nga pushtetarët komunistë të Lushnjës. Për më tepër, ai në kundërshtim me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të Lushnjës, mbrojti të drejtën e popullsisë muslimane të Karbunarës mbi një truall vakëf. Kjo do të bëhej shkak dhe pretekst që Zyra Klerikale pranë Kryeministrisë t'i kërkonte Kryesisë së Komunitetit Musliman, transferimin e myftiut.

Pas Lushnjës, pas shumë peripecish, emërohet Myfti i Dibrës. Ardhja e z.Sali Ferhati në Peshkopi ishte një ngjarje e shënuar. Intelektualët e paktë të Peshkopisë së asaj kohe u befasuan nga gjerësia dhe thellësia e kulturës që zotëronte myftiu i porsaardhur. Por edhe pushtetarët e kohës u imponuan nga kultura e myftiut dhe ishin të kujdesshëm me të. Jeta fetare u pasurua me interpretime shkencore të fesë islame dhe fama e tij përhapej me shpejtësi dita-ditës. Një histeri e shfrenuar injorantësh, servilësh e të indoktrinuarish u përplas me egërsi mbi kultet e fesë, mbi veprat më të mira të letërsisë e artit botëror dhe atij kombëtar.

Ishin ditë të tmerrshme kur e bukura, përparimtarja, e reja dhe modernia u goditën e u fyen dhe duhej t'i hapnin rrugë të shëmtuarës, regresives, vulgares e banales. Ishin ditët kur vlerat më të arrira të njerëzimit do të dënoheshin me syrgjyn, me harresë e me zhdukje nga zyrat e fshehta të Komitetit Qendror dhe të aparateve famëkeqe të partisë nëpër rrethe. E pikërisht në këto ditë myftiu vendosi të rezistonte, të mos u jepej përbindëshave të kuq që ndjenin kënaqësi të ligë kur u shkaktonin vuajtje të tjerëve myftiu desident kërkoi dorëheqjen.

Organet e partisë e të pushtetit të asaj kohe, ishin të vendosura që ta thyenin myftiun. Ai thirret me detyrim nga kryetari i asaj kohe i Komitetit Ekzekutiv që të nënshkruante një të ashtuquajtur Deklaratë të Klerikëve të Dibrës, me qëllim që t'i bënin qejfin tiranit të kuq të Tiranës. Por përsëri nuk pranoi.

Ai u kthye në një mit, në një legjendë dhe në sajë të intelektit, të guximit e burrërisë së tij, u bë dhe gati i paprekshëm.

Më 1991, kur ardhja e demokracisë e lejoi lirinë e ushtrimit të fesë, ai do të deklaronte:

"Më afër Zotit është ai që e do njeriun".

Po atë vit, zgjidhet nënkryetar i Komunitetit Musliman, njëkohësisht dhe Kryemyftiu i Shqipërisë.

Me ftesë të Mbretit të Arabisë Saudite merr pjesë në delegacionin e parë të haxhinjve që u nis të vizitojë vendet e shenjta islame të Mekës e të Medinës.

Monumentale, do të thoja, ishte gatishmëria dhe sakrifica që bëri, duke marrë pjesë aktive në përmbysjen e sistemit diktatorial. Ai pranoi të kandidonte për opozitën e parë shqiptare vetëm për të përcjellë mesazhin se të gjithë duhej të angazhoheshin, të jepnin ndihmesën e tyre për ndryshimet paqësore të sistemeve të ndryshme totalitare që s'kishin prodhuar gjë tjetër veçse terror, dhunë, mjerim e degradim shoqëror si dhe për të mbrojtur tezën se islami nuk ka kontradiktë me sistemet demokratike, përkundrazi, harmonizohen kur ekziston vullneti i mirë dhe formimi i duhur.

Me cilësitë e nënkryetarit të Komunitetit Musliman dhe të Kryemyftiut të Shqipërisë, z.Sali Ferhati do të merrte pjesë në shumë veprimtari jashtë shtetit si në Egjipt, Arabi Saudite, Austri e Vatikan, ku u prit edhe nga Papa i Romës.

Myftiu punoi gjatë për përshtatjen e Kur'anit në shqip, duke u konsultuar me teologë e gjuhëtarë të kohës.

Ai kishte ëndërr të veçantë që t'u jepte besimtarëve dhe lexuesve të tjerë një vepër, që do të mund të kuptohej lehtë dhe njëkohësisht të ruante vlerat e pakrahasueshme të saj.

