Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Si intelektual cfare mendimi keni per Bashkimin e Shqipes?
bekim

Postuar mė 20-5-2005 nė 14:26 Edit Post Reply With Quote
Si intelektual cfare mendimi keni per Bashkimin e Shqipes?

Ju lutem mos postoni tekste qe dikush tjeter i ka botuar per kete ceshtje. Kjo vetem tregon se ne te vertet jeni vetem nje njeri pa kurrfare intelekti edhe jeni duke vjedhur idete e tjeterkujt. Te kopiosh tekstin e tjeterkujt tregon se ne cfare gjendje te mjerueshme ashte inteligjenca shqiptare pa marre parasysh ne cilin kolegj keni diplomuar. Sharlatane kemi mjafte, intelektual te vertet shume pak. Se fundi mendoj se nuk duhet te kete e as qe do te kete bashkim te Shqiperise me Kosoven. Mentaliteti Kosovar eshte me puritanik ne aspekt te nacionaliteti derisa Shqiperia eshte e perbere prej atyre qe jan grekofil apo italianofil.Kosova ka qene edhe do te jete gjithmone zemra e popullit shqiptar. Cdo bashkim do te shkaterronte popullin shqiptare.





\"Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak\"- Anonim

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 20-5-2005 nė 18:28 Edit Post Reply With Quote
Ceshtja shqiptare,detyrim per cdo shqiptar

Menyrat qe kerkoni te aplikoni per shqiptaret dhe ceshtjen delikate te bashkimit kombetar,deshmojne sensin e dashakeqesise ndaj ketyre aspekteve me vlera historike.Dasite qe vetpercaktoni,tregojne me se miri qellimet qe kerkoni te arrini,duke abuzuar skajshmerisht me "nacionalizmin" e tepruar qe shfaqni.Nese Nano eshte sherbestar i grekeve,kjo nuk do te thote se te gjithe shqiptaret e 28 mije km2,te jene kokeulur perpara ortodoksise antihumane helene.Nese Berisha shtrengon duart me Gage,kjo s'do te thote se shqiptaret e trungut ame te jene miq me kete monster antishqiptare.Gjykimet qe mbillni apo tendencioziteti ekstranacionalist qe paraqitni,me kujtojne traktet e shperndara nga organizatat ilegale te ashtuquajtura patriotike,qe drejtohen nga ishkomuniste te thekur dhe rusofile.Eshte mire qe ceshtja kombetare te trajtohet ne menyre te vazhdueshme mbi bazat reale te ekzistences se saj.Te gjithe shqiptaret,ne te gjitha kohet kane menduar dhe shpresojne te arrijne qellimin final,te arritjes se bashkimit.Jashte pseudopatriotizmit fals apo shprehjeve histerike jashte mode.Te punosh per kombin dhe per te rivendosur ne vend te drejtat e neperkembura,eshte detyrim per kedo qe quhet shqiptar.Por te abuzosh me keto ceshtje delikate eshte paturpesi,ne mos antishqiptarizem.Finalizmi ceshtjes shqiptare nuk arrihet as me trakte apo peticione dhe as me histerira ilegalesh marksiste.Luajaliteti,diplomacia dhe konstruktiviteti duhet te jene paresore ne interpretimin e fakteve historike,shoqerore,gjuhesore dhe kombetare sepse tashme dihet se sa efikase kane qene keto lloje disponimesh per shume nnngjarje apo dhe konflikte ne mbare boten.Per te mbrojtur realisht vlerat tona kombetare eshte mire te shkeputemi nga shikimi gjerave vetem bardh e zi,duhet te aplikojme dinjitetshem parimet dhe llogjiken e ftohte,per te konkluduar se pari diplomatikisht,arritjen hap pas hapi te qellimeve qe tashme jane te percaktuara.Se pari,duhet te vijojme integralisht punen per te arritur ne perfundimin dhe shpalljen "de facto" te pavarsise se Kosoves,qe do te rriste ndjeshem synimet per nje frrymarrje te re ne perpjekjet tona,per nje bashkim kombetar.Se dyti,duhet punuar me kurajo dhe pergjegjsi per te bashkuar faktoret shqiptare ne Maqedoni dhe ne Mal te Zi,sepse copezimi tyre nuk ka sjelle deri me sot asgje te re.Se treti,Shqiperia e mbetur nga copetimet historike duhet te jete me pergjegjese,per rolin qe duhet te luaj ne implementimin dhe goditjet diplomatike qe mendon te jape.Pa nje strukture te forte te shtetit shqiptar,pa nje qeverisje realisht shqiptare,pa nje politike qe te mbroje interesat e kombit nuk mund te finalizojme asgje nga te drejtat qe n'a jane mohuar padrejtesisht.Kesisoj mbetet ende shume pune per te bere,larg tendencave te klaneve enveriste apo ilegalesh bolshevike,sepse dinjiteti i kombit nuk mund te mbrohet nga nxenesit e marksizem-leninizmit.Sepse historikisht vlerat e shqiptarizmit i kane mbrojtur shqiptaret e te gjitha trojeve,dhe jo pseudot e cfardoshem apo shqipfolesit e klanizuar sipas parimeve primitive.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
bekim

