Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Neuropsikiatri i pare shqiptar Dr.Mit VOKOPOLA
Petro

Postuar mė 8-5-2005 nė 22:41 Edit Post Reply With Quote
Neuropsikiatri i pare shqiptar Dr.Mit VOKOPOLA

Dhimiter Stefan Vokopola ka lindur ne Durres me 19 korrik 1897. Rrjedh nga nje familje e mesme qytetare. I ati ka qene i merguar ne Stamboll qysh ne moshe te re. Femijerine e pare e kaloi ne Durres. Merr nje edukate patriotike nen ndikimin e te atit, i cili krahas aktivitetit te tij tregtare, duke qene mik i ngusht i disa rilindasve tane, merr pjese ne aktivitetet e tyre. Me nje ndjenje shqiptarizmi te larte pa perfillur rrezikun e diktimit nga xhonturqit, fuste ne Durres ndermjet mallrave te ndryshme per tregti edhe librat shqipe te rilindesve te shtypura jashte per tu shperndare me vone ne te gjitha trojet shqiptare.

Mesimet e para i mori ne “Mejtep” ne Durres. I ati duke verejtur nivelin mesimor qe perftohej, vendosi per te terhequr familjen ne Stamboll. Ne vitin 1919 perfundon shkollen e mesme “Zografion” me vleresimin “shkkelqyeshem”. Nderkohe vdekja e te jatit, veshtireson gjendien ekonomike te familjes, keshtu se bashku me nenen dhe nje moter kthehen ne Durres.

Ne vitin 1920 regjistrohet ne fakultetin e mjekesise te Athines. Gjate dy viteve te para te fakultetit, per te perballuar shpenzimet e tija, detyrohet te jape mesim te gjuhes greke disa femijeve grek. Gjate vitit te trete te fakultetit, punesohet si laborant ne katedren e Fiziologjise. Ne vitin 1925 mbaron fakultetin me vleresimin “i shkelqyeshem” dhe qendron si asistent ne kliniken e neurologjise. Nderkohe ne bashkepunimin me drejtorin e Institutit te Fiziologjise Prof. R. Nikollaidhis, mbron temen fiziologjike “Ndikimi i Ganglionit Solar ne frymemarjen e shpendeve”. Per kete punim ju dha unanimisht , nga antaret e Keshillit te Larte te Universitetit te Athines, titilli “Doktor ne Mjekesi” dhe ju akorduan te gjithe privilegjet qe rridhnin prej ketij titilli te larte mjekesor.

Gjate kesaj periudhe vazhdon specializimin ne neuropsikiatri nen drejtimin e Prof. M. Katzaras. Vazhdimisht gjate jetes, e kujton me rrespekt dhe nderim te veçante profesorin e tij, i cili u be per te si nje pishtar drejtues ne ekzaminimet klinike, laboratorike si dhe ne vleresimet diagnostike te semureve qe ka trajtuar. Ne muajin prill 1928 perfundon specializimin ne neuropsikiatri dhe caktohet si asistent i pare i Prof. M. Katzaras Ne vitin 1929 pranohet antar i “Shoqates te mjekeve te Athines”. Me gjith kembenguljen e profesorit te tij per te qendruar te qendruar si asistent ne katedren e neurologjise, ai vendosi perfundimisht te kthehej ne Atdhe. Ne referencat e Klinikes Neurologjike dhe Psikiatrike te Universitetit te Athines, ndermjet te tjerave shenohet: “ gjate viteve te specializimit te tij (qershor 1925 deri ne prill 1928) duke punuar si mjek, ka treguar nje disipline dhe zell jo te zakonshem ne pervetesimin e te rejave shkencore ne fushen e neuropsikiatrise, duke perfituar edhe aftesi te spikatura administrative, te cilat do ta lejojne ne te ardhmen drejtimin e institucioneve shendetesore qe trajtojne semundjet mentore dhe nervore”.

Ishte i pari mjek neuropsikiater qe vinte ne Shqiperi. Caktohet si drejtor i spitalit te neuropsikiatrise te Vlores (ish çmendina e shtetit), ku sherbeu gjate viteve 1929 deri 1931. Me nismen e tij hapet nje pavion i veçante per femrat. Fillon mjekimin medikamentoz te semureve. Trajtohen te semuret me P.G.P me “Malarioterapi”, metode qe sapo kishte filluar te perdorej edhe ne klinikat jashte Shqiperise. Pamja e ketij sitali filloj gradualisht te ndryshoje nga nje “Azil mesjetar” ne nje spital bashkekohor. Per trajtimin humanitar te semureve ju desh te beje nje pune te madhe per edukimin e personelit te sherbimit, duke hequr nga perdorimi zinxhiret me te cilet lidheshin te semuret dhe “kemishen e forces”.

Nderkohe boton ne shtypin periodik artikuj per semundjet mentore, gjendjen e te semureve mentore ne Shqiperi, te dhena statistikore per to, ngulmon ne rolin e shoqerise dhe rruget e parandalimit te tyre. Per here te pare ngrene me te madhe problemin e trajtimit te femijeve te semure nga ana mendore si dhe organizimin e nje sherbimi te tille. Kesaj periudhe i takojne edhe punimet shkencore ne fushen e neuropsikiatrise ne literaturen e huaj, kesisoj mund te permendim punimin “Ndikimi i ngjyrosesve azotike nder psikozat puerperale” qe ishte rezultat i nje mjekimi bashkekohor me sukses, ne spitalin e Vlores.

