Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Papa i Ri quhet Benedikt i XVI
Olsi Baze

Postuar mė 19-4-2005 nė 16:44 Edit Post Reply With Quote
Papa i Ri quhet Benedikt i XVI

Papa i ri eshte kardinali gjerman Joseph Ratzinger me emrin

Benedikt i XVI






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 20-4-2005 nė 02:19 Edit Post Reply With Quote
Joseph Ratzinger - "Gardiani" i palekundur i dogmes

- Nga Christian Spillmann -

Kardinali gjerman, Joseph Ratzinger, 78 vjec, i zgjedhur Papa i 265-te i Kishes Katolike dhe ipeshkev i Romes, eshte "gardiani" i palekundur i dogmes kunder rreziqeve te nje Kishe, qe sipas tij, eshte shnderruar ne nje "barke qe fut uje".

Ndersa konsiderohej si kandidati favorit, ai u zgjodh ne raundin e katert te votimit nga 115 kardinalet zgjedhes nen moshen 80-vjec, te cilet hyne ne konklave dje pasdite.

Ai vendosi te mbaje emrin e Benediktit XVI dhe shfaqja e tij u pershendet me entuziazem.I prekur, ai e quajti veten si "nje punetor te thjeshte dhe te perulur ne vreshtat e Zotit" ne shfaqjen e tij te pare para se te jepte bekimin "Urbi e Orbi".

Teolog i holle dhe brilant, ai drejtonte para vdekjes se Gjon Palit II kongregacionin e fuqishem per doktrinen e besimit, trashegimtare e inkuizicionit te shenjte, qe per fat te keq kujtohet per turrat e druve dhe ekzekutimet ne fund te periudhes se Mesjetes.

Perkrahesit e tij, me krenari, e kane quajtur "inkuizitori i madh" dhe pershendesin veprimin e tij per t'i bere te heshtin teologet disidente dhe per te shtypur herezite.

Dekan i kolegjit te kardinaleve, ai kritikoi dje ashper "diktaturen e relativizmit", ne nje lloj procesi ndaj atyre qe brenda Kishes, jane joshur nga "rrymat ne mode" dhe mbrojti dogmen, edhe pse "te kesh nje besim te qarte shpeshhere etiketohet si fondametalizem" ne predikimin e tij gjate meshes se mbajtur para hyrjes ne konklave.

I ngarkuar kete vit nga Gjon Pali II per te perpiluar tekstet e meditimit te rruges se kryqit per javen e shenjte, ai hartoi nje permbledhje te vertete akuzash, ku kritikonte ashper "njollosjen", "mendjemadhesine" dhe autosuficencen" ne gjirin e Kishes.

"Shpeshhere, Zot, Kisha jote na duket si nje barke gati per t'u mbytur, nje barke qe fut uje nga te gjitha anet", u shpreh ai.

Askush nuk u befasua nga toni i ketij princi te patundur te Kishes edhe pse shendetlig. Ai ka kaluar nje hemorragji cerebrale dhe eshte rrezuar nje here ne vitet '80- gjate nje vizite ne Pordenone, ne veri te Italise.

I lindur me 16 prill 1927 ne Marktl-am-Inn, ne dioqezen e Passaut, ne Bavari, Joseph Ratzinger u be prift me 29 qershor 1951, arkipeshkev i Mynihut ne mars 1977 dhe kardinal kater muaj me vone, me 27 qershor 1977, nga Papa Pali VI. Ai ka qene nje prej tre kardinaleve zgjedhes, qe nuk i detyrohej Gjon Palit II per kete titull.

Kardinalin Ratzinger nuk e duan shume katolike progresiste. Nga 1981 deri me sot, nuk numerohen me "jo"te e tij: Jo! Shugurimit te grave. Jo! Marteses se prifterinjve. Jo! Homoseksualitetit. Jo! Komunizmit. Jo! Turqise ne Evrope.

Qendrimet e tij jane te prera, si shikimi i tij blu metalik dhe buzeqeshja e tij ngrire. Shpeshhere ato kane kercenuar te shkaktonin kriza politike. Ne 2004, ai u shpreh kunder anetaresimit te Turqise myslimane ne Bashkimin Evropian, duke e cilesuar si nje "gabim shume te madh" dhe si "vendim kunder historise".