Duke qenë shembull i përkryerjes njerëzore, myftiu ishte edhe një analist e vizionar i shquar. Ai ishte në mbrojtje të thelbit të fesë islame, duke mos u pajtuar me deformimet e

shfaqura vitet e fundit, duke i qëndruar besnik deri në fund tezës se, islami është fe e diturisë, fe e paqes dhe e dashurisë për njeriun, se islami është një nga fetë më të përsosura që harmonizohet më së miri me të drejtat universale të njeriut, me parimet demokratike të vetëqeverisjes, me dëshirat dhe aspiratat e popullit, me realizimin e vullnetit të tij.

RD

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
florian

Postuar mė 9-2-2007 nė 19:36 Edit Post Reply With Quote
s.ferhati

kam patur rastin kur me nje grup studentesh ndoqem nje seminar te drejtuar nga zoteri Ferhati.
Me beri pershtypje njohuria e thelle qe zoteronte, dhe menyra shume bindese sesi ai i shprehte keto njohuri.
Kuptohet se me nje grup te perzier studentesh ai nuk do te hynte ne thellesi te doktrines fetare, dhe me shume se te perdorte fjalen arabe, perdori pothuaj vazhdimisht fjalen Zot.
Me beri pershtypje shpjegimi per masen e pafe te 1990, kur iu drejtua njerit student qe nuk pranonte ekzistencen e zotit.
Z. Ferhati i tha ; femija ne barkun e nenes nuk e di qe ka nene, por ajo gjithsesi kujdeset per te.
Ndersa per nje pyetje tjeter, ku eshte dallimi i fese me materializmin (komunist) si doktrine, ai u pergjigj, qe materializmi njeh mire dhe e di shkencerisht cdo gje qe duket, por nuk di shume pertej asaj qe duket, fjala eshte per ekzistencen dhe jeten ne pergjithesi, kosmosin etj., dmth tha ai, per materializmin, ndersa besimi ne zot te jep mundesine te shikosh pertej asaj qe duket dhe preket.
Ne lidhje me pyetjen ndergjegja apo materia, ai u pergjigj : ndergjegja udheheq, dhe jo vetem kaq tha ai, por materializmi komunist e perdor ndergjegjen (mendimin) per te arritur ne nje kokluzion, por thjesht e mohon rolin e saj per arsye doktrine, dhe ketu eshte kontradikta e teorise marksiste.
Fusha a ndergjegjes eshte fusha e besimit tha ai.
etj

Kam respekt per kujtimin e tij.
Kjo nuk do te thote se jam dakort me gjithe ato qe shkruani ju.
Per mua myslimanizimi e trojeve shqiptare
aq sa ndihmoi ne vecimin e identitetit shqiptar nga ai i fqinjeve grek dhe serb,
po aq e la ne prapambetje historike Shqiperine dhe shqiptaret, dhe sot behet
objekt pengese kryesore (pavaresisht sesa pranohet publikisht nga ne dhe nga qeverite europiane) per anetaresimin e Republikes se Shqiperise ne BE.

Me shpate apo me bindje shqiptaret ne harkun e pese shekujve ne shumice u myslimanizuan, po ku na coi ne kjo gje ?
Na armiqesoi me shume me fqinjet dhe Europen me gjere. Na rrenjosi (implantoi)
nje kulture tjeter (aziatike) ne sjellje e bisedim, ne veshje (callma e ferexhe),
ne zakone (pershendetje ne arabisht)
ngrenie ne nje ene te perbashket, (nje miku im mysliman thote; edhe Zhaku - nga ai filmi i vjeter me nje njeri qe humbet e jeton ne xhungel me majmunet, - kishte pjaten e tij te drunjte, po "ne" myslimanet kemi nje corbe te perbashket.
Nje njeri i njohur thote qe FEte jane si partite politike - shume.
Dhe duke filluar me hebrenjte (cifutet), ortodokset, katoliket, protestantet, myslimanet (suni e shiite), te gjithe predikojne nje zot, vecse i vene emra secili sipas ndarjes se vet.
Une paraprakisht e di pergjigjen tuaj, por aq nuk mjafton.
Sepse edhe partite ne pluralizem deklarojne se i permbahen demokracise, dhe shpallin se secila nga ato ka nje menyre qeverisje me te mire e me demokratike se tjetra.
Shume te ngjashme , apo jo ?

Jam i hapur pe debat.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0767610 sekonda, 25 pyetje