Ne vitin 1932 transferohet ne Durres ku punon deri ne vitin 1935 si instuktor i higjenes dhe mjek ne shkollen e Gjendarmarise. Ne kete periudhe boton nje broshure mbi higjenen ne sherbimin ushtarak. Ne vitin 1935 pranohet “Antar korespodent i Klinikes Mjekesore Internazionale te Londres”

Gjate viteve 1935 deri me 1937, ka qene ne France prane Prof. Sharko dhe ne Vjene prane Prof. Von Jaureg, per azhurnimin bashkekohor ne neuropsikiatri.

Gjate viteve 1937 deri me 1940 ka punuar si “Mjek Zyrtar i Shendetesise Detare” ne Durres. Ne kete periudhe perpilon per here te pare ne vendin tone “Rregulloren e karantines shendetesore ne pikat kufitare”.

Gjate viteve 1940 – 1944 punon si “Mjek i psatshem i Spitalit Civil” ne Durres. Ne kete kohe ka punuar si mjek i pergjithshem. Sebashku me kolegun e tij arberesh doktor Tomasso Pleschia, fshehtazi i japin ndihmen mjekesore te semureve te plagosur qe luftonin per çlirimin e Atdheut. Njekohesisht nepermjet Dr. M. Shtylles dergonin ne çeten e Pezes barna te grumbulluara prej farmacie te qytetit. Me zbrazjen e qytatit te Durresit strehohet familjarisht ne Tirane.

Ne dhjetorin e vitit 1944, me çlirimin e Shqiperise kthehet ne Durres. Me ndihmen e qytetareve te Durresit dhe dhuratat e tregtareve durresak hap dhe pajis spitalin e Durresit, ku dhe caktohet drejtor i pare i tij.

Gjate viteve 1945 deri me 1947 transferohet ne spitalin neuropsikiatrik te Vlores, nga ku per aresye shendetesore kthehet ne spitalin e Durresit ku punon si mjek i pergjithshem. Ne vitin 1948, mke nismen e tij hapet reparti neuropsikiatrik, qe me vone kthehet ne spital neuropsikiatrik te Durresit ku dhe caktohet drejtor i tij.

Ne vitin 1950, me krijimin e Institutit te Shkencave , caktohet bashkepunetor i tij. Gjate ketyre viteve ka botuar nje seri studimesh originale te karakterit shkencor, statistikor, pergjithesues te pervojes se perditeshme si dhe artikuj te karakterit divulgativ ne shtypin mjekesor dhe ate periodik te vendit. Vlen te permendet, qendrimi i tij kritik, ndaj pergjithesimit te teorie se Pavllovit ne mjekesi. Qendrim, qe u godit shume ashper nga drejtuesit e asaj kohe duke e cilesuar si mjek me “mendime borgjeze dhe prirje antisovjetike”, gje e cila e rrezikonte shume. Nderhyrja e disa miqve dhe bashkepunetoreve te tij si dhe nje “autokritik e sinqerte” e shpetoi prej nje burgimi te mundshem. Prej asaj kohe, perdere mbahej ne “qender te vemendjes” te perfaqesuesve te pushtetit dhe te partise. Nderkohe ka vazhduar punen e tij mjekesore prane Spitalit te Durresit dhe qytetareve durresak, duke siguruar me sjelljen dhe devotshmerine e tij ne

pune perkrahjen dhe simptatine e mbare vendit.

Vazhdon te publikoje ne shtypin mjekesor pervojen e tij nga praktika e perditshme dhe nga literatura e azhornuar mjekesore nderkombetare.

Organizon dhe drejton Keshillin Shkencor Mjekesor te rrethit duke organizuar dhe sesione shkencore te pervitshme. Ne keto sesione merrnin pjese mjeke te ftuar nga rrethe te ndryshme te vendit. Ne keto sesione jepej pervoja dhe pergjithesimi shkencor i mjekeve te Durresit. Ne keto sesione temat e referuara nxisnin diskutime shkencore te pjesemarrjeve te cilet sillni dhe pervojen e tyre.

Nderkohe merr pjese aktive ne te gjitha sesionet dhe simpoziumet e organizuara nga Katedra e Neuriopsikiatrise dhe Fakulteti i Mjekesise. Boton monografie “Epilepsia”, ku per here te pare pershkruan ne Shqiperi “Epilepsine fotogene”.

Me gjithe moshen e thyer, duke hulumtuar ne zbulimet arkeologjike te Durresit, fillon te shkruaj “Zhvillimi i mjekesise ne Durres nga legjendat deri ne ditet tona” (te dhena historike), te cilen e perfundojn nje dite perpara se te nderoje jete me 18 dhjetor 1983.

Ka qene nje neuropsikiater poliedrik, kliniçist shume i mire dhe njue shkencar i sakte. Publikimet e tija paraqesin kulturen e larte dhe te thelle te tije, pervetesimin e vazhdueshem te njohurive te reja shkencore, duke patur nje vitalitet te gjate dhe nje devotshmeri te vertete per ti sherbyar te semureve permbi 55 vjet. Per keto merita eshte vleresuar me tre Urdhera Pune.


Marre me shkurtime nga “Konferenca e Xll e Shoqates se Neurologeve dhe Psikiaterve te Europes Juglindore”. Selanik 30, shtator deri me 3 tetor, 1998.
Mbajtur nga Professor Bajram Preza.

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0898759 sekonda, 24 pyetje