Perballe nje Kishe ne krize, ai shprehet per nje terheqje dhe per afrimin me levizjet me radikale katolike, ose "fondamentaliste".

"Levizjet e reja te krishtera, si evangjelistet, karizmatiket apo kishat e lira ne Gjermani jane ne zhvillim te plote pasi ato mbrojne me thonj e me dhembe vlerat e medha morale kunder evolucionit te mentaliteteve", theksoi ai ne 2004 per revistet italiane "Panorama".

"Keto grupe konsideroheshin para pak kohesh nga Kisha si fondamentaliste dhe ishin kundershtare te ashper te Kishes Katolike, por ata filluan te afrohen, pasi kuptuan se vetem Kisha mbron vlerat morale dhe ne e pranojme me gezim kete afrim", perfundoi ai.

KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-4-2005 nė 20:04 Edit Post Reply With Quote
PAPA PRAPA


Edison Ypi
Ngrihesh nga shtrati i gjumit të natës, hap dritaren, thua me vete; “Ç’Diell, ç’fresk, dita e bukur duket që në mëngjez” dhe mbarë do vejë. Mirpo shqiptarët ditën e bukur që duket që në mëngjez, që në mëngjez ta shkalafisin serbes ...Pa u menduar, pa iu dridhur qerpiku, pa krisma, pa thika, pa lojtur vendit fare, thjesht duke i telefonuar një radioje. Ou ?! Po-po ! Po llafoseshin për zgjedhjen e Papës së ri. Jo në kuptimin e moshës, në kuptimin e pasardhësit të Atij që vdiq. Të gjithë me rradhë, grusht bashkuar rreth radios, së pari shprehën keqardhjen e pakufishme për paraardhësin. E shprehën këtë keqardhje në mënyrë fort të çuditëshme. Po me ato fjalë, po me ato struktura, po me ato përgjërime, si Zot na ruaj, nja njëzet vite më parë kur na ngordhi largqofti. Aq e çuditëshme ishte keqardhja e tyre e pakufishme sa me t’shti me menu se kishin shpresu se Papa i famshëm, jashtë çdo dyshimi e diskutimi i nderuar dhe i respektuar në të gjithë botën kristiane, nuk do të vdiste kurrë. Sikur nuk ishte njeri’ Papa. Sikur nuk ishte prej mishi por prej Heliumi. Sikur nuk kishte dyqind e pesë kocka si gjithë njerëzia por nja dy mijë. Sikur s’kishte pasur një kokë, por nja tre a katër koka, nja dhjetë a pesëmbëdhjetë zemra, veshka, shpretkra, mushkërira e mëlçira pafund.
O tutkunër ! Papa, një ditë do vdiste. Ishte i jashtëzakonshëm sigurisht, por jo aq sa të mos vdiste, sa të mos kishte datë vdekjeje. Apo jo, ë ?!
Pastaj, të gjithë telefonuesit me rradhë iu lutën Zotit që zgjedhjet për Papën e ri të shkonin sa më mirë, në mënyrë që të zgjidhej një Papë sa më i mirë, që ta donin e t’i donte sa më shumë. Mirpo, këto lutje, këtë merak, e shprehën në mënyrë aq të çuditëshme, aq absurde, aq katastrofike, aq të vjetër, sa, jo të mos u besoje veshëve, por të shkulje lesht e kokës e të çirrje fytyrën me thonjtë e tu, pak ishte. Jo sikur Papën do ta zgjidhnin në paqe një numër kardinalësh të izoluar në qetësinë e tyre apostolike në një vend të mbyllur pa kamera, pa celulara, pa asnjë komunikim. Jo sikur në fund, pasi ta kishin rrahur e peshuar mirë e mirë punën e ta kishin zgjedhur njërin prej tyre, siç është kanuni i Kishës, duke ndezur një zjarr në një oxhak nga i cili do të dilnin tymra me ngjyra derisa zgjedhja e Papës së ri të njoftohej përmes daljes së tymit me ngjyrën përkatëse. Jo - jo, asnjë nga këto. Shqiptarët e devotshëm, u lutën në mënyrën e tyre të pa ngjajshme me asnjë mënyrë në Botë. Iu lutën Zotit me aq dedikim, dëshirë, merak e frikë e afsh, sikur nuk po bëhen zgjedhje për të zgjedhur një Papë, por zgjedhje parlamentare në Shqipëri. Jo sikur Papën do ta zgjidhnin kardinalët e nderuar me veladonë të kuq mbi trup e tym të bardhë në oxhak, por banditët kokpalarë të katundeve me tym të zi tritoli mbi fytyrë e trup, të fortët lokalë, besnikët e partive, atyre që bëjnë zap katundarët tanë sepse partia përkatëse u ka mundësuar privilegje, privatizime, hapësira, mundësira, për t’i pasur rezervë për ditë të zezë, për ditën e zgjedhjeve pra, ditë kur e dinë vetë ata si e çfarë bëjnë për t’ia bërë sa më tepër qefin partisë së zemrës së privilegjeve. E jo vetëm kaq. Nën lëkurën e lutjeve të telefonuesve dukej qartësisht meraku i njohur shqiptaresk sipas skemës kaçurrele të stërnjohur shqiptaro-ballkaniko-konspirative; Këndvështrimi i ndërkombëtarëve ! Qëndrimi i OSBE-së ! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ! Kryetari i Komisionit ! Kutitë e votimit, masat e sigurimit, mënyra e numurimit ! Masat e Rendit ditën e zgjedhjes ! A do ta pranojë humbësi humbjen ! Çfarë do të ndodhë nëse kështu e ashtu etj. etj.
Mund të ishte deridiku e kuptueshme kjo mënyrë të shprehuri po të ishte fjala për shembull për zgjedhjet parlamentare në ndonjë nga republikat ish sovjetike, por jo për zgjedhjen e një Pape.
Pse gjith’ kjo mbapshtësi ?!
Rrënjët e përgjigjes, si rrënjët e çdo mbrapshtësie, nuk mund të jenë veçse të thella.
Dhe thonë se e kaluara duhet harruar !
Nuk duhet harruar e kaluara !
Mund të harrohen moralistët hileqarë të Harresës dhe primitivët e gjoja Kujtesës. Mund të harrohen shumë gjëra, por ka disa gjëra që shqiptarët edhe po të duan nuk i harrojnë dot. Aq thellë ja kanë ngulur vetvetes.
Për shqiptarët në përgjithësi, s’ka mes, s’ka masë, s’ka terezi, s’ka hollësira, s’ka sfumatura. Ka vetëm skaje; O bardh’ o zi, o unë o ti, o me mua o kundër meje, o gjallë o i vdekur, o skllav o i lirë pa kufi, o i dashur o i urryer, o me këtë o me atë parti...që kurrë s’bëhen tri.
Kështu ndodh, që, pa e kuptuar as vetë, duke qënë të bindur se ndodhen brënda një nderimi shenjtëror, në të vërtetë ndodhen brënda një mëkati djallëzor.
Dhe nuk ishin vetëm të rinj ata telefonuesit, që të ngushëllohesh, ta zemë duke thënë me vete; “E mo, vetëm Biblën kanë lexuar, aq dinë”. Jo - jo, kishte edhe të vjetër, apo të moçëm si i thonë.
O shqiptarë të bardhë që e keni kokën plot me pocaqira moralistike të së kaluarës së zezë ! Urrejtja e skajshme dhe nderimi i pakufi, janë e njëjta gjë. Papa ishte Njeri ! Zgjedhja e Tij s’ngjan kurrkund me zgjedhjet në Shqipëri. Papa që vdiq ishte i Madh, i famshëm, i dashur, i nderuar në krejt Botën, pikërisht sepse ishte i butë, i mënçur, i matur, tolerant, diplomatik, elokuent, komunikativ. Prandaj ishte edhe me rendiment të madh, me efekte të mbara në mbarë njerëzimin.
E beson Zotin ? Të dhimset Papa që vdiq ? Do’ me gjith’ shpirt që edhe i riu të jetë si Ay ?! Po !
