Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Gjon Pali i Dyte
burimuji

Postuar mė 14-4-2005 nė 23:01 Edit Post Reply With Quote
Gjon Pali i Dyte

THE WASHINGTON TIMES, 11 PRILL 2005

Elegji, prej Oliver North, gazetar.

"Mos u friksoni". Nuk mund te shkruhet elegji me e mire per Papa Gjon Palin e Dyte
se sa kjo porosi prej meshes se tij inauguruese me 22 Tetor 1978. Deklamimi i
thjeshte i tij jehoi prej sallave te Kremlinit ne rruget e Europes Lindore, prej
xhunglave te Amerikes Qendrore ne orizoret e shtypura te Kines Komuniste.
Keto fjale preken deri edhe zemrat e Amerikes jo fetare.

Keto fjale, "Mos u frikesoni" - prej librit te Mateut, qe citon urdherimin e Krishtit
drejtuar njerezve te friguar ne nje det te stisur e me rrezik - perkufizonin se cili
ishte ai e cfare ai beri. Ne cdo rast, ky njeri do te behej me i dashuri, me i
veshtruari e mbase edhe me i frikshmi ne Toke, kerkonte pa frike perballe asaj
qe e gjithe jeta i jepte, deri edhe ne vete vdekjen.

I dashur? Sigurisht. I veshtruar? Pa dyshim. Me shume se 100 milion njerez ne
129 vende mund te thone se e kane pare - jo ne ekran, por ate vete. E kishin
frike? Po, Gjon Palin e kishin frike despotet e diktatoret, mizoret dhe ata qe
do to mohonin shenjterine jetes njerezore te cilen ai e mbronte ne cdo predikim
e ne te gjitha shkrimet e tij. Besimi i tij, forca e karakterit e devocioni ndaj
dinjitetit te cdo personi te njohin me gjithshka qe ai beri. Ato virtyte jane
tmerruese per tiranet e mund te ndryshojne zemra ne ate menyre sa forca
ushtarake e fuqia ekonomike kurre nuk mund ta bejne.

Cfare eshte me e mira, jeta e tij do te vijoje te frymezoje. Pak e dine emrin e
vene te ndonje pape paraardhes. Por thuajse cdonjeri qe ka degjuar per
Gjon Palin e Dyte, e din se ai ishte nje prift famullie, Karol Vojtila. E per
shkak te gjithe atyre c'jane thene e shkruar per te, qindra milione njerez e
dijne se kurajo e qendrueshmeria e tij jane gatitur ne provat e renda te
fatkeqesise - ne fillim nen cizmen e shtypjes naziste, e ne fund nen
marionetat sovietike qe sunduan Polonine pas Luftes se Dyte Boterore.

Ne fillim te viteve 1950, regjimi komunist ngriti Nova Huta-n, nje "qytet
model" ne periferi te Krakow. Kur arkipeshkvi Karol Vojtila mor vesh se
kjo "parajse punetore" nuk do te kishte kishe, ai iu vu punes per te
ndryshuar mendjen. Ai nderhyri tek aparatciket. Ata nuk ia vune veshin.
Ai shkoi te zyrtaret e Partise Komuniste. Ata e kercenuan. Keshtu, ai
shkoi te populli - e filloi te ushtronte trysni ndaj burokracise per nje leje
qe te ndertohej nje faltore.

Te bezdisur jashtezakonisht, zyrtaret u betuan se do te kufizonin procesionin
e Corpus Christi neper Krakow vetem ne nje ecje perqark katedrales.
Kercenimi solli si rezultat nje shembull te shkelqyer te kurajos e zgjuarsise
se papes se ardhshem: " Me duhet te mendoj se veprime te ketilla nuk
shkojne ne dobi te procesit te normalizimit midis kishes e shtetit".

Kur me ne fund, leja per te ndertuar kishen u dha me 1967, arkipeshkvi
Vojtila e inauguroi ate me nje vertik kazme.

Megjithese mesazhi i tij ishte spiritual e jo politik, shembja e Perandorise
te se Keqes mund te ndiqet qe nga pozita e tij sei arkipeshkv i Krakow.
Karol Vojtila i eshte kundervene kercenimeve per arrestim me predikimin:
"Ne jemi qytetare te vendit tone, qytetare te qytetit tone, por gjithashtu
ne jemi njerez te Perendise, te cilet kane ndjeshmerine e tyre kristiane ...
Ne do te vijojme te bejme kerkesa per te drejtat tona. Ato jane aq te
qarta sa edhe prania jone ketu. Ne do te bejme kerkesa!"

Me 1979, tashme si Papa Gjon Pali I Dyte, ai percolli ate mesazh ne
Polonine e vendlindjes sse tij, dhe frymezoi miliona polake, te cilet nuk
i vune veshin frikesimit te qeverise.

Mesazhi tij, "Mos u frikesoni", jehoi ne Gdansk ne ngritjen e Solidarnost
- sindikata e famshme e Les Valeses. Ne Diten e Vitit te Ri, 1982, me pak
se dy muaj qe komunistet ne Poloni kishin vene shtetrrethimin dhe arrestuar
mijra aktiviste te Solidarnost, Gjon Pali denoncoi "paqen falco" te regjimeve
totalitare.

Nuk kishte medyshme morale. Mesazhi ishte i qarte, e rezultati i sigurte:
E verteta ishte mbi falsitetin; ndricimi i shpreses do te shperndante erresiren
e deshperimit; e liria e lindur ne cdo qenie njerezore nuk do te shtypej nga
cfardo teorie, ligji apo vargoi te pergatitur prej njeriut.

Gjon Pali i Dyte nuk u thoshte vetem te tjereve qe te "mos kini frike"; ai e
perjetonte ste vete. Megjithese sa nuk u vra prej plumbit te vrastarit me
1981, ai nguli kembe te udhetonte perseri sapo t'i behej e mundur. Disa e
kane kritikuar ate vendim, por ai asnjehere nuk nxehej apo nuk merrte
parasysh nje keshille te mire.

Me 1983, nderkohe qe papa ishte ne udhe per te vizituar El Salvadorin,
qeveria jone kapi nje komunikim midis dy qelizave terroriste te Frontit te
Clirimit, qe diskutonin per guerrilasit marksiste ku ti zinin prite kolones
me makina. Mua me derguan qe ti thuhej papes te perdorte nje itenerar
tjeter. Ai ashtu beri, e prita u shmang.

Deri ne kohen qe ai na la, Papa Gjon Pali i Dyte kishte perjetuar mposhtjen
e turmave sandiniste ne Managua, kerkesen Fidel Kastros per te lene te
lire popullin e tin, dhe i dha te njejtin mesazh Mikhail Gorbacevit. Neper te
gjithe ate, jeta e tij ishte deshmi per besimin e tij. Ne jemi me te varfer me
ikjen e tij, por dukshem me mire per jeten qe ai beri.

Ne nje bote gjithnje e ne shtim te zhvleresimit te jetes njerezore dhe te
ngritjes ne piedestal se "drejtes per te zgjedhur" ne altarin e vetes,
sherbimi i vetmohueshem i Karol Vojtiles, Papa Gjon Pali i Dyte,
frymezoi miliarda e shkundi themelet e botes. Ne fakt ashtu eshte,
"mos u frikesoni!"

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0623059 sekonda, 24 pyetje