Postuar mė 23-5-2005 nė 12:17 Edit Post Reply With Quote
bashkimi

Zoteri,
Cdo e dyta fjale e jote eshte rreth komunisteve apo ideve ruso-bolshevike. Komplekset tuaja jane qesharake te mos them kerkojne ndihme nga njerez profesional qe merrn me psiken e njeriut. Ti kerkon qe une te mos perdore fjale qe perfshijne cdo kend e vet jeni duke perdore ide gjitheperfshirese. Me duket se jeni ne territorin e ideve sofiste ku ju mundoheni qe me ane te fjaleve bombastike dikush te ju marre seriozisht. Por cdo kush e kupton se eshte lehte t besh drite ne erresire e jo ne ne kete forum ku gadi te gjithe kan deri dikund nje lloj pseudo dijenije apo dine te perdorin internetin te gjejne informate qe merren me kete teme. Mendimi im eshte se udheheqesit e reprezentojne popullin e udheheqesi is shqiperise eshte nje grek e cka mendojne njerezit e vogel nuk ka kurrfare kuptimi. Kur Nano edhe njerezit qe e shohin shpetimin e shqiperise ne Evrope apo Itali apo greqi te jene te haruar edhe kur te shohim nje udheheqje qe ka interesin e kombit perpara te gjithave athere mund te flasim per shqiperi te bashkuar ideologjikisht se ne praktike nuk do te lejohet te ndodhe nga fuqite e medha ne nje te ardhme te afert. Sa i perket antishqiptarizmit do ti le te tjeret te mendojne e te arrijne te perfundimi se kush eshte antishqiptar ne kete forum. Akuzimet tuaja nuk kane kurrfare vlere logjike. Edhe nuk cojne kurrfare peshe ne asnje njeri qe te sheh si njeri qe ka fobi nga cdo mendim qe ju e quani komunist apo ruso-bolshevik. Nese cogito ergo sum ju zoteri nuk ekzistoni.





\"Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak\"- Anonim

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-5-2005 nė 14:57 Edit Post Reply With Quote
http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=779

Aty eshte pergjigja ime!

Dhe tek:

http://www.anton-ashta.de/mendime/perse.htm

1. Qëndrimi ndaj Çështjes Kombëtare

Ne shqiptarët për faj tonin dhe për faj të të tjerëve jemi akoma të ndarë dhe të poshtëruar. Ne jetojmë në Republikën e Shqipërisë, në Serbi dhe Mali i Zi, në Republikën e Maqedonisë, në Greqi. Tokat tona janë ndarë gjatë një proçesi të gjatë pushtimesh dhe me vendime të konferencave të ndryshme ndërkombëtare, pa u marrë parasysh vullneti i jonë. Ka ardhur koha që kjo gjëndje të ndryshojë. Kjo do të ishte në të mirë tonën dhe në të mirën e të gjithë rajonit të Europës Juglindore. Zgjidhja do të ishte krijimi i një shteti shqiptar që përfshin territoret e Republikës së Shqipërise, territoret e Serbisë dhe të Malit të Zi të banuara në shumicë nga shqiptarët, territoret e Republikës se Maqedonisë të banuara në shumicë nga shqiptarët. Krijimi i këtij shteti shqiptar nuk mendoj që të bëhet me luftë me fqinjët, por të jetë një zgjidhje me marrëveshje me të gjithë kombet e tjera te rajonit dhe të fuqive të mëdha sipas parimit të vetvendosjes e drejtë kjo e përcaktuar si princip i pakontestueshëm në të drejtën ndërkombëtare, në kartën e Kombeve të Bashkuara, në paktet përmbi të drejtat e njeriut të 16.12.1966 dhe në Declaration on Principles of International Law Concerning Friendly Relations and Cooperation të mbledhjes së përgjithshme të OKB-së të mbajtur më 24.10.1970. Kjo marrëveshje të arrihet në një konferencë ndërkombëtare analoge me konferencat e tjera siç patën qenë, kongresi i Berlinit, konferenca e Londres apo e Daytonit.
Ndërsa permbi çështjen Çame mendoj se ajo zgjidhet me pranimin nga ana e Greqisë se mbas Luftës së Dytë Botërore pari bërë spastrim etnik ndaj shqiptarëve dhe të dëmshpërblejë ata.

Arritja e këtyre qëllimeve strategjike duhet të bëhet me mjete paqesore, as me
terrorizem, as me lufte. Përpara se ti kërkojmë Botës ndryshimet e kufinjve në Europën Juglindore ne shqiptarët duhet te arrijme patjeter dy qëllime të ndërmjetme:

a) Nje Republikë të Shqiperisë, shtet shembull në Europën Juglindore
Pra një shtet me stabilitet politik, me një zhvillim ekonomik më të larte se të gjithë shtetet
e tjera , me nje shtet ku kriminaliteti i organizuar është me i ulti se te gjitha shtetet e
tjera ( e kam fjalen per keto shtete: Serbi- Mal i zi, Maqedonia, Greqia, Bullgaria, Bosnje-
Herzegovina, Kroacia) dhe padiskutim një shtet pa vetgjygjësi.
b) Nje shtet i pavarur kosovar , Republika e Kosovës,gjithashtu shtet shembull në Europën Juglindore, ne kuptimin e mësipërm.

Këto dy qëllime unë i konsideroj si kushte te domosdoshme për të arritur qëllimin strategjik.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 23-5-2005 nė 17:17 Edit Post Reply With Quote
bekim,nje fjale qe vertet meriton respekt,por realisht perfaqeson nje "mentar" pa mend.Psikika juaj te mbaka me gajret femije dhe si "plak" shkije.Vazhdo te luash rolin qe ke marre persiper se dikush do te dekoroje per cudirat psikopatike qe emeton.Zoti te ruajt,sepse fjalet e tua meritojne te kunderten.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-5-2005 nė 19:09 Edit Post Reply With Quote
Ju lutem mos humbni kohe me keshilla personale, por diskutoni permbi temen:

Bashkimin

Bashkimi shqiptar eshte i domosdoshem per te mos tu bere skllever te serbeve dhe grekerve kurre me.

Bashkimi shqiptar eshte i domosdoshem per mireqenien ekonomike tonen.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
bekim

Postuar mė 23-5-2005 nė 19:21 Edit Post Reply With Quote
"Valter" eshte emer shqiptar?

Zoteri,
Me ate qe shkrove me siper nuk keni thene asgje. Une perdora ato qe keni shkruar si fakte qe keni IQ e nje imbecili.Nese nuk keni dijeni ne gjuhen tone athere shkoni ne ndonje forum tjeter, psh serb, grek apo ndonje te ngjashem. Nuk e di a eshte se je nga Shqiperia apo qe je pseudo intelektual qe perdore nje shqipe qe nuk e meriton te quhet shqipe. Ju zoteri jeni falls.