Epo meqënëse Po, ather bëj disa gjëra të thjeshta fare;
Shko në Kishë e Xhami e lutu me gjith’ shpirt ! Lutu për veten e gjithë njerëzinë pa përjashtim, të gjallë e të vdekur, të bardhë të zinj të verdhë, të mirë e të liq, miq e armiq, kristianë e musulmanë !
Ndriçoi ditët e tua me Dritë Dashurie për tjetrin ! Duaje tjetrin, shihe drejt në sy, mos i bëj hile !
Mos ik nga Shqipëria, dhe bëj çmos që edhe miqtë e mikeshat të mos ikin !
Lutu që ndërtimi i rrugëve dhe rregullimi i qytetit të mos marrin fund kurrë !
Paguaj taksat dhe të gjitha detyrimet shtetërore deri në një, pa pyetur për asgjë ! Po t’u dukën shumë a të mëdha, prit e voto ! Rrugë tjetër s’ka, as këtu as atje, as në Qiell as në Dhe’ !
Mos bëj dërr - dërr nëpër kafenera për hajdutër të parë nëpër ëndërra ! Prit vendime gjykate. Besoji Drejtësisë, sado e shtrembër të jetë ! Lutu dhe ndihmo të drejtohet pak nga pak.
Respekto institucionet ! Respektoji, ruaji dhe duaji se të duhen ! Para se të jenë të partive që venë e vinë janë të tuat që as vjen as shkon, por punon !
Lëri të lehin lehëtarët hileqarët, ata që u vunë kazmën Kishave e Xhamiave e që tani po shiten për besimtarë të devotshëm, por veshin mos u a vër.
Varu teneqen atyre që të dhanë a të thanë për një libër e për një pirat që u bë Papë.
Se tani është lehtë të thuash, e besoj Zotin, i lutem Zotit, e dua Papën, e dua Kishën, e dua Xhaminë. Por athere, athere pra, në të kaluarën për të cilën rrugaçët na thonë se duhet harruar, athere rrugaçët flisnin ndryshe. Spiunonin shokun që zjente vezë të kuqe për Pashkë dhe mbante Bibël në shtëpi fshehur kyçur me pesqind dryna. Denonconin komshiun se mbante Ramazan e lexonte Kuran. Të shpallnin Armik po të mos haje mish derri etj. etj.
Gjuha e tyre është ajo që padashur të bën të llafosesh për Papën sot si për Neverin dikur.
Mos i mbaj sytë gjithmonë ulur mbi pjatën e supës, mishit a pilafit, se aty s’ke për të parë kushedi çë, veç barkun ke për të mbushur. Si tha Murgu; “Veç mbi supë nuk pasqyrohen Yjet”. Ngriji pra ndonjëherë edhe nga Qielli dhe mbushe gjoksin me Dritë !
Kujto se edhe Ne kemi Shënjtorët tanë ! Nënë Terezën po se po. Se Ajo, sa herë e shikoj, nënën time të urtë që vente e vinte në Spaç e Bulqizë kujtoj. Po kemi edhe të tjerë që nuk u dorëzuan kurrë. Plot Priftërinj e Hoxhë, torturuar, burgosur, vrarë, pushkatuar, varur në litar. I kemi dhe krenarë jemi ! Pse jo, më Shenjtorë se krejt Shenjtorët e shpallur e të pa shpallur. Hiç mos u çudit ! Ka plot Shenjtorë të pa njohur, të pa shpallur.
Gjakatari i stepave pyeti një herë; “Ky Papa, sa divizione ka ? “
Papa që vdiq, s’pati asnjë divizion. Pati mënçuri dhe trimëri. Sidomos trimëri. Dhe Shenjtor do shpallet sigurisht, ndoshta shumë shpejt. E di pse ?! Për kurgjë tjetër veçse për tre fjalë ! Për tre fjalë të urta të buta gjëmimtare kur më 1981 u tha polakëve;
“MOS KINI FRIKË !!!
Edhe diçka; Ajme ! Tmerret e kësaj Bote nuk do të marrin fund as pas zgjedhjes së Papës së ri, as pas zgjedhjes së asnjë Pape, askurrë.


shkruaji edison ypit
edisonypi@yahoo.co





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0833881 sekonda, 27 pyetje