\"Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak\"- Anonim

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-5-2005 nė 19:25 Edit Post Reply With Quote
Te nderume,

mjaft me komente personale.


Te diskutojme permbi temen.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-5-2005 nė 19:28 Edit Post Reply With Quote
"Kosova ka qene edhe do te jete gjithmone zemra e popullit shqiptar. Cdo bashkim do te shkaterronte popullin shqiptare. "

Interesant,

a mund te jetoje zemra pa trurin?

Kush asht truri i Kombit?

Nuk jane argumente keto, zemra, truri apo stomaku.

Kosova eshte nje krahine e Shqypnise sic asht Laberia.

Kosova asht pjese e pandashme e Shqypnise.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-5-2005 nė 19:31 Edit Post Reply With Quote
"Kosova ka qene edhe do te jete gjithmone zemra e popullit shqiptar. Cdo bashkim do te shkaterronte popullin shqiptare. "

Si mundet nje shqiptar te shkruaje qe Bashkimi do te shkaterronte popullin?

Dhe c´ka asht ma e cudishmja pa asnje argument.

Cfare shkaterrimi i sjell popullit shqiptar ne rast se Shqypnia nuk asht 28 mije kilometra katrore por 38 mije?

Nuk ka degju kurr qe ta keshe shpine dyfish ma te madhe asht shkaterrim i saj.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
bekim

Postuar mė 24-5-2005 nė 12:14 Edit Post Reply With Quote
Kosova pjese e pandashme e Shqypnis?

Me duket sikur fjalimet e serbeve, "Kosova pjese a pandashme e Serbise".





\"Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak\"- Anonim

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-5-2005 nė 14:08 Edit Post Reply With Quote
Ashtu a?

Kam lexu gjithfar shqiptari, por shqiptar si ty nuk paskam lexu deri me sot.

Kosova do s´do ti apo serbt e kopilat turq asht pjese e Shqypnise.

E pushtune turqit dhe pothuajse e asimilune e pushtune serbet dhe pothuajse e shkaterrune, por JO.

Kosova ishte e mbeti shqiptare.

Shpresoj te kem jete, por me se voni se 2020 do te jete dhe juridikisht pjese e Shqypnise.

Ketu do te jemi e do festojme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
bekim

Postuar mė 24-5-2005 nė 15:59 Edit Post Reply With Quote
asimilimi

Eshte per tu cuditur se si Shypnia edhe pse e lire eshte asimiluar me shume se sa kosova nen serb. Jam i bindure se po te mbahet nje referendum sot ne Shypni se si do te deshironin te quhen 97% do te deshironin te jene greke ose italian e kurrsesi te njihen si shipe. Shypnia nuk ka vetedije shqiptare per ta shipja eshte vetem barre qe duhet te hudhet ne te paren humnere te greqise.





\"Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak\"- Anonim

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-5-2005 nė 17:42 Edit Post Reply With Quote
Zotni,

me vjen shume keq, por nuk je ke idene se c´ka asht Shqypnia.

Vertet nen grushtin e shtetit komunisto-greke RSH ( te mos harrojme rolin e komunisteve nga Kosova) ka humbur shume, por populli shqiptar ka mbijetu turqit, ka mbijetu djallin enver e greket shume shpejt do te humbin ndikimin e drejtperdrejte.


Ne RSH as qe i shkon kujt nder mend se nje referendum i tille mund te organizohet e jo me te kete sukses.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-5-2005 nė 17:47 Edit Post Reply With Quote
Ju ftoj qe ne tetor te bejme nje vizite bashke ne RSH dhe do te kuptoni se ndikimi grek eshte i lidhur vetem me nje klan komunist te caktuar e jo me as 10% te popullsise.

Nuk diskutohet,

fakte kemi mbledhur shume ne kete kuvend, ndikimi grek eshte nje rrezik serioz i RSH, por jo ne ato nivele qe populli ta ndjeje veten grek, PERKUNDRAZI.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.4101031 sekonda, 39 